Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Kinemaja risjell magjinė e tė madhit Cash
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Lightbulb

Kinemaja risjell magjinė e tė madhit Cash

BBC: 04 shkurt, 2006 - Published 14:17 GMT

Irena Luto
Ritëm&Pop

Kinemaja risjell magjinë e të madhit Cash

'Walk the Line', filmi për jetën e muzikantit më të famshëm të muzikës 'country' Johnny Cash, i bashkohet listës së filmave biografikë dhe dokumentarëve të ngjashëm të realizuar për ekranin e madh.

Ky film, i regjizorit James Mangold, reflekton nga ana tjetër edhe një tendencë popullore për të sjellë në kinema subjekte që janë një gërshetim mes realitetit dhe fantazisë.

Portretizimi që aktori Joaquin Phoenix i bën muzikantit të njohur ndryshe si "Burri me të zeza", është mjaft i arrirë si nga aktrimi, ashtu edhe nga pamja fizike edhe interpretimi.

Disa kritikë thonë se Joaquin dhe Johnny kishin disa gjëra të përbashkëta në jetë, si varësia nga droga dhe humbja e një vëllai në moshë të re.

Por Joaquin nuk e pranon këtë hipotezë. Ajo që të shokon në përgatitjen e tij për filmin është shpejtësia, me të cilin ai mësoi të luajë në kitarë dhe në stilin e të madhit Cash.

Joaquin u takua për herë të parë me muzikantin, disa muaj përpara se ai të vdiste.

Joaquin Phoenix dhe Reese Witherspoon, e cila luan partneren e Cash në 'Walk the line' janë që të dy të propozuar këtë vit për një Oscar në kategorinë e aktorit dhe aktores më të mirë.

Cash artisti i madh

Filmi që po shfaqet në kinematë në mbarë botën ka risjellë në vëmendje repertorin e të madhit Johnny Cash. Një koleksion (në dvd dhe cd) i muzikës së tij u hodh në treg në kohën e daljes së filmit.

Një mik im gazetar më thoshte se e kishte urryer muzikën e Cash ngaqë i ati e dëgjonte tërë kohës.

Muzika e tij në vegjëli i dukej arkaike dhe shumë pa shije, siç mund t'u duket shumë prej dëgjuesve muzika 'country'.

Por një ditë në Berlin pranë një librarie në Friedrich strasse një protestë anarkistësh i kishte sjellë në vesh përsëri muzikën e Johnny Cash, moment, në të cilin ai zbuloi magjinë e muzikës së tij.

Rizbulimi i Cash dhe njohja me të është ajo që po i ndodh gjeneratave të tëra aq i madh është ndikimi i muzikantit të madh.

Njeriu me të zeza, nuk ishte muzikanti që këndonte për gjithçka.

Ai i këndonte idealeve, tek të cilat besonte. Dhe këtyre idealeve dhe parimeve i qëndroi besnik deri në fund të jetës së tij.

Johnny Cash bashkë me Bob Dylan dhe Elvis Presley janë artistët që patën ndikimin më të madh në muzikën amerikane dhe atë botërore.

Zëri i tij prej baritoni, mënyra e ngadaltë e të kënduarit dhe kitarja akustike e bënë atë një këngëtar të paarritëshëm.

Biografi e shkurtër

Kariera e Cash përkoi me lindjen e muzikës 'rock & roll', dhe karakteri i tij rebel, i drejtëpërdrejtë dhe i thjeshtë përmbante shumë ngjashmëri me muzikën rock.

Megjithatë, kishte një lidhje të thellë që e mbante Cash të lidhur me muzikën country.

Ai ishte muzikanti më i madh i kësaj muzike në vitet '50 dhe '60, duke realizuar mbi 100 këngë hite.

Kritikët thonë se Johnny Cash nuk mbahet mend të ketë dhënë ndonjë koncert të keq. Muzikanti thoshte se dinte rreth 1000 këngë.

Cash me origjinë pjesërisht indiane Cash u lind në një familje bujqish në Arkansas.

Që kur ishte në gjimnaz ai nisi të këndonte në radion lokale të Arkansasit.

Më vonë ai iu bashkua forcave ajrore pas shpërthimit të luftës së Koresë, ku bleu një kitare, të cilën e mësoi vetëm dhe filloi të kompozonte.

Cash debutoi në vitin 1957 në Nashville, kryqendra e famshme e muzikës country. Atje ai u prezantua i veshur në të zeza dhe prej këtej mori edhe emrin që e shoqëroi gjithë jetën, 'Burri me të zeza".

June e ndihmoi artistin të kapërcente problemet me drogën dhe alkoolin dhe sëbashku ata u rikhyen me sukses në skenën muzikore.

Cash dhe Carter u bën aktivistë për të dretat e popullsisë indiane dhe të burgosurve në vitetet 70 si edhe punuan me evangjelistin Billy Graham.

Cash ishte zëri liberal i muzikës country në protestat kundër luftës në Vietnam.

Ai gjithashtu vazhdoi fushatën për reformimin e burgjeve, mbante korrespondecë me të burgosurit dhe ndihnoi shumë prej tyre të ktheheshin në shoqëri.

Cash kujtohet edhe si artisti që këndoi në burg për të dënuarit.

Artisti i madh u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare në vitin 2003, dhe vetëm disa muaj pas vdekjes së gruas së tij June Carter Cash.

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 20:16
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Personazhe > Kinemaja risjell magjinė e tė madhit Cash

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.