Roi
Drift in and out....
Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Haiti,termeti shkakton nje nga katastrofe biblike !!
Tragjedi në Haiti, mbi 100 mijë të vdekur
Goditja ishte 7 ballë e shkallës Rihter dhe bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka rënë në Haiti gjatë dy shekujve të fundit
Dita e djeshme do të mbahet mend gjatë në historinë e Haitit të varfër. Është dita kur kanë humbur, brenda një kohe të shkurtër, jetën mijëra njerëz dhe vendi është shkatërruar në një masë të jashtëzakonshme.
Presidenti i vendit, Rene Preval, tha se mijëra persona kanë vdekur nën rrënojat e shkaktuara nga katër lëkundje të mëdha tërmeti, që tronditi nga themelet kryeqytetin e vendit. Shefi i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se një dëm të madh ka pësuar edhe misioni i OKB-së dhe rreth 100 anëtarë të stafit të tij janë të vdekur dhe një pjesë ende të pagjetur nën gërmadha. Ishte një goditje shumë e fortë prej 7 ballësh e shkallës Rihter dhe bëhet fjalë për tërmetin më të fortë që ka rënë në Haiti gjatë dy shekujve të fundit. Ky tërmet goditi rëndë kryeqytetin Port-au-Prince. Sipas Kryeministrit të vendit, i cili dha një deklaratë për shtyp, ka mundësi që numri i viktimave të ketë kaluar të 100 mijë vetët. Ndërsa sipas Kryqit të Kuq, mbi 1 milion persona janë prekur drejtpërsëdrejti nga kjo tragjedi, duke mbetur të pastrehë, apo më keq akoma, duke u plagosur rëndë. Mes personave të vrarë është edhe arqipeshkvi katolik i kryeqytetit. Ai është gjetur i vdekur në zyrën e tij, bashkë me disa misionarë. Ndërsa Presidenti i vendit tha se ndër personat e afërt të stafit të tij, shumë prej tyre kishin vdekur. Ai e ka përshkruar situatën në kryeqytetin e vendit si të paimagjinueshme dhe ndër të tjera tha: Parlamenti është shembur.
Zyra e taksave gjithashtu. Shkollat janë rrafshuar me tokën dhe nuk ka as spitale për të çuar të plagosurit. Dhe të gjitha godinat kanë qenë të mbushura me njerëz. Edhe burgu më i madh i kryeqytetit është rrënuar dhe, sipas raportimeve, ka pasur edhe ikje të të burgosurve prej godinës së shembur. Menjëherë pas kësaj tragjedie, gjatë një fjale të mbajtur në Uashington, Presidenti amerikan, Obama, deklaroi se do ti jepte Haitit një mbështetje të palëkundur për atë që e quajti një shkatërrim mizor dhe të pakuptueshëm. Ai urdhëroi një sipërmarrje shumë të shpejtë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish që të jetë e mundur dhe ndihmat e para amerikane do të mbërrijnë në orët e para të së mërkurës. Veç ushqimeve e medikamenteve do të ketë ekipe shpëtimi të specializuar për të nxjerrë njerëzit nga situata të tilla katastrofike.
Tërmeti, që ka goditur një zonë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, është pasuar nga tre goditje të tjera po aq të fuqishme. Goditja e parë ka ndodhur në orën katër pasdite sipas orës lokale. Menjëherë pas saj, linjat telefonike me vendin dështuan. Zyrtarët e OKB-së thanë se ndër godinat e shembura menjëherë ishte pikërisht godina e tyre. Tashmë vendi ka nevojë për një ndihmë shumë të madhe nga vende dhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare, për të shpëtuar ata që mund të kenë mbetur nën rrënoja, për të ndihmuar të plagosurit dhe për të strehuar mijëra njerëz që kanë mbetur pa shtëpi, pa ushqim dhe në mëshirë të fatit. Pritet që shumë vende të nisin menjëherë ndihmat e tyre për të përmirësuar situatën. Të vdekur ka edhe nga trupat paqeruajtëse. Bëhet fjalë për kinezë dhe brazilianë.
G. Shqip
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|