Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
durim 47
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 3

Raffaele Coniglio
E shtune 20 shtator 2008

LUFTA E PAFUND E IACON-es E AVOKATI I DJALLIT

Dje ne mbremje u transmetua ne rrjetin televiziv Rai 3 nje reportazh mbi Kosoven me titullin: "Lufta e pafund". Sipas kendveshtrimit tim personal, nje dokumentar i nivelit te ulet per telespektatoret persa i perket faktit ne paraqitjen jo te plote te situates, sepse tendencioz e i parespekt ne drejtim te te gjithe atyre qe nuk munden ti shpetonin dhunes etnike te kryer per shume vjet kunder kosovareve te etnise shqiptare.
Nje padrejtesi ne drejtim te telespektatoreve e te historise.
Por e ndiej paraprakisht ne rradhe te pare detyre nga ana ime te theksoj qe, ky blog ne te cilin une shkruaj kerkon te flase mbi Kosoven e gjithçka tjeter qe ben pjese ne te. Jane deshmi te shkruajtura gjate kohes. Kam folur per endacaket, per serbet, kam kritikuar sjelljet e papjekura nga ana e kosovareve shqiptare, ashtu si nga ana tjeter dhe masat e marra nga politika serbe qe i quaj te gabuara, kam folur per integrimin e per kriminela shqiptare. Nuk dua te shtoj asgje ne kete drejtim.
Nuk kam nevoj te justifikohem sidoqofte.
Por ne kete moment e ndiej per detyre te hedh drite mbi nje aspekt kyç ne ngjarjet
serbo-shqiptare qe dokumentari i gazetarit Riccardo Iacona e ka lene ne fshehtesi.
Dokumentari mund te ishte nje vitrine teper e sakte per te treguar kapitullin e fundit te konflikteve ne Ballkan me veshtrim serioz, profesional e neutral, duke informuar telespektatoret mbi bemat e shumtuara te kryera nga serbet, nga shqiptaret e nga ata kriminele qe ne konflikte, ne te gjitha konfliktet nxjerrin perfitime. Por eshte paraqitur me teper cektesi, njohje te dobet te teritorit e me mungese te etikes profesionale nje pjese e historise, domethene, shqiptari barbar i paraqitur si "kriminel, terrorist, i dhunshem, i korruptuar e pak fshatarak" qe vret ne
menyre te paskrupullt per te vetmin motiv te urrejtjes etnike serbin " e mire,
familjarin e ndershem, punetorin, studentin e njeriun e vlerave te shendosha". Kjo situate m'u paraqit perpara syve. Nuk kam asgje kunder pjeses se dyte te dokumentarit, mbi kriminalitetin ne organet drejtuese te kosoves, mbi Ramushin e te tjere, mbi UCK-ne e kriminelet qe bejne pjese ne te, mbi vdekjet misterioze te gazetareve e deshmitareve. Eshte vene ne drite nje aspekt interesant qe duhet te na bej te gjitheve te mendojme mbi te ardhmen e Kosoves, te mendojme mbi faktin e hapjes se disa shkollave jemenite te zhvilluara ne vitet e fundit e mbi trafikun e droges, te armeve, e te kriminalitetit te organizuar deri ne rradhet e politikes.
Por, tjeter gje eshte pjesa e pare.


Ja ketu me poshte paraqitja qe qarkullon ne te gjitha sitet e informazionit:

" Riccardo Iacona riparaqet imtesisht spastrimin etnik te tmerrshem ku jane viktima kosovaret e etnise serbe. Qe nga 1999-a kur NATO-ja fitoi luften kunder Serbise e se bashku me SHBA-ne mori kontrollin ne Kosove, 250,000 serbe jane debuar nga Kosova vetem per motiv te urrejtjes etnike, vetem per faktin qe jane serbe. Banimet e tyre jane djegur, tokat e tyre jane rrenuar, kishat e tyre jane shkaterruar, dhe ato pił antiket e te çmuarat, ato te 1300-es, varrezat e tyre
jane perdhosur nga goditjet me vare e kazem, blloqeve te tera banimi u eshte vene zjarri per te penguar serbet qe jetonin aty nga qindra vjet te ktheheshin. Dhe pse ne prezencen e NATO-s grupe te armatosura kosovare te etnise shqiptare kane realizuar nje nga me sistematiket e te hekurtit spastrim etnik qe Europa ka kaluar pas luftes se dyte boterore, duke shkaterruar keshtu idene e nje vendi multietnik, ide qe ishte pikerisht ne zanafillen e fushates ushtarake te NATO-s kunder Serbise. Por ka dhe me tej: ne keto nente vjet Kosova eshte bere porta kryesore e hyrjes se droges ne vendin tone e ne te gjithe Europen; e megjithese ne pranine e NATO-s e te
SHBA-se Kosova eshte transformuar ne nje Kolumbi te vogel, nje Narkoshtet ne zemer te Europes.Shifrat jane befasuese: 80 per qind e te gjithe droges qe prodhohet ne Afganistan per te hyre ne Europe kalon nepermjet luginave e maleve te Kosoves "se lire". Pasurite e medha te akumuluara nga trafiku i droges kane bere te fuqishem jashte e brenda atdheut klanet mafioze kosovare shqiptare, te afte te depertojne ne thellesi te partive qe sot drejtojne ne Kosove, duke i vene keshtu nje pikepyetje te madhe demokracise se ketij shteti te ri lindur me 17 shkurt te ketij viti me nje akt te njeanshem. Por rruget e hapura te droges e te armeve qe NATO-ja
nuk mundi te mbyllte ne keto nente vjet te protektoratit, jane dhe ato ne te cilat kalon terrorizmi internacional i rrenjes izlamike."


E shoh te tmerrshem (kete artikull).
Iacona ne pjesen e pare eshte nisur per te na treguar mizorite e confliktit kosovar duke perjashtuar apriori nje pjese te konsiderueshme te fakteve. Per serbet ngjarjet fillojne ne mars te 99-s (me 26 nisin bombardimet e NATO-s), ndersa per shqiptaret fillojne pak vite me pare. Eshte per te ardhur keq kur konstatohet qe dhe per shume gazetare “te vlefshem” italiane _ Iacona per fat te keq nuk eshte i vetmi _ problemet per Kosoven fillojne pas bombardimeve….. Pothuajse sikur nuk ben pjese ne etiken e tyre profesionale te tregojne (e t’i kujtojne shumices) tmerret e viteve 90 te kryera ne Kosove. Sepse historia e tashme fillon pikerisht ne ato vite. Nuk mund te behet pershkrimi i nje ngiarjeje duke u nisur te tregohet nga gjysma e ndodhive e duke menjanuar tej keshtu gjithe pjesen e pare, i dashur doktor Iacona!!!
Kete keni bere, duke bere keshtu nje padrejtesi per te gjithe ne telespektatoret, pertej dhe faktit kunder historise. Pershkrimi i egersise se krimeve serbe ( mbi kete trajtohej), i kryer mbi popullsine e etnise shqiptare ne vitet e kaluara, duhej te ishte treguar me te njejten imtesi me te cilen eshte pershkruar dhuna shqiptare ne demtim te serbeve (realizimi i djeshem).
Por ja qe as me te voglen shenje, as edhe nje. Perse kjo heshtje? Ne telespektatoret qe paguajme sherbimet publike kemi derguar me parate tona nje profesionist per te kryer nje udhetim per pothuajse nje vit nga Kosova ne Maqedoni, nga Turqia ne Afganistan, per te na treguar pastaj “fregnacce” ( mashtrime) siç thone me ironi ne Rome.
Nje fushate perhapjeje ne shtyp, e llastuar qe ne menyren e publikimit plot fryrje e
pompa gjate kohes se realizimit te dokumentarit. Iacona ka treguar teper antipati per kosovaret shqiptare e teper humana pietas ( ndienja humane) per te shkretat
serbe te mbetura te ve. Vura re, e me eshte dhe vertetuar nga miq te
ndryshem qe kane ndjekur dokumentarin qe, zeri qe perkthente nga serbisht ne italisht ishte plot ton prekes, e merrte pothuajse nje aspekt arrogant kur sillte
deshmite nga ana shqiptare. Ne makuilazhin ( sajim i rreme) e arritur per mbrekulli, Iacona ka menduar te sjelle dhe shifra te pasakta e fallse.
Eshte e drejte t’u kujtoj atyre te pakteve qe do te lexojne kete shkrim, dhe pse demi tashme eshte bere, qe Gracanica nuk eshte nje burg nen qiell te hapur ku jeton
ekstremiteti i varferise serbe, ku serbet jetojne nen kercenimin e perditshem,
ku gjenden vetem 4 dyqane serbe te ngritur ne çast, e qe pensionet nga Beogradi
(vetem per qytetaret serbe) nuk jane ne skamje, qe ne Prishtine nuk banojne
40 serbe, e ne Obliq vetem 2 te moshuar, e qe qenka turp qe nje kishe u
bekerka nje objektiv ushtarak per t’u mbrojtur!........ Pyesni serbet se çfare fundi u
kane bere xhamive, asaj qe ndodhej ne Mitrovice ne brinje te ures mbi Ibar nga
ana e veriut????, bejua te qarte telespektatoreve….. Uroj se shpejti nje tjeter dokumentar pasardhes i ketij te fundit, qe te mund te pershkruaj saktesisht gjithçka ç’ka ndodhur me pare.
E per te perfunduar, nuk e mbajta fjalen ne parathenin e mesiperme e u gjenda te bej avokatin e djallit.

Te gjitha fotografite jane te Halil Barani-t te realizuara ne pergjegjesine e Drejtorit
te Qendres se Te Drejtave Njerezore e Lirise _ Zyra e Mitrovices.
Barani me ndergjegje e perpikmeri ka arritur te realizoj e dokumentoj aktet e
dhunes te kryera gjate viteve nentedhjete ne Kosove.


Raffaele Coniglio
Mosha 32
Seksi mashkull
Vendndodhja Mitrovice
Informacione personale
Kooperator
I dipllomuar ne Shkenca Politike ne Bolonje
I specializuar ne Kooperim internacional dhe Ekonomik te Zhvillimit
me Master ne Universitetin Ekonomik Tor Vergata Rome
Punoj ne Kosove qe ne 2005-n ne fillim me Ministrine e Puneve
te Jashtme _ Kooperimi Italian e me pas me ONG-ne
Aktualisht jam Project Manager ne sherbim te provinces se Goricias ne Mitrovice
ku jam duke punuar per nje studim ne sektorin agro-zooteknik
Mes pasioneve e hobbies kam muziken, udhetimet (dhe pse para se gjithash
te veshtire), fotografite, librat e ne fund te shkruarit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2008 16:45
durim 47 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durim 47 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durim 47 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durim 47 Shto durim 47 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durim 47 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durim 47
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 3

Pershendetje te gjithe shqiptareve!

Ndoshta e kam derguar dy here te njejtin mesazh, sepse nuk ja kam marre doren kesaj grafie ketu, nuk di akoma perse.. megjithate shpresoj..

Dokumentari i Iacones i transmetuar ne rai 3 eshte realizuar ne bashkepunim me sherbimin e brendshem serb, gazetari Iacona eshte antiamerikan, antishqiptar e proserb.  Ky doKumentar ka bere teper buj ketu ne itali, jane hapur forume te pafund  proserb ku plot urrejtje paraqesin te shtremberuar realitetin (populli yne thote: me mire syri se nami), e nuk na japin mundesine  te pergjigjemi akuzave qe u behen shqiptareve, pergjigjen gjithe arrogance. Gjendja nuk eshte ajo siç e paraqet dokumentari, teper e fryre ne gjithçka, Serbet paguajne per te sjelle fondamentalizmin ne kosove, Iacona filmon  pese vajza me shami duke lexuar koranin (xhamia krejt bosh) per te na paraqitur "terrorizmin e fondamentalizmin izlamist" kosovar. Serbia eshte pica e takimit te mafies internazionale, lexoni: "SERBIA CROCEVIA DELLA MAFIA INTERNAZIONALE" shkruar nga  BILJANA VUKICEVIC.  Eshte e vertete qe problemet ndodhen ne kosove, por gjithe kjo fushate kunder kosoves, ka vetem  qellimin te pengoj e te diskretitoj me te gjitha menyrat Shtetin e sapolindur  kosovar. Nuk kam kohe por do te doja te shtoja.. Shpresoj me vone..

urime te gjitheve

durim 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2008 17:08
durim 47 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durim 47 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durim 47 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durim 47 Shto durim 47 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durim 47 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Atehere perse edhe kosovaret nuk pajtojne (paguajne) nje Mikael Moor per te bere te kunderten???????????????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2008 17:36
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha durim 47
Pershendetje te gjithe shqiptareve!

Ndoshta e kam derguar dy here te njejtin mesazh, sepse nuk ja kam marre doren kesaj grafie ketu, nuk di akoma perse.. megjithate shpresoj..

Dokumentari i Iacones i transmetuar ne rai 3 eshte realizuar ne bashkepunim me sherbimin e brendshem serb, gazetari Iacona eshte antiamerikan, antishqiptar e proserb.  Ky doKumentar ka bere teper buj ketu ne itali, jane hapur forume te pafund  proserb ku plot urrejtje paraqesin te shtremberuar realitetin (populli yne thote: me mire syri se nami), e nuk na japin mundesine  te pergjigjemi akuzave qe u behen shqiptareve, pergjigjen gjithe arrogance. Gjendja nuk eshte ajo siç e paraqet dokumentari, teper e fryre ne gjithçka, Serbet paguajne per te sjelle fondamentalizmin ne kosove, Iacona filmon  pese vajza me shami duke lexuar koranin (xhamia krejt bosh) per te na paraqitur "terrorizmin e fondamentalizmin izlamist" kosovar. Serbia eshte pica e takimit te mafies internazionale, lexoni: "SERBIA CROCEVIA DELLA MAFIA INTERNAZIONALE" shkruar nga  BILJANA VUKICEVIC.  Eshte e vertete qe problemet ndodhen ne kosove, por gjithe kjo fushate kunder kosoves, ka vetem  qellimin te pengoj e te diskretitoj me te gjitha menyrat Shtetin e sapolindur  kosovar. Nuk kam kohe por do te doja te shtoja.. Shpresoj me vone..

urime te gjitheve

durim 



Blogun ku e ke marre ate shkrimin me lart e kam lexuar dhe une e te falenderoj qe ke pasur durimin e mundimin qe e ke perkthyer


S'me pelqen te etiketoj personat si spiune, te implikuar etj epitete qe ketu e gjetke perdoren si shume shpesh sepse kur skam te dhena e si njoh personalisht me duket e pavend.

Por ne rastin e ketij zoterise qe ka bere kete dokumentar (e qe eshte nje ofendim per te gjithe ata gazetare ne Itali qe e bejne seriozisht punen e tyre) kam deshmi personale.

Para se te shpallej pavaresia ne Kosove, shume organizata serbe bene nje fushate te dendur per ti bindur njerezit se pavaresia e Kosoves do te sillte destabilitet ne ballkan e ajo me e keqja se kosovaret me te madh e me te vogel ishin terroriste.

Ajo qe mund te them eshte se pjese te ketij dokumentari i kam pare para se te jepej ne rai 3. Si ka mundesi qe dhe pershkrimi i ketij dokumentari e titulli ishin ne fletushkat e shperndara te ketyre pseudo mbledhjeve para se te transmetohej ne tv? Atehere ky zoti gazetar kaq i paanshem nuk qenka e s'mund ti mohoje lidhjet e tij me serbet e me sherbimet e tyre. Si i ka quajtur terroriste kosovaret dhe pse ka shkuar ne shtepite e tyre e ka bere sikur i ka qare hallin!!!

gjeja me skandaloze eshte se gjithe kjo fushate qe u be ne Itali para deklarates se pavaresise se Kosoves u be nen hunden e ambasades shqiptare e cila jo vetem qe as e luajti gishtin por s'beri as nje deklarate per keto konferenca te turpshme e bashke me te me te bashkoj dhe organizata te tjera qe si shumica ne Itali (e jo vetem ne kete shtet) hiqen si atdhetare por kur eshte puna te flasin e te ngrejne zerin ne keto raste as nuk paraqiten se ndoshta kane ndonje pune me te rendesishme per te bere. Te mbrosh nje ceshtje te drejte sic eshte ajo e kosoves per ne, nuk eshte vec te ulerasesh lart e poshte neper internet e te shahesh me serbet. Mbrojtja e ketij shteti te ri duhet bere me gjuhen e perendimit, ne nje gjuhe qe ai e kupton dhe e ka te lehte ta pranoje.
Ne jemi shume prapa e nuk di kur kemi per ta kuptuar kete gje.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2008 18:33
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

Kjo teme eshte vertete me inters por ne fakt nuk eshte hera e pare qe RAi vepron keshtu. ka 15 vjet qe here pas here kete pune ka. Vijene legenta ketu dhe filmojne katunare me gomere dhe plehra. Ka aq plehra dhe pislleqe e katunare Italia sa te mbushe europen. po meqe argumenti eshte tjeter une e eshoh ne nje kenveshtrim me te gjere.
per ti rene shkurt a ka njeri te thote se ke sektor strategjik te ekonomise tone ka interesa italiane. asgje thuajse. Edhe Albtelekom se fundmi u privatizua nga Turqit. pastaj ne Sebi, nuk duhet te harrojme se italia ka pasur investime te medha sidomos ne telekomunikacion etej. nes shohim te tre RAI te gjith e dijem se i perkasin tre forcave politike te ndryshme. E persa i berket kotecit RAI 3 nuk pretendojme se komunistet e bertinotit me satelitin e tyre Bolino ne shqiperi me news 24 do jene te mire. Futyra e vertete e italise eshte ajo e Falkones, borselinos dhe se fundmi realitetit theres qe pershkruan roberto Saviano 9tashme denuar me vdekje nga kamorra) nese ndonjeri, e perserist nga keta gazetare legen do kishte bythe te bente dicka te ngjashme atehere do meritonte respekt. Shpesh ka rezultuar se jane te blera dhe porositura dokumentare te tille. faji eshte i politikes sone qe nuk dihet se me ke do ta mbaje mire dhe ne fund aleancat shkojme e i kerkojme deshperimisht atje ku nuk kemi dhen gje.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2008 00:43
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akrepi2008 Kėrko mesazhe tė tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akrepi2008 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Interesante kjo teme ,por cfare nuk pret nga nje popull qe ka henger buken e Amerikes dhe ka deshire ti dali kundra ,un e kujtoj ato vite qe Dalema i tha gjeneralit Klark qe nuk duhet te bombardosh komshiun nga shtepia ime ,por pergjigja e Klarkut ka qene seka duke i thene okkkkkkk Italia me pagoni borxhet qe keni U.S. dhe un nuk kam problem te shpall shtetin 51 Shqiperine ,por frika dhe inati ose me mire te themi qe keta shtete nuk na duan qe ne te ecim perpara ,keta na lan ne komunizem ,ju mjaftoni te shikoni raportet qe krijojne me europen e lindjes ...

Nuk e di pse vjen kjo urrejtje kundra shqiperise ,mos valle dhe Tirana zyrtare nuk ka dhene shume rangun e diplomacise karshi Italise ,mos valle Italia donte me shume nga Shqiperia...


Po jane bere krime po mos te harrojne qe ne gjygjin e fundit qe u be ne nje denancim qe i beri Bosnia Serbise per genocide fitoi Serbia......nuk ja njohen krimet Serbise , eshte e habitshme qe Serbrenica nuk harrohet dhe ky gjygj ndodhi ne 2007 ,se tani 2008 e ka denancuar Kroacia,jan ca duar qe luajne politiken mbrapa skenave....

Persa i perket Obames nuk ma ha mendja te luaj politika mbi Kosoven
mos te harrojme se ne Mannheim U.S. ne nje kinkaleri vehen baste per diten e Vdekjes se Obames dhe tek nje autobus i shkolles kendohet dita e vdekjes ....Njese U.S.forever

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2008 12:05
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durim 47
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 3

 

Lexoja ne nje artikull (nuk di per fat te keq, nuk me kujtohet  se ku, shpresoj ta rigjej) qe vetem nga nevoja per para shume vajza ne kosove dalin me shami ne koke dy tre ore ne dite  duke xhiruar neper rruge me koken te lidhur, nje xhest qe  behet ndoshta vetem formalisht pa asnje qellim bindjeje apo ideologi fetare, te paguara nuk i dihet se nga kush... E keto jane "provat"  qe shqiptaret qenkan  fondamentalist, provat nga ana serbe.  Per fat te keq mungesat e nevojat ekonomike ne nje vend te shkaterruar nga ai konflikt i detyron njerezit ne keto lloj formash poshteruese per te mbijetuar, e kete moment  shfrytezojne "te tjeret.." qe duke paguar jane ne gjendje te arrijne gjithçka..  

Nje fushate e tmerrshme antishqiptare me te gjitha mjetet e menyrat, interneti eshte mbushur me poshtersira te pafundme te shkruajtura 90 per qind nga antishqiptar e antiamerikan (ky fakt sidomos po na shkaterron ne syte e Europes qe rri e ben sehir..). Nuk mohoj problemet e renda ku ndodhet kosova,  por ashtu siç shkruan i madhi [URL=p href="]ttp://www.google.it/search?hl=it&sa=X&oi=spell&resnum=0&ct=result&cd=1&q=nietzsche&spell=1">nietzsche[/URL]  qe "nuk ekzistojne fakte por interpretacione" do te thoja qe  kosoves po i behet nje interpretim teper tendencioz ne çdo drejtim. Mafia ka mberthyer pothuaj gjithe Ballkanin per te mos folur per Italine..ndaj gjithe kjo zhurme  kunder kosoves shpjegohet vetem me faktin  teper te qarte per te penguar Pavaresine e saj.. Dikush ketu (te me fale qe nuk kujtoj dot tani emrin) me te drejte shkruante per qendrimin indiferent te qeverise tone,  perse qeveria jone kaq pasive nuk e ngre zerin kur behet fjale per te mbrojtur te drejtat e atij populli qe eshte pjese e popullit tone, qe ka hequr  poshterimet me te ulta nga serbi (lexoni artikullin qe flet dhe per metoda te sterilizimit  mbi  shqiptaret nga mjeket serbe, vetem e vetem per ndaluar lindjet). Keto jane forma kriminale e dizumane qe bota nuk di aspak.   Kosova ka nevoj dhe per fjalen tone, ka nevoj te jete e mbeshtetur nga ne te pakten, sepse gjaku nuk behet uje, jemi te gjithe shqiptare e duhet te mbrojme njeri tjetrin kunder politikes se ulet serbe qe  nuk po le gur pa levizur kunder kosoves, i ka vrare e shkretuar shqiptaret kosovare qe ndodhen te shperndare ne gjithe boten tani qe do te ishin miliona me shume ne ate vend  e vazhdon akoma me dokumentare, libra e artikuj ku 80 per qind jane shpifje.


Lexoni kete artikull shkruajtur nga nje analist italian mbi krimet e politikes serbe e te kishes serbe mbi shqiptaret nga vitet 50 e me tej.

LA COSTRUZIONE DEL MITO SERBO DEL KOSOVO


rel=nofollow>http://isole.ecn.org/balkan/0002mitoserbo.html

 

pershendetje te gjitheve

durim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2008 21:47
durim 47 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durim 47 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durim 47 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durim 47 Shto durim 47 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durim 47 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 02/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

shume interesant ky artikull
durim 47.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2008 23:18
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė akrepi2008 Kėrko mesazhe tė tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto akrepi2008 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

italianet jane faggots, te gjithe bota i njeh si te tille, as nuk jane per lufte as nuk jane per asgje, njehere partnera me hitlerin heren tjeter me western allies, tani po bejne marrdhenie te ngushte me rusine, c'pret nga kta rob te degjeneruar! nuk jane si italianet e vjeter ktu ne usa, kta ktu jane si shqiptar por ata atje jane ne italy jane ndryshe...

nejse po kerkoj nese ka ndonje teme per festen e flamurit, dhe t'i uroj te gjithe shqiptarve neper bote gezuar festen e flamurit dhe kombit tone, fuck the greeks the italians and the serboruset e degjeneruar....e kam perseritur shpesh se sa i urrej te gjitha shtete qe na rrethojne pa asnje perjashtim....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2008 11:46
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Gjithe shqiptarve ku ndodhen ju uroj gezuar 28 Nentorin,diten e pavaresise! Rrofte flamuri kuq e zi!Rofshin bijte e shqipes!U realizofte endrra e plakut te Vlores dhe e gjithe patrioteve te kombit tone,per nje komb te bashkuar!Erera te tilla sikur po fryjne te dashur bashkatdhetare!Sot keni mundesine te ndiqni live nga Tirana,Prishtina dhe Shkupi koncertet per festen e flamurit ne kanalim ''My music''

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2008 16:03
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.