Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ungjilli i Jezus Krishtit.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Ungjilli i Jezus Krishtit.

KARAKTERI I PERENDISE

ZOTI ESHTE NJE

Bibla na tregon që ka vetëm një Zot të Vetëm të Vërtetë.

Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që ZOTI është Perëndi atje lart në qiej dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër. (Ligji i Përtërirë 4:39)

Sepse kështu thotë ZOTI që ka krijuar qiejt, Ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë: ...Unë jam ZOTI dhe nuk ka asnjë tjetër. (Isaia 45:18)

Dëgjo, Izrael, ZOTI, Perëndia ynë, është ZOTI i vetëm. (Ligji i Përtërirë 6:4)

Por fjala një apo i vetëm në këtë varg (echad – në hebraisht) i referohet një uniteti sesa një personi të vetëm. Përdoret e njëjta fjalë te Ezdra 3:1 – "Populli u mblodh si një njeri i vetëm"


ZOTI ESHTE TRINI

"Trinia" përshkruan një mister hyjnor, të pazbërthyeshëm për mëndjen njerëzore.
Bibla afirmon që Zoti i Vetëm i Vërtetë ekziston përjetësisht në tre persona, të vecuar dhe të ndërlidhur, duke mbetur vetëm një Perëndi, jo tre. Bibla i quan Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Tre Persona të ndarë dhe të dallueshëm [ nga njëri tjetri ] por prapë Një. Secili ka një punë të vecantë, dhe të tre bashkë janë Një Qënie dhe Një Hyjni.

Ati është Perëndi.

Por për ne ka vetëm një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të Tij (1 Kor. 8: 6)

Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krisht. (Romakët 1:7)

Biri është Perëndi

Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala (Jezusi) ishte Perëndi.(Gjoni 1:1)

Dhe cdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë At. (Filipianët 2:11)

Duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë së të madhit Perëndi dhe të shpëtimtarit tonë, Jezu Krisht. (Titi 2:13)

Krishti, i cili është përmbi cdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen. (Romakët 9:5)

Fryma e Shenjtë është Perëndi.

Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë... (Efesianët 4:30)

Ka vetëm një Perëndi të Gjallë e të Vërtetë që ekziston përjetësisht në tre persona të barabartë por të dallueshëm që janë Një në natyrë dhe në esencë dhe në Unitet të përsosur.

Dhe Jezusi sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt u hapën dhe Ai pa Frymën e Perëndisë të zbresë si një pëllumb e të vijë mbi Të; dhe, ja, një zë prej qiellit [Ati]që tha: Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim. (Mateu 3:16,17)

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë. (Mateu 28:19)

Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen. (2 Korintasit 13:13)

Një renditje e tillë tregon barazi absolute. Biri dhe Fryma janë në të njëjtën vijë me Atin.


ZOTI ESHTE FRYME

Ai nuk ka përmasa fizike dhe është i padukshëm.

Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën. (Gjoni 4:24)

Ai nuk është i kufizuar as në hapësirë dhe as në kohë dhe as nuk banon në vënde "të shenjta".

Perëndia, që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të, duke qënë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse Ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje, dhe gjithcka. (Veprat 17:24,25)


ZOTI ESHTE PERSONAL

Zoti nuk është një gjë, forcë apo fuqi kapricoze që endet nëpër Univers. Bibla na tregon që Ai është një Qënie Personale, i vetë-dijshëm për ekzistencën e Tij, që zotëron intelekt dhe vullnet dhe që është i aftë të hyjë në një marrëdhënie personale me njeriun.

- Zoti është i vetë-dijshëm për ekzistencën e Tij.

Perëndia i tha Moisiut: UNE JAM AI QE JAM. Pastaj tha: Do t'ju thuash kështu bijëve të Izraelit: UNE JAM-i më ka dërguar tek ju. (Eksodi 3:14)

Kjo deklaratë është një afirmim i fuqishëm që Zoti njeh vetë ekzistencën e Tij si një person.

Por jo vetëm aq Ai është i ndërgjegjshëm për ekzistencën e Tij, por është i ndergjegjshëm edhe për individualizmin e Tij. Ja cfarë thotë Ai për vetë ekzistencën e Tij Unike:

Nuk ka Perëndi tjetër vec meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë vec meje. (Isaia 45:21)

Kjo deklaratë tregon që Perëndia është një Person që është ndryshe dhe i pavarur nga cdo person apo gjë tjetër.

- Zoti zotëron një intelekt
Intelekti është një karakteristikë për të arsyetuar, përceptuar dhe kuptuar. Sipas Biblës Zoti zotëron një intelekt përtej të kuptuarit njerëzor.

Sa të mëdha janë veprat e tua o Zot, sa të thella janë mendimet e tua! (Psalmi 92:5)

Duke qënë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia – thotë ZOTI. Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja. (Isaia 55:8,9)

- Zoti zotëron një vullnet
Bibla na tregon qartë se Zoti ka një vullnet.

Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i ZOTIT do të mbetet i pandryshuar. (Fjalët e Urta 19:21)


ZOTI ESHTE KRIJUESI

Bibla na tregon që Ai është përpara cdo gjëje dhe cdo gjë ekziston për shkak të Tij. Ai është shkaku dhe bërësi i gjithckaje.

Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; Dhe Fryma e Perëndisë lëvizte mbi sipërfaqen e ujërave. (Zan. 1:1,2)

Vetëm ti je ZOTI! Ti ke bërë qiejt, qiejt e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithcka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron. (Nehemia 9: 6)

Ai bëri tokën me fuqinë e Tij, ka vendosur botën me urtësinë e Tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e Tij. (Jeremia 10:12)

I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse Ti i krijove të gjitha gjërat, dhe për hir të vullnetit tënd janë dhe u krijuan. (Zbulesa 4:11)


ZOTI ESHTE MBAJTESI

Bibla na mëson jo vetëm që Zoti është Krijuesi por edhe Mbajtësi. Ne i detyrohemi Atij për cdo frymëmarrje dhe lëvizje. Cdo qënie, që nga ëngjëlli më i lartë deri te krimbi më i vogël jeton në varësi absolute nga Zoti. Ne do të marrim frymë vetëm sepse Ai do ta japë.

Ai (Perëndia) ka në dorë jetën e cdo gjallese dhe frymën e cdo qënie njerëzore. (Jobi 12:10)

Në qoftë se Perëndia do të vendoste në zemrën e vet të tërhiqte Frymën dhe hukatjen e Tij, cdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht dhe njeriu do të kthehej në pluhur. (Jobi 34:14,15)

Të gjithë presin që Ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; Ti hap dorën dhe ngopen me të mira. Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; Ti tërheq frymën e tyre, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre. Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu Ti ripërtërin faqen e dheut. (Psalmi 104:27-30)

Perëndia që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të... Ai u jep të gjithve jetë, frymëmarrje dhe gjithcka;... në Të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi. (Veprat 17: 24,25,28)


ZOTI ESHTE I MADH

Ka vetëm një Zot të Madh. Të gjitha qëniet dhe gjërat e tjera janë totalisht të varura nga Ai.

Sepse ZOTI është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. Në duart e Tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. I Tij është deti, sepse Ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e Tij kanë modeluar. (Psalmi 95:3-5)

ZOTI është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e Tij është e panjohshme. (Psa.145:3)

Beko, o shpirti im, ZOTIN! O ZOT, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkelqim dhe madhështi. (Psalmi 104:1)


ZOTI ESHTE I PERSOSUR

Bibla na mëson se Zoti është i përsosur. Ai jo vetëm që është i përsosur moralisht, por Ai është i përsosur në cdo aspekt në atë që Ai është dhe në atë që Ai bën.

- Veprat e Tij janë të përsosura.
Zoti është i përsosur në cdo aspekt të karakterit të Tij, dhe si pasojë edhe Veprat e Tij janë të përsosura. Cdo gjë që Zoti ka bërë, bën dhe do të bëjë në Univers dhe në ne është e përsosur.

Rruga e Perëndisë është e përsosur; Fjala e Tij është e pastruar me zjarr... (Psalmi 18:30)

- Fjala e Zotit është e përsosur.

Ligji i ZOTIT është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e ZOTIT është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e ZOTIT janë të pastra dhe ndricojnë sytë. (Psalmi 19:7-8)


ZOTI ESHTE I PERJETSHEM

Ai është pa fillim dhe pa fund.

Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, ZOTI, krijuesi i kufijve të tokës nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e Tij është e panjohshme. (Isaia 40:28)

Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi. - thotë Zoti. Që është dhe që ishte dhe që vjen, i Gjithpushtetshmi. (Zbulesa 1:8)

Para se të kishin lindur malet dhe para se Ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë Ti je Perëndia. (Psalmi 90:2)

Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshmeqë ka kaluar, ose sikur ta gëdhish një natë. (Psalmi 90:4)

- Mbretërimi i Zotit është i përjetshëm.

Por ZOTI është Perëndia i vërtetë, Ai është Perëndia i Gjallë dhe Mbreti i Përjetshëm...
(Jeremia 10:10a)

Mbretëria jote është një mbretëri e përjetshme dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi. (Psalmi 145:13)

- Fjala e Zotit është e përjetshme.

Bari thahet, lulja fishket, por Fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë. (Isaia 40:8)

- Shpëtimi dhe Kujdesi i Tij për njerëzit e Tij është i përjetshëm.

Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e Tij të përjetshëm... (Ligji i Përtërirë 33:27)


ZOTI ESHTE VETE-EKZISTUES

Ai është absolutisht i lirë nga cdo nevojë dhe varësi.

UNE JAM AI QE JAM. (Eksodi 3:14)

Emri demonstron që ekzistenca e Zotit nuk u shkaktua, nuk varet nga asnjë dhe asgjë jashtë vetes së Tij.

Sepse pranë Teje është burimi i jetës dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën. (Psalmi 36:9)

Perëndia, që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të, duke qënë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse Ai u jep të gjithve jetë, frymëmarrje dhe gjithcka. (Veprat 17:24,25)


ZOTI ESHTE I PANDRYSHUESHEM

Ai është i pandryshueshëm, konstant dhe besnik. Ai nuk nuk ndryshon kurrë.

Së lashti, ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua; ata do të zhduken, por Ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; Ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen. Por Ti je gjithnjë po Ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund. (Psalmi 102:25-27)

Une jam ZOTI, nuk ndryshoj; prandaj ju... nuk jeni konsumuar. (Malakia 3: 6)

Jezu Krishti është i njëjtë dje dhe sot dhe në përjetësi. (Hebrenjtë 13:8)


ZOTI ESHTE I PLOTEFUQISHEM

Zoti është i fuqishëm të bëjë gjithcka që ka premtuar.

Ah, Zot, ZOT! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty. (Jeremia 32:17)

Për Perëndinë cdo gjë është e mundur. (Mateu 19:26b)

Po, unë pranoj që ZOTI është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë. ZOTI bën c'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat. (Psalmi 135:5,6)

ZOTI i ushtrive është betuar duke thënë: Në të vërtetë ashtu sic e kam menduar, ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, ashtu ka për të ndodhur. Meqënëse ZOTI i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t'ia anullojë? Dora e Tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë? (Isaia 14:24,27)

Tërë banorët e dheut përpara Tij konsiderohen si asgjë; Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: Cfarë po bën? (Danjeli 4:35)


ZOTI ESHTE I KUDONDODHSHEM

Ai është prezent në cdo vend dhe në cdo kohë. Kjo nuk do të thotë që një pjesë e Zotit është në Kinë dhe një pjesë tjetër është në Shqipëri. Jo, Ai është plotësisht kudo në të njëtën kohë.

Po a është e vërtetë që Perëndia banon mbi tokë? Ja, qiejt e qiejt e qiejve nuk mund të të nxënë... (1 Mbretërit 8:27)

Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, Ti je atje; në rast se e shtrij shtratin tim në Sheol, Ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë. (Psalmi 139:7-10)

"A jam unë vetëm një Perëndi nga afër?" - thotë ZOTI, "apo edhe një Perëndi nga larg? A mund të fshihet dikush në vende të fshehta që unë të mos e shoh?" - thotë ZOTI. "A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën? - thotë ZOTI." (Jeremia 23:23,24)


ZOTI ESHTE I GJITHDIJSHEM

Ai zotëron njohuri të përsosura për të gjitha gjërat e kaluara, të tashmen dhe të ardhmen.
Asgjë nuk ka të fshehur për Perëndinë. Jo vetëm që Ai di faktet, por i interpreton ato me urtësi të përsosur. Cdo krijesë, vepër dhe mendim është si një libër i hapur para Tij.

ZOTI është Perëndia i njohjes dhe Ai peshon veprimet. (1 Samueli 2:3)

Qoftë i bekuar emri i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse Atij i përkasin ditura dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend. Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me Të. (Danjeli 2:20-22)

A e di ti si rrinë pezull retë në ajër, mrekullitë e Atij që është i përsosur në njohuri? (Jobi 37:16)

Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjithë sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafund zgjuarsia e Tij. (Psalmi 147:4,5)

Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, ZOTI, krijuesi i kufijëve të tokës nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e Tij është e panjohëshme. (Isaia 40:28)

Ti më ke hetuar, o ZOT, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o ZOT, e di atë plotësisht. (Psalmi 139:1-4)

ZOTI i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë vecëse kotësi. (Psalmi 94:11)

Sepse Ai i mban sytë te rrugët e njeriut dhe shikon tërë hapat e tij. Nuk ka terr, as hije vdekjeje ku mund të fshihen njerëzit e këqij. Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri, para se ta nxjerrë për gjykim para Tij. (Jobi 34:21-23)

ZOTI shikon nga qielli; Ai shikon tërë bijtë e njerëzve. Nga vendi i banimit të Tij Ai kqyr tërë banorët e tokës. Ai e ka formuar zemrën e te gjithve, Ai kupton tërë veprat e tyre. (Psalmi 33:13-15)

Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të ZOTIT dhe Ai vëzhgon të gjitha shtigjet e Tij. (Fjalët e Urta 5:21)

Sytë e ZOTIT janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët. (Fjalët e Urta 15:3)

Dhe nuk ka asnjë krijesë që është e padukshme para Tij, por gjithcka është lakuriq dhe e zbuluar para syve të Atij, të cilit ne duhet t'i japim llogari. (Hebrenjtë 4:13)


ZOTI ESHTE I VERTETE

Por ZOTI është Perëndia i vërtetë, Ai është Perëndia i gjallë dhe Mbreti i përjetshëm. Para zemërimit të Tij toka dridhet dhe kombet nuk mund të qëndrojnë përpara indinjatës së Tij, (Jeremia 10:10)

Zoti i së Vërtetës.

Në duart e tua unë e besoj frymën time; Ti më shpengove o ZOT, Perëndi i së vërtetës. (Psalmi 31:5)


ZOTI ESHTE BESNIK

Ai është i denjë për besim absolut, dhe njerëzit e Tij mund të varen tek Ai pa asnjë dyshim.

Prano, pra, që ZOTI, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e Tij dhe tregohet i mbarë deri ne brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan.. (Ligji i Përtërirë 7:9)

O ZOT, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë. (Psalmi 36:5)


ZOTI ESHTE DASHURI

Bibla na tregon se dashuria hyjnore është më shumë sesa qëndrim, emocion, apo vepër por një pjesë e qënies dhe natyrës së Tij. Jo vetëm që Ai do por Ai është edhe dashuri.

...Perëndia është dashuri. (1 Gjoni 4:8)

Do ishte më e lehtë sikur të numëroje yjet e qiellit dhe kokrrizat e rërës se sa të masje
ose edhe të përpiqeshe të përshkruaje dashurinë e Perëndisë.

- Dashamirësia e Zotit kundrejt të gjitha krijesave.

Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e Tij. (Psalmi 145:9)

Ai bën të lindë diellin e Tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. (Mateu 5:45)

ZOTI, ZOTI Perëndi, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri. (Eksodi 34: 6)

ZOTI është i dhembshur dhe mëshirëplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. (Psalmi 145:8)


ZOTI ESHTE I SHENJTE

Kjo është një nga të vërtetat më të mëdhaja që mund të mësojmë rreth Perëndisë. Si Krijuesi, Zoti është mbi të gjithë krijimin e Tij dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar.
Zoti është i shenjtë dhe gjithcka që Ai është apo bën është një shprehje e shenjtërisë së Tij.

UNE JAM AI QE JAM. (Eksodi 3:14)

Zoti është i shenjtë, i ndarë dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie dhe gjë tjetër.

I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij. (Psalmi 111:9b)

Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti... (1 Samueli 2:2)

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen! (Zbulesa 4:8b)

Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni që të jem baras me të? - thotë i Shenjti. (Isaia 40:25)

Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. (Habakuku 1:13)

Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më. (Isaia 59:2)


ZOTI ESHTE I DREJTE

Sipas Biblës, Zoti është një qënie absoulitisht e drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës së Zotit apo veprave të Tij. Veprat dhe gjykimet e Tij janë abolutisht perfekte.

Ai është Shkembi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë. (Ligji i Përtërirë 32:4)

Drejtësia jote është si malet e Perëndisë dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. (Psalmi 36: 6)

Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit Tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate. (Psalmi 89:14)

Drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të Tij. (Psalmi 97:2)

Sepse Zoti është i drejtë; Ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e Tij. (Psalmi 11:7)

Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi. (Isaia 5:16)

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur. (Psalmi 7:11-12)


ZOTI ESHTE ZOT MBI GJITHCKA

Bibla na tregon jo vetëm që Zoti është Krijuesi dhe Mbajtësi po edhe se Ai është Zot dhe Mbret mbi gjithcka. Ai sundon mbi të gjitha krijesat, veprimet dhe gjërat, nga më e madhja te më e vogla, nga urtësia e Tij e përsosur, fuqia e Tij e pafundme dhe drejtësia e Tij absolute.

- Supremacia e Zotit.

Sepse Ti, o ZOT, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera. (Psalmi 97:9)

Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i "Shenjti"... (Isaia 57:15)

Jotja, o ZOT, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithcka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja, o ZOT, është mbretëria, dhe Ti ngrihesh sovran mbi gjithcka. (1 Kronikave 29:11)

ZOTI shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e Tij ndodhet përmbi qiej. Kush i përngjan ZOTIT, Perëndisë tonë, që banon në vënde shumë të larta, që ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiej dhe mbi tokë? (Psalmi 113:4-6 )

- Zot.
Perëndia ka sovranitet absolut mbi krijimin e Tij.

Perëndia është Zot i qiellit dhe i tokës. (Veprat 17:24)

- Mbret.
Në Bibël Perëndia është Mbret i madh mbi të gjithë krijimin dhe mbretëron me një lavdi të patejkalueshme.

Sepse ZOTI, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një Mbret i madh mbi gjithë dheun. (Psalmi 47:2)

"...Sepse unë jam një Mbret i madh." - thotë ZOTI i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve". (Malakia 1:14b)

...lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin e Qiellit, sepse të gjitha veprat e Tij janë të vërteta dhe rrugët e Tij janë drejtësi... (Danjeli 4:37)

Qengji (Krishti) do t'i mundë, sepse Ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve... (Zbulesa 17:14)

Sepse ZOTI është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. (Psalmi 95:3)

Por Mbretit të përjetësive, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të urtë, i qoftë nder e lavdi në jetë të jetëve. Amen (1 Timoteu 1:17)

- Sundues, Sundimtar.
Ai sundon mbi gjithcka. Asnjë, duke përfshirë njeriun, është përtej kufijve të sundimit të Tij.

Zoti e ka vendosur fronin e Tij në qiejt dhe mbretërimi i Tij sundon mbi gjithcka. (Psalmi 103:19)

O ZOT, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, Ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë. (2 Kronikave 20: 6)

...e bekova Shumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rron përjetë, sundimi i të cilit është një sundim i përjetshëm dhe mbretëria e të cilit vazhdon brez pas brezi. Tërë banorët e dheut përpara Tij konsiderohen si asgjë; Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t'ia ndalë dorën ose t'i thotë: "Cfarë po bën?". (Danjeli 4:34,35)


ZOTI ESHTE LIGJVENES DHE GJYKATES

Bibla tregon që Zoti është i shenjtë dhe i drejtë. Ai e ka zbuluar vullnetin e Tij të gjithë njerëzve dhe do ti gjykojë ata sipas standartit që ju është zbuluar atyre. Të gjitha krijesat mund të jenë të sigurta që Zoti do ti gjykojë ato sipas standarteve më strikte të drejtësisë.

Duhet të kuptohet gjthmonë që gjykimi i Zotit mbi njeriun nuk është i pajustifikuar dhe mizor, por një pasojë e paevitueshme e karakterit të Tij të shenjtë dhe të drejtë.

- Zoti si Ligjvënës.
Bibla na tregon që Krijuesi, Zoti sovran i universit është gjithashtu edhe Ligjvënësi dhe Gjykatësi i saj suprem.

ZOTI është Gjykatësi ynë, ZOTI është Ligjvënësi ynë, ZOTI është Mbreti ynë... (Isaia 33:22)

Vetëm një është Ligjvënësi, Ai që mund të shpëtojë dhe të shkatërrojë... (Jakobi 4:12)

Zoti është Ligjvënësi dhe Ai do të gjykojë cdo njeri sipas Ligjit të Tij.

- Zoti si Gjykatës. (Mbikqyrësi i Gjithëdijshëm)
Sipas Biblës, Zoti ka zbuluar vullnetin e Tij dhe do ti gjykojë njerëzit për cdo gjë që kanë bërë
Ai zotëron njohuri të përsosur për gjithcka pa qënë nevoja për të kërkuar apo zbuluar fakte.
Asgjë nuk ka të fshehur për Të. Gjithdijshmëria e Perëndisë jo vetëm që provon që Ai është i denjë për të gjykuar, por gjithashtu garanton që Gjykimi i Tij do të jetë i gjithmonë i përsosur

Mos vazhdoni të flisni me aq mburrje; të mos dalin fjalë arrogante nga goja juaj, sepse ZOTI është Perëndia i njohjes dhe Ai i peshon veprimet. (1 Samueli 2:3)

Ai llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjithë sipas emrit të tyre. I madh është ZOTI ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafund zgjuarsia e Tij. (Psalmi 147:4,5)

Zoti gjithmonë do të gjykojë sipas njohurisë së Tij të përsosur të të gjitha fakteve.

Sepse Ai i mban sytë te rrugët e njeriut dhe shikon tërë hapat e tij. Nuk ak terr, as hije vdekjeje ku mund të fshihen njerëzit e këqij. Në fakt Perëndia nuk ka nevojë të kqyrë gjatë një njeri, para se ta nxjerrë për gjykim para Tij. (Jobi 34:21-23)

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. (Psalmi 7:11)

Por Zoti mbetet përjetë; Ai ka vendosur fronin e Tij për të gjykuar. Ai do të gjykojë botën me drejtësi, do ti gjykojë popujt me pa-anësi. (Psalmi 9:7,8)

Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet cdo vepër, dhe cdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe. (Predikuesi 12:14)

Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin një herë, dhe më pas vjen gjyqi. (Hebrenjtë 9:27)

Dhe pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ishte ulur mbi të, nga fytyra e të cilit morën arratinë dheu dhe qielli, dhe nuk e gjend vend për ta. Dhe pashë të vdekurit, të vegjël e të mëdhenj, që qëndronin përpara Perëndisë, dhe librat u hapën; dhe një libër tjetër u hap, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre. Dhe deti i dha të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe ferri dhanë të vdekurit që ishin në ta; dhe u gjykuan secili sipas veprave të tij. (Zbulesa 20:11-13)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:44
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

MEKATI I NJERIUT

Ti dhe unë dhe të gjithë njerëzit kemi mëkatuar kundër Perëndisë së shenjtë dhe të drejtë.

Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër vecëse e keqja në cdo kohë. (Zan. 6:5)

Ky varg po na meson dicka. Na tregon më shumë se thjesht kemi mëkatuar me mendimet tona. Po na mëson dicka për natyrën tonë. Ato mendime duhet të vijnë nga diku. Mendimet e tua zbulojnë karakterin e natyrës tënde. Por cilat janë këto mendime?
Nëse unë do te isha ne gjëndje të nxirrja cdo mendim tëndin që ke pasur ndonjëherë, nga momenti që kujton kur ke menduar për herë të parë dhe deri tani që po lexon këtë, nëse unë do te isha në gjëndje të merrja cdo mendim që ti ke patur, dhe ti vendosja në një DVD dhe ti shfaqja cdo mendim dhe cdo vepër tënden që ke kryer në këtë tokë para gjithë njerëzve, ty do të të duhej të largoheshe nga qyteti dhe nuk do të vije më. Pse?
Sepse ti ke menduar gjëra kaq të turpshme sa që nuk do doje ti flisje me asnjë njeri!

Ti ke menduar gjëra kaq të këqija, kaq të tmerrshme, kaq te liga, sa nuk i ke folur as edhe me shokët e tu më të ngushtë. Ti ke menduar gjëra kundër shokëve tënd të ngushtë që nëse do ti dinin nuk do të ishin më shokët e tu!

Nëse këto mendime do të shfaqeshin para të gjithë njerëzve, ti do ishe i mbuluar me turp, dhe ti e di që ata që po shikojnë mendimet e tua të këqija, kanë të njëjtat mendime të këqija.

Edhe midis mëkatarëve ti nuk mund të durosh dot që ata të dinë kush ti je!

Tani, si do të qëndrosh përpara një Zoti të Shenjtë?
Si do të qëndrosh përpara një Qielli të Shenjtë? Që nuk ka erresirë, dhe që nuk ndryshon!

Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij... (Zanafilla 8:21)

Ideja këtu është kjo: Të këqijat e njerëzve shkaktohen nga dicka më shumë sesa influencat e jashtme. Nerëzit bëjnë të këqija sepse njerëzit janë të këqinj! Dhe për këtë mjafton të shikojmë lajmet dhe gazetat!

Në fakt nuk ka asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë. (Predikuesi 7:20)

Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë. (Romakët 3:23)

Cfarë do të thotë të mëkatosh? - Ideja është që ti devijon nga Ligji dhe Vullneti i Zotit. Ti thyen Urdhërimet e Perëndisë. Ose ti nuk bën cfarë Ai të thotë të bësh, ose ti bën cfarë Ai të ndalon. Kjo është shkelje e Ligjit të Tij dhe kjo është një ofendim kundër Lavdisë së Tij, kundër Shenjtërisë së Tij, kundër Drejtësisë së Tij, dhe kundër Personit të Tij. Por le ta themi pak më ndryshe: Zoti krijoi botën, me anë të Fjalës. Ai tha: Le të ketë Dritë, dhe drita u bë. Ai i tha Diellit dhe yjeve të vendosen në vende të caktuara në qiell, dhe ato u bindën. Ai ju tha planeteve të ndjekin rrugën që Ai ju kishte caktuar dhe ato të gjitha ju nënshtruan vullnetit të Tij. Ai ju foli maleve që të ngrihen, dhe ato u bindën. Ai ju tha luginave të ulen dhe ato u bindën. Ai ju tha deteve të mëdhaja të tokës që të vinin deri në këtë pikë dhe jo më tej, dhe ato e adhuruan Atë. Dhe pastaj ai të tha ty: Eja, dhe ti the: JO!

Jemi të gjithë si një gjë e papastër dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë (të mira) janë si një rrobe e ndotur... (Isaia 64: 6)

Asgjë që njerëzit bëjnë nuk e kenaq Atë. Veprat e mira nuk mund ta kënaqin Atë. Feja nuk mund ta kënaqë Atë. Te gjitha ato janë si një rrobë e ndotur para Tij.

Sic është shkruar: Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një. (Romakët 3:10)

Të banosh me Zotin e Drejtë në qiell, ti duhet të jesh më shumë se i falur, më shumë se neutral, ti duhet të jesh i drejtë, dhe ti nuk je, ti nuk je i drejtë!

Nuk ka asnjë që të kuptojë, nuk ka asnjë që të kërkojë Perëndinë. (Romakët 3:11)

Zakonisht, njerëzit e kërkojnë Perëndinë vetëm kur kanë ndonjë nevojë.

Të gjithë kanë dalë nga udha, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një. (Romakët 3:12)

Shumica njerëzve mendojnë se do te shkojnë në Parajsë sepse janë njerëz të mirë. Por Perëndia thotë që para Tij nuk ka asnjë të mirë, as edhe një!

Të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë Lavdinë e Perëndisë. (Romakët 3:23)

Ti u bëre për Lavdinë e Perëndisë. Ti u bëre për Të, dhe vetëm për Të.
Ti nuk u bëre për veten tënde, për gruan tënde apo për dicka tjetër.

“Jeto për mua” – thotë Ai. Ti thua: “JO!” Perëndia thotë: “Ti u bëre për Mua” dhe ti thua: “Nuk dua. Unë do të marr kontroll të plotë mbi jetën time. Une do të bëhem zoti i zemrës time.”

Qëllimi që ti u bëre dhe u krijove është që të jetosh për Të. Gjërat bëhen për një arsye,
dhe ti u bëre për Perëndinë.

Arsyeja e vetme që ti merr frymë është që ajo të kthehet tek Ai në lavdërim.
E vetmja arsye që zemra jote rreh është që të rrah shpejt e më shpejt në përjetimin dhe njohjen e Tij. E vetmja arsye që mëndjes tënde ju dha një intelekt ishte që të mendonte mendime të mëdhaja për Të. Veshët e tu të dëgjojnë Atë. Sytë e tu të shikojnë Atë. Goja dhe Gjuha jote ta lavdërojnë Atë... - Por ne nuk donim!

Ti dhe unë kemi mëkatuar. Sipas standartit të Perëndisë ne nuk jemi njerëz të mirë.

- Ti je mëkatar i madh përara Perëndisë? Ti ke kryer mëkatin më të madh që një njeri mund të kryejë? Ja cfarë thote Perëndia për këtë:

Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. (Mt. 22:37,38)

Cili Urdhërim është ky? - "Urdhërmi i parë dhe më i madh"
Nëse ky është Urdhërimi i parë dhe më i madh, atëhere cili është mëkati i parë dhe më i madh? - "Të mos e mbash këtë Urdhërim"
A e ke mbajtur ti? A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka, Të parin në dashuri, Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua, Të parin në biznes, Të parin në gjithcka?
Ti nuk e ke mbajtur këtë Urdhërim, duke thyer kështu ligjin e parë dhe më të madh të Perëndisë!

Mos e përdor emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij. (Eksodi 20:7)

A e ke përdorur emrin e Zotit kot (psh: O Zot) dhe a je betuar ndonjëherë për Zotin?
Cfare te ben kjo ty? - "Blasfemues". Cfarë do të ndodhë me atë që përdor emrin e Tij kot?

Ndero atin dhe nënën tënde. (Eksodi 20:12)

A ka pasur ndonjëherë në jetën tënde kur nuk ke nderuar, respektuar dhe nuk i je bindur prindërve te tu?

Mos shkel besnikërinë bashkëshortore. (Eksodi 20:14)
Por unë po ju them se kushdo shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. (Mateu. 5:28)

A ke dëshiruar ndonjëherë ndonjë person tjeter? Epshi është shkelje e kurorës ne zemer!

Mos vidh. (Eksodi 20:15)

A ke vjedhur ndonjëherë në jetën tënde, sado gjë e vogël të ketë qënë?

Mos bej dëshmi të rreme, (pra, mos gënjej). (Eksodi 20:16)

A ke gënjyer ndonjëherë? Cfare te ben kjo ty? - "Genjeshtar"

Kushdo që urren vëllanë e tij, është njeri-vrasës. (1 Gjoni 3:15)

Urrejtja është e barabartë me vrasjen në sytë e Zotit! A ke urryer apo a urren ndonjë person tjetër?

Ne të gjithë kemi mëkatuar dhe kemi shkelur Ligjin e këtij Perëndie të shenjtë dhe të drejtë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:47
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

DILEMA E MADHE

Atëhere si të jetë i drejtë njeriu para Zotit?
Sepse nëse Zoti është me të vërtetë i Drejtë dhe i Mirë, Ai nuk mund të të falë ty!

Ai që nxjerr fajtorin të pafajshëm... është neveri për Zotin. (Fja. 17:15)

Për shkak se Zoti është i shenjtë dhe i drejtë, dhe për shkak se ne jemi mëkatarë dhe kemi shkelur ligjin e Tij, Zoti që të jetë i drejtë duhet të na gjykojë dhe dënoje ne!

Dilema më e madhe në të gjithë Biblën është kjo:
Si mund një Zot i Drejtë të falë mëkatarin dhe prapë të mbetet i drejtë?!
Ky është problemi më i madh i Biblës. Nëse Zoti është me të vërtetë i Drejtë dhe njerëzit me të vërtetë mëkatarë/fajtorë, Ai duhet të dënojë njerëzit mëkatarë! Ja një ilustrim për këtë:

Le të themi që një hajdut vret familjen tënde. Por kapet nga policia. Dhe ky hajdut del përpara gjykatësit. Por gjykatësi i thotë këtij hajduti: "Shiko, une jam një gjykatës i mirë dhe i mëshirshëm, dhe për këtë arsye unë po të fal, po të liroj, je i lirë të shkosh".
A është i drejtë ky gjykatës?! A është i mirë ky gjykatës?! A ka bërë drejtësi ky gjykatës?! Cfarë duhej të bënte ai? - Nëse ai është i drejtë dhe i mirë, ai duhet ta dënojë këtë hajdut.

Nëse Zoti është i drejtë dhe ti mëkatar, atëhere si mund të të falë Ai ty pa u bërë një gjykatës i padrejtë, pa u bërë një neveri? Kjo është pyetja dhe dilema më e madhe!

Nëse ne presim drejtësi nga një gjykatës njerzor, po Ai që është Gjykatësi i tokës dhe i gjithë Universit, që është plotësisht i përsosur në drejtësi dhe shenjtëri, a nuk do të bëjë drejtësi?

...Gjykatësi i tërë tokës a nuk ka për të bërë drejtësi? (Zanafilla 18:25)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:48
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

GJYKIMI I PERENDISE

Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi. (Heb. 9:27)

Cfarë është caktuar për njerëzit? - "Të vdesin vetëm një herë". Cfarë vjen pas vdekjes? - "Gjykimi". A je ti gati të gjykohesh prej Perëndisë së plotëfuqishëm?

Kështu, pra, secili nga ne do t'i japë llogari Perëndisë për veten e vet. (Rom. 14:12)

Kush do të japë llogari? - "Të gjithë ne". Kë përfshin kjo? - "Mua". Kush pra do të japë llogari? - "Une do të jap llogari". Kujt do ti japësh llogari? - "Perëndisë". Për cfarë do ti japësh llogari? - "Për veten". Atëhere e lexuar ndryshe: Unë do t'i jap llogari për veten time Perëndisë. Unë do t'i jap llogari për veten time Perëndisë. A je gati ta bësh këtë?

Ditën, kur Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim. (Romaket 2:16)

Cfarë do të bëjë Perëndia në një ditë që do të vijë? - "Do të gjykojë të fshehtat e njerëzve". Të gjykojë cfarë? - "Të fshehtat e njerëzve". Kush është ai që do të gjykojë të fshehtat e njerëzve? - "Perëndia". A je gati që sekretet dhe gjërat e fshehura në jetën tënde të gjykohen nga një Perëndi i Shenjtë?

Sepse Perendia do te vere te gjykohet cdo veper, dhe cdo gje qe eshte fshehur, qofte e mire apo e keqe. (Predikuesi 12:14)

Cfare do te beje Perendia? - "Do te gjykoje cdo veper". Cfare gjeje tjeter do te gjykohet? - "Cdo gje qe eshte e fshehur". Kush do t'i gjykoje keto? - "Perendia". A je gati qe te fshehtat e tua te gjykohen nga Nje Perendi i Gjithedijshem?

Nëse Zoti është i Drejtë, Ai duhet të kënaqë Drejtësinë e Tij. Dhe mënyra e vetme që kjo të jetë e mundur është duke na dënuar neve në denim te perjetshem, për të gjitha mëkatet tona!

Dhe te gjithe ata qe jane prej veprave te ligjit jane nen mallkim, sepse eshte shkruar: I mallkuar eshte kushdo, qe nuk qendron ne te gjitha ato, qe shkruhen ne librin e ligjit per ti bere. (Galatasit 3:10)

Te gjithe njerzit qe nuk kene mbajtur urdherimet e mesiperme te ligjit te Perendise, jane nen nje mallkim. Jane nen denimin, zemerimin dhe ndeshkimin e Perendise se Shenjte.

Paga e mëkatit është vdekja... (Romakët 6:23)

Paga për Mëkatin tonë, ndeshkimi per mekatin tone është Ndarja e Përjetshme ne Liqenin e Zjarrte nga Perëndia i Shenjtë dhe i Drejtë

Per shkak te krimeve qe kane bere kunder nje Perendie te mire, Zemerimi i Perendise do te bjere mbi te gjithe ata qe nuk besojne ne Jezusin.

Shpirti që mëkaton ka për të vdekur. (Ezekieli 18:4)

Kur Zoti Jezus Krisht të zbulohet nga qielli me ëngjëjt e fuqisë së Tij, në flakë zjarri, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e forcës së Tij. (2 Thesalonikasit 7b-9)

Ferri është Zemërimi i Perëndisë së Plotëfuqishëm. Eshtë Drejtësia e Tij e Përsosur.
Zemërimi i Tij do të jetë kaq i madh sa të gjithë liderat dhe drejtuesit e kombeve do të thërrasin që malet ti mbulojnë për tu fshehur nga Zemërimi i Perëndisë.

Dhe mbretërit e dheut, edhe të mëdhenjtë, edhe të pasurit, edhe komandantët, edhe të fuqishmit, edhe cdo skllav e cdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve, dhe u thoshin maleve dhe shkembinjëve: Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij, që rri mbi fron dhe nga Zemërimi i Qengjit (Krishtit), sepse erdhi dita e madhe e Zemërimit të Tij; dhe kush mund të qëndrojë? (Zbulesa 6:15-17)

Dhe pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ishte ulur mbi të, nga fytyra e të cilit morën arratinë dheu dhe qielli, dhe nuk e gjend vend për ta. Dhe pashë të vdekurit, të vegjël e të mëdhenj, që qëndronin përpara Perëndisë, dhe librat u hapën; dhe një libër tjetër u hap, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre. Dhe deti i dha të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe ferri dhanë të vdekurit që ishin në ta; dhe u gjykuan secili sipas veprave të tij. Dhe vdekja dhe ferri u hodhën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë. Dhe nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u hodh në liqenin e zjarrit. (Zbulesa 20:15)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:50
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

NDERHYRJA E PERENDISE

Por, Bibla thotë që Zoti është Dashuri, dhe i mëshirshëm dhe Ai ka bërë një rrugë për të kënaqur Drejtësinë e Tij kundër teje, por në të njëjtën kohë edhe për të të shpëtuar ty.

Duke mbajtur shenjtërinë dhe drejtësinë e Tij, Bibla pohon gjithashtu se Perëndia është Dashuri, dhe se në dashuri Ai i është përgjigjur problemit të njeriut.


I MOTIVUAR NGA DASHURIA

Vetë Biri i Perëndisë zbriti në tokë në trajtë njeriu si Jezusi i Nazaretit, duke marrë një trup njerzor për të shpëtuar njeriun. Një njeri nuk mund të paguajë për mëkatet e të tjerëve, as edhe Perëndia nuk mund të paguajë për mëkatet e njerëzve sepse nuk është njeri.
Jezusi, Perëndia-njeri, Perëndia i mishëruar ishte i aftë për të paguar për mëkatet tona.

Sepse Perëndia kaq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëm lindur, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë Jetën e Përjetshme. (Gjoni 3:16)

Perëndia është dashuri. Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e Tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë përmes Tij. Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por që Ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e Tij si shlyerje për mëkatet tona. (1 Gjoni 4:8-10)

Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (Romaket 5:8)

KUPA E PERENDISE

Dhe u tha atyre: Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje;... Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej Tij ajo orë. Dhe tha: Abba, Atë, cdo gjë për Ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do Ti! (Marku 14:34-36)

Cfarë kishte në kupë? - Zemërimi i Perëndisë ishte në kupë. Urrejtja e shenjtë e Zotit kundër ligësisë sonë që do te binte mbi Të.

KRYQEZIMI

Sipas planit të përjetshëm të Perëndisë, në kohën e duhur, Zoti i ardhur në mish, njeriu i përsosur, Krishti, shkoi në kryq, duke u bërë flijimi dhe sakrifica për mëkatet tona, duke marrë ndëshkimin e mëkateve tona dhe duke pire kupen e Zemerimit te Perendise.


I Braktisur nga Perëndia.

Krishti barti mëkatet tona në trupin e Tij mbi drurin e kryqit. (1 Pjetri 2:24)

Por rreth orës së nëntë, Jezusi bërtiti me zë të lartë duke thënë: Eli, Eli lama sabakthni?, domethëne: Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur? (Mateu 27:46)

Në këto fjalë, Jezusi jo vetëm që po i thërret Atit të Tij, por Ai po na drejton gjithashtu në një nga profecitë më të rëndësishme të Dhjatës së Vjetër - Psalmin 22. Në kohën e Krishtit, Shkrimet Hebraike nuk kishin kapituj dhe vargje me numra, prandaj kur një mësues donte të drejtonte dëgjuesit e tij në një psalm apo në një pjesë të Shkrimit, ai do të citonte rreshtin e parë të tekstit. Këtë po ben Jezusi këtu. Ai po na drejton tek Psalmi 22. Me këtë thirrje në kryq Jezusi na drejton te Psalmi 22 në Dhjatën e Vjetër dhe na zbulon dicka për karakterin dhe qellimin e vuajtjeve të Tij.

1. Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më clirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime? 2. O Perëndia im, unë klith ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën nuk rri në heshtje. 3. Megjithatë Ti je i Shenjti që banon në lëvdimet e Izraelit. 4. Etërit tanë kanë pasur besim te Ti; kanë pasur besim te Ti dhe Ti i ke cliruar. 5. Të klithën ty dhe u cliruan; patën besim te Ti dhe nuk u zhgënjyen. 6. Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe i përcmuar nga populli. (Psalmi 22:1-6)

Në vargun e parë dhe të dytë dëgjojmë ankesën e Jezusit. Ai e konsideron veten të braktisur nga Perëndia. Në vargjet 4 dhe 5 Ai tregon besnikërinë e Zotit ndaj njerëzve. Kontradikta është e qartë: Nuk kishte asnjë moment të vetëm në historinë e njerëzve të Perëndisë që një njeri i drejtë i thërriste Perëndisë dhe nuk ishte cliruar. Megjithatë, tani Mesia, Jezusi, i pamëkatë është në kryq i pa cliruar. Cila ishte arsyeja e tërheqjes së Perëndisë? Pse e braktisi Birin e Tij të vetëm? - Pergjigjja gjendet në vargun 3 dhe 6. Në vargun 3 Ai bën deklaratën se Perëndia është i Shenjtë, dhe në vargun 6 Ai pranon që ishte bërë krimb dhe jo njeri.
Pse Mesia, Jezusi thotë këtë për veten e Tij?

Sepse Atë që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi Drejtësia e Perëndisë në Të. (2 Korintasit 5:21)

Në kohën kur ishte në kryq, Ai që nuk njihte mëkat u bë mëkat, sepse të gjitha mëkatet e të gjithë njerzve u vendosën mbi Të, dhe për shkak të kësaj, Ati braktisi Birin e Tij.

Nuk është se natyra e Tij u përzje dhe u bë mëkatare por sepse të gjitha mëkatet e njerëzve të Tij ju ngarkuan Atij, dhe nga kjo Ai u konsiderua fajtor nga Perëndia, në vendin tonë.
Ai mori fajin tonë si të Tijin, qëndroi në vendin tonë, dhe vdiq i braktisur nga Perëndia.

Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne
(sepse është shkruar: I mallkuar është kushdo që varet ne dru). (Galatasit 3:13)


Krishti Vdiq nën Zemërimin e Perëndisë.

Për të fituar shpëtimin për njerëzit e Tij, Krishti, jo vetëm që vuajti braktisjen e Perëndisë, por Ai edhe piu Kupën e Hidhur të Zemërimit të Perëndisë. Dhe pati një vdekje të përgjakshme në vend të njerëzve të Tij. Vetëm atëhere Drejtësia Hyjnore mund të kënaqej, Zemërimi i Perëndisë të qetësohej dhe pajtimi mund të bëhej i mundur.

Të gjithë Gjykimin, Zemërimin dhe Drejtësine e Shenjtë e Perëndisë për gjithcka që është e keqe, për cdo mëkatin tonë, që duhej të binte mbi ty dhe mbi mua, e mori Krishti në kryq.

Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e Tij si flijim për mëkatin... (Isaia 53:10)

Por Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilën kemi paqen është mbi Të, dhe për shkak të vurratave të Tij ne jemi shëruar.
Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet dhe Zoti bëri që të bjerë mbi Të, paudhësia e ne të gjithve. (Isaia 53:5-6)

Jezu Krishti dha veten për ne, për të na shpenguar nga cdo paudhësi. (Titi 1:14)

Jezus Krishti erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët. (1 Tim. 1:15)

Por kur Jezusi mori uthëllën, tha: U krye!. Dhe duke ulur kryet, dha frymën. (Gjoni 19:30)

Drejtësia ishte kënaqur. Dikush duhej të mbante mëkatin, dikush duhej të bëhej një mallkim.

Dikush duhej të pinte kupën e Zemërimit të Perëndisë. Dikush duhej të vuante, të merrte Gjykimin, Drejtësinë dhe Zemërimin e Përsosur të Shenjtë të Perëndisë.

Dhe duke kënaqur Drejtësinë e Perëndisë me vdekjen e Tij, tani Perëndia është i Drejtë dhe mund të shpallë të drejtë atë që beson në Jezusin, Sepse Jezusi pagoi për mëkatin e tij.

Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të të treguar kështu drejtësinë e Tij për kapercimin e mëkateve tona, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që Ai të jetë i drejtë dhe drejtësues (shpall te drejte) i atij që beson në Jezusin. (Romaket 3:23-26)


RINGJALLJA

Jezu Krishti nuk ndejti i vdekur, por Ai u ringjall pas tre ditësh, duke provuar se ishte Zot.

Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve, dhe se iu shfaq Kefës, pastaj të Dymbëdhjetëve. Më pas iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve.. (1 Kor 15:3-6)

I cili u dorëzua për shkak të shkeljeve tona dhe u Ringjall për drejtësimin tonë. (Rom. 4:25)

Mbi Vepren dhe Punën e përfunduar në kryq dhe me Ringjalljen e Tij, personi që beson në Jezusin, falet, sepse Perëndia deklaron me një vendim gjyqësor se ai person është i drejtë përpara Tij, për shkak se pagën dhe ndëshkimin për mëkatet e tij e mori Jezusi në kryq.

Le ta dini, pra, o burra vëllezër, se nëpërmjet Tij ju shpallet falja e mëkateve, dhe prej të gjithave që ju...nuk mund të drejtësoheshit. Në Të, cdo njeri që beson është i drejtësuar. (Veprat 13:38,39)

Shumë më tepër, pra, duke qënë tani të drejtësuar nëpërmjet gjakut të Tij, do të shpëtohemi nga Zemërimi me anë të Tij. Sepse, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij... (Rom. 5:9,10)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:51
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

PERGJIGJJA E NJERIUT

Perëndia...tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen. (Veprat 17:30)

Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh. (Veprat 16:31)

Si të shpëtohem? - Pendohu dhe Beso Ungjillin, Beso në Jezusin dhe vetëm në Të.

Pendohu për mëkatet tua dhe hiq dorë nga cdo vepër tënden për të fituar shpëtimin
dhe hidhe veten në krahët e Krishtit, Beso në Të. Beso në Të.


PENDIMI

Fillon me një njohje dhe rrëfim që ajo që thotë Zoti është e vërtetë – ne kemi mëkatuar.

Sepse i pranoj të ligat që kam bërë dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara. Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe në sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon. (Psalmi 51:3,4)

Një njohje e vërtetë e mëkateve dhe fajit tonë do të cojë gjithashtu në një hidhërim dhe pikëllim të vërtetë dhe madje edhe urrejtje për cfarë kemi bërë më parë.

Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej. (Rom. 7:15)

Vetëm sinqeriteti i rrëfimit nuk është një provë përfundimtare e një pendese të vërtetë.
Ajo duhet të shoqërohet me një kthim nga mëkati. Ta braktisësh dhe largohesh nga mëkati.

Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq.
(Isaia 1:16)

...cdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr. (Mateu 3:10)



BESIMI

Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. (Marku 8:34)

Të besosh është të pranosh kush është Krishti dhe cfare Ai beri, të vrasësh pikëpamjet e tua të gabuara, të ndjekësh Krishtin dhe te Besosh vetem ne Te per shpetim.

Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, bindja e gjërave që nuk shihen. (Heb. 11:1)

Sepse Perëndia kaq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të të mos humbasë por të ketë Jetën e Përjetshme. (Gjoni 3:16)

Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, të keni jetë në emër të Tij. (Gjoni 20:31)

_______________________

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:52
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

BAZAT E SIGURISE SE SHPETIMIT

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ungjilli i jezus krishtit.doc
Ky file ėshtė shkarkuar 0 herė.

Kthimi/Konvertimi i vërtetë:

Një i krishterë i vërtetë është një krijesë e re dhe do te jetojë një jetë që reflekton punën radikale të Perëndisë të rikrijimit në jetën e tij/saj.

Prandaj nëse dikush është në Krishtin, është një krijesë e re, të vjetrat shkuan; ja, të gjitha u bënë të reja. (2 Korintasit 5:17)

Do ti njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? (Mateu 7:16)


Siguria bazohet në vetë-shqyrtimin nën dritën e Shkrimit

Hetoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! Apo nuk e njihni veten tuaj se Jezu Krishti është në ju? Vec në qofshi të paprovuar. (2 Krontasit 13:5)

Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni Jetën e Përjetshme. (1 Gjoni 5:13)


TESTE BIBLIKE TE SIGURISE SE SHPETIMIT

1 Gjoni 1:5-7 (Ecja në Dritë), 1 Gjoni 1:8-10 (Rrëfimi i mëkatit), 1 Gjoni 2:3-4 (Bindja), 1 Gjoni 2:9-11(Dashuria për vëllezërit), 1 Gjoni 2:15-17 (Urrejtje për Botën), 1 Gjoni 2:24-25 (Qëndrueshmëria në Doktrinë), 1 Gjoni 3:10 (Drejtësia), 1 Gjoni 4:13 (Dëshmia e Frymës), Hebrenjtë 12:5-8 (Disiplina).


Ndryshimi midis Feve te Botes dhe Besimit UNgjillor te Krishtere:

http://www.youtube.com/watch?v=jZdAni2WCCA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2011 11:55
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Ungjilli i Jezus Krishtit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.