Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara

Qysh prej disa oresh gjendet online arkivi i plote qe po tmerron boten e diplomacise mes shteteve. Behet fjale per komunikime midis ambasadave dhe qeverise amerikane ne lidhje me aspekte nga me banalet deri tek madhoret. Vetem nje pjese e vogel mbajne titullin SEKRET, por shume prej tyre hedhin drite mbi prapaskenat e politikes globale:

http://cablegate.wikileaks.org

Ose shkarkojini ketu ti keni ne kompjuter:
Torrent: http://cablegate.wikileaks.org/stat...2316.7z.torrent

Nga nje kerkim i shpejte nuk rezulton ASNJE fjale mbi Shqiperine (fjala "albania" nuk prodhon asnje rezultat). Rezultojne pak mesazhe mbi Greqine.

Duke qene se ne keto arkiva thuhet troc kush lider eshte trafikant droge apo i korruptuar, perfshirja e mesazheve nga Shqiperia do tregonte te vertetat e politikes tone, e cila perflitet cdo dite si e korruptuar. Leximi i mesazheve te ambasades amerikane do vertetonte lidhjet me krimin qe gjykatat tona te manipuluara nuk jane ne gjendje te nxjerrin.

Gjithashtu, dyshimi qe hodhen mediat shqiptare se Wikileaks do prekte marrdheniet e fshehta Shqiperi-Greqi nuk u vertetua.

Ne kete moment po lexoj nje mesazh SEKRET: http://cablegate.wikileaks.org/cabl...STATE14577.html

Lexim te kendshem...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 29/11/2010 ora 06:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 05:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

UPDATE

Mesa duket dokumentet e publikuara nuk jane te gjitha. Gazeta italiane La Repubblica qe po ndjek skandalin ore pas ore thote se dokumentat do publikohen me grupe ne ditet dhe muajt ne vazhdim.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 06:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Detaje teknike

Ndersa keto ore po kthejne vemendjen e gjithe botes ne skandalin e pare global, duhen patur parasysh disa detaje teknike.

Deri tani kane dale vetem 226 nga 250 000 mesazhet e fshehta amerikane. Pra, vetem 1 e nje mijeta e arkives qe disponohet. Kaq ka mjaftuar qe lideret e gjysmes se botes te dalin neper deklarata per shtyp (Berlusconi, Erdogan, Putin) dhe te kuptohet se disa qeveri genjejne hapur parlamentin apo thyejne kushtetuten e vendit te tyre... P.sh. nje qeveri arabe tallet me parlamentin e saj duke i treguar genjeshtra per te mbrojtur marredheniet me SHBA. Nderkohe, ne Brazil zbulohet se SHBA kryen operacione per te kapur terroriste te dyshuar megjithese qeveria braziljane ka kohe qe e mohon. Madje zbulohet se te arrestuarit akuzohen kot per droge sa per ti hequr qafe. Po te akuzoheshin per terrorizem mediat do u kushtonin vemendje, kshu per droge i burgosin kollaj...

Nderkohe gazeta "La Repubblica" qe po ndjek zhvillimet neper bote minut pas minuti mundohet te kuptoje ku i ruan dokumentet Wikileaks. Thuhet se grupi ka marre me qera nje kompjuter qe gjendet ne nje bunker te ndertuar ne Suedi. Bunkeri eshte ndertuar qe ti rezistoje bombes atomike me hidrogjen. Gjithashtu disa kompjutera te tjere duhet te gjenden ne Islande.

Oret e fundit Wikileaks deklaron se po sulmohet serveri i tyre rende. Vetem 24 ore me pare nje sulm tjeter detyroi grupin te modifikoje serverin per te dale me nje server ne amerike (qe mesa duket i perket firmes Amazon). Ne mesazhet e fundit thuhet se edhe po te mos punoje faqja e tyre neser gazetat El Pais (Spanje), Le Monde (France), Speigel (Gjermani), Guardian (Britani) & NYT (SHBA) do vazhdojne te publikojne mesazhet siç bene dhe sot.

Grupi Wikileaks ka kryer nje taktike te bashkrenduar me gazetat tradicionale ne menyre qe skandalet e publikuara mos kalonin si thashetheme interneti. Pikerisht per kete aresye kane vendosur te mos publikojne te gjitha mesazhet njeheresh, por t'a bejne avash-avash. Gazetat e mesiperme kane qene te vetmet qe kane patur ne duar gjithe arkiven qe do publikohet keto jave.

Shqiperia:
Rreth 882 mesazhe qe pritet te publikohen jane marre nga komunikimet e ambasades amerikane. Mediat shqiptare presin me goje hapur cfare do dale nga ato 882 mesazhe (gjera per Kosoven, por mbi te gjitha per marredheniet me Greqine e Serbine, vende me te cilat kemi konflikte).


P.s. Nensekretari i kryeministrit te Italise, Gianni Letta, ka thene pak me pare: "Nese kjo [qe po lexojme] eshte jeta politike dhe publike... Nese keto jane zakonet e epokes qe jetojme, duhet te shqetesohemi dhe tmerrohemi".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 10:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Tamam pe tu tmerruar eshte te mendosh ca pasojash do kete e thashe dhe te tema tjeter dje.

Gjermanja Spiegel Online ka nje harte me te mire me dokumentat.

http://www.spiegel.de/flash/flash-24857.html#tab=0

Per Shqiperine thote se ka 452 dokumenta


Nderkohe dhe media te tjera boterore po publikojne dosjet sekrete.

El Pais, Le Monde, Speigel, Guardian & NYT will publish many US embassy cables tonight, even if WikiLeaks goes down.

http://twitter.com/wikileaks/status/8924979961798657

http://www.guardian.co.uk/world/int...eaks?CMP=twt_gu

http://www.nytimes.com/2010/11/29/w...ables.html?_r=2

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 10:59
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ēfarė ėshtė Wikileaks

Wikileaks është një organizatë mediatike jofitimprurëse që ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare të siguruara nga burime sekrete.

Kryesisht bëhet fjalë për dokumente sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjitha strukturave të tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili është person në kërkim nga Shërbimet Sekrete amerikane.

Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete amerikane për shumë shtete të botës. Në tetor organizata publikoi 400 mijë dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak. Kjo solli pothuajse shkatërrimin e imazhit të ushtrisë dhe politikave amerikane në rajon.

Dje Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente të reja që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet e tjera të botës, informacione sekrete për aktivitete nga më të ndryshmet dhe dokumente që tregojnë diplomacionë e fshehtë amerikane.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 11:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sqarim: nuk jane 250 000 dokumentet e publikuara por vetem 226.

Julian Assange, zedhenesi dhe lideri i grupit qe po trondit boten eshte vene menjehere ne shenjester. Mesa duket Suedia ka leshuar urdher arresti per perdhunim, nderkohe qe vendi i tij, Australia, thote se po u kthye ne Australi Julian do arrestohet menjehere i akuzuar per perudhunimin qe e akuzon Suedia. Nuk dihet tamam per cfare perdhunimi behet fjale, por eshte e qarte se keto levizje tashme kane motive politike.


Nderkohe...
Me 25 Nentor Wikileaks ka vene ne dispozicion nje file torrent prej 1.3 Gb. Fton njerezit ta shkarkojne por file eshte i kriptuar. Askush nuk e ka kodin e deshifrimit tani per tani, prandaj askush nuk e di cfare mban brenda. Mendohet se togfjaleshi "history insurance" qe perdoret nga autoret tregon se aty jane gjithe dokumentet sekrete. Kodi i deshifrimit mund te behet publik nese dikush eleminon fizikisht grupin Wikileaks ose website-in e tyre.

Per te shkarkuar file (torrent):
Now is a good time to download some "history insurance"
https://thepiratebay.org/torrent/57...Leaks_insurance
5:04 PM Nov 25th

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 12:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ne fakt sjane dokumente por mesazhe diplomatike qe perdoren nga ambasadat e vendeve te botes me aq sa lexova .

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 12:52
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

A cache of a quarter-million confidential American diplomatic cables, most of them from the past three years...etj..shkruan NYTimes tani ne faqe te pare.Po kaq mbaj mend lexova dhe dje qe ishin 251.287 prap ne NYTimes.

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Nëntor 2010 13:31
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eliz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė eliz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: eliz Shto eliz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eliz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Si u be kjo puna e file-ve? Mua po me duket "shume zhurme per asgje". Hera e pare qe me puqen mendimet me ministrin e jashtem rus qe ishte tallur me gazetaret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 19:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Mahhh ............. edhe mua me duken budallalliqe ............... Eshte normale, kur do te besh per vete nje femer ....... i shan shoqen ....... keshtu e dhe puna politikes......... Cfare te thote ne sy ty tjetri nuk u thote armikut tend ......... Ku eshte skandali ketu?????
Pastaj ...... puna e e-maileve ......... Nuk besoj se ne ato rangje te larta ....... komunikimi i detajeve apo sekreteve behet me e-mail ...... .Ne ketu ku jemi, niveli baze, dhe nuk japim asnjehere opinion personal ne e-mail ......... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 19:42
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Wikileaks publikon arkivat e mesazheve te kriptuara

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.