Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Thirrje pėr fushatėn “derė mė derė” dhe monitorimin e zgjedhjeve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Miloti
Anetar i ri

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Prishtinė
Mesazhe: 2

Thirrje pėr fushatėn “derė mė derė” dhe monitorimin e zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është angazhuar të zhvillojë një fushatë me në qendër qytetarin e Republikës së Kosovës, duke identifikuar nevojat, kërkesat, dhe dëshirën e popullit të Kosovës për zhvillimin e vendit. Për t’i njohur qytetarët nga afër ne do të shkojmë derë më derë tek ato familje që, si ne, presin ndryshime rrënjësore dhe të domosdoshme lidhur me mirëqeverisjen e vendit. Kjo fushatë do u japë aktivistëve mundësinë të njohin nga afër jo vetëm popullin e Kosovës, por edhe programin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ardhmen e këtij populli.

Fushata “Derë më Derë” do të zhvillohet gjatë një periudhe 8 ditore, dy javë para ditës së zgjedhjeve në qytetet në vijim: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Podujevë, Vushtrri.

Më tej, ditën e zgjedhjeve, kontributi juaj do të jetë i nevojshëm për të kryer monitorimin e zgjedhjeve. Asnjë qytetar i Kosovës nuk duhet të lejojë që votat të vidhen dhe që numërimi i tyre të deformohet, duke përdhosur një prej të drejtave tona themelore. Rrjedhimisht, është e domosdoshme që këto zgjedhje të monitorohen me shumë kujdes.

Plotësoni Formularin e Aplikimit për (1) Fushatën “Derë më Derë” dhe për (2) Monitorimin e zgjedhjeve, për të qenë pjesë e këtij angazhimi qytetar të përbashkët. Nëpërmjet këtij formulari ju mund të aktivizoheni qoftë tek fushata “Derë më Derë”, qoftë si Vëzhgues gjatë monitorimit të zgjedhjeve në ditën e votimit.

Nëse preferoni të keni një kopje fizike të këtij formulari, ju mund ta tërhiqni atë pranë çdo Qendre të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Data e fundit për dorëzimin e formularit është data 7 nëntor, 2010.


Për ta plotësuar formularin, klikoni në lidhjen e mëposhtme:
http://vetevendosje.org/?cid=1,71

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Tetor 2010 22:07
Miloti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Miloti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Miloti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Miloti Shto Miloti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Miloti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Urime per inisiativen. Eshte gje e bukur ne nje shtet qe lindi vetem dy vjet me pare. S'ka patur ndonjehere ftesa te tilla nga Shqiperia.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Tetor 2010 23:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Thirrje pėr fushatėn “derė mė derė” dhe monitorimin e zgjedhjeve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.