Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.
Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
leopardi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 220

 

 I respkoj idete e Juaja, dhe jane per tu amiruar, ne fund te fundit jane vlera, por vlera me e madhe eshte INTERESI I GJITHE POPULLIT SHQIPTARE, dhe kjo arrihet vetem nese te gjithe fete do te respektojne llogjiken illuministe, pasi, vetem kjo e fundit na bashkon ne nje frym ne nje ideal ne nje komb, pra, rilindja demokratike eshte gjerarkia e pare per tu respektuar.

Me respekt

SH.B.

__________________
e harrova.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2006 00:38
leopardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė leopardi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me leopardi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: leopardi Shto leopardi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto leopardi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
fat_genta
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/09/2006
Vendbanimi: askund
Mesazhe: 91

Premisa baze e Iluminizmit ishte bindja se, secili individ per nga natyra e tij eshte thelbesisht nje qenie racionale dhe se arsyeja racionale behet e pamundur te pardoret, vetem si pasoje e perbmytjes se njeriut nga injoranca
Pra Iluminizmi mbeshtetet ne bindjen se arsyeja njerezore eshte nje gjendje te shpjegoje gjithcka nese vete kjo arsye kultivohet. Dhe rruga qe ofroi Iluminizmi per ndricuar arsyen ishte supozimi, se nese mendja e cdo individi clirohet nga dogmat atehere kjo arsye e cliruar ne menyre te tille do te synonte te formulonte vete dijen. Individi te ushqente arsyen e tij nga pervoja.
Pra thene shkurt Iluminizmi here i jep liri "dhe i qan hallin" individit dhe here e "mbyt" ate. edhe kerkon ta quaje qenie racionale edhe i ve kushte.

Iluminizmi deri diku ka te drejte por jo ne te gjitha, ai ka synim progresin, por ama ai edhe e mban njeriun te pazhvilluar.
Se fundi Iluminizmi:
* I jep perparesi Individit ( ama kete ne nuk e shohim, pasi ai e kushtezon, pra ska liri )
* Refuzon traditen ( kjo duket qarte ne luften kunder fese)
* Nuk ka autoritet(per te autoriteti eshte individi vete)

Iluminizem perkethimi Ateizem

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2006 08:22
fat_genta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė fat_genta Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me fat_genta (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: fat_genta Shto fat_genta nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto fat_genta nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shkodrani_1980
vezhgues

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: stamboll
Mesazhe: 65

ne vend te pergjigjes

NJE MJEKER DHE NJE SHAMI

Skënder Shkupi

burimi nga eshte marre ky shkrim
http://www.albforumi.com/pf/showfla.../fpart/all/vc/1

Në viset e Shqipërisë Jugore, përdoret shpesh sentenca shpotitëse “u zunë për mustaqet e Çelos”. Se kush ishte Çeloja pak rëndësi ka, me sa duket duhet të ketë qenë një burrë pak i rëndësishëm. Ndërkohë, ka edhe një vjershë folklorike, më tepër argëtuese se tallëse, që lidhet me “shaminë që ka Dudija”, një çupë nga viset e Tepelenës apo Mallakastrës, me të cilën qenë dashuruar dy veta dhe që merreshin me shaminë e Dudijes, për të mos rënë fort në sy për merakun e madh të tyre faqe të tjerëve, ndërkohë që të tjerët zbaviteshin me ta.
Diçka e ngjashme po ndodh këto ditët e fundit me mjekrën e Julianit apo shaminë e Behijes, që kanë turbulluar Rektoratin e Universitetit të sapokrijuar të Durrësit dhe myftinitë e Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit. Në pamje të jashtme kjo ngjan vërtetë me precedentët argëtues folklorikë të Çelos e Dudijes. Një djalë i ri mysliman që ka dëshirë të mos e rruajë mjekrën e tij, por ta lerë atë të gjatë dhe një vajzë e re që e gjen më komode mbulimin e kokës sesa zbulimin e saj, apo nxjerrjen e kërthizës përjashta krahas dekolteve të skajshme të shoqeve të saj, nuk duhet të përbënin kurrfarë shqetësimi për askënd. Sigurisht, në një situatë normale. Mirëpo, me te drejtë mund të shtrojmë pyetjen: A gjendemi ne sot në një situatë normale?
Ndofta të paktë janë ata, edhe në SHBA apo në Evropën Perëndimore, që ta ndiejnë realisht se vendet e tyre janë tashmë në luftë me një nazizëm të ri, me repartin e avancuar të një fondamentalizmi sa agresiv, aq edhe të pashpirt. Al- Kaeda e provoi me fakte ngjethëse se nuk është aspak një kundërshtar i neglizhueshëm. Avantazhi më i madh i pjesës më agresive të fondamentalizmit islamik është ilegaliteti i saj, fshehja dhe maskimi i veprimeve terroriste me të drejtën e pamohueshme të kujtdo për të shprehur lirisht bindjet e tij fetare dhe për t’i praktikuar ato pa pengesë. Në këtë luftë të re ka një asimetri të plotë. Në Perëndim, janë në shumicë ata që luftojnë për të drejtat e njeriut përfshirë, kuptohet, edhe të drejtën e femrës për t’u mbuluar. Ndërsa në Lindje, në ato vise ku sundojnë me dorë të hekurt fondamentalistët, një femër e zbuluar mund ta paguajë edhe me jetë guximin e saj.
Të rinjtë islamikë të indoktrinuar në kampe stërvitore të specializuara, po përgatiten me përkushtim për të vrarë qindra mijëra njerëz të pafajshëm, vetëm sepse nuk janë myslimanë. Atyre u thuhet se të gjitha të zezat që po heqin, varfëria, mjerimi dhe fatkeqësitë e ndryshme kombëtare apo sociale kanë një autor të vetëm, imperializmin e krishterë perëndimor. Atyre u thuhet që të vrasësh një të krishterë apo një izraelit, është një sevap i dëshiruar dhe i shpërblyer nga Perëndia. Djemve të rinj u kanë mbushur mendjen, se në botën e përtejme ata i presin krahëhapur me dhjetëra bukuroshe që do t’u kompensojnë deficitet e tyre të rënda tokësore në fushën e erotizmit të munguar, do të kenë të hanë e të pinë sa të duan dhe do të jetojnë pafundësisht një jetë të mrekullueshme, një lumturi të paanë e të pafundme. Në të tilla rrethana, përballë mizerjes së përditshme, ata nisen me dëshirë në aksione vetëvrasëse, sepse mezi ç’presin që ta prekin atë botën tjetër që është plotësim i çdo dëshire e kënaqësie. Lexuesi mund ta përfytyrojë qartë se sa të rrezikshëm janë individë të tillë të cilët kur vdesin për vete, madje me shumë dëshirë, as që mendojnë për viktimat e tyre, që nuk përjashtohet aspak të jemi edhe ne, ndonëse përpiqemi me mish e me shpirt për të drejtat e njeriut, ku përfshihet edhe skota e atyre vrasësve mizorë.
SHBA dhe Europa e Perëndimit ndodhen në luftë. Ne, si aleatë të tyre, jemi gjithashtu në luftë me terrorizmin e Al - Kaedas. Kjo nuk është një deklaratë diplomatike, që nënkupton solidaritetin tonë me aleatët perëndimorë. Aspak! Kemi të bëjmë me një fakt real pasi trupat tona janë të vendosura në Irak dhe Afganistan. Qëndrimi i trupave të aleancës atlantike në Irak apo Afganistan nuk është një veprim anti-islamik, përkundrazi, ato trupa janë atje për të mbrojtur miliona myslimanë të tjerë të pafajshëm që rrezikohen nga tërbimi terrorist islamik i Al-Kaedas dhe i pasuesve të saj. Ata janë atje për të realizuar pajtimin e besimeve dhe mirëkuptimin mbarëbotëror të njerëzve, pavarësisht nga fetë që praktikojnë apo ideologjitë te të cilat besojnë. Ato janë atje për të emancipuar ata njerëz dhe për të demokratizuar ato vende.
Ndërkohë me të drejtë shtrohet pyetja: ç’lidhje kanë të gjitha këto me mjekrën e Julianit apo me shaminë e Behijes? Personalisht, jam i prirur të besoj se të dy të rinjtë janë njerëz krejtësisht normalë dhe paqësorë që shohin jetën e tyre dhe që u pëlqen të bëjnë atë që bëjnë. Mirëpo jemi në luftë. “Mjekra e Julianit” dhe “shamia e Behijes”, mbartin një simbolikë të përcaktuar qartë dhe transmetojnë një mesazh. Ato janë medalje të gjalla të një ideologjie që shprehet në ditët tona me një agresivitet të skajshëm. Le të përfytyrojë lexuesi, në vitin 1942 një britanik apo një amerikan të bredhë lirisht rrugëve të Londrës apo Nju Jorkut, me një kryq të thyer të varur në qafë. Ndonëse një traditë e vjetër demokratike angleze dhe një kushtetutë amerikane ua garantonte paprekshmërinë dhe respektin për zgjedhjen e tyre, vështirë se do t’i shpëtonin linçimit nga turmat.
Këtu duhet të ndalemi pak. Ka vërejtës, që me të drejtë theksojnë se mjekra e gjatë dhe mbulimi i grave nuk u takon vetëm terroristëve, por edhe miliona islamikëve të tjerë paqësorë. Sigurisht. Por tek Al-Kaeda ato përbëjnë simbolin e shenjtëruar të Islamit militant që sfidon çdo arritje të qytetërimit të sotëm dhe që është gati t’i verë zjarrin botës së sotme perëndimore, për hir të një ideje absurde të ngadhnjimit të rendit të tyre mizor. Edhe kryqi i thyer nuk ka qenë vetëm simbol i nazistëve. Ai ndeshet fillimisht në Indi. Ai është një simbol diellor. Varret e ilirëve të lashtë janë të mbushura me kryqe të thyer. Por një turmë e revoltuar britanikësh apo amerikanësh, që do të sulmonin një nazist pervers të kombit të tyre në ato vite të vrenjtura të L2B, gjatë veprimit të tyre, nuk do të kishin fare parasysh as Indinë e as Ballkanin por Gjermaninë e Hitlerit. E tillë është edhe simbolika e lartpërmendur, që mbartin ndofta pa qenë fort të ndërgjegjshëm edhe dy të rinjtë tanë të UD.
Kryefjala e protestës së gjerë kundër vendimit të Rektorit të UD, për përjashtimin nga shkolla të të dy të rinjve, nëse ata nuk pranojnë të korrigjojnë qethjen apo veshjen e tyre, kanë qenë të drejtat e njeriut, mbrojtja dhe respektimi i tyre. Të përzihesh në veshjet e grave apo qethjet e burrave, është në të vërtetë një akt meskin që na kujton atë periudhën e brigadave të rinisë së Enver Hoxhës, që kërkonin të korrigjonin madje edhe modën e turistëve të huaj që vizitonin Shqipërinë Socialiste në vitet e diktaturës. Mirëpo, këtu kemi të bëjmë me një rast krejt të veçantë, në kushte të veçanta e të jashtëzakonshme të luftës, ku përligjen edhe shkelje jo thelbësore të të drejtave të njeriut. Unë jam pothuajse i sigurt, në masën gati 100 për qind, se Juliani dhe Behija janë si të gjithë ne të tjerët, njerëz paqësorë. Por në kushtet e sotme ata duhet të kuptojnë se është në interes të vendit të tyre, pra edhe në interesin e tyre, që të pranojnë njëfarë cënimi të të drejtave të tyre për hir të një përfitimi shumë më të madh, siç është pavarësia e Kosovës apo garantimi i një mbështetjeje ekonomike edhe më të fuqishme të Perëndimit ndaj nesh. Nuk është aspak sekret që Shqipëria ndodhet në shënjestrën e shumë qarqeve të ekstremistëve islamikë. Me një shumicë myslimane, ajo mund të ëndërrohet prej tyre si një pararojë e mësymjes së madhe terroriste ndaj Evropës së krishterë në një të ardhme të afërt. Mirëpo për këtë duhet përgatitur terreni. Dhe lulet e para të një përpjekjeje të tillë janë, pa dyshim, djemtë mjekroshë dhe vajzat e mbuluara. Të tjerat vijnë prapa. Të mos harrojmë që kemi edhe dy fqinjë të sertë që vigjilojnë natë e ditë për të na inkriminuar si terroristë islamikë dhe presin vetëm rastin. Të mos u japim atyre mundësinë komode për të na dëmtuar.
Ka kritizerë që ankohen, se pse Rektori i UD nuk merret fare me femrat barkjashtë apo me meshkujt me flokë të gjata, apo me veshje të shkarravitur ekstravagante. Kjo, kuptohet, ka ndodhur jo se rektori ka dobësi për to apo për ta. Kjo ndodh sepse nuk ka dalë asnjë femër barkjashtë në botë që të kërcënojë se do të hedhë në erë bark-mbuluarat apo ndonjë hipi që do të djegë me benzinë burrat me kollare. Hierarkët e lartë të Al-Kaedas nuk kanë ngurruar madje t’i kërkojnë edhe Xhorxh Bushit të ndërrojë fenë, ndërkohë që nuk dimë nëse ndonjë politikan perëndimor t’i ketë kërkuar Osama Bin Laden-it të kthehet në të krishterë. Duhet të mos harrojmë për asnjë çast se nuk bëhet fare fjalë për punë mode apo censurimi të mendjeve të lira të rinisë shqiptare. Është fjala që ndodhemi përpara një kërcënimi real të një agresioni të frikshëm. Ndërkohë edhe Hirësia e tij, Myftiu i Shkodrës, mund ta ketë marrë vesh që natën e 11 shtatorit 2001, në një lokal të qytetit të tij, një pronar qeraste klientët për të festuar rrëzimin e dy kullave binjake në Nju Jork. Një rast krejt i veçuar ky, por thellësisht tronditës, që tregon se rreziku i terrorizmit islamik nuk është edhe fort imagjinar, siç mund të pretendojnë shumë luftëtarë të devotshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Së fundi, le të ndalemi pak te koncepti i shenjtëruar i respektimit të të drejtave të njeriut në rendet demokratike. Është një nga fitoret më të mëdha të historisë së Perëndimit të 200 viteve të fundit. Mirëpo si çdo koncept themelor edhe ai ka karakter relativ. Le t’i referohemi historisë së re të dy vendeve me ndikim më të madh apo më të vogël islamik, Turqisë dhe Shqipërisë. Në vitet ‘20 – ‘40 të qindvjetorit që kaloi, Kemal Ataturku burgosi dhe persekutoi me mijëra hoxhallarë, madje duke i detyruar ata që mbetën të dalin me kapele republike e me kravatë në rrugë kurse veshjen ceremoniale ta veshin e ta zhveshin në xhami; i detyroi femrat të zbulohen, nxori ligjin që në zyra nuk pranoheshin gra të veshura tradicionalisht por vetëm alla-franga e masa të tjera të shumta drakoniane që ne sot na i ngrenë flokët përpjetë ngaqë përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Mirëpo, si rrjedhojë, Turqia i shpëtoi perspektivës së tmerrshme të kthimit në një Afganistan të dytë nën trysninë e turmave të mykura islamike, të cilat Ataturku i vrau e i preu pa mëshirë. Ndërkohë, Ahmet Zogu, në vitet ‘30-të të shekullit të kaluar nxori ligjin e heqjes së ferexhesë për gratë dhe të përdorimit të kostumit civil nëpër zyrat shtetërore për burrat, duke bërë të mundur të shmangej kontrasti i thellë që mund të lindte ndërmjet besimeve të ndryshme për shkak të paraqitjes së jashtme e cila kishte edhe rrjedhoja të tjera të parashikueshme. Nëse gratë do të mbesnin të mbuluara, pak prej tyre mund të shkolloheshin disi, por intelektuale të mirëfillta nuk ngjizeshin dot nga një brumë i tillë. Ndërkohë burra zamani, me tirqe apo veshje jo-civile, nuk do të ishin shumë të prirur për t’u shkolluar në universitetet e Evropës, si rrjedhojë midis të krishterëve e myslimanëve do të krijohej një hendek i madh e i rrezikshëm. Ishin nismat e mbretit Zog ato që siguruan daljen e një brezi intelektualësh të mëdhenj në vitet ‘30-‘40 të mbretërimit të tij, pa kurrfarë dallimi si nivel nga përkatësitë e tyre fetare. Ishte ajo frymë që edhe sot, sigurisht pa neglizhuar edhe unifikimin e dhunshëm të shoqërisë shqiptare të ndërmarrë prej komunistëve, në Shqipëri askush nuk vë re ndonjë ndryshim në shkollim apo mentalitet ndërmjet intelektualëve me prejardhje të krishterë apo myslimane. Atëherë, shtrojmë pyetjen: A bënë mirë apo keq, Ataturku dhe Zogu, që shkelën me të dyja këmbët të drejtat e njeriut turk dhe të atij shqiptar, për shumë vite të gjata me radhë?
Përgjigjen le ta japë vetë lexuesi.
Në kuadrin e të gjitha parashtrimeve të mësipërme, le t’ia lemë lexuesit edhe përgjigjen e pyetjes së fundit: A veproi mirë apo gaboi rektori i UD, z. Agim Kukeli, me vendimin e tij kundër Julian Mebellit dhe Behije Hoxhës?

__________________
puno per kete bote sikur nuk do te vdesesh kurre dhe puno per boten tjeter sikur do te vdesesh neser(hadith i Pejgamberit a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2006 11:39
shkodrani_1980 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shkodrani_1980 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shkodrani_1980 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė shkodrani_1980't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: shkodrani_1980 Shto shkodrani_1980 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shkodrani_1980 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shkodrani_1980
vezhgues

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: stamboll
Mesazhe: 65

selam

po i hidhja nje sy postime te mia dhe pashe qe kisha sjelle ketu nje shkrim ketu pa dashje pasi nuk ka qene ky shkrimi qe doja te lija. per kete ndjej nje urrejtje te madhe dhe kunder te drejtave te njeriut. serish ju kerkoj ndjese. me poshte shkrimi qe kam dashur te sjelle. selame nga shkodrani_1980


Rikthim i paralajmëruar

Elsa Ballauri

Përpara disa ditësh mora pjesë në një debat mbi fetë që u
zhvillua në “Top Show”, ku me gjithë pasionet e forta që u
shfaqen dhe angazhimin për të replikuar dhe sqaruar
njëri-tjetrin, dolëm së andejmi me shumë fjalë ende te
pathëna, me shumë opinione të reja e të sapokrijuara e me
shumë dilema. Një ndër më apasionantët dhe aktivët në debat
ishte publicisti Mustafa Nano, i cili disa ditë më parë, në
gazetën “Shqip” ishte marrë me shkrimin tim, ku bëhej fjalë
për mbrojtjen e të drejtës së besimit dhe edukimit të
studentes së Durrësit, që kishte hyrë në shkollë me shami
në kokë. Duke e konsideruar gjithmonë këtë temë shumë të
rëndësishme dhe nevojën e debatit, të dobishëm, mendova se
ia vlente barra qiranë të ndërmerrja një tjetër frymëzim
për të shkruar përsëri, si edhe për të sqaruar disa
vërejtje të bëra nga z. Nano.
Në fakt, ky ishte fillimi i shkrimit që i kisha premtuar
kryeredaktorit Rakipllari, por pikërisht në atë kohë, si
për ironi, mora lajmin e ri: dekani Kukeli, ai i njëjti, i
të njëjtit Universitet të Durrësit, kishte përjashtuar edhe
një tjetër student, tashmë një djalë me mjekër. Një mjekër
burri e trajtur në këtë formë më kthen automatikisht disa
dekada më parë, kur regjimi i diktaturës nuk pyeste për të
drejtën e besimit apo atë të privatësisë dhe nuk lejonte
askënd të tallej me rregullat e vëna. E kam përmendur
rastësisht këtë fakt në një tjetër shkrim mbi këtë temë
përpara tre javësh dhe më vjen keq që më duhet ta përsëris,
por ishte pikërisht ndjesia që më erdhi menjëherë ndërmend.
Në kohën e Shqipërisë së izoluar, regjimi nuk e kishte aq
shumë frikën e kthimit të fesë, se sa ishte i shqetësuar
për modën e ndryshme të sistemit kapitalist, prania e së
cilës mund të trondiste shoqërinë e pastër dhe të devotshme
socialiste. Kjo ishte e keqja më e madhe që mund t’i vinte
qeverisë së atëhershme. Pastaj mund të vazhdoj se ç’ndodhte
në atë kohë me njerëz që kishin guximin të prishnin
strategjitë e komunizmit: atyre iu vihej fletë-rrufe në mes
të qytetit, merreshin nëpër gojë nga organizata e partisë
dhe e frontit demokratik, përjashtoheshin nga shkolla dhe
denigroheshin nga të gjithë. Zoti të më falë, nëse e teproj
duke thënë, që kur dëgjoj këto përjashtime nga shkolla të
këtyre javëve të fundit, më tremb ideja e rizgjimit të disa
perceptimeve të vjetra dhe të njohura, që mesa duket nuk
arrijnë dot të tjetërsohen, por bëhen po aq agresive si
dikur, paçka se ndërrojnë vetëm argumentin dhe termat.
Në debatin që patëm, disa gjëra më bënë përshtypje dhe të
tjera më shqetësuan për mënyrën se si u trajtuan. Folëm për
të drejtën e besimit si një nga të drejtat themelore dhe
unë nuk e di as tani se sa kuptohet ajo nga personat që
folën dhe akoma më shumë, se sa ato u kuptuan nga auditori
i vogël, por i ri në moshë, që ndodhej në sallë. U fol për
të drejtën e besimit, si për një gjë të rëndomtë, që kujt i
bëhet vonë nëse respektohet apo jo dhe madje duke i lënë
vetes një detyrë të rrezikshme ndaj parimeve të
demokracisë: ta keqkuptosh dhe të keqinformosh për të, duke
mos e njohur teorikisht këtë të drejtë. Më vjen keq ta them
që kjo ndodhi me zotin Nano dhe sidomos me z. Kukeli. Me
rastin e studentit të përjashtuar, veprimi i dekanit është
vërtet aventuresk dhe krahas indinjatës, të bën edhe të
buzëqeshësh…
Zoti Nano e quajti shumë të natyrshme dhe vetvetiu bëri
dallimin e vajzave me vello nga ato që mbajnë kryqin dhe
harroi, ose nuk e ka kuptuar se në Evropë (meqë u
parapëlqye shumë të flitet për rastet evropiane të
incidenteve fetare), edhe ky është një debat i fortë:
ç’ndryshim ka një vajzë me vello nga një tjetër që mban
kryqin në qafë? Një miku im holandez, jurist prej 20
vjetësh në fushën e të drejtave të njeriut, më ka thënë se
në Holandë velloja e grave myslimane është kthyer në një
lloj mode mes këtyre grave, për të zgjedhur më të bukurën e
përshtatshme të krijuar nga stilistët nëpër dyqanet e
shumta. Do Zoti, kemi mundësi të shfletojmë sa më shumë
informacione nga bota e qytetëruar të cilën duam ta marrim
shembull, por është mirë t’i lexojmë dhe t’i marrim këto
ashtu siç duhet dhe jo duke dyshuar në çdo gjë.
Personalisht e kam ndjerë veten keq shpeshherë kur hapet
kjo bisedë me të huaj dhe kur i pyet se ç’mendojne: ata
ngrenë supet, sikur ke folur për gjënë më të rëndomtë në
botë, se a ishte shtruar dreka me supë zarzavatesh, apo me
peshk. Dhe këta janë kryesisht njerëz që janë rritur dhe
edukuar thellësisht me fenë e krishterë për shkak të së
kaluarës historike. Nuk mund të merren shembuj për
Shqipërinë, vende të cilat i kanë komunitetet e besimtarëve
myslimanë të ardhur, krijuar vonë nga prurjet e migrimit. E
megjithatë, për çudinë e shqiptarëve, pikërisht në këto
vende njerëzit flasin pa paragjykime dhe pa keqkuptime.
Ndërsa Shqipëria ka tjetër histori. Komuniteti mysliman ka
qenë pjesë e hershme, në kohën kur Shqipëria s’ka qenë ende
shtet. Si mund t’ia u heqësh këtyre njerëzve të drejtën e
besimit dhe të pjesëmarrjes dhe t’i paragjykosh kaq shumë…
Meqë në debatin televiziv u fol për eksperiencat botërore,
sidomos ato evropiane, është mirë të flasësh me njerëzit e
duhur dhe të konsultohesh me informacionin e duhur. Jo çdo
qytetar italian, holandez apo gjerman mund të jetë bindës
dhe jo çdo veprim i qeveritarëve ose ish-qeveritarë ve
anglezë mund të jetë i pranueshëm dhe i logjikshëm, sidomos
kur këto veprime bëhen në emër të një politike të caktuar.
Në këtë kontekst, mund ta kuptoj fare mirë heshtjen e shumë
politikanëve shqiptarë, por nuk kuptoj dot agresivitetin e
të pavarurve shqiptarë. Personalisht jam shumë pak e prirur
të besoj përfaqësuesit e qeverive në krahasim me njerëzit e
ditur dhe të pavarur. Në këtë rast kujtoj argumentin e
Mustafa Nanos, kur ish-kryeministri anglez refuzoi të
priste një grup grash myslimane të mbuluara…
Një tjetër çështje e diskutuar ishte edhe ajo që vajzat e
reja myslimane janë të detyruara nga prindërit,
bashkëshortët, apo ambienti mysliman të mbajnë vellon. Kjo
është vërtet një çështje delikate dhe kërkon të mos lihet
mënjanë, nëse dyshohet ose vërtetohet se ato detyrohen ta
bëjnë këtë gjë. Këtu përsëri dua të kujtoj raste jo të
pakta, me të cilat grupet e të drejtave të njeriut janë
njohur në fillim të viteve ’90 në Shqipëri. Bëhet fjalë për
marrje në mënyrë të pandërgjegjshme të vajzave të vogla që
nuk kishin hyrë as në adoleshencë dhe që ishin bërë
besimtare të fesë myslimane. Kjo ishte punë e disa
misionarëve myslimanë që shfrytëzuan gjendjen e mjeruar
ekonomike të këtyre familjeve. Aktualisht në këtë debat,
jemi jashtë këtyre rasteve, jo se është e pamundur që ato
të ekzistojnë, por nuk kemi asnjë fakt të tillë që të na
bëjë të besojmë se Behija është veshur me forcë, ose
Julianin e kanë detyruar prindërit të marrë rrugën e
xhamisë. Pra, jemi përpara rasteve konkrete, është mirë të
debatohet për to drejtpërdrejt dhe jo të paragjykohet dhe
të hidhen hipoteza ekzibicioniste.
Do doja t’i bëja një pyetje zotit Nano që foli me aq pasion
për të drejtën e natyrshme njerëzore që kanë vajzat e reja
për t’u veshur sipas qejfit NE SHKOLLE, dhe të drejtën e
panatyrshme që kanë vajzat dhe djemtë myslimanë për të
mbajtur veshjet dhe shenjat e besimit të tyre. ǒmund të
themi për dhjetëra dhe qindra fëmijë katolikë dhe ortodoksë
që pagëzohen që kur lindin ose gjatë fëmijërisë së tyre të
hershme, kur ende janë aspak të ndërgjegjshëm ç’po bëhet me
ta dhe që në të ardhmen do ta kenë shumë të vështirë
zgjedhjen e lirë se cilës fe duan t’i përkasin.
Zoti Mustafa në artikullin e botuar vuri në dukje se unë
pranoja mbajtjen e vellos dhe isha tolerante, por ky, thotë
ai, nuk është një qëndrim. Mendoj se toleranca është një
qëndrim kur ka argument. Në të kundërt mendoj se zoti Nano
ishte shumë herë i paqartë për të argumentuar mendimin e
tij antitolerant.
Megjithëse në fund, më vjen një pyetje në mend: A e dimë se
ç’po i bëjmë vetes? Jemi në një shoqëri shumë delikate që
s’po ecën dot përpara për çështje tashmë të njohura dhe të
prekshme. Duam të krijojmë probleme të reja duke shkuar
madje kundër traditës tolerante që kanë pasur historikisht
shqiptarët dhe duke krijuar ngjarje të shëmtuara, që nuk
kanë lidhje me asnjë nga parimet e demokracisë. Duket sikur
dekani i Durrësit dhe bordi i tij i profesorëve, janë të
kënaqur që po bëhen përherë e më shumë persona mediatikë,
dhe harrojnë se këto iniciativa personale dhe paragjykuese
ndikojnë dëmshëm në formimin e të rinjve shqiptarë që nuk
kanë as edhe njohuritë fillestare bazë të të drejtave të
individit që në rast të kundërt do t’i ndihmonin më së miri
të ishin ata protagonistët e debateve të tilla.

burimi nga eshte marre ky shkrim http://www.albforumi.com/pf/showfla.../all/vc/1/nt/11

__________________
puno per kete bote sikur nuk do te vdesesh kurre dhe puno per boten tjeter sikur do te vdesesh neser(hadith i Pejgamberit a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:24
shkodrani_1980 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shkodrani_1980 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shkodrani_1980 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė shkodrani_1980't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: shkodrani_1980 Shto shkodrani_1980 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shkodrani_1980 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ca do me thane SELAME?????pse nuk shkrun shqip???
a te kujtohet postimi ???

Citim:
Po citoj ato që tha shkodrani_1980
spo dihet kush eshte ky i semure. ky eshte nje forum shqiptar ku perdoret gjuha shqipe. duhen respektuar keto gjera. dhe ate firmen tande ben mire me e ndrru se e ke vu ne italisht(meqe jemi ne shqip gjithmone). nese nuk te pelqen atehere mos shkruaj me ketu. ne jemi shqiptare dhe e duam gjuhen shqipe. nese ti nuk do te quhesh shqiptar shko ne ndonje vend ku ta pret mendja ty. nese e quan vehten shqiptar atehere te lutem vetem shqip.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:27
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shkodrani_1980
vezhgues

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: stamboll
Mesazhe: 65

po mik. por me duket se nuk e njihni shqipen e vjeter(perdoret dhe tani). aty gjen dhe kete fjale dhe shume fjale te tjera. pastaj ajo eshte nje fjale qe perdoret ne te gjithe boten Islame. kurse verejtja qe ju solla une eshte se prej fillimit dhe deri ne fund ishte nje shkrim ne gjuhen angleze. kurse tani kerkon te kapen me nje fjale qe perdora une. shoh qe dhe firmen nuk e ke ndryshuar akoma. kerkoj administratoreve qe te merren masa per ata qe shkelin rregullin qe lexohet ne hyrje te çdo nen-forumi. ndersa per shkrimin ten jo se nuk di anglisht perkundrazi por ama ketu jemi ne nje forum shqiptar dhe gjuha qe flitet ketu eshte vetem shqipja. pra edhe fjala selam eshte nje fjale ne gjuhen shqipe. nese nuk e ke ditur mesoje tani. pershendetje(selam)nga shkodrani_1980

__________________
puno per kete bote sikur nuk do te vdesesh kurre dhe puno per boten tjeter sikur do te vdesesh neser(hadith i Pejgamberit a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:32
shkodrani_1980 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shkodrani_1980 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shkodrani_1980 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė shkodrani_1980't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: shkodrani_1980 Shto shkodrani_1980 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shkodrani_1980 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Citim:
Po citoj ato që tha shkodrani_1980
po mik. por me duket se nuk e njihni shqipen e vjeter(perdoret dhe tani). aty gjen dhe kete fjale dhe shume fjale te tjera. pastaj ajo eshte nje fjale qe perdoret ne te gjithe boten Islame. kurse verejtja qe ju solla une eshte se prej fillimit dhe deri ne fund ishte nje shkrim ne gjuhen angleze. jo se nuk di anglisht por ama ketu jemi ne nje forum shqiptar dhe gjuha qe flitet ketu eshte vetem shqipja. pra edhe fjala selam eshte nje fjale ne gjuhen shqipe. nese nuk e ke ditur mesoje tani. pershendetje(selam)nga shkodrani_1980


flm qe me mesove o lum miku.
Vetem se ne shqipen origjinale eshte SELAM ALEIKUM dhe jo pershedetje tung apo tungjatjeta.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:35
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shkodrani_1980
vezhgues

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: stamboll
Mesazhe: 65

Citim:
Po citoj ato që tha tresh


flm qe me mesove o lum miku.
Vetem se ne shqipen origjinale eshte SELAM ALEIKUM dhe jo pershedetje tung apo tungjatjeta.



te lutem mos shkruaj me se po le nam per Zotin. se si po me vjen sikur te jeni i huaj apo nje shqiptar qe pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar jashte Shqiperise. e para se me terheq verejtjen per fjale joshqipe dhe pastaj thua se eshte Selam alejkum. ne Shkoder te ai ma qe nuk e ka haberin(kjo ndonese fjale turke perdoret ne shqip) e fese kur do t'i dergoje te falat e dikujt thote " te ka çu selamet(te fala) filani. une te pakten e kam degjuar shpesh kete. prandaj te lutem ta leme kete bisede se eshte totalisht jashte teme. merru me firmen tende se ajo eshte totalisht ne gjuhen italiane dhe qe nuk perdoren fare ne gjuhen shqipe. mos u merr me therrimet e bukes ti. ate shih

(Erzen_be duke filluar nga shkrimi i tresh-it dhe deri te ky postim i imi te fshihen si postime jashte teme)

__________________
puno per kete bote sikur nuk do te vdesesh kurre dhe puno per boten tjeter sikur do te vdesesh neser(hadith i Pejgamberit a.s.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:43
shkodrani_1980 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shkodrani_1980 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shkodrani_1980 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė shkodrani_1980't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: shkodrani_1980 Shto shkodrani_1980 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shkodrani_1980 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Citim:
Po citoj ato që tha shkodrani_1980


(Erzen_be duke filluar nga shkrimi i tresh-it dhe deri te ky postim i imi te fshihen si postime jashte teme)



ERZEN degjo urdherat....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:45
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Niqua
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Fajtori chat
Mesazhe: 6938

Citim:
Po citoj ato që tha shkodrani_1980


te lutem mos shkruaj me se po le nam per Zotin. se si po me vjen sikur te jeni i huaj apo nje shqiptar qe pjesen me te madhe te jetes e ka kaluar jashte Shqiperise. e para se me terheq verejtjen per fjale joshqipe dhe pastaj thua se eshte Selam alejkum. ne Shkoder te ai ma qe nuk e ka haberin(kjo ndonese fjale turke perdoret ne shqip) e fese kur do t'i dergoje te falat e dikujt thote " te ka çu selamet(te fala) filani. une te pakten e kam degjuar shpesh kete. prandaj te lutem ta leme kete bisede se eshte totalisht jashte teme. merru me firmen tende se ajo eshte totalisht ne gjuhen italiane dhe qe nuk perdoren fare ne gjuhen shqipe. mos u merr me therrimet e bukes ti. ate shih

(Erzen_be duke filluar nga shkrimi i tresh-it dhe deri te ky postim i imi te fshihen si postime jashte teme)




shkodrani e ke gabim dhe me fal qe po te kundershtoj por fjala ''selam'' eshte fjale islamike e jo shqipe.. mund ta perdorin disa ngaqe e ka lan turku ket fjale e jo pse eshte fjale shqipe.... pershendetje ne shqipen e vjeter eshte tungjateta e jo selam

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2006 16:49
Niqua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Niqua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Niqua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Niqua Shto Niqua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Niqua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Simbolet fetare ne shkolla.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.