Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Mbi disa punime te miat-R.Th.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Kritikë mbi librat e R.Th.

Në rastin e këtij autori kemi rastin e një krijuesi, që edhe më shumë se kushdo autor tjetër është kritik me punimet e tij. Ai dallon qysh në librin e tij të parë, atë me vargje, se me vjershat e fillimit ia ka ulur cilësinë librit, duke e dalluar edhe vetë cilësinë e dobët artistiko-letrare tek këto vjersha. Mirpo ai i ka lënë shumë prej tyre në libër, jo vetëm se ato pëlqehen nga një grumbull i vogël lexuesish, por sepse ajo ishte jeta e tij dhe ai don të tregoj tek lexuesi njeriun si një proçes dhe jo si një trup statik të formuar; kështu sheh ai shpesh edhe shoqërinë.
Tek librat me tregime ai është gjithashtu kritik, duke i konsideruar tek niveli mesatar, ndonëse tematika e tregimeve është mjaft e larmishme, si pak tjetër në ndonjë autor shqiptar.
Vetë bukuria e disa pak prej tregimeve tregojnë se ky autor mund të ndalet pak më gjatë tek tregimet e tij të ardhme.
Tek tre punimet e tij mbi evolucionin gjuhësor kemi një strukturë të pa-planifikuar mirë dhe gjatë. Vërtet shumica e shembujve të sjellë duken të vërtetë dhe i hapin horizonte lexuesit për gjurmime dhe zbulime të mëtejshme vetë, por struktura e punimeve është jo në atë të punimeve të deritanishme mbi etimollogjinë, gjuhët dhe historinë.
Tek „Komplekset shqiptare të Inferioritetit“ mund të silleshin edhe më shumë shembij të gabuar nga autorët e analizuar, po ashtu mund të silleshin edhe më shumë të kundërta nga kritika e autorit tonë.
Dy vëllimet, „Albanistani…“ dhe „Europastani…“ vërtet nuk pretendojnë shumë, po ashtu i kanë rrahur mir temat që trajtojnë në shkrimet e veçanta, por mund të bëheshin edhe analiza më të thella të problemeve të sotme gjeo-politike dhe të faktorit fetar, sidomos atij islamik, i cili është trajtuar pak, kjo nga frika që autori mos të duket si kopjues temash.
Tek analiza e Biblës dhe Kuranit kemi ca stërgjatje të mëdha, sidomos tek ajo e Biblës.
Tek relativiteti i 2007-ës , figurat me ngjyra të autorit kanë dalë bardh e zi, për shkak të botimit (të vonuar). Në libër dallon edhe vetë evolimi i mendimit të autorit, pra, nëse libri mund të përpunohej, mund të dilte më konçiz.
Libri i fundit (po ashtu me vonesa në botim!?) u shkrua shpejt, aq sa autori ka harruar shumë gjëra pa thënë, gjë që e detyron atë të shkruajë prap në lidhje me disa fenomene natyrore dhe shoqërore. Ai do bënte mirë ta ndante kapitullin „Fizika metafizike“ nga ky libër, duke e botuar veçan, ndërsa të rejat e tij shkencore në një libër tjetër pasues.
Deri tani janë bërë vetëm pak komente dhe kritika mbi disa libra të autorit, kjo nga fakti i shmangies me marifet të librave të tij nga raftet e librave, si dhe heshtjes që mbahet ndaj tij.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2015 19:49
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ja dhe dy shkrime mbi librin e fundit, te shkruajtura pas nje e-maili te nje gazete per me shume material mbi kete liber.

Në vrojtimin e studimin e pandarë natyrës, njeriu ka revizionuar herë pas here dijet, teoritë dhe (hipo)tezat e tij. Këtë kërkon të bëjë edhe një libër i ri, me gjuhë mjaft të thjeshtë „Kuptimi metafizik dhe dialektik i natyrës“ i autorit Robert Thomanikaj, e pikërisht në bazë të atyre vrojtimeve empirike të vetë autorit gjatë jetës së tij, një pjesë të të cilave i kemi në librat e përparmë të tij, një pjesë të hedhura në youtube në dhjetor 2013, nëpërmjet një filmimi në gjermanisht dhe shqip, si dhe në këtë libër.
Duke i parë të gjitha fenomenet në Univers nën këndvështrimin dialektik, pra të lidhura mes tyre përmes kategorisë filozofike: shkak-pasojë, autori shton diçka të re në teoritë e formimit të kores së tokës, pra të gjithë relievit të saj, duke përfshirë brigjet, kodrat dhe malet. Si fillim ai përjashton (hipo)tezën e pasjes së një trupi të ngurtë në qëndër të Tokës, duke e zëvëndësuar këtë me (hipo)tezën e pasjes së një magme-gazi me rrotullim mjaft të shpejtë dhe temperaturë të lartë. Me largimin nga qendra e tokës, kjo magmë sa vjen e forcohet, -gjë kjo jo e re në dijet shkencore. Vetëm se, në këtë ftohje të magmës për të na dhënë koren e tokës, kemi në librin e autorit një këndvështrim të tillë dialektik, i cili nuk i pranon teoritë e sotme të lëvizjeve „kaotike“ të pllakave tektonike, por na jep të kuptojmë atë orientim aq të rregullt të atomeve, elementëve dhe trupave më të mëdhenj në Natyrë. Kështu kuptojmë se ngritja e sipërfaqes së tokës, për të na dhënë gjithë këto kodra e male, ka një rregullsi të hershme të varur nga dy-polariteti fillestar në Hapsirë, përtej të të cilit ne akoma nuk mund të depërtojmë me dijet e sotme, -sipas autorit.
Mes dy pjesëve të tij, në libër gjindet kapitulli: fizika metafizike, ku autori merret shkurt edhe me singularitetin, big-bangun, Havkingun, pak më gjërë me entropinë dhe mekanikën kuantike, si dhe me dy teoritë ajnshtajniane të relativitetit, atë speciale dhe të përgjithshme, -të gjitha këto të revizionuara dhe të hedhura poshtë pjesërisht me argumenta. Libri shoqërohet edhe me figura.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2015 19:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Këtë vit mbushen 100 vjet nga teoria e përgjithshme e relativitetit (TPR) e Ajnshtajnit. Por sipas librit më të ri të autorit Robert Thomanikaj, ky 100 vjetor i teorisë së gjeniut të madh është edhe viti i fundit i jetës së kësaj teorie.
Mos kemi edhe në këtë rast një nga të shumtët delirantë të kësaj bote, që mendojnë se po maten me fizikanin më të dëgjuar të botës? Apo kemi vërtet diçka që provon, se hapsira dy-dimensionale ajnshtajniane është jo-reale dhe e vërtetë? Çfarë na sjell ky autor shqiptar me librin e tij më të fundit: „Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes“, dhe me nëntitujt: -nën disa të reja shkencore- (të sjella vetëm nga vështrime empirike)?
Libri me 320f. dhe çmim 700 lek, ka dy pjesë të tij e në mes të dy pjesëve nënkapitullin: „Fizika metafizike“.
Autori R. Th. pretendon të japë qysh në fillim të librit të tij disa nga ato të reja shkencore në lidhje me fenomenet e Natyrës, të papërmendura këto deri tani në buletinet dhe librat shkencorë, mbi të cilat ai ka nisur të mendojë qysh në moshë fëminore, e sidomos atë rinore, e një pjesë të të cilave ai i ka prezantuar për herë të parë publikisht në youtube në dhjetor 2013, me rastin e 50-vjetorit të tij.
Kështu shohim mendimin e tij, atë se (hipo)teza e ekzistencës së një trupi të ngurtë në qëndër të Tokës, -çfarë mëson deri më sot çdo nxënës në shkollë-, është e pamundur, e tepërt dhe naive. E në vend të kësaj ai vendos (hipo)tezën e një magme-gazi me rrotullim, shpejtësi dhe temperaturë të madhe, gjë e cila sipas tij ekziston qysh në lindje të materies, qysh në grimcat e ashtuquajtura elementare, e vazhduar deri tek trupat e mëdhenj të Hapsirës. Të ashtuquajturën forcë elektromagnjetike të Tokës, pra sistemin stator-rotor që e kryente ky trup i ngurtë (me mësimet e deritanishme), autori e shpjegon në pjesën e dytë të librit, tek përmend elementët ferrorë në koren e tokës.
Në nënkapitullin „Fizika metafizike“ autori merret fillimisht me kuptimin e sistemeve të hapur e të mbyllur, duke nisur me formulën e Pitagorës, (në një trekëndësh këndrejtë, katrori i dy kateteve është baraz me katrorin e hipotenuzës), e vazhduar me konceptin e entropisë, duke pretenduar ta ketë kthyer këtë me kokë drejt, për ta bërë të qartë për cilindo nxënës dhe lexues në botë, e më tej autori merret shkurt me singularitetin, vrimat e zeza, big-bangun, matematikanin Steven Havking, duke u ndalur pastaj më gjatë tek dy teoritë e relativitetit të Ajnshtajnit, atë speciale dhe atë të përgjithshme, duke u përpjekur të argumentoj gabimin e këtyre teorive. Duhet sqaruar, se autori R. Thomanikaj është marrë me teorinë speciale të relativitetit (TSR) edhe në një punim më të hershëm të tij, „Teoria speziale e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime, keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj“, 2007.
Me disa shpjegime në gjuhë të kuptueshme nga mekanika kuantike mbyllet ky nënkapitull i librit.
Në pjesën e dytë të librit autori ndalet pak më gjërë në forcat (bashkveprimin) e trupave të ndryshëm materialë. Problemin kardinal të fizikës së sotme, unifikimin e katër forcave kryesore në Natyrë, ai e zgjidh thjeshtë, siç dhe gjuha e librit të tij, duke „eleminuar“ bashkveprimin e dobët dhe të fortë, kështu duke e konsideruar të parin (të ashtuquajturin zbërthim radioaktiv) një tregues të jetgjatësisë së trupit të caktuar, dhe të dytin si një tregues të madhësisë (masës) së caktuar të çdo lloj trupi. Duke mbetur në konsideratë vetëm bashkveprimi gravitacional dhe ai elektro-magnjetik, autori e konsideron këtë të dytin si një forcë-bijë të gravitetit, e të varur vetëm nga elementët ferrorë, ndërsa gravitetin si mëmën dhe bijën e çdo lloj bashkveprimi në trupat materialë, duke nisur qysh nga materia fillestare, e vazhduar me elementët e ndryshëm, dhe (mos)mbaruar deri tek çdo lloj trupi tjetër në Natyrë. Vetëm dy-polariteti dhe burimi i tij mbetet pa shpjeguar në këtë libër, duke e konsideruar atë një mister dhe gjëndje absolute pjesmarrëse në çdo fenomen e trup në Natyrë.
Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes jepet me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për cilindo lexues të këtij libri.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Korrik 2015 19:56
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nuk po hapem gjithandej, por po vazhdoj ketu, duke sjelle me poshte tre shkrime alla gazetareske, (pra te shkruara shpejt e shkurt), te cilat -si me 99% te tyre- nuk kane gjetur driten e botimit. Kane te bejne me probleme shkencore, si te tille mund te shkonin tek rubrika e fizikes dhe astronomise, por per t'mos i bllokuar te gjitha temat me emrin tim, po i jap ketu. E para ka te beje me budadalleqet qe shkruan nje "profesor-doktor". E dyta me nje shkrim te nje pedagoge ne gazeten MAPO. Dhe shkrimi i trete ka te beje me lajmin e dhene pardje dhe dje neper gazeta per nje kandidate shqiptare per cmimin Nobel.
Kush do kete durimin ti lexoje, mund te mendoje se mund te jem nxitur nga ndonje cmire dhe xhelozi. Ne fakt, po te mos flasesh, te njejtet njerez do te te akuzojne pse nuk fole dhe nuk e tregove gabimin e atij tjetrit. Ndaj mendoj se nuk duhet humbur kohe me akuza te tilla bajate, pasi cdo kush qe shkruan dicka, nuk duhet te pretendoje se ka thene te verteten absolute, por duhet te presi pas kesaj edhe korrigjimet dhe kritikat e te tjerve.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 14:55
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

nga: (emrin e hoqa ketu) 21. 4. 2015

Ajnshtajni dhe profesorët-doktorë shqiptarë

Në fakt në shkrimin tim nuk bëhet fjalë as për Ajshtajnin dhe as për Profesor-Doktorët shqiptarë, por për një shkrim gjoja shkencor të Prof. Dr. Jahja Koka, të cilin unë e pashë sot padashur në internet. Por ngaqë nuk mund të gjeja titull më të shkurtër se kaq, vura titullin e mësipërm.
Profesori në fjalë duket vjen nga Kosova, siç edhe duket nga dialekti i përdorur në shkrimin e tij dhe, po të kemi parasysh që paska një titull Prof.-Dr. të lartë, duhet të presim nga ai një shkrim vërtet shkencor. Fatkeqësisht më duket e kundërta e kësaj, ndaj dhe u ula tani të them dy fjalë.
Shkrimi i profesorit është në gazetën Bota Sot, botuar një muaj më parë, më 21 mars 2015, si të thuash me rastin e 100 vjetorit të teorisë së përgjithshme të relativitetit (TPR) nga Ajnshtajni dhe ka titullin: Publikohet zbulim epokal në kozmologji.
Në shkrim bëhet fjalë për një dedektim (ndijim, përthithje) valësh gravitacionale nga një ekip shkencarësh në mars 2014, lajm ky i cili nuk kaloi në heshtje nëpër lajme të ndryshme, e për të cilin kanë dëgjuar ata që interesohen mbi zbulimet shkencore.
Qysh në titull mbetemi pak të shokuar sepse, ndonëse astrofizika dhe kozmologjia kanë mjaft ngjashmëri me njëra-tjetrën, në këtë rast ne kemi të bëjmë më tepër me një zbulim astrofizikal, se sa kozmolog. Pra, emetimi (dedektimi, provimi) i këtyre valëve është pjesë që e studjon astrofizika. Në bazë të këtij zbulimi, kozmologia ecën më tej me përfundimet e saja, bije fjala në ato të krijimit të Universit, ekspansionit të tij (si,qysh,pse), etj. Pra, një Profesor-Doktor duhet ta saktësonte më mirë përkatsinë e zbulimit të përmëndur.
E dyta, ky zbulim nga ekipi i astrofizikanve me në krye John Kovaç, është thjesht një dyshim, një shpresë, se mund të kemi të bëjmë me valë graviteti, që i përkasin fillimeve të Universit tonë, -po të pranojmë dhe të mos kemi diskutim për Bigun e Madh të Lemertesë. Pra, as që kemi të bëjmë me valë graviteti, por siç mendohet nga shumica e studjuesve, kemi të bëjmë thjesht me pluhur kozmik. Mendoj se entuziazmi i parakohshëm (e njëkohësisht i vonuar!) i autorit tonë nuk i shkon një Profesor-Doktori.
E treta, zbulimi (provimi, dedektimi) i këtyre valve gravitacionale do të thotë edhe zbulim i grimcave gravition, gjë kjo që –sipas fizikanve– ka të njëjtën rëndësi jo vetëm për hapsirën dy-dimensionale ajnshtajniane, pra për TPR e tij, por dhe për modelin kuantik, -të dy teoritë kanë shoqëruar njëra-tjetrën si macja me miun dhe vetëm vitet e fundit po bëhen disa tentativa arnimi të të dyjave sëbashku, me anë formulash matematikore dhe hipotezash të ndryshme, akoma pa një sukses të qartë e të dukshëm. Profesor-doktori duhet të ish ndalur këtu dhe jo të përmendte shkarazi inflacionin kozmologjik.
Edhe më poshtë në shkrim, tek duket se autori ynë futet në hollsira, ai ngatërron teorinë që ka unifikuar forcat e dobta (bashkveprimin e dobët, apo atë që quhet zbërthimi radioaktiv) me elektromagnjetizmin, tek thotë: „Unifikimin e forcave në shkallë bërthamore e pat bërë Abdu-Selam, Nobelisti nga Pakistani.“ Këtë fjali të tij e han një njeri që nuk ka bërë fizikë fare. Por ai duhet ta dijë se brezi im, ndonëse nën diktaturë i rritur, i kish mësuar katër forcat (bashkveprimet) kryesore në natyrë. Dhe në shkallë bërthamore nuk vepron vetëm forca e dobët, por më shumë vepron forca e fortë (lidhja e quarkeve në bërthamë të atomit).
Përveç kësaj, ky Profesor-Doktor, kur përmend njërin nga „unifikuesit“ e kësaj force në shkallë (!) bërthamore, duhet të përmendi edhe dy kolegët e tjerë të tij, Sheldon Lee Glashou dhe Steven Ueinsberg, e ndoshta edhe Gerald Feinberg, të cilët gjithashtu janë themeluesit e këtij unifikimi teorik të elektromagnjetizmit me forcat e dobta në atom.
Shkrimi i këtij Profesor-Doktori ka edhe shumë e shumë thënie të parregullta, si ato të kushtëzimit të inflationit me valët gravitacionale, apo tejkalimin e shpejtësisë së dritës nga inflationi kozmologjig, dhe ajo që i ve kapakun në fund këtyre çoroditjeve teorike është vula e tij e sigurtë, se provimi i këtyre valve graviteti bashkon pamëdyshje TPR ajnshtajniane me teorinë kuantike!!! Ai harron se kuantet e Plankut e ndihmuan Ajnshtajnin të merrte Nobelin në shpjegimin e emetimit kuantik në elektricitetin dritor (efektin fotoelektrik). Autori ynë don të thotë ndoshta: me fenomenet e mekanikës kuantike! –gjë edhe në këtë rast ky bashkim nuk mund të bëhet kaq kollaj midis dy teorive.
Kaq kollaj nuk kalon as ky shkrim prej Profesor-Doktorësh tek lexuesi i mësuar shqiptar, ashtu dhe titujt e shpërndarë me lopatë në tregun shqiptar të mësimdhënies.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 14:59
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Nga: (Gjithashtu dhe ketu e hoqa emrin per t'mos u marre shkrimi si reklame per veten) 5.6.‘15

Parole, parole, parole…

E kush nuk e ka dëgjuar këtë këngë të vjetër italiane, e kush nuk e di kuptimin e saj! Ma kujtoi një filmim i një italiani su „la terza mondo“ – l‘Albania, që e kishin disa gazeta shqiptare dy-tre ditë më parë. E fortë, ë! Sidomos në fund, tek italiani ngrejti krahun me të futme ndaj atij klisheizmi që i bëhet Albanisë si botë e tretë. Me një fjalë, parole dhe asgjë më shumë! Albania ka disa gjëra që edhe një vend i zhvilluar si Italia, nuk i ka, -ishte kuptimi i atij filmimi të italianit! Pra boll me opinione! Boll me parole!
Por këtë këngë italiane, parole-parole, ma kujtoi edhe një nga të shumtat opinione për Albaninë, me saktë, për letërsinë e saj të këtyre 25 vjetëve të fundit, e cila na qenka një vrimë e zezë alla Havkingu, apo një papërcaktueshmëri alla Hajzenbergase, opinione këto të shfaqura në një shkrim me titull: Në „vrimën e zezë“ të botimeve letrare në gjuhën shqip, nga Valbona Nathanaili, dhe botuar në gazetën MAPO të dt. 3 qershor 2015, pra para dy ditësh.
Preokupimi i madh i autores në fjalë mbi këtë numër të madh botimesh letrare shqiptare në këto 25 vjet post-censurë, edhe mund të justifikohet, sepse në fund të fundit, është siç thotë ajo, ka shumë pak kritikë letrarë dhe shumë pak lexues të mirë. Dakort! Por, që kjo mangësi kritikësh dhe lexuesish, opinionizohet aq marifetisht në kurriz të këtyre veprave të shumta dhe autorve të tyre, kjo nuk mund të kapërdihet, ashtu siç nuk është kapërdirë nga fizika akoma as papërcaktueshmëria hajzenbergase e botës së grimcave elementare, që i studion mekanika kuantike –degë e fizikës kjo dhe në kontrakdiktë me këtë të fundit deri më sot.
Thashë marifetisht, sepse kjo zonjë nuk del hapur me flamur mbi këtë tirazh të madh titujsh letrarë shqiptarë të këtyre viteve, por ajo ankohet thjesht për numrin e madh të këtyre titujve, për numrin e madh të shtëpive botuese, për këtë dramacitet, të cilin ajo gjoja e fut në thonjza.
Mirpo, që të lidhësh dy teori fizike që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, si ajo e papërcaktueshmërisë hajzenbergase me vrimat e zeza të Kozmosit, dhe gjëndjen e botimeve të shumta të letërsisë shqipe ta krahasosh me të dyja këto teori, kjo tregon se sa cekët mendon kjo zonjë pseudo-intelektuale, tek don të hedhi bojën e saj të zezë opinioniste mbi një letërsi 25 vjeçare. Ja t’ua shpjegoj më qartë.
Teksa autorja në fjalë përmend papërcaktueshmërinë hajzenbergase në lidhje me këto botime të shumta, ajo dikton pik për pikë përcaktueshmërinë e numrit të botimeve, si dhe papërcaktueshmërinë e cilësisë së këtyre botimeve; pasi edhe kjo teori e mekanikës kuantike këtë na thotë, që ose përcaktojmë njërë gjëndje të grimcës, ose tjetrën. Në rregull, po i themi në këtë rast kësaj zonje, pa hyrë tek mekanika kuantike dhe kritikat që ka ky parim i Hajzenbergut mbi gjëndjet e grimcave elementare.
Por, si të mos mjaftonte kjo mosdije e jona (subjektive) mbi kualitetin e këtyre botimeve letrare shqip, autorja në fjalë na i krahason të gjitha këto botime me rastin e një vrime të zezë që përthith gjithshka, e në të cilën po përfundojnë këto botime. Pra kemi papërcaktueshmërinë e kualitetit të tyre, sepse janë shumë libra dhe na mungojnë kritikët dhe lexuesit e mirë, e nga ana tjetër kemi një vrimë të zezë, ku po humbin të gjithë këta libra. Nga njëra anë kemi qarjen e hallit, (në thonjza kjo), e nga ana tjetër kemi gëzimin e fshehur, që të gjitha në vrimë të zezë po përfundojnë, sepse kanë një lavdi nga shtëpia botuese e deri në librari, -siç pohon vetë autorja mbi gjithë këtë letërsi 25 vjeçare.
Tani bëhet pyetja: dhe sa kohë do dëgjojmë ne opinione dhe vetëm opinione? Apo kujtojnë këta të ashtuquajtur intelektualë se ne nuk e njohim avazin: parole, parole, parole !?.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 15:02
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

nga xx Edhe ti o gazetar shqiptar! 18. 9. 2015

Letër e hapur për të gjithë ata që janë në pika kyçe të mediave shqiptare.

Unë e kuptoj situatën tënde të vështirë financiare, siç edhe e di kontrollin që ushtron kapitali i madh ndaj teje. E di që ti aty në zyrë merr me dhjetra dhe qindra letra nga njerëzit, sa shpesh edhe nuk di kë të zgjedhësh më parë. Por unë nuk e kuptoj, se si ti nuk e kupton që çdo sjellje e jote servilizmi dëmton në përgjithsi shoqërinë ku ti jeton, ekonominë e vendit, e së fundi edhe ty vetë, duke të të bërë akoma më të pasigurtë ndaj të ardhmes tënde, gjë e cila të detyron akoma më tej ta shtosh servilizmin, të ndikosh në degradimin intelektual të popullsisë dhe të jesh i heshtur edhe ndaj krimit, i çfardo lloj-forme të jetë ky i fundit, ordiner, politik, fetar, kështu të jesh bashkfajtor në krim.
Çdo kush që arriti deri këtu, do mendoj se bëhet fjala për gjëndjen e rëndë të vëndit, në të gjitha aspektet. Jo-jo, këtu unë nuk do merrem me temat e mëdha, siç ajo „budallaçka“ infermiere e spitalit para një viti i shkroi letër të hapur kryeministrit për mungesat e shumta në spitale, pa ditur se ato kërkesa normale të saj kërkonin miliona euro. Unë nuk do të kritikoj këtu gazetarinë dhe mediat shqiptare, përse nuk kanë zbuluar as edhe një fije të krimit ekonomik-politik, (por vetëm pasqyruar shkurt pasojat e këtij krimi). Unë nuk do i kërkoj këtu llogari medias dhe gazetarve shqiptarë, përse nuk kanë investiguar në as edhe një firmë, si dhe çfarë prodhon, në ç’kushte janë punëtorët, (unë që s’jam gazetar kam të dhëna të sigurta se punësohen minorene). Unë nuk u kujtoj këtu gazetarve shqiptarë detyrën e tyre për tu interesuar dhe ditur se cili shtet i huaj zotëron firma dhe kapitale më të mëdha në Shqipëri, kështu edhe të zbulojë nëse ky ndikim ekonomik ka dhe ndikim politik në Shqipëri, (kam folur në tjera shkrime se pse kjo qeveri dhe ky gjatosh turkoshak i kryeministrisë shqiptare kanë pranuar ngritjen e një xhamie të madhe të stilit mesjetar osman, por të tilla shkrime cerberët e medias shqiptare nuk i botojnë kurrë). Unë nuk do i kritikojë në këtë shkrim gazetarët dhe mediat shqiptare as se pse nuk japin të dhëna, nga kush ato financohen, kështu për tu dhënë qytetarve shancin e largimit të dyshimit, se ato financohen nga ky kapital mafioz shqiptar i lidhur me atë të huaj, ndaj dhe nuk bëjnë investigime të ndryshme. Unë nuk do kapem as tek tema se sa të huaj nga jug-lindja kanë marrë shtetësinë shqiptare dhe sa prej këtyre, apo dhe të tjerë të huaj jug-lindorë, rreshtohen në radhët e besimarve myslimanë gjatë festave të ndryshme, duke mbushur kështu sheshin e Tiranës për të treguar se myslimanët shqiptarë nuk kanë një xhami ku të falen. Jo, unë nuk do kapem këtu në këto tema të mëdha kollonash të pesta, që ndikojnë në ndryshime dhe konflikte gjeo-poltike. Unë biles as edhe nuk pyes se përse një libër me titull aq kritik për Turqinë erdoganase, „Kurbani“ i gjatoshit tonë turkoshak, botohet në Turqi në gjuhën turke, a thua se erdoganasit po kthehen në anti-erdoganas dhe po dashurohen me kritikun e riteve tashmë të mbetura në botën islame, si ai i kurbanit që bëri turkoshaku tjetër, Lul Basha. Unë nuk pyes për këtë, sepse kuptohet cila do të jetë përgjigjia e gjatoshit apo dhe langojve të tjerë; hëm, cili torollak do pranojë se shet interesat kombëtare për ato personale!? Unë nuk do të kapem në këtë shkrim me as edhe një nga këto të ashtuquajtura tema të mëdha. Jo, kam një problem thuajse personal, por i cili mendoj se ka ndikim (siç është dhe pasojë) në temat e rëndësishme të kësaj shoqërie, të cilat kjo media nuk ka guximin ti pasqyrojë.
Unë që thua ti lexues i dashur, jam marrë qysh në fëmijëri dhe rini me lexime, shënime, më pas shkrime të vogla, siç edhe ndodh me shumë njerëz. Duke filluar nga 2005 unë nisa të botoj ato që kisha shkruar më parë, vargje, tregime, e me radhë, dhe vazhdova edhe më tej të shkruaj. Nuk ka rëndësi numri i titujve të botuar, pasi sot çdo budalla dhe kopjues mund të shkruaj një deri në disa libra. Rëndësi ka ç’të reja sjellin këto libra, sa autentikë janë dhe sa e bindin apo kënaqin lexuesin.
Në këtë pikë unë nuk do t’ia shtoj monotoninë lexuesit, duke i rreshtuar të gjitha ato çfarë kam sjellë në këto libra, përveç diçkaje që vjen më poshtë, por më duhet ta sqaroj se qysh nga mosha rinore e deri më sot fati (im) më ka hedhur në majë të tehut, pikërisht për shkak të fjalëve, dikur të shprehura (si llapaqen) e sot të shkruara, (ngaqë struktura e komunikimit në shoqëri ka ndryshuar). Natyrisht, çdo fjalë dhe varg ironizues për partinë dhe udhëheqësit e asaj kohe, ta afronte tehun e mprehtë të shtetit „proletar“, vëmëndjen e mprehtë të atyre që kishin edhe gurin edhe arrën. Natyrisht të vazhdosh me të tilla ironi dhe kritika edhe në vendin e huaj ku ke vajtur, shton numrin e teh-mbajtësve, pikërisht atyre që kanë gurin dhe arrën, (sepse dhe këndej gurin dhe arrën sërish i kanë një pjesë, dhe jo të gjithë, siç pretendohet; -ja dreqi e marrtë, prapë s’më rri goja rehat!). Natyrisht, të thuash me gojë e me shkrim vetëm të vërteta, tehet e thikave të lenë shenja dhimbëse, dikur hapur dhe ballas, sot të rafinuara e nga mbrapa. Ca më keq bëhet gjëndja po të marrësh e të analizosh Biblën dhe Kuranin, dhe të zbulosh të ashtuquajturit „kode të fshehtë“; e jo vetëm kaq, por të tregosh me fakte se si këto libra nuk kanë as edhe më të voglën lidhje me ndonjë Zot, hyjni apo dreqni bashkë, por vetëm me mëndje njerëzish mesjetarë. Pas tyre nuk qëndrojnë vetëm turmat besimtare, pas tyre qëndrojnë mbrojtës zyrash, të cilët kujdesen jo vetëm për izolimin modern të fjalës së lirë, por dhe për autorët e tyre; shekuj më parë me metoda dragoniane, sot të rafinuara. Tehu i thikës nuk të ndahet. E si të mos mjaftojnë kaq të vërteta, të nisësh e të merresh me historinë dhe etimologjinë, duke sjellë copëza të vogla të reja, që nxisin xhelozi tek ata me diplloma; kështu i shton dhe ca vështrim-vëngërr, që në rastin më të parë vetëm një fjalë injoruese hedhin për ty. Ca më keq është në këtë kohë patriotizmi (në thonjza), kur pellazgët dhe ilirët janë „provuar“ si parakaluesit tanë, dhe thuajse të gjithë popujt rrjedhin prej nesh shqiptarve, të dalësh e ti hedhësh poshtë me prova e argumente këto broçkulla idiotësh, kështu të shtosh kundra vetes edhe masa të tëra kriminelësh, të cilët, pasi kanë vënë pak para me pislliqe, e kanë të nevojshme të hiqen si patriotë, për të qetësuar ndërgjegjen e tyre të prishur. Por se mos kaq do t’ mjaftonte! Të fusësh hundët në tema gjeo-politike, n’ ato fetare e sociale, pas të cilave qëndrojnë turma injorantësh mejetarë, kundërshtarë të dijes, të hedhësh dyshime e të akuzosh direkt të ashtuquajturit pare-mëdhenj (bole-mëdhenj, thuaj më mirë), që pretendojnë se drejtojnë botën, mes tyre edhe të përzgjedhur nga i ashtuquajturi komunitet judej (hebrej), të cilët ruajnë në kundërshtim me ligjin europian akoma ritin e lashtë të synetllëkut, (si dhe ata myslimanë), tu dalësh si pasqyrë përpara shumë pseudo-intelektualve shqiptarë, e së fundi të mos tregosh respekt as për popullin nga ke dalë, duke pretenduar se sot ky popull ka ngelur pa dije dhe mësim, kuptohet pas gjithë këtyre se çfarë të pret! Të pret në rastin më fatlum, injorimi, e pastaj me radhe sharrjet, kërcënimet, grindjet e deri tentativat për eleminim. Në këtë lloj tehu unë tashmë jam “mësuar”, shumë tehe të tilla i kam dalluar më parë dhe u jam shmangur, apo i kam shmangur.
Por unë, i dashur lexues, kam bërë dhe ca më shumë, -e këtu afrohem tek tema personale. Jam marrë dhe me dijet shkencore, shumë biles, qysh fëmijë më ka pëlqyer shkenca, kam lexuar e mësuar shumë nga librat. Aty kanë marrë përgjigje shumë nga pyetjet e mia. Por disa pyetje jo. Kështu, kam bërë atë “gabim” që bëjnë një pjesë e njerëzve, kam vënë trurin në lëvizje për të gjetur shumë nga të paditurat e natyrës; ndoshta ky veprim i trurit është instiktiv. Mundi më ka shpërblyer disi, të paktën kështu më duket mua, a ndoshta fuqi të tjera jashtë njeriut ndikojnë tek ky autonom biologjik. Mjaft fenomene të pashpjeguara apo të pamenduara më janë shpalosur ndër vite të qarta. Biles mu duk se gjeta edhe gabime të shkencarve me emër, si bie fjala tek dy teoritë e relativitetit të Ajshtajnit, për të cilat kam shkrojtur në dy libra. Nuk më prish punë se këtë moment disa do të mendojnë për mua: edhe një skizofren më shumë! Rëndësi ka çfarë thua dhe sa e argumenton. Edhe unë mund të kem gabuar. Përpara të vërtetës shkencore bie poshtë çdo lloj krenarie intelektuale. E po të mos harrojmë pastaj, se ka dhjetra studjues, për t’mos thënë qindra, që gjithashtu nuk i pranojnë teoritë e Ajnshtajnit, (disa prej tyre hidhen kodra pas bregut), kuptohet se nuk është ky problemi aktual dhe as vendi këtu për shpalosjen e tyre. Por është vendi për të treguar se çfarë vështirsie ka sot të çosh këtë mendim të kundërt ajnshtajnian tek lexuesi. Dhe për këtë përgjegjës është edhe ky cerber mediatik shqiptar, që po ua tregoj më qartë në këtë finale të këtij shkrimi.
Po dal tani drejt e tek problemi personal, që përmenda në fillim. Dje lexova tek gazeta “shekulli” një intervistë me një shkencare shqiptare, kandidate për çmimin Nobel, -sipas gazetës. Arritjet e saj dhe të grupit të saj unë nuk dua ti diskutoj këtu, sepse do hapesha shumë, gjithashtu i uroj asaj dhe grupit të saj arritje të mëtejshme në kërkimet e nisura, e këtë e bëj jo si shqiptar por si njeri, sepse në shkencë nuk hyn nacionaliteti, por hyn pasioni për shkencën, (ndonëse jo gjithnjë është kështu). Mirpo në ato që fizikantja në fjalë përmendi, -më së shumti të pakuptueshme për lexuesin e thjeshtë-, ajo bëri një kapërcim, duke përmendur diçka që nuk është përmendur deri më sot nga shkencarët, (të paktën me sa di unë), diçka që i përafrohet shumë asaj që unë kam përmendur për herë të parë në filmimin e hedhur në youtube në dhjetor 2013, si në gjermanisht ashtu dhe në shqip (shiko: robert thomai: kleine neuigkeiten in der... , dhe: robert thomani / thomanikaj, permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore), e po ashtu edhe në librin tim të fundit, të dorëzuar për botim më 1 qershor 2015 dhe të dalë nga botimi me paksa vonesë (!?) në mes të korrikut 2015. Fjala është për një boshllëk, një zonë të ftohtë pa galaktika në hemisferën jugore (të këndvështrimit tonë të sotëm tokësor, -gjë që shkencarja në fjalë dhe gjithë ekipi i saj nuk e përcaktojnë, si metafizicienë që janë). Se si ky ekip shkencarësh kanadezë dhe ndërkombëtarë kanë arritur qysh më 2006-ën në përfundimin për të vrojtuar këtë hemisferë jugore, gjë kjo e vërtetuar nga sateliti në qershor 2015 (sipas shkencares shqiptare), -kjo nuk shpjegohet nga shkencarja në fjalë. Lexoni intervistën e saj dhe të ma shpjegoi ndonjë mua budallait, se si dhe përse këta shkencarë iu përqëndruan hemisferës jugore (të sotme, -kënvështrim dialektik ky, të cilin në përgjithsi shkencarët e sotëm nuk e llogarisin, duke e marrë për absolut!!!). Dhe në cilën gazetë apo revistë e kanë shpjeguar këtë qysh më 2006?
Do thotë ndokush, po mirë, përse duhet kjo!? Kjo duhet i dashur lexues, se sot ata që kanë para po u vjedhin mundin dhe djersën atyre që gjithë jetën e harxhojnë me kokën mbi libra! E tillë vjedhje ndodh përditë në të gjitha vendet pa dallim. Aq më dukshëm është kjo vjedhje intelektuale nga individë dhe grupe të vëndeve të mëdha e të pasura, (pretenduese këto për të udhëhequr botën), në kurriz të individëve të vendeve dhe gjuhëve të padëgjuara. Aq më demostrative është kjo grabitje nga elita të forta të planetit tonë, elita këto të së ashtuquajturës botë anglo-saksone dhe dojç-judease, në kurriz të gjithfarë studjuesish që kritikojnë korifejtë e kësaj bote të (vet)përzgjedhur.
Mos e keni llafin se ju kanë vjedhur juve në këtë rast? –mund të vazhdojë pyetja e lexuesit në adresë time. Jo direkt, lexues i durueshëm, sepse në atë rast nuk do hapesha kaq gjatë, por do përqëndrohesha direkt tek ky rast i fundëm. Biles nuk e kam fjalën direkt as për raste të tjera vjedhje ndaj meje, që kam dalluar, (për një rast të tillë shiko tek forumi i gjuhë-letërsisë, pasi gazetat nuk do t’ma botonin dyshimin e shfaqur), sepse përveç vështirsisë që qëndron në këtë rast për ta vërtetuar vjedhjen intelektuale, (siç mund ta shikoni edhe në krahasimin që do i bëni fjalës time në you tube e në librin tim të fundit, me këtë të shkencares shqiptare në intervistë, mbi fenomenin në fjalë të hemisferës jugore), ekziston edhe mundësia që një fenomen apo ligj të shpjegohet/ zbulohet paralelisht nga dy e më shumë studjues, amatorë apo profesionistë, siç dhe jeta ka treguar. Pra unë nuk ngre direkt akuzën për vjedhje nga ky grup shqiptaro-kanadez-internacional, të cilët as më njohin dhe as besoj se kanë për të më njohur ndonjëherë, por këtu ngre me këtë rast edhe një herë atë problem që kam ngrejtur këto dy-tre vjet, atë të trajtimit të disave si të nënës dhe disave si të njerkës nga ana e këtyre personave prapa mediave TV dhe gazetareske, shto këtu edhe ata të shoqatës së botuesve dhe të ministrisë së kulturës, të cilve (të gjithve) u kam shkruar mbi këtë problem, duke bërë edhe sugjerime të ndryshme, një ndër më të parat: njoftimi në shtyp dhe TV-Radio i cilido botim të ri; problem ky të cilin të gjithë këta lloj mumjesh dhe ruajtësish besnikë të karrikes së tyre e kanë injoruar me stoicizëm heshtor të plotë, (po të mos llogarisim vetëm një shkrim mbi këtë temë në gazetën TEMA, gazetë e cila më boton rrall herë ndonjë shkrim, vetëm nga ato që mi shtojnë edhe më shumë ziliqarët dhe keqbërsit).
Besoj se lexuesi duhet ta ketë pak a shumë të qartë problemin tani. Bëhet fjalë për ndihmën që kjo media shqiptare u jep vjedhësve intelektualë. Duke i bërë disa të njohur, e duke i lënë veprat e disa të tjerve në hije, këta cerberë medialë bëhen ndihmës të vjedhësve. Duke patur parasysh se disa studjues kanë në punën e tyre thika mbas shpine, (nuk janë të panjohura në botë edhe rastet e marrjes së jetës së këtyre studjuesve), duhet t’ua them hapur këtyre cerberve shqiptarë, se ata janë bërë, me punën ndarse që bëjnë, pa dashur bashkpuntorë të kriminelve.
Unë nuk mërzitem me këtë shoqëri dhe këta njerëz! Ata që më njohin, ma njohin edhe shprehjen time: unë lë shumë të ma bëjnë çiçin në qafë, -thjesht të njoh karakteret e tyre-, por nuk lejoj as edhe një të më bëjë kakën! Mirpo duket se kupa po mbushet! Shumë gjëra të reja që unë kam sjellë, po u kalojnë inkonjito të tjerëve. Dhe kjo nuk do të ndodhte kaq kollaj, nëse cilido studjues dhe krijues do të kishte hapsirën (qoftë dhe të vogël) e studimeve dhe krijimeve të tija në shtypin dhe ekranet tuaja. Por duket, të ndodhë kjo duhet që pas mediave të punojnë njërëz sado pak idealistë, gjë që tek ju mungon. Dhe moral unë nuk jam mësuar të bëj. Paçi faqen e zezë ju, se e vërteta nuk humbet kurrë!
P.S. Nëse ndokush jeton akoma në mesjetën orientale, e si i tillë do të pyesë, çfarë pune bëj unë, i për-gjigjem se punoj pleraxhi, pjatalarës, pastrues. Ah do kisha shitur dhe fiq, por biznesin nuk e bëj dot.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 15:04
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Per ata qe pertojne ta lexojne shkrimin e trete (te fundit) sqaroj shkurt se zonja fizikante ne fjale (per te cilin shkruan mediat shq.) permend hemisferen jugore te Universit dhe nje boshllek ne 'te, pa e shpjeguar lidhjen qe ka kjo prove me ato teza teorike qe ekipi i saj sjell per krijimin e universit. Me aq sa une kam lexuar, une nuk di te jete ndonje tjeter perpara meje qe ka folur per anet e universit (nga kendveshtrimi yne i tashem tokesor) ne lidhje me fillimin-vazhdimin-vdekjen e tij! Mbi keto probleme te Universit une per here te pare kam folur ne dhjetor 2013 (ne youtube gjinden filmimet) si dhe ne librin tim te fundit, me nje qartesi te dukshme, perse, si, qysh.
Nese dikush do me teper sqarime mund te pyese ketu, qe une ti jap sqarime te metejshme, ku kam folur/ shkruar, cfar kam thene, c'gjera te reja kam sjelle, si i argumentoj dhe ku bazohem, etj. pyetje.
Apo nese dikush mendon se ketu nuk eshte vendi per keto debate "te larta" shkencore, une do te pyesja: po ku eshte vendi? Sepse ne Shqiperi nuk gjen nje reviste shkencore, as edhe nje gazete nuk ti hap dyert e debatit, dhe edhe jashte te refuzojne per shkak te gjuhes gramatikore me gabime.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 15:15
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje keshille e vogel.

Nuk pata mundesi te lexoj gjithe shkrimet e tua, u perqendrova pak tek paragrafi mbi ate shkenctaren shqiptare qe mund te jete per nobel. Lexova rezervat e tua ndaj mediave shqiptare. Keshilla ime eshte qe mos luftosh kot me nje kauze kaq banale, sepse ngjan sikur po lufton me mullinjte e eres. Mediat shqiptare jane ne nivele aq te rendomta saqe keto qe thua ti ngjajne si jashte planetit. Aty gjen bythet e Kradashian anash femijeve te vdekur nga bombat, gjokse dhe mishra "shperthyes" qe gazetare dhe redaktore adoleshente perdorin rregullisht, pronare injorante qe lejojne keto linja editoriale, copa mishi si Koco Kokedhima qe ktheu Shekullin ne mjet propagandistik me keq se Zeri i Popullit, gabime drejtshkrimore, copa dialektale brenda gjuhes letrare, copa shkrimesh te hedhura online pa asnje korrigjim, mashtrime me lajmet, lajme te para 5 viteve nga bota qe botohen si te fresketa, tituj bombastike qe nuk kane lidhje me lajmin ne vetvete, etj, etj, etj. Me gjithe keto probleme banale qe ka media shqiptare ti pretendon te njohin sfumaturat e autoresise intelektuale ne shkence. Eshte me kollaj ti japesh gomarit sheqer se te pretendosh se mesazhet e tua mund te kene nje efekt ne trute e thjeshte te atyre qe hane buke ne mediat shqiptare.

Mund te duket pesimiste por Shqiperia nga ana shkencore nuk eshte as ne harte. Nuk ka asnje lidhje me shkencen, ka probleme te tjera per te zgjidhur, shume here me banale se interesi per shkencen. Ne Shqiperi mungon integriteti moral per gjera madhore, shume here me te rendesishme sesa autoresia e nje teorie. Por edhe sikur problemet banale te kalonin, keto qe thua ti mbi shkencen nuk mund ti dije kurre nje gazetar i thjeshte, nevojiten gazetare te specializuar, ose shkencetare te mirefillte qe mund te zbulojne detaje si ato qe permend ti. Mua me pelqen qe dikush ka kuriozitet te mirefillte per nje fushe shkencore, kshu sic ke ti, por me duket se harxhon energjite kot duke u munduar ti japesh gomarit sheqer. Ke shume me teper probabilitet te degjohesh nga revista dhe gazeta te huaja sesa nga ato shqiptare. Duke u marre me shqiptaret vetem sa helmon veten me indinjate dhe urrejtje. Nuk ia vlen as te hedhesh syte nga mediat shqiptare per pune shkence, jo me te shtypesh ndonje tast ne tastjere per ti bere te kuptojne.

Sa per kuriozitet, publikuan para 1 muaji se u be operacioni i pare ne tru me anestezi lokale. U duk ngjarje e shenuar per shqipot, kur ne bote ka nja 50 vjet qe behen. Edhe informacionet qe jepnin lajmet ishin te dobeta, pa detaje, pa lidhje. Kjo sepse gazetaret nuk jane te interesuar per permbajtjen por per titullin, apo per ngritjen e flamurit, per "inagurimin e fillimit te punimeve".

P.s. Ne youtube kerkova termat qe sugjerove po nuk gjeta gje. Shiko mos ve linkun te lutem.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 15:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Fajtor, ti mund te kesh te drejte ne lidhje me gjerat shkencore ne median shqiptare, dhe une keshtu deshiroj. Por problemi eshte se ato japin here-here te tilla tema, ashtu ne stil te hallakatur. Per kete nuk ia vlen te shfaqesh xhelozi. Por, kur kjo media akuzohet disa here nga une, se jo vetem po i ndan krijuesit ne te nenes dhe te njerkes, por me kete stil pune (dhe mbijetese) edhe mund te behet bashkpuntore krimi, (sepse jeta e shume studjuesve ne bote jo ralle here shkon prane teheve te ndryshme prerwse, pas te cilave jane interesa te medha firmash dhe shtetesh), ne kete rast kjo media duhet te tregohet pak me e pwrgjegjshme. Ndryshe do te perballet ndonje dite me vetveten.
Tani, persa i perket materialeve te mia, nga nxitimi une harroj qe padashur emri im dhe titujt gjinden ne keto shkrime ketu me lart. Ne shkrimin e fundit, paksa te gjate, gjindet serish emri dhe materialet ne youtube tek paragrafi i gjashte. S.d.q. ja dhe nje here: robert thomai: kleine neuegkeiten in der wissenschaft (kjo eshte gjermanisht, por me nje gjermanishte te cale dhe e ndare ne shume pjese), dhe ne shqip e shkurtuar: robert thomai / thomanikaj permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore. Po nuk pertove njofto dhe nje here ketu, nese i gjete apo jo.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2015 18:52
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Mbi disa punime te miat-R.Th.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.