Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ky hackeri (qe qenka me i forte se Ruset!!?) le te kuptoje se eshte amerikan (thote " sulmova per te mbrojtur trupat tona"). Cudi qe amerikanet nuk e arrestojne, pasi SHBA ka ligjet me te forta ndaj atyre qe sulmojne serverat. Apo ndoshta ligji aplikohet msipas rastit ne SHBA?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 10:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ky hackeri (qe qenka me i forte se Ruset) le te kuptoje se eshte amerikan (thote " sulmova per te mbrojtur trupat tona"). Cudi qe amerikanet nuk e arrestojne, pasi SHBA ka ligjet me te forta ndaj atyre qe sulmojne ne kete menyre. Apo ndoshta ligji aplikohet me sipas rastit ne SHBA?



Tu mbush mendja qe fshihet amerika mbas gjithe kesaj gjullurdie

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 10:41
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vallaj mua per nje gje po me mbushet mendja, por mos e merr si ofendim se s'ka te beje me ty. Shqiptaret jane njerezit me te hallakatur ne boten e informacionit. Atehere kur gjithe bota eshte ne udhekryq ne kerkim te se vertetes, shqiptaret ecin gjithmone me teorine se e verteta eshte e paarritshme, gjithmone e fshehte, gjithmone me sherbime sekrete, gjithmone me kospiracione. Per cdo event qe ndodh do dalin nje mori shqiptaresh me ide ekstravagante te bazuara vetem ne fantazine e tyre (largqofte te flase dikush me fakte). Pikerisht kjo psikologji ka bere qe historine ta çajne me shpate, jo me tru. Truri nevojitet per kujtese. Por kujtese nuk mund te kete kur masa e njerezve nuk ka interes per te verteten. Pra kur populli kenaqet me alucinacionet e momentit. Prandaj cfare rendesie ka te flase secili me fakte dhe te krijojme te verteta. Me mire te kete 3 milione te sapolindur qe besojne tek Sala apo tek Rama. Besimi eshte me i madh se e verteta. Eshte si puna e fese. Shteti per shqiptaret eshte vetem nje variant i veçante i besimit fetar. O beson, o nuk beson. Mos na çani tr... duke kerkuar fakte.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 10:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Skam pse e marr per ofendim une e qarte jam ne vetvete. Ato ckam menduar dhe parashikuar per ceshtjen ne fjale me dalin te verteta si dhe nuk merrem me thashetheme si ty dua te lidh dyshimet/opinonet me ngjarjet dhe faktet nga source-e te tjera sigurisht

Bota ne kerkim te te vertetes !!!! Ca te vertetash mesazhet dhe opinionet e diplomateve amerikane neper bote keto qenkan te vertetat ???!!!


Mos po terheqin vemendjen tymnaje se ne tjeter vend fle lepri Faje

Si dhe e tha bukur Klosi mbreme ... a jane keto cka po degjojme e lexojme sekrete ... sigurisht qe jo tha po te ishin sekrete nuk do publikoheshin se ke idene se cte ben sherbimi sekret te zhduk per 24 ore me fis e fare.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 11:07
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Putin merr seriozisht Wikileaks.

Thuaj njeri Fatos Klosit qe keto nuk jane mesazhe te sherbimeve sekrete, por mesazhe sekrete te ambadave. Mund ti konslutojne 3 milione amerikane nga faqet e brendshme te qeverise. Klosi jone eshte me i zgjuar se Le Monde, El Pais, Guardian, NYT dhe Spiegel. Te pije nje tas dhalle nese ve ne dyshim profesionalitetin e ketyre gazetave.


Nderkohe qe shqipet nuk i marrin seriozisht skandalet (se gjithmone lepuri fle ne vend tjeter dhe s'mund te kapet), Vladimir Putin i ka marre seriozisht.

Ne nje deklarate sot Putin i eshte pergjigjur nje prej mesazheve sekrete qe u bene publike. Mesazhi ne fjale thote se "demokracia ne Rusi ka marre fund dhe qeveria eshte nje oligarki e mbajtur ne kembe nga sherbimet sekrete". Ky ka qene vleresimi qe sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, ka bere ne nje nga mesazhet sekrete. Vladimir Putin e konsideron opinionin e tij thellesisht te devijuar. Putin tha: "Kur ne flasim me miqte amerikane dhe i themi qe ka probleme ne kete drejtim, na pergjigjen: mos nderhyni ne punet tona. Dhe neve nuk nderhyjme. Por kolegeve tane duam ti japim kete keshille: as ju mos nderhyni ne zgjedhjet sovrane te popullit rus."

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 11:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Putin merr seriozisht Wikileaks.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Putin tha: "Kur ne flasim me miqte amerikane dhe i themi qe ka probleme ne kete drejtim, na pergjigjen: mos nderhyni ne punet tona. Dhe neve nuk nderhyjme. Por kolegeve tane duam ti japim kete keshille: as ju mos nderhyni ne zgjedhjet sovrane te popullit rus."


Mire ju paska thene

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 11:28
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Keshilltari i kryeminsitrit Kanadez: "Assange te vritet"

Ne nje interviste per CBC keshilltari i kryeministrit kanadez Tom Flanagan ka thene se "ka gjera ne keto dokumente qe mund te komplikojne marrdheniet nderkombetare dhe te plase nje lufte. Per kete Assange duhet vrare. Barack Obama duhet te dergoje nje killer, diçka e tille". Prezantuesi i emisionit televiziv mbetet i shockuar dhe i kujton folesit se po thote gjera te renda. Keshilltari vazhdon duke e kthyer ne shaka "se ndihej macho", por se "nuk do ndihej i merzitur nese Assange zhdukej...".



Nderkohe behet e ditur se 80 mije lexues te New York Times i kerkojne gazetes qe te shpalle Julian Assange njeriun e vitit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 11:38
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ilir Kulla

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ilir kulla.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Nje specialist i fushes se sigurise tregon pasojat e skandalit te dites (nuk minimizon dhe thjeshton situaten siç pretendon ndokush).



Wikileaks dhe një mit që rrëzohet
Ilir Kulla, PhD ne shkencat e sigurise.

Julian Assange, një askush deri para shumë pak kohësh, kurrë nuk do ta kishte menduar se do të vinte një ditë që ai do të bëhej njeriu më i kërkuar i botës. Jo në variantin e Bin Ladenit, por në variantin kibernetik të tij. Sikleti në të cilin, publikimi i mijëra dosjeve dhe dokumenteve sekrete, konfidenciale dhe zyrtare të Pentagonit në Irak dhe Afganistan, e sidomos të korrespondencës sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit me më shumë se 270 seli diplomatike amerikane në mbarë botën, është i pashoq në historinë e SHBA-ve. Përveç kuriozitetit që ngjall kjo histori, dalëngadalë duke u publikuar të gjitha dokumentet, do të shihen edhe pasojat tepër të rënda të kësaj ndodhie, e cila me të drejtë në SHBA dhe jashtë saj është quajtur tërmet i paprecedent.
* * *
Dy janë shtyllat kryesore të sistemeve të sigurisë ndërkombëtare, konfidencialiteti dhe besueshmëria. Me publikimin e më shumë se 250 mijë dokumenteve të tilla, të dyja këto shtylla janë rrëzuar. Kjo është një ngjarje që të paktën për momentin ka lënë këto pasoja, por me kalimin e kohës, bota do të shohë të gjitha pasojat e tjera. Për më tepër që ky tërmet informativ, i ndodh fuqisë më të madhe botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fuqisë më të madhe ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike dhe modelit më të madh dhe më të mirë që bota ka njohur deri më sot, ose të paktën kështu është besuar deri tani në mitin e madh të SHBA-ve. Pas kësaj, efektet e Julian Assange dhe të Wikileaks, jo vetëm do të dëmtojnë marrëdhëniet mes një fuqie, e cila nuk di të ruajë vetveten, por njëherësh, miqtë e vet, informatorët e shërbimeve të veta sekrete, politikanët të cilët rrezikojnë karrierën dhe jetën e vet në rajone të vështira të botës duke ruajtur një profil filoamerikan dhe filoatlantik dhe duke u shërbyer SHBA-ve.
* * *
Po, filoatlantik, sepse kjo çështje rrezikon të ketë pasoja shumë të rënda brenda Aleancës Veri-Atlantike, NATO-s. Kjo për shkak të faktit se SHBA është lokomotiva e NATO-s dhe e sistemit të saj të sigurisë. NATO-ja ka mekanizma shumë të fortë të brendshëm për ruajtjen e të gjithë sistemit vetjak të sigurisë. Tre shkallët e sekretit në NATO-s, "Konfidenciali", "Sekreti" dhe "Tepër Sekreti" deri më tani janë konsideruar si të pathyeshëm. Ndërkohë që një gazetar hacker, zotëri askush deri para shumë pak kohe, i ka kaluar të gjitha këto pengesa! Por, ka dhe një çështje tjetër të rëndë për Aleancën, çështja e vlerësimeve personale dhe politike për lidershipin e vendeve mike dhe aleate brenda NATO-s. Të gjitha vlerësimet pezhorative për kryeministren e Gjermanisë, presidentin e Francës, kryeministrin e Italisë, atë të Spanjës, për kryeministrin e Turqisë, nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të Vëllait të Madh brenda Aleancës, do të krijojnë një klimë jo vetëm të keqe në marrëdhëniet personale mes lidershipit, por edhe përbëjnë fillimin e një epoke të rëndë mosbesimi apokaliptik politik, nga ai që bota nuk ka njohur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Vetëm një javë më parë, NATO-ja e quajti sukses shumë të madh marrëveshjen me Rusinë, ndërsa tani mjafton Julian Assange të rirrezikojë marrëveshjen për mbrojtjen bërthamore SHBA-Rusi dhe rikthimin e erërave të Luftës së Ftohtë.
* * *
Ka dhe dy çështje të tjera shumë të mprehta në këtë histori që kanë të bëjnë me perceptimin e publikut. Së pari, perceptimi i brendshëm amerikan. Çështja "Watergate", që i kushtoi postin dhe karrierën presidentit Nikson në vitet '70 ishte si një pikë uji në krahasim me Wikileaks-in. Askush nuk mund të përllogarisë se ç'do të ndodhë këtej e tutje në politikën amerikane, por sigurisht republikanët të cilët çështjet e sigurisë, diplomacisë dhe të mbrojtjes i kanë pasur gjithnjë kalin e tyre të betejës nuk do të lënë, që administrata Obama ta kalojë kaq lehtë. Dikush e ka vlerësuar këtë ngjarje si 11 shtatorin kibernetik në SHBA. Mund të jetë, por një gjë është e qartë, 9 vjet më parë, njerëzit në Amerikë u bënë njësh me autoritetet e tyre shtetërore dhe me presidentin kundër terrorizmit, tani me gjasë në një vend ku liria e shtypit përbën një nga shtyllat e demokracisë, rrezikon të ndodhë e kundërta. Opinioni i brendshëm rrezikon t'i kundërvihet dhe të kërkojë fajtorët për atë që ka ndodhur. Në planin e jashtëm nëpër botë, dikush do të thotë si në rastin e 11 shtatorit, se e ka bërë vetë SHBA-ja dhe se ky është një mashtrim i shërbimeve sekrete amerikane. Po kjo tezë do të mund të qëndronte në këmbë para epokës së globalizmit. Tani pas epokës së globalizmit, kur interneti është bërë pjesë e jetës së përditshme të shumicës së banorëve të këtij globi, të administrosh pasojat e Julian Assange dhe të Wikeleaks-it do të jetë e pamundur edhe për vetë shërbimet sekrete më të mira të botës. Mund të themi se me globalizmin dhe shpërndarjen e internetit në çdo cep të botës, SHBA-të kanë nxjerrë djallin nga shishja dhe tani nuk po mund ta fusin më atje. Me Wikeleaks-in dhe Julian Assange, rrezikon të bjerë edhe miti i fundit i Superfuqisë së Botës.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 11:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Princi Andrew, kishte thene: Amerikanet nuk ja kane haberin nga gjeografia. S'e mos kane pasur haber ndonjehere. etj.

Ku eshte e keqja ketu qe kjo te perbeje nje wikileak?

Amerikanet vertet nuk kane haber nga gjeografia. Sara Palin e dinte Afriken shtet. kenjuimejxhen?



PS. Po filloj te kem respekt edhe per princat tani.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 15:09
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Wikileaks down

Faqja me e famshme ne bote nuk hapet keto momente. Me siguri po e sulmojne prape.


Sot Assange ka dhene nje interviste ne Time Magazine (nepermjet skypes). Veç te tjerash Assange tha se publikimi i abuzimeve nga Wikileaks ben qe cdo organizate/qeveri qe abuzon te kete dy opsione. I pari eshte qe mund te reformohet ne ate pike sa ti shfaqet publikut e ndryshuar dhe te jete krenare per kete. Opsioni i dyte perben mbylljen ne vetvete dhe ballkanizimin, pra humbjen e eficiences qe kishte me pare. Gazetari i Time sakteson se opsioni i dyte per Assange (mbyllja ne vetvete dhe ballkanizimi) presupozon disfaten. Assange thote se keto dy opsione jane pozitive, sepse sipas tij vetem keto dy rruge i duhen lene atyre qe abuzojne. Ose te ndryshojne, ose te behen organizma ineficiente.


Vini re sesi ballkani eshte simbol i mbylljes ne vetvete dhe ineficences ne mendjet e te huajve...



P.s. Burri qe ne 1971 publikoi dokumentat sekrete te luftes ne Vietnam (qe perbene skandal ne SHBA) tha sot se ka pritur 40 vjet qe dikush si Assange te bente diçka te tille [kurajoze].
http://www.bbc.co.uk/news/world-11879951

Modifikuar nga Fajtori datė 01/12/2010 ora 15:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 15:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.