Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores

Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se Avni Rustemi ishte një student i pasuksesshëm që kërkonte të bënte emër me vrasjen e Esat pashës dhe se ishte vetëm një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës

“Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut”

SOMARIO
”Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbëshin, kjo nuk diskutohet. Por që ai u eliminua në këtë mënyrë të padenjë, kjo nuk i nderon aspak anëtarët e asaj qeverie” (faqe 166).

Deri tani nga të vetmit studiues që hedh poshtë atentatin e Avni Rustemit, madje e ul figurën e vetë Avniut, duke e quajtur “karagjoz politik”, është personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora.
Në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), që ka vlera të padiskutueshme njohëse, ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920:
“Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Tiranës, të gjitha krahinat e njohën autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftë, zona të gjera të vendit mbeteshin ende nën pushtimin e huaj: Shkodra, Korça, Pogradeci nën francezët, viset në veri të Drinit nën sundimin serb, Vlora dhe disa pikëmbështetje të tjera nën varësinë italiane”. (faqe 163).
Më poshtë vazhdon: ”Ndërkaq, Esat pasha me banim në Paris, u dha urdhër njerëzve të tij në Shqipërinë e Mesme që të mblidheshin dhe, kur të vinte rasti, të rrëzonin qeverinë. Përballë këtij rreziku, qeveria u përpoq t’i bindte me të mirë esatistët se përmbysja me dhunë e qeverisë do t’i rizgjonte dëshirat dhe nepset e fqinjëve për të rrëmbyer troje shqiptare dhe kjo mund të ishte rrezik i madh për ekzistencën e Shqipërisë së lirë. (po aty) Pas kësaj paraqitjeje mjaft objektive të gjendjes së Shqiqërisë në atë periudhë, Eqerem bej Vlora fajëson drejtpërdrejt qeverinë e Tiranës, si nismëtare të atentatit: ”Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbëshin, kjo nuk diskutohet. Por që ai u eliminua në këtë mënyrë të padenjë, kjo nuk i nderon aspak anëtarët e asaj qeverie”. (faqe 166). Pastaj Eqerem Vlora vazhdon: ”Esatistët filluan befas të ndërmarrin veprime të dhunshme. Ata prenë linja telegrafike dhe telefonike, vendosën njerëz të armatosur në ura dhe qafa dhe, kur qeveria nisi të marrë masa të rrepta, ata nën komandën e Osman Balit, rrethuan madje Tiranën... Edhe një herë qeveria u përpoq të mirrej vesh me rebelet… Ndërkohë problemi u zgjidh vetiu me vrasjen e Esat pashës…” (po aty). Ndërsa për Avni Rustemin shkruan: ”Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga studentët më të pasuksesshëm, që me këtë vrasje donte të bënte emër, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës. Ata i dhanë mjetet e nevojshme për këtë vrasje dhe morën njëherësh përsipër mbrojtjen e tij para gjykatës franceze. Se kush ishin, këtë sot vështirë ta thuash... Eqrem bej Vlora shpreh habinë e tij të madhe se si: ”Drejtësisa franceze, me një manipulim të habitshëm të ligjit, e nxori të pafajshëm Avni Rustemin dhe që qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bëri deputet, kur ky vrasës i pabesë, pra, kapardisej nëpër Tiranë si ndonjë shpëtimtar i atdheut”. (po aty)


Disa atentate nga historia e Shqipërisë

Mars i vitit 1906. Çerçiz Topulli me shokë të çetës së tij vrasin komandantin turk të Gjirokastrës dhe humbin gjurmët. Po të kapeshin, do të dënoheshin me vdekje.

Mars i vitit 1913. Osman Bali, dora e dhjathtë e Esat pashës, vret natën Hasan Riza pashën, komandantin turk të garnizonit të Shkodrës, që Esati t’ia lërë të lirë këtë qytet malazezve. Osman Bali fshihet dhe humb gjurmët.

Në shkurt të vitit 1923, Beqir Valteri i bën atentat Ahmet Zogut në sallën e Parlamentit në Tiranë, por vetëm e plagos lehtë dhe vetë fshihet në nevojtore.

Në prill të vitit 1924, Zogu paguan një farë Isuf Reçi, i cili vret Avni Rustemin, kundërshtarin e tij me të rrezikshëm politik, prapa shpine. Vritet më 1944 nga forcat partizane, si bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë.

Në mars të vitit 1925, sipas historisë së shkruar para regjimit, Zogu vë gjithashtu një agjent të tijin që parpara hotelit “Kavur” në Bari, t’i bëjë atentat Luigj Gurakuqit, i cili vdes pastaj në spital nga plagët. Vrasësi i mbrojtur edhe nga policia bareze, arrin të humbasë gjurmët.

Në verë të vitit 1926, Myslim Peza, pas një atentati në Tiranë, qëron hesapet me kryebanditin Osman Bali dhe arrin t’u shpëtojë ndjekjeve.

Më 1931, Aziz Cami me shokë i bëjnë atentat Zogut, kur po dilte nga Teatri i Operës së Vienës. Por vritet vetëm adjutani tij, Llesh Topallaj. Atentatorët përpiqen të shpëtojnë, por kapen dhe dënohen.

Më 14 gusht të vitit 1933, njerëz të Zogut, sipas variantit të historisë së shkruar gjatë regjimit, i bëjnë atentat Hasan Prishtinës në Selanik dhe, pasi e vrasin, humbin gjurmët.

Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, guerrilasi Myslim Keta kryen disa atentate kundër agjentëve të rëndësishëm fashistë dhe në të gjitha rastet shpëton.

Shtator 1998. Azem Hajdari, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, vritet pas një atentati në Tiranë.


Shekulli

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2005 14:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Dossier (2) 85 vjet nga atentati i Avni Rustemit ndaj Esat pashė Toptanit nė Paris

Surpriza e drejtësisë franceze. Avni Rustemi i pafajshëm

Si u zhvillua procesi kundër Avni Rustemit në Paris. Aktakuza për vrasje me paramendim dhe mbrojtja e avokatit që arriti ta nxirrte të pafajshëm Avni Rustemin, atëherë kur pritej të merrte dënimin kapital. Histori nga gjyqi i Avni Rustemit, të botuara në shtypin francez të vitit 1920

Skifter Këlliçi

Më 9 shtator të vitit 1920, pas tre muaj hetimesh, prokurori i përgjithshëm i Republikës, Beguin, pasi shqyrtoi dosjen e Avni Rustemit, të përgatitur nga gjyqtari hetues Dei, hartoi aktakuzën. Në këtë aktakuzë, midis të tjerash, theksohej se: “Me të ardhur në Paris, i pandehuri Rustemi studion me imtësi hyrje-daljet e Esat pashë Toptanit dhe më 13 qershor të vitit 1920, në mesditë, ai ndodhet pranë hotelit “Kontinental” në rrugën “Kastilione”. Ai thotë se priste zotin Gjergj Goga, i cili do ta ndihmonte të gjente ndonjë shkollë private… Por në fakt, ai kërkonte gjeneralin, sepse po të ishte se ai do të donte të takohej me zotin Gjergj Goga, nuk kishte kuptim që të ishte i armatosur me një revolver”.(AQSH, fondi A. Rustemi, dosja 2).
Pra, edhe në aktakuzë shtjellohet versioni i vrasjes me paramendim. Ky version, siç e shpjegon edhe juristi Jusuf Alibali në studimin e tij “Avni Rustemi para organeve hetimore franceze”, (Studime historike, nr. 2, 1964) mbështetet në rrethana të tilla të çështjes që, sipas akuzës, janë elemente fajësie të rënda, megjithëse të tërthorta: kthimi nga Roma në Shqipëri në fillim të majit dhe largimi nga Shqipëria më 21 maj për në Itali (dhjetë ditë më vonë u gjend në Paris), shuma e madhe e të hollave që iu gjet në momentin e kryerjes së krimit, kujdesi për të gjetur një banesë në Paris në afërsi të hotelit “Kontinental”, ku qëndron Esat pasha, qëllimi i studimeve që nuk justifikon zgjedhjen e kohës (viti akademik është në mbarim), prandaj studimet mund të jenë vetëm një preteks), arma dhe interesimi i tij për një magazinë armësh e një fushë për qitje”.
Aktakuza mbyllet me këto fjalë: ”Nga ky grumbullim rrethanash rezulton qartë prova se Rustemi e ka paramenduar krimin e tij për të kryer këtë akt. I pandehuri është shtyrë nga një parti politike në Shqipëri që është kundër qeverisë së Esat pashës apo nga një urrejtje e thellë personale? Të dhënat dhe faktet nuk na lejojnë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Prandaj i lartpërmenduri akuzohet për vrasje me dashje të Esat pashës në Paris më 13 qershor 1920, vrasje kjo e bërë me paramendim. Krimi parashikohet prej neneve 295, 296 e 302 të Kodit Penal. Sanksioni i parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal francez është dënimi me vdekje për krimin e vrasjes me dashje”.
Është e qartë që Avniu e parashikonte që sado që do të argumentonte gjatë procesit gjyqësor se nuk kishte ardhur në Paris të vriste me qëllim Esat pashën, tezë së cilës iu përmbajt deri në fund të procesit hetimor e gjyqësor, prapë se prapë ekspertët e drejtësisë franceze, duke e shqyrtuar këtë proces deri në detajet më të imëta, do të përfundonin se ai kishte kryer një vrasje me paramendim. Avniu, i këshilluar doemos edhe nga shokët që morën këtë vendim, kishte hartuar planin që, pasi ta vriste Esat pashën, të mos bënte as përpjekjen më të vogël për të ikur, që do të shkaktonte dyshime për vrasje me paramendim, por të qëndronte, të merrte parasysh se do të rrihej, madje edhe barbarisht, siç u rrah, të deklaronte se e vrau këtë tradhtar, kur e pa befas përballë e kur lexoi në ballin e tij mizoritë që i kishte sjellë për vite atdheut e kështu shtiu mbi të.
Kështu pra, prokurori i përgjithshëm, Begin, në aktakuzën e tij kërkonte dënimin me vdekje të Avni Rustemit. Dhe Avniu në një qeli të burgut “Sante”, priste ditën e gjykimit që mund të sillte edhe vdekjen e tij.

Në Shqipëri, me reputacionin e heroit
Deri tani jemi marrë me rrethanat që sollën atentatin dhe personat që e përjetuan atë, që ishin dëshmitarë gjatë atyre dy javëve të qëndrimit të Avniut në Paris deri në çastin e atentatit. Por ç’ndodhte në Shqipëri gjatë kësaj përiudhe? Lajmi i vrasjes së Esat pashës në Paris u përhap me shpejtësi rrufeje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të tërë vendet ku kishte mërgimtarë shqiptarë. Në gazetën “Mbrojtja Kombëtare”, që botohej në Vlorë, akti i Avniut krahasohej me aktin e Vilhelm Telit. Populli i thuri vargje të tilla si: ”O Avni Rustem Marina, /Shkove burra, shkove trima /Në Paris ia bëre prima /Qëllove si vetëtima /Si vetëtima qëllove /Esat pashën ç’e rrëzove /Shqipqrinë ç’e shpëtove!”.
Për të mbrojtur Avni Rustemin, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë mblodhën 5 000 dollarë që të përballonin shpenzimet gjyqësore. Mbrojtjen e Avniut gjatë procesit gjyqësor e mori përsipër avokati i njohur Dë Monzi, i cili në takimet me të gjatë qëndrimit në burgun “Sante“, njohu nga afër se cili ishte Avniu dhe ç’e kishte shtyrë që më dy të shtëna revolveri t’i jepte fund jetës së Esat pashë Toptanit.
Nga ana tjetër, lajmi se Avniu, pas procesit hetimor do të paraqitej në Gjykatoren e Senës me aktakuzën që e kërcënonte më vdekje, ngjalli një indinjatë të thellë në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos në Kosovë, të drejtat e popullsisë së të cilës Avniu i kishte mbrojtur me ngulm në debatet e Parlamentit shqiptar. Ja përse në këtë periudhë drejt Parisit vërshuan me qindra telegrame proteste, në të cilat kërkohej që Avni Rustemi të lihej i lirë pas aktit të tij që konsiderohej akt atdhetar.
“Djali ynë në Paris u ndodh para një shushunje të madhe që s’është ngopur kurrë me gjakun e popullit, - shkruanin prindërit e Avniut në telegramin e tyre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Francës. - Ja përse e goditi për vdekje Esat pashën. Këtë ju duhet ta kuptoni fare qartë, ndaj ne si prindër e mbajmë kokën lart. Ai nuk ka kryer asnjë krim, përkundrazi, ka kryer një vepër atdhetare. Ne presim krahëhapur djalin tonë, ndërsa Shqipëria pret patriotin e guximshëm”. (“Dokumente e materiale historike”, Tiranë 1959).
Kurse në telegramin e ardhur nga populli i Vlorës, ku Avniu kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, thuhej: ”Populli i Vlorës në një miting madhështor të mbajtur sot, vendosi t’i bëjë thirrje ndërgjegjes së lartë të Gjykatës së Parisit. Ai pret që të merret parasysh dëshira e flaktë e popullit shqiptar që të lërë të lirë studentin tonë, Avni Rustemi, i cili bëri një vepër patriotike, duke qëlluar Esat Toptanin e duke çliruar atdheun tonë nga një e keqe shkatërrimtare”. (Po aty). Në mbrojtje të Avni Rustemit u ngritën edhe personalitete të mëdha franceze të kohës, si Rene Pino, Zhysten Godar, aktori i madh shqiptar, Aleksandër Moisiu e të tjerë. Pas tërë atyre telegrameve, letrave që vërshuan nga Shqipëria dhe diaspora shqiptare sidomos në Amerikë, në mbrojtje të Avni Rustemit, është e kuptueshme se procesi gjyqësor që nisi më 30 nëntor të vitit 1920 nuk do të zhvillohej pa tension dramatik. Do të ndalemi në momentet kulmore të këtij procesi.

Momentet kulmore të procesit gjyqësor

“Ju ndërkaq viheni në lidhje me sekretarin e Esat pashës, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj në Paris nuk ka pasur qëllim tjetër veçse të gjejë një çast të favorshëm për të vrarë atë që ju e konsideroni si autorin e të këqijave të atdheut tuaj”, - thotë kryetari i trupit gjykues, Drio.
“Në asnjë mënyrë, - përgjigjet Avniu. Ishte që unë të kërkoja një njeri që të më përkrahte. Përveç kasaj, unë e kam takuar zotin Goga krejt rastësisht”. ”Vërtet rastësisht, - pyet jo pa dyshim kryetari. Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht që po. Rasti është mbreti i botës”. ”Pra, padyshim rasti ishte ai që ju shpuri gjithashtu te një armëtar për të blerë një revolver me të cilin të godisnit viktimën?”
Avniu përsëri gjakftohtë përgjigjet: ”Kisha nevojë për një armë që të mbrohem”. “Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”
“Në Paris ka nga ata që e mbajnë më të madhe , - përgjigjet sërish Avniu dhe vazhdon: Unë kam ardhur në Paris që të kryej studimet, të perfeksionoj frëngjishten dhe të vizitoj Parisin”. ”Muaji i majit nuk është larg kohës së pushimeve. Kjo nuk është kohë e zgjedhur mirë për të filluar studimet. Përveç kësaj, ju e flisni mirë frëngjishten”. ”Oh, kam pasur kohë ta mësoj në burgun ‘Sante’, - përgjigjet Avniu (marrë nga “Gazet dë Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris). “Unë nuk kam kërkuar të takohem me Esatin, - vazhdon ai. - I ndodh njeriut të dojë të sodisë një lule pranvere, por i ndodh edhe të ikë tutje nga një send i neveritshëm. Vetëm rasti deshi që sapo të ndodhesha ballë për ballë me Esatin, atë tradhtar, zemra ime prej patrioti të çohej peshë. Unë shtjeva mbi të. Ky ishte një gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e një zemre shqiptari… Unë deklaroj se krahu im është ngritur nga një ndjenjë e lartë”. (po aty).
Po dhe mbrojtja e avokatit Dë Monzi ishte e shkëlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnë të ngulin këmbë në tezën e vrasjes me paramendim, si një veprim plot mllef e pasion të Avni Rustemit, avokati Dë Monzi ngrihet e thotë: “Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion më të madh se dashuria ndaj atdheut!”( po aty)
Për fat të keq, veç disa kronikave të botuara në shtypin e atyre ditëve të procesit gjyqësor që zgjati tri ditë, mungojnë hollësi të tjera më të plota të këtij procesi që pati bërë bujë në Paris. Veç të tjerash, në Arkivin Qendror Shtetëror edhe sot e kësaj dite mungon dosja e plotë e këtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do të tërhiqet vetëm pas 100 vjetësh.

Vendimi i befasishëm për pafajësi
Dihet se gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar në gjyq: “Duhet të lesh mënjanë legjendën, sepse Esati ka pasur një legjendë. Unë nuk mundem veçse ta lëvdoj si njërin nga bashkëpunëtorët e mi. Unë i dhashë atij vetëm një gjë që ishte nën pushtetin tim “Kryqin e Legjionit të Nderit”. Gjenerali Guro nuk u paraqit si dëshmitar, por i dërgoi trupit gjykues një letër, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashën, si aleat i denjë i ushtrisë franceze. Pati dhe ushtarakë që dëshmuan në këtë proces gjyqësor kundër Esat pashës si Anselmi Lamoku. ”Kam dëgjuar, - tha ky i fundit në sallën e gjyqit, - se Esati nuk gëzonte popullaritet në vendin e tij, mbase i kishte dhënë shumë toka Jugosllavisë”. Juria, pasi dëgjoi dëshmitarët e të dyja palëve, u tërhoq dhe pas jo më shumë se gjysmë ore dha vendimin e pafajësisë për Avni Rustemin. Ishte një vendim shumë i drejtë, i frymëzuar jo vetëm nga ndjenja e lartë e drejtësisë, por edhe kryesisht nga fakorë të konjukturës politike të kohës, - shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para... Studime historike nr. 2, 1964).


Ende nuk është hapur dosja e procesit gjyqësor

Të gjitha ato që kanë mbetur pa u
zbuluar rreth atentatit të Avni Rustemit

Kur po kthehej nga Parisi për në Shqipëri, Avni Rustemi u ndal në Romë dhe është e natyrshme që u takua me bashkëstudentë shqiptarë të universitetit të atjeshëm ku vazhdonte studimet. Por me asnjërin syresh nuk mësohet të ketë folur rreth atentatit. Në fakt, ne as edhe sot nuk dimë hollësi të tjera të domosdoshme që i dinte vetëm Avniu. Hollësi për gjashtë muajt e qëndrimit në burgun “Sante”, gjatë periudhës së hetuesisë, si u kurua nga plagët e rënda që mori nga goditjet e furishme të qytetarëve që e rrahën menjëherë pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ç’qëndrim mbanin policët që e mbikëqyrnin gjatë burgimit; të dhëna për bisedat që bënte me avokatin e tij mbrojtës, Dë Monzi; a kishte shqiptarë që e vizituan në qeli dhe që qenë të pranishëm në procesin gjyqësor; u kthye vetëm për në Shqipëri apo me shokë shqiptarë… Nuk dimë të paktën emrin e njërit nga anëtarët e jurisë që brenda gjysmë ore, të ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtës, Dë Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarë një tradhtar të çështjes kombëtare shqiptare dhe i dhanë pafajësinë. Nuk dimë nëse vendimi i jurisë ishte i njëzëshëm, apo kishte nga ata që mbështetën aktakuzën për dënimin e tij me vdekje. Nuk dimë se ç’mund të kenë thënë më pas gjyqtarët francezë që përgatitën dënimin e Avniut me vdekje, nuk dimë si reaguan në këto rrethana disa nga njerëzit e rrethit të Esatit. Nuk kemi, së fundi, siç e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqësor që do të qartësontë shumë nga këto enigma.

shekulli

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2005 14:47
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freedom
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/05/2005
Vendbanimi: ngecur ne qiell
Mesazhe: 33

shume interesante

analiste , faleminderit , shume interesante, historia politike shqipetare eshte plote me atentate,por kulmet e vrasjeve poltike kane qene pikerisht kohen e zogut , dhe kohen e luftes antifashiste.Po te shohesh me kujdes do shohesh se kemi pas hakmarrje mbas hakmarrjeve.
Mendimi im personal mbi Avni Rustemin eshte se ishte faktikisht nje djale shume inteligjent dhe patriot ( pavaresisht nqs veprimi i tij ishte i gabuar ,ishte nje veprim i mbeshtetur nga shumica e popullit) sipas njerezve qe e kane njohur nga afer, dhe ne foto ka dal me figura te shquara dhe dihet qe ka qene mik i figurave me te shquara te rilindjes.

__________________
FREEDOM.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2005 10:48
freedom nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freedom Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freedom (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freedom Shto freedom nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freedom nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Analiste, Avniu ne syte e Eqeremit ishte nje vrases i pabese qe vrau me te pabesin e shqiptareve, njeriun me te urryer te kombit dhe te popullit te vet, qe shiti vatanin per karrike.Te gjithe bashkekohesit dhe historia e kane denuar ate figure (esatin), Eqeremi thote se ajo vrasje ishte e padenje. Po si ta denonin kur ai ishte ne France, kur ishte agjent i sa e sa vendeve te huaja, shume dokumenta e kompromentojne ate si agjent italian, francez apo serb. Avniu ishte dora hakmarrese e popullit qe i dha denimin e merituar. Kete e deshmojne nje varg dokumentash qe tregojne perkrahjen qe i dhane atij jo vetem forcat politike ne Shqiperi, por edhe diaspora sidomos ajo ne Amerike. Sa per Eqeremin nuk kam ndonje simpati ishte thjesht perfaqesuesi i rrymes me konservatore me te prapambetur ne politiken shqiptare te atyre viteve. Kundershtar i revolucionit te qershorit dhe programit te tij.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2005 14:37
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E PASHA KRYEMINISTRI I QEVERISE SE DURRESIT

Nga sa kam degjuar dhe lexuar Esat Toptani daja i te vetshpallurit mbret A Zogolli pa patur gjak blu kishte krijuar nje qeveri ne Shqiperine e Mesme te ciken e emeroi qeveria e Durrsit.Ne ate qeveri bazhibozukesh kryetar i te ciles ishte vet po bente plane per ta shitur Shqiperine duke mbushur xhepat e tij,por nuk ja arriti dot.Shume bejlere te asaj kohe e urrenin pashan tradhetar, porperjashtim na paska bere vetem Eqerem Vlora, i cili edhe pse rridhte nga familja e Ismail Qemal Vlores,e cila ishte nje dere e madhe patriotesh ka patur edhe ai simpatite e tij per nje tradhetar pavaresisht se ne c'menyre i shpreh ato.Gjysherit e mij te cilet kane qene deshmitare te atyre kohrave me kane thene se populli dhe bejleret e jugut e kane urryer Esatin dhe te nipin e tij Ahmetin.Per kete do t'ju kujtoj kryengritjen e Fierit te udhehequr nga Riza Cerova dhe te perkrahur nga gjithe paria e jugut.Me vone Zogu arriti t'ja marri haken dajes duke e vrara patriotin dhe atdhetarin e shquar,kryetarin e Shoqerise <<Bashkimi>>,shokun dhe bashkeluftetarin e Nolit,Halim Xhelos etj,jo ne emer te popullit por tinez mbrapa shpine sic dine te bejne te pa beset.Avniu e vrau balle per balle tradhetarin dhe ne emer te popullit.Populli vlores i kendoi atehere Avniut:....me dy plumba ce qellove,gegereshken c'ja martove....etj.Ndersa kur tradhetaret e vrane trimin populli dhe djaleria e Vlores e kane qare duke i bere gjithe nderet qe i takonin.Ai u varros ne qender te qytetit aty ku ndodhet sot monumenti i tij.Nuk e di nese keni degjuar por do t'ju tregoj nje kuriozitet:Vendi ku ishte vendosur arkivoli me trupin e trimit nuk ishte nje varr i zakonshem,por ishin dy dhoma te vogla nentokesore,ku ne njeren ndodhej arkivoli hermetik prej plumbi dhe ne tjetren disa sende te thjeshta.Ata qe zbuluan varrin e tij,i cili u hap naten,provuan te hapnin arkivolin dhe munden ta hapnin diku tek pjesa e kokes pane se trupi i trimit ishte i paprishur.Menjehere e cuan ne spitalin e qytetit sepse trupi i tij filloi te prishej duke filluar tek pjesa e mustaqeve.Di qe e cuan ne Tirane dhe me vone ne vendlindjen e tij ne Libohove.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 20/07/2005 ora 18:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2005 15:23
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Avni Rustemi

Analiste, Avni Rustemi mendoj une mund te kete qene nje vrases, por te pakten beri dicka per vendin e tij eshte nje sakrifice shume e madhe qe vetem burrat me B te madhe e bejne. Mbase dhe s'ka qene student i mire po kjo sdo te thote qe nuk ka qene i zgjuar mund te jap shembullin e Einstein. Nejse ajo qe me ben shume pershtypje mua eshte ajo arroganca qe shqipetari gjithmone e ka patur dhe ka. Asnjehere nuk ka respekt dhe gjithmone ka nenvleresim ndaj suksesit, meritave apo prirjeve te dikujt tjeter. Kjo ndodh sidomos midis qeveritareve apo "kokave te medhaja."
Por kam vene re se ndodh edhe midis njerezve te thjeshte. Jane disa tipa qe kane lexuar dy libra dhe kur flet me ta te vene poshte pa degjuar pa diskutuar vetem arrijne ne perfundimin oh sa ke lexuar ti ose cfare edukimi ke ti, apo nese i ke prinderit me universitet etj. Dhe ti mund te jesh nje njeri me talent te lindur, mund te jesh nje gjeni, po jo, pa diplome dhe pa patur namin se ke lexuar shume, puna mendimet e tua nuk jane te vlefshem. Dhe arrihet keshtu te ndalohet lulezimi i brezit te i cili ne vend qe te supportohet dhe degjohet por frenohet dhe abuzohet konfidenca dhe pasuria intelektuale e shoqerise sone. Une do te thosha qente le te lehin , karvani shkon perpara.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2005 05:09
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

dakort me juve Hektori dhe Free Spirit.
mendimet nuk jane te miat, jane te Eqerem bej Vlores.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2005 17:37
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
dakort me juve Hektori dhe Free Spirit.
mendimet nuk jane te miat, jane te Eqerem bej Vlores.


E kuptoj dhe nuk ka lidhje me ty analiste me fal nese je keqekuptuar.
Mendimi eshte me i pegjithesuar.
pershendetje

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2005 04:26
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

histori

Pershendetje!!

Me duhet ne radhe te pare te shpreh konsideraten time per librin e Eqerem bej Vlores. Eshte nje nga librat qe ka sjelle nje ndryshim te papare ne librat e rinj qe dolen pas 90 me nje vlere te rralle ku dallohet qarte kritika dhe autokritika e tij per veprime apo per mos veprime . Nje personaliitet nje erudit nje poliglot nje person i rralle qe une diku tjeter e kam thene se ngjan me nje Faik konica per nga intelekti dhe menyra e sjelljes .

Per Avni Rustemin mund te them se bashkohem ne pjesen me te madhe me mendimin e Eqerem bej Vloren . Une mund te them se Avniu kreu nje akt patriotik me vrasjen e figures negative te esat toptanit , por gaboi me perseritjen e nje vrasje tjeter sic qe ajo ndaj Ahmet Zogut. Nuk mund te kete nje jete politike me vrasje , prandaj dhe e pagoi me jeten e tij .
Me duhet te them se sot ka ndryshuar dhe koncepti per revolucionin e qershorit pasi eshte nje kryengritje e armatosur ndaj nje pushteti te ligjshem . Nuk ka rendesi si ishte ky pushtet por vinte sipas nje votimi te nje shumice ne paralament . Me duhet te theksoj se ne leterkembimin e nolit me konicen ky i fundit i kerkonte ne cdo leter shpalljen e zgjedhjeve per te legjtimuar pushtetin e tij . Nuk po flasim per Nolin dhe idete etij ai padyshim eshte nje personalitet ne historine shqiptare por i dobet si politikan .

Eqerem bej vloren duhet qe historigrafia shqiptare ta nderoj per kete kontribut te madh me kete liber te rralle .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2006 11:40
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė historiani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: historiani Shto historiani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto historiani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

pra ky eshte avniu...... trima

po mire vellezer shqipetar ..po me thoni se si mund te vritej esat pasha dhe kush mund ta vriste ?se po i biemi defit kot per te vrare esat in duhej te kishe 5laura apo ??

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2006 14:08
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Avni Rustemi ne syte e Eqerem bej Vlores

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.