Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
I lexoni lajmet?
Nuk po dalin vetem thashetheme zyrash. Po dalin relacione te qarta mes shteteve. I jone del servil. Pala franceze e konsideron hyrjen tone ne Nato teper te rehatshme, pasi kemi akoma korrupsion me kile. Amerikanet e konsiderojne vdekjen e Kosta Trebickes (deshmitaric te Gerdecit) nje "vrasje". Etj etj.
Desensibilizmi i shqiptareve me teorine qe "cudia me e madhe zgjat 3 dite" eshte ajo qe na ben te jetojme ne llum. Askush nuk interesohet te gjeje te verteten, sepse dhe po u gjet nuk perben interes. Wikileaks eshte vetem nje pus me te verteta. Ajo qe me preookpuon eshte se arkives Wikileaks i mungojne shume gjera top-sekret mbi rolin real te SHBA ne Shqiperi dhe levizjen e sherbimeve sekrete te vendeve te huaja. Keto me siguri nuk i transmetojne neper kabllo diplomatike dhe nuk i shikojme dot. Por jane aty.
Para ca vjetesh takova nje funksionar te ambasades SHBA ne nje pub. Merrej me sherbimet "e "inteligjences". Nuk mund ta pyesja per detaje prandaj e pyeta vetem "Sa leke e ka buxhetin ambasada amerikane per sherbimet e inteligjences ne Shqiperi". Mu pergjigj "Po te them kete duhet te te vras". Nderkohe beri nje telefon dhe tha vetem "Eja me merrni aty ku me late". Pra levizjet e sherbimeve te sekrete ekzistojne.
Megjithate me vjen keq qe askush nuk e kupton rendesine e dokumenteve Wikileaks dhe askush nuk publikon ketu ndonje permbledhje a kuriozitet te lajmeve qe lexon verdalle.
Po çfare sensibilizimi Fajtori. E gjithe bota me sy, hunde e buze ke Wikileaks. Pa perjashtim edhe shqiptaret me gjithe media. Jam penduar per nje parashikim qe bera dje dhe nuk e shkrova, kishte te bente me ate qe ndodhi, dmth asgje dhe meqe ishte e pamundur te mos flitej edhe per Shqiperine, natyrisht qe qimen do ta bejme tra, por problemi eshte se traret e vertete nuk i shohim kurre se nuk te lene qimet.
Jam plotesisht dakort me AD qe eshte pune amerikanesh, por mendoj se eshte pune e brendeshme e tyre.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|