Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Kaloi koha e nevojshme dhe nga gjykata e lartë erdhi vendimi në të cilin nuk kishte asnjë ndryshim. Mbas kësaj ai kërkoi takim me gruan por i erdhi përgjigjia se nuk kishte njeri me të cilin të takohej.
Përse kështu vallë? Pyeste vehten. Ti ketë ndodhur gjë Mimozës, apo nuk e lënë të më takojë?
Kështu ditët ndiqnin njera tjetrën dhe ai u gjend në një kamp riedukimi. Pastaj sa në një kamp në tjetrin, plot 20 vjet. Në fillim e pati shumë të vështirë por pastaj u mësua dhe puna i jepte të vetmin gëzim, sepse ja hiqte mendjen nga problemet e tjera. Kur kishte kohë të lirë, mendja i shkonte tek Mimoza dhe gjithmon pyeste vhten: Çfar ti ketë ndodhur vallë? Shkruajti disa letra, priste përgjigjen e tyre, por më kot. Asgjë nuk pipëtinte jashtë telave me gjëmba. Mbasi nuk mori përgjigje nga asnjë letër e mbylli këtë kapitull.
Koha do ti vendos gjërat nëpër vendet e veta, - mendoi ai dhe nuk shkruajti më.
Koha bënte të sajën, por brenda telave me gjëmba ajo ka edhe efektet negative. Jetmiri u bë i heshtur. Shpesh rinte vetëm dhe gjithmon i dilte parasysh Mimoza. Ngushëllohej duke menduar për të. E deshte me gjithë shpirt dhe asnjëherë nuk mendoi keq për të. U dha shumë pas punës dhe futej, pa frikë, nëpër vende shumë të rezikëshme. Kishte raste, kur futej në galerit shumë të vjetra dhe me shumë rreziqe për shkak të shkëmbinjve mineral që vareshin e që dukeshin se nga çasti në çast do të binin, ku të gjithë minatorët e tjerë hezitonin dhe i bënin bisht, ai futej pa frikë, bënte birat me martel dhe hynte e delte në duçka shumë të ngushta.(Duça janë dritaret nga del minerali i shkatëruar prej nga ku punëtorët e ngarkojnë në vagona për ta nxjerë në sipërfaqe. Autori). Me shëndet filloi të ndryshoi e ta mari vehten, por me kalimin e viteve filloi të bëhej disi i hutuar dhe vitet e fundit veç mendimit për Mimozën, nuk desh tia dinte për asgjë tjetër.
I kishte zili shokët kur i lajmëronin se iu kishin ardhur në takim dhe i vinte shumë keq për vehten që nuk i provoi qoftë edhe një herë emocionet që falnin takimet me të afërmit.
Kështu ikën vitet njeri pas tjetrit dhe Jetmiri sikur filloi të plakej para kohe megjithëse nuk i kishte kaluar 45 vjetët.
Ajo qau tërë atë natë aqë shumë sa u ënjt në fytyrë dhe pothuajse nuk dëgjonte asnjë nga njerzit e saj që e ngushëllonin për të pushuar. Asnjë nuk mbylli sy atë natë. Të gjithë i gjeti agimi i ditës së re në këmbë, të lodhur e të drobitur nga nata e gjatë që kaluan.
Gëzimi, dajua i Mimozës, me të marë vesh çfarë kishte ndodhur, shkoi drejt e në degën e brendëshme, për të mësuar diçka, por atje oficeri i rojes e priti me këmbët e para sapo ai tregoi emrin për të cilin interesohej.
Eja nesër kur të hapen zyrat. Tani me natë unë nuk mund të sqaroj asgjë.
Ai shkoi në shtëpi tek Mimoza, ku ishin mbledhur i gjithë fisi dhe me
zi priti ditën për të shkuar përsëri në degën e brëndëshme. Para se të largohej ju afrua Mimozës dhe i pëshpëriti në vesh.
Është mirë të mos qash më se mund ti shkaktosh ndonjë problem bebit tënd. Unë tani po iki dhe ka mundësi të kthehem bashkë me Jetmirin ose së paku të sjell një lajm të mirë.
Por kur u këthye pas disa orësh, jo vetëm që nuk kishte sjell Jetmirin por ishte shumë i mërzitur.
E mori më një anë kunatin dhe seç biseduan bashkë askush nuk e mori vesh, veçse ditë pas dite i ati i thoshte Mimozës se duhet ta haronte Jetmirin dhe mos ta zinte më në gojë emrin e tij. Ajo vetëm qante dhe nuk bënte gjë tjetër. Filloi të mos hante, megjithëse i luteshin shumë për të ngrënë. Edhe njërëzit e tjerë filluan ti pëshpërisnin se duhet të haronte Jetmirin. Mandej një ditë i ati i tha se duhet të bënte padi në gjyq për tu divorcuar me Jetmirin. Kjo u bë shkak që ajo të shpërthente.
Babi, ti e ke të qartë që fëmija që unë po rit në shtatin tim është i biri atij që ju doni të më ndani. Sido që të jetë pozicioni im, e divorcuar apo jo, i ati i fëmijës është ai dhe unë asnjëherë nuk do ta haroj atë.
Me shumë vështirësi kaluan muajtë dhe një ditë në maternitetin e qytetit u dëgjuan klithmat e një bebe që me të qarat e saj përshëndeste jetën që sapo i filloi. Lindja ishte tepër e vështirë dhe jeta e Mimozës kaloi në fije të perit. Jeta e saj shpëtoi në saje të kujdesit të mjekut për të cilin flitej shumë në qytet si njeri dhe mjek i pa përtuar dhe shumë humanitar.
Para se të delte nga materniteti i dhanë një dokument ku vërtetohej lindja e vajzës. Tek emri ajo vuri re se ishte shënuar fjala Bebe me mbiemrin e saj.
Përse nuk më pyetët për emrin, - i tha ajo infermjeres që i solli dokumentin. Vajza e ka emrin e saj. Atë e quajn Jeta.
Nuk di si të them, - i tha infermjerja, por nuk ka problem, kur ta rregjistrosh do ti vësh emrin.
Dhe Jeta me gjithë vështirësit që i përballte jeta , po rritesh e shëndetëshme dhe e bukur. Flokët nuk ja prenë asnjëherë edhe kur ato filluan të zgjateshin, Mimoza ja bëntë gërsheta. Shpesh ajo e pyeste të ëmën.
Po babi ku është, pse nuk vjen?
Babi yt punon shumë larg dhe do të vonohet, - dhe e mbyste të bijën me të puthura dhe lot.
Kur u rit dhe filloi të kuptonte për gjithçka, mori vesh se i ati ishte prej shumë vite në burg dhe se atyre iu ishte ndaluar që të shkonin e ta takonin.
Mimoza tretej e tretej dhe shpesh sëmurej e binte në shtrat.
Një ditë prej ditësh Jeta u gjend para varrit të nënës së vet, në krahët e Gëzimit, i cili i tha që ti hidhte mamasë një dorë dhe sepse kështu ajo do të prehet e qetë.
Jeta u gjend pa nënë dhe nuk dinte kishte babanë gjallë apo jo.
Gëzimi e mori në familjen e tij mbasi edhe gjyshi i saj nuk ronte më. Ai nuk e ndante nga fëmijët e tij dhe kur ajo e pyeste për të atin ai i thoshte gjithmonë fjalë të mira.
Po pse nuk shkojmë të takojmë babin atje ku është? - e pyeste shpesh ajo.
Ndofta do të vij koha që ta takojmë, - i përgjigjej ai.
Nga ato që i tregonte Gëzimi, vit pas viti, asaj i shtohej dëshira për të takuar të atin.
Kështu me këto peripeci të jetës u rrit Jeta, e shëndetëshme, me trup të hedhur dhe e bukur dukuri këto që me sa dukesh, i kishte trashëguar nga babai. Mendonte gjithmon të atin që e deshte shumë dhe kërkonte gjithnjë e më tepër për ta takuar. Po ashtu kujtonte shpesh edhe të ëmën dhe nxirte nga sirtari i komosë një shall që ja kishte dhuruar e ëma. Në dy skajet e shallit ishte qëndisur nga një emër. Në njërën anë emri i të atit, në anën tjetër emri i saj. Atë shall e ruante si gjënë më të çmuar.
Hyrë në dhomën e takimit, - I tha oficeri i rojes.
Dhoma e takimit ishte një dhomë që bashkonte të dy botët, atë të lirë dhe atë të dënuarëve. Dhoma kishte katër muret dhe dy dyer në muret për karshi. Nga njera derë, nga ajo brenda telave me gjëmba, hynin të dënuarit, kurse nga dera karshi, të afërmit e tyre. Dhomën e ndante në dy pjesë një rrjet hekuri ku mund të futeshin pa vështirësi vetëm duart. Në njërin skaj të hekurave ishte një derë që hapesh vetëm kur takimi ishte i planifikuar për dy orë. Në këtë rast të afërmit kalonin derën e hekurt dhe uleshin së bashku me të dënuarin në dy stolat e gjatë që ishin vendosur anës mureve. Kurse kur takimi ishte i pa planifikuar, i dënuari takohej me të afërmit e tij nëpërmjet hekurave dhe kishin të drejtë të bisedonin vetëm për 30 minuta.
Kjo ishte dhoma e takimit, në derë të së cilës u fut Jetmiri për herë të parë në jetën e tij prej të dënuari. Sa hyri në derë pa një vajzë të cilës oficeri i rojes i tha:
Ky është.........
Vaza e re, që për sytë e Jetmirit u duk shumë e bukur, u drejtua nga ai e i foli me zë të ëmbël por të ndrojtur, me duart të futura në mes të hekurave dhe të zgjatura drejt tij.
Baba.
Jetmiri shtangu. Ju duk se i bën veshët dhe po e shikonte vajzën i hutuar por me sytë që po i zmadhoheshin dalëngadalë.
Baba, - i foli përsëri vajza, - jam unë bija jote, jam Jeta baba, jam gjaku i yt.
Jetmiri po e shikonte i habitur, por pa guxuar ti afrohej. Ajo më thiri mua baba, mendonte Jetmiri. Për më tepër paska emrin e nënës time. U mallëngjye dhe filloi ti afrohej ngadalë. Ngriti duart dhe desh ti takonte me duart e vajzës, por nguroi. Koha e gjatë në burg i kishte mësuar shumë gjëra. Po sikur ajo të mos jetë bija ime por?........ Jo, jo nuk deshte të besonte diçka të tillë.
Baba, nuk më beson? Po këtë e njeh, - dhe ajo i tregoi shallin ku ai pa të qëndisur emrin e tij dhe atë të së ëmës që përmëndi vajza.
Ja shikoje baba, - vazhdoi ajo dhe nxori letrën e njoftimit. E hapi në faqen e parë, dhe ja zgjati atij.
Ai u afrua, mori letrën e njoftimit dhe e pa me vëmendje. Lexoi emrin dhe mbiemrin e saj. Tek atësia lexoi emrin e tij. I nguli sytë tek fotografia. Ju duk se po shikonte Mimozën. Ngriti sytë ngadalë dhe i përqëndroi tek vajza. Po, ajo ishte. Ata sy, ato buzë, ajo hundë dhe ato flokë.
I ra letra e njoftimit nga dora. Sytë ju mbushën me lot dhe pothuajse u përplas pas hekurave. E përqafoi të bijën fort dhe po kështu bëri dhe ajo. Në atë çast të dy dukeshin si një trup i vetëm, kaq fort po e shtrëngonin njeri tjetrin, megjithëse hekurat i ndanin në mes dhe nuk i linin të bashkoheshin. Të dy shtrënguar me njeri tjetrin, me hekurat në mes, qanin.
Babai im i shumëvuajtur.
Bija ime e dashur. Ti qënke bërë kaq e madhe dhe unë nuk e di fare që ti ke ardhur në këtë jetë.
Kur u shkëputën, ai i mori duart e ja puthte, herë njërën e herë tjetrën. Kur pushonte ai, i puthte ajo duart e tij, ato duar që ishin zmadhuar dhe trashur nga kallot e punës.
Këtë skenë prekëse po e vrojtonte qysh nga fillimi oficeri prezent, që kishte qëndruar tek dera.. Thiri nënoficerin e rojes, hyri brenda dhe nxori nga xhepi një tufë çelsash.
Tu hapim derën, - foli oficeri.
Po këta nuk kanë planifikim.
Ska gjë, e mar unë përsipër për të biseduar me komandantin - foli oficeri dhe futi çelësin për të hapur derën. Të njëjtën gjë bëri dhe nënoficeri. (Dyert dhe portat në burg mbylleshin me dy çelësa, njërin prej të cilëve e mbante oficeri i rojes, tjetrin nënoficeri i rojes. Autori).
Me tu hapur dera e hekurt vajza u fut në pjesën e të dënuarëve dhe ju hodh të atit, e përqafoi dhe e puthte ku mundëte. Po ashtu bënte dhe Jetmiri. U ulën të dy në një nga stolat e dhomës dhe pothuajse të bashkuar qanin. Ai herë e përqafonte dhe e puthte, herë shkëputesh dhe e shikonte në fytyrë duke i lëmuar flokët, fytyrën, supet, krahët. Ishte shumë i lumtur. Dukesh sikur lumturia i kishte rënë pa pritur nga qielli.
Po me cilin erdhe kaq larg moj bijë? - e pyeti ai.
Me xhaxhi Gëzimin, baba. Atë nuk e lanë të takonte sepse nuk kishte të njëjtin mbiemër me ne. Është përjashta në krye të rrugës dhe po më pret mua.
Ai u mundua të shikontë nga dera e hapur, por nuk dalloi njeri.
Po mamaja përse nuk erdhi? - guxoi të pyeste ai.
Ajo uli kokën dhe filloi të qante përsëri.
Ajo ka vdekur shumë vite më parë, kur unë isha e vogël. Ajo më dhuroi këtë shall dhe më porositi ta tregoja ty, po qe se do të ishe gjallë dhe do të takoheshim ndonjë ditë. Ajo të ka dashur shumë ty gjithmon dhe askush nuk mundi që tia largoi dashurinë për ty. E dogji malli deri sa mbylli sytë.
Ai e shikonte vajzën dhe lotët i rridhnin çurk.
Vazhdon
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|