Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Te humbur apo te fituar dolem nga Lufta e II Boterore?
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

jam dakort me te gjitha keto

ajo qe kam thene une eshte qe mbas luftes shqiperia nuk ishte caktuar te qendronte ne asnjerin kamp , ishte deshira e komunisteve shqipetare ( idealizmi i tyre ) qe futi shqiperine ne kampin sovjetik.Ne takimin qe bene liderat e BS UK AND USA mbas luftes u ndane zonat e influences dhe vetem shqiperia u la e lire sepse nuk ishte cliruar as nga aleatet as nga ushtria e kuqe, por duke qene se ne shqiperi ne ate kohe partizanet ishin forca me e madhe atehere zgjedhja ishte e dukshme.Psh ne shtete te tjera si puna e estonise ku komunistet nuk kishin shume influence mbas luftes bashkimi sovjetik ushtroi influencen e tij sepse estonia u clirua nga ushtria e kuqe , dhe enjejta gje me gjermanine lindore.Mua me duket e llogjike dhe ebesoj kete arsyetim , dhe ne shkrimin e mesiperm nuk besoj te kete ndonje gje kundra asaj qe kam shkruajtur une.

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2005 13:40
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Analiste keq me vjen por te thuash qe dolem te humbur....duhet shume guxim per ta thene.
Se pari ne dolem TE FITUAR. Pse? Jo sepse mundem gjermanet (se italianet edhe nja 2 vjet dhe i hidhnim ne det) se te thuash qe ne mundem gjermanet eshte shume e egzagjeruar por ne beme ate qe pak shtete e bene LUFTUAM. Kush eshte ceta e pare ne bote anti-fashiste? Eshte ceta e Pezes me Myslym Pezen. Gjithashtu u treguam shume te zgjuar qe nuk pranuam as ndihmen e rusit dhe as ndihmen e anglezit. Por ku ishte fitimi jone? SIKUR SHQIPTARET TE MOS KISHIN LUFTUAR SOT NUK DO KISHTE SHQIPERI. Kur u mblodhen ne Jalte tre njerezit qe vendosen fatet e botes (Stalin, Curcilli dhe Ruzvelti) nje nga pikat me te rendesishme te marreveshjes ishte: LUFTE PA KOMPROMIS NDAJ TE GJITHE BASHKEPUNETOREVE TE FASHIZMIT. Si mendoni ju, sikur ne te rrinim duarkryq ishte e veshtire per jugosllavet te shuanin Kosoven me ndihmen e trupave ruse dhe gjithashtu te kepusnin ndonje pjese te madhe nga Shqiperia me pretekstin e ndjekjes se bashkepunetoreve te nazisteve? Po Greqia mendoni se do rrinte duarkryq dhe nuk do niste shpifjet me se te zakonshme qe shqiptaret jane me te keqinj se nazistat gjermane? Dhe mendoni se nuk do pretendonin ta conin kufirin te pakten deri ne Vjose. Pra sikur ne te mos benim lufte sot nuk do ishim ketu duke folur shqip (se do e flisnim ilegalisht). Gjithashtu m`u duk teper i papjekur ai mendimi qe gjermanet ishin ketu kalimthi. Gjermanet u ngulen ketu, tjeter pune se i mori para rusi andej nga Fronti Lindor dhe u detyruan te terhiqen. Lerini budalliqet, asnje pushtues nuk vjen kalimthi por vjen te ngulet. Dhe aq me keq qe Shqiperia eshte nje ure kalimi Lindje-Perendim dhe anasjelltas. Por ajo qe me shume me beri pershtypje ishte ajo thenia "Neve per pak kohe realizuam enderren e Shqiperise se Madhe". E para nuk ka Shqiperi te Madhe por Shqiperi (Etnike) dhe e dyta dhe me e rendesishmja si mund te thuash realizim enderre kur nuk ishte me vetem Kosova e pushtuar por e tere Shqiperia. Ne ashtu kemi qene 500 vjet nen turkun, bashke me Kosoven. Neve jemi shteti i vetem ne Europe qe mund te themi qe per clirimin tone nuk kerkuam ndihmen e asnjerit dhe ishim populli i vetem qe beri nje lufte anti-fashiste pa kurrfare ndihme dhe e nisi pa kurrfare organizimi shteteror. Prandja ne vend te diskutoni te tilla gjera mendoj se duhet te jemi krenare per vete ate lufte dhe per gjysherit tane qe e bene ate lufte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2005 15:08
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Dolem fitimtare ne syte e botes fitore dhe kjo jo e merituar!!
Vetem lufte clirimtare su be atehere 1939-1944 po vetem lufte-civile e cila vazhdoi deri me 1955 (pak a shume)......dhe keshtu po dolem te humur si Shqiptare e Shqiperi.
Italiani e Gjermani iken vete....askush si holli ne det....
Me shume nuk do shkruaj se cfare kam pase per ti thene i keni ne temen e meposhtme......

http://www.forumihorizont.com/showt...10&pagenumber=1

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2005 15:39
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

tresh

ti ke do te simpatizoje , shqipetaret qe vdiqen dhe dhane jeten ne lufte kunder ndyresirave qe pushtuan shqiperine , apo ndyresirat qe pushtuan shqiperine dhe ndyresirat kolaboracioniste.me duket se simpatia jote eshte me te dytet.
Kur gjermanet thone qe shqipetaret ishin kot dhe nuk luftuan dhe shqiperia nuk ishte e rendesishme ,dhe ne e lame vete, ti u beson atyre ,

kurse kur shqipetaret thone qe luftuam me arme ne dore ,u kallem friken italianeve dhe i shpartalluam armiqte naziste dhe fendurinat e tyre ne shqiperi ,na del treshi me propaganden e gjermaneve te hedhe balte mbi luften qe kane bere gjyshrit tane .

__________________
VINI VIDI VICI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2005 13:51
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Duhen ''falenderuar ndytesirat kolaboracioniste'' dhe populli shqiptar nqs sot mund te themi qe Shqiperia eshte i vetmi vend qe gjate luftes se dyte boterore nuk dorezoi as edhe nje Ebre ne duart e italianeve e gjermaneve......e dicka interesante persa i perket ''kolaboracionisteve'' e lexon ne ....
http://www.forumihorizont.com/showt...readid=7581....

Nuk po hy ne diskutime personale se me cilen ane jam une por do te hyja ne diskutime mbi te verteten historike qe na eshte ofruar per mbi luften e 2 boterore.
Po te them dy fakte qe me bejne te dyshoj mbi luften e ndritur nacional-clirimatre e vlerat e saja te verteta mbi faktet qe na ofronin gjysherit e baballaret tane mbi luften per clirim.

U tha qe ne clirimin e shqiperise UNC numeronte 70.000 partizane...
Te bejme pak llogari:Shqiperia kishte ne 1944 rreth 1.000.000 banore e qe i bie qe cdo 14 banore te kemi nje partizan...
Familja mesatare kishte rreth 5 antare pra i bie qe 1 cdo 3 familje te kishte nje djale a vajze partizane.
Mund te them se eshte dicka e genjeshter e nuk me bind absolutisht fkti qe 1 be cdo 3 familje kishte nje partizan ne mal, dhe po shtoj qe nuk hoqem nga dhogaria femijet e vegjel e mitur pleqte ose ata qe dolen me cetat balliste e legaliste....se do na dilte qe cdo familje kishte nje partizan.

Eshte thene qe dhane jeten 28.000 deshmore.Cmoj jeten e tyre sigurisht po ishin 28.000 me te vertete???!!!
varrezat e deshmoreve me te medha ne Shqiperi i kane qytet e Shkodres,Tiranes,Durresit Beratit etj etj e numri i varreve aty nuk shko me shume se 300-350 per varreze......
Po ja ta pergjithsojme kete numer per te gjitha qytet e Shqiperise e rrethet e saja edhe pse nuk mund te bejme dicka te tille pse shume rrethe kane vetem lapidare perkujtimore.....
e zeme 325 varre X 26 rrethe = 8450.....(edhe kjo e rreme pse arkivat flasin ndryshe)
rreth 8500 te vrare e cila eshte nje shifer shume shume larg 28.000 te deshmoreve....!!

Atehere me thuaj pse une te besoj qe u kallem frigen gjermaneve e italianeve kur deri tani qenkemi indoktrinuar me genjeshtra e paskemi mesuar vetem genjeshtra.
Mos me vej mua as me te voglin faj pse une dyshoj e hell hipoteza.
Faji nuk eshte i imi qe dyshoj e ve pikepytje.Faji eshte i ''atyre qe e u shpallen fitues te luftes e se dyte boterore ne Shqiperi'' dhe genjejne edhe mbi gjakun e te vdekurve te tyre/tane.Kur te paret ''ata'' qe ju vrane shoket ne krah genjejene dhe nuk respektojne te vdekurit e luften,pse une mos te kerkoj llogari per hir te se vertetes te kerkoj te verteten e per te nderuar e qare kush eshte per tu nderuar e qare dhe te tjereve tju japim vendin qe u takon.
Ti japim Cezarit ate cfare i takon cezarit dhe zotit ate cfare i takon zotit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 10:47
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Kemi dale te humbur, dhe shume te humbur biles.
-Ne rradhe te pare se; si kunderpergjigje e fashizmit lindi komunizmi.
-Si rrjedhim i kesaj lufte patem edhe vellavrasje(Balli-PK).
-Ne pushtet erdhi nje klan, qe dhe sot e kesaj dite vazhdon dominim te plote ndaj pushtetit.
-Hyme zyrtarisht ne lufte me Greqine, ligj te cilin shteti fqinj e ka akoma ne fuqi.
-Camet paguan nje cmim te madh, si rrjedhoje e politikes ndihmese te Italise per krijimin e Shqiperise se madhe.
-Lufta e klasave i kish rrenjet dhe frymezimin tek Lufta e dyte.
-U ndame prej Kontinentit plak, dhe hyme ne aleanca me Sllavet dhe Kinezet.
-Hyme ne lufte me Anglo-Amerikanet.


-... dhe keshtu lista mund te vazhdoje gjate.

Ne lufte ka vetem pale humbese.

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 10:55
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Duhen ''falenderuar ndytesirat kolaboracioniste'' dhe populli shqiptar nqs sot mund te themi qe Shqiperia eshte i vetmi vend qe gjate luftes se dyte boterore nuk dorezoi as edhe nje Ebre ne duart e italianeve e gjermaneve......e dicka interesante persa i perket ''kolaboracionisteve'' e lexon ne ....
http://www.forumihorizont.com/showt...readid=7581....

Nuk po hy ne diskutime personale se me cilen ane jam une por do te hyja ne diskutime mbi te verteten historike qe na eshte ofruar per mbi luften e 2 boterore.
Po te them dy fakte qe me bejne te dyshoj mbi luften e ndritur nacional-clirimatre e vlerat e saja te verteta mbi faktet qe na ofronin gjysherit e baballaret tane mbi luften per clirim.

U tha qe ne clirimin e shqiperise UNC numeronte 70.000 partizane...
Te bejme pak llogari:Shqiperia kishte ne 1944 rreth 1.000.000 banore e qe i bie qe cdo 14 banore te kemi nje partizan...
Familja mesatare kishte rreth 5 antare pra i bie qe 1 cdo 3 familje te kishte nje djale a vajze partizane.
Mund te them se eshte dicka e genjeshter e nuk me bind absolutisht fkti qe 1 be cdo 3 familje kishte nje partizan ne mal, dhe po shtoj qe nuk hoqem nga dhogaria femijet e vegjel e mitur pleqte ose ata qe dolen me cetat balliste e legaliste....se do na dilte qe cdo familje kishte nje partizan.

Eshte thene qe dhane jeten 28.000 deshmore.Cmoj jeten e tyre sigurisht po ishin 28.000 me te vertete???!!!
varrezat e deshmoreve me te medha ne Shqiperi i kane qytet e Shkodres,Tiranes,Durresit Beratit etj etj e numri i varreve aty nuk shko me shume se 300-350 per varreze......
Po ja ta pergjithsojme kete numer per te gjitha qytet e Shqiperise e rrethet e saja edhe pse nuk mund te bejme dicka te tille pse shume rrethe kane vetem lapidare perkujtimore.....
e zeme 325 varre X 26 rrethe = 8450.....(edhe kjo e rreme pse arkivat flasin ndryshe)
rreth 8500 te vrare e cila eshte nje shifer shume shume larg 28.000 te deshmoreve....!!

Atehere me thuaj pse une te besoj qe u kallem frigen gjermaneve e italianeve kur deri tani qenkemi indoktrinuar me genjeshtra e paskemi mesuar vetem genjeshtra.
Mos me vej mua as me te voglin faj pse une dyshoj e hell hipoteza.
Faji nuk eshte i imi qe dyshoj e ve pikepytje.Faji eshte i ''atyre qe e u shpallen fitues te luftes e se dyte boterore ne Shqiperi'' dhe genjejne edhe mbi gjakun e te vdekurve te tyre/tane.Kur te paret ''ata'' qe ju vrane shoket ne krah genjejene dhe nuk respektojne te vdekurit e luften,pse une mos te kerkoj llogari per hir te se vertetes te kerkoj te verteten e per te nderuar e qare kush eshte per tu nderuar e qare dhe te tjereve tju japim vendin qe u takon.
Ti japim Cezarit ate cfare i takon cezarit dhe zotit ate cfare i takon zotit.



Ky mesazhi ishte vertet domethenes. Me tregoi me se miri sa e "njohin" historine e tyre shqiptaret. Dhe duam te ecim perpara ne. Po nuk ditem te kaluaren dhe "gropat" ku kemi rene, tere jeten ne "grope" do ngelemi. E di si i thone ketij muhabetit tend o Tresh? Per inat te sime vjehrre vajta fjeta me mullixhiun. Edhe ti meqe ke inat ate rregjim atehere me siguri nuk paska luftuar njeri. Dhe e di sa "objektiv" qe eshte ky mendim? Se si duket qe ti nuk e di qe komunistat (anetaret e PK) ne kohen e luftes ishin disa qindra. Megjithate meqenese komunistat thone eshte bere lufte atehere ne duhet te themi "jo nuk eshte bere". Meqenese komunistat thone "fituam" atehere ne o burra te themi "ne humbem". Dhe ne fund shkruhet nje thenie qe eshte paradoks ne krahasim me mesazhin "jepini Cezarit cfare i takon Cezarit" Kush eshte Cezari ketu? Dhe cfare i takon ketij Cezari?
O Tresh po mire Rusia e njohu Shqiperine si aleate se kishte qejf Enverin po Amerika dhe Anglia pse e njohen dhe per me teper duke ditur presionin grek dhe jugosllav per te kunderten? Po ato brigadat qe vajten ne Kosove dhe deri ne Vishegrad cfare ishin? Nuk ishin partizane shqiptare?

Nejse me sa duket duhet te kalojne edhe shume vjet qe te mundim te gjykojme pa ato medimet "romanticeske" qe "te miret" jane edhe te bukur edhe trima dhe nuk kane te meta kurse "te keqinjte" jane genjeshtare. te shemtuar dhe i kane te gjitha te zezat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 12:44
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Jimmy84
Kam pershtypjen se jam shpjegu me se miri edhe spo bej replika.
Une solla dyshimet e hipotezat e mia ne lidhje me disa numra mbi te cilat eshte mbeshtetur Historia jone e kaluar dhe e sotme pa gropa e luftes se 2 boterore,ti me flet kodra pas bregut mbi inate vjehrrash nusesh kumbaresh etj etj etj
Je i zoti te me kundershtosh hipotezat per numrat e dhene nga une??!!
Beje...po te pres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 13:25
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: jam dakort me te gjitha keto

Citim:
Po citoj ato që tha spartacus
ajo qe kam thene une eshte qe mbas luftes shqiperia nuk ishte caktuar te qendronte ne asnjerin kamp , ishte deshira e komunisteve shqipetare ( idealizmi i tyre ) qe futi shqiperine ne kampin sovjetik.Ne takimin qe bene liderat e BS UK AND USA mbas luftes u ndane zonat e influences dhe vetem shqiperia u la e lire sepse nuk ishte cliruar as nga aleatet as nga ushtria e kuqe, por duke qene se ne shqiperi ne ate kohe partizanet ishin forca me e madhe atehere zgjedhja ishte e dukshme.Psh ne shtete te tjera si puna e estonise ku komunistet nuk kishin shume influence mbas luftes bashkimi sovjetik ushtroi influencen e tij sepse estonia u clirua nga ushtria e kuqe , dhe enjejta gje me gjermanine lindore.Mua me duket e llogjike dhe ebesoj kete arsyetim , dhe ne shkrimin e mesiperm nuk besoj te kete ndonje gje kundra asaj qe kam shkruajtur une.


dakort pra kete po them dhe une. rezultati final eshte qe kemi qene nen sferen e ndikimit sovjetik pavaresisht se komunizmi ne shqiperi u instalua pa ndihmen e ushtrise se kuqe.

eshte zbatuar i njejti regjim politik bazuar ne ideologjine marksiste leniniste dhe konceptin e diktatures se proletariatit. nese kjo nuk quhet se eshte ndikim sovjetik atehere si quhet?

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 13:38
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Analiste keq me vjen por te thuash qe dolem te humbur....duhet shume guxim per ta thene.
Se pari ne dolem TE FITUAR. Pse? Jo sepse mundem gjermanet (se italianet edhe nja 2 vjet dhe i hidhnim ne det) se te thuash qe ne mundem gjermanet eshte shume e egzagjeruar por ne beme ate qe pak shtete e bene LUFTUAM. Kush eshte ceta e pare ne bote anti-fashiste? Eshte ceta e Pezes me Myslym Pezen.


kete ku e ke degjuar jimmy? se une per here te pare po e degjoj. po rezistenca qe ju be pushtimit te shqiperise nga Italia? apo ajo nuk quhet sepse italia e musolinit nuk ishte fashiste te gjithe shtetet luftuan. dhe te gjitha vendet kishin rezistence antifashiste.

Gjithashtu u treguam shume te zgjuar qe nuk pranuam as ndihmen e rusit dhe as ndihmen e anglezit.

Shume e gabuar sepse Levizja Nacional Clirimtare eshte furnizuar me arme dhe me ndihma te tjera nga boshti i aleateve.


Por ku ishte fitimi jone? SIKUR SHQIPTARET TE MOS KISHIN LUFTUAR SOT NUK DO KISHTE SHQIPERI. -


gabim shqiperia eshte njohur si shtet i pavarur ne vitin 1920 ne KOnferencen e Londres .


Kur u mblodhen ne Jalte tre njerezit qe vendosen fatet e botes (Stalin, Curcilli dhe Ruzvelti) nje nga pikat me te rendesishme te marreveshjes ishte: LUFTE PA KOMPROMIS NDAJ TE GJITHE BASHKEPUNETOREVE TE FASHIZMIT. Si mendoni ju, sikur ne te rrinim duarkryq ishte e veshtire per jugosllavet te shuanin Kosoven me ndihmen e trupave ruse dhe gjithashtu te kepusnin ndonje pjese te madhe nga Shqiperia me pretekstin e ndjekjes se bashkepunetoreve te nazisteve?

se pari Partia Komuniste shqiptare u krijua me ndihmen e Jugosllaveve, madje ishte plani i Titos ta bente shqiperine republiken e shtate te Jugosllavise. megjithate cfare ndodhi pas luftes se dyte me Kosoven? a nuk ju dha me vullnet te lire nga Enver Hoxha Jugosllavise?


Greqia mendoni se do rrinte duarkryq dhe nuk do niste shpifjet me se te zakonshme qe shqiptaret jane me te keqinj se nazistat gjermane? Dhe mendoni se nuk do pretendonin ta conin kufirin te pakten deri ne Vjose. Pra sikur ne te mos benim lufte sot nuk do ishim ketu duke folur shqip (se do e flisnim ilegalisht). Gjithashtu m`u duk teper i papjekur ai mendimi qe gjermanet ishin ketu kalimthi. Gjermanet u ngulen ketu, tjeter pune se i mori para rusi andej nga Fronti Lindor dhe u detyruan te terhiqen. Lerini budalliqet, asnje pushtues nuk vjen kalimthi por vjen te ngulet. Dhe aq me keq qe Shqiperia eshte nje ure kalimi Lindje-Perendim dhe anasjelltas. Por ajo qe me shume me beri pershtypje ishte ajo thenia "Neve per pak kohe realizuam enderren e Shqiperise se Madhe". E para nuk ka Shqiperi te Madhe por Shqiperi (Etnike) dhe e dyta dhe me e rendesishmja si mund te thuash realizim enderre kur nuk ishte me vetem Kosova e pushtuar por e tere Shqiperia. Ne ashtu kemi qene 500 vjet nen turkun, bashke me Kosoven. Neve jemi shteti i vetem ne Europe qe mund te themi qe per clirimin tone nuk kerkuam ndihmen e asnjerit dhe ishim populli i vetem qe beri nje lufte anti-fashiste pa kurrfare ndihme dhe e nisi pa kurrfare organizimi shteteror. Prandja ne vend te diskutoni te tilla gjera mendoj se duhet te jemi krenare per vete ate lufte dhe per gjysherit tane qe e bene ate lufte.


Une e mora ne konceptin e perfitimeve qe mund te kishim patur dhe qe i humbem, me instalimin e regjimit komunist ne Shqiperi. per mua kjo eshte humbje shume e madhe. por ky eshte mendimi im.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 13:50
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Te humbur apo te fituar dolem nga Lufta e II Boterore?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.