Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > PS post NANO
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Tranzicion i sterzgjatur alla shqiptar

Pervoja jone e hidhur se dicka do te ndryshonte per pasardhesit tane na ka bere qe te mos kemi besim tek askush.Ky tranzicion i sterzgjatur shqiptar po na i merr shpirtin me te vertete kur shohim shtetet simotra te lindjes te cilet po integrohen shume me shpejt dhe shume me lehte se ne ne rrugen drejt Europes se bashkuar.Mendoj se Europa eshte skeptike karshi Shqiperise e cila ka nje popullsi gati mbi 70% muslimane e para dhe e dyta jemi ne vete me veprimtarine tone.Mendoj se Europa ndjek nje politike jo te ndereshme me ne.
Sado qe jam pesimist karshi kryetarit te ri te PS, them se midis dy te keqiave duhet zgjedhur kush eshte me pak e keqja.Dhe kjo ndodhi.Nano nuk eshte me,megjithese nuk eshte zhdukur ndikimi i tij.Le ta leme Edvinin te punoje dhe me pas te gjykojme rezultatet e punes se tij.Keta jemi ne shqiptaret.(Ne nuk mund te bashkohemi me thenien e nje aktori te Portokallise i cili thote:Nuk behet Shqiperia me shqiptaret.Por me ke behet atehere?)

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2005 13:49
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ne nje interviste dhene sot Korrierit, Sekretari per burimet njerezore i PARTISE SOCIALISTE Blendi Klosi, pavaresisht moshes se tij te re ( gjasme te moderuar ) paragjykoi pergatitjen e nje revolte popullore, ne nje kohe qe qeveria BERISHA nuk ka as nje muaj qe eshte krijuar.

Blendi Klosi: Levizjet e qeverise, shume shpejt revolte popullore

Sekretari socialist i burimeve njerezore, Blendi Klosi, ne nje interviste per Gazeten "Korrieri" rrefen strategjine e partise per afrimin e elektoratit si dhe per reformat ne te ardhmen. Nder te tjera, sipas Klosit, rradhet e PS-se do te shtohen shume nga "qeverisja e keqe e PD-se, e cila ka shkelmuar shume intelektuale nga administrata". Duke u ndalur gjate ne levizjet e PD-se dhe qeverise "Berisha", Klosi defton keshtu se me pakenaqesite qe pritet te shkaktoje sipas tijqeverisja e demokrateve, shume shpejt do te kete revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga opozita. Ne lidhje me kete, Klosi shpjegon gjithashtu se duhet te veprohet per bashkepunimin e PS-se me partite opozitare, por pa iu nenshtruar kushteve.


Zoti Klosi, c'masa do te marre PS per te afruar me shume elektoratin, ne menyre qe mbeshtesin me teper partine tuaj?

"Eshte e qarte qe tani jemi ne nje faze shume te rendesishme, e forcimit te partise, reformimit te saj te plote dhe duhet te kuptojme statusin ne te cilin jemi. Tashme jemi nje parti opozitare. Po ashtu do te duhet te shpjegojme si brenda radheve tona, por edhe elektoratit socialist se rotacioni politik eshte nje fenomen normal. Nese nuk do te ishte keshtu nuk do te ishte normale ne nje shoqeri demokratike. Ne jemi perpjekur dhe kemi trumbetuar ne keto tete vjet te qeverisjes sone se do te ndertojme nje shtet modern, shtet i cili do te mbrohet ne parimet me moderne evropiane qe sot ekzistojne. Prandaj kemi kete moment shume te rendesishem persa i perket ballafaqimit tone per anetaresine e PS-se dhe simpatizanteve qe ne gezojme sot. Forumet dhe mbledhjet e fundit qe po zhvillojme ne te gjitha anet e vendit tregojne se mbeshtetja per PS vazhdon te jete e madhe, e suksesshme. Kemi nje prurje shume te madhe te rinjsh dhe njerezisht qe mendojne se do te duhet qe ne kete moment kaq deciziv t'i japin doren PS-se. Por detyra jone kryesore eshte qe te gjejme gjuhen e perbashket me keta njerez, te japim modelin se perse ata do te duhet te bashkohen me ne. Eshte shume e rendesishme ne nje parti politike, sidomos ne nje shoqeri moderne ku ne jetojme, te di te gjeje vetveten dhe te di te gjeje modelin qe do te duhet t'i ofroje elektoratit te saj. Keshtu qe do te duhet qe te gjejme motivin dhe fillin e arte qe do te mbledhe perseri bashke elektoratin socialist. Do te jete ky vetem sepse ata ne nje moment te caktuar kane vendosur te jene me PS? Do te jete ky vetem per ideal te perpjekjeve qe PS ka bere ne opozite ne vitet '92-'96? Apo do te jete vetem per ata njerez qe mendojne se PS qeverisi mire gjate pushtetit te saj? Te gjitha keto nuk mjaftojne nese ne nuk do te dime te hapim nje debat intelektual, nese nuk do te dime te hapim nje debat gjitheperfshires, se c'eshte e majta, cfare ofron kjo e majte dhe natyrisht per te treguar veten tone ne krahasim me ish-opoziten qe qeveris sot".

Ne c'kuptim te krahasoni veten me qeverisjen aktuale?

"Qeverisja e sotme po na jep shume shanse qe ne te kemi mundesi te rigrupohemi, te riformohemi dhe te kemi nje parti te konsoliduar. Per te shpjeguar kete teze dua te ndalem ne dy momente. E para eshte represioni i pare dhe i pamoralshem dhe aspak logjik qe Partia Demokratike po ben me shume grupime ne vend. Behet fjale jo vetem per simpatizantet apo ish-punonjesit e administrates shteterore ne tete vitet e qeverisjes se PS. PD po jep nje shkelm te pashembullt te gjithe kuadrove dhe intelektualeve qe drejtonin shtetin. Jane ata njerez qe kane ardhur ne pozicione jo sepse kane qene simpatizante te PS-se, por sepse kane qene njerez te cilet kane treguar vlera ne menaxhimin e shtetit dhe drejtimin e nje administrate me shume probleme, te cilet tashme lihen ne rruge. Kemi nje reprezalje te madhe te PD-se mbi bizneset, ne disa klishe te luftes kunder korrupsionit, por qe mendoj se jane aspak te justifikuara. Kemi po ashtu nje reprezalje te madhe te PD-se mbi kufizimin e lirive te njeriut, mbi kufizimin e te drejtes se njerezve per tu shprehur. Shikojme momente shume sinjifikative si ajo e heqjes se imunitetit, i cili do te bejne njerezit te reagojne hapur karshi lirise, duke goditur kreun e demokracise qe eshte parlamentarizmi shqiptar. Nuk flas per pozite-opozite, por per te gjithe ata qe kane marre votat e njerezve. Duhet qe nepermjet atij imuniteti parlamentar te kene mundesi te shprehen kunder interesave te qeverisjes nese ata e ndjene se shkelen interesat e qytetarit. Shikoni mediat dhe shtypin e shkruar, jane te gjithe ne nje presion dhe kontroll. Kemi levizje te tjera si ajo e futjes se SHISH-it tek Ministria e Rendit, kemi levizje te cilat shume shpejt do te krijojne nje revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga partite opozitare. Po ashtu kemi nje debat shume te madh persa i perket vlerave ne Shqiperi. Emerimet e reja te qeverisjes se PD-se aspak nuk po behen ne baze te dosjeve qofte edhe brenda forumeve te PD-se, por po behen si pasoje e pazareve politike te lidershipit te saj dhe plotesimit te epsheve politike te partive te koalicionit. Gjithe keto te verteta, te cilat nuk jane ne perputhje me parimet dhe normat, ku ka mberritur shoqeria dhe shteti shqiptar tashme, mendoj se shume shpejt do te jene nje subjekt me shume per opozicionin. Natyrisht jo per tu kenaqur nga keto gabime, por per te gjetur arsye per t'ju drejtuar elektoratit dhe per te thirrur me shume njerez.

So do punoje PS per te rigrupuar te gjithe votuesit e majte, por edhe ata te pavendosurit?

"Ajo cka eshte e nevojshme ne PS, eshte nje rithirrje ne apel e te gjithe atyre te cilet kane milituar ne PS, te te gjithe atyre qe kane pasur ose jo teseren e partise, por qe e ndjejne veten te majte. Natyrisht ka disa shifra qe jane ne tregun politik shqiptar, nje armate prej mbi 60 mije anetaresh te PS-se, e cila do te duhet te ri-regjistrohet edhe nje here. Mendoj se eshte shume e rendesishme persa i perket sektorit te Burimeve Njerezore te krijoje nje fushate te tere per krijimin e librit te PS-se, per te evidentuar cdo organizate dhe cdo anetar te partise, menyren se si funksionon. Natyrisht per t'i kthyer keto informacione jo vetem ne te dhena tek kompiuterat tane, po per tu bere vleresimi per menyren se si funksionon partia. Gjithashtu edhe per te gjithe ata qe marrin persiper te drejtojne partine ne rrethe apo ne qender".

Kur mendoni se do te arrihet te kryhet ky vleresim i anetaresise se PS-se?

"Ne shume shpejt ne do te bejme nje sistem te tere vleresimi te menyres se funksionimit te organizates dhe te sistemit strukturor te partise. Gjithashtu eshte shume e rendesishme qe ne te krijojme hapesira per perfshirjen ne sistemin e organizatave te partise, organizata ne baze profesioni, ne baze te grupimeve qe natyrisht nuk bejne jeten normale te shoqerise, pra vetem ne lagje apo ne sistem banesash. Ne do te duhet shume here te synojme ne grupime te cilat jetojne se bashku. Per shembull Forumi Rinor i PS-se, i cili prodhon me dhjetera e dhjetera anetare te partise. Kemi grupimet e para dhe organizatat, qe ne fund te fundit do te jene propagandistet dhe njerezit tane me te zgjedhur politik, per te treguar se perse njerezit do te duhet te bashkohen me te majten".

Ne zgjedhjet e 3 Korrikut, u vu re ndarja e votave mes te majtes. PS-ja pesoi disfate edhe nga kalimi i shume votave te elektoratit te majte per kandidatet e LSI-se. Si do te veproni per ne zgjedhjet lokale te 2006 qe keto vota te bashkohen?

"Ne humbem zgjedhjet e 3 Korrikut per shume arsye, nje nga te cilat ishte dhe sistemi i zgjedhur per votimet e 3 Korrikut, sistem i cili krijonte ne menyre krejt absurde qe votat e elektoratit te majte te kalonin ne krahun tjeter te barrikades. Mendoj se per zgjedhjet e ardhshme, sidomos ato lokale, ne do te duhet te ndjekim nje strategji me kooperuese me aleatet tane, natyrisht duke mos iu nenshtruar kushteve. Por ky mos-nenshtrim nuk duhet te jete vetem kokefortesi per listat e kandidateve, por do te duhet te jete dhe sqarim ndaj elektoratit socialist dhe te kuptohet qe kushtet nuk vihen vetem per bashkepunim, por ato vihen per te perkeqesuar elektoratin dhe votat e se majtes. Prandaj mendoj se qe ne zgjedhjet e ardhshme, ato lokale, te jemi te bashkuar brenda parimeve dhe principeve, si dhe brenda programeve tona dhe jo brenda qejfeve dhe deshirave te njerit apo tjetrit. Po ashtu, nderkohe qe ndodhesh ne opozite je shume here me pak i lire kapricio elektorale dhe ajo qe na ndodhi ne zgjedhjet e fundit te 3 Korrikut, mendoj se nuk do te jete ne zgjedhjet e ardhshme dhe ne te gjitha sistemet e tjera zgjedhore, ku ne do te paraqitemi si opozite dhe do te duhet te mbledhim jo vetem votat e te majtes, jo vetem votat e lekundura, por te kalojme pak me shume se kaq. Prandaj nuk e kemi luksin qe patem ne 3 Korrik, ku secili shkonte per hesat te shportes se vet elektorale ne zgjedhje".

marre nga KOrrieri

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2005 17:29
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Rama!!1
Per mua jo se do sjelle ndonje ndrushim te madh ky njeri por te pakten ky rast tregon qe pronesimi i partise duhet te largohet si koncept.
Edvini eshte njeri punetor, dhe e tregoi veten si kryetar i bashkise se kryeqytetit, uroj qe te ndjeke te njenjten udhe.
Fundja populli shqiptar, nuk ka nevoje per kaprico por per njerez qe punojne. Fundja edhe si kapricoz nuk eshte keq Edvini jo.
Tja leme kohes, por nuk besoj se do kete ndonje mrekulli.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Tetor 2005 21:15
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sabian Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sabian Shto Sabian nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sabian nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Dje po ndiqja nje debat televiziv, midis numrit dy te PS, Pandelin Majko e demokratit Bamir Topi. Ishte nje debat qe flitej per korrupsjoni e reformimin e institucionit te Prokurorise. Nuk do ju flas per debatin sepse ndoshta shume nga ju e kane pare, ose kane lexuar gazetat..
Ajo qe me beri shume pershtypje ne kete debat, ishte menyra ordinere e Majkos e mbi te gjitha, fjalia e fundit e tij.
Mafja eshte Antikomunizem...!!( sipas nje shkrimtari qe ai kishte lexuar) per mua kjo do te thote qe te gjithe ne, qe duam kapitalizem e demokracine, duhet ne te njejten kohe te pranojme Mafjen e korrupsjonin..!! Nuk e kuptova ne ishte kjo nje lloj pranimi, qe ne shtetin shqiptare kishte mafjoze e korrupsjon, apo nje lloj nostalgjije per kohen e vjeter...skandaloze. Nje politikan qe pretendon te ndertoje demokracine, te flas ne kete lloj forme..!!!
Keto njerez qe e mbajne veten si ajka e PS, me fjalime te tilla nuk e meritojne te jene as opozita.. ja kush eshte PS post Nano sot...
E per Cudi as nje gazetare nuk ishte ne gjendje te shkruane sot nje artikull mbi kete gafe te Majkos, eshte evidente qe gazetaret jane shume kritik ne Shqiperi..

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Tetor 2005 23:21
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gabime te zakonshme llogjike

Se pari, ne baze te rregullave te llogjikes A => B por jo gjithmone B=>A.

Ose sipas filozofise se vjeter "Platoni eshte njeri, por jo te gjithe njerezit jane Platone". Ne kete rast Mafia eshte Antikomunizem; kjo nuk do te thote qe duhet te jesh mafioz qe te jesh antikomunist.

Oppsssss...

Se dyti, kush e tha qe te punosh per demokracine duhet te jesh antikomunist, pra mafioz (sipas llogjikes se gabuar te meparshme)? Akoma nuk e keni kuptuar se antikomunizmi eshte vetem nje mode, nje fjalor per tu perdorur kunder kundershtareve politike. Askush nga ju nuk di cfare jane komunistet dhe si mund te jesh antikomunist. Dhe mesa di une ne teorine komuniste nuk parashikohet anti-demokracia. Perkundrazi, shume shtete komuniste mbanin fjalen "DEMOKRATIKE" ne emrat e republikes se tyre (ju kujtohet RDGJ).

Tani me duket e natyrshme pse gazetaret nuk shkruajne artikuj mbi kete argument. Thjesht nuk ka aresye filozofike.

Sidoqofte me duhet te them se emisionin nuk e kam pare, keshtu qe nuk e di kuptimin e plote qe ka perdorur Majko ne diskutimin e tij. Por kam pershtypjen se fjalet "komunizem, demokaci, mafia etj" nuk njihen dhe aq mire. Me se shumti shqiptaret i japin nje vleresim kartesian sa per tu gjendur ne sinkroni me turmen

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2005 04:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Cfar kerkojne kloset e rinj?

Te kerkosh te ngresh popullin ne protesta kunder qeverise, e cila ka nje muaj qe ka filluar punen do te thote se kloseria nuk sherohet dot nga semundjet privilegje e korrupsion.
Kjo do te thote qe per interesat e klosarakeve ta shtysh popullin drejt gjakderdhjes dhe konfrontimit me shtetin.
Cfare ka bere gabim kjo qeveri?
Keta gjakpires e lane arken e shtetit bosh me makuterine e tyre per te vjedhur.
Liqenet e hidrocentraleve i lane qellimisht pa uje,duke e shfrytezuar pa kriter rezervat per qellimet e tyre te mbrapeshta.
Kompanit dhe firmat e tyre mafioze i kane miliona dollar borxhe doganore e taksa te tjera pa paguar arkes se shtetit qysh nga viti 1997.
Korropsionin keta ministra te pafytyre e benin me ndihmen e njerezve te tyre ne administaten shteterore dhe tani duan ti mbajne si kale troje ne qeverine e PD.
Keta te pafytyre kundershtojne reformat ne gjyqesor e ne prokurorine e pergjitheshme kur dihet nga te gjithe shqiptaret se pjesa me e korruptuar ne shqiperi jane gjyqtaret dhe prokuroret te cilet kane vepruar ne unison me qeverine me te kor****uar ne bote.
Kloseria e daderia kundershtojne edhe reformen ne dipllomaci.Garipat duan te mbajne ne USA hajdut te tipit F Tarifa ose A Nesho te dy rrjedhin nga familje qe i kane sherbyer si qen besnik diktatorit dhe diktatures.
Ata kundershtojne cdo reforme qe po ndermerr qeveria Berisha sepse e dijne qe do t'ju dalin shume horrlleqe e pislleqe te tyre ne shesh.
Kjo pune s'ka me kthim.Kjo qeveri ka mbeshtetjen e Europes dhe te Amerikes.
Keta mafioz politike dhe te te gjitha ngjyrave jane te destinuar te deshtojne.Populli shqiptar nuk e besoj ta haje ate kokerr ulliri me helm te klosarakeve & Co.
Populli ua futi atyre sa krahu.
Edhe komuniteti nderkombetar po ashtu.
Nqse vertet socialistet jane skllever ashtu sic ka thene Majko,do t'i ndjekin ata qorrazi mbrapa ne aventuren e tyre fatale.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2005 19:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

IQVLORA

Mua nuk me ha meraku se PS-ja cohet kundra PD-se se lufte brenda llojit eshte, por e keqja bie mbi gjithe vendin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2005 01:04
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Nuk e kuptoj se sa shpejt e harroni historine. personalisht nuk kam lexuar ndonje deklarate te klosit qe te ngreje popullin ne protesta. Nuk ma ha mendja sepse Rama tani po merret me riorganizimin dhe jo me rrezimin e qeverise (qe nuk i intereson per momentin).
Nuk e di kur keni ikur nga Vlora dhe a e ke jetuar kohen e Sales se I. Me duket se doganat dhe tatimet punonin ne te njejten menyre ndoshta ca me keq, sepse ne ate kohe as qe behej fjale qe te paguheshin tatime e dogana. (Ketej i shohim ata ish doganiere e te tjere te asaj kohe se si po jetojne e i blejne shtepite cash).
Mos u merrni me budallalliqe kot sepse ne ate vend qeverite rrotullohen qe te rrotullohen edhe njerezit qe mbajne vendet e punes. Ndersa puna kryhet ne te njejten menyre si nga PS iste ashtu dhe nga PD istet.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2005 04:35
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

I kam jetuar te gjitha kohet

Juve do te thosha se e kam jetuar periudhen e Nanos I,II,III,4,5 e me radhe.Po edhe ate periudhen e krijimit te qeverise se pare demokratike qe permendi ju.
Financat e asaj kohe udhehiqeshin nga njerez pa pike pervoje ne ekonomine e tregut.
Patjeter u pasuruan plot maskarenj ne menyre te pandereshme.Ligjet ishin te dobta dhe kishin shume boshlleqe. Por mbas '97 e deri ne fund te gushtit 2005 Nano e kompani qeverisen me metoden e meritokracise se kush mund te vidhte me shume,kush te trafikonte me shume etj.
Tani duart e monopoleve ne jeten ekonomike te Shqiperise besoj se do te priten me reformat e qeverise se re.Nga Vlora jam kthyer ne fund te Gushtit dhe pashe me syte e mij katrahuren,qe kishin bere Pesat.
Cdo qelize e atij qe quhet shtet ishte e korruptuar,qe nga fotorinua i autobuzit.
Lexo artikullin e mesiperm se cfare ka thene i korruptuari Klosi,e Blushet me kompani.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga Klodel datė 01/11/2005 ora 09:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2005 16:08
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Ata do te kthehen aq sa u kthyen femijet e atyre te pareve qe jane akoma ketej duke bere qejf. (megjithese disa baballare u kthyen pas zgjedhjeve per te rimarre poste).
E perseris dhe nje here ne shqiperi nderrohen vetem personat, menyra si punohet eshte e njejte. Mbaj mend kur vajta nje here ne vlore ne kohen e Mulosmanit, dhe duke u tallur i thashe nje vlonjati se ua ka mbledhur komisari.
Ca llafos ti, ky pjesim per komisare ne komisare jemi vete. Dhe faktikisht ai ishte realiteti. Harron si rrinin skafet te parkuar si taksi tek plazhi i ri? Cfare u investua ne Vlore ne 7 vjete me gjithe ato para qe ishin ne qarkullim? Vetem hoteli i Shehut dhe atyre vellezerve nga skela se ua harrova mbiemrin. Asgje tjeter.
Ajo qe beri Fatosi ishte se nuk i la te gjithe te hanin si sala po krijoi monopolet. Qe te dyja veprime te papranueshme.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2005 22:08
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > PS post NANO

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.