Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997 Vlerėsimi i Temės: 18 votime, mesatarja 4.67.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

me pelqen llogjika jote fajtor, sepse ne fund te fundit, ke te drejte te jesh mosbesues, perderisa keto gjera s'i ke pare me syrin tend ose degjuar me veshet e tu.
Une personalisht nuk flas pa baza. Per nanon jo nga dora e pare, ndersa per nja dy te tjere kam qene rastesisht prezente. Por duke e pasur gjuhen paska te gjate (ose mbase jo per fajin tim) desh e hengra nje here. Sigurisht qe as qe me shkon me neper mendje t'i diskutoj konkretisht keto gjera neper forume per t'ju mbushur mendjen njerezve. Puna e besimit eshte e veshtire, por eshte ne doren tende te besosh apo jo gjera te ndryshme. Por nuk mund te marresh si kriter faktin qe s'i ke pare me syte e tu, sepse ma merr mendja se kangur gjithashtu nuk ke pare, megjithate e beson se egziston.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2004 19:33
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Wydra, po te ndihmoj.
Kam une deshmi sesi F. Nano arrin te manipuloje mediat duke hequr nga puna gazetare qe bejne pyetje te "padeshirueshme". Ndoshta ti je nje prej tyre...ose ajo. Sidoqofte kjo nuk me autorizon te perdor ofendime personale ndaj Nanos.

Revoltimi im vjen kur kuptoj se pas 2 vjetesh qe eshte hapur ky forum gjendemi vazhdimisht ne piken e nisjes. Vazhdon te perdoret butoni "Pergjigju" thjesht per te nxjerre jashte vetes opinionin personal dhe kjo behet plot me ofendime. Ka kaq vjet qe ju dhe une ankohemi per klimen politike, per nivelin e dialogjeve ne parlament, ku shahen dhe ofendohen deputetet si qen. Ka kaq vjet qe problemi kryesor i politikes vjen nga mungesa e kostruktivitetit dhe mos-dialogu. Zgjidhja e katrahures politike fillon ne matjen e fjaleve kur i drejtohen kundershtarit dhe kjo natyrisht behet me force, duke aplikuar ligjin. Ne vitin 1997 nje shqiptar ofendoi gjate nje emisioni televiziv Umberto Bossin, kryetar i partise legiste, simbol i racizmit italian. Fjalet e perdorura ishin thjesht "pijanec me ze te trashe". Per kete shqiptari u hodh ne gjyq !

Ky eshte ligji dhe kjo eshte demokracia ligjore. Ajo qe pretendohet nga shume shqiptare eshte liri per te ofenduar dhe duke patur parasysh se shume shqiptare nuk i njohin limitet po nuk ju vune, atehere krijohet anarshi dhe egersi (fenomene aktuale ne ambjentin maskilist shqiptar). Nuk shkohet asgjekundi me kete rruge dhe aq me teper ne Europe. E prape habitem sa i veshtire eshte te ndryshohet mentaliteti...

Ne fund te fundit secili ben zgjedhjet e veta. Une per tani kam bere zgjedhjen te mos kthehem ne Shqiperi. Kur degjoj nen ze se kete zgjedhje e kane bere edhe artiste qe punojne aktivisht per Shqiperine, atehere kuptoj se bashkimi yne eshte teper larg.

Si mund te kaloje diskrititimi i Nanos vetem nga fjalet "horr, kriminel, gango, pusht, mafioz etj".

Respekte lexuesit.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2004 23:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Fajtor, nuk jam gazetare dhe shyqyr zotit nuk kam pasur probleme, sidomos me nanon.
Ne pergjithesi jam dakort me ato qe thua, por cili eshte konkluzioni jot? Qe te mos ofendojme me? Shume dakort, por une psh nuk ofendova njeri. Eshte tjeter te ofendosh dhe tjeter te thuash te verteten. Psh qe nano perdor fjalor te rendomte eshte fakt i ditur dhe s'besoj se ka njeri dyshim per kete.
Sa per ate qe thua qe ke zgjedhje te mos kthehesh ne shqiperi, jo te gjithe e kane, une psh nuk e kam dhe dua s'dua do vete atje te degjoj ato skandalet e verteta ose jo, qe shperthejne here pas here, kur gazetaret e vene re qe blerja e gazetave po pakesohet. Sa per gazetat (konkretisht per njeren ekstremiste) jam vete deshmimtare qe genjejne sy per sy paturpesisht. Nuk e di kush e ka fajin, burimet e pasigurta apo shpikjet e gazetareve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2004 23:24
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Firma e Arben Rakipit nė pėrgjim

Zbulimi i grupit të prokurorëve në faksimiljen e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu

Ish-kryeprokurori mohon siglimin e dokumentit

Grupi i prokurorëve që mori në dorë çështjen e përgjimit Nano-Abdiu nuk e ka patur të vështirë të zbulojë një detaj mjaft të rëndësishëm në faksimiljen e transkiptimit. Pas shumë viteve pune në Prokurorinë e Përgjithshme ku kishin kaluar ndër duar me dhjetra shkresa zyrtare, nuk mund të mos njihnin firmën e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Një sy i tillë i stërvitur arriti të dallonte se e njëjta firmë kishte sigluar dokumentin e transkriptimit të publikuar nga Gazeta Tema. Pikërisht, në pjesën e sipërme, në cepin e majtë të dokumentit, poshte datës 15 dhjetor 1997, të shkruar me shkrim dore, ndodhet edhe firma e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm. Një tjetër argument që i ka shtuar më tepër dyshimet e prokurorëve ka qenë edhe fakti që në fund të dokumentit të hartuar nga majori Sokol Koçiu, thuhet se një kopje e transkriptimit dorëzohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Mohimi i Rakipit
Falë zbulimit të firmës së dytë në faksimiljen e transkriptit, prokurorët shtinë në dorë një element të mirë për të hedhur më tepër dritë mbi origjinën e tij. Pas refuzimit nga burgu 302, i Sokol Koçiut, për t'iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, Rakipi mbeti i vetmi "As nën mëngë". Në këtë mënyrë, tre ditë më parë, pak pasi kishin lënë qelinë e Koçiut, hetuesit, jo pa vështirësi, u detyruan të marrin në pyetje ish-shefin e tyre. Pas përfundimit të një masteri në SHBA, Rakipi është rikthyer prej disa muajsh në profesionin e tij të ri të pedagogut në shkollën e magjistraturës. Detajet e seancës së marrjes në pyetje janë ruajtur me fanatizëm nga prokurorët, por megjithatë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme theksojnë se një nga kërkesat kryesore ka qenë pikërisht origjina e firmës së siglimit në dokumentin e përgjimit. Burime nga prokuroria e përgjithshme sqarojnë se ish-kryeprokurori ka mohuar firmosjen e dokumentit duke pretenduar se siglimi me firmën e tij është i montuar.

Siglimi
Pas një deklarimi të tillë të Rakipit, nuk është vendosur ende nëse do të kryhet një ekspertizë shkencore nga prokuroria për të përcaktuar origjinalitetin e firmës. Kjo edhe për faktin se për një përfundim plotësisht të saktë nevojitet dokumenti origjinal apo një kopje e fotokopjuar shumë pastër për të kryer krahasimin me një firmë tjetër të Rakipit. Sipas specialistëve të përgjimeve, firma dhe data e shkruar me shkrim dore, në cepin e majtë të një transkripti, vendoset normalisht si një shenjë që vërteton marrjen në dorëzim të tij prej një autoriteti. Në të shumtën e rasteve, në dokumentat që nuk protokollohen kjo është një rrugë zyrtare për të arkivuar një përgjim.


INTERVISTE/ Flet Valter Haxhiraj, anëtar i Shoqatës së Ekspertëve Privatë

Eksperti: Gjashtë dyshimet e mia për firmën
TIRANE - Pas zbulimit të faktit se mbi dokumentin e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu ishte firma e Arben Rakipit, Gazeta kërkoi ndihmën e një eksperti kriminalistik për të bërë krahasimin me firmën e Rakipit në një dokument zyrtar. Valter Haxhiraj, një ish-ekspert kriminalist i policisë, i specializuar për falsifikimin e dokumentave, flet më shumë me veprime. Një nga ata njerëz, që nuk kanë qejf hyrjet e gjata në temë, ai rrëmben një vizore dhe një lupë të madhe dhe përkulet mbi dokumenta, duke dhënë përshtypjet e para. "Për mua është një firmë e dyshimtë. Por të më kuptoni, opinionet e mia do të ishin më të sakta, madje juridikisht të vlefshme, nëse unë do të kisha para dokumentin origjinal dhe të paktën 2 të tjerë me firmën e saktë, për krahasim", thotë eksperti i cili tashmë, pas largimit, jo për shkak të tij, nga policia, është inkuadruar në Shoqatën e Ekspertëve Privatë, që drejtohet nga i mirënjohuri Estref Myftari. Ja opinionet e tij për dokumentin e përgjimit të bisedës Nano-Abdiu, pikërisht për firmën në krye të faqes së parë të transkiptimit.

Mund të na jepni një mendim tuajin për firmën në krye të faqes së transkiptimit të kësaj bisede duke e krahasuar me firmën tjetër, e cila është origjinale?
Do mundohem. Duke qenë se firma është mbi një material të fotokopjuar, madje me cilësi shumë të dobët, unë nuk mund të jap një mendim vendimtar, por vetëm një opinion paraprak. Sipas meje firma mbi transkiptim është e dyshimtë. Ky dyshim mund të fillohet tek fakti se ajo duket e ndarë në dy pjesë, ky e dyta duket më e besueshme, ndërkohë që të dyja këto pjesë nuk qendrojnë në një plan, por pjesa e dytë paksa më lart. Më tej unë dyshoj, -nëse do të pranojmë se firma është fjala "Rakipi",- që pikërisht tek gërma "a" ka dy ndërhyrje, pasi firma është hedhur. Nuk mund të jem tepër i saktë, pasi duhet origjinali, por në pamje të lirë duket që pjesa sipër "a-së" dhe pjesa lidhëse me shkronjën tjetër, janë të shtuara më pas. Të njëjtin dyshim mund të ngre edhe për bishitin e shkronjës së parë "R". Më tej kam dyshime edhe për pjesën e dytë të firmës. Kështu, edhe pse duket si më e saktë, kjo pjesë ndryshon me origjinalin, pasi është e shkëputur dhe bishti i "p-së" nuk është i zgjatur poshtë si në firmën origjinale. Gjithsesi të gjitha këto dyshime kuptohet që janë hipotetike, pasi origjinali mungon.

Ju renditët disa mospërputhje. Po përputhje, që të bindin, a ka mes firmës mbi transkiptim dhe origjinalit?
Po të nisem nga të fshehtat e zanatit, them se ka. Kështu për shembull lakimi i parë pas gërmës së parë "R" është shumë i ngjashëm në të dyja firmat, po kështu edhe dy lakimet në fund të firmës. Një tjetër ngjashmëri është se, nëse do të bëjmë një vazhdim imagjinar, vijat e "R-së" dhe "p-së" do të puqen diku lart, në të dyja firmat. Ju lutem ju përsëris se të gjitha që u thashë

marre nga Gazeta Shqiptare.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2004 10:06
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
marsholi
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 27

pergjigje per azzuron

PD nuk eshte alternanive e shqiperise, per derisa ate e drejton i trashi dhe fajtori berisha.
Prandaj shikoje alternativen diku tjeter, more salist.
Shpresoj se te bind pak se pse, sipas teje, te huajt nuk ia paskan dhene pergjimin PD.

tungjatjeta dhe hiq dore prej berishes se je i humbur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2004 17:40
marsholi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė marsholi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me marsholi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: marsholi Shto marsholi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto marsholi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
ajo qe me duket cudi eshte pse paraqitet tani ky procesverbal dhe jo kur ishte komisioni parlamentar qe hetoi ngjarjet e 97 i cili i nxorri te gjithe te pafajshem.

aq me teper qe ne ate kohe shik-u ishte ne duart e PD-isteve.

vertet fakte interesante por shume me vonese.

pervec kesaj ambasadat e huaja pergjokan politikanet tane, atehere ne kete rast nuk kemi shkelje te sovranitetit e pavaresise? mbi bazen e cfare te drejtave nej ambasade e huaj i dorezon nje politikani shqiptar nje transkript te tille?

koken le te hane po thjesht po flas per konceptin.




vlersoj shum shkrmin tend, mirpo mos harro se pergjimi i telefonatave dhe bisedave nga sherbimet sekrete te huaja qe mbahen si ambasada apo zyre ndrelidhese, behet ne mbar boten e sidomos ne vendet qe jan te shenuara me driten e kuqe kur behet fjal per kontrabanden.

Sa i perket asaj qe publikimi eshte paraqitur me vonese kjo ka nje pik pyetje te madhe, (mendoj arsyeja e voneses). mund te japim shum mendime mirpo e verteta nuk do mesohet sepse eshte stampuar me shenjen KONFIDENCIALE.

Sa i perket vertetsis se ketij fakti, une per vehete i besoj, sepse ka disa gjera qe te bejn te i besosh, pastaj Fatos Nano thot se ka qene ne udhtim zyrtar ate kohe mirpo Fehmi Abdiu deklaroi se eshte takuar me Nanon mirpo nuk e kan zhvilluar ate bisede.......????????
tjeter qe te ben te i besosh eshte se pas asaj bisede te zhvilluar eshte shfuqizuar artikulli qe sanksion trafikimin e armeve, me duket si koencidence e tepruar.

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2004 08:54
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Pershendetje!

Jo me larg se sa dje filloj sulmi Qeveritar ndaj kryebotuesit Nikolle Lesi.
Te shohim se do te rrjedhin ngjarjet ne vazhdim.
Nano ne qofte se humbet ne zgjedhjet e ardhshme e di se cila rruge e pret.
Ajo rruge ku e futi berisha njehere.
Ajo eshte e vetmja shtepi e sigurte per te gjithe komunistet si ai.

Rrofte shtypi i lire shqiptar.

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2004 09:34
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mefisto
Anetar i ri

Regjistruar: 07/01/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 17

Koment i vogel

Ajo cfare Lesi prezantoi perpara parlamentit shqiptar, te pakten nga modalitetet duket mjaft demokratike. Ai as nuk e holli si trakt, as nuk e shfrytezoi per ti rrite tirazhin ndonje gazete, as nuk doli me flamurin e heroit perpara nje konference individuale shtypi. E paraqiti ne nje menyre qe do ti kishte hije edhe shume personaliteteve te tjera politike shqiptare.
Megjithate tashme problemi kalon ne doren e gjykates. Shpresoj qe gjykata te kete liri e "jomvartesi" te mjaftueshme per te kryer punen e saj ne sherbim te drejtesise. Gjykata me siguri do te procedoje ne menyre te rregullt e imparciale, por per cudi kam nje si pershtypje qe edhe kesaj here s'do te kete fajtore. Deshiroj pamase qe koha te me pergenjeshtroje.

Kam freke se na mbetet te shpresojme ne nje drejtesi hyjnore, por qe te kete efekt tokesor e jo kur te jete momenti i kalimit ne boten tjeter.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2004 10:10
mefisto nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mefisto Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mefisto (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mefisto Shto mefisto nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mefisto nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

MJERE ATA QE JETOJNE ATJE,POR EDHE MIRE TU BEHET....

Qofsha i gabuar, por permbajtja e bisedes te le te dyshosh,sepse fjalet e perdorura jane tipike vetem per nje njeri si Tosi.Them keshtu mbasi me eshte dhene rasti te degjoj fjalorin e tij prej megalomani ne dy raste.Ai me kujton babain shpirteror te tij enverin ne mbledhjet e byrose politike dhe te KQ te ppsh-s te cilat i ka transmetuar R.Papa vite me pare.Por ky njeri e disa te tjere vertete nuk kane jetuar ne ish bllokun por kane qene ne periferi te tij dhe i kane sherbyer me zell bllokmeneve.Te trasheguar kane prej tyre te gjitha veset e tyre me te poshtra.<<Te vrisnin naten dhe te qanin diten>>Bota nuk flet kot kur thote se jeni vend teper i korruptuar,ku lulezon krimi i organizuar sepse te huajt e kane ne dore situaten ne Shqiperi edhe nepermjet pergjimit te bisedave dhe me ato qe ne vete u hapim barkun atyreve.Duhet ta dini se Inteligjent Servisi anglez kishte arritur te pergjonte edhe telefonin e Kofi Ananit e jo me telefonat e disa politikaneve te cilet nuk i kane ne llogari fare.Konkluzioni im eshte se ka ardhur koha qe Fatos Nanua ta mbylli me turp kete histori dhe ta paguaj shtrenjte ate qe ju ka bere shqipetareve.Nqse nje Kryeminister ose minister kudo qofte perflitet neper media ose ne rastin me te keq akuzohet drejtperdrejt per korrupsion do te kishte dhene menjehere doreheqjen,do te dorezonte imunitetin dhe per treguar se po akuzohet padrejtesisht do t'i nenshtrohej nje hetimi nga prokuroria dhe gjykatat,por Nano eshte i perlyer deri ne gryke me faje te renda.Ai e di se cfare e pret duke qene i xhveshur nga pushteti.Vjen nje moment thote populli kur qenit i vjen ngordhja vete e permjere ne xhami;pra keshtu edhe shoku Nano.Cdo fillim e ka nje fund.Mendoj se ish polici Kociu di shume gjera per Nanon,sepse ka qene dore e djathte e tyre ne kontrabanden e droges.Pra ka lidhje midis tyre dhe shume te tjereve.Ai duke qene ne burg dhe ata jashte,nuk do t'i kurseje me ata nqse nuk e asgjesojne.Skandali eshte i permasave te medha,por ne mos tani me vone do te hidhet drite mbi gjithcka,ndofta qe nga '96 e ketej.Ata qe ja futen ne kuvend por edhe te tjere nga PS do t'ja fusin Nanos edhe me keq.Ku jane ata trimat qe na i bene Nanon Hero?Ne shqipetareve duhet te na i besh nenen qe te themi baba.Pra vete ata e kane votuar ate xhuxh te poshter dhe ai ua futi sa krahu duke i katandisur ne varferine me ekstreme.Mire ua beri.!Mbase e votojne per se treti?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2004 21:17
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Albanialove
Anetar i ri

Regjistruar: 10/11/2003
Vendbanimi: World
Mesazhe: 7

E gjithe kjo na nxjerr ne nje konkluzion?

Me sa mendoj une:
Materiali qe prezantoj Lesi eshte i vertet se po te mos ishte i vertet kushedi se si do kishte perfunduar Nikolli.Megjithate Nano tashme qeveris shqiperine prej 8 vjetesh dhe ka potencial te larte ka aq ne dore (sidomos ne Shqiperi)sa te zhduki fakte apo ate qe mban faktet tej,sic e ka permendur dhe vete Lesi eleminimin e tij...

Por kjo nuk i jep zgjidhje gjiithckaje,sepse ne Shqiperi trafikojne te gjithe edhe cuni i xhaxhait tend x-it,y-it,z-it, korruptohet ose trafikon,vjedh etj me aq sa ka ne dore.Se te flasim qarte vellezer rroga e nje buxhetori eshte shume e ulet.

Shembull:nje buxhetor sa e ka rrogen?a i mjafton te mbaje familien?hallet qe kemi etj... sigurisht qe jo.
Dikur Berisha thoshte per politikanet:
HANI DERRA PINI DERRA.te gjithe e quanin humor por ja qe eshte e vertet.

Une shpresoj qe ne zdhedhjet e ardhshme te kandidojne persona te dipllomuar jasht shtetit.

__________________
Admin ne WebAlbania.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2004 15:08
Albanialove nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Albanialove Vizito faqen personale tė Albanialove't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Albanialove Shto Albanialove nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Albanialove nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Armėt, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut nė 1997

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.