Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR)
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR)

Cudi, kaq vite ky portal, dhe asgje mbi TPR-en e Ajnshtajnit! Eshte nje nga teorite e diskutueshme, e pranuar deri me sot nga shumica e shkencarve, shumica e kesaj shumice e kane pranuar pa e diskutuar fare. Vetem nje pakice nuk e pranojne, por keto zera jane sot te paperfillshem dhe te eleminuar nga shkenca zyrtare. (Cudi, kam dy ore tek kompjuteri dhe ne kete moment po hyn trojani; ndoshta aktivizohet automatikisht ne baze fjalesh te caktuara, por vari hejbet, rendesi ka mendimi shkencor.)
Nje punim i imi, te cilin e permenda ne nentemat e kesaj rubrike ditet dhe javet e kaluara, akoma nuk po del nga botimi, dhe as e di pse po vonohet dhe c'pengesa ka!?! U mbush thuajse muaji dhe asnje lajm!?! S.d.q., nese ka mbetur ndonje dashamires i shkences, mund ta lexoje deri aty sa te merzitet, apo ta rekomandoje me tej. Gjuha ne kete punim eshte aq e thjeshte, sa ndonjerit qe merret me fizike dhe shkence, mund ti duket pakez bajat. Por qellimi i punimit tim ka qene qe ai te shkoje edhe tek ata qe lexojne fare pak nga shkenca.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2015 19:00
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Kuptimi metafizik dhe dialektik i levizjes
Me poshte teksti eshte shkeputur nga nenkapitulli: fizika metafizike, f-123 e me tej. Po e jap pjese-pjese; figurat nuk dilkan ketu!?
Tani le të vazhdojmë me TPR, e të shohim disa prova (si gjithnjë në thonjza) të sjella nga (pseudo)shkencëtarët, për vërtetimin e saj. Një nga këto është përllogaritja e rrotullimit të planetit Mërkur rreth diellit.
Ky planet ka një rrotullim të veçantë nga planetët e tjerë të sistemit tonë diellor, që d.t.th. se bën pak a shumë rrotullime elipsore më të forta nga çdo planet tjetër, mirpo përveç kësaj, këto rrotullime elipsore kanë një afrim dhe largim shumë të madh nga dielli. Nga matjet e bëra Mërkurit, astronomët mund të llogarisnin pozicionin e tij gjatë çdo kohe. Ja, po e illustrojmë me një figurë rrotullimin e tij rreth diellit tonë.

Mërkuri në pikën më të largët nga dielli, 69.8 milion km.


Mërkuri në pikën më të afërt me diellin, 46 milion km.

Fig.9

Këto rrotullime eliptike kanë spostime nga një pozicion në një tjetër, pra pas çdo rrotullimi në 88 ditë tokësore, që bën Mërkuri rreth diellit, pika më afërt (apo ajo më e largët) nga dielli spostohet më tej. Pas rreth 225 mijë vjetësh tokësorë, apo 930 mijë vjetësh mërkurianë, (sipas Vikipedias) kjo pikë e afërt dhe ajo e largët vijnë në pozicionin e njëjtë. Natyrisht, çdo njeri që ka bërë 8 klasë shkollë, e di dhe e kupton se edhe pas kaq rrotullimesh të Mërkurit, kjo pikë e njëjtë nuk ka si të jetë e njëjta pikë si ajo para 930 mijë rrotullimeve të Mërkurit, pasi si forca tërheqëse e diellit tonë ka ndryshuar, si rruga dhe shpejtësia e Mërkurit ka ndryshuar, si dhe me çdo planet tjetër. Tani, këta shkencarë na paskan gjetur se këto spostime permanente (të përhershme) të këtij periheli –siç quhet– apo më saktë, të këtyre pozicioneve të afërta të Mërkurit karshi diellit, nuk paskan një spostim të rregullt, por kemi një lëvizje prej 0.1“ në vit, që i bie një lëvizje prej rreth 29 km. më tej të këtij planeti nga parashikimi i shkencarve. Kjo diferencë u hipotezua se mund të shkaktohej nga grumbuj asteroidësh.
Mirpo kur këta nuk u gjetën, u la ky problem. Ndonëse herë pas here dëgjohen nga astronomë amatorë zbulim i një planeti tjetër midis Mërkurit dhe diellit, çfarë do të shpjegonte këtë shmangie të Mërkurit nga pozicioni i parashikuar.
Dhe vetëm dalja e TPR nga Ajnshtajni më 1916 –u tha se– mund të shpjegonte këtë shmangje të planetit Mërkur nga pozicioni i caktuar. Sistemi i tij gjeometrik dy-dimensional (!!!) i hapsirës-kohë na e shpjegonka këtë shmangie të vogël të Mërkurit nga pozicioni i caktuar. Le ta shohim pak këtë provë vërtetimi të TPR.
Që elipset e planetëve rreth diellit nuk janë të mbyllur, kjo është ditur qysh nga koha e Njutonit. Pra, asnjë planet nuk vjen pikërisht në të njëjtin pozicion pas një rrotullimi të plotë rreth diellit, as pas 2, 3, 5, 20, 100, 1000, apo 1 milion rrotullimeve rreth diellit. Sejcili planet ka shmangie në rrugën rrotulluese rreth diellit.
Këto shmangie vijnë –jemi akoma sipas Njutonit– kryesisht nga tërheqja (graviteti) që planetët kanë me njëri-tjetrin. Po sipas Njutonit, forca gravitaconale në Univers merret si konstante, pra e varur nga masa e trupit. Sa më i madh trupi, aq më e madhe forca e tij tërheqëse. (Ky shpjegim, të cilin e mëson(te) çdo nxënës (i 8-vjeçares në kohën ime) në shkollë, ka mangësitë e veta, por ato nuk na hyjnë tani këtu në punë; ato do i shohim më vonë.)
Pra, si Toka jonë ashtu dhe çdo planet tjetër kanë shmangiet e tyre. Këto shmangie janë llogaritur, (sipas Njutonit) në bazë të ligjeve të Keplerit, (të cilët kështu që kështu e parakuptojnë forcën tërheqëse të diellit). Ne, pa u hyrë në hollësi ligjeve të Keplerit dhe gravitetit të Njutonit, na mjafton këtu të përmendim që lëvizjet eliptike (të hapura si gjithmonë) të planetëve llogariten në bazë të këtyre ligjeve të zbuluara nga Kepler dhe akomodifikuar në lidhje me gravitetin, (forcën tërheqëse edhe të planetëve, përveç diellit) nga Njutoni.
Tani, mbas vrojtimesh të gjata, rezultonte që shmangia e Mërkurit nga rruga e tij ishte pakëz më e madhe nga sa ishte llogaritur në bazë të ekuacioneve të Njutonit. Në 100 vjet dilte një diferencë prej 43“, çfarë i binte në një vit 0.43“, që do të thoshte një shmangie prej 0.01°, rreth 29 km. në çdo rrotullim. Kjo shmangie pra, ishte më e madhe nga llogaritjet e mëparme me ekuacionet e Njutonit, të cilat kishin rezultuar (në një farë mase) të sakta në përllogaritjen e lëvizjes së planetëve, ndonëse duhet pohuar, ligjet e Keplerit dhe llogaritjet e lëvizjes së planetëve janë përmisuar nga astrono-mët gjatë këtyre 2-3 qind vjetëve të fundit.
Këtë shmangie aq paksa (fare pak) të pajustifikuar nga graviteti njutionian, Ajnshtajni pretendonte ta shpjegonte me llogaritë e teorisë së përgjithshme të relativitetit, pra me anë të hapsirës së tij gjeometrike, ku veçoritë fizike si energjia, masa, nuk luajnë fare rol. Dhe në 1915 ai paraqiti shpjegimin e tij, një punim i cili përmban më së shumti formula.
Këtu më duhet ta sqaroj lexuesin e këtij punimi, se gjatë këtyre viteve unë kam lexuar si thuajse të gjitha punimet e Ajnshtajnit dhe Njutonit, një pjesë e të cilave –ato me shumë formula matematike– ngelen të pakuptuara edhe për mua, por kam lexuar edhe me dhjetra artikuj dhe libra të tjerë mbi teoritë e relativitetit nga Ajnshtajni apo Fizikën në përgjithsi. Edhe nëse unë do të merresha këtu me të gjitha hollësitë e shpjegimit ajnshtajnian për shmangien e Mërkurit, –duke parakuptuar se i kam kuptuar të gjitha ç’thuhen në këto shpjegime–, prapseprapë do ta bëja këtë punim të pakuptue-shëm për masën e gjërë të lexuesit, gjë që d.t.th. të mos shpjegojmë gjë. Ndaj e sqarojmë lexuesin tonë shkurtimisht mbi shpjegimin ajnshtajnian të shmangies së Mërkurit nga rruga e tij, se ky shpjegim barazohet në formula të gjeometrisë statike, pra të rrotullimit dhe rënies së lirë të trupave në gropën e hapsirës dy-dimensionale së krijuar nga dielli, si dhe gjithashtu në shmangien e rrezeve dritore të diellit gjatë vrojtimit të këtij planeti. Pra, shmangia prej 29 km. e Mërkurit nga rruga e tij është jo vetëm reale, çfarë në një farë mase e llogarit dhe graviteti njutonian për planetët pranë masave të mëdha gravitacionale, siç është rasti i planetit të vogël Mërkur pranë gjigandit Diell, por është edhe jo reale, pra që varet nga kjo përthyerje drite e diellit në këndvështrimin tonë gjatë planetit Mërkur. Pa diskutim shpjegimi i Ajnshtanit është i principit të relativitetit, vetëm se në këtë rast duhet të parakuptojmë që e gjithë TPR (teoria e përgjithshme e relativitetit) është e saktë dhe i përgjigjet eksperimenteve të njeriut dhe fenomeneve në natyrë.
Më poshtë ne do të prezantojmë argumentet dhe faktet tona, se kjo teori nuk i përgjigjet fenomeneve në natyrë e as eksperimenteve të njeriut, por kjo nuk do të thotë se shpjegimi ajnshtajnian është jashtë konceptit të relativitetit. Kjo, nga fakti se ai i përgjigjet sistemeve të ndryshëm të referimit, të cilat i përfshin aq mirë edhe TPR e tij.
Pra, duhet ta pranojmë se sistemi gravitacional ajnshtajnian i hapsirës-kohë është po ashtu brenda konceptit të relativitetit. Pra, nëse ne pranojmë që vërtet kemi një hapsirë të tillë, siç e përshruan Ajnshtajni, (shiko fig.8, f.98), ku çdo trup formon në hapsirën dy-dimensionale një gropë, pra e ka deformuar hapsirën nga vetë masa (apo pesha) e tij, -këto dy koncepte (masa dhe pesha) do i shohim më vonë-, edhe në këtë rast ne kemi zbatime të principit të relativitetit, pasi çdo trup jep njësitë dhe përmasat e tij në varësi të sistemit referues (matës). Pra Mërkuri, si më thellë në hapsirën-kohë, transmeton të tjera të dhëna një trupi tjetër pak më lart tij, apo një tjetri akoma edhe më lart tij. (Kur themi më lart, parakuptojmë sistemin ajnshtajnian, që i përgjigjet gati pikë për pikë konceptit më larg të sistemin njutonian.)
Që ta mbyllim këtë pikë, duhet thënë se ky shpjegim ajnshtajnian është brenda konceptit të relativitetit, vetëm se çfarë për tu provuar është, a i përgjigjet realitetit ky sistem gjeometrik ajnshtajnian apo jo!? Në rastin e shmangies së Mërkurit, (në të dhënat e pakuptuara dhe sugjestive), duket se relativiteti ajnshtajnian ka përparësi, por ne nuk mund ta vërtetojmë këtë, nga fakti se Ajnshtajni nuk na ka dhënë një shpjegim të trashë, që mund ta kuptojë cilido njeri me të paktën 10-12 klasë shkollë, por na ka dhënë një shpjegim prej profesori, me formula, që mund ti kuptojë vetëm një matemacien i lartë.
Në këtë shmangie të Mërkurit ngelet vetëm të thuhen ato fjalë që përsëriten shpesh nga të dy kampet, si ai ajnshtajnian ashtu dhe ai anti-ajnshtajnian, se korrigjimi i Ajnshtajnit në rastin e lëvizjes së planetit Mërkur, nuk është aq domethënës në vërtetimin e TPR; kjo nga fakti se 1. mundet vërtet të kemi një masë materie (planet, asteroidë, pluhur kozmik, etj.) midis Mërkurit dhe Diellit, ose 2. llogaritë njutoniane nuk mund të saktësojnë 100% rrugën e një planeti aq afër diellit, për më tepër dhe me kaq shumë rrotullim eliptik ( ), që asnjë prej planetëve të tjerë të sistemit tonë diellor nuk e ka.
Sidoqoftë dhe panvarsisht shpjegimit të komplikuar të Ajnshtajnit, ne duhet të dimë disa gjëra; duhet të dimë se pozicionet e çdo planeti të sistemmit tonë diellor, ashtu siç dhe pozicionet e çdo dielli dhe planeti tjetër në Hapsirë, nuk përsëriten asnjëherë saktësisht në periodicitetin e tyre rrotullues. Ato ose largohen gjithnjë nga pak prej diellit të tyre, ose (rasti më i besueshëm), ato afrohen përherë e më shumë në diellin e tyre. Kështu pozicionet e tyre rrotulluese nuk mund të jenë kurrë në të njëjtat perioda të sakta dhe as mund të bazohen në koefiçentë statikë të njëllojtë për çdo planet. Kjo do të thotë, që këto lëvizje rrotulluese nuk janë elipse të mbyllura; pra nuk vijnë saktësisht në të njëjtën pikë, por janë më të spostueshme. Dhe kjo vetvetiu, pasi çdo trup qiellor nuk vjen kurrë në të njëjtën pikë të mëparme; -kjo gjithashtu na le të kuptojmë, se gjithshka në këtë Univers është relative.
Në kohë të ndryshme, këto ndryshime largësish nga dielli janë për çdo planet të ndryshme. Ashtu siç janë të ndryshme edhe shpejtësitë e tyre, ashtu siç janë të ndryshme edhe forcat e tyre tërheqëse (graviteti i tyre). Ndaj në rrotullimin dhe pozicionet e parashikuara të trupave qiellorë, përfshi edhe planetët, ne duhet të presim gjithnjë shmangie nga parashikimet tona, sepse ne akoma nuk dimë ç’është graviteti, ne nuk dimë ç’forca të tjera veprojnë midis diellit dhe Mërkurit, apo këtij të fundit dhe Venusit. Ne nuk e dimë saktë ngadalsimin (apo shpejtimin) e planetëve në lëvizjen e tyre rrotulluese rreth vetvetes apo rreth diellit, ne nuk dimë a ka asteroidë të vegjël pranë Mërkurit që shkaktojnë këtë shmangie prej 29 km., ne nuk dimë se ç’janë ato çrregullime të vërejtura në brendësi të Mërkurit dhe pse shkaktohen, ne nuk dimë se ç’e shkakton forcën tangjetale të planetëve, ashtu siç nuk e dimë ndryshimin e her pas hershëm të forcës tërheqëse të diellit dhe pse ndodh kjo, e sa e sa faktorë, të cilët sapo kemi nisur ti mësojmë.
Me një fjalë do thoja, se ato shmangie që i kemi tek çdo planet, por tek Mërkuri mund ti dallojmë më shumë, -fakt ky i njohur dy qind vjet më parë-, duhet të kenë shkaqe që ne sapo po fillojmë ti njohim. Biles vetëm nëpërmjet një hapsire absolute dhe një kohe absolute, (panvarsisht se këto në lidhje me një sistem të caktuar janë relative), ne kemi mundësi të zbulojmë shumë e më shumë të fshehta të natyrës, siç edhe kemi filluar ti tregojmë, dhe që akoma nuk kemi mbaruar.
Ndërsa TPR ajnshtajniane, (po ashtu dhe ajo speciale, TSR), janë teori të mbyllura. Teori që nuk kanë më nevojë për shtesa. E ç’mund ti shtosh më një hapsire të shtrirë, në të cilën kemi vetëm gropa të shkaktuara nga diej, planetë, pulzarë, qendra galaktikash, vrimash të zeza, etj.!? Siç do ta shohim më poshtë, -kur ta trajtojmë këtë teori (TPR)-, do të na dalin shumë probleme me ‘të.
Më pas, tek do vazhdojmë me shpjegimet tona mbi gravitetin, lexuesi do të jetë vetë në gjëndje të mendojë se pse ndodhin shmangiet e ndryshme në planetë të ndryshëm.
(Vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2015 19:07
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(Vazhdim; me vjen keq qe shkronjat e pjerrta, ato te trasha dhe te nenvizuara, nuk dilkan ketu!)

Një nga tre provat që Ajnshtajni përcaktoi për vërtetësinë e TPR së tij, është edhe përkulja e rrezes së dritës në fushën gravitacionale të këtyre trupave në Hapsirën-Kohë të Universit. Sa më i rëndë trupi në këtë fushë gjeometrike të Hapsirës-Kohë, aq më e madhe edhe përkulja e rrezes së dritës në ‘të.
Diçka e tillë mund të dallohet gjatë një eklipsi të diellit tonë, kështu mund të vërehet rrezja e një ylli tjetër më larg, që kalon pranë diellit tonë. Për të provuar këtë dukuri, në vitin 1919 u nis një ekspeditë angleze nën drejtimin e sër Artur Edingtonit në ishullin Principe, jo larg bregut perëndimor afrikan. Ndonëse mjetet vrojtuese të kohës ishin pritive, po të krahasohen me mjetet e sotme, ato dhanë një rezultat që vërtetonte teorinë e përgjithshme të relativitetit, pra drita përkulej më shumë sa ç’parashikohej nga Njutoni, etj.
Të na fali lexuesi, që nuk na ka rënë rasti më lart ta përmendim, se tërheqja e dritës nga forcat gravitacionale është tezë, teori dhe dukuri para-ajnshtajniane, e njohur nga Njutoni dhe e formuluar edhe nga Henry Kavendish (1784) dhe Johan Georg von Soldner (1801). Por, sipas Njutonit kjo dritë nuk tërhiqet aq shumë sa ç’parashikon teoria e Ajnshtajnit. Ndaj dhe vrojtimi me teleskopë të kohës nga Edingtoni dha rezultate të tërheqjes së dritës (sipas Njutonit), apo përkuljes së dritës (sipas Ajnshtajnit), më të mëdha, pra më të afërta ndaj kësaj të fundit, asaj të hapsirës-Kohë së përkulur. Jemi gati si në të njëjtat të dhëna të marra në rastin e Mërkurit, ku shmangia e tij nga rruga eliptike është e parashikuar edhe nga kozmollogjia tradicionale njutoniane, edhe nga hapsira-kohë e përkulur ajnshtajniane, ku ajo shmangie na del pak më e madhe nga parashikimi njutonian dhe më afër asaj ajnshtajniane. Kështu dhe këtu tek drita e një ylli të vërejtur, përkulja e rrezes së tij ishte më e madhe nga ai parashikim njutonian dhe më afër këtij parashtrimi ajnshtajnian.
Tani bëhet pyetja: a është kjo një provë që Universi është një hapsirë dy-dimensionale, siç është një fushë gjeometrike, e cila ka pësuar deformimet (përkuljet) e saj nga pesha e trupave të ndodhur në ‘të? Apo përkundrazi, ky Univers është një hapsirë tre-dimensionale, ku në ‘të lëvizin trupat e ndrysh-ëm kozmikë, dhe koha është diçka e pavarur nga kjo Hapsirë?
Këtu përgjigjia është e thjeshtë, e biles më e thjeshtë se sa mund të mendohet. Një eksperiment i tillë, apo më saktë, të dhënat e parashkruara nga njëra teori dhe nga tjetra teori për tërheqjen/ përkuljen e dritës në fushat e gravitetit, nuk është e mjaftueshme për të dhënë përgjigjen mbi strukturën e hapsirës /Universit, pasi ato bazohen në të dhëna të pakta të trupave në hapsirë, pra bazohen deri në ato të dhëna që ne dinim (apo dimë) për materien dhe Universin. Kështu nuk mund të merren si etalon të dhënat njutoniane mbi këtë përkulje, pasi dija e kohës nuk ka lejuar më shumë llogaritje.
Vetë tërheqja e dritës nga forca gravitetit nuk ka të bëjë me principin e relativitetit, si atë para-ajnshtajnian ashtu dhe atë ajnshtajnian, por është një dukuri fizikale objektive dhe reale, pra drita tërhiqet vërtet nga forca gravitetit. Duke patur parasysh se lëvizja e saj është shpejtësia maksimale në natyrë, kjo nuk do të thotë se koha ngadalsohet, panvarsisht se në lidhje me ne si vrojtues mesazhi i caktuar dritor pëson një vonesë të caktuar, nga shkaku se është tërhequr nga forca gravitacionale e trupit (planet, yll, pulsar, etj.) të caktuar. Në lidhje me ne si vrojtues koha është relative; kështu është ajo në lidhje me cilindo vrojtues tjetër në hapsirë. Po marrim një shembull mjaft të qartë.

ylli A


ylli B



vrojtuesi C vrojtuesi D

Fig. 10

Ndonëse kompjuteri nuk na e mundëson ndarjen në cm., ku mund të jepnim me një saktësi 100% largimin e vrojtuesve midis njëri-tjetrit dhe vrojtuesve me yllin A, por na e mundë-son vetëm në inç, ku largësitë e përmendura nuk janë 100% të sakta, ne parakuptojmë se largësia e vrojtuesit C nga vrojtuesi D dhe nga ylli A është e njëjtë. Kështu i bie se dhe largësia e vrojtuesit D nga ylli A është sa ajo e vrojtuesit C me yllin A.
Në figurë shohim se vrojtuesi C ka përpara një yll tjetër apo diellin e vet, (pak rëndësi ka), që quhet ylli B. Ndërsa vrojtuesi në D nuk ka pengesë fare midis tij dhe yllit A.
Pyetja që tani ngrihet është: si i vjen drita e yllit A vrojtuesit C dhe vrojtuesit D? Dhe, a vjen kjo dritë në të njëjtën kohë?
Edhe sipas principit të relativitetit para-ajnshtajnian, edhe sipas atij ajnshtajnian, kjo dritë e yllit A i vjen vrojtuesit C e deformuar, për këtë shkak me njëfarë vonese. Pra, sipas të dyjave principeve të relativitetit, vrojtuesi C shikon një ndodhi të caktuar në yllin A më vonë nga vrojtuesi D. Këtë mund ta vërtetojmë (teorikisht /hipotetikisht të paktën, apo sipas arsyes së shëndoshë), nëse parakuptojmë se midis C dhe D kemi një komandë që jep sinjalin e vrojtimit për një ndodhi të caktuar në yllin A, dhe sinjalet e vrojtuesve C dhe D do të vijnë më vonë tek komanda në mes tyre, -pasi të kenë parë ndodhinë tek A-, në kohë të ndryshme; kjo nga fakti se drita e yllit A që shkon tek vrojtuesi C ka pësuar një tërheqje, pra edhe një vonim. Ndërsa po kjo dritë që ka shkuar edhe tek vrojtuesi D, nuk ka pasur përpara asnjë trup me forcë graviteti (sipas Njutonit), apo me fushë graviteti (sipas Ajnshtajnit), kështu e ka arritur vrojtuesin D më parë se të arriste vrojtuesin C.
Sipas të dy principeve të relativitetit kemi të njëjtën dukuri, vetëm se shmangia /përkulja na del sipas llogarive ajnshtajni-ane më e madhe nga ajo njutoniane. Mirpo dy principe relativiteti nuk mund të ketë! Cila prej tyre është ajo që i përgjigjet Natyrës/ Hapsirës/ Universit?
Ja po shohim shpejt edhe të tretën provë, që Ajnshtajni shtroi në vërtetim të teorisë së tij të përgjithshme të relativitetit (TPR).
Kjo ishte shmangia e ngjyrës së kuqe gjatë vrojtimit të një ylli çfardo, ku sa më e madhe fusha gravitacionale, (pra sa më i rëndë trupi, sa më e thellë gropa e hapsirës dy-dimensionale të përkulur), aq më tepër veçohej lart kjo ngjyrë e kuqe, pra aq më pak binte kjo ngjyrë në rëndesën e trupit dhe hapsirën e përkulur. Ky kusht ajnshtajnian bazohej në dijet e derikëtëko-hshme mbi dritën dhe ndarjen e saj në ngjyra.
Pra, gjatë vrojtimit të yjeve të ndryshme me teleskopë-spektometër, njihej ndarja e ngjyrave të dritës. (Këtu nuk po i futemi ngjyrave të dritës, pasi kjo është një temë e gjatë dhe e bukur; ndaj pranojmë thjesht faktin e ndikimit jo të njëjtë të gravitetit tek ngjyrat e dritës. Çdo njeri e shikon tek ylberi se si ngjyrat e tij janë në një sira të caktuar, dhe kjo nuk është ashtu kot.) Kështu vrojtimi dha, po si në dy vrojtimet e para, (atë të Mërkurit dhe dritës së një ylli nga astronomi Edington), se në fusha të mëdha graviteti, ngjyra e kuqe kishte një veçim që i përgjigjej TPR ajnshtajniane. Ndaj dhe kjo u morr si një provë që Hapsira kozmike i përgjigjet vizionit të Ajnshtajnit dhe jo atij vizioni që kishte Njutoni, atij vizioni që ka çdo njeri mbi Hapsirën tre-dimensionale.
Duhet thënë se, edhe sipas forcës gravitacionale njutoniane, kjo ndarje e ngjyrave të dritës njihet. Mirpo sipas fushës gravitacionale ajnshtajniane ky veçim i ngjyrës së kuqe merr më shumë drejtimin lart, sa më e madhe të jetë kjo fushë.

Këtu do thoja, po si dhe në dy vrojtimet/ eksperimentet e tjera, kjo nuk është një provë që vërteton TPR e Ajnshtajnit, pasi llogaritë njutoniane (e të mëpasme) nuk mund të merren si etalon matjesh, sepse ato nuk i njohin të gjithë faktorët që veprojnë në trupat materialë në kozmos. Edhe sipas Njutonit Graviteti është në Univers si një konstante, pra i pandryshuar, që duket sikur është dhënë njëherë e mirë, e në bazë të masës së trupit ndikon edhe ai. Mirpo Natyra (Universi) është një laborator në lëvizje dhe punë të përhershme, ku sejcila forcë graviteti ose merr më shumë (forcohet), ose jep (pakësohet). Tek kjo forcë graviteti kaq e ndryshme në Kozmos tek të gjithë trupat e saj, (planetët, yjet, pulsarët, diejt e dyfishtë, qendrat e galaksive, vrimat e zeza, etj.) edhe vetë kuptimi i masës ndryshon, ashtu siç ndryshon edhe vetë materia nga një gjëndje në tjetrën. (Megjithatë unë mund ti kthehem edhe një herë më pas problemit të ngjyrave të dritës.)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2015 19:11
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Përveç këtyre tre vrojtimeve-eksperimente që përmendëm më lart (shmangia e Mërkurit, tërheqja e dritës nga forca/fusha gravitacionale, veçimi lart i ngjyrës së kuqe në forca/ fusha gravitacionale), të cilat ishin shtruar nga vetë Ajnshtajni, shkencarët kanë bërë edhe prova të tjera për të vërtetuar TPR-n. Po si në rastin e vërtetimit të TSR (teorisë speciale të relativitetit) me orët atomike në aeroplan, edhe këtu tek TPR-ja u muarën orë me atomë hidrogjeni dhe u vendosën në një raketë, të cilat treguan në lartësi 10 mijë km. shpejtimin e kohës.
Po kështu janë bërë eksperimente me atome të tjerë, të cilët vërtetojnë –sipas shkencarve– teorinë ajnshtajniane të Kohës-Hapsirë.
Për këto ndryshime në sjelljen e atomeve në shpejtësi të ndryshme, apo në lartësi të ndryshme nga forca e gravitetit, ne folëm më lart dhe shpjeguam se ky ndryshim nuk ka të bëjë me kohën në vetvete, por me sjelljen e tyre. Edhe me njeriun është e njëjta gjë. Nëse ai udhëton me tren apo me aeroplan, ka një farë çlirimi në vetvete, ndjehet më i lehtë e më i qetë, biles edhe gëzimi i tij pëson rritje. Po kështu, nëse ai ndodhet lart në një mal, në një lartësi të caktuar, ai ndjehet më i çliruar e më i gëzuar. Për ndikimin që ka graviteti këtu, do flasim më poshtë. Ajo që na mjafton këtu është kuptimi, se koha nuk pëson ndryshim në vetvete. Ajo rrjedh e pavaruar nga sistemi i caktuar, nga ne dhe kushdo, nga psiqika jonë, nga ajo nëse ne kemi kushte për të jetuar më gjatë apo jetojmë më shkurtër.
Duhet thënë se teoria e përgjithshmë e relativitetit (TPR) nuk bazohet në të kundërta të kuptimit njutonian të hapsirës, kuptim ky që ka çdo njeri në botë. Por ajo teori bazohet në disa të dhëna pak më të ndryshme nga ato të marra prej teorisë njutoniane. Kaq, asgjë më shumë.
Tani le ta shohim pak në vetvete këtë teori të përgjithshme të relativitetit, këtë vizion ajnshtanian. Përse kjo teori dhe vizion janë një pesë me hiç, një fantazi kalamajsh.
Po të kemi parasysh se ky Univers, -me aq sa ne kemi mundur të shohim deri më sot me anë të teleskopëve-, ka me miliarda galaksi, të cilat gjithashtu kanë në vetvete me qindra milionë deri milardë diej, e mes të gjithë këtyre ka distanca të caktuara gjigande, mund të imagjinohet se çfarë përmasash ka ky univers, -deri aq sa shohim të paktën, siç edhe thamë. Sipas vizionit të çdo njeriu, nga antikiteti e deri më sot, pra edhe atij njutionian, mbi këtë Univers, kjo hapsirë kaq e madhe është e mbushur me masa të caktuara trupash materialë, si yjet, planetët, galaktikat, etj..
Tani mendoni këtë Univers sipas vizionit ajnshtajnian. Të gjitha këto masash trupash materialë si galaktikat me yje dhe planetë, etj. , të cilat –sipas vizionit normal– gjinden kudo në këtë hapsirë, tashmë –sipas vizionit ajnshtajnian– na duhet ti vendosim vetëm në një hapsirë të jashtëme të këtij Universi. Në këtë rast do të kishim një Univers miliarda herë më të madh nga ai që parafytyrojmë! Përveç kësaj do të shihnim me teleskopët tanë në dy anë të universit, atë lart dhe atë poshtë vëtëm një hapsirë të zezë pa trupa materialë. Në këtë rast, edhe po ta parakuptonim këtë hapsirë gjeometrike ajnshtajniane si të rrombullakët, në këtë Univers-rrethor, do të kishim në mes një hapsirë po ashtu miliarda herë më të madhe nga kjo e sotmja dhe pa trupa materialë, kështu nuk do të arrinim të shihnim trupat materialë në anën tjetër të këtij Universi, por vetëm këtë hapsirë të zezë pa trupa dhe energji. Në këtë rast, duke patur parasysh që kjo hapsirë do të ishte e përkulur në të gjithë sipërfaqen e saj rrethore, do të bëhej pyetja: përderisa në njërin krah trupat rëndojnë duke përkulur hapsirën, i bie që rëndesa e trupave të tjerë në anën tjetër të topit të jetë në po këtë drejtim, çfarë zhduk kuptimin e universit rrethor, (shiko fig. 11a).
Nëse, përkundrazi, trupat materialë do ta përkulnin hapsirën në brendësi të këtij universi-top, atëhere do të dilnim me konceptin e një energjie tërhese në mes të këtij universi (fig. 11b).

?

Fig.11a
Fig.11b

Ndonëse figurat skematike këtu janë edhe më tepër komike se vetë teoria Ajnshtajnit, e prezantohen vetëm në disa pak masa trupash materialë, ne pyesim: shkon përkulja e hapsirës drejt një drejtimi (fig.11a), apo shkon kjo përkulje drejt një qëndre (fig.11b), apo kemi një hapsirë jo rrethore, jo të mbyllur?
Si në shpjegimet e Ajnshtajnit, si në shpjegimet e ajnshtajni-stëve të sotëm, si në figurat e ndryshme të kësaj hapsire, të para në revista dhe libra të ndryshëm, apo dhe të nxjerra nga interneti, -disa prej të cilave do përpiqemi ti sjellim këtu-, nuk kemi asnjë gjë të qartë mbi këtë hapsirë të Universit. Nuk shpjegohet se si ishte vizioni i Ajnshtajnit dhe as si është vizioni i këtyre ajnshtajnianëve të sotëm!!! Edhe nëse tregohet diçka vizionare-skematike mbi këtë përkulje, tregohet vetëm një trup, e shumta disa trupa, por jo i gjithë Universi.

Dikush mund ta hedhë poshtë këtë sistem universi të mësipërm dy-dimensional, dhe të na shpikë diçka të re alla ajnshtajniane, duke ia veshur Ajnshtajnit, e duke na thënë se kjo përkulje Hapsire ndodh kudo, pra kjo Hapsirë qëndron kështu siç është, tre-dimensionale, dhe brenda këtij Universi kemi përkulje aty, këtu, atje, gjithandej. Ne do ta pranonim edhe këtë skemë, për hir të shkencës dhe në kërkim të së vërtetës, -ndonëse nuk është nga Ajnshtajni. Por në këtë rast do të na dilnin sërish shumë probleme (pikpyetje).
E para do të pranonim, që në mes/ në fund të galaktikës tonë, Rrugës së Qumështit (Kashtës së Kumrit), Hapsira duhet të ketë një përkulje rreth 100 miliard herë më të fortë nga ajo që shkakton dielli ynë. Në këtë përkulje të kësaj hapsire do të kemi këto miliarda diej në këtë galaktikë, të cilët gjithashtu kanë përkuljet e tyre, në shumicën e të cilve vërtiten planetët, por dhe këta e kanë përkulur hapsirën, sepse në këtë përkulje vijnë rrotull satelitët natyralë të tyre, si Hëna tek Toka jonë. Tani, në këtë përkulje të madhe që ka shkaktuar vetë qendra e galaktikës tonë, si i paraqesin këta ajnshtajnianë ato qindra miliarda përkulje të tjera të Hapsirës nga diejt dhe planetët?
Dhe të mos harrojmë, që kemi me miliarda galaktika si kjo e jona, Rruga e Qumështit. Kemi kështu edhe miliarda përkulje gjigande të hapsirës. Pa llogaritur edhe trupa të veçantë në Hapsirë, apo grumbuj galaktikash, zona mjegullore ku po formohen yje të rinj, e tjera forma materie dhe energjie.
Nëse pranohet kjo Hapsirë tre-dimensionale, siç edhe shihet me sy, përse duhet të flasim për përkulje të Hapsirës, dhe çfarë ndikimi ka kjo në kuptimin e funksionit të natyrës? Apo sa ndihmon kjo në zbulimin e ligjeve të natyrës? Pra në kuptimin e zhvillimit të natyrës?!
Pasi sipas TPR na jepen vetëm masa të caktuara, pa iu futur formimit dhe zhvillimit të këtyre masave materie në Kozmos!
Përveç kësaj, sipas TPR nuk shpjegohet përse disa galaktika komunikojnë me njëra-tjetrën, duke u afruar apo larguar nga njëra-tjetra!?
Përveç kësaj, sipas TPR nuk shpjegohet ajo energji e matur midis galaktikave të ndryshme, dhe e cila sipas gjeometrisë aq të bukur ajnshtajniane të hapsirës, i binte që midis galaktikave të mos kishim fare shkëmbim energjie, apo ndodhje (gjëndje) energjie!?
Përse sistemi Kepler-Njuton i matjeve të lëvizjeve të trupave në Hapsirë ka patur përmisimet e veta gjatë shekujve, ndërsa sistemi i Ajnshtajnit shihet si i pagabueshëm?
Unë do të kisha dëshirë që në ato dhjetra artikuj të lexuar mbi TPR-ajnshtajniane të gjeja një të vetëm shpjegim, se si është kjo hapsirë Universi. Në vend të kësaj gjen në të gjithë artikujt vetëm prova, (në thonjza kjo për ne), të vërtetsisë së kësaj teorie, si psh. rasti i Mërkurit, drita e përkulur, (matematikisht) singuraliteti në vrimat e zeza, etj. „prova“. Në asnjë artikull nuk jepet një përshkrim i kësaj Hapsire, ashtu siç edhe nuk gjindet një foto-skematike e këtij lloj Universi me Hapsirë të përkulur nga pesha e diejve dhe planetëve! Por kudo vetëm foto-skematike të vetëm një planeti, apo të një „prove“ të dalluar diku!
Mbi të gjitha, herë thuhet se pika kulminante e kësaj përkulje të hapsirës gjindet në mes të trupit, pra në mes të galaktikës, në mes të yllit, në mes të planetit. Ndërsa nganjëherë kjo pikë kulminante e përkuljes së planetit vendoset poshtë këtij trupi apo dhe më poshtë akoma!
Në rastin e parë ngrihet vetvetiu pyetja se nga cila anë është hapsira e përkulur!? Në rastin e dytë, që duket më llogjik, pasi fundi i një trupi të caktuar është ai që e prek këtë bazament të kësaj hapsire të përkulur, do të kishim në satelitët artificialë të tokës prekjen e kësaj hapsire, kështu këto objekte fluturues do ta ndienin këtë perde hapsire tek rrotullohen prej kaq e kaq vitesh rreth tokës, e në të gjitha anët e saj!?! Pra, përse nuk ndjehet nga satelitët në një farë forme kjo hapsirë e përkulur?
Ja po e pranojmë Hapsirën e përkulur ajnshtajniane, kështu kuptojmë pse toka vjen rrotull diellit dhe Hëna rreth Tokës. Por si ta shpjegojmë rrotullimin e tokës rreth vetes? Si ta shpjegojmë rrotullimin e diellit rreth vetes? Si ta shpjegojmë rrotullimin e galaktikës tonë rreth qendrës së vet? Si ta shpjegojmë rrotullimin e pulsarve rreth vetes me një shpejtësi marramendëse?
Të mos harrojmë, se bashkë me këtë përkulje të Hapsirës kemi edhe ngadalsimin e kohës. Edhe këtu na dalin pyetje dhe paqartësira, të cilat ajnshtajnianët duhet të na i shpjegojnë.
Ku gjindet përkulja më e madhe e hapsirës dhe ku gjindet koha zero? Pra ku kemi një pikë që koha ndalon?
Tek vrimat e zeza? Mirpo dhe këto nuk nuk na paraqiten njëlloj! Mendohet se në mes të çdo galaktike kemi vrima të zeza. Mirpo galaktikat janë të madhësive e moshërave të ndryshme! Pra, këto vrima të zeza kanë përkulje të ndryshme të hapsirës. Pra, koha në ‘to është e ndryshme! Kur kemi kohë zero në vrimat e zeza? Apo kur kemi kohë zero përgjithsisht?
Nëse kemi në Kozmos arritjen e këtyre kohrave zero, apo pranë zeros, dhe nga ana tjetër, (apo pas një farë kohe, me kohën tonë të vëzhguesit), kemi shpërthime dhe rifillime galaktikash të reja, pra kemi mjegullnaja ku fusha gravitacio-nale ajnshtajniane sapo po fillon të formohet, a ka në këtë rast kohë të shpejtë, pasi hapsira në atë zonë është për momentin e drejtë, pa masa trupash rëndues? Dhe sa e shpejtë është kjo kohë, nëse e masim me kohën absolute të lëvizjes së dritës, pra me kohën zero të dritës (sipas TSR)? Po koha e Universit tonë a ka ecur normalisht në këtë kohë, apo në lidhje me këtë pjesë të saj? Apo kjo kohë e Universit ka qenë e varur nga këto kohra lokale?
Po në ato zona ku nuk shohim materie, pra parallogaritet se hapsira nuk ka përkulje, sa shpejt ecën koha? Dhe sa më shpejt në lidhje me një tjetër të së njëjtës formë gjeometrike ajnshtajniane? Dhe sa më shpejt në lidhje me orën tonë?

Dhe pse në disa zona ka hapsirë më të madhe pa trupa të dukshëm materialë, e në disa zona kjo hapsirë pa trupa të dukshëm materialë është më e vogël? Përse disa zona paraqiten më të vjetra në Univers dhe disa më të reja? Tregon kjo vjetërsi e ndryshme e materies së formuar në Kozmos se koha është absolute dhe e pavarur nga sistemet e referimit? Tregon kjo vjetërsi e ndryshme e materies së formuar në Kozmos, se koha nuk varet nga hapsira e përkulur, pra nga kjo fushë gjeometrike graviteti?
Duke iu afruar fundit të pyetjeve, pyesim se çfarë është kjo hapsirë që përkulet? Nga çfarë materiali është e përbërë? Apo është thjesht një material hipotetik, për të kuptuar gravitetin? Apo është fusha konstante (?) gravitacionale në Hapsirë, e cila pëson përkulje nga pesha e trupave të ndryshëm? Kështu është e përbërë nga grimcat graviton (?) pa masë (?) e peshë (?)?!
Po vetë energjia bërthamore dhe termobërthamore e yjeve, apo dhe çfardo lloj tjetër energjie që ne nuk e njohim nga trupat në hapsirë, çfarë ndikimi ka në këtë hapsirë? Çfarë ndikimi ka në strukturën e kësaj hapsire? Në strukturën e saj materiale, nëse është vërtet diçka materiale?
A shkatërrohet struktura e kësaj materie? Nëse po, nga se? Nëse jo, përse? Nga çfarë grimcash është ajo e përbërë? Nëse është e përbërë nga grimca të caktuara, cilat janë cilësitë e këtyre grimcave? ǒforca veprojnë në këto grimca dhe përse? Nga ç’shkaqe?
Përse ka nevojë kjo Hapsirë për një konstante? ǒrol luan kjo konstante në këtë teori relativiteti të përgjithsëm, me një Hapsirë të përkulur nga pesha e trupave? Dhe përse kjo konstante hapsinore do të hiqej po vetë nga Ajnshtajni, duke u quajtur nga ai vetë, si gomarllëku më i madh i jetës së tij?
Nëse hapsira nuk paska konstante pra, kështu ajo zgjerohet përher, ç’ndikim ka ky zgjerim në format e saja të përkulura?
Përse nuk kemi në asnjë shkrim të Ajnshtajnit një përshkrim mbi këtë Hapsirë? As tek Historia e Fizikës me bashkautor J. Infeldin, nuk kemi nga Ajnshtajni një përshkrim të saktë të Hapsirës së tij dy-dimensionale! Aq më pak për strukturën e saj! Përse nuk është sqaruar deri më sot ky problem?!
Përse zbulimi i pritur i grimcave gravitacionale duhet të jetë si një provë akoma më e madhe në ndihmë të TPR, dhe jo si provë e forcës gravitacionale njutoniane? Përse nuk mund ta pranojë forca tërheqse e trupave në Hapsirë grimcën graviton, por duhet ta pranojë vetëm hapsira 2-dimensionale e përkulur, që na jep kështu një fushë gjeometrike gravitacionale?
Përse ka nevojë një fushë gjeometrike e hapsirës pa masë e peshë, (ndaj dhe duket kishte nevoj për konstanten e Ajnshta-jnit!), e pa forca të caktuara, për grimcën graviton?
Vetvetiu një fushë gjeometrike është konstante e pandryshuar. Duke e shtrirë këtë fushë gjeometrike në Hapsirën e pafund qiellore, kjo Hapsirë ka nevojë për këtë konstante, pra të jetë konstante (e pandryshueshme në vetvete), të jetë statike, si e tillë pëson deformime vetëm nga pesha e caktuar e trupave të tjerë mbi ‘të. Nuk e kuptojmë, përse e hoqi konstanten e tij Ajnshtajni, e cila ishte vetë thelbi i gjithë kësaj teorie!? Apo sepse Huble dalloi zgjerimin e universit!? Është njëlloj si ti heqim teorisë së Njutonit forcën gravitacionale që ka sejcili trup, e cila është në propocion të drejtë me masën e trupit, e të themi se kjo forcë gravitacionale është thjesht një grimcë në Hapsirë që mban këta trupa!!! Në këtë rast do të na dilnin sërish shumë e shumë pyetje kardinale, si këto më lart.
Këto grimca të hipotetizuara, me emrin graviton, e të cilat po kërkohen, a hyjnë në përbërjen e trupave materialë, si yjet apo planetët? Apo janë vetëm pjesë përbërse e kësaj Hapsire dy-dimensionale? A janë këto grimca, gravitonet, pjesë përbërse elementësh, apo thjesht grimca që nuk bëjnë pjesë në asnjë element të njohur, si heliumi, hidrogjeni, etj.? A ndikohen ato nga drita, apo nga fotonet? Apo përkundrazi, drita ndikohet nga grimcat (akoma hipotetike) gravition? A kanë ato pole?
Çfarë ndikimi ka në këtë hapsirë dy-dimensionale shpejtësia e rrotullimit të një trupi të caktuar? Nëse ka ndikim, veprojnë atëhere forca të caktuara në këtë hapsirë dy-dimensionale? A ndodh magnjetizmi apo elektro-magnjetizmi në këtë hapsirë dy-dimensionale? Pra, a ndodh magnjetizmi ose elekto-magnjetizmi në fushën e caktuar gjeometrike gravitacionale të krijuar nga pesha e trupave? Pra a ndodh elektro-magnjetizmi në grimcat (akoma hipotetike), gravitionet? Pra, kjo fushë gjeometrike gravitacionale e krijuar nga hapsira dy-dimensionale, a kthehet edhe në fushë elektromagnjetike?
Apo, a mund të konfondohet edhe me një fushë elektro-magnjetike? Nëse po, përse na duhet atëhere kjo hapsirë dy-dimensionale? A nuk na mjafton në këtë rast shpjegimi njutonian i forcave gravitacionale midis trupave në hapsirë?
E sa e sa pyetje të tjera mund të bëhen, e sa e sa pyetje të tjera nuk na kujtohen edhe neve tani! Të gjitha këtyre pyetjeve mund tu afrohet aq bukur dhe kollaj shpjegimi njutonian i bashkveprimit të forcave në Hapsirë dhe mund tu japi një farë shpjegimi. Ndërsa gjeometria aq e thjeshtë ajnshtajniane e hapsirës dy-dimensionale është aq larg përgjigjeve dhe shpjegimeve të këtyre pyetjeve kaq të thjeshta, sa unë nuk e di pse dhe ku ajo e ka vlerën e saj! Nuk e kuptoj as se përse kjo gjeometri kaq e thjesht e Hapsirës ka nevoj të zbulojë grimcat gravition? Ku dhe përse e ndihmojnë këtë hapsirë gjeometrike, (apo këtë teori ajnshtajniane) këto grimca graviton?
Ndonjëherë unë do të merrem në hollësi me të gjitha thëniet e Ajnshtajnit, nëse koha do të na lejojë, pasi dhe vetëm tek libri aq i thjeshtë dhe i kuptueshëm, Historia e Fizikës, me bashkautor J. Infeld, prezantohen nga Ajnshtajni ngatërresa të pafalshme, sidomos tek TPR.
Si përfundim themi se të dyja teoritë e Ajshtajnit vetëm sa e kanë futur fizikën në qorrsokak, pa e lënë të studjojë më tej natyrën tre-dimensionale, në proçeset e saja në kohë absolute, e cila i shoqëron këto proçese të natyrës, duke qenë kështu dimensioni i katërt i saj.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2015 19:17
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nëse unë i krahasoj këto dy teori ajnshtajniane me fantazitë tona fëminore, të cilat i zbrasnim herë pas here mbrëmjeve me yje e hënë në qiell, tek rrinim ashtu të mbledhur para pallateve tona në verë dhe diskutonim se si ishte formuar Kozmosi i pafund, ç’kish atje lart, etj. tema astronomike dhe kozmollo-gjike, do të thoja se të dyja teoritë e Ajnshtajnit nuk e kalojnë atë të një fëmije 4-5 vjeçar, panvarsisht se ato shoqërohen nga formula e terminollogji të pakuptueshme për një njeri të rritur.
Mendoj se çdo studjues dhe shkencar mund të gabojë. Vetëm nëpërmjet gabimeve ne do të bindemi përherë e më tepër për zbulimet tona në të fshehtat e natyrës. Por gabimi këtu është, se edhe në shkencë është përzier marrëzia naciona-liste dhe ajo fetare. Me këtë është përzier në shkencë edhe injoranca dhe materializmi. Shpesh shohim si përfaqsues të shkencës njerëz materialistë, të cilët i sheh çdo javë në TV, dhe asnjëherë nuk i sheh që këta të përballen me mendimet kundërshtare të tyre. Asnjëherë nuk ka një emision ku të shtrohet revizionimi i një teorie apo dhe një shkence të caktuar. Por vetëm pranohen ato që janë thënë më parë, pa u lëvizur presja, e kështu vazhdohet më tej, duke shpikur lloj-lloj teorish dhe bashkngjitjesh artificiale. Kjo quhet ekletizëm dhe asgjë më tepër. Ekletizmi është për mua metafizikë bajate.
Kështu shumë kundër-argumentues të TSR dhe TPR, apo dhe teorive të tjera fantastike, që i përmbledh mekanika kuantike, nuk marrin hapsirën e duhur për të dhënë mendimin e tyre.
Vetëm në këto dy dekadat e fundit po mundet që shumë kundërargumenta të prezantohen në artikuj interneti, por shumë prej këtyre shfaqen më tepër si anti-ajnshtajnianë, se sa vërtet duan ti ndihmojnë shkencës dhe të vërtetës. Një pjesë e tyre thjesht kapen tek shpejtësia e dritës, që as ka të bëj me Ajnshtajnin fare, e disa të tjerë kapen tek manipulimi i matjeve, të cilat nuk janë kryesoret në vërtetësinë ose jo të TSR dhe TPR.
Ne e treguam më lart, se edhe tërheqja e dritës është një fenomen fizik i zakonshëm, ashtu siç ne shohim përthyerjen e saj në ujë, bie fjala. Kështu ne marrim shpesh një vizion jo-real të një trupi të caktuar apo të vetë dritës. Ky fenomen fizik-natyral i tërheqjes së dritës (sipas Njutonit), ky fenomen fiziko-gjeometrik i përkuljes së dritës (sipas Ajnshtajnit), fare bukur shpjegohet me forcën tërheqëse të trupave, pra me forcën gravitacionale të sejcilit trup në hapsirë, pra fare bukur shpjegohet me këtë forcë tërheqëse njutoniane, dhe nuk ka nevojë për shpjegim tjetër, vetëm nga fakti që Njutoni nuk na paska gjetur ekuacionet e sakta të kësaj tërheqje trupash, të cilat kështu që kështu nuk kanë se si të jenë shabllon për sejcilin trup në hapsirë dhe në sejcilën kohë, kjo nga fakti se e gjithë masa e një sistemi diellor është e lëvizshme, pra e ndryshueshme, në lidhje kjo me sitemet e tjera diellore në afërsi të saj, pra çdo sistem është i hapur, kështu ne nuk mund të kërkojmë të dhëna fikse për lëvizjen e çdo trupi në hapsirë, siç na i jep një ekuacion i caktuar matematike, i cili paraku-pton vetëm sisteme të mbyllura e të pa-ndikuar nga forca të jashtëme. Ndaj dhe ligjet e Keplerit apo llogaritë e Njutonit për lëvizjen e planetëve nuk mund të na japin kurrë saktësi të vendndodhjes së çdo trupi të caktuar në hapsirë.
Për ta kuptuar këtë më mirë, po qëndrojmë tek këto ligje keplero-njutoniane mbi lëvizjen e planetëve, dhe këto ligje po i kalojmë pastaj tek njerëzit dhe shoqëria, -trajtime dhe kalime këto në modë tek shumë studjues gjatë shekullit të 20; edhe ne e kemi si projekt të kapitullit të fundit të këtij punimi këtë lloj trajtimi dhe kalimi të fenomeneve natyrore në ato shoqërore.
Siç e dimë, çdo planet i sistemit tonë diellor nuk bën rrotulli-me rreth diellit krejt të rrombullakta, por eliptike, dikush më pak e dikush më shumë. Vetë ky rrotullim eliptik na tregon neve se sistemi yn diellor është i hapur, pra bashkvepron me forca të tjera jashtë tij, pra edhe vetë këto planetë janë pjesë e këtij bashkveprimi me forca të huaja jasht sistemit ku ndo-dhen, ndonëse shum më pak se dielli i tyre, -një temë kjo mjaft e rëndësishme, që do ta shohim hollësisht më poshtë.
Natyrisht, këto planetë bashkveprimin kryesor e kanë me diellin e tyre, pastaj me njëri-tjetrin, sidomos kur ndodhen pranë njëri-tjetrit, dhe pastaj bashkveprimin e tretë e kanë me forca të tjera jashtë sistemit të tyre diellor. Ndërsa dielli i tyre, panvarsisht bashkveprimit të madh që ka me planetët e tij, ky ka një bashkveprim të madh edhe me forcat (apo forcën) tërheqëse jashtë sistemit (familjes) së tij.
Kur këto planetë ndodhen në afërsi të diellit, siç pamë rastin e Mërkurit në perihelin (pikën më të afërt me diellin) e tij, këto planetë lëvizin më shpejt. Dhe kur i largohen diellit, këto planetë ngadalsojnë shpejtësinë e tyre. Megjithë këtë afrim dhe largim nga dielli i tyre, këto planetë nuk kanë frikë mos humbin rrugën, përkundrazi ata e bëjn këtë rrugë prej miliarda vjetësh. Pikërisht, nëpërmjet këtij ndryshimi në shpejtësinë e tyre këto planetë as që merakosen se çdodh jashtë sistemit të tyre diellor, e biles edhe pak interesohen ç’ndodh me planetët e tjerë. Përse? Sepse forca kryesore ndërvepruese (njutoniane) e tyre është ajo me diellin, pra rrotullimi rreth vetes dhe shpejtësia e lëvizjes në raport me largësinë ndaj diellit. Kur janë afër u duhet të shpejtojnë, e kur janë larg nuk kanë nevojë të shpejtojnë, sepse mund të ndikohen nga forca të tjera, siç janë ato të planetëve të tjerë njëherë, e pastaj ato të jashtëme nga sistemi i tyre diellor, apo –sipas Njutonit– nga forca e tyre inerciale. Kjo lëvizje eliptike e theksuar dallohet –siç e dimë– tek Mërkuri; tek planetët e tjerë shumë më pak.
Kështu këto planetë, po si njerëz të urtë, dinë e si sillen. Sikur të jenë qënie me mëndje.

Tani e kalojmë këtë sistem në shoqërinë njerëzore. (Thamë se më në hollësi këto „përzierje“ të fenomeneve natyrorë me ato shoqërorë do ti bëjmë në fund të punimit.) Po marr jetën këtu në Gjermani. Po të doni mund të merrni edhe një vend tjetër çfardo, kjo nuk na prish punë për të treguar sistemet e caktuara dhe forcat vepruese. Por unë po zgjedh Gjermaninë, meqë i kam fenomenet më pranë dhe më të njohura. Kështu kemi këtu një popull që, si thuajse të gjithë popujt e tjerë, jeton prej shekujsh në këtë vend. Nga ky fakt këta ndjehen të lidhur me këtë vend, me këtë sistem. Këta e quajnë veten dojç (gjermanë). Gjatë dekadave të fundit kanë hyrë në këtë vend njerëz nga popuj të tjerë, të cilët gjithashtu kanë në vetëdijën e tyre përkatësinë e kombit ku kanë lindur dhe janë rritur.
Kështu kemi njerëz të ardhur nga Italia, të cilët quhen italianë, të tjerë nga Polonia që quhen polakë, e kështu me radhë, turq, grekë, jugosllavë, etj. pa fund. Sejcili njeri prej këtyre emigrantëve të ardhur vjen nga një identitet dhe kulturë e caktuar, -gjë e vetëdijshme kjo për sejcilin njeri dhe grup. Pra, shoqëria gjermane dhe Gjermania janë fillimish sisteme të huaja për të ardhurit. Me kalimin e kohës ky vend i caktuar, (fizikisht: ky sistem i caktuar), nis e bëhet sistem i çdo njeriu dhe grupi të hyrë nga jashtë. Kjo ndodh jo njëlloj dhe jo në të njëjtën kohë. Faktorët mbi këtë janë me mijra, shpesh edhe subjektivë, ndaj nuk po i trajtojmë këtu. Tani na mjafton që ne dimë se këta njerëz (këto trupa) të huaj janë fillimisht të lidhur me vendet (sistemet) nga kanë ardhur. Kështu italianët me Italinë dhe kulturën italiane, grekët me Greqinë dhe kulturën greke, turqit me Turqinë dhe kulturën turke, e kështu me radhë të gjithë të huajt. Në vendet (sistemet) ku këta njerëz (trupa) ishin më parë, silleshin atje më lirshëm (më shpejt). Me largimin nga vendi (sistemi) i tyre, këta lëvizin fillimisht më ngurshëm (më ngadalshëm), pasi ndodhen në të tjera kushte nga ato që kanë qenë mësuar e që kanë pas jetuar.
Tani po marrim sjelljen faktike të këtyre njerëzve emigrantë këtu në Gjermani, dhe po e krahasojmë me atë të trupave në hapsirë. Nga shumë grupime emigrantësh, ai me origjinë turke dukej më aktiv dy dekadat e plota të kaluara, gjë që e tregojnë organizimet e ndryshme fetar-nacional-politike të ngjyrave të ndryshme, -dominues tek ‘ta dallon ngjyrimi i shumanshëm, mysliman-turk-i majtë-, e tregonin edhe aspektet shoqërore, si ato „negative“ të zënieve me fjalë dhe grushta, por dhe ato „pozitive“ të pjesmarrjes në aktivitete të ndryshme social-politike, e duke vazhduar kështu me këtë lëvizje më të gjallë edhe në hiearkinë administrativo-politike, duke u prezantuar edhe këtu më shumë nga çdo grupim tjetër emigrant. Pra, lëvizja e këtij grupimi ka qenë më e gjallë (sot më pak) nga ajo e të tjerve, që në terma fizike përkthehet: më e shpejtë.
Ndaj dhe i futëm në thonjza negativ e pozitiv, pasi këto terma kanë kuptim vetëm në aspektin shoqëror dhe janë mjaft subjektivë; në aspektin fizik të trupave dhe forcave në natyrë nuk kanë aq kuptim. (Dreqi e marrtë, nuk mund të dalim kurrë nga përkufizimet metafizike, pasi nuk do të mundnim të shpjegonim dot diçka vetëm nën këndvështrimin dialektik.)
Kështu, duke e krahasuar këtë lëvizje më të gjallë shoqërore me trupat në sistemn tonë diellor, kemi rastin e lëvizjes së planetëve afër diellit; ky rast i përngjitet rastit kur këto grupime emigrantësh janë në vendet e tyre; aty, po si dhe planetët, këta njerëz lëvizin më shpejt. Por kur, në lëvizjen e tyre eliptike, planetët i largohen diellit, ata ulin shpejtësinë e tyre, kështu edhe qëndrojnë të lidhur mbas diellit të tyre. Të njëjtën gjë bëjnë edhe emigrantët në përgjithësi tek ndodhen larg në vend të huaj. Lëvizja e tyre është fillimisht e ngadaltë. Mirpo trupat nuk mund të lëvizin kurrë në të njëjtin ritëm, ndryshe lëvizja do të marri fund shpejt. Kështu kemi ndryshimin, (për të cilin duhet të flasim më vonë, sepse është një temë e gjërë, si, qysh e pse ndodh), kështu kemi njërin nga njerëzit, apo grupet, apo pjesë të grupeve, që lëvizin më shpejt. Kështu, këtu në Gjermani grupi emigrant më i gjallë e në shumicë ka qenë kryesisht grupi me prejardhje turke. Pra, nëse në këtë rast do të kemi planetë që nuk u qëndrojnë ligjeve të tyre të shpejtësisë së lëvizjes, atij të ngadalsimit të shpejtësisë kur ndodhen larg diellit, por vazhdojnë të lëvizin shpejt, këta planetë prishin sistemin planetar / sistemin diellor, kështu ose do të dalin nga orbitat e tyre, ose do të tërheqin masa të tjera planetësh, ose do të detyrojnë diellin të shtoj energjinë dhe forcën e tij tërheqëse.
Kushdo nga këto çrregullime sjell lëvizje të padëshiruara të planetëve të tjerë. Kështu ai planet që vazhdon të lëvizë shpejt apo të ruajë afërsisht shpejtësinë e mëparnme, sjell çrregulli-me të paparashikuara tek planetët e tjerë dhe ylli qëndror. Kështu ai planet quhet -me termat njerëzor- shqetësues.
Me terma fizike ky planet është destabilizues, që ruan të njëtën shpejtësi. Kështu, duke kaluar sërish tek njeriu dhe shoqëria, ky grup me prejardhje emigracioni turke, (më sakt: një pjesë e tij), me tentativë ruajtje të shpejtësisë së lëvizjes si më parë, destabilizonte her pas here sistemin shoqëror, aq sa humbi simpatin e vendasve dhe grupimeve të tjera emigrante, ndonse nuk duhet mohuar që një shumicë e tyre u manipuluan boll nga qarqe politike dhe fetare prej Turqisë.
Ashtu siç Natyra/Materia ndryshon përherë lëvizjen e saj, të njëjtën gjë bën edhe shoqëria, e pikërisht për të ruajtur bashk-veprimin. Mirpo tek shoqëria veprojnë shum më shumë forca, të cilat hyjnë tek ato që quhen: faktorë subjektivë. Ndaj dhe njerzit përplasen me njëri-tjetrin më shum se trupat në natyrë. Rastësia ësht tek natyra më pak e mikpritur se sa tek shoqëria. Në këtë përparsi të natyrës nuk duhet të kemi parasysh vetëm masën dhe energjinë e madhe të saj, e cila ndërvepron në një hapsirë të madhe, por kohën e saj të gjatë evoluese. Njeriu sapo ka filluar ta njohë natyrën. Ai ka akoma kohë të bëjë gabime në lëvizjen e vet.
Unë mora këtu si shembull grupimin „turk“, meqë ai ka dalluar në dy dekadat e fundit të plota në Gjermani. Por ne mund të marrim si shembull dhe si krahasim të shpejtësisë së lëvizjes edhe faktorin shumë më të gjallë të dekadës së fundit, atë arabo-islam, i cili don po ashtu të ruajë atë gjallëri lëvizje dhe normash si në vende myslimane. Apo ne mund të marrim edhe grupimin italian të viteve ’60, i cili po ashtu nga gjallëria e tij shihej deri diku si destabilizues i sistemit të rregullt (disiplinor) gjerman të asaj kohe.
Duhet të kemi parasysh se, kur marrim dhe i kalojmë ligjet e natyrës n‘ ato shoqërore, ne nuk bëjmë ndonjë gabim esencial, -siç dhe mësojmë në shkollë. Por, -po sipas këtyre mësimeve- nuk duhet të harrojmë që tek shoqëria veprojnë edhe mijra faktorë të tjerë, shumica e tyre subjektiv, (në dominancë, pasi edhe subjektiviteti është në fund të fundit pjesë e natyrës.)
Duke u shkëputur nga shoqëria e duke shpresuar se lexuesi na kupton në shembujt e sjellur, themi se si natyra ashtu dhe shoqëria i rregullojnë herpashere shpejtimet e tyre, sipas tezës „leniniste“: dy hapa para e një prapa, e sipas tezës „time“: një hap para e një hap në vend qëndro, që mund të përkthehet në gjuhën e fizikës: një moment para e një moment pusho, gjë që natyra kuantike „e Plankut“ e bën prej krijimit të saj e deri më sot, pra përjetsisht. Ndaj dhe natyra i korrigjon gabimet e saj shumë më kollaj e më thjesht nga njeriu. Sepse ajo është permanent (përherë) në korrend të çdo ndryshimi që ndodh tek vetja, pra cilido trup e ndjen çdo ndryshim që ndodh në afërsi të tij. Si e bën natyra këtë, si e ndjejnë trupat në hapsirë ndryshimin e ndodhur pak më tej, a e ndjejnë njëlloj dhe a reagojnë njëlloj, apo në propocion me madhësinë e tyre, apo në varësi të përbërjes së tyre, apo çfarë tjetër force dhe faktori, -këto ne do i shohim siç dhe jemi duke i parë; ne nuk kemi mbaruar akoma me punimin tonë.

Thjesht edhe me sy ne dallojmë tek trupat qiellorë, se bashkveprimi i forcave ndodh papushim. Kështu natyra ruan gjatë ekuilibrin e saj. Duket sikur natyra sillet miliona herë më përgjegjëse se njeriu dhe kafshët. Dhe thjesht, me vështrimin tonë empirik, na duket se kjo përgjegjshmëri është në raport të drejtë me madhësinë e trupave. Sa më të mëdhenj trupat aq më të „përgjegjshëm“ për të ruajtur ekuilibrin në natyrë. Edhe kur kemi historira mitollogjike, si ajo e Faetonit që morri kuajt e të atit, Heliosit (Diellit) dhe desh i vuri zjarrin qiellit me rrëzimin e karrocës, ku po fluturonte si i çmendur, (pra përplasje asterodësh, planetësh, satelitësh natyralë, apo rënie meterorësh, apo shuarje diejsh, ose shpërthime dhe lindje yjesh të rinj, etj. fenomene Natyre/ Universi të panjohura mirë nga ne), në të gjitha rastet Natyra/ Universi ruan stabilitetin e saj, ruan ekzistencën e saj, ruan bashkveprimin e mëtejshëm të forcave të saj, pra atë midis trupave të saj.
Kështu Natyra ruan sistemin e saj, duke shkaktuar tek sistemi i caktuar sa më pak çrregullsi, në mënyrë që dhe bashkveprimi i forcave të këtij sistemi diellor me sistemet e tjera të afërta diellore të mos ketë ndikim të madh, por një ndikim sa më të vogël, kështu në të gjithë galaktikën ky ndikim është edhe më i vogël pastaj.
Pra, i gjithë shembulli krahasues që sollëm më lart, midis fenomeneve natyrore dhe shoqërore, ka të bëjë me atë që ne nuk mund tu kërkojmë ekuacioneve algjebrike të na shpjegojn lëvizjen e trupave në hapsirë, pasi ekuacionet algjebrikë parakuptojnë sisteme të mbyllura, ndërsa natyra/ hapsira (po si dhe shoqëria) janë sisteme të hapura. Kështu ne nuk mund ti kërkojmë as Brahes, as Keplerit, as Njutonit, parashikimin 100% të lëvizjes së planetëve. Sepse në forcat e një sistemi të caktuar, veprojnë edhe forca të jashtëme. Kështu veprojnë tek forcat e brendëshme të tokës, ato jashtë tokës, kështu tek dielli ynë nuk veprojnë vetëm forcat rrotulluese dhe tërheqëse të planetëve dhe trupave të tjerë brenda tij, por ndikojnë edhe forca të sistemeve të tjerë diellorë më të afërt, si dhe ato në qëndër të Galaktikës tonë; biles vetë dielli ynë me gjithë neve bashkë, nuk bën vetëm lëvizjen rreth qëndrës së galaktikës tonë, por bën edhe një lëvizje tjetër rrotulluese me yjësitë e tjera afër saj. Pra, forcat vepruese tek dielli dhe planetët nuk janë vetëm këto të tyre, këto të brendëshme, siç edhe i përshkruajnë ligjet kepleriane dhe ekuacionet njutoniane, përfshi këtu edhe ato të panevojshme ajnshtajniane, por janë edhe forca të jashtëme, të cilat nuk merren parasysh nga këto ligje dhe ekuacione.

Por, do thotë ndonjëri, ne mund ti marrim parasysh edhe këto forca të jashtëme në ligjet që do përshkruajmë dhe në ekuacionet që do krijojmë! Kështu të llogarisim edhe bashkveprimin e forcës së diellit tonë me forca të tjera, që vijnë nga jashtë sistemit tonë!
Vërtet, ne mund të tentojmë ta bëjmë këtë, si në rastin e derivateve në ekuacinet algjebrike, por ne do të përdorim si masë pastaj për këtë forcë (apo këto forca) të jashtëme një masë statike të llogaritur në masën e trupit (apo sistemit) të jashtëm, që po ashtu nuk është e vërtetë, sepse është relative, pra që ka lidhje vetëm me atë trup (apo sistem) në vetvete, në një kohë që edhe ai trup (apo sistem) ka po ashtu lidhje –pra bashkvepron– me forca të tjera të trupave jashtë sistemit të tij. Kështu ndryshimet e njërit influencojnë –sado pak– lëvizjen e tjetrit, panvarsisht se në kohë të mëvonshme, dhe ky ndryshim lëvizje i tjetrit ndikon tek tjetri e tjetri, me radhë. Kategoria filozofike shkak-pasoj vepron në të gjithë Universin. Me një fjalë, ekuacionet statike të matematikës nuk mund të na japin kurrë saktësinë e lëvizjes së trupave në natyrë, sepse natyra është sistem në lëvizje të përhershme dhe në ndryshim të përhershëm.
Kjo është e ditur, do vazhdojë dikushi të na thotë, kjo mësohet qysh në fillore! Vërtet, i përgjigjemi ne, pikërisht sepse kjo është e vërtetë ne nuk mund të përdorim ekuacione algjebrike që na flasin për sisteme të mbyllur në përshkrimin e lëvizjeve së trupave në natyrë. Natyra nuk ka nevojë për ekuacione dhe as për përshkrime ligjesh. Këto ligje dhe këto ekuacione kanë nevojë për natyrën, si të tilla duhet ti përshtaten orë e çast lëvizjeve në natyrë. Ajo që thotë Pitagora, e që e përsërit me kënaqsi edhe Ajnshtajni, se natyra është radha e numrave, kjo vlen vetëm për një njësi të caktuar kohe, pra të shkurtër, për një moment të caktuar. (Ironia tek Pitagora është, se ai vetë bënte pjesë tek njerëzit që e kuptonin principin e relativitetit.) Natyra shoqërohet nga aspekti kohë, të cilin numrat nuk mund ta shprehin. Po kështu edhe notat muzikore, nuk shprehin të gjitha cilësitë e pjesës muzikore. Një dirigjend na jep tjetër pjesë, tjetër shije, të tjera ndjenja për të njëjtat nota, nga një tjetër dirigjend. E gjithë kjo nga një prekje më e lehtë apo më e fortë e instrumentave muzikorë, etj. faktorë.
Në gjithë këtë shpjegim ne nuk duam të themi se Natyra luan sipas qejfit, por duam të theksojmë tezën njutoniane që thotë, sa më shumë ne ti përsosim matjet tona, aq më shum i afrohe-mi lëvizjes absolute. Kjo lëvizje absolute –e përsërisim– ka kuptim nëse ne do të ishim krejt të palëvizshëm në Univers, kështu të shihnim si zhvillohet në të vërtetë lëvizja e çdo trupi material dhe shumë fenomene të Kozmosit, -kështu dhe mund të llogaritnim largësinë tonë nga trupi/ fenomeni i caktuar nëpërmjet zbritjes së shpejtësis së trupit/ fenomenit të caktuar nga shpejtësia e dritës. Por këtë palëvizshmëri ne nuk e kemi! Kështu koha dhe hapsira mbeten relative, çfarë d.t.th. se ato janë të ndryshme për sisteme të ndryshme referuese. Nëse trupi A lëshon një sinjal drite, kjo dritë do të ketë të tjera parametra për trupin e ngadalshëm B dhe të tjera për trupin C me shpejtësi të madhe, (hipotetikisht) afër asaj të dritës. B-ja e shikon dritën afërsisht siç ajo ishte. Ndërsa C-ja e shikon të stërgjatur, sepse e shoqëron sinjalin dritor për një farë rruge dhe kohe. Kaq, asgjë më shumë! As rinohet kush, as vjetërsohet dikush! Të gjitha shpjegimet e tjera janë vetëm ekletizma dhe sofizma bajate sharlatanësh, të cilat gjoja provojnë ndry-shimin real/ absolut të orës, pra të kohës dhe hapsirës!
E duke dashur ti bashkojnë teoritë ajnshtajniane me vrojtimet në botën mikroskopike të grimcave, me të cilën merret ajo që quhet mekanika kuantike, nxjerrin teori akoma më fantastike, si ato të strinxheve, etj., apo shpjegime të pakuptueshme, si ajo e singularitetit, me të cilat, ja, pa dashur, po hyjmë edhe ne në këtë pjesë („të pakuptueshme“) të fizikës.

Duhet ta sqaroj lexuesin, se si koncepti fizikal i singularitetit, ashtu dhe shumë koncepte ...
(FUND; me tej vjen singulariteti, pjesen e shkurter te te cilit e kam dhene tek singulariteti, e me pas mekanika kuantike.) Kush ka patur qejfin dhe durimin ta lexoje deri ketu, mund te bej cdo kritike te mundshme mbi temen ne fjale. Kritikat te tipit: me ke do matesh ti, etj., jane pa kuptim per mua. Sorry!)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2015 19:26
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Teoria e pergjithshme e relativitetit (TPR)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.