Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Momente Reflektuese - "FRYMEZIME"
Gjithsej 40 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Kurthi i frikes eshte motiv teper i cmuar per njeriun, per mendimin tim pa dyshim nje motor i fuqishem.
Pa folur per friken acute, e cila eshte me teper nje reaksion mbrojtes, frika si koncept filozofik ka luajtur rol ne ndertimin dhe mbajtjen e sistemeve te tera gjate zhvillimit te shoqerise.
Besoj edhe une qe nje nga faktoret eshte edhe kurthi i frikes, por besoj gjithashtu qe ketu ndikojne shume elemente.

identifikimi i vetes me te pasurit,
identifikimi i vetes me VIP (shiko se c'behet me FB. Te gjithe mendojne se jane si hollividista.
Edukimi i vazhdueshem nen kete spekter ngjyre. Ti je shtrese e mesme thuhet ne cdo emision TV, ne cdo tubim aq shume sa vertet njeriu e ndjen veten te tille.
-shpresa e cila lind me njeriun dhe vdes e fundit.
Endrra e mireqenjes, aq e pompuar.

Cudi, kur po e rilexoja kete qe shkrojta duket shume cinike. Megjithate me lejen e emigmes nuk po e ndryshoj.

Cinike??? Ne fakt ndersa po lexoja keto rreshta, me lindi nje pyetje e thjeshte:
Cila eshte forca e njeriut?
Nuk eshte pyetje e thjeshte xhanem.
Ne fund te fundit rrugdalja eshte, te gjithe e dine, por askush nuk e do. E pra nese nuk behet ky ndryshim jemi te destinuar te vdesim te gjithe paperjashtim si rrace njerzore.
E ardhmja i perket kanibalizmit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2012 21:16
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

http://forumihorizont.com/showthrea...2905#post592905
Postuar ketu per te mos me humbur gjurmet

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2012 21:37
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Bedroom Dreams - James Howard

Koha rrjedh si nje ujevare. Shfaqja spektakolare e jetes, nje perle e natyres, fillon ngadale si melodia, mer tempo dhe pastaj perfundon si nje enderr.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2013 02:43
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Fjalim nxites interesant!


FJALIMI i parë i Ramës si kryeministër, falenderime dhe urime Berishës: Do jem kryeshërbëtori juaj
25 Qershor, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika | Shkruar nga: TemA


Nga Edi Rama

Përpara një turme entuziaste, kryetari i PS, Edi Rama mbajti të parin fjalim si kryeministër. Gjeni më poshtë tekstin:



Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe.

Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdonjërit prej jush! Dhe për çdo ditë nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona.

Unë e di që siç thotë edhe Abraham Linkoln, asnjë qeveri në botë nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe për gjithë kohën, por për gjithë kohën që vjen, nuk do harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit.

Ju na besuat sepse ne nxorëm më të mirën nga vetja për të arritur deri këtu, një projekt ndryshimi për Shqipërinë, një aleancë të re për Shqipërinë evropiane, e cila provoi botërisht se ne dimë ta vëmë vendin mbi veten dhe mbi partinë.

Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të fituar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit e mendjes shqiptare për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë.

Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku, nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes.

T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive.

Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme.

Të nisim bashkërisht punën për t’i treguar njëri- tjetrit, por edhe botës, se kemi talentin, vlerat, vendosmërinë për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të borxhit që u kemi të parëve dhe fëmijëve të gjithë Shqipërisë.

Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria dhe jo mungesa e saj, rruga për të qeverisur këtë vend, merita dhe jo mungesa e saj, baza për të vlerësuar çdo njeri e sipërmarrje në këtë vend.

Të vazhdojmë së bashku si një vend dhe si një komb përpjekjet drejt vendit që na takon në familjen e bashkuar të Europës, sot, kur si asnjëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, jo vetëm e meritojnë, por e kanë në duart e tyre bashkimin në atë familje të madhe.

Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane.

Miqtë e mi, nuk ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valëviten sonte nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet e mbështetësve tanë anembanë vendit, duke parë që gëzimi ka pushtuar zemrën, mendjen e fytyrën e çdo opozitari, edhe unë ndjehem thellësisht i ngazëllyer si ju.

Por, ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për të rinjtë, as shërbime më të mira shëndetësore, as rrugë më të sigurta, kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja.

Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin që të mbërrijë në gjithë Shqipërinë e rrënuar.

Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur.

Të gjithë bashkë treguam deri këtu se duam fort që Rilindja të ndodhë, tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë fort që ta bëjmë atë të ndodhë.

Dhe ne do të punojmë fort së bashku, si një skuadër, si një skuadër e madhe, që sot ka fituar vetëm të drejtën për t’u vënë në provë, ndërsa nesër do nisë punën për të fituar provën.

Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.

Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim.

Dhe tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është që t’u shërbej me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin.

Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje, unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë.

Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar.

Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi.

Motra dhe vëllezër,

Ky është momenti më krenar i jetës sime.

Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia.

Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj.

Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj.

Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!

Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2013 12:08
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

me preku moj Enigme

shume. Zakonisht mendoj se politikanet kane premtime boshe, sidomos ne Shqiperi. Por nqs ky djali,Edi, qe ka perdorur fjale kaq te bukura si "kreysherbetor" apo "ndihem i perunjur' dhe i mban premtimet/ fjalet qe thote me nje rezolute te pakompromentueshme kjo mua me duket shume afer lidershipit te Abraham Lincoln ( one of my favorite American presidents) Faleminderit qe e solle.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2013 22:48
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ka vetem nje detaj te vogel ne lajm. Edi Rama nuk eshte (akoma) kryeminister i Shqiperise. Eshte fjalimi i pare i fitores elektorale.

Qe te behet kryeminister duhet:

1. Te certifikohen zgjedhjet nga KQZ
2. Te mblidhet parlamenti.
3. Te propozoje maxhoranca kryeministrin dhe qeverine.
4. Te betohen te gjithe para presidentit.

Apo kam harruar noi hap?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2013 23:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

http://www.youtube.com/watch?v=gUCEt3gdsT4


e gjej veten ne cdo rresht foto te ksaj kenge


eju pershendes kush ta nigjoi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Qershor 2013 15:53
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka vetem nje detaj te vogel ne lajm. Edi Rama nuk eshte (akoma) kryeminister i Shqiperise. Eshte fjalimi i pare i fitores elektorale.

Qe te behet kryeminister duhet:

1. Te certifikohen zgjedhjet nga KQZ
2. Te mblidhet parlamenti.
3. Te propozoje maxhoranca kryeministrin dhe qeverine.
4. Te betohen te gjithe para presidentit.

Apo kam harruar noi hap?



My bad,
nuk e vura re kete detaj, (dhe pse shume i rendesishem). Nuk jam shume e informuar mbi procesin/etapat. Ju dhe AD mund te dini shume me mire se mua. thanks for the info.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Qershor 2013 01:42
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Per nje "m" qe ti s'e ve fjala mik behet ik, a i thuhet mikut ik? Apo kjo...a nuk mban rolin e kujdestarit me mire sa te mbaroje vera qe te mos lodhem shume pas betimit ?

Ps. Lori, Rama para disa vitesh ishte i ftuar ne HKS dhe me kujtohet se me la me nje shije te hidhur. Edhe ne fjalimin e TED po ashtu...Shikoj nje permiresim si publicist...asgje me teper!

Ja dhe Lubonja...

".....Por pastaj s’kaluan më shumë se dy ditë dhe pamë disa gazeta pranë ish-opozitës, tani maxhorancë, që dolën me titullin e madh: “Do t’i marr me vete në zyrë të dyja breshkat e mia, që ua kam vënë emrat Sali dhe Fatos”. Ishte pjesë e një fjalimi që kishte mbajtur Edi Rama diku teksa festonte fitoren. Njëra nga gazetat madje kishte edhe fotografinë e breshkave. Po atë ditë pamë te “RD”-ja foton e famshme të Edi Ramës nudo me titull të madh: “Është koha për t’u veshur”.
Bobo…! Filloi prapë teatri – thashë me vete. Ja për këtë lloj teatri e kam fjalën, i dashur lexues, se mund të korrigjohet. Një nga gjërat më të shëmtuara që kemi përjetuar këta 22 vjet regjim bandokratik ka qenë gjuha e urrejtjes midis bandave. Një gjuhë me pasoja katastrofike për psikologjinë e shoqërisë, mënyrën e të menduarit, raportet njerëzore, raportet me realitetin dhe të vërtetën. Po banda janë, ç’pret ti nga bandat? – do të thoni ju. Jo, ka gjëra që edhe mund të rregullohen. Kërkesa modeste që shtroj unë, si ndaj maxhorbandës dhe ndaj minorbandës, është: Me largimin e Saliut, që konsiderohej dhe akuzohej si kryekonfliktuali, a do të mund të hyjmë në një periudhë me një gjuhë më të paqtë? A do të mund të na i kursejnë këto histori me breshka dhe lakuriqësi; ato akuzat e Saliut me bllokmenë më një anë dhe botimin e fotove të Saliut me djemtë e Enverit më anën tjetër? Po shtoj edhe ndonjë gjë tjetër të vockël fare, krejtësisht të bëshme; p.sh. a mund të na e kursejnë (sh)përdorimin e fëmijëve – se Rama p.sh., një dy e akuzonte Saliun që përdorte fëmijët dhe pastaj doli me një fëmijë në krah në Vlorë? Ja, gjëra të tilla të vogla duam ne të shkretët që s’mendojmë as për Rilindje, as për historinë, as për rikthim të shpejtë në pushtet. Të na normalizojnë të paktën sadokudo gjuhën, që do të thotë shumë, se ajo ka të bëjë direkt me psikikën, dhe pastaj ndoshta, mund të fitojmë pak më shumë kthjelltësi, që do të na lejojë të merremi një çikë më seriozisht edhe me problemet reale që ka vendi. Rast pas rasti, kuptohet.
Mirëpo, teksa ravgoja në këto mendime gjuhësore, më erdhi një dyshim që ma ngjallën pikërisht ato dy breshkat me emrat Sali dhe Fatos. Punë gjuhe edhe kjo. I do apo i urren Rama këto dy breshkat? Kjo është çështja, thashë me vete. Gjersa i mban e i ushqen, d.m.th. se i do. Por gjersa u ka vënë emrin e dy kundërshtarëve të tij më të urryer, duket se edhe i poshtëron e i tall përditë, deri duke i nxjerrë nga jeta private në publik. Dhe mirë që janë breshka, se po të ishte ndonjë qen nga ata Pitbull, që po përhapen frikshëm te ne, dhe të tallej me të duke i thënë Sali, nuk di ç’do të ndodhte në zyrën e Kryeministrit tonë të ardhshëm.
Pra, që të mos e humbas fillin, desha të them se kjo historia e breshkave dhe e emrave të tyre më duket një metaforë domethënëse. Metafora e një dashuri-urrejtjeje të rrezikshme, i dashur lexues. E rrezikshme sepse në sajë të këtij teatri urrejtjeje të shtirë dhe dashurie të shtirë që shqiptarët e marrin seriozisht, këta rrinë në pushtet, qoftë kur janë në maxhorancë, qoftë duke bërë gjoja opozitë, pa ndryshuar as edhe gjuha. Dhe kështu ne rrezikojmë të biem përsëri pre e teatrit të gjuhës banale të urrejtjes sapo të kalojë vera dhe pushimet. Ja, kjo më bën që të kem shumë frikë se kërkesa ime modeste për pak më shumë qetësi dhe kthjelltësi mendore e gjuhësore, që të mund të merremi me problemet reale të vendit, rrezikon seriozisht të mos realizohet. Gjithsesi, le të shpresojmë."

Per shkrimin e plote kliko ketu: http://www.panorama.com.al/2013/07/...erkese-modeste/

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2013 16:30
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 23/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

E lexova artikullin, faleminderit.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2013 17:06
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lorie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lorie't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lorie Shto lorie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lorie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 40 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Momente Reflektuese - "FRYMEZIME"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.