Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Big-Bang i Dyte !
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Big-Bang i Dyte !

Sot zhvillohet Eksperimenti me i shtrenjte dhe me i madh ne historine njerezore.
Ky eksperiment ka kushtuar 6 bilion(miliard) dollar dhe si qellim ka perseritjen ne kushte mikroskopike te big-bang. Shume shkencetare i kane kushtuar jeten ketij eksperimenti dhe pergatitje per kete shkojne qe 20 vjet me perpara.

Ky eksperiment zhvillohet ne nje platforme 27 kilometra te gjate qe ka formen e nje tubi. Ne kete tub do tye leshohen therrmia te cilat do te vihen ne levizje me force magnetike shume te fuqishme me qellim qe te arrijne shpejtesine e drites.
Keto therrmijeza do te arrijne nje shpejtesi te tille qe tubin prej 27 km ta pershkojne rreth 11 000 here per sekond.

Kur te vije koha e arritjes se shpejtesise (per nje kohe te shkurter), atehere do te lejohen qe therrmija te cilat vijne nga dyane te tubave te perplasen. Ne kete moment qe pershkruan pak a shume big-bang do te shikohet se cfare ka ndodhur nje nano-sekond pas shperthimit. Si sillen therrmijat ne ate faze dhe cfare therrmijash ose gjendjesh te reja mund te krijohen.

Shkencetaret shpresojne qe me kete eksperiment ti japin pergjigje shume pyetjeve mistike si persh cfare eshte "Dark Matter" dhe nga cfare eshte e perbere? A mund te kete universe paralele ? Dhe mund te zbulohet perse dhe sesi masa shnderrohet ne energji gje qe mund te shpjegoje edhe egzistencen tone sot, te krijuar nga asgje por "pure energy"

Sot, ky eksperiment nis dhe pritet aq shume sa gjithe syte e shkencatareve jane drejtuar aty. Bile sot mendohet se jane nderprere edhe projekte te tjera shkencore ne te gjithe boten meqe rendesia e ketij te fundit ka terhequr te gjithe!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 03/06/2010 ora 11:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2008 16:43
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re perplasesi.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 172 herė.

Ky eshte perplasesi ku do te ndodhe perplasja e therrmijave pasi kane arritur shpejtesine e drites.
Therrmijat do te perplasen ne qender dhe pastaj do te shperhapen ne te gjithe siperfqen e asaj pasqyres se madhe. ne cdo cast te pas-perplsje ato pasqyrat do te fotografojne therrmijat dhe do te shikojne sesi sillen.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2008 16:54
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re particle accelerator.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 167 herė.

Ky eshte shtytesi i therrmijave qe do ti ndihmoje te arrijne shpejtesine e drites.
Vetem kjo "arma" ku ky personi po punon (particle accelerator), ka kushtuar 8 Bilion dollar.

Ne vazhdimesi shifet tubi dhe qe me gjatesine e tij vazhdon per 27 kilometra ne forme rrethore. Djathtas dallohet tubi i dyte meqe per te perplasur therrmijat duhet qe ato te nisen nga dy drejtime te kunderta dhe per kete nevojiten dy tuba.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2008 17:06
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Shume interesante!
Dihet gje se kur mund te behen te ditura rezultatet e para te eksperimentit?

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2008 17:48
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Gjergji, sapo e gjeta tek nje website dhe thoshte qe ne provat e para qe ishin bere sot kishin qene te sukseshem.
Hadron Collider punon sic ishte parashikuar gjeri tani, shkencetaret anembane botes kane hapur shishet e shampanjes dhe po festojne!

Megjithate ky eshte hapi i pare i diteve e ndoshta muajsh eksperimente qe do rregjistrohen dhe do shikohet se cilat i pershtaten me shume kushteve te big-bangut dhe te studjohen vetem ato.

Do te kete miliona perplsaje ne dite por do te studiohen imtesisht ato me te fortat.

http://news.nationalgeographic.com/...er-success.html

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2008 18:24
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
J@mes
¤The World Is Yours¤

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32

Shkencëtarët përpiqen të provojnë teorinë e Big Bengut



Shkencëtarët në një objekt studimor në Evropë janë pranë fillimit të një eksperimenti të rëndësishëm, të cilin e kanë pritur prej vitesh. Zyrtarët e Organizatës a Evropiane për Kërkime Bërthamore në Zvicër, thonë se kanë në plan që nga fundi i vitit të realizojnë atë për të cilin flitet si eksperimeti shkencor më i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjëherë.

Përmes një rrjeti të nëndheshëm magnetësh super të fuqishëm, ata do të provojnë të përpalsin copëza subatomike me njëra-tjetrën me një forcë të paimagjinueshme.

Duke përfunduar një fazë të rëndësishme të eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencëtarët dërguan pjesëzat sub-atomike rreth tre kilometra në laboratin më modern të fizikës së grimcave, të quajtur Përplasësi i Madh Hedron.

Ky laborator gjigand gjendet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës. Zëdhënësi Xhejms Gils.

"Kjo është një makinë e ndërtuar për të bërë zbulime dhe do të na tregojë shumë gjëra të reja rreth universit."

Këtë muaj një provë tjetër do të dërgojë copëzat rreth 27 kilometra në rrjetin nëntokësor të magneteve. Më pas, shkencëtarët do t'i drejtojnë copëzat atomike, që lëvizin me shpejtësinë e dritës, të përplasen me njera tjetrën.

Ata thonë se përplasja supersonike do të jetë një riprodhim, por në shkallë të vogël, i teorisë së "Big-Bengut".... Përplasjes së Madhe, që shkencëtarët thonë se krijoi universin 15 miliardë vite më parë.

Pjesërisht, shkencëtarët po kërkojnë copëzën e pakapëshme Higg's ose copëzën e Zotit, një pjesëz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e së cilës, qëndron në bazë të "teorisë përfundimtare" që fizikantët thonë se mund të shpjegojë parimet e universit.

Fizikanti Majk Sejmur. "Njerëzit e quajnë atë "Copëza e Zotit" sepse ka një rol qendror në teorinë tonë se nga është krijuar Universi. Pa këtë copëz ne nuk do të jemi në gjendje të kuptojmë se përse pjesëzat elementare kanë masë. Sa më shumë që zbulojmë rreth mekanizmit të kësaj copëze, aq më shumë do të kuptojmë rreth dinamikës së universit të hershëm."

Afro tetë mijë shkencëtarë dhe inxhinierë nga 80 shtete merren me këtë eksperiment shkecor.

Fizikanti Tejinder Virdi. "Eksperimenti mund të ndryshojë mendimin tonë për natyrën dhe mënyrën si funksionon ajo në themel të saj, në të njejtën mënyrë si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonë për hapësirën dhe kohën 100 vjet më parë."

Fizikanti Virdi thotë se ky është një eksperiment që bëhet një herë në jetë dhe që do mbizotërojë punën e shkencëtarëve për dhjetëra vite që vijnë.

(d.b/VOA/Balkanweb)

__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2008 11:26
J@mes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė J@mes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me J@mes (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė J@mes't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: J@mes Shto J@mes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto J@mes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
J@mes
¤The World Is Yours¤

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32

LHC - THE LARGE HADRON COLLIDER


LHC Cooldown Status

Kjo eshte faqja: http://lhc.web.cern.ch/lhc/

Per apasionantet e shkences dhe per te interesuarit mund te shikoni live çdo te re nga evenimenti Cern dhe LHC ne kete faqe:

CERN EVENIMENT

http://webcast.cern.ch/index.html

__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2008 11:33
J@mes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė J@mes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me J@mes (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė J@mes't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: J@mes Shto J@mes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto J@mes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
J@mes
¤The World Is Yours¤

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Tiranė
Mesazhe: 32

Në origjinën e universit



Pranë kufirit franko-zviceran, ndërmjet liqenit Leman dhe qytetit Voltaire, historia e botës po përgatitet për një ngjarje të madhe. Ndërmjet fshatrave të vegjël, prerive të pafundme dhe lopëve që kullosin gjithandej, i gjithë njerëzimi është duke bërë një hap përpara, ndoshta një "kërcim", në ndërgjegjen e universit, për materialin dhe forcat e panjohura që e mbajnë së bashku.

Dihet që diçka do të ndodhë. Është një moment historik për shkencën dhe ajo që do të zbulohet, mund të ndryshojë librat shkencorë. Pas një ose dy vjetësh, ka mundësi të zbulohet origjina e materialit enigmatik që përbën 25 për qind të universit. Duhen edhe pak javë që përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë të vihet në punë. Quhet LHC, "Large Hadron Collider". Dy njësi protonesh do të fillojnë të lëvizin në dy drejtime të kundërta përgjatë tunelit 27 kilometra të gjatë dhe 100 metra nën Tokë. Do të përballen me katër zhvillues të mëdhenj, disa lloj aparatesh fotografikë shumë të mëdhenj, të cilët do të memorizojnë imazhe nga impakti. Pra kështu do të shohim origjinën e universit, atë çfarë ndodhi një të miliardin e sekondës pas "Big Bang"-ut të madh, sepse janë pikërisht ato çaste të cilat janë ëndërruar dhe imagjinuar që nga fillimi i njerëzimit dhe tashmë po i afrohemi së vërtetës. Një projekt i tillë në fakt nuk është organizuar kurrë më parë dhe aktualisht është më ambiciozi në të gjithë botën. Dhe nuk mund të ndodhte tjetërkund se në Çern, laboratori më i rëndësishëm i planetit për sa i përket fizikës së grimcave. Një sipërmarrje, e cila që nga viti 1954, ka lidhur së bashku njëzetë shtete evropiane dhe gati 60 nga e gjithë bota, duke aktivizuar çdo ditë rreth tetë mijë shkencëtarë. Nga korriku dhe në vazhdim, gjithashtu edhe për vitet në vijim, pritet të zbulohen gjëra që nuk janë parë kurë më parë, por thjesht janë imagjinuar teorikisht. Objekte misterioze si material i errët, kundërmateria, supersimetritë ose grimca elementare hipotetike e Higs, të cilën Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".

Vëmendja e njerëzve të thjeshtë drejt këtij projekti u tërhoq vetëm disa kohë më parë nga një nismë e dy individëve, të cilët tentuan ta bllokonin. Me një apel në Gjykatën e Hauait (një prej të dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanço pretendojnë se LHC është një lloj arme e cila do të sjellë fundin e botës. Një pretendim i skajshëm të cilin shkencëtarët e quajnë si fantazi të pabazuar. Edhe në të shkuarën eksperimente të tilla (por pak më të limituar) jepnin alarme për fundin e botës, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Por buja që bënë këta dy njerëz na bën të kuptojmë se në Çern do të ndodhë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Jo "fundi i botës", por ndoshta do të na tregojë fillimin e saj.

Sasia e protoneve lëviz në një tub të zbrazët me anë të disa magneteve që i japin drejtimin e duhur për tek unaza. Janë gjithsej 1232 magnete përgjatë një tubi 15 metra të gjatë që peshon rreth 32 tonë dhe që ushqehet me 12 mijë Amper. Disa lloje termosesh që brenda mbajnë një masë të ftohtë deri në 1.9 Kelvin, thënë ndryshe minus 271 gradë Celsius. Nëse do të përdoreshin magnete "të nxehtë" për të arritur atë energji, unaza duhej të ishte 120 kilometra e gjatë dhe do të konsumonte 40 herë më shumë energji elektrike. Këto që po përdoren janë magnete të teknologjisë së fundit. Aty gjithçka është e teknologjisë së fundit, novative. Në çdo fazë të eksperimentit po mësohen gjëra të cilat do të kenë një vlerë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të racës njerëzore. Teknologjia e përshpejtuesve përdoret edhe në eksperimentet tumorale dhe në diagnostikimin mjekësor, gjithashtu në studimin e superpërçuesve ose në sistemet e skanimit të mallrave që qarkullojnë në aeroport. Pra Çerni më pak fjalë është edhe një biznes i mirë për shtetet që e financojnë.

Por le të vazhdojmë të flasim për unazën që po kolaudohet. Paketat e protoneve (njëqind miliardë protone në 2800 "paketa") do të lëvizin brenda një gypi (dhjetë cm diametër) ku krijohet "super boshllëku", më shumë se në hapësirë, një e mijta e miliardit të presionit në nivelin e detit. Protonet do të lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe distancën prej 27 kilometrash do ta përshkojnë njëmbëdhjetë mijë herë në sekondë. LHC në fuqinë e saj maksimale do të arrijë për çdo grup protonesh një energji të barabartë me atë të një makine të lëshuar me 1600 kilometra për orë. Çdo proton do të ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra çdo përplasje do të çlirojë 14 Tev: një sasi energjie që nuk është arritur më parë dhe që konsiderohet se do të jetë e aftë të çlirojë grimca që nuk janë parë kurrë më parë.

Nën sipërfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katër zhvilluesit e mëdhenj. Dy janë "Atlas" dhe "Cms" të cilët bëjnë një vëzhgim me një fushëpamje të gjerë, ndërsa dy të tjerët "Alice" dhe "Lhcb" kanë si detyrë të vëzhgojnë objektiva më të specifikuar. "Alice" studion materien nukleare në një dendësi të lartë, pra në momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njëzet të milionat e sekondës pas "Big Bang"-ut. Do të jetë faza e parë pas nisjes së përshpejtuesit të madh, kur për të krijuar "Qgp"-në do të përplasen bërthama plumbi: "Alice: është projektuar për të punuar në dendësi më të vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parë të eksperimentit do të jetë shumë frytdhënës. Në dendësi të ulëta, efektet janë më të rralla, por që të katërt vëzhguesit do të marrin informacion së bashku për të krijuar një ide më të qartë të të gjithë procesit. Aty është si të punosh në eksplorime të mëdha gjeografike me një numër të madh njerëzish: për çdo vëzhgues kontribuojnë rreth njëqind institute nga rreth tridhjetë vende. Këta vëzhgues janë makineri gjigande të ndërtuara rreth gypit qendror ku do të kalojnë paketat e protoneve. Dhe vëzhguesi i dytë, një prej të cilëve do të këtë një fushëpamje më të gjerë është "Atlas". Rreth 46 metra i gjatë, me një diametër prej 25 metrash dhe me peshë rreth shtatë mijë tonë. Dhe cilado qoftë fizika e re që do të zbulohet, "Atlas" dhe "Cms" do të jenë aty duke e vëzhguar.

Sot e njohim mirë botën e grimcave fillestare të përshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirë, por nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Dimë që në univers ka rreth 25 për qind materie të panjohura. Por asnjë nga grimcat që ne njohim mund të na japë përgjigje dhe të na shpjegojë për materien e panjohur. Modeli Standard është një teori që na jep një vizion për gjendjen e njohurive tona. Por ajo çfarë duket emocionuese është se nga gjithçka që ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej së cilës përbëhemi ne dhe çdo objekt tjetër në Tokë, përbën vetëm gjashtë për qind të materies dhe energjisë së universit.

Por injoranca jonë është pakufi, pasi përtej Modelit Standard ka shumë teori dhe fenomene të tjera që sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjë ide. Kjo vërtetohet në fazën kur përshpejtuesi "Lhc" do të arrijë për herë të parë energjinë që u përmend më sipër. Termi materie e errët tregon edhe injorancën tonë. Jemi përballë një muri dhe kemi shumë pyetje. Nga ky këndvështrim mund të hapet një botë e re. Të gjitha librat shkencorë aktualë mund të ndryshojnë ose të përfundojnë të arkivuar. Pas atij muri mund të vërtetohet teoria e Higs, që deri më tani është thjesht një hipotezë: një fushë energjie që përcakton masat e ndryshme të grimcave. Ose të grimcave supersimetrike të quajtura ndryshe "Suzi", të cilat mund të shpjegojnë materien e errët ose masa mjaft të mëdha që nuk mund të ishin prodhuar deri më sot në mënyrë artificiale.

Ndërsa vëzhguesi i tretë është "Cms", i cili ka të njëjtat objektiva me "Atlas"-in, por përdor teknologji të ndryshme nga ky i fundit. Dhe të dy bashkë, praktikisht, verifikojnë rezultatet e njëri-tjetrit. Do të arrijnë të regjistrojnë një miliard përplasje në sekondë. Ndër to do të zgjidhen njëqind mijë, që mund të jenë interesante dhe në fund do të ruhen vetëm 100, ato më të përsosurat. Është një fluks informacioni i tillë sa mund të krahasohet me të gjithë fluksin e informacionit të botës në atë çast. Dhe për këtë arsye, brenda ambienteve të vëzhguesit "Atlas" janë instaluar një seri kompjuterësh (farm) për të seleksionuar të dhënat përpara se ato të shkojnë në laborator për t‘u përpunuar.

Dhe i fundit mbetet vëzhguesi "Lhcb": ky është i ndryshëm nga të tjerët, sepse nuk është rrethor, por asimetrik. Vëzhgon mezonet B, të cilat pas përplasjes shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim. Dhe kështu do të studiojnë asimetrinë materie-antimaterie, një e miliarda e miliardit të sekondës pas "Big Bang"-ut. Në një temperaturë prej disa miliarda gradë Celsius. Të gjitha të dhënat e eksperimentit përfundojnë në qendrën kompjuterike. Analiza është pjesa përfundimtare. Dhe aty, në atë qendër kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atë "www", që tashmë e njohim të gjithë. Dhe aktualisht, pasi nevoja për përpunim informacioni është shumë e madhe, u krijua edhe një rrjet i fuqishëm serverësh. "Lhc" do të prodhojë 15 milionë giga bait informacion çdo vit, pak a shumë sa tre milionë DVD. Ky kapacitet përllogaritjesh është shpërndarë në rreth dyqind qendra të shpërndara në të gjithë botën dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Pra edhe disa javë dhe "Lhc" do të fillojë të punojë. Por ka diçka tjetër përtej zbulimeve të mundshme, të cilat mund të trondisin shkencën. Janë bërë disa teza sociologjie dhe antropologjie për të kuptuar se si mund të funksionojë kaq mirë: aty punojnë njerëz me kultura të ndryshme nga e gjithë bota. Sigurisht që ka konkurrencë, por në transparencë të plotë kur bëhet fjalë për ndarjen e informacionit. Duke e parë në një aspekt të gjerë, në fund të fundit të lind pyetja: pse nuk ekziston një Çern për shërimin e kancerit ose SIDA-s?

CdoDite.com

__________________
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2008 11:36
J@mes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė J@mes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me J@mes (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė J@mes't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: J@mes Shto J@mes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto J@mes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist

Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568

I keni thene te gjitha, mua s'me ngelet gje per te shtuar. Si suplement di vetem qe disa njeres iu tremben ketij eksperimenti duke aluduar se nga eksperimenti do te krijohej nje vrime e zeze e cila do te perpinte token. Biles, disa avancuan edhe ne hedhjen ne gjyq te ketij institucioni por qe shkencetaret ne nje konference shtypi deklaruan qe aludime te tilla nuk jane gje tjeter vecse qesharake...

__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 07:15
Lord_Of_The_Strings nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lord_Of_The_Strings Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lord_Of_The_Strings (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Lord_Of_The_Strings't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lord_Of_The_Strings Shto Lord_Of_The_Strings nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lord_Of_The_Strings nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Mendje inteligjente

Shume interesante kjo perpjekje kaq e madhe dhe super e shtrenjte.
Degjova se 10.000 mendje nga me inteligjentet ne bote me pajisjet me te mira qe egzistojne ne kohen tone duan te provojne qe bing bangu "origjinal" nuk kishte nje mendje inteligjente kur ndodhi.



Me te vertete perpjekje interesesante kjo

Gjithe te mirat
Bariu

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2008 10:33
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:19 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Big-Bang i Dyte !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.