arsona
Veteran ne forum
Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786
|
Globalizimi nuk eshte gje tjeter vetem ndryshim i ekonomis dhe shoqeris.
Globalizimi eshte debat i komplikuar qe pothuajse vetem vendet me zhvillim ekonomik te larte e kerkojne te aprovohet. Shembull konkret do kishim USA me bashkepunimin me Kinen apo Indin kohet e fundit. Perse kerkon USA qe bota te globalizohet, sepse do kete me teper interesa ekonomike dhe bizneset me vendet e tjera do jene me te lehta. Cdo gje qe shitet neper dyqane thote made in China, ose India, Indonesia, ku, ku??? atije ku ekonomia eshte me e ulet. Uh ose shembulli konkret per ju qe jetoni ne USA, shkoni ne Mall tek Nordsroom, apo Macy's gjeni kepuc firmato Alfani me vlere $100, ose me teper qe thone made in Albania, po sa leke jane paguar ata puntoret ne shqiperi per nje kepuc, nuk e di por jo me shume se 500 lek te vjetra. Por kur Amerika ben biznes me vendet e tjera, e ben biznesin sipas ligjeve Amerikane, dhe i fut nje emer asaj kompanis qe ka e ben Coorporate, dhe eshte ne terezi. Dhe pastaj ben propogande per etikat edhe korrupsionin, ne dallim me vende te tjera te varfera. Po ku jane te lokalizuara bizneset me madheshtore te Amerikes. Uau koicidenc cdo kredit kard, apo union, microsoft eshte ne Indi, apo Starbucks coffee me mire e prodhon kafen ne Kolumbi sesa ne USA. E pse ndodhin te tera keto per asgje tjeter vecse per arsye ekonomike dhe marrje te fuqis mbi vendet e tjera. Dhe pastaj na japin konferenca apo prezantime per anet pozitive qe mund te kete, pa dyshim qe ka, si psh e drejta e njeriut ne cdo vend te botes, qe ne shume vende eshte e diskriminuar, dhe mireqenia boterore etj...
Globalizimi po ndodh dhe ndryshon nga dita ne dite, dhe kete nuk mundemi ta ndalim pasi ne mes jane interesat ekonomike per nje mireqenie me te mire. per mendimin tim do e inkurajoja te vazhdonte nese perfitimet do jene te njetrajteshme per kedo. Sepse nuk eshte e drejte te kesh nje biznes si Bank of America ne shqiperi edhe tju chargesh konsumatoreve te njejtat interes rates si ne USA , do thoni ju po prandaj ky eshte dhe qellimi i globalizimit qe te kete rritje te ekonomis e ne vende te varfera e te gezojne te njejtat te drejta, por bota nuk eshte nje pike uji ne det, jane shume shtete, kultura, ambjente, e gjykime qe kete debatim te klobalizimit per aryse te ndryshme do pohojne e mohojne sipas interesave dhe vlerave qe do kete.
__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|