Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit
Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Grekët, dhunë shtetërore ndaj shqiptarëve
Arben Vata
Në të njëjtën ditë kur mediat greke dhe më pas ato shqiptare, dhe rrjedhimisht në të gjithë botën, transmetuan videon skandaloze ku disa oficerë policie të rajonit të "Omonias" në Greqi ushtronin dhunë ndaj dy emigrantëve minorenë dhe më pas i detyronin ata që të rrihnin njëri-tjetrin (madje duke kënaqur epshet e tyre shtazarake kundër shqiptarëve edhe e regjistruan dhe e shpërndanë këtë video rrëqethëse nëpërmjet celularit dhe internetit), qeveria e zotit Karamanlis vendosi përfundimisht që emigrantët shqiptarë në Greqi të vijnë detyrimisht në Shqipëri për të legalizuar lejet dhe dokumentet e tyre të tjera të qëndrimit atje në ambasadën apo konsullatat greke në vendin tonë. Ndërsa disa ditë më parë, një 18-vjeçar nga një fshat i thellë i Beratit u plagos dhe për pak humbi jetën, pasi ushtarët grekë e qëlluan atë dhe disa bashkëmoshatarë të tij ndërsa po kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme në afërsi të Janinës në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Në pamundësi për të vrarë, dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, ose torturuar në kolektiv qindra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi (një mënyrë kjo që do tia ulte edhe më vlerat e demokracisë këtij vendi anëtar të BE-së, sidomos pas vrasjeve të njohura në rrugë, burgje apo kufi të emigrantëve), detyrimi për të sjellë këtu ushtrinë e stërmadhe të emigrantëve shqiptarë edhe pse kjo ligjërisht është e mbështetur në konventa të ndryshme evropiane, përbën në fakt dënimin e radhës që qeveritë greke, por edhe ato shqiptare, u bëjnë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Me këtë vendim që nuk dihet përse nuk u kundërshtua ashpër, apo nuk u negociua nga zyrtarët e Ministrisë sonë të Jashtme, për emigrantët shqiptarë në shtetin helen fillon tashmë një epokë e re vuajtjesh dhe sfilitjesh, vajtje-ardhjesh, shpenzimi kohe, energjie dhe parash, kokëçarjesh me burokratët e ambasadave dhe konsullatave greke në Shqipëri. Të cilët ndoshta me të drejtë do të mund të dyshojnë dhe kthejnë mbrapsht disa mijëra aplikime kur të ndeshen me mungesën e seriozitetit që shfaqin për ta dokumentet e ofruara nga gjendjet civile shqiptare apo institucione të tjera të pushtetit lokal dhe atij qendror.
Por, nuk është ky problemi më i madh me atë që po ndodh me shqiptarët në Greqi. Të mësuar me sorollatjet e zvarritjet e administratës greke atje, me marrjen sistematikisht të dokumenteve apo ripërtëritjen e tyre, një proces që për fat të keq u merr për vit kohë dhe para të madhe, emigrantët shqiptarë në Greqi më shumë se sa kjo besoj se janë të shqetësuar për një klimë të theksuar antishqiptare që herë pas here merr karakter kolektiv dhe për më tepër kultivohet nga autoritete apo institucione të rëndësishme të shtetit grek, me përjashtim të medias. Gjithkush mund të komentojë sipas orekseve grindjen e një emigranti me pronarin e vet që nuk i jep paratë apo e raporton në polici për qëndrim ilegal, pasi punën e tij e ka shfrytëzuar me muaj të tërë. Por nuk mund të konsiderohet një veprim spontan dhe sporadik dhunimi psikologjiko-fizik në një rajon policie nga një grup oficerësh. Apo këngët antishqiptare të ushtarëve grekë si dhe "vetëvrasjet" enigmatike të shqiptarëve në burgjet greke, siç ishte për shembull ajo e një të riu me origjinë nga Përmeti, i akuzuar për vjedhjen e dy celularëve, dhe që u gjet pa jetë e me shenja të qarta dhune në trup në qelinë e tij në një komisariat policie. Për herë të parë qeveria shqiptare nxori përpara kamerave një zyrtar të nivelit/////////// të padenjë për reagime të tilla, i cili shprehu keqardhjen e Tiranës për akte të tilla dhe kërkoi nga drejtësia greke dënimin e autorëve dhe përgjegjësve të kësaj ngjarjeje. Sikurse edhe në rastin e videos së ushtarëve grekë, që kërkonin të bënin lidhëse këpucësh me zorrët e shqiptarëve, ku për pasojë u morën vetëm masa administrative ndaj protagonistëve dhe drejtuesve ushtarakë të kësaj ngjarjeje, edhe në rastin e videos së dhunës ndaj emigrantëve në rajonin e policisë, largimet nga puna të oficerëve nuk mund të jenë aspak të mjaftueshme.
Qeveria shqiptare nuk mund të diktojë vendimet e drejtësisë greke, por zyrtarë të saj, avokati i popullit, përfaqësues të shoqërisë civile etj., duhet të kërkojnë me ngulm dënime maksimale ndaj këtyre njerëzve. Të cilët nuk është çudi që si në rastin e vrasjes së emigrantit Gramoz Palushi, pas ndeshjes së Kombëtares sonë me atë greke, të cilësohen të sëmurë dhe të pa përgjegjshëm nga drejtësia greke, e cila në një masë të madhe gjen këtë rrugë shpëtimi për të mos ndëshkuar qytetarë apo zyrtarë grekë që dhunojnë sistematikisht qytetarët shqiptarë, edhe pse të natyralizuar prej gati 15 vjetësh në Greqi. Protesta e organizuar nga emigrantët shqiptarë në Greqi sigurisht që do të ishte më domethënëse nëse krahas diplomatëve tanë atje do të shoqërohej me një përfaqësim të një rangu të caktuar edhe nga shoqëria civile, e cila në rastin më të pakët duhej të solidarizohet në një formë të ngjashme me protestën e emigrantëve në Athinë. Skena të tilla, si djegia e flamurit grek në disa qytete të Shqipërisë 3 muaj më parë, nuk i shërbejnë askujt dhe për këtë arsye reagimi njerëzor i qytetarëve këtu duhet menaxhuar në mënyrë të tillë që ne të mos shfaqim të njëjtën urrejtje siç grekët nuk përtojnë ta demonstrojnë publikisht dhe në mënyrë institucionale ndaj nesh. Por, për fat të mirë ndryshe po ndodh kohët e fundit në mediat greke, të cilat këto ditë po mbajnë gjallë një fushatë denoncuese ndaj akteve të tilla që të lënë të kuptohet se kjo urrejtje ndaj shqiptarëve duhet të marrë fund. Ndërsa për fat të keq, ndryshe ndodh me mediat shqiptare, të cilat të ngarkuara si zakonisht me politikat e "mëdha" të ditës e kanë trajtuar këtë fenomen shumë përciptazi, duke treguar në rastin më të mirë pavëmendshmëri dhe në rastin më të keq neglizhencë me dashje apo mosdashje ndaj këtij akti tronditës për të gjithë
www.gazeta-shqip.com/artikull/
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|