Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > E Verteta Per Kosoven: Argumente Dhe Fakte
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

E Verteta Per Kosoven: Argumente Dhe Fakte

(Dërguar disa prej gazetave më prestigjioze të Evropës dhe botës, si letër e hapur për anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së)


Vëmendja e diplomacisë botërore gjithnjë e më shumë po përqëndrohet në çështjen e Kosovës.Në duart e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, tashmë është një propozim i adresuar nga ish kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, që i është bashkëngjitur dokumentit më të cilin ai ka vënë kornizat e një statusi të mundshëm të ardhshëm të Kosovës,ka përmbledhur garancitë për pozitën e pakicave, veçanërisht atë serbe në Kosovë dhe ka përshkruar modalitetet për praninë relativisht të theksuar ndërkombëtare në Kosovë, me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet, edhe pas vendimit eventual për statusin e ri të saj që, edhe ashtu, pavarësinë dhe sovranitetin eventual të Kosovës do t'i bënin me shume formale se sa faktike.Tash është në përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës. Jemi në dijeni se Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndikuar te anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së që të pamundësohet nxjerrja e një rezolute të re të tij, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisaarit, Serbisë "po i merret një pjesë e territorit të shtetit" dhe se "po i hiqet sovraniteti mbi Kosovën" dhe se e tërë kjo, sipas zyrëtarëve të Beogradit, "është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar". Kjo është arsyeja që,me qëllim të informimit më të të plotë të lexuesve tuaj dhe,njëkohësisht të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB së, si një punonjës i shkencës pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe si një profesor universitar i së drejtës, me një bibliografi relativisht të gjerë politike dhe juridike, të theksoj,në vija të përgjithshme, një numër argumentesh dhe faktesh historike, politike e juridike, të cilat, në mënyrën më bindëse, flasin se Kosova është vendosur nën pushtimin serb,në udhë jolegjitime dhe pse shqiptarët, si popull shumicë në Kosovë, duhet të gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes,qoftë si e drejtë e një popullate në një territor të individualizuar, qoftë si e drejtë kombëtare e tyre. Nëpërmjet të argumentimit dhe faktimit të kësaj të vërtete,ky shkrim mëton, njëkohësisht, të argumentojë se janë plotësisht të papranueshme përsiatjet dhe projektet serbe për krijimin e dy entiteteve në Kosovë ose për ndarjen e saj.
Së pari, meqë Kosova është aneksuar nga Serbia në udhë jolegjitime, pavarësia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ç'është e vërteta, pavarësia e Kosovës përpara se të kualifikohej si "një rast klasik i secesionit të një pjese të një shteti sovran", siç shprehen serbët, do të duhej të kundrohej, në fakt, si një "anulim aneksimi ilegjitim". Në të vërtetë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar kishte rënë vetë Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovën nëpërmjet pushtimit ushtarak,pas një agresioni të saj në Perandorinë Osmane, "edhe pse qysh prej kohësh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik,të shoqëruar me legjitimitetin e çlirimit të vet, qoftë nga pushtimi osman(1912), qoftë nga pushtimi fashist(1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor të saj". Së këndejmi, në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal që ka bërë duke shkelur "me të dyja këmbët" ligjin ndërkombëtar, me aneksimin e Kosovës, Serbia tash përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht, historikisht dhe aktualisht, për të "ruajtur sovranitetin mbi Kosovën" të cilin, si dëshmojnë faktet, e mbajti në mënyrë jolegjitime për një periudhë shumë të gjatë, pa pyetur asnjëherë popullin shumicë të Kosovës dhe pa i marrë atij pëlqimin. Kosova është pushtuar gjatë luftërave ballkanike(1912 13), "në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve që kishin shprehur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1878 1912". Shqiptarët ishin kundër përfshirjes së tyre në shtetin serb, përkatësisht jugosllav. Kështu, Serbia, edhe pse "mori legalitetin ndërkombëtar" për pushtimin e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mundi ta arsyetojë legjitimitetin e veprimit të saj. Përveç kësaj, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta. Së pari, "janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, meqë po të merrej historia si kriter, me gjithë realitetet nacionale territoriale bashkëkohore, Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë, Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin,Shqipëria mbi Janinën, Meksiko mbi Floridën dhe Kaliforninë, Suedia mbi Norvegjinë dhe Finlandën, Gjermania mbi pjesët e rajoneve të Shlezisë dhe të Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj., etj?. Së dyti, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës" janë të pabaza edhe në aspektin e së vërtetës materiale, meqë Kosova, përkundër pohimeve me karakter të tillë, "nuk është as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb". Më në fund, ambiciet imperialiste me "të drejta historike" nuk kanë mundur t'i mbrojnë Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda që, siç është e njohur, "me shekuj kanë mbajtur vende e popuj të shumtë". Prandaj, "me shkatërrimin e perandorive koloniale, janë krijuar mbi 120 shtete të reja". Serbia ka qenë "nën sundimin e Perandorisë Osmane për afro pesë shekuj (1389 1878)", Spanja "kishte pushtuar tërë Amerikën Latine në fillim të shekullit XVI. Edhe "rusët nuk kanë përmendur ndonjëherë "të drejtat historike" mbi Ukrainën". Argumentet historike flasin bindshëm se serbët "janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët". Në territorin etnik shqiptar, për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me "kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore, megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10% të popullatës në tërësi". Mbi bazë të këtyre fakteve, konkluzioni është shumë i qartë: ishin pikërisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovës që shkelën ligjin ndërkombëtar, e jo e kundërta, që pavarësia e Kosovës "dhunon të drejtën ndërkombëtare". Historia "është dëshmitare për politikën shkombëtarizuese"; për "krimet e mëdha ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912 1918?; për "planet gjenocidale serbe për shfarosjen e shqiptarëve"; për "shpërnguljen e shqiptarëve në Turq" dhe për "shpronësimin e fshatarësisë dhe për kolonizimin serbo malazias" e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetëm sa "i ka tejkaluar rastet e veçanta dhe ka marrë përmasat më të përgjithshme të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve".
Së dyti, vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk mund të injorojë pozitën kushtetuese të Kosovës në ish Jugosllavi, megjithë faktin se ajo nuk gëzonte statusin e republikës por,ç'është e vërteta, ishte pjesë përbërëse e ish Jugosllavisë, me territor dhe kufijtë e vet, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova ishte drejtpërsëdrejti e përfaqësuar në Federatën e ish Jugosllavisë, po sikurse republikat e saj, e jo nëpërmjet Serbisë, sepse ashtu do të kishim një situatë paradoksale "të inkuadrimit të Serbisë në Serbi dhe të tri Serbive me tri vota në Federatë", ndërsa njësitë tjera "do të kishin nga një votë". Me identitet politiko territorial të vetëvetes, me kushtetutë të vetën, Kosova ishte njësi konstitutive federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Mosnjohja e statusit të republikës për Kosovën nuk mund të anashkalojë faktin e "origjinës josllave të popullatës të saj shumicë shqiptare". Se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë dëshmojnë edhe këto fakte historike dhe juridike: "Kosova nuk ishte në përbërjen e shtetit sovran dhe të pavarur të Serbisë me subjektivitet juridik ndërkombëtar të pranuar në Kongresin e Berlinit(1878)"; "Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë në Kuvendin e Dytë të AVNOJ it(1943); "Kosova nuk ishtë në përbërjen e Serbisë gjatë konstituimit të saj si njësi federale në Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor (1944); "Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë në strukturën e Asamblesë Kushtetutëdhënëse të Jugosllavisë me rastin e shpalljes së Republikës Federative të Jugosllavisë (1945)"; "Kosova nuk u inkuadrua në Serbinë sovrane", veçse në përbërje të "Serbisë Federale në kuadër të Jugosllavisë Federative", gjatë pushtimit ushtarak në Kosovë (1945). Më në fund, vlen të përmendet se edhe rrënimi i autonomisë së Kosovës me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, akt ky që ndodhi me 28 mars 1989, u bë në udhë jolegjitime. Edhe po të mos ekzistonin mangësitë esenciale rreth deklarimit në Kuvendin e Kosovës, mangësi këto që janë dëshmuar,"mosekzistimi i vullnetit të lirë", si pasojë e presioneve të jashtëzakonshme politike, "e bën edhe deklarimin mbi ndërrimin kushtetues jokushtetues".
Së treti, e ardhmja e Kosovës nuk mund të kundrohet e krahasueshme me secesionizmin në disa nga vendet e botës. Këtë duhet ta kenë parasysh ato shtete që ende mbahen të rezervuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Ato do të duhej që t'i kërkojnë dhe t'i gjejnë "pikat e përbashkëta" të Kosovës me disa vende të botës që janë pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore të tjera. Kështu, raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë, për shembull, të krahasueshme me ato ndërmjet Indonezisë dhe Timorit Lindor. Siç dihet, Timori Lindor ka qenë i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia në vitin 1975 dhe atë "kundër vullnetit të Portugalisë si sovran i jashtëm", fakt ky që e ka bërë aneksimin e Indonezisë të jetë ilegal. Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi të drejtën e vetëvendosjes popullit të Timorit Lindor. Singapori është një shembull tjetër që duhet marrë parasysh. Ky vend u nda nga Malejzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren është domethënës për rastin e Kosovës. Ishte qeveria etiopiane ajo që në vitin 1991 ia njohu të drejtën e vetëvendosjes Eritresë. Rasti i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Namibisë. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarësia e Namibisë ndodhën më 1991. Prandaj, pavarësinë e Kosovës nuk duhet krahasuar me secesionizmin në disa anë të tjera të botës, ku lëvizjet secesioniste "nuk janë duke vepruar në territore të aneksuara që në mënyrë të njëanshme (kundër vullnetit të popullit dhe të sovranëve të mëhershëm) u janë bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janë duke operuar në territore që kanë qenë pjesë e këtyre shteteve në kohën kur këto shtete kanë filluar së ekzistuari". Kështu është edhe me lëvizjet separatiste në Transdnjestrovle (Moldavi), në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi (Gjeorgji) që nuk kanë bazë etnike çfarë ka Kosova dhe që nuk kanë pasur status autonom ose federal kur u shpërbë ish Bashkimi Sovjetik, siç ka pasur Kosova kur u shpërbë ish Jugosllavia. Më në fund, shqiptarët e Kosovës nuk janë të krahasueshëm as me katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët", sepse ata nuk u përballën, sikur shqiptarët e Kosovës, me dëbim masiv, nga shtetet që i kontrollojnë.
Së katërti, ekzistimi i Shqipërisë si shtet shqiptar, nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet i pavarur dhe sovran të Kosovës, po sikurse që, të sjellim shembuj nga historia e krijimit të shteteve, "as ekzistimi i Rumanisë nuk qe pengesë për krijimin e shtetit të Moldavisë ose që ekzistimi i Francës nuk paraqiste pengesë për kantonet shtete në Zvicër". Më në fund, edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve, "ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan - do të ishte më parë hendikep, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan". Prandaj, Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse bëhet fjalë për territorin, në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për popullatën, në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për pranimin ose jo të shteteve të reja në OKB, në periudhën prej 190 2002, në OKB janë pranuar 34 shtete të reja. Nuk thuhet kot se "aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme.
Mbi bazën e argumenteve dhe fakteve që u theksuan,në vija të përgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës duhet të jetë ekuivalent, pa asnjë mëdyshje, me pavarësinë dhe sovranitetin, me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, në gjithë territorin e saj, pra të sigurojë zbatimin unik të ligjit, përfshirë pjesën veriore të Kosovës dhe të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe që në propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanë fituar shumë kompetenca shtesë, në emër të një projekti të decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, që përkundër qëllimit me të mirë që mund të jetë menduar, kërcënon me rrezikun që të jetë i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe integritetin territorial te saj. Për Kosovën janë të papranueshme persiatjet dhe kërkesat serbe për krijimin e dy etntiteteve ose për ndarjen e Kosovës. Ato persiatje injorojnë faktin "për kuantume dhe proporcione relative demografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme" në Kosovë. Më në fund,theksojmë edhe faktin tjetër se Kosova nuk paraqet "territor diversifikativ etnik të karakterit enklav". Prandaj, "përthekimi i dhunshëm politik" i një pjese të territorit të Kosovës", përkundër kompromiseve shumë të dhëmbshme që ka bërë Delegacioni i Kosovës me decentralizimin, zonat e mbrojtura për rreth trashëgimisë serbe dhe procedurat favorizuese legjislative për minoritetet, do t"i kundërvihej drejtpërsëdrejti entitetit burimor politik të atij territori dhe do të ishte në diskordancë të drejtpërdrejtë me të.
Eshtë kohë e fundit që Kosova të dalë nga një "rreth i mbyllur" në të cilin ndodhet për më shumë vjet. Kosova është në pritje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB së të cilën do të duhej ta karakterizonin:
Së pari, qartësia politike, juridike dhe ndërkombëtare e statusit të Kosovës që do të menjanonte ambiguitetet në lidhje me të.
Së dyti, subjektiviteti i plotë ndërkombëtar i cili Kosovës do t'i hapte mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare, përfshirë aty edhe OKB në.
Së treti, integriteti territorial i vendit që do të siguronte shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës dhe zbatimin unik të ligjit në gjithë hapësirën e saj.
Së katërti, shteti funksional i Kosovës që do të mund të pengonte invalidimin e mundshëm të tij.

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2008 11:29
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NoThInG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NoThInG Shto NoThInG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NoThInG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Argumente shume interesante duke pasur parasysh dhe profesionin tuaj.

Megjithese tani pavaresia e Kosoves eshte fakt i kryer une doja te vendosja theksin te me korrigjojne ne gabohem (duke qene se nuk jam eksperte e Te Drejtes Nderkombetare ) ne
" Principin e Vetevendosjes se nje populli " present ne Karten e Kombeve te Bashkuara i cili jep te drejten nje populli nen sundimin e nje pushtuesi te huaj te shpalle pavaresine. Kjo eshte nje norme ne te Drejten Nderkombetare dhe si e tille ka efekte juridike tek shtetet e tjera dhe keto efekte jane te pacenueshme e s'mund te jene pre e konvensioneve nderkombetare sepse ky princip konsiderohet si Suprem.

Rasti te tjera ku aplikohet ky princip jane: vendet ish kolonialiste, vende nen sundim ushtarakisht te huaj, raste genocidi e grupe shoqerore te cilave i mohohet zhvillimi ekonomik, kulturor e shoqeror .
Kosova hyn tek ky princip dhe pikerisht kjo ka qene nje nga argumentet qe u perdor dhe ne hartimin e planit Ahtisari. Fakti se ne Kosove kishim te benim me nje genocid i jepte te drejten ketij populli te shpallte pavaresine ndaj nje Serbie qe i vrau, diskriminoi, i mohoi te drejtat themelore shtetasve te saj vetem se i perkisnin nje etnie tjeter.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2008 20:02
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Shtetet qe deri tani kane njohur Kosoven.

Afghanistan
Kosta Rica
Shqiperia
Franca
Turqia
ShBA
UK
Australia
Senegal
Latvia
Malajzia
Gjermania
Estonia
Italia
Danimarka
Luksemburgu
Peru
Belgjika
Polonia
Zvicra
Austria
Irlanda
Suedia
Hollanda
Islanda
Sllovenia
Finlanda
Japonia
Kanada
Monako
Hungaria
Kroacia
Bullgaria

Natyrisht shtetet qe kane rendesi jane ne liste, por kam nje pyetje per Ibrahimat, Hysenat apo Haxhi-Isufat e forumit. Ku i keni shtetet islamike qe i dashuroni aq shume? (pervec nja dy-tre qe kuptohet pse-ja).
Hajde mendohuni nje cike dhe pergjigjuni edhe kesaj pyetjes tjeter. Cila eshte feja e shqiptarit: shqiptaria apo islami? Ta keni parasysh kete sidomos kur diskutoni per ceshtjet e politikes rajonale/boterore.


Hajde rrofte Abrahami qe na la trashegimi tre fe shume te bukura dhe paqesore.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2008 21:05
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Lightbulb

Postimet jashte teme u fshine dhe si gjithmone do te fshihen ne te ardhmen .

Sa per ate pyetjen tjeter, kalo tek nen forumi i fese ... kjo teme e ka thelbin diku tjeter.

Faleminderit

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2008 20:45
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Jo jo, pyetja ime s'ka lidhje fare me fene. Lexoje edhe nja dy-tre qind here te tjera dhe ne qofte se vazhdon te jesh "challenged", me thuaj se ta shpjegoj me durim.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2008 01:10
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Jam plotesisht ne nje mendje me lost-soul kesaj here dhe ti moderator mos guxo te fshish shkrimet

Ku jane keta patriotet e ndritur te forumit?

Jane vertet patriote apo jane antifqinje?

Kete pyetje e kam edhe per ty Losti, se edhe ti je ca si i infektuar nga ajo semundje.

Po fakti eshte qe Kosova u tregua me e civilizuar se Sala dhe zgjodhi rrugen e prosperitetit....kot e zgjas edhe une

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2008 23:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Interesante disa tipa...mer vesh ti apo jo? ! here ne nje muaj e gjysem dhe hopa, kercejne sikur te kishin qene ne zjarr te temes.

kerkojne patriotet...gjeja o djale nje patrijot ket(sa)ij matrioti(e) se mbase dhe e verteta e kosoves gjendet.


PS: edhe i cik me rrejti menja se do mersha laptop te mire.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2008 00:32
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha daedal
Interesante disa tipa...mer vesh ti apo jo? ! here ne nje muaj e gjysem dhe hopa, kercejne sikur te kishin qene ne zjarr te temes.

kerkojne patriotet...gjeja o djale nje patrijot ket(sa)ij matrioti(e) se mbase dhe e verteta e kosoves gjendet.


PS: edhe i cik me rrejti menja se do mersha laptop te mire.



Ku eshte e keqja per ty deadel? As qe te kisha ty ndermend fare sepse te dy nuk kemi diskutuar asnjehere, megjithate je i mirepritur pa as me te voglin hezitim.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2008 00:43
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Jane vertet patriote apo jane antifqinje?

Kete pyetje e kam edhe per ty Losti, se edhe ti je ca si i infektuar nga ajo semundje.


E cili eshte presupozimi i kesaj pyetje? Qe antifqinj-izmi nuk ka asgje te perbashket me patriotizmin?

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2008 06:32
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > E Verteta Per Kosoven: Argumente Dhe Fakte

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.