iliriusa
Shpirt i lire.....
Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Wuthering Heights - nga Emily Brontė
Perkthimi i titullit te ketij libri eshte pakeza i komplikuar edhe e gjej pakez te veshtire ta perkthej edhe te ndihem e qete se titulli qe po i aplikoj ketij libri eshte ne te vertet ai qe autorja ka dashur ti japi ketij romani.
'Wuthering' - nenkupton erera te fuqishme.
'Heights' - mund te marri disa kuptime. Mund te nenkuptoj ne planin me praktik nje lartesi e siperfaqes se tokes sic eshte psh. nje koder ose nje mal, por mund te nenkuptoj edhe nje pike te lart, kulminante te dickaje jo materiale, si psh ndjenjave apo emocioneve...
Ndaj edhe autorja mund te kishte nenkuptuar piken kulminante te ererave, ose ere e forte, ose kodrat me ererat e fuqijshme... besoj se lexuesi e nxjerr personalisht konkluzionin vetjake si cili eshte kuptimi i sakte i titullit. Ai metaforik apo ai konkret.
Gjithesesi kjo ishte per te shpjeguar faktin pse po e shkruaj titullin e ketij libri ne anglisht. Ne lidhje me librin ne fjale, romanin e vetem te autores, mund te them vetem se eshte nje nga librat qe me ka prekur me thelle edhe pse dhimbja qe shkakton, ndoshta per shkak te rebelimit te Heathcliffit eshte gjithashtu rebele edhe s'te mposht por ne njefare menyre te cuditshme te frymezon.
Libri flet per dashurine e perjetshme te Heathcliff edhe Catherine Earnshaw edhe tradhetine e saj ndaj tij. Heathcliff e shpreh hidherimin edhe hakmarrjen e tij ndaj gjithekujt qe mundet.
Dashuria e Heathclif edhe Catherine ishte e ndaluar, e palejuar, e pakonceptuar nga opinioni rrethues, e papranueshme prej gjithekujt edhe e pashmangshme per Heathcliff edhe Catherinen vete. Historia zhvillohet ne vitet 1800. Autorja vete ka jetuar ne ato vite edhe vete mesazhi, historia, pasjoni, revoltimi edhe egersia e personazheve te saj edhe karakteret e tyre shokuan opinonin e asaj kohe.
Heathcliff u soll ne familjen e Catherine nga i jati i saj kur ai u kthyhe nga nje nga udhetimet e tij te biznesit. Ai e kishte gjetur Heathcliff duke bredhur rrugeve i vetemuar, nje femije pa prinder e pa te ardhme edhe vendos ta sjelli ne shtepine e tij e ta rrisi si nje nga femijet e tij. Dy femijet e tjere te tijet kane nje reagim te ndryshem ndaj Heathcliff. Catherine shendrrohet ne shoqen e ngushte te Heathcliff edhe pse ne fillim ajo preferonte ta torturonte ate ndersa Hindley i vellai i saj nuk ndryshoi kurre ndjenjat e tij ndaj Heathcliff edhe vazhdoi ta torturonte ose perpiqej ta torturonte gjithe jeten e tij.
Catherine zgjedh te martohet me Linton duke vene ne balance jeten e saj me Heathcliff ndaj asaj me Linton dhe duke qene praktike deri ne fund. Por ne nje moment te caktuar qe eshte nje nga momentet me kryesore te historise ajo i shprehet sherbetores se saj te besuar, Nellit, per ndjenjat e saj te komplikuara.
Ne fjalet e Catherine Earnshaw: " Une nuk mundem ta shpreh; por me siguri ti edhe kushdo duhet ta kene nje nocion se je ose duhet te jete, nje egzistence e jotja pertej teje. Cfare kuptimi do te kishte krijimi im nqs une do te isha perqendruar plotesisht vetem ketu? Pervuajtjet e mia te medha ne kete bote kane qene pervuajtet e Heathcliff, edhe une e pashe edhe e ndjeva seicilen prej tyre qe nga fillimi; arsyeja e jeteses sime eshte ai vete. Nqs gjithecka tjeter do te humbiste e ai i vetem do te mbetej une do te vazhdoja te isha; edhe nqs gjithecka tjeter do te mbetej e ai do te zhdukej universi do te kthehej ne dicka te huaj. Une nuk do te dukesha si pjese e tij. Dashuria ime per Linton eshte si gjethet ne pyje. Koha do ta ndryshoj une kete e di, njesoj edhe si dimri qe ndryshon pemet- dashuria ime per Heathcliff personifikon guret e perjetshem nen toke - nje burim i nje kenaqesie te paket ne pamje te pare, por i nevojshem. Nelly une jam Heathcliff- ai eshte gjithemone, gjithemone ne mendjen time - jo si nje kenaqesi, po aq sa edhe une vete jam nje kenaqesi per veteveten- por si vete qenia ime-, keshtu qe mos fol me per ndarjen tone - eshte e papraktikueshme; edhe -..."
Heathcliff largohet, ne njefare menyre zhduket, per vite me rradhe edhe kthehet krejt i ndryshuar, konfident edhe i pavarur edhe me qellimin e vetem qe te jete prane Catherine, qellim i cili shendrrohet ne mallkimin e te gjitheve edhe pervuajtjeve te shumta.
Isha vertet e kenaqur prej ketij libri. Nuk me pelqeu si ishte zgjedhur te tregohej historia. Naratori ishte i perforecuar edhe jo real. Do te kisha preferuar qe historia te ishte treguar thjesht duke i permendur personazhet kryesor ne veten e trete pa nje narator midis tyre. Por komplikacioni edhe nderthurja edhe densiteti i karakterit te personazheve mendoj se mjafton e tepron per nje lexues qe ta anashkaloj kete difekt.
Trondites edhe gllaberues ne forcen e pasjonit qe mbart tek lexuesi. "Wuthering Heights" i shembellen nje furtune te eger qe te perfshine e ben pre' te sajen si jo shume libra te tjere.
Heathcliff : " Mos gjetsh paqe per sa kohe une jetoj. Ti the se une te vrava - fantazma jote te me perndjeki kudo atehere."
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|