alkimisti
Anetar i ri
Regjistruar: 15/06/2005
Vendbanimi: Prane Mevlanes
Mesazhe: 28
|
Ateizmi Dhe Kritika E Tij
ATEIZMI DHE KRITIKA E TIJ
1. Rreth termit Ateizm
Termi ateizm është një koncept filozofik që tregon mendimin reaksionar ndaj të besuarit në egzistencën e Zotit. Në një superfuqi të pavarur nga fenomeni kohë. Superfuqi e cila ka krijuar dhe krijon gjithësinë nga asgjëja, i jep formë asaj, e rregullon dhe vendos ligje në të. Në saje të këtyre ligjeve u jep mundësinë e të jetuarit gjallesave.
Fjala ateizm rrjedh nga fjala greke Theos e cila ka kuptimin Zot, Perëndi. Dhe nga fjala Theos ka dalur botëkuptimi theism që do të thotë Besimi në Zot. Ashtu si fjalët politikë dhe normal kur marrin parashtesë n a bëhen apolitik dhe anormal që tregojnë të mos qenurit politik, të mos qënurit normal, gjithashtu pra edhe fjala theism kur merr këtë parashtesë tregon të mos qenurit theist/mosbesimi në Zot.
Këto ishin shkurtimisht kuptimet terminologjike dhe etimologjike të fjalës atheism. Mirëpo nëse i hedhim një vështrim më të gjerë, do vërejmë se fjala atheism nuk ka qenë dhe nuk është e kufizuar vetëm me mohimin e ekzistencës së Zotit. Ndjekësit e këtij betëkuptimi, pra ateistët, mohojnë, refuzojnë, injorojnë, njohin si bestytni të gjitha vlerat me burim fetar ose cdo gjë që i përket fesë. Pra, do ishte më e drejtë që kjo fjalë të ekuivalizohej me termin a-fetarizëm, madje nuk do ishte gabim edhe termi anti-fetarizëm.
2. Një historik i shkurtër mbi të quajturit ateistë në botën Perëndimore
Historia na tregon se përvec atyre që vetëquheshin ateistë, shumë mendimtar janë fajësuar me ateizm, ngase kanë mohuar apo kanë shpjeguar pak më ndryshë doktrinat e popullarizuara fetare të periudhës së tyre. Psh. Sokrati është quajtur ateist ngase refuzoi perënditë e Greqisë së Lashtë dhe ngase u drejtua në një lloj monoteizmi/tevhidi. Spinoza ngase fjalën Zot e pranon si më të gjërë se fjalën Jehova është quajtur ateist. Fichte megjithëse ishte një nga kundërshtarët e ateizmit, ai nuk ka mundur ti shpëtojë etiketës ateist, sepse bënte shpjegime të ndryshme nga tradicionalia. Këto dhe plot shembuj të ndryshëm si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe të tjerë tregojnë se në botën perëndimore nuk kishte ndonjë normë që një përson të akuzohej ateist, por mjaftonte të refuzonte apo të pranonte ndryshë doktrinat tradicionale fetare.
ATEIZMI NE BOTEN ISLAME
Duhet të theksojmë menjëherë se përpjekjet e bëra nga myslimanët e parë nuk ishin ndaj ateistëve por kundër politeistëve, mushrikëve, atyre që besonin në më shumë se një Zot. Në Kuran nuk vërejmë ndonjë verset të lidhur direkt me ateizmin. Gjë e cila na tregon se në periudhën e Profetit të fundit, në atë zonë nuk ekzistonte një problem i tillë. Dhe ne e dimë se edhe idhujtarët mekas besonin se idhujt ishin vetëm ndërmjetësues tek Zoti i vërtetë. Pra, ata besonin në Zot.
Ateizmi në botën islame kurrë nuk ka qenë një problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i janë dhënë mundësitë të zhvillohej në sistemin e besimit islam. Për këtë arsye, në literaturën islame nuk gjindet ndonjë term ekuivalent që të ketë kuptimin e ateizmit. Por si terma të përafërta me fjalën ateist janë fjalët kafir, zindik, mulhid dhe dehri.
Besimi islam këshillon besimtarët të distancohen nga akti i etiketimit të tjerëve me terma si mohues, i pafe, i devijuar, etj. Jo aq sa në botën perëndimore, por edhe në historinë islame nuk kanë munguar njerëz të etur për ti vulosur të tjerët. Fatkeqsisht, këtë akt kaq me shumë përgjegjësi dhe delikat vazhdojnë ta bëjnë edhe në kohët e sotme disa njerëz me njohuri të mangëta apo të gabuara islame të dezinformuar për etikën dhe kujdesin islam.
Imam Gazali thotë se besimtar quhet ai i cili beson në tre pika: Tevhid, Nubuvvet dhe Mead. 1. Në njësinë e Zotit. 2. Në Profeci. 3. Dhe në Botën Tjetër. Duke marrë shkas nga ky mendim i këtij dijetari erudit, ne mund të themi se ateist mund të jetë një person që mohon njërën nga këto.
Ateizmi si një problem filozofiko-teologjik mund të analizohet nga disa prizma të ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktorëve burimor të ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateistëve. Ndërsa ne e shohim më të përshtatshme që kjo cështje të shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do përpiqemi të analizojmë shkurtimisht mendimet thelbësore të ateistëve kryesorë.
Do e filloj me ateizmin pozitivist të Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik të Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe Sartrit dhe për ta mbyllur me ateizmin ideologjik të Enver Hoxhës dhe komunizmit shqiptar.
MENDIMET ATEISTIKE
1.Pozitivizmi i Komtit
Shekulli XVIII. Shën Simoni dhe shokët e tij ofrojnë një ilac të ri për shërimin e plagëve të thella të njerëzimit: POZITIVIZMIN. Rryma që mban këtë sigël, pranon si të vërtetë të vetme shkencën dhe përjashton cdo gjë që nuk hyn nën analizat shkencore. Pastaj këto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlerëson si frut të fantazisë cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me një botëkuptim evolucionist thotë se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohës piqet intelektualisht. Faza e parë është ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht është brënda botës teologjike, e cila do të thotë, të shpjegosh cdo gjë me shkak Perëndinë, Perënditë apo shpirtin. Metafizika, që përsëri sipas tij është shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore përbën shkallën e dytë që përjeton njeriu. Ndërsa grada më e lartë sipas Komtit është periudha Pozitiviste. Në të cilën njeriu dashje pa dashje largohet nga botëkuptimet absurde. Këto mendime të Komtit kanë ndikuar tek disa njerëz, mirëpo ai është përballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vetë ateistët e mëvonshëm, si Sartri. Ogys Komti presupozonte se njerëzimi duke iu drejtuar shkencës/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me të vërtetë sot ka një zhvillim marramendës si tekologjik ashtu edhe në botën e mendimit. Mirëpo, në të njëjtën kohë edhe feja është në gjallërinë e saj maksimale. Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj besojnë në Zot bashkë me miliona njerëz. Përvec kësaj, vështrimi që i bën Komti shkencës dhe fesë si dy pole të kundërta, është i pavlerë për sistemin e besimit islam. Feja islame jo vetëm që kurrë nuk ka pasur ndonjë njollë me emër antishkencore, ajo nuk është as a-shkencore. Ne tashmë po e shohim këtë fakt me anë të dokumentarëve, kryesisht të Harun Yahya-s se si zbulimet e sakta shkencore po vërtetojnë faktin mrekullor të Kuranit. Pastaj, myslimanët përherë kanë kontribuar shumë për zbulimet shkencore, kanë nxitur për edukimin e lëndëve egzakte dhe kanë ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa që tashmë shumë shkencëtarë perëndimorë nuk e fshehin se rilindja perëndimore është dhuratë e botës islame.
2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut
Fojerbahu studion dy vite teologji. Pasi merr një lëkundje në besim, kalon në filozofi. Ishte një nga nxënësit e Hegelit. Për arsye të mendimeve të tij materjaliste pengohet në karieren e tij akademike. Ai, vecanërisht ndaj konceptit Zot mban një qëndrim të ashpër. Sipas tij, koncepti Zot është pasojë e reflektimit jashta të natyrës së vetë njeriut. Ai thotë se besimi i njeriut në Zot është përgënjështrim i identitetit të vet, tjetërsim nga vetvetja dhe varfëri. Sepse në këtë rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjetër. Sipas tij, besimi në Zot si dhe koncepti Zot shfaqet, formohet në psikologjinë njerëzore me kalimin e kohës. Ky është një pohim i shumëpërdorur prej shumë ateistëve. Mirëpo këtë mendim e kanë refuzuar mjaft filozofë. Këta të fundit kanë thënë: besimi në Zot është pjesë e natyrës së njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thënë se në thelbin e njeriut ndodhet mendimi i një zoti të përsosur, këtë mendim që njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vetë Zoti. Dhe sipas Dekartit ky është argumenti më i bukur për egzistencën e Zotit. Përvec filozofëve, tashmë edhe vetë shkenca e ka vërtetuar se njeriu ndjenjën e të besuarit në Zot e bart që nga lindja. Revista angleze TIME, në nëntorin apo dhjetorin e kaluar 2004 në faqen e parë shkruante: The Gen Of God/Geni i Zotit. Bënte fjalë për një studim të bërë nga një shkencëtar-biolog anglez, i cili hedhte tezën se kishte zbuluar që tek cdo njeri gjindej një gen që nxiste besimin në Zot. Ky zbulim u bë shkak i mjaft diskutimeve në Amerikë dhe në Europë. Përderisa njeriu këtë gen e mban me vete që nga lindja, kush ia vendosi në trupin e tij? Besoj se përgjigjen më të bukur kësaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thotë: kjo është sikur firma e një piktorit që hedh në cepin e pikturës së tij për të treguar se është i zoti i asaj vepër.
3. Ateizmi sociopolitik i Marksit
Botëkuptimi i Marksit është një reaksion ndaj sistemit kapitalist Perëndimor. Kështu që, për të kuptuar Marksin duhet të kemi parasysh gjëndjen e popullit Perëndimor gjatë dy shekujve të fundit dhe mendimet e tija duhen vlerësuar pikërisht nga kjo korrnizë.
Marksi ashtu si Ogys Komti është interresuar për gjëndjen e popullit dhe ka dashur ta riformojë gjëndjen politike dhe ekonomike pasi ka vërejtur probleme. Ai vëren se klasa borgjeze duke pasur në duar mjetet prodhuese po ushtronte dhunë ndaj klasës puntore-proleteriane. Duhej ti jepej fund kësaj pabarazie dhe padrejtësie. Sipas Marksit, rruga më e shkurtër për të realizuar këtë ishte; të sillej në pushtet një klasë punëtore, si do si të jetë. Për këtë, sipas marksistëve, edhe dhuna mund të përdorej.
Sipas Marksit, nuk është e thjeshtë sa duket tu merret bergjezëve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojnë armë të fuqishme. Njëra nga këto armë është feja. Kështu, sipas tij, feja e cila përdorej si mjet për të shtypur dhe shfrytëzuar njerëzit duhej eliminuar. Feja bënte detyrën e opiumit.
Marksi duke i dhënë fesë një rol mpirës, opiumi, përvojën njerëzore është munduar ta shpjegojë me një teori të vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur në përbërjen e tij materiale. Sa do që pati përpjekje të mëdha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qëndrueshëm. U morën disa suksese politike, mirëpo nuk mundën tia heqin nga zemra njerëzve besimin në Zot.
Sipas Marksit, të besosh në Zot do të thotë të përkrahësh klasën borgjeze, të punosh për të. Faktikisht, në perëndimin e shekullit 19, 20 mund të hasim në disa pika që mund tna bëjnë tmendojmë se ka të drejtë Marksi. Mirëpo ai gabon kur e përgjithëson këtë. Perëndimi dhe kultura perëndimore nuk është një shembull i përgjithshëm për tgjithë njerëzimin. Cdo njeri duhet ta dijë se një popull mysliman ideal nuk mund të jetë kurrë kapitalist. Kjo nuk përputhet me etikën islame. Feja islame që në ditët e para ka qëndruar pranë atyre që u është bërë padrejtësi. Është bërë jelek shpëtimi për të shtypurit, të përbuzurit dhe të dobëtit. Këtë mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit të fundit Muhammed, ashtu edhe tek pasardhësit e tij.
Pra, shqetësimi i Marksit për fenë nuk ka vlerë për besimin islam. Mendimet e tija janë të lidhura ngusht me politikën dhe gjëndjen e popullit ku ai jetonte. Marksi të gjitha fetë i vë në një peshore. Nganjëherë jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj të shtrembëruar nga realiteti, të shkëputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Është më se normale për një njeri si Marksi që mban qëndrim ideologjik për historinë të thotë se Islamizmi i shpall jashtëligjit të gjithë të tjerët dhe krijon gjëndjen e armiqësisë të vazhdueshme midis myslimanëve dhe jomyslimanëve. Harron Marksi se paraardhësve bashkëfetar të prindërve të tij, hebrenjtë ndërkohë që ekzekutoheshin, dëboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai që u hapi dyertë për të dhe që jetuan me shekuj me rrallë në harmoni. Pastaj përsëri hebrenjtë ishin ata që gjetën mbështetjen e supërfuqisë Osmane, madje sa për kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanët dërgojnë në Shqipëri për të gjallëruar tregtinë shqiptare. Sikur islamizmi të ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistët, në Turqinë e sotme me 99% myslimanë nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagogë të ndërtuar që nga periudha Osmane. Në fenë islame nuk ka dhunë! Nuk pranohet besimi i imponuar.
4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit
Në kohët moderne disa psikologë me në krye Frojdin janë munduar të hedhin poshtë besimin në Zot duke përdorur metodat e psikologjisë, gjë e cila nuk është nga objektivat e kësaj fushe. Kështu, dashje pa dashje kanë treguar një qëndrim ideologjik në emër të shkencës.
Si do qoftë, Frojdi dhe të tjerë që mendonin si ai kanë bërë mjaft studime të dobishme të pamohueshme lidhur me gjëndjen shpirtërore të njeriut. Ndërsa ne lidhje me besimin në Zot janë treguar me paragjykime dhe kanë arritur në përfundime të gabuara.
Menjëherë dua ta theksoj një nga gabimet e tij. Ai studion fetë primitive Afrikane dhe fenë e Greqisë së Lashtë dhe përfundimet që nxjerr nga ato i përgjithëson me të gjitha fetë e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon këto besime dhe i kategorizon në grupin e besimeve të kota me plot bestytni. Konkretisht feja islame është kundër totemizmave dhe fetishizmave që ka studuar ky psikolog. Të njëjtin gabim bënte edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se të gjitha fetë janë si përallat e Greqisë së Lashtë.
Frojdi studion shqetësimet psikologjike të shfaqura tek pacientët. Dhe ka hedhur hipotezën se këto shqetësime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fesë. Sipas tij, dëshirat janë shtypur dhe janë hedhur në nëndërgjegje si pasojë e kësaj dhune. Këto dëshira të hedhura në nëndërgjegjen e njeriut dhe të pangopura janë bërë shkak të shfaqen disa shqetësime në përbërjen e njeriut dhe i ka nxitur ato për sjellje jonormale.
Frojdi, themelin e besimit në Zot e ka kërkuar në lidhjen psikologjike midis fëmijës dhe babait të tij. Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajësimit që njeriu përjeton në periudhën e fëmijërisë janë faktorët e rëndësishëm që kanë bërë të shfaqet besimi në Zot thotë Frojdi. Mirëpo ky lloj arsyetimi që përdorte Frojdi për besimin në Zot mund të përdoret shumë lehtë edhe kundër ateizmit. Xhelozia e fëmijës ndaj babait, frika nga ai, përpjekja që të shpëtojë sa më parë nga pamundësia e rezistimit të dhunës së ushtruar nga i ati mund ta drejtojë të refuzojë ekzistencën e Zotit dhe mund të bëhet i pafe. Pra, metoda e përdorur nga Frojdi nuk duket e shëndoshë.
5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit
Nice duke thënë Zoti vdiq, Atë ne e vramë ka shprehur se donte një jetë pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, është zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atëherë, sipas Nices, njeriu do e rifitojë lirinë dhe krnarinë dhe përsëri ai vetë do e formojë identitetin e tij.
Parulla Zoti vdiq! ishte dhe akoma është një parullë e shumë përdorur dhe e shumë pëlqyer nga shumë e ateistë dhe intelektualë si në të kaluarën ashtu edhe në kohët e sotme. Tregohet kur në kohen e Nices kjo fjalë e tij shkruhej gjithandej nga ithtarët e tij. Në një mur të madh shkruhej me germa të mëdha Zoti vdiq! dhe menjëherë poshtë Nice. Pasi vdiq Nice, besimtarët fshinë parullën e ndjekësve të Nices dhe shkruajtën: Nice vdiq! dhe poshtë parullës: Zoti, për të treguar se kujt i përket vdekshmëria..
Sartri i ndikuar nga Nice është shprehur se që të jetë njeriu i lirë duhet të mos ekzistojë Zoti. Sipas tij, në se Zoti ekziston atëherë liri nuk ka. Sipas këtyre mendimeve, kuptojmë se ata që nuk besojnë në Zot janë të lirë. E vërtetë është kjo? Pse, besimi në Zot bëhet pengesë për liri?
Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri më tepër se të hedhin poshtë besimin në Zot, ata arsyetojnë nga aspekti etik se nuk duhet të jetë Zoti. Përvec kësaj, mendimet e Nices dhe të Sartrit ne nuk duhet ti mendojmë si kritika të drejtuara fesë islame. Sepse zoti që refuzojnë këta të dy filozofë, nuk është zoti i besimit islam. Edhe mendimet e tyre janë të lidhura ngusht me realitetin e kulturës së tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet ti mendojmë si norma universale.
Këta të dy, vecanërisht Sartri kur tregon se për të qënë i lirë nuk duhet të jetë Zoti, ai shton se nëse ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, një besimtar është i pamoralshëm. Kjo është një hipotezë shumë e dobët. Cdo fe predikon për moral, madje edhe fetë jo-hyjnore. Tashi, nëse një përson që beson në Zot, nga ana tjetër sillet edhe jomoralshëm kjo nuk duhet të kërkohet në fe, apo tek Zoti, por tek vetë përsoni dhe këto janë shëmbuj të përjashtuar.
6. Ateizmi i Enver Hoxhës
Ky version ateistik nuk ka ndonjë specifikë që të emërohet si një lloj i ateizmit. Këtë e rrallita më shumë që të mundohem të tërheq sa do pak kureshtjen teleshikuesve.
Fryma ateistike e ushtruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri hyn në Ateizmin Ideologjik që e ka zanafillën me Marksin. Ndërsa nga vetë marksistët ky ateizëm është quajtur Ateizmi Shkencor.
Enver Hoxha sa po kalon në postin e sekretarit të parë të komunitetit qëndror, ai shpall si tradhëtarë mjaft klerikë. Sipas studimeve të fundit, këtë gjë ai e bëri ngase i shikonte si rivalë të tij. Pastaj, ai ndoqi një politikë me propagandë se feja është një ndjenjë armiqësore mes njerëzish, e cila nxit për tradhëti ndaj atdheut dhe për prapambetje dhe duke thënë se gjoja populli vetë nuk e donte më fenë, ai shpalli luftë të hapur kundër fesë. Prishi apo shndërroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptësisht me vite të tëra praktikimin e ritualeve fetare.
Në shkrimet e Enver Hoxhës nuk shohim ndonjë kritikë të mirfilltë që i bën fesë. Vetëm më 1967, në letrën e drejtuar komiteteve të partisë na bie në sy një vlerësim i shkurtër që bën në lidhje me fenë. Ai bën një pyetje: Clidhje mund të kenë ëndërrimet e Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje! përgjigjet ai. Po mirë, i drejtohemi ne tani, cfarë lidhje mund të ketë me shekullin tonë të merret një sistem si Dialektika e kopjuar nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para erës sonë, nga ata njerëz që shumica mendonin se hëna është rrotull djathi dhe që gjuanin me shigjeta lart për të acaruar perënditë e tyre? Kjo u duket më e arsyeshme??
Si përfundim mund të themi se,
nga aspekti i besimit islam, përpjekjet e ateistëve janë të pavlera. Teoritë e tyre janë jokoherente, irracionale, joobjektive dhe të pamundshme që të përgjithësohen. Ata nuk kanë hedhur poshtë asnjë nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam.
__________________
Padituria eshte lumturi!!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|