ADELAIDA
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694
|
ARISTOTELI (384-322 para Krishtit)
Aristoteli eshte nje nga filozofet me te medhenj te te gjitha kohrave.ai eshte filozofi i antikitetit qe diti te unifikoje ne nje sistem te vetem te gjithe dijen e kohes.
Aristoteli ishte nxenes i Platonit ,por ndryshe nga Platoni,ai ishte shume i interesuar per boten natyrore.duke qene nje figure poliedrike ,ai shkroi per etiken,filozofine,politiken,zoologjine,astronomine
,botaniken ,matematiken dhe historine.Trajtimi i bere nga aristoteli ishte shkencor dhe bazohej ne vezhgimin e botes natyrore.
Per Aristotelin realiteti i botes qendronte tek ``materia`` ,lenda perberese e gjithckaje ne bote.Aristoteli kritikoi teprine e formave te Platonit dhe shkroi se:
-perceptimi eshte njohje
-bota natyrore eshte bota reale
-perceptimi dhe pervoja e shqisave jane baza e njohjes shkencore
Aristoteli percaktoi se te gjitha substancat perbahen nga 2 pjese:lenda ose ``materia`` dhe struktura ose ``forma`` .Materia dhe forma jane pjese e kesaj bote dhe jo e nje bote pertej saj ,si format e Platonit .sendet sipas tij ekzistojne ne te tashmen,por kane edhe nje mundesi per tu shenderruar ne dicka te re.Sipas aristotelit,ky shenderrim eshte gjithmone i qellimshem ,ndodh me nje synim te caktuar dhe quhet ``teleologjike`` (nga telos-synim)
Mqs te gjitha sendet jane te perbera nga materia ,qe eshte gjithnje ne ndryshim ose ne levizje,sendet nuk mund te arrijne kurre perkryerjen ,qe i takon vetem Zotit .Sidoqofte qeniet njerezore mund ti afrohen perkryerjes duke medituar rreth formave te pastra.
Aristoteli e coi me tej idene e materies,duke shpjeguar levizjen e gjithckaje.Si pasoje e kater shkaqeve te levizjes ,shkakut material,formal,levizes dhe shkakut final,mund te studjohet levizja ne termat e forces dhe te veprimit.
Ndihmesa e Aristotelit ne ceshtje te lidhura me politiken vazhdon te jete e rendesishme edhe sot.Ai e percakton njeriun si nje ``zoon politicon ``(kafshe politike),qe nga vet thelbi i tij esjhte nje qytetar.Ne lidhjen e njeriut me shtetin duhet synuar gjithmone arritja e nje ekuilibri.
Ne fushen e artit ,Aristoteli percaktoi konceptet themelore ne teater.Ne librin e tij `Poetika` ai pershkruan rendesine e catharsis-it ose te pastrimit te shpirtit nepermjet poezise dhe tragjedise.Publiku ndersa ndjek zhvillimin e temes tragjike ,n fundin e saj tragjik perjeton vet madheshtine dhe vogelsine e qenies se tij.Si pasoje e krizes tragjike ,spektatoret pesojne nje pastrim shpirteror,sepse clirohen nga ndjenjat e teperta dhe turbullimet qe ato sjellin.Ky shkarkim eshte shpirteror ,sepse ne castin me intensiv njeriu perjeton njeherazi nje paqe te perkryer qe i perqaset qetesise hyjnore.
__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|