Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

--------------------------------------------------------------------------------
Don Zhuani........



Endesh
si hije,
Mes ecejakesh
të pasosura…
Dashnor
i përjetshëm.
Tragjik
i shekujve.
Ti.
Donzhuani
shqiptar
i legjendave.
Ti.
Fantazma
ironike
e netëve…!
Kostandin!
“Vëlla”
i përbaltur.
Pse
frikë
patën?
Pse
s’thanë
të vërtetën?
Që,
Doruntainat,
ti,
i ndërrroje
përditë.
Pse
e përçudnuan
kështu
legjendën?
Pse
mbyllën
sytë?
Shkatërron
dhe rilind.
Shuan
dhe ndez,
Ëndërrat
e vajzave,
të prera
në mes...!
Herë – copa balte
tragjike,
lëshon.
Herë – ar – eliksir dashurie.
Herë Doruntinën – princeshë,
përqafon.
Herë,
i frikshëm,
shfaqesh
si hije.
Qëndron
statujë,
mes jetës
dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Të hysh,
a,të dalësh?
Të rendësh ,
mes territ
dhe
skandalit,
a,
hapin,
gjëkundi,
ta ndalësh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotësh
mblodhe,
në altarët
e pritjes.
Pasione pa fund
ndeze.
Shojte,
zjarre
tragjikë.
Me alibinë- satirë
të Ngritjes,
nga,
i yti
varr,
alegorik…!
Endesh
fantazmë,
mes,
ecejakesh
të panumërta...
Dashnor
i përjetshëm.
“Vëlla”!!!
Ah,
sikur...!
Doruntinat
e dhimbjes,
nuk vdesin.
Rilindin,
nga brinjët
e tua…
Si
Eva,
nga Adami,
dikur …!!!

Edhe nje perle tjeter prej Su...
__________________

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Korrik 2009 16:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Një gjethe


E zgjidha,
magjinë
e egzistencës.
Jam gjethe,
e flakur
mes rrugës…
Kalojnë
mbi mua,
pushtete,
këpucësh…!



ǒështë një zog?

Një zog,
nuk është
thjesht,
shpend.
Nuk është
thjesht,
qenie
që cicëron.
Përpëlitet,
ai,
brenda
çdo njeriu.
Qesh
dhe
vajton.
Një zog,
përmbys,
anijen
e shpresave.
Pastaj,
ngarkuar
me ëndrra,
fluturon…
Një zog,
çukit shpirtin,
çdo çast.
Pastaj...
Me hipokrizi,
shëron...!
Dhe...
Cicërima – këmbanë,
tmerron,
varrin tënd.
Një zog,
nuk është
thjesht,
shpend.
Është,
vdekja
dhëmbërënë...

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 13:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Si Kësulkuqja do trokas

Do t’vija tek ti,
si Kësulkuqja.
Me shportën
e luleshtrydheve,
dhe…
një pako
kafe.
Por,
s’më prite dot.
Të rrëmbeu
vdekja,
në dasmën
time.
Dhe,
në vend të shportës,
solla lot…
Do t’vij
tek ti ,
si Kësulkuqja.
Por,
Mos vallë?
Mos vallë
ujku
na gëlltit,
si në përrallë?
Megjithatë,
unë,
do të trokas.
Vdekjen,
do e verboj,
me një grusht
piper.
Dhe,
pakon
me kafe,
nga shporta
do e nxjerr.
Dhe,
Ty,
e dashur,
në dorë
do të ta jap.
Do puth
cepin e varrit,
pastaj ,
do të kthehem
prapë...!
Por,
jo
si Kësulkuqja…
Se,
ajo
në kthim,
mori
edhe gjyshen
me vete…
E dashur.
E ëmbël.
Si vegim,
në zemrën
time,
Mbete...!
__________________
Po Su... gjyshja jote ka qene nje zonje grua.Ajo e meriton nje respekt te till nga mbesa e saj poete.

Ah ajo pako kafe e komunisteve,per te mirat gjyshet tona ishte si flori.
Gjyshja ime rahmet paste me thosh se kokrra e kafes ne kohen e Zogut ,por edhe me pare, ishte sa nje koker ulli,jo sa kjo sot si kakerdhi,por une femije nuk e kuptoja domethenien e atyre fjaleve (behet fjale per vitet 60)

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 14:02
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Po me pelqeka ana erotike e saje ne poezi, IQVLORA, po me pelqeka...por sikur jashte saje humbiska veten. Sdq me pelqejne femrat qe guxojne, Ahmeti eshte nje shembull i bukur i l'enfant terrible. Shohim se c'drejtim do marre Zisi.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 14:03
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pershendetje qershi permbi torte!

Su... eshte nje poete tashme e afirmuar dhe e talentuar.Poezite qe po publikoje tani jane krijime te librit te saj te pare.Ndersa ato te parat te mevoneshme.Ajo eshte nje shpirt i lire.Ajo shkruan poezi moderne,qe mua me sherojne shpirtin.Sa here qe merzitem apo nuk jam ne qef,filloj e lexoj keto mrekulli te poetes Su....Behem melankolik dhe deshiroj ti puth duart dhe mendjen poetes.
Edhe Moza eshte nder te preferuarat e mia.Moza ka shaqur talentin e saj edhe si kengetare.Visar Zhiti etj.
Nuk e di por Su..me pelqen me shume,sikur me ngjisin poezite perla te stermbeses lirikut labse Ali Asllanit.
Muza e saj ka nje dashuri te madhe per popullin bije e te cilit eshte.Po te them nje fakt,se kjo poete i ka shperndare librat e saj falas neper librarite e Shqiperise.Ajo nuk eshte e pasur nga ana ekonomike,por ajo zoteron nje pasuri te madhe, e cila e ka emrin dashuri per njerzit e tjeshte!
Te falenderoj per vleresimin tuaj amor!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 14:24
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Meditim mbi glob

Hija
e flokëve
të mi,
mbuloi
Europën.
Nën diell,
mbete,
Ti.
Shqipëria ime,
e vogël…!
Dhe,
si një princeshëzë
e artë,
dritë
lëshon
mbi glob…!
Faleminderit,
përfytyrimi
im,
snob...!!!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 14:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Su... eshte nje poete tashme e afirmuar dhe e talentuar.Poezite qe po publikoje tani jane krijime te librit te saj te pare.Ndersa ato te parat te mevoneshme.Ajo eshte nje shpirt i lire.Ajo shkruan poezi moderne,qe mua me sherojne shpirtin.Sa here qe merzitem apo nuk jam ne qef,filloj e lexoj keto mrekulli te poetes Su....Behem melankolik dhe deshiroj ti puth duart dhe mendjen poetes.
Edhe Moza eshte nder te preferuarat e mia.Moza ka shaqur talentin e saj edhe si kengetare.Visar Zhiti etj.
Nuk e di por Su..me pelqen me shume,sikur me ngjisin poezite perla te stermbeses lirikut labse Ali Asllanit.


Jo, jo, te mos e egzagjerojme tani! Kjo s'ka krahasim me M. Ahmetin, Ahmeti eshte poeteshe e afirmuar. Ahmeti, ne te kunderten e kesaj Zisit, ka aplikuar idete e saje te femres te lire dhe ne jeten e saje private. Sa force i duhet nje femre, ne ate mentalitet shqiptar ku femra vetem llustron jeten martesore, qe te thoje"une dhe im shoq jemi bere si vella dhe moter..."? Kam ekstremisht zili guximin e saje dhe aftesine per ta kthyer ne letersi, ajo eshte njeri qe me qejf do doja ta njihja nga afer. Kurse Zisi, Zisi per momentin eshte nje poeteshe wannabe, teper e thurur nga rrjeta moralistike ne te cilen ben pjese. Poezia duhet besuar dhe une te Zisit e konsideroj thjeshte si fantazi e nje femre seksualisht te limituar. Le ta quajme nje valvul.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 10/07/2009 ora 14:51

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 14:35
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Sigurisht qe eshte mendimi juaj.Duhet t'i lexosh librat e saj me poezi dhe te garantoj se nuk do te dalesh ne perfundime te tilla.









BIOGRAFI

Suzana Zisi, u lind në Vlorë ne 1967.
U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990.
Që nga viti 1990 deri në vitin 2000 botoi krijimet e në faqet e gazetave letrare të kohës. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005.
Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “Imazhet kanë ftohtë” me parathënie të kritikut dhe studiuesit të mirënjohur kosovar, Agim Vinca.
Në librin e saj të pare, Suzana, prezanton një botë të veçantë poetike, nëpërmjet një ndjeshmerie filozofike dhe universale moderniste, e cila e shpalos trajtën e saj, përmes metaforave dhe simboleve individuale.
Këtë metaforë dhe simbolikë, autorja e ngre në një shkallë më të lartë në frymëzimin dhe ligjërimin poetik të librit të dytë, ç’ka ka sjellë jo vetem modernizimin e imazhit poetik, por edhe një pjekuri më të madhe në vleresimin dhe materializimin e ideve dhe dukurive të jetës dhe botës.
Elementi logjik i filozofisë në poezitë e Suzanës, pasi ka krijuar një sfond ala "Dali", vjen i plotë, i embël, ngjethës dhe agresiv. Strukturat e ekuilibrit, (këtij elementi të përhershëm të natyrës), janë mjaft solide. Ngjyrat që janë përdorur ne këto poezi nuk kanë shumë ndricim. Ato i përshtaten një horizonti "horror". Telajo, nuk eshte kanvacë...Lëkurë njeriu e regjur ështe përdorur në vend te saj.
Suzana, në poezinë e pas viteve 90, është një zë i vecantë që klith vërtetësi, meditim, shpirt dhe kurajë për të ecur përpara.
Janë duke pritur radhën e botimit, 3 libra: një roman, një vëllim poetik dhe një përmbledhje me proza të shkurtra.”

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 15:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

LIRIKË E PEIZAZHIT SHPIRTËROR

…….

Vargut të poeteshave shqiptare të kohës sonë po i shtohen nga dita në ditë emra të rinj. Suzana Zisi, është pa dyshim një nga këta emra. Pas botimit të librit të saj të parë, E bardha është pak (2004), Suzana del para lexuesve me librin e saj të dytë Imazhet kanë ftohtë, që e shpalos në mënyrë akoma më të plotë e më të nuancuar botën e saj poetike. Shikuar nga pikëpamja e qëndrimit që mban ndaj jetës, njeriut dhe vetes poezia e Suzana Zisit do të mund të karakterizohej si poezi e peziazhit shpirtëror.
Shpalimi i botës komplekse shpirtërore të njeriut, të femrës në veçanti, depërtimi në labirintin e dëshirave, ëndrrave, shpresave, dilemave dhe shqetësimeve të subjektit lirik, është një veçori e përgjithshme e kësaj poezie. Ky pozicion, sa soditës, aq edhe refleksiv, e përcakton në masë të madhe edhe strukturën ritmike dhe figurative të kësaj poezie.
.I përbërë nga rreth njëqind poezi, vëllimi poetik Imazhet kanë ftohtë ndahet në tre cikle: Ëndrra në pjatën e mungesës…, Lulevjeshte dhe Metafora e diellit. Edhe pse nga pikëpamja e ligjërimit poetik libri ka një unitet të theksuar artistik, megjithatë bie në sy fakti se derisa në ciklin e parë mbizotërojnë motivet që lidhen me dehumanizimin dhe tjetërsimin e njeriut në kohën tonë (peziazhi urban, imazhet gri, ftohtësia dhe mungesa sugjerojnë pikërisht këtë emocion), në dy ciklet e tjera ndeshim një atmosferë disi më të butë e më subtile, pra kemi të bëjmë me një lirikë tipike femërore, nocion ky që në këtë rast nuk ka kurrfarë konotacionesh negative. Përkundrazi. Imazhet e rënda e dramatike të ciklit të parë, ku poetesha i referohet shpesh mitologjisë antike e biblike (Adami, Eva, Zoti, djalli, Krishti, Zeusi, Pandora, Prometeu, Narcisi, Dionisi etj.), por edhe realitetit bashkëkohor, e ku nuk mungojë herë-herë as vizionet apokaliptike,
zëvendësohen në dy ciklet vijuese nga një ndjeshmëri më e butë lirike e intime, ku figura qendrore dalin lulevjeshta dhe dielli, që shfaqen që në titujt e cikleve.
Dashuria është një lajtmotiv i poezisë së Suzana Zisit. Këtë ndjenjë kaq të thellë dhe motiv të lashtë poetik autorja e këtij libri arrin ta trajtojë me një ndjeshmëri të hollë lirike e shprehje moderne poetike. Në disa nga vjershat më të bukura të librit, çfarë janë, fjala vjen, Në ëndrrën time, Fillim-fundi im, Pëshpërimë etj. ndjenja e dashurisë merr përmasa kozmike. Në lojën magjike të dashurisë hyjnë: dielli, qielli, yjet, retë, shiu… Është një “valle”, që ta kujton pak a shumë vallen eterike lasgushiane, por e luajtur ndryshe, me mjete të tjera e tingëllim të ri dhe në tjetër kohë gjithsesi.
Suzana Zisi është krijuese që e zotëron mirë ritmin, figurën, fjalën, rimën dhe ngjyrimin stilistik, predispozitë kjo pa të cilën askush s’është bërë poet në këtë botë. Është për t’u përshëndetur gjithashtu fakti që elementet fundamentale të poezisë (rimën, ritmin, metaforën etj.) ajo i vë në shërbim të mendimit poetik. Fjala dhe ideja në vargun e saj janë në harmoni të plotë


Unë jam pëshpërimë,e stinës së ndezur.
Dehem duke pirë, honeve të trillit…
Ndërsa ti i drojtur
.i derdh lulevjeshte,
Kupës së praruar me mushtin e pyllit…

thuhet në vjershën Musht i lulevjeshtës, ndërsa vjersha Vjeshtë…Mëngjes hapet e mbyllet me vargjet:

Vjeshtë…
Mëngjes…
Pi të trishtën mjegull, në vend të kafesë….

Muza poetike e Suzana Zisit ndërton “mure marrëzie”. Absurdi dhe rebelimi nuk janë të panjohura për të, por në aurën e saj mbizotërojnë dashuria dhe humanizmi. Poeti, sipas Suzanës, i ngjan një zogu fantastik që “çukit simbole” dhe “ftillon metafora”, duke mbështjellë gjithçka me “rima e asociacione”.

Zogjtë e malit çukisin simbole
Metaforat, ftillohen deteve me shkum
Tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
Jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asosiacione.
.Tretem
.e detit shkumë,
e qiellit, re…
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
Dhe duke pëshpëritur: “Je imi Diell…”
Fle…

Një nga poezitë e librit në fjalë titullohet Ty që po më lexon tani… Është e qartë se poetesha jonë, si çdo krijues tjetër, dëshiron të komunikojë me lexuesin e saj hipotetik, me atë të cilit ia dedikon vargjet e saj dhe ia detyron frymëzimin. Me çiltërsi e modesti autorja shpreh dëshirën e saj që të krijojë një varg që “shpirtin ta ngroh”, me një ritëm që t’i ngjajë “lëkundjes së valëve”; një varg që të përçojë dritë në shpirtin e njeriut e të gdhendë një varkëzë me emrin “fjalë”, për të përfunduar:

Dhe ti,
i ulur brenda saj,
Nëse do ndihesh i gëzuar,
Ëmbël do më pëshpërisësh:
“Është shpirti yt, duhet lexuar…”.

Është shpirti i poeteshës, që flet me afsh e mall. Është një pëshpërimë që duhet dëgjuar; një libër që duhet lexuar.

Prishtinë, dhjetor 2006

Agim Vinca

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 15:39
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Jo, jo, te mos e egzagjerojme tani! Kjo s'ka krahasim me M. Ahmetin, Ahmeti eshte poeteshe e afirmuar. Ahmeti, ne te kunderten e kesaj Zisit, ka aplikuar idete e saje te femres te lire dhe ne jeten e saje private. Sa force i duhet nje femre, ne ate mentalitet shqiptar ku femra vetem llustron jeten martesore, qe te thoje"une dhe im shoq jemi bere si vella dhe moter..."? Kam ekstremisht zili guximin e saje dhe aftesine per ta kthyer ne letersi, ajo eshte njeri qe me qejf do doja ta njihja nga afer. Kurse Zisi, Zisi per momentin eshte nje poeteshe wannabe, teper e thurur nga rrjeta moralistike ne te cilen ben pjese. Poezia duhet besuar dhe une te Zisit e konsideroj thjeshte si fantazi e nje femre seksualisht te limituar. Le ta quajme nje valvul.



'

Me duket se nxjerr konkluzione te papjekura mire dhe aspak reale.

Mimoza Ahmeti eshte nje poete mjaft e mire, por nuk behet fjale per te kunderta apo per te njejta. Ajo eshte poete e tipit te saj. levron mire poezine dhe ka shume mendim brenda.

Zana Zisi eshte dicka tjeter, me e mire apo me e keqe, kjo ka pak rendesi. Ajo nuk ka shume mendim te thelle neper poezite e saj, por ka penel te forte dhe ne vend te qimeve te kalit perdor dicka me te ashper per te ndertuar penelet e saj. Duhet te lexosh te gjithe krijimtarine e saj per te hyre ne thellesi te stilit qe per te qene realiste Zana e ka te sajin. Shkrimi i saj dallohet mire qe eshte i saj. Ka plot mendime konfliktuale midis poezise dhe kontrasti eshte mjeti i saj i dukshem. Nje bardhezi e forte qe shpesh mjegullohet nga avujt e kalase se Gjirokastres ku edhe ajo krijon. Ajo ka pak nga Vlora dhe as qe afrohet me lirikat e Ali Asllanit. Kjo per mua eshte merite. Nuk mund te jene te gjithe lirike.

Zana punon me poezine dhe e nxjerr ate me shume gjemba e qoshe, por e ka te nje stili te tille, te gjithen dhe totalisht. Nuk do te doja te analizoja te gjithe elementet e poezise se saj, por pikerisht ajo fluturon ne zona fare te lira, te emancipuara dhe ca me shume.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2009 16:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.