Lela_Dr
** dream **
Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455
|
Princesha Dajana Fransis Spenser - 10 vjetori i vdekjes
Prezenca ikonike e skenës botërore (1961 - 1997).
Që nga koha e martesës me Princin Çarls në 1981-shin e deri në vdekje si pasojë e nje aksidenti automobilistik në 1997-ën, princesha ishte pa diskutim gruaja më e famshme në botë
, femra me popullaritetin më të madh në gjeneratën e saj, personi më i fotografuar në botë si dhe imazhi i bukurisë femërore, e admiruar dhe e rivalizuar për përfshirjen në luftën kundër AIDS dhe mbështetjen ndaj fushatës ndërkombëtare kundër zonave të minuara. Për admiruesit, ajo ishte një rol- model, bile pas vdekjes ata kërkuan që ajo të shenjtërohej, ndërkohë që kritikët e përkufizuan jetën e princeshës si një rrefenjë paralajmëruese se si një obsesion me publicitetin mundet të shkatërrojë një individ.
Princesha e Uellsit shquhej për punen e saj humanitare, megjithëse shumë herë përpjekjet e saj filantropike hijezoheshin për shkak të martesës së plagosur nga skandalet me Princin Çarls. Akuzat e hidhura adresuar nga miqte dhe biografët për tradhëti bashkëshortore, depresione psikike, tensione emocionale si dhe pranimi nga ana e saj për tradhëti bashkëshortore dhe një numër historish dashurie, e gozhduan për një kohë të gjatë publikun gjatë 1990-ës, duke bërë të shiteshin pafund libra, revista dhe filma televizivë rreth jetës së saj.
Jeta e hershme
Dajana Fransis Spenser ishte vajza më e vogël e Eduard Spenser Vikonti i Althorpit dhe gruas së tij të parë Fransis Spenser. Kishte dy motra më të mëdha Xhein dhe Sarah dhe një vëlla më të vogël Çarlin. Ajo ishte pagëzuar në kishën e Shën Meri Magdalenës nga Persi Herbert, ish Peshkopi i Norvegjisë. Kumbarët e saj ishin Xhon Flloid dhe Meri Kolman, një mbesë e nënës mbretëreshë. Pas divorit të prindërve të saj si pasojë e tradhëtisë bashkëshortore nga ana e së ëmës, kujdesi i Dajanës i kaloi babait të saj. Pas vdekjes së gjyshit nga ana e babait Albert Spenser, Earl Spenseri i shtatë, në 1975-ën babai i Dajanës u bë Earl Spenser i tetë dhe ajo vetë fitoi titullin Leidi Dajana Spenser si dhe u vendos në shtëpinë e shekullit të 16-të të familjes së saj, në vilën Althorp. Një vit më vonë babai i saj u martua me Konteshën e Dartmuthit, Rene, vajzën e novelistes së njohur Barbara Kartland.
Dajana u shkollua në Ridlesuorth Holl në Norfolk dhe shkollën e vajzave të West Heath. Ajo nuk shquej për rezultate të larta, bile notat e saj ishin nën mesataren. Por nga ana tjeter ajo ishte një këngëtare amatore e talentuar, e shkëlqyer në sporte dhe me premisa për tu bërë balerinë. Në 1977-ën, në moshën 16 vjeçare ajo studioi në Institutin Alpin Videmanete, një shkollë në Zvicër. Në këtë kohë burri i saj i ardhshëm princi Çarls shoqërohej me motrën e saj më të madhe Sarah.
Familja dhe martesa
Familja e Dajanës, Spenserat, kishin pasur gjithmonë lidhje me Familjen Mbretërore Britanike.
Gjyshja e saj nga nëna, Leidi Fermoi, ishte mike e ngushte prej një kohe të gjatë me Mbretëreshën Elizabet.
Jeta e Princit Çarls kishte qënë gjithmonë subjekt i spekullimeve të shtypit si pasojë e lidhjeve të shumta me gra të ndryshme. Në mesin e të tridhjetave ai ishte vazhdimisht nën presionin për tu martuar. Per të fituar aproivimin e Familjes Mbretërore dhe këshilltarëve të shumtë ku përfshihej dhe xhaxhai i tij Lord Mountbaten i Burmës, një kandidate per nuse, duhej të plotësonte disa kushte. Ajo duhej të ishte me prejardhje aristokrate, nuk duhej të kishte qënë e martuar më parë, duhej të ishte protestante dhe mundësisht e virgjër. Dhe Dajana Spenser i plotësonte të gjitha parametrat. E dashura e princit në këtë kohë (sot gruaja e tij e dytë) Kamila Parker Bouls e ndihmoi atë të zgjidhte Leidi Dajana Spenserin 19 vjeçaren që në atë kohë punonte si asistente edukatore në një kopësht fëmijësh në Pimliko. Bukingam Palas dha njoftimin për fejesën e princit më 24 Shkurt 1981, ndërsa ceremonia martesore u krye në Katedralen e Shën Paulit në Londer ditën e Mërkurë më 29 Korrik 1981 përpara 3500 të ftuarve dhe 1 bilion teleshikuesve në mbarë globin. Këngëtarja e njohur e muzikës opera Kiri Te Kanaua këndoi në ceremininë e martesës së tyre. Familja mbretërore i dha mirëseardhjen pjesëtarit më të ri. Ishte një moment sadisfaksioni, sidomos për nënën mbretëreshë, e cila gjithashtu ishte lindur një njeri i zakonshëm që kishte bërë hapat drejt altarit për tu bërë pjesë e familjes mbretërore rreth 60 vjet më parë. Dajana ishte e para angleze që martohej me trashëgimtarin e fronit që prej 1659-ës, kur Leidi An Haid u martua me Dukën e Jorkut dhe Albani, mbretin e ardhshëm Xheimsi i dytë. Pas martesës Dajana mori titullin Lartmadhëria e saj Princesha e Uellsit duke u renditur e treta grua për nga titujt mbretërorë pas mbretëreshës dhe nënës mbretëreshë. Që nga dita e parë e daljes së saj në publik përkrah princit, garderoba e Dajanës u bë një pikë referimi për median. Stili rinor e i freskët i saj filloi të përhapej në shtëpinë e Uisdorve. Princi dhe princesha e Uellsit patën dy fëmijë, Princ Uilliamin e Uellsit i lindur më 21 Qershor 1982 dhe Princ Henrin e Uellsit lindur më 15 Shtator 1984. Dajana donte tu jepte fëmijëve të saj një edukim sa më normal të ishte e mundur. Uilliami ishte i pari fëmijë mashkull, trashëgimtar për fronin mbretëror që shkonte në një kopësht fëmijësh. Ata nuk kishin mësues privatë, por shkonin në shkollë bashkë me fëmijë të tjerë. Pas lindjes së fëmijës së parë, Dajana vuajti nga depresione të pas-lindjes. Më parë ajo kishte vuajtuar nga bulemia e cila iu rikthye. Në mesin e viteve 80-të martesa e tyre ishte veçse sipërfaqësore, gjë që në fillim e surprizoi e më pas e sensacionoi median mbarë botërore. Princi dhe Princesha i drejtoheshin shtypit nëpërmjet miqve të tyre duke akuzuar njëri tjetrin për lënie pas dore të martesës. Çarli rifilloi lidhjen me Kamilën, ndërsa Dajana u përfshi në disa lidhje jashtëmartesore si me Xheims Hjuit dhe ndoshta më vonë me Xheims Gilbei, instruktorin e saj të kalërimit si dhe me rojen personale, megjithëse Dajana nuk e pranoi asnjëherë lidhjen me këtë të fundit. Princi dhe Princesha e Uellsit u ndanë përfundimisht në 9 Dhjetor 1992 ndërsa proçedurat për divorcin përfunduan në 28 Gusht 1996. Princesha humbi titullin Lartmadhëria e saj dhe ishte vetëm Dajana, Princesha e Uellsit. Edhe pas divorcit Bukingam Palas i mbajti lidhjet me Dajanën. Ajo ishte zyrtarisht një pjesëtare e familjes mbretërore, pasi ishte nëna e trashëgimtarëve të fronit (i dytë dhe i tretë për nga radha). Pas divorcit me princin Çarls, Dajana pati lidhje me agjentin e artit Oliver Hoare, lojtarin e rekbi-së Uill Karling si dhe me kirurgun e zemrës Hasnat Kahn, para se të lidhej me Dodi Faied. Martesa midis Princit dhe Dajanës ishte martesa e dekadës, por ajo që dukej nga jashtë aq perfekte nuk ishte e destinuar të mbaronte me një fund të lumtur. Divorci i çiftit dëmtoi seriozisht dhe Monarkinë Britanike. Për vetë Dajanën divorci ishte një proces i dhimbshëm i cili i shkaktoi asaj depresion . Në një intervistë ekskluzive dhënë në emisionin Panorama të BBC që u ndoq nga miliona njerëz, Dajana foli hapur për depresionet e saj të pas-lindjes, shkatërrimin e martesës së saj me Princin Çarls, lidhjen gjithmonë në tension me familjen mbretërore si dhe për atë çka i shokoi të gjithë, ajo deklaroi se burri i saj nuk kish dashur asnjëherë të bëhej mbret. Ajo parashikoi se nuk do të bëhej asnjëhrë mbretëreshë, në vend të kësaj do të dëshironte të ishte një mbretëreshë në zemrat e njerëzve.
Misionet humanitare
Duke filluar nga mesi i viteve 80-të, Princesha e Uellsit filloi të bëhej e njohur për mbështetjen ndaj misioneve humanitare. Kjo ishte e kuptueshme për pozicionin e saj si princesha e Uellsit si dhe për interesin që ajo shfaqte për sëmundjet e saposhfaqura në Britani në atë kohë. Aktivitetet e saj më të spikatura humanitare ishin mbështetja e fushatës kundër zonave të minuara si dhe ndihmesa ndaj të prekurve me AIDS. Në pril të 1987-ës, princesha e Uellsit ishte e para e famshme që u fotografua duke u takuar me një person të infektuar me virusin vdekjeprurës HIV. Të tilla gjeste (si takimi i duarve etj) jepnin mesazhe për publikun se kontakti shoqëror me njërëzit e infektuar me AIDS ishte i parrezikshëm. Kontributi i saj për ndryshimin e opinionit publik ndaj të sëmurëve me AIDS u përmblodh në Dhjetor të 2001-shit nga Bill Klinton tek: Dajana, Princesha e Uellsit: Leksion mbi AIDS. Shfaqja humanitare më e publikuar ishte vizita e saj në Angolë në Janar të 1997-ës kur duke shërbyer si vullnetare për Kryqin e Kuq ndërkombetar, ajo vizitoi në spiatal të mbijetuarit prej zonave të minuara. Në qershor të 1997-ës Dajana vizitoi Nënë Terezën që jetonte në varfëri të plotë. Gjithashtu në Qershor të po atij viti, ajo shiti në ankand 79 fustanet dhe veshjet e ballove me të cilat ishte shfaqur në kopertinat e revistave më të njohura në mbarë botën. Ankandi solli fitime prej 3.5 million paund, të cilat kaluan të gjitha për misione humanitare. Ky veprim simbolizoi dhe ndarjen e saj përfundimtare me të shkuarën.
Vdekja
Në 31 Gusht 1997, Dajana u përfshi në një aksident automobilistik në tunelin Pont de lAlma në Paris bashkë me mikun dhe të dashurin e saj Dodi Al Faied si dhe shoferin e tyre Henri Paul. Roja personale e Faiedid, Trevor Ris Xhons ishte personi i vetëm që i shpëtoi mrekullisht vdekjes (si dhe personi i vetëm që kishte vënë rripin e sigurimit). Për vdekjen e princeshës u akuzuan reporterët, të cilët ishin duke e ndjekur makinën e saj që rriti shpejtësinë në maksimum për të evituar reporterët. Megjithatë policia franceze akoma nuk e ka dhënë verdiktin e fundit, i cili pritet të jepet në fillim të 2007-ës. Dajana u dërgua menjëherë në spitalin Pitie Salpetrie, ku u bënë përkjejet maksimale për të shpëtuar jetën e saj. Nuk është e qartë nëse ajo në ndonjë moment erdhi në vete, megjithëse zëdhënësi i z. Al Faied, Majkell Kol, përmendi se një njeri i panjohur në Paris i transmetoi fjalët dhe porositë e fundit të Dajanës babait të Dodit, Muhamed Al Faied. Asgjë më tepër nuk dihet.
__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|