Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Te humbur apo te fituar dolem nga Lufta e II Boterore?
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
X-File
Selector

Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479

Gjyshi im eshte ende gjall dhe ishte nje nga pjesmarresit ne luft por ishte nga ata te Ballit.
Dhe ne kohen kur gjermania Fashiste kishte pushtuar Shqiperin dhe Jugosllavine, Kosova ishte bashkuar me Shqiperine dhe nje fakt qe eshte shum interesant, ate kohe ishte lejuar qe Shqipetaret te mbanin Flamurin me shqiponjejn dykrenare dhe Shkollat shqipe punonin per Bukuri bile kishte edhe mesues nga shqiperia qe mesonin femijet Kosovar pasi qe deri ne ate kohe nuk kishte shkolla shqipe ne Kosove.

Sido qofte Shqiperia e Fitoi Luften (si e fitoi) mirpo gabimi mos pranimi i planit marshall. dhe aty e shkatrroi te gjith ate qe kishte bere per te fituar luften.

Qfar e favorizonte Shqiperin te lidhej me bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinen, sa per Jugosllavine e kishte fqinje edhe pse e kishte armik te perbetuar.

dhe qfar fitoi Shqiperi qe u izolua.
Kur Shqiperia e quante arritje e madhe prodhimin e Traktove shtetet tjera kishin arritur ne Hene.....

__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 10:57
X-File nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė X-File Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me X-File (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: X-File Shto X-File nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto X-File nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

unforgivable

kush ka fol ketu per lidhjet me kinen dhe me hono-lulu-ne, ketu flasim per luften e dyte ,dhe nqs mendon se kemi qene mire te pushtuar ashtu sic mendojne edhe shume te tjere ne kete teme dhe mendon qe largimi i ( vullnetshem) i nazisteve nga shqiperia ishte fatkeqesi atehere une ju sugjeroj juve qe te kontrrolloheni tek doktori.*
Nazistet dogjen dhe vrane kudo qe shkuan ,ata kane djeg fshatra dhe kane vrare ajken e shqiperise ne ate kohe.per ta shqiperia ishte vetem nje vend i prapambetur te cilin do ta shfrytezonin per armiqesi me vendet fqinje , por nuk ja arriten qellimit sepse djemte dhe vajzat me te mira shqipetare moren malet dhe i shpartalluan parazitet e nazi-zmit.

__________________
VINI VIDI VICI

Modifikuar nga Klodel datė 14/03/2005 ora 14:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 19:44
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

O "gladiator"!

Llogjika dhe "armët" që përdor ti, janë tipikë e grekëve.

Dhe tjetra:
Kë të besoj?
Atë "gladiatorin" që s'është kundër ndryshimit të kufijve?
Apo atë "atdhetarin shqiptar" që mbështet Nanon kur është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë?

Modifikuar nga Klodel datė 14/03/2005 ora 14:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Mars 2005 22:27
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

O Tresh pash zotin cfare po thua? Ti njehere thua pati vetem lufte civile dhe nuk pati fare lufte LANC dhe pastaj me thua nuk po flasim per LANC. Une nuk e kuptoj, ketu po flitet per termin ushtarak te fjales Fitore apo per termin politiko-ekonomik??? Ne termin ushtarak dolem te fituar. Ne termin ekonomik..asnje shtet nuk doli i fituar (pervec Amerikes).
Tani une vetem nje pyetje te bera (s`ke pse hidhesh dege me dege).
Pse u njoh Shqiperia si shtet aleat? Sepse edhe nqs e ka firmosur ate deklaraten qe thote Analistja, me duket se po nuk e meritove nuk te le njeri te firmosesh deklarata ashtu kot. Kaq me thuaj dhe je ne rregull me mua.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2005 10:36
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
spartacus
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 03/01/2005
Vendbanimi: k-pax
Mesazhe: 85

Perendia

Per te besuar nuk ke pse te besosh asnje plako , as gladiatorin qe seshte kunder ndryshimit te kufijve , dhe atdhetarin qe mbeshtet nanon kur eshte kunder bashkimit te kosoves me shqiperine ( megjithese nuk e di ku eke pare kete te dytin, apo eshte pjese e shpifjeve? te falet e drejta e autorit)
Nuk e di te kete kundershtuar Nano bashkimin me kosoven dhe faktikisht pervec ( nje partie qe gjoja quhet ekstremiste nga i gjithe spektri politik shqipetar (jo vetem nga nano) por edhe nga kosovaret nuk kam degjuar akoma ndonje politikan te ndonje partie serioze te flase per ribashkim te shqiperise me kosoven, kur te degjoj do mendoj dhe do peshoj para se te jap gjykimin final dhe ta mbeshtes si ide). Tani me thuaj kur Nano paska thene qe eshteb kunder dhe me trego vetem nje politikante nje partie serioze ne shqiperi ose ne kosove qe po flet per nje gje te tille , pro apo kunder , dhe NQS NUK GJEN DOT ASNJE KJO TREGON EDHE NJE HERE QE TI PO PERDOR SHPIFJE PER TE ARRITUR QELLIMET E TUA ANTI-SHQIPETARE*
po ta them kete se kam qejf te perdor te njejten gjuhe qe perdor ti , prandaj , mos u merzit ti?

__________________
VINI VIDI VICI

Modifikuar nga Klodel datė 14/03/2005 ora 14:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2005 10:23
spartacus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spartacus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spartacus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spartacus Shto spartacus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spartacus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Une nuk e kuptoj, ketu po flitet per termin ushtarak te fjales Fitore apo per termin politiko-ekonomik??? Ne termin ushtarak dolem te fituar. Ne termin ekonomik..asnje shtet nuk doli i fituar (pervec Amerikes).

Për mendimin tim, lufta në termin ushtarak u bë në 2 plane:
1- Luftë midis shqiptarëve dhe pushtuesve.
2- Luftë midis nacionalistëve dhe internacionalistëve.

Dhe për mua, u luftua më tepër në planin II-të.
Në planin I-rë u fitua, kurse në planin II-të u humb, dhe humbja e shqiptarëve në të dytin ishte më e madhe se fitorja në të parin. Veç humbjes që pësuam si Komb, dolëm edhe shumë më të humbur në termin ekonomik se ç'mund të kishim dalë sikur të fitonte nacionalizmi mbi internacionalizmin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2005 01:24
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
lufta e dyte boterore shkaterroi shume vende dhe pati shume humbje ne njerez. neve dolem te humbur per shkak se duke rene nen sferen e influences sovjetike nuk e pranuam planin Marshall te ofruar nga SHBA-te per rimekembjen e Evropes. Edhe evropa doli e renuar por u rindertua pikerisht fale fondeve te dhena nga Plani Marshall. Me to u rindertua gjermania me to u rindertua franca, me to u rinderua britania etj etj etj.

nga ana tjeter dolem te humbur edhe per nje fakt sepse e vertete qe u pushtuam nga italianet dhe gjermanet por gjate luftes se dyte trojet shqiptare njohen bashkimin e tyre te vertete. domethene krijuan shqiperine e madhe, e cila u ricopezua me mbarimin e luftes.




Analiste mendoj se nuk po i analizon si duhet ngjarjet e luftes se dyte boterore. Shqiperia ishte nje vend sovran qe u pushtua nga fashistet italiane ne 39. Dhe cfare planesh kishin fashistet ti i di shume mire. E vertete qe u krijua shqiperia etnike por nga kush u krijua dhe pse? Do ishte naive te mendonim se u krijua per te miren e shqiptareve nderkohe qe fashistet kishin pushtuar vete Shqiperine dhe i kishin hequr asaj sovranitetin dhe pavaresine. Shqiptareve u mbeteshin 2 rruge ose te luftonin pushtuesin ose te bashkoheshin me te. Sic e dime Shqiperia iu bashkua Mbreterise italiane dhe cdo veprim diplomatik nga ana e Italise nenekuptonte dhe nje veprim diplomatik edhe nga ana e Shqiperise. Psh kur Italia ne 28 tetor te 1940 sulmoi nga territori shqiptar Greqine kjo e fundit perdori kete fakt, ne Konferencen e paqes ne Paris, si agresion jo vetem italian por edhe shqiptar dhe si shperblim kerkoi copetimin e vendit tone. Shqiptaret me shume mencuri zgjodhen rrugen e pare ti kunderviheshin me arme okupatorit she si rrjedhim te beheshin pjesetare te koalicionit antifashist boteror te kryesuar nga BS, SHBA dhe Anglia. Ne konferencen e Teheranit ne 1943 keto vende nuk njihnin asnje ndryshim kufijsh te bere nga fashistet dhe si rrjedhoje as Shqiperine etnike dhe ky veprim i aleateve ishte logjik. Ne te njejten kohe aleatet njohen dhe mbeshteten luften e popullit tone kunder fashizmit dhe kjo ishte nje arritje e madhe per shqiptaret ne arenen nderkombetare. C'do ndodhte nese shqiptaret nuk do luftonin? Do ishte me te vertete katastrofike vendi yne do pesonte coptime rrudhje territoresh ashtu sic ndodhi me Italine, Gjermanine, Rumanine, Japonine etj. Vendi yne doli fitues nga lufta dhe per kete duhet te jemi krenare te gjithe. Ne vitin 1955 me rastin e 10 vjetorit te fitores mbi fashizmin ne paraden e zhvilluar ne Paris, midis flamujve te vendeve te tjera fituese valevitej edhe flamuri yne.
Sa per planin Marshall nuk e di sa njohuri ke po po te jap disa te dhena. Plani Marshall nuk ishte dhurate e SHBA-ve por hua me interes te ulet dhe perfshinte nje shume prej 12,5 milird dollaresh nje shifer qe ishte teper e vogel me nevojat e vendeve evropiane te shkaterruara totalisht si Gjermania, BS, Polonia etj etj. Per me teper ShBA e jepnin kete ndihme me kushtin qe vendet qe perfitonin prej saj ti perdornin keto leke aty ku deshironin amerikanet dhe jo aty ku deshironin qeverite e ketyre vendeve. Kete kusht amerikan nuk mund ta pranonin sovjetiket qe pas luftes kishin nje prestigj ne arenen nderkombetare dhe ministri i jashtem sovjetik Molotovi e quajti si nderhyrje ne punet e brendshme te BS. Evropa nuk u ndertua nga plani Marshall por nga puna e popujve qe kapercyen cdo sakrifice.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Korrik 2005 14:38
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shiba
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 24/02/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 106

TE HUMBUR APO TE FITUAR DOLEM NGA LUFTA E DYTE BOTERORE?

Ja ku duken dhe pasojat,
diskriminimi qe bejne kundrejt popullit tone.
Varferia dhe prapambetja jane gjithashtu nje nga pasojat me kryesore qe na kane lene per te deshiruar.
Nuk ka me rendesi pse humbem,
ne humbem gjithsesi, madje shume.

__________________
Pélqej até qé me pelqen mua,
Marr até qé dua uné,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2005 15:30
shiba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shiba Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shiba (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shiba Shto shiba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shiba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Shqiperia doli e fituar nga lufta e dyte boterore,humbi pavaresine para luftes dhe e rifitoi me lufte po ate pavaresi.Nuk besoj se ka pas lufte civile ne shqiperi.Psh nuk ka pas kurre ndonje beteje te madhe midis partizaneve dhe forcave te tjera antipushtuese.Kane ndodhur krime te cilat jane kryer per arsye politike , por nuk duhen ngateruar me lufte civile, Forcat partizane ishin forca me e madhe ushtarake dhe( komunistet politike) ne shqiperi gjate luftes anti-fashiste.
Eshte turp qe disa ketu hezitojne ( dhe jo vetem hezitojne por perpiqen te hedhin balte ) te verteten qe shqipetaret luftuan ,dhe biles me shume se te gjithe fqinjet tane kunder nazifashizmit,dhe ndoshta patem edhe me shume te rene se fqinjet tane.Pallavrat qe nazi-fashistet u larguan vete nga shqiperia nuk kan si te qendrojne gjate , pasi shqiperia u clirua me lufte para se te mbaronte lufta dhe eshte fakt qe partizanet shqipetare e ndoqen pushtuesin hap pas hapi deri ne vendet fqinje , psh dihet qe partizanet shqipetare kane cliruar dhe kane ndihmuar ne clirimin e shume pjeseve te jugosllavise.
Kjo eshte dicka per te cilen duhet te jemi te gjith krenar , askush nuk do te na e njoh krenarine nqs nuk do dime te respektojme mundin dhe sakrificat tona.
Per sa i perket ceshtjeve te tjera te cilat kane lidhje me situaten politike dhe eliminimet politike gjate asaj periudhe nuk besoj se duhen debatuar ne kete teme.une mendoj se kane qene vazhdimesi e nje tradite krimet e kryera gjate asaj periudhe, kane qene te lidhura me qeverite dhe krimet politike te kryera me pare.Pra pjese e trashegimnise.Nuk mendoj ne asnje cast se te gjith partizanet kane qene komunist ( pasi kane qene vetem fshatare te thjeshte dhe patriote qe luftonin per vendin e tyre,pa ditur shume nga idealet politike) dhe e njejta gje ndodh edhe me forcate tjera.
U takon liderve politik te mbajne pergjegjesi per krimet e kryera ,por ne asnje cast te mos mohoet lufta ,dhe fitorja me e madhe dhe me e lavdishme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2005 12:15
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

TE HUMBUR...

Nga Sami Gjoka

Meqenëse shumica jonë nuk di të shohë veç bardh e zi, më duhet të korrigjoj veten, për të qenë më i kuptueshëm për buzuqet e preme (prerë) apo (prengbuzukët) rreth shkrimit të mëparshëm në lidhje me ditën e çlirimit dhe gjakun e partizanëve. Fillimisht, gjakun e derdhur "për liri", kjo mvaret se nga ç‘prizëm i shohim gjërat - për mua ishte gjak i derdhur për sllavët - nuk mund ta përgojojë askush, as inati im rreth shkrimit gjoja për 29 nëntorin në "Koha Jonë" - por që në fakt ishte një vjellje vreri kundra Berishës, më shumë se sa dhimbje me çka ndodh rreth ndërrimit të "ditëçlirimit" apo "ditërobërimit" tonë. Në radhë të parë më duhet të sqaroj se përtej përse-ve e se-si-ve, përkujtoj me respekt ata që humbën jetën, me besimin e verbët se po luftonin për një Shqipëri më të mirë. Kështu thënë e bërë më duhet të sqaroj se ruaj adhurim të sinqertë për ata që u vranë për të mirën e vatanit të tyre siç më duhet të sqaroj se kam neveri për ish partizanët e pas luftës, që vranë mizorisht pjesëtarët e popullit të vet për hir të një diktaturë dhe besimi ireal se zhdukja e pronës private është themel i begatisë.

Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, që kur kanë pushtetin, të shkelin me këmbë e, kur bien nga fiku, qajnë e shajnë fshehtazi pas ferrave, më duhet të thërras edhe njëherë me të madhe se ata që u vranë, nuk janë njëlloj me ata që vranë për 50 vjet në pushtet. Përsa i përket çlirimit, unë kurrë nuk kam debatuar ditën e çlirimit dhe as nuk më ka interesuar cila është kjo ditë. Sepse ne jemi pushtuar disa herë e nuk jemi çliruar kurrnjëherë nga forca e armëve tona. Ata që na patën shkelur janë tërhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga të tjerët. Di që kam mësuar për dy qëndresa heroike të kombit atë të kohës së Skënderbeut dhe atë të luftës së Shkodrës. Nëse ka qëndresa të tjera më të rëndësishme, jemi të gatshëm t'i mësojmë.

Po në të njëjtën kohë pohoj se nuk kam mësuar rrënimin e kombit tonë nga pushtuesit nazist. Kurrë, as lakenjtë e Enverit nuk na rrëfyen në librat e tyre se cilat qenë humbjet tona kombëtare nga ky pushtues përveçse fjalëve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipërinë.

Vetëm për faktin se në trojet tona ishin kombësi ushtarake të huaja, nuk më jep ndonjë kënaqësi që ata u shporrën nga armët tona apo ikën nga zjarri i të tjerëve. Nëse është kështu, atëherë sipas kësaj llogjike të sëmurë, pjesa tjetër e shqiptarëve (kosovarët) na u dashka të festojnë si ditën e çlirimit - jo thjesht ditën e dëbimit të serbëve nga Kosova, por ditën kur forcat e Natos të largojnë nga Kosova, se janë çizmet e ushtrive jo shqiptare. Për ata që kanë llogjikë dhe jo kafka bosh si boshllëk buzuku, Shqipëria nuk zuri fill me lindjen e Partisë Komuniste, por ka qenë atje për mijëra shekuj, dhe as nuk u çlirua për herë të parë kur partizanët zbritën nga mali. Përderisa kemi patur shumë pushtime u dashka të konstatojmë se kemi pasur shumë çlirime, madje çlirime më barbare dhe më shekullore se sa 3-4 vjet nën Gjermaninë e Hitlerit që së paku në shqiptarëve nuk na pati në shënjestër, përkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbët. Përderisa paskemi pasur kaq pushtime e çlirime përse paska rëndësi dita e çlirimit, dita e 29 nëntorit? Arsyeja e kësaj zgjedhjeje sipas orekseve politike të disave është se 29 Nëntori shënon jo thjesht çlirimin e Shqipërisë nga Gjermania - gëzim ky për të gjithë ne që duam të jemi zotër të vatrës sonë pa zjarre, por çka është më e rëndësishme, shënon rindarjen nga trungu kombëtar, edhe njëherë, i Kosovës - disfatë kombëtare kjo që duhet të na bëjë të dridhet edhe të sapolindurin në djep dhe të saprenit në varr. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e vetme, që hordhitë e armatave të huaja iknin nga Shqipëria, por është dita e vetme që shënoi ardhjen në pushtet të një grupi kusarësh që shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e çlirimit, por dita e dërgimit të mijëra shqiptarëve nga klika e Hoxhës për çlirimin e Jugosllavisë (përfshirë edhe gjyshin tim këtu, ju qaramanë që kujtoni se shkruaj si pjellë e ca ballistëve, që vuajtën nga Enveri – s’kanë qenë vetëm etërit tuaj që u gënjyen apo u detyruan të luftonin për sllavët!) E sa për ju qypat e llagapit Hoxha, që u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera që qani pas gardhit me fjalë fyese, kujtoni ose mësoni se për sllavët, shqiptarët e mashtruar nga idiotët e kuq, nuk luftuan vetëm kur ngjiteshin maleve të Shqipërisë, por kur morën rrugët e përndjekjes së nazistëve nga tokat e serbomalazezëve. Ish-etërit e juaj komunistë, pa pikën e turpit i vunë shqiptarët e rrënuar maleve në të ftohtë (trutharët tanë heroikë) të viheshin në çdo betejë në vijën e parë të sulmit nën komandën e Titos, ndërsa partizanët sllavë qëndronin betejë për betejë në praparojë. Ne shkruam historinë e hidhët e të parrëfyer të të qenit lolo e të vetësakrifikimit për të tjerët e ku lavdia prapë u mbeti sllavëve. Ne ishim ata që po u pajtuam me poshtëristë e komunistëve dhe festuam ardhjen e tyre në pushtet, gjoja festojmë ditën e çlirimit, korrëm tradhtisht batalionet me shqiptarë të Kosovës për të kënaqur bosët e Hoxhëve e Peçëve, në Beograd.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2005 13:20
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Te humbur apo te fituar dolem nga Lufta e II Boterore?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.