Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisė > Shqiperia merr pjese ne Festivalin Nderkombetar ne New York
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Shqiperia merr pjese ne Festivalin Nderkombetar ne New York

Intervistë e regjisorit Shanaj për "Zërin e Amerikës" pas shfaqjes "Lule të kuqe, lule të zeza"

“Filmi ynë, pasqyrë e mbijetesës”


Laura Konda

Në një nga kinematë e Nju-Jorkut u shfaq filmi shqiptar "Black Flowers", në shqip "Lule të kuqe, lule të zeza", në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur.

Regjisori dhe aktori i njohur, Mevlan Shanaj, dhe bashkëshortja e tij, skenaristja Natasha Lako, janë autorët e filmit. "Zëri i Amerikës" intervistoi nga studio e Nju-Jorkut, për programin televiziv "Ditari", regjisorin e filmit, Mevlan Shanaj.

Si arriti të zgjidhej filmi juaj për të marrë pjesë në këtë festival filmi?

Është një rrugë normale e festivalit: sipas rregullit që ka paraqitur secili nga konkurrentët, bëhet seleksionimi e më pas vjen faza finale e prezantimit të filmave. Festivali më 11-21 nëntor; filmi "Black Flowers" u shfaq ditën e dielë në Nju-Jork. Ishte në një seancë shumë të mirë, të dielën në orën 8 të mbrëmjes. Them se rasti i ardhjes sime këtu është, sigurisht, një kënaqësi për mua, por unë them se ishte edhe një sukses i filmit shqiptar.

Cila është tematika e filmit "Lule të kuqe, lule të zeza"?

Filmi i fokuson ngjarjen pas vitit '97. Është një film që merr shkas, pikërisht, nëse do të thoja në mënyrë pak të figurshme, pas atij holokausti që ndodhi; unë do të thoja në psiqikën, në shpirtin e shoqërisë shqiptare ndodhën edhe shumë ikje, shumë lëvizje, braktisje të zonave ose tronditje të familjes, e pikërisht kjo fabul bëhet objekt i filmit. Në trajtimin e këtij filmi unë them se është pasur parasysh kjo marrëdhënie e brendshme e patrajtuar deri më sot; është një lloj eksplorimi në gjuhën e kinemasë, sepse duhet ta pranojmë që filmat tanë të suksesshëm janë realizuar për audiencën shqiptare, e cila në mënyrën e vet i ndjek ato. Kanë qenë të trajtuara në një farë mënyre, duke mos e përjashtuar kohën që kemi kaluar, me një lloj moralizimi, ndërsa tashmë kinematografia shqiptare po mbijeton. Ka tashmë shembuj të prodhimeve të fundit, edhe pse shumë të vështira për t'u realizuar, por është kënaqësi ta pranojmë se kanë qenë të suksesshme; kanë mbijetuar kineastët shqiptarë.

Në kushtet e ekonomisë së tregut, që e nxit iniciativën private edhe në art, mund të kujtoj këtu shembullin e Hollivudit, çfarë hapësirash u ka hapur kjo krijuesve shqiptarë në fushën e kinematografisë?

Jemi shumë larg. Faleminderit që shkojmë deri te Hollivudi, por jemi shumë larg, për të thënë në mendësinë e shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare, tashmë, në këtë tranzicion të tejzgjatur, mendoj se po përjeton një krizë të madhe për të mbërritur deri në nivele të tilla, por gjithsesi, krijuesit po e gjejnë mënyrën për të mbijetuar. Kryesorja është që kjo mbijetesë e tyre duhet të shkojë paralelisht deri në transformimin e psikologjisë së krejt infrastrukturës psiqike e shpirtërore të shoqërisë.

Si mund të realizohet një film, dhe sa e vështirë është të arrihet në Shqipëri sot kjo?

Është shumë e vështirë: prodhimet kanë rrezistuar, por tani, do të thoja, ka një deri në dy filma që realizohen në vit. Është shumë e vështirë, por gjithsesi, Qendra Kombëtare Kinematografike, e cila mbahet me buxhetin e shtetit, ka një përqindje të mirë që e mbështet filmin shqiptar, 30 për qind, ose edhe diçka, sipas mundësirave specifike. Gjithsesi, mendoj se ende ne kemi vështirësi për të mbërritur te realizimi dhe këtu mund të jetë, për mendimin tim, diçka në konceptin e njerëzve ose administrata duhet të lëvizë më shumë. Kjo do të shkojë paralelisht edhe me ndryshimin e psikologjisë së shoqërisë shqiptare. Kur thatë ju për zhvillim në Hollivud, ishin biznesmenët ata që u morën me këtë, e që ditën ta krijojnë. Ky investim, që duhet bërë nga biznesmenët shqiptarë, tashmë më duket se është shumë herët, më duket se nuk ka hyrë koncepti për të investuar te filmi.

Si po veprohet sot në Shqipëri për përgatitjen e aktorëve të rinj?

Instituti i Lartë i Arteve vazhdon ta ketë vazhdimësinë e përgatitjes së brezit të ri; por ky brez më duket se e ka pak të vështirë, jo vetëm për aktorët, por edhe për regjisorët, sepse po nuk pati prodhim, po nuk pati aktivizim, kalojnë vite dhe ata e kanë pak të vështirë. Nuk mund të thuhet se është e prerë, por vërtet ka vështirësi.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2005 09:16
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:39 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Arkivi i Kinematografisė > Shqiperia merr pjese ne Festivalin Nderkombetar ne New York

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.