SmArTs_WAY
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 17/06/2006
Vendbanimi: Maqedoni
Mesazhe: 50
|
Përshëndetje të nderuar
Mbase e nderuar ke bërë disa koncpetime prej mendimeve të tua të pabaza, une do të të kundërpërgjigjem me citate biblike, mirëpo mundësisht të më ktheni përgjigje për çdo pikë që do ta ceki e nderuar:
1. Vetë besimi i njeriut në vete ngërthen se Ai (njeriu) duhet ta njeh Zotin e Tij, me cilësi të përsosura e të veçanta, që i takojnë vetëm Atij. Për Jezusin kemi lexuar se ai bënte gjum, e lodhej, këtë e argumenton citati biblik ku thotë: Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë posit. (Gjoni 4), apo citati tjetër që thotë: Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. (Marku 4:38), e qe në citate tjera të Biblës mund të shohim se Zoti nuk i ka këto cilësi, si p.sh. citati ku thotë: Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme. (Isaia 40:28), apo tek Psalmi thuhet: Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. (Psalmi 121:4). D.m.th. për Zotin Bibla na mëson se prej cilësive të Tij janë: 1) moslodhja, 2) pagjumesia, 3) perjtesia, 4)krijues, 5)zgjuarsia, ndërsa në anën tjetër Bibla na mëson se Jezusi kishte këto cilësi: 1)lodhej, 2)pushonte, 3) bënte gjumi, etj. E që këto cilësi janë në kontradikt me ato të Perëndis. Dhe ato e nderuar që keni thënë ju, se njëkohësisht mund të jenë të dy, dhe duke e thënë, se kjo ëshë vetëm besim, dije, se njeriu (i mençur) nuk pason qorrazi, mirëpo besimin e tij e argumenton, që në atë mënyrë ta kënaq zemrën e tij, e nderuar. Të lutem më sjell argumente, si ka mundësi (që një logjikë e shëndoshë) të pranojë që Zoti, të lejoj që njerëzit (krijesat e Tij) ta malltretojnë, apo si ka mundësi që njeriu të pranojë, që Zoti i Cili e Krijoi Atë (njeriun) që shkrihet në një cilësi e qenie të krijesës së tij. Ajo për çka akuzohet Zoti i Lartësuar (d.m.th. cilësitë njerëzore) janë gënjeshtra të gënjeshtarëve, dijeni o njerëz Zoti është i pastër prej këtyre të metave (gjmësia, lodhje, harresa etj).
2. Sigurisht jofillimi dhe jombarimi është cilësi e Zotit të Madhëruar. Nëse neve themi që Zoti, për një periudhë kohore (sic thonë krishterët) u shkri në qenie njeri (njëkohësisht duke qenë Zoti), iu themi se kjo është një e kotë, që e pranojnë vetëm injorantët. Zoti është i Pastër prej kësaj që i mvishet. Jezusi ishte ai që dha shpirt, siç na tregon Bibla: ...''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma. (Luka 23:46), të nderuar kërkojë përgjigje të më jepni se kujt ia dha këtë frymë, dhe pse i tregoi Atit kur Ai (Jezusi) ishte vetvetiu Ai. D.m.th. kjo është një kontradiktë krishtere, që merreni me mend, edhe Shën Agustini, ka pohuar se gjatë tërë jetës së tij ai nuk ka munduar ta kuptojë trinitetin. Ju lutem, kur Ai (si udhëheqës shpirtëror e prift) nuk ka mundur ta kuptojë (sepse siç thonë ata, njeriu e ka mendjen e ngushtë për ta kuptuar) atëhere, pse ti o i krishterë mundohesh të më bindësh mua se triniteti është i vërtetë mirëpo ja që sipas teje unë nuk po e kuptojë. Mbase as ju nuk jeni duke e kuptuar, dhe thoni: Mendja është e vogël për të kuptuar këtë fenomen. Të nderuar, Bibla thotë një një citat: ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. (1 Timoteu 6:16). Të nderuar, këtu Bibla tregon se Zoti ka një cilësi që asnjë njeri nuk e ka parë. Kur Bibla thotë: ai që i vetmi e ka pavdekësinë tregon se kjo është një cilësi që e dallon Zotin. Ne citatin e parë tregon se: 1)Jezusi merrte frymë, 2) Ia dha frymën Atit (në duar e Tij), ndërsa për cilësi të Zotit në citatin e parë dhe atë të dytë shohim se: 1) Zoti, është i vetëm, dhe të gjithë vdesin përveç Tij, 2)Atij i takon nderi dhe pushteti. E si ka mundësi që Zoti i Madhëruar, të bie në malltretimet e krijesave të Tij, kur ai ka pushtet e nder, e fuqi?!
Ku i keni argumentet të nderuar?! Një shembull: Nëse jeni në një dhomë, me një shok apo shoqe, dhe dëshironi ta rrihni, dhe ajo thotë: Më ndihmoni!, atëherë ju menjëherë, filloni të dyshoni se ju nuk jeni vetëm Aty (me shokun apo shoqen), mirëpo është edhe dikush që ju përcjell (fshurazi). I njejti ilustrim vlen edhe për citatin ku Jezusi i tha Atit: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!'', që tregon se Jezusi nuk ka folur me vetvetën mirëpo me dikë, që Ai e llogariste Një e të Vetëm.
Vlen të tregohet fjala e Biblës: "Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia. (Psalmi 90:2), e që ky citat tregon se Jezusi nuk është Profet, sepse ai kishte një fillim.
3. Apo a ka mundësi ndonjëri prej jush të nderuar anëtarë (të krishterë) të më tregoni se si Zoti, të mos e dijë se kur bëhet dita e gjykimit, kur ai vet e ka caktuar atë ditë? Nëse Jezusi na qenka Perëndi, pse u përgjigj për pyetjn se kur do të ndodhë dita e gjykimit duke thënë: ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. (Marku 13:32), nga pjesët e fragmentit as engjëjt, as biri, nënkuptojmë se: Të gjith këto janë qenie në vete, dhe nuk janë bashk siç pretendojnë të krishterët për birin (dhe shpirtin e shenjtë) se janë bashkë me Atin. Nëse biri nuk e din, e Ati po e di, ndërsa ata janë një sipas juve, a d.m.th. kjo se ata nuk ishin krejt Një? Ju lutem, ta keni parasysh se njerëzit nuk pasojnë më verbërisht teoria, mirëpo hulumtojnë, dhe dijeni se këto teoria të kota nuk i merr askush përderi të mos i argumentoni. Jezusi ishte Profet, dhe Ai nuk i dinte çëshjtjet (dijet) që Zoti nuk ia ka dhënë. Nga ai citat i lartëpërmendur ne arrijm të kuptojmë, se Jezusi nuk është Gjithëdijshëm, e si ka mundësi që Zoti te jetë mosnjohjes i asaj që Ai vet ka krijuar?! Zoti është gjithëdijshëm, e ketë na e tregon citati biblik, i cili menjëherë e rrëzon në tokë teorinë se Jezusi është Zot (i cili ishte me dituri të kufizuara): Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni. (Mateu 6:8). Unë (si musliman) besoj se Zoti i Lartësuar, është i gjithëdijshëm dhe them që, ska asnjë krijes të gjithëdijshme.
4. A ka mundësi të ma sqaroni të nderuar thënien e Jezusit që e shënoi Gjoni: Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime. (Gjoni 5:30), që na tregon se ato që Ai mund ti bëjë, i bën nga fuqija që ia jep Zoti i Tij, i cili sipas Zanafillës është i plotëfuqishëm: Unë jam Perëndia i plotfuqishëm
. (Zanafilla 17:1). Të nderuar a nuk është ky një argumente i qartë, se Jezusi nuk është Zot?! Apo a ka mundësi të më sqaroni, si ka mundësi që një Zot, të kërkon ndihmë nga engjëjt e Tij, dhe ata ti ndihmojnë, lexo citatin: Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t'i dhënë force. (Lluka 22:43) e neve mund të kthehemi menjëherë tek citati që thotë se:
Perëndi i plotfuqishëm. (Ekzodi 6:3), e si ka mundësi të ketë nevojë një i plotëfuqishëm për fuqi që ti jipet nga krijesat e Tij që janë me fuqi të kufizuar (sikur engjëjt)? A nuk eshtë ky argument se Jezusi nuk është Zot?.
5. Bibla neve qartë (për të zotët e mendjes) tregon, se Zoti nuk mund të shihet (në këtë Botë), duke thënë: "Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë". (Ekzodi 33:20), ndërsa Jezusi ishte ai që njerëzit e shihnin: Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë. (Gjoni 6:14). Vallë, o njerëz a nuk jeni duke pare argumente, që citati na tregon se Jezusi ishte një Profet?! Një anëtare këtu ka thënë: dhe si i tille shfaq veti njerezore dhe hyjnore.., e unë të them (duke të pyetur) si ka mundësi, që një gjë që Zoti thotë ska mundësi, njëkohësisht të tregon se Bibla është e mundshme. Vallë, Zoti i Biblës, është i pafuqishëm për ti obliguar gjërat (që ka thënë që smund të bëhen) të mos bëhen?!. Bibla na thotë, dhe këtë e besoj, se njeriu nuk ka mundësi të sheh Zotin (në këtë Botë), ndërsa Ti e nderuar thua se Jezusi është Zot, e për të cilin Bibla na thotë se njerëzit e kanë parë.
6. Kaptina Jakobi (në Bibël) na tregon që: ...Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. (Jakobi 1:13), e që Marku thotë për Jezusin (Profetin) i cili ishte : ...i tunduar nga Satanai (djalli). (Marku 1:13), apo edhe Mateu na tregon se: Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. (Mateu 4:1). Ju lutem, Bibla na tregon se Zoti: a)nuk e mund e keqja, b)nuk e mund djalli, c)ai nuk tundon askë, ndërsa Jezusi: a)i tunduar nga satani, e që kjo na tregon se Jezusi nuk është Zot, e as bir, por është Profet. Vallë, a nuk janë këto fakte e argumente bindëse?! Vallë, çka kërkoni, të vijë Jezusi, që të na tregojë?.. Dijeni se (inshAllah) Jezusi (Isau paqa qoftë mbi të) do të vijë dhe e vërteta do të ngadhënjej.
7. Qfarë kuptimi ka kjo, që Zoti ti lutet Zotit? ndërsa po lutej, qielli u hap, Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej, Jezusi po lutej në vetmi, dhe ra në gjunj dhe lutej, shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë (Lluka 3:21/ 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), apo siç na tregon Mateu: Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej (Mateu 26:39), më tregoni kujt i lutej Jezusi?, krijesave të Tij?, Zotit të Tij,? Kujt, kujt?... Ju lutem, mos u tregoni naiv, mbase e dijmë (të vërtetën) se Jezusi ishte i Dërguari i Zotit, dhe një njeri si gjithë ne, mirëpo kishtë një status më të lartë, Profet i Zotit dhe bënte mrekullira. Lluka më lartë na tregon, se ai nuk ishte Zoti, por ishte Profeti i Cili: ...e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë (9:18).
8. Qfarë thuani për këto citate që tregojnë Profetësinë e Jezusit (paqa qoftë mbi të!):
a) Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë. (Gjoni 6:14)
b) ...por vullnetin e Atit që më ka dërguar... (Gjoni 5:30,31)
c) "Bekur qofte ai qe vjen ne Emer te Zotit...ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]
d) "I pari: Ndegjo, Izrael!Zoti, Hyu yne ...eshte nje Zot i vetem...Skrimbi pergjigji: Mire fort, Mesues! Pergjigje ashtu sic eshte e verteta! AI eshte i Vetmi, e pos tij ska tjeter." [Marku 12, citati 29-32], a nuk po e shihni: Hyu ynë. D.m.th. paska pas Hy (Zot) Jezusi (profeti).
e) "Kush ju pranon juve, me pranon mua, e kush me pranon mua, pranon ate qe me dergoi mua. Kush pranon profetin pse eshte profet, do te marre shperblimin qe i takon profetit." [Bibla: Mateu 10/40-41]
Të më përgjigjeni për çdo citat nëse dëshironi debat të mirëfillt.
Kalofshi mirë!
Me rrespekt nga SmArTs_WAY [P.P.S]
kumanova-on-line@hotmail.com
__________________
Islami, alternative e diteve te sotme
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|