Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Disa mendime pėr librin e Rexhep Qoses "Tronditja e shekullit"
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Disa mendime pėr librin e Rexhep Qoses "Tronditja e shekullit"

Nga KASTRIOT DERVISHI


Pasi u mor për disa kohë me politike me një parti të quajtur Lëvizja e Bashkuar dhe pasi arriti një rezultat të "shkëlqyer" në zgjedhjet e para lokale në Kosovë që nuk e kapërcente shifrën e 1%-it, mbështetësi i përhershëm i të majtës në Shqipëri Rexhep Qosja, iu rikthye fushës së letrave duke botur librin me dy vëllime "Tronditja e shekullit", sipas modeleve kujtimoro-politike të Enver Hoxhës. E themi këtë pasi libri i Qoses ngjan shumë me ditarët e famshëm të "komandantit legjendar", ku shkruhej me detaje situata e brendshme, ajo e jashtmja dhe kushtet atmosferike të ditës.

Këtë herë njeriu i kahmotshëm i letrave, i llastuar nga regjimi komunist qysh gjatë ditëve të tij të lavdishme, nuk merret vesh se çfarë ka dashur të thotë në "ditarin" e vet kujtimoro-politik, këtë sepse në librin e tij herë flitet për ngjarjet e vitit 1999 {lufta e Kosovës} herë flitet për vitin 1997 {"revolucioni i vonuar demokratik" sipas Qoses} dhe në mjaft raste flitet për politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Pa dashur aspak të merremi me emocionet e reja apo të vjetra të Qoses do të trajtojmë disa momente nga libri i tij.



- QOSJA KA MBETUR NJE "REVOLUCIONAR I VONUAR"



Rexhep Qosja njihet tashmë botërisht si mbështetës i aksioneve terroriste që shkatërruan Shqipërinë në vitin 1997. Këtë gjë ai e bëri për të mbështetur klasën e majtë politike që ishte vegël e grekëve në vitin 1997. Në saj të "revolucionit" qosist në Shqipëri u dogjën arkiva, bibloteka, bashki, komisariate, reparte ushtarake, këshilla rrethesh, prefektura, prokurori, gjykata, shkolla, kopshte fëmijësh etj etj. Të paktën pritej që mendja e "ndritur" e Qoses të bënte një reflektim apo të paktën të mos përmendte budallallëqet e lëshuara me shumicë këto vitet e fundit nga ana e tij. Në vend të që bënte një gjë të tillë, duket që Qosja nuk ka lëvizur nga instikami i tij "revolucionar" i 1997-s dhe aq më keq akoma ka nisur t`i dashurojë deri marrëzisht politikanët e majtë të Shqipërisë. Që Qosja nuk ka kuptuar asgjë nga 1997 kjo gjë duket edhe në këtë fjalë të tij:

"Populli ishte ngritur në këmbë që të përmbyste kryetarin autoritar të paautoritet- siç i quajnë despotët politologët bashkëkohorë- Sali Berishën".

Për të parë standartet e dyfishta të Qoses le të shohim se çfarë thotë ai në vitin 1996 në lidhje me anën revolucionare të marrjes së pushtetit.

Në një intervistë të gjtë që ai i jep gazetës "Zëri" të Prishtinës të datës 15 qershor 1996 e cila ribotohet nga gazeta "Zëri i Popullit" i Tiranës e datës 17- 19 shtator 1996, Qosja i jep këtë porosi opozitës së atëhershme socialiste:

"Opozita shqiptare ndërkaq nuk duhet të përdorë mjetet dhe metodat që ka përdorur dhe po përdor regjimi. Keqpërdorjeve të regjimit ajo duhet t`i përgjigjet me sjellje deri në fund demokratike".

Si kuptohet edhe nga këto fjalë ai ka përjashtuar atëherë çdo formë të armatosur të marrjes së pushtetit. Në këtë rast shtrohet pyetja: pse ndryshoi pacifizmi qosist duke u shndrruar në militarist?

Po në këtë intervistë Qosja e quan Shqipërinë e 1996-s në një nivel demokratik me shtete të tillë si Bjellorusia, Serbia, Bosnja, etj. Për Qosen, Shqipëria e vitit 1996 ishte një "El Salvador" në mes të Evropës". Mirëpo kur socialistët e katandisin Shqipërinë në një koloni greke apo të barabartë me standartet afrikane, Rexhep Qosja jo vetëm hesht por lavdëron politikën e "urtë" dhe "largpamëse" të Tiranës zytare. Qosja ka mbajtur qëndrime të ndryshme edhe përsa i takon zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka dënuar me shpejtësinë e helikopterit zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe ka quajtur të drejta të gjitha llojet e zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri nga viti 1997 e mbrapa, pa pasur parasysh se ato janë zhvilluar me kallashnikovë, autoblinda apo mjete të tjera më pak "demokratike" sa të parat. Kjo do të thotë se Qosja arsyeton me standarte të ndryshme sipas interesave dhe dashurive të vjetra politike.



- ISHTE RASTESISHT QOSJA NE VILEN E ENVERIT?



Shumë vite më parë kur regjimi i Enver Hoxhës e kishte rrethuar me tela e gjemba vendin dhe rrallëkush mund të vinte e të vizitonte Shqipërinë, Rexhep Qosja ishte njeri nga ata që e kishte çarë këtë bllakadë dhe vinte sa herë t`i tekej. Atij regjimi ia falte edhe atë lloj mjekrre {atëhere krejt të zezë}, pa pasur frikë se mund të infektonte "njeriun e ri" socialist. Në këtë mënyrë regjimi komunist kurrë nuk kërkoi ta bëjë qose mjekrrën e Rexhep Qoses. Kjo është disi e çuditshme pasi atëherë brisku e gërshëra vepronin mbi leshrat e çdo turisti që dëshironte të vizitonte Shqipërinë komuniste. Në rast të kundërt turisti nuk lejohej të hynte në territorin shqiptar.

Ndërsa në vitet e para të pluralizmit pas një periudhe të shkurtër falsiteti Rexhep Qosja u shfaq si mbështetës i zellshëm i të majtës shqiptare. Në një intervistë dhënë gazetarëve Mexhid Mehmeti e Sevdail Hyseni të botuar në gazetën "Zëri i Popullit" të datës 21 tetor 1992, Qosja ndër të tjera thotë:

"Unë nuk kam nevojë të luftoj kundër komunizmit të vdekur, sepse me punën time mendore ia kam bërë varrin sa ishte gjallë...Unë mund të predikoj pa kompleks politik, ideologjik a moral, idenë e pajtimit të të gjithëve, sepse me punën, me veprën , me mendimin, me jetën time kurrë nuk jam vënë në anën e politikave dhe ideologjive të ditës, sepse....gjithmonë jam vënë në anën e interesave historike të popullit shqiptar. Unë jam intelektual-zotri që ballëhapur e kqyr të kaluarën dhe të ardhmen".

Ndërsa në faqen 315 të librit të parë Qosja thotë se Enver hoxha ka pasur "qëllime të mëdha", ka dashur "ta bëjë Shqipërinë shtet të fortë", "t`i bashkojë shqiptarët e ndarë në kufinj të padrejtë" etj. Gati sa Qosja nuk na thotë se Enver Hoxha është burri më i madh i kesaj toke. Në këtë mënyrë Qosja ka mohuar edhe atë që ka pohur vetë në Konferencën "Probleme Politike të Pavarësisë së Shqipërisë në vitet 1908-1914" të zhvilluar në Tiranë më 25-26 nëntor 1992, ku ndër të tjera ka thënë:

"Fitorja e ideologjisë komuniste në jetën shqiptare, domethënë dështim i ideologjisë kombëtare. Ideologjia komuniste e regjon çështjen shqiptare në çështje klasore ".

A mund të ketë shtet të fortë shqiptar paralel me dështimin e idesë kombëtare ?-Natyrisht që jo dhe as që mund të mendohet që mund të ketë. Studiuesi Qosja bën një gabim të madh kur patjetër kërkon të shfajësojë Enver Hoxhën për tradhëtinë e tij ndaj Kosovës duke thënë:

"E akuzojnë fjala vjen se ka shitur Kosovën ! Kjo nuk është e vërtetë: dëshmitë historike e thonë të kundërtën. Komunistët dhe çetnikët serbë askënd nuk kanë urrejtur më shumë sesa Enver Hoxhën".

E si për të mos mjaftuar këto Qosja thotë se qëndrimi i Enver Hoxhës ka qenë gjithnjë "atdhetar" dhe "historik" ndaj Kosovës. Nuk e ka mundësi që Qosja të mos ta dijë që karrierën e tij politike Enver Hoxha ia dedikon jugosllavëve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha. Falë tyre Hoxha u ngrit në krye të PKSH-së dhe e futi Shqipërinë në dy vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore në një luftë të përgjakshme civile. Jo vetëm që Kosova u shit nga Enver Hoxha { kujtojmë që një pjesë e madhe e saj i ishte bashkuar Shqipërisë qysh në prill 1941}, por u rrezikua vetë qenia e shtetit shqiptar. Kongresi komunist i Përmetit i mbajtur në maj 1944 ishte një imitim i trashë jugosllav që në fund shprehej për një federalizëm komunist ballkanik. Qosja duhet ta dijë se ishte Enver Hoxha ai që nënshkroi bashkimin doganor me Jugosllavinë dhe marrëveshjet ekonomike kundër Shqipërisë. Qosja duhet ta dijë se ishte Enver Hoxha kryeministër kur u bë masakra e Tivarit. Qosja mundet të mos të dijë por ishte Enver hoxha ai që ia dorëzoi dokumentet e Zyrës Sekrete të Shqipërisë tek jugosllavët, duke zbuluar kështu të gjithë rrjetin e agjentëve shqiptarë në Kosovë të ngritur qysh në kohën e Mbretit Zog.

Nëse nuk e di, Qosja duhet të mësojë se Enver Hoxha ishte edhe në prag të ndarjes me Nexhmijen pasi do të martohej me balerinën e parë të Beogradit, sipas porosisë së Titos. Prandaj edhe djali i parë i Enverit ka lindur në vitin 1949, kur çdo lidhje e mundshme e Enverit me balerinën jugosllave kishte marrë fund. Vetëm një ndarje e nxitur nga sovjetikët nuk e ndau Enverin nga Nexhija dhe nuk e bashkoi përfundimisht Shqipërinë me Jugosllavinë.

Me politikën e tij Enver Hoxha i shërbeu si asnjë tjetër Jugosllavisë në këto drejtime: shkatërroi familjet e mëdha që ishin shtylla të nacionalizmit shqiptar, shkatërroi inteligjencën shqiptare, shkatërroi bazën ekonomikë të nacionalizmit shqiptar, u dha pushtet familjeve të njohura si serbofile{sa për shëmbull po përmendim Haxhi Lleshin}, rriti në maksimum antikosovarizmin në Shqipëri etj. Do apo nuk do ta dijë Qosja është fakt që regjimi komunist nxiste antikosovarizmin në rrugë dhe forma të ndryshme, ndërsa mjaft kosovarë në Shqipëri survejoheshin jo më pak sa në Jugosllavi nga Sigurimi i Shtetit. Gjithashtu Enver Hoxha është krijuesi i "njeriut të ri" që është modeli më i ndyrë i krijuar ndonjëherë në Shqipëri.

E si për të jetuar me andrallat e Enver Hoxhës duket që Qosja e ka pëlqyer vendosjen në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë në vitin 1999. Duke përfituar nga kjo ai i ka bërë një avokaturë të panevojshme edhe "fukarallëkut" të shokut Enver, në formën e konstatimit dhe qarjes së hallit. Më hapur kurrë nuk e ka shpallur enverizmin e tij Rexhep Qosja



- ANTIGJERMANIZMI KOMUNISTO-LINDOR I QOSES



Ndër sulmet më të pakuptueshme dhe më të panevojshme të Qoses në librin e tij vlerësohet edhe sulmi ndaj ish-ambasadorit gjerman në Tiranë Hans Peter Dizdorf. Duke mbetur ideolog dhe idhtar i të ashtuquajturit "revolucion demokratik të vonuar", Qosja e sulmon ambsadorin gjerman për shkak të kundërshtisë së tij ndaj rrebelimit komunisto-grek të 1997. Vini re rreshtat e mëposhtme të shkruara nga Qosja:

"Kur e kisha parë ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Hans Petër Dizdorf, duke i vënë shtylla politike dhe ekonomike kryetarit autoritar, që po tundej nga tërmeti popullor, bash isha i tmerruar: a është e mundshme që ambasadori i një shteti të madh, me traditë të madhe shtetërore, nuk kupton se në Shqipëri po ngjan një revolucion i vonuar demokratik ? Dhe a është e mundshme edhe një shkelje e këtillë e parimeve demokratike? Dhe në artikullin me titullin "Autoktratët" kisha shprehur befasinë për një sjellje të tillë të ambasadorit gjerman,i cili kaq pak po tregonte për vullnetin e popullit shqiptar".

Në këto fjalë plot helm të Qoses ka një kompleksitet akuzash të ngritura prej që në fakt janë pseudoakuza, por edhe njëtrajtshmëri mendimi të tij me ato të propagandave antishqiptare. Qosja ose nuk arrin të dallojë ose nuk do të pranojë se në vitin 1997 nuk kishim kurrfarë shprehje të "vullnetit popullor", por një kryengritje tipike zografiste si ajo e vitit 1914 të cilën Qosja, ndonëse profesor, nuk para duket se ka ndonjë njohuri. Nëse ëshë fjala për të quajtur "revolucion të vonuar demokratik" djegien e shtetit shqiptar dhe të famshmen "autonomi" zografiste të "Vorio-Epirit" të vitit 1997, Qosja le të na e thotë se qenka kënaqur nga një gjë e tillë dhe mos të zgjasë më tej përrallat letraro-historike të tij.

Por më të papranueshme janë sulmet ndaj ambasadorit gjerman Disdorf,vendi i të cilit qëndroi aleat i shqiptarëve edhe në ditët më të vështira të tyre. Edhe shqiptarët nuk duhet t`i harrojnë miqtë e tyre që i dolën në krah në ditët e tyre më të vështiara të marsit 1997, pavarësisht se tani na del një goxha profesor më mjekërr ca të bardhë e ca të zëzë me emrin Rexhep e na thotë ca variante të tjera antigjermane të tij.



- MEGJITHESE NANO E POSHTERON, PRAPE QOSJA ESHTE I "BUTE" ME TE



Nga leximi i librit marrim vesh se Fatos Nano as që e ka përfillur Rexhep Qosen kur ky i fundit ka ardhur në Tiranë. Megjithë poshtërimin që i ka bërë Nano, Qosja është i duruar dhe nuk goxon ta lëndojë sadopak. Madje ai arrin deri aty sa të thotë:

"Në biseda dhe në shkrime, me të partishëm e të papartishëm, e kam mbrojtur Fatos Nanon prej urrejtësve në jetën politike shqiptare, sidomos në Kosovë natyrisht jo shumë sukseshëm. Në Shqipëri ka kush ta mbrojë të vërtetën"{faqe 172- 1}.

Jo për ndonjë gjë por duhet thënë se Qoses i ka humbur fare burrëria në këtë rast. Nga poterexhi i madh ai me heshtjen e tij ka pranuar të poshtërohet prej Nanos, i cili sipas Qoses as ka denjuar të takojë atë dhe për ta përcjellë ka ngarkuar zëdhënësin e tij të atëhershëm Ben Blushi. Qosja pretendon se e ka mbrojtur Nanon për "hir të vërtetës", pa na e thënë se ku e ka provuar ai këtë të vërtetë. A nuk ishte Nano që takoi Millosheçin në Kretë më 3 nëntor 1997 ? A nuk ishte Nano që deklaroi më 11 shtator 1998 në Lisbonë se "kryeqytet i Kosovës është Beogradi" ? A nuk ishte Nano që ka qënë përkrahësi më i madh i protektoratit grek në Shqipëri ?

Përveç këtyre gjërave, Nanon nuk di ku ta akuzosh më parë. Çdo gjë mund të jetë Nano por vetëm pro-shqiptar nuk mund të jetë. Asgjë e bardhë nuk gjendet tek ky njeri. Në një realitet të tillë natyrisht të hidhur, zëri i "profesorit" titist Rexhep Qosja jo vetëm nuk është ndjerë dhe nuk ndjehet por ai ka marrë përsipër siç e thotë edhe vetë rolin e avokatit vullnetar të Nanos. Sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që fill pas ardhjes së socialistëve në pushtet Rexhep Qosja vlerësoi maksimalisht rolin e Tiranës zyrtare në dobi të çështjes së Kosovës në një kohë që ky rol nuk dukej gjëkundi.



- QOSJA DARKON EDHE ME KRYETAR SHIK-u



Nëse lexon librin e Qoses pyetja e parë që do t`i bësh vetes është se cili është roli i Rexhep Qose në ngjarjet e vitit 1999, përderisa ish-partia e tij nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në jetën politike kosovare. Pse duhej pritur dhe përcjellur me protokoll të veçantë Qosja në Tiranë, kur ai nuk përfaqësonte asgjë përveç vetes së tij. Kështu që "puna" e tij e madhë ka qenë vetëm vënia në dispozicion të Tiranës zyrtare për diversitet të faktorit shqiptar në Kosovë. Ndërsa kohën më të madhë Qosja e ka kaluar nëpër restorantet e shtenjta të Tiranës. Në një nga drekat dhe darkat e shumta që Qosja ka pasur rastin të shijojë, është edhe ajo me kryetarin e SHIK-t Fatos Klosi, kryeparlamentarin e Kuvendit Skënder Gjinushi etj, në lokalin "Mbretëresha" në Tiranë ku siç thotë edhe vetë Qosja kishte "pak vendosmëri për tejkalimin" e gjendjes së krijuar. A përbën kjo ndonjë lidhje me shërbimin sekret shqiptar ? A ka pasur ndonjëherë lidhje Qosja me shërbime sekrete ? Natyrisht për këtë mund të përgjigjet vetë Qosja.



- MIQTE DHE ARMIQTE E QOSES



"Revolucionari i vonuar" Rexhep Qosja, ndërsa është kritik dhe llahtarisht arrogant me një grup të caktuar polikanësh në Tiranë, është krejt miqësor dhe elegant në marrëdhënie me disa të tjerë që kurrë nuk kanë folur mirë për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Në grupin e politikanëve që Qosja i ka quajtur dikur "lisa" , ai duket se ka një simpati të veçantë ndaj Neritan Cekës dhe Frrok Çupit. I pari njihet si një njeriu që në vitin 1995 deklaroi se ishte i gatshëm të lironte krevatin e djalit të tij për një refugjat serb nga Bosnja dhe që në vitin 1997 ishte avokat i tresimbolit serb. Po ky politikan nuk u pa ta bëntë një thirrjen e 1995-s të tillë në kohën kur në Shqipëri erdhën vëllezërit tanë nga Kosova. Gjithashtu duket se Qosja ka dashur ta shfajësojë Cekën për vizitën e bërë në vitin 1993 në Beograd. Miku tjetër i Qoses me emrin Frrok Çupi nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Kosovës, aqsa njëherë e ka pas reduktuar çështjen e Kosovës në atë mënyrë saqë të lihej përshtypja se nuk ekzistonte. Për Çupin nuk kishim çështje të Kosovës sepse burra të Kosovës ishin martuar me gra serbe dhe gra nga Kosova ishin martuar me burra serbë. Po ashtu Çupi ka nxitur integrimin e shqiptarëve në jetën politike të Serbisë në mënyrë që të sabotohej Republika e Kosovës. Çupi ka qenë një ndër ideologët rrebelimit "vorio-epirot" të 1997 dhe mik i afërt i "heroit të popullit" Myteza Çaushit.

Mirëpo këto gjëra {që i thamë sa për shembull}duket që nuk e kanë shqetësuar Qosen, përderisa ai thotë për Cekën dhe Çupin se janë "dy mendje brisk, dy mendje diamantore, në fjalën e të cilëve mund të pritet secili që nuk e peshon mirë fjalën e vet para se ta shqiptojë".

Për Çupin, Qosja thotë se ndaj tij ka mbajtur gjithnjë qëndrim të "theksueshëm miqësor" edhe pse në bisedën e fundit të tyre, ai "me përtesë merr pjesë në bisedë".

Sipas Qoses, Ceka i paska thënë se Berisha, Rugova dhe Bukoshi çështjen kombëtare e përdorin në funksion të pushtetit. Ky "konstatim" i avokatit të tresimbolit e ka detyruar Qosen ta quajë rrugën e Rugovës "rrugë e kuislingu". Si duket kjo është pritur me mjaft kënaqësi prej Cekës.

Si ta kuptojmë "kritikun" e madh dhe "atdhetarin" e flaktë Rexhep Qosja në këtë raste. E çfarë vlere mund të kenë kritikat e ashtuquajtura me vlerë "kombëtare" në rastet e tjera ?

Ndër miqtë e tij në Tiranë merret vesh se qenka edhe Ylli Popa, përndryshe Kryetar i Akademisë {gjumashe} të Shkencave të Shqipërisë. Ky i fundit njihet edhe si këshilltar i hirë-zisë së tij Anastasios Janullatos, i cili para 11 vjetësh kur erdhi në Shqipëri premtoi se do të ishte i përkohshëm këtu. Siç merret vesh në faqen 277 {1} të librit Qosja paska biseduar me Popën për "politikën e Greqisë në Kosovë". Merreni me mend se ç`mund të ketë katranosur Popa me Qosen për këtë gjë.

Për Qosen të gjithë majtistët e Tiranës janë burra të mençur pavarësisht se e bëjnë shkrumb e hi këtë vend. Sipas këtij parametri ai quan miq të tij Rexhep Mejdanin, Skënder Gjinushin, Namik Doklen, Pandeli Majkon etj.

Ndër miqtë e tij ai ka renditur edhe ish-Ministrin e Rendit Publik Petro Koçi, të cilit nuk ia di as emrin kur e quan Pandeli Koçi. Me Petron, Qosja paska udhëtuar edhe me helikopter.

Nga ana tjetër të gjithë armiqtë politikë të Qoses janë nga opozita e sotme, të cilët ndryshe nga shokët e tij nuk kanë ngritur ndonjëherë tre gishtat për djegien e Shqipërisë.

Në faqen 33 {2} të librit të tij ai thotë edhe këto fjalë: "Kurrë s`kam arritur ta kuptoj gjuhën e Sali Berishës". Ndërsa është për t`u kujtuar se gjuhën e majtistëve të Tiranës e ka kuptuar përhere fare mirë edhe kur ka qenë gjuhë e qartë antishqiptare.


- GAFAT HISTORIKE TE QOSES



Si profesor që është Rexhepit nuk i falen disa gafa të karakterit historik që ai ka bërë në librin e tij, duke treguar kështu se ka mangësi të dukshme në drejtim të njohjes së historisë së Shqipërisë. Këto duken më shumë në kapitullin "Tëgjitha përdorimet dhe keqpërdorimet e fjalës tradhtar", kapitull që qenka nxitur nga një artikull i Koço Danajt në shtyp. Për Qosen "tradhëtaët" ndahen në disa palë. Ai thotë se "pala e Nolit quante tradhëtarë Ahmet Zogun, Xhaferr Ypin, Sulejman Delvinën, Turhan Pashën, Esat Toptanin" dhe se Noli ishte vetëm për ndëshkimin "moral" të "tradhëtarëve" {faqe 220-2}.

Këtu është për t`i kujtuar Rexhepit se Sulejman Delvina nuk ka qenë kundërshtar i Nolit sepse në qeverinë e tij ishte Ministër i Jashtëm dhe pas dështimit të saj u largua bashkë me të jashtë atdheut. Ndërsa sa për ndëshkimin moral duhet thënë se kjo nuk është ashtu siç thotë Qosja pasi njihen ndëshkimet në kohën e qeverisë noliste apo për gjyqet politke të saj.

Po në faqen e sipërcituar Qosja thotë se "pala e Zogut quante tadhëtarë Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rustemin, Koço Kotën, Et`hem Toton, Ismet Toton". Sipas Qoses Zogu i ndëshkonte "tadhëtarët" me "vrasjen e tyre". Për sa thotë Qosja më sipër mund të thuhet se gjatë kohës së Zogut cilësimet "tradhëtarë" për personat e sipërpërmendur janë të kufizuara për të mos thënë që nuk ekzistojnë. Ndërsa nuk e kuptpjmë pse Qosja ka shpallur armik të Ahmet Zogut dhe e ka dënuar vdekje edhe kryeministrin e monarkisë Kostaq Koota. Ky i fundit asnjëherë nuk ka qenë kundërshtari i Ahmet Zogut, e aq më tepër nuk mund të dënohej prej tij.

Qosja ka vizituar në Tiranë edhe godinën e Akademisë së Shkencave për të cilën thotë se ka qenë godinë e "qeverisë së lavdishme të Fan Nolit".

Së pari Qosja gabon në cilësorin "e lavdishme" kur dihet fare mirë se vetëm e lavdishme nuk ishte qeveria e Fan Nolit.

Së dyti asnjë ditë nuk ka qenë qeveria e Nolit në godinën e sipërpërmendur, por ka qenë në atë vend ku ka një pllakë përkujtimore sot.

Qosja as që di ta mbrojë Fan Nolin për atë që ai ka të vlefshme. Ai mjaftohet vetëm në anë revolucionare të tij. Në intervistën që i ka dhënë gazetës "Zëri" më 15 qershor 1996, Qosja periudhat pushtetore në Shqipëri i ka ndarë në tri kohë. Në të parën ai ka vlerësuar kohën e "prijësit të revolucionit demokratik Fan Noli", në të dytën kohën e Enver Hoxhës dhe në të tretën periudhën e pluralizmit.

Qosja nuk para e ka të qartë as konceptin e figurës së tradhtarit në Shqipëri. Për të të gjithë ata që realisht janë shfaqur tradhëtarë të këtij vendi dhe që fatkeqësisht rezultojnë miq të tij, janë "burra të mirë". Qosja tradhëtarët i kërkon patjetër tek emrat e "kalaboracionistëve" të Luftës së Dytë Botërore dhe tek ata që nuk i cilëson miq të tij. Ai i kundërshton zërat që thonë se ka shumë tradhëtarë në Shqipëri. Natyrisht mund të ketë ekzagjerime, por gjendja e sotme e Shqipërisë është treguesi më i mirë se nuk kemi numur të vogël tradhëtarësh.

Tek viktimat e "propagandave të shfrenuara", Qosja plot dëshirë ka futur veten e tij dhe avokatin e tresimbolit serb Neritan Ceka. Për të armik dhe tradhëtar i barabartë me Esat Toptanin është Ibrahim Rugova {shih faqe 229-2}.

Kur vjen puna për të thënë të vërtetën për organizatën terroriste serbe "Dora e Zezë"{faqe362-1}, Qosja nuk e thekson se edhe Isa Boletinin ka bashkëpunuar me këtë organizatë, por justifikon edhe marrjen e armëve nga Serbia për të luftuar Turqinë në vitin 1912.

Ndërsa tek figurat e shquara Qosja krahas Kostandin Kristoforidhit fut edhe "revolucionarin demokratik" Dritëro Agolli, që njihet ndër të tjera edhe si një tjetër ideolog famëkeq i 1997. A mund të shkojë Kristoforidhi në një krah me Dritëro Agollin ?



- NJE VEPER QE I SHERBEN MASHTRIMIT DHE GENJESHTRES



Për fat të keq rreth 800 faqet e ditarit politiko-letrar të Rexhep Qoses, kanë për ta kujtuar këtë të fundit si një njeri të pareformueshëm që nuk reflektoi në asnjë rrethanë për gafën e rëndë të "revolucionit të vonuar demokratik të 1997". Çdo gjë mund t`i falet një njeriu si Rexhep Qosja, por kurrënuk mund t`i falet mbështetja me vetëdijë e aksioneve terroriste që u zhvilluan në Shqipëri në vitin 1997 në emër të "çlirimit të Vorio-Epirit". E për të mos u mjaftuar me kaq Qosja nuk ka hequr dorë nga tifozeria e tij për të majtën shqiptare ndonëse kjo shfaqet më kozmopolite se kurrë. Nuk mund të përcjellësh "tronditjen e shekullit" tek lexuesi duke i paraqitur drejtuesit e të majtës shqiptare krejt ndryshe nga sa janë. Tronditja e shekullit ka përmasa krejt të tjera nga sa e paraqet Rexhep Qosja. Dhe kjo do ta kujtojë në histori Qosen gjithnjë jo për mirë. Aq më tepër që Shqipëria që ka vuajtur nga Rexhepi i saj do të kujtojë për keq edhe adashin e tij në Kosovë.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2005 02:20
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekėsi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Nė shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

Te kritikoje Qosjen nje njeri sidomos si Ti Amoxil, qe nuk len teme ne forum pa u shprehe mendim abstrakt dhe pa kurrefar shije e lere me me kulture diskutimi.... por te pakten ne ato tema mund te kesh "kompetence", por kush je ti qe e vlereson nje Kritik te kalibrit me te larte qe ka Kosova?????

Akademik Rexhep Qosja, kritik letrar, romancier, publicist e Professor Fakulteti, penda e se cilit nuk pushoi kurre as ne ditet me te veshtira te luftes.

Edhe ne koherat e veshtira ai eshte permbajtur ne menyre stoike, pavaresisht prej pasojave, ai ka shprehur mendimin e tij gjithmon pa doreza, ate s“ka mundur askush ta detyroje te diferencohej, gjithnje ka qenen intelektual i pavarur. Ai ka kritikuar ne menyre te hapur sidomos karrieristet.
Per shume njerez çdo studim shkencor merr fund me Disertacionin e Doktoratures, kurse ai shkroi ne menyre kontinuale deri ne ditet e sotit.

Ndersa terheqjen e Akademik Rexhep Qosjes nga skena politike, une personalisht e kuptoje si JOKOMPROMIS me njerez destruktive, te cilet (sipas deklarates se tij) ndertojne karriere dhe sillen ne menyre te papergjegjshme me gjakun e deshmoreve.

Jane te pakët ata njerez që e kuptojnë kete koke te mençur njeriu, andaj shume pak shqiptare posedojne doreza te kritikojn nje kuader te ketij niveli shkencorë.


me nderime

L.

__________________
"Ec me kohėn"

Modifikuar nga Klodel datė 24/10/2005 ora 17:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2005 12:55
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shtojzovalle Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shtojzovalle nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mbeshtes LE te jem e Para. Tema me duket demagogji. kush eshte ky kastriot dervishi?

amoxil nga i gjen keto materiale? mundesh te japesh burimin?

flm

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2005 17:35
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mbeshtes mendimin tim pavarsisht.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2005 17:41
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

kastiot dervishi na tregon keshu

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
mbeshtes LE te jem e Para. Tema me duket demagogji. kush eshte ky kastriot dervishi?

amoxil nga i gjen keto materiale? mundesh te japesh burimin?

flm



kastriot dervishi done ta nxjerre Avni Rrutemin si terroriste (revulucionar)
kurse Esat pashen qe eka varrin ne beograd si patriot

kurse isa buletinin si dihet botenishte se kishte kumari me serbe dhe malazez ata i dhane pushke me nr major

Kastriot dervishi ne krye me abdi baleten BOTA SOT

mos te theme edhe Farkiste jan .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2006 22:55
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

Amoxil

Me vjen keq qe ky kastriot Dervishi na lodhi me ato perrallat etij.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2006 23:03
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

Gabimi

me imadhe eshte: te shkruash per te kaluaren historike, duke u bazuar mbi ndarjet e sotme parti-politike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2006 23:12
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
rumial
filozof

Regjistruar: 18/05/2006
Vendbanimi: lisbona
Mesazhe: 175

A kishte te drejte Amoxil

Me vjen mire qe nje shqetesim i ngritur gati nje vit me pare te jete aktual dhe ne ditet e sotme. Siç duket dhe tani ne kunderlibrin e tij per librin e Kadarese, Qosja eshte nje marksist i pandreqshem qe nuk e ka kuptuar akoma se koha e marksizmit ka perenduar. I verbuar nga perparimet e medha te bera nga kombi shqiptar si, ardhja e demokracise dhe çlirimi i Kosoves nuk i pelqejne dhe nuk e pranon sepse mos te harrojme se komunistet nuk e njohin kombin dhe as çeshtjen kombetare. Rexhep Qosja eshte akademik dhe ka disa vepra. Kadarese i thote se "nuk ka liber te madh po nuk pati kunderlibrin" Pyes a duhet te kete antiliber kur trajtohen çeshtje kombetare. Pak kane shkruar te huajt kundra nesh.
Qosja eshte prekur nga thirrja qe ben Kadare per kthim ne identitet sikurse ky te jete ndonje urdher i dhene nga lart se me urdhera jane mesuar komunistet Urdhero si urdhero. Kush do le te kthehet ne identitet kush nuk do le te mbaje ate qe ka nuk te ben njeri me zor as te lesh besimin fetar as ta ndryshosh. Ka nje te vertete ketu dhe ate duhet ta dime te gjithe sado e hidhur te jete ajo e verteta eshte se ne shqiptaret nuk jemi as te krishtere as myslumane sepse jane fe qe na e kane sjelle te huajt. Pra ne jemi pagane dhe e kemi nderruar fene me hir ose pahir. Pak rendesi ka se kush erdhi me pare tek ne. I thuaj Qoses se kthim ne identitet nuk do te thote kthim i myslumaneve ne te krishtere dhe as te te krishterve ne pagane.

Po e them dhe nje here vargjet e poeti qe jane me aktuale se kurre:

MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA SE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

__________________
paēedashes

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Qershor 2006 21:02
rumial nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė rumial Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me rumial (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: rumial Shto rumial nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto rumial nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Amoxil ka patur te drejte

Per mendimin tim figura e Qoses nuk njihet mire nga ne shqiptaret e Shqiperise.Diktatura komuniste e E Hoxhes i thuri atij shume lavde.Edhe tek ne u krijua nje fare simpatie per te si nje intelektual i persekutuar nga regjimi serb.Ne vitin 1972 eshte bere kongresi i drejtshkrimit ne Tirane dhe Qosja ka qene pjesmarres ne kete kongres.Shtrohet pyetja:
Si ka mundesi qe ai lejohet te vij ne Shqiperi kur mardheniet tona me Jugosllavine kane qene teper te ndera dhe armiqesore?
Ne ate kohe nuk dija ta beja kete pyetje?
Kosova kishte akademik te tjere te shquar dhe studjues te shqipes te cilet nuk u lejuan te vinin ne Shqiperi.Si shembull po ju permend Ukshin Hotin, i cili ka humbur pa nam e nishan ne ingranazhet e ish UDB-s.
Ky fare akademiku e tregoi veten me sulmet e paprincipta kunder te madhit I Kadare.
Mendoj se ky njeri nuk mund te ngrihet dot ne lartesine e Kadarese,prandaj nga zilia e sulmon ate duke u bashkuar me gjithe korin e kukuvajkave te tjera.
Nqse ku fare mburri do te gezonte simpatine dhe respektin e kosovareve,ata do ta votonin ate.Por ndodhi e kunderta.Ai u abandonua totalisht.
Do te beja pyetjen;nqse Kadareja do te vinte kandidaturen per president ne Shqiperi dhe Qosja ne Kosove kush nga keta do te fitonte?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2006 14:17
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
albania e re
Anetar i ri

Regjistruar: 06/09/2008
Vendbanimi: jashte
Mesazhe: 10

TRADHTARE ose PAVETEDIJESIM I GJITHE POPULLIT

Ne kohen e sotit per shtetet e ngritura quhet kuisling kur perkrahet shkatrrimi i pasurise kombtare,nese eshte mercenare i vijes ruse-serbe -greke e kuptoj punen e tij,por nese nuk eshte duhet te them se te gjithve akademikeve tane duhet tu hiqen titujt se jane shume te kufizuar ne horizontin e tyre:-Ma merr mendja se jemi te pavetedijshem si shkaktare 50vjeqar i sundimit sllavo-komunist.- E gjithe elita intelektuale shqiptare si ne SHQIPRI;KOSOVE e tjera troje jane ngritur me informacione te ngritura te gatuara ne Rusi.-Prandaj ne na duhet edhe 20vjet deri sa te vijne gjenerata te reja qe HISTORINE DO TA SHRUAJN NE FORME TE ARGUMENTEVE te ndryshem social, ekonomik,mentalitetet,kulturor,rrethanave e tjera e JO TE NDARE NE PATRIOT E TRADHTARE sikur thote Qosja

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2008 19:51
albania e re nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albania e re Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albania e re (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albania e re Shto albania e re nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albania e re nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:12 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Disa mendime pėr librin e Rexhep Qoses "Tronditja e shekullit"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.