AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Pravda: Tre anije kozmike Aliene drejt Tokės
Sipas edicionit online të gazetës ruse «Pravda», jo vetëm që konfirmohet ekzistenca e UFO-ve, por theksohet dhe fakti se jashtëtokësorët do të mbërrijë shumë shpejt në planetin tonë.
Më konkretisht, janë tre disqe gjigande UFO-sh. Më i madhi prej tyre ka një gjerësi prej 242 km dhe është i shoqëruar nga dy anije të vogla. Sipas gazetës në fjalë, dihet vendndodhja e tyre, si dhe është e sigurt që janë duke udhëtuar në drejtim të planetit Tokë. Është konstatuar se momentalisht ndodhen pas orbitës së Plutonit!
Më e pa besueshme nga të gjitha faktet e paraqitura në reportazhin e gazetës Pravda, është se anijet e Alien-ëve janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë! Ndërkohë, NASA, hesht!
Po sipas gazetës Pravdadhe Demokracia, të vetmit që reagojnë janë kinezët, të cilët akuzojnë amerikanët për mbulim dhe fshehje faktesh përsa i përket ekzistencës së jashtëtokësorëve dhe vizitave të tyre në Tokë.
Përsa i përket skeptikëve, gazeta e famshme Pravda, arsyeton reportazhin e saj, duke e lidhur atë me burime të mirë informuar dhe të sigurt, nga programi jo-fitimprurës, i njohur ndërkombëtarisht Hulumtim mbi Ekzistencën e Jetës Jashtëtokësore; SETI (Search for Extraterrestrial Intelligence), duke shtuar se tre anijet do të diktohen dhe do të shihen nga teleskopët optikë kur ti afrohen planetit Mars!
Tani, përsa i përket momentit se kur do të ndodhë e keqja, si dhe ardhja e Mysafirëve të padëshirueshëm. Sipas Pravda-s, kjo përkon me datën e profetizuar të Maya-s, ku sipas kalendarit të tyre kanë përcaktuar ditën e fundit të shkatërrimit të botës, pikërisht më 21 dhjetor 2012.
Sipas astrofizikanit Craig Kasnov, nje seri objektesh shume te medha po afrohen drejt Tokes, nder te cilat njera ka forme cilindrike ndersa tjetra sferike. Per te konfirmuar pohimet e veta, dijetari u rekomandon te gjithe skeptikeve te kerkojne ne internet hartat hapesinore interaktive dhe te vendosin koordinatat e UFO-ve gjigante. Objekti i pare mund te zbulohet ne koordinatat 19 25 12 - 89 46 03, ndersa i dyti me forme cilindrike ne, 16 19 35 - 88 43 10 dhe i treti ne forme sferike ne, 02 26 39 - 89 43 13.
Njoftimi ngjalli reagime te ndryshme: disa konsiderojne se jashtetokesoret po vijne per te shpetuar Token nga ndonje fatkeqesi qe mund ta godase ne rast se parashikimi Maya del i vertete; te tjeret besojne se udhetaret e hapesires kane qellime agresive. "Gjalle do jemi e do shohim", shprehet Craig Kasnov, duke shtuar se te tre UFO-t mund te shihen se shpejti dhe me ane te teleskopit.
__________________
.
Modifikuar nga AngelDevil datė 24/01/2011 ora 18:40
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|