Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret > Skrapar / Kanionet / Shpella e Pirogoshit, etj...
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ColdFire
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2008
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 911

JA BABA TOMORRI

p.s. Aurela eshte vajze me shije ore djale...di ku ti beje videot..qe te terheq dhe ne te tjeret...

shuuuuume bukur

__________________
Frankly my darling , I don't give a damn!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:18
ColdFire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ColdFire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ColdFire (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ColdFire Shto ColdFire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ColdFire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tomorr rmx.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 46 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
JA BABA TOMORRI

p.s. Aurela eshte vajze me shije ore djale...di ku ti beje videot..qe te terheq dhe ne te tjeret...

shuuuuume bukur




Nuk po i zvogeloj proporcionet e fotos se meparshme... edhe pse mund te duket pak keq ne raport me te tjerat... por sikurse thua edhe ti, madheshtia e malit ia vlen nje fotografi kaq "madheshtore"
Ja nje tjeter nga mali i Tomorrit.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Modifikuar nga Gjergj Kastrioti datė 01/03/2009 ora 18:41

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:26
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ej ej ej.
Se me kujtuat me te vertete ate filmin me Skenderbeun ju kur i thoshte Donika shife Gjergj sa e bukur eshte Shqiperia.
Hahahha nejse shaka.

Gjergj me te vertete ke bere nje pune te bukur me keto fotot.
Te lumshin duart.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:29
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re dsc03559.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 47 herė.

Ujevara e Bogoves, nga uji i se ciles perdorin Skrapari e Berati!!!
Por edhe ku ka bere videoklipin Aurela! :p

Kjo foto eshte e bere nga une!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:30
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Gjergji shum e bukur kjo tema, bravo!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:30
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti



madheshtia e malit eshte e drejte me madheshtine e malit.

Ja nje tjeter nga mali i Tomorrit.



Madheshtia me madhesine doje te thoje ...apo jo ??

Hihihii..

Fotot shume te bukura...Shqiperia aq e vogel me mrekulli te medha

Kjo kenga shkon me fotot
http://www.youtube.com/watch?v=34jK7zsag44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:37
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re shpella.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 45 herė.

Ajo është shpella më e gjatë në Shqipëri. Megjithatë gjatësia e saj është matur deri në atë vend që ka shkuar ekspedita e fundit, pasi dhe ata nuk arritën dot që ti gjenin fundin. Suat Braçellari, zv. president i shoqatës Didaktike shkencore Speleologjike shqiptare, ka kryer eksplorime në këtë shpellë si me grupin speleologjik të zonës ashtu edhe në bashkëpunim me të huaj, por fundi i shpellës nuk është gjetur. Sipas gojëdhënave të zonës, kjo shpellë ka dalje në Pogradec.

Duke lënë mënjanë gojëdhënat, një gjë është e sigurt, që sipas shenjave dhe lëvizjes së korenteve të brendshme të ajrit kjo shpellë ka me siguri një dalje.

Deri tani folëm për Shpellën e Pirrogoshit, e cila ndodhet vetëm 3 km në VL të qytetit të Çorovodës, në faqen veriore të kanionit madhështor të Gradecit me gjatësi 3.5 km dhe thellësi maksimale mbi 350 m.

Shpella e Pirogoshit ka një hyrje të gjerë 12 m dhe me lartësi 4-5 m. Gjatësia e eksploruar deri më tani nga grupi speleologjik i Skraparit me tre speleologë francezë të shoqatës së Grenablit në 1993 është 1853 m.

Shpella ka dy degëzime kryesore dhe degëzimi që ndjek drejtimin nga lindja është me gjatësi 380 m, ndërsa tjetri vazhdon edhe më tej.

Korridori VP ka një pjerrësi të lehtë. Fundi i tij është 40 m më poshtë se niveli i hyrjes. Korridori i dytë ëshët 80 m nën nivelin e hyrjes.

Shpella është përgjithësisht lehtësisht e kalueshme, jo vetëm për speleologët, por edhe për vizitorët e zakonshëm. Në brendësi të saj gjenden stalaktite e stalakmite. Gjithashtu ka vende, ku terreni është i mbuluar nga shtresa të tëra mikro-organizmash, të cilët të krijojnë idenë se shpella është e mbuluar nga një “tapet” i ngurtë e i bardhë. Këto si dhe shumë bukuri të tjera natyrore janë ato që kjo shpellë ende e paeksploruar plotësisht të ofron. Pavarësisht se, deri tani ajo është më e gjata në Shqipëri, nëse eksplorohet plotësisht dhe nëse zërat në lidhje me të janë të saktë, atëherë kjo shpellë mund të rezultojë si një nga më të rëndësishmet e rajonit tonë. Ajo mund dhe duhet të bëhet efiçiente. Megjithatë, vizitorët në këto anë nuk tërhiqen vetëm nga bukuritë natyrore të shpellave e shkëmbinjve, por edhe nga një shkak tjetër, legjendat në lidhje me florinj e pasuri të fshehura në shpellat e shumta, të cilat jo të gjitha janë të eksploruara për shkak të natyrës shumë të ashpër shkëmbore.

Një nga dëmet më të mëdha që këta kërkues të papunë e të palodhur kanë bërë është edhe shkatërrimi në 1997 i hyrjes së shpellës së Pirrogoshit.

Janë shkatërruar shumë stalaktite që ndodheshin në hyrje të shpellës, thjesht për “qejf” dhe për të parë nëse ka pasur të fshehur ndonjë send me vlerë.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:38
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ura.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 43 herė.

Ura e Kasabashit u ndërtua në vitin 1640 nga kryearkitekti i Perandorisë Osmane, arkitekt Kasemi. Emri i tij i gjatë ishte Reis Mimar Kasemi dhe origjinën e kishte nga Gramshi i Tomorricës.

Ura e Kasabashit mund të quhet me të drejtë një monument kulture me vlera të rralla arkitekturore. Ura është 26 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe harku i madh i saj është 12 metra. Sot kjo urë ruhet në gjëndje të mirë dhe vazhdon të funksionojë si nyjë kryesore lidhëse midis zonave të krahinës. Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovës janë ndërtuar mbi dy degë të lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, përkatësisht në veri dhe në jug të tij. Specialistët mendojnë se ato janë ndërtuar rreth shekullit XVI - XVII.



ps: Faleminderit per komplimentat, por ne fakt fotot nuk jane te miat, e vetmja foto qe kam publikuar ketu eshte ajo e Ujevares, ndersa te tjerat i ka bere Ardian Naco.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:43
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 111.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 43 herė.

Relievi malor dhe përbërja gjeologjike prej shkëmbinjsh gërqerorë, ka krijuar një peisazh natyror tepër interesant duke i falur kështu një potencial turistik të lakmueshëm. Në Skrapar është mjaft i përhapur karsti, sidomos në vargun
Tomorr-Kulmak-Mican. Në këtë zonë janë disa shpella interesante, horizontale e vertikale si: Shpella e Zaloshnjës, Gropës së Cicojkave, Shpella e ariut dhe ajo e Pirogoshit, ku kjo e fundit është një pasuri turistike me vlera shumë të mëdha.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:48
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Ēorovoda

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 333.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 42 herė.

Ajo është vendosur midis dy lumenjve. Rrallë ndodh që dy lumenjtë, pasi kanë ecur me kilometra të tërë të vetmuar mes malesh të lartë, të bashkohen në fund të këmbëve të Çorovodës dhe të dy “miqtë” e vjetër nisin rrugën e përbashkët drejt detit, duke lënë pas Çorovodën e maleve, por edhe të halleve, ndërsa valët e Osumit thurin këngën “O ju malet me dëborë, pse s’qani hallet e mia”. Në të dy anët varen rrëpira valë-valë, ndërsa shkëmbinjtë e thepisur lotojnë ujë. Degët e lisave, ngarkuar me hardhi, përbëjnë dekorin e saj, ndërsa rrapet shekullore me ujin e ftohtë të Varishtit dhe të Guhakut i freskojnë njerëzit e këtij qyteti për të harruar të nxehtin e këtij qershori. Përpara qytetit qëndron kalaja, një mrekulli e vërtetë, një monument i pashpallur i natyrës së Skraparit. Malet e kodrat zbresin butë-butë drejt Çorovodës së qetë. Një fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, “vodhi” pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkë. corovoda-osumi.jpgDuke shkruar këto radhë më vijnë ndërmend një poezi e Dritëroit të madh ku thotë se shpesh kalojmë pranë bukurisë si udhëtarë, pa e vënë re se na buzëqesh madhështia.
Dikur Çorovoda ishte një vend i preferuar. Sëra e lartë e qytetarisë vinte këtu për të thithur ajrin e pastër të maleve apo për të pirë një gotë ujë të ftohtë që të shton oreksin. Pa përmendur këtu rakinë dhe rehaninë, pije karakteristike skraparase. Por gjithë historia e saj duket se ka vlera deri në vitin 1990.

Heshtje që flet

Çorovoda, duke freskuar këmbët në ujërat e Osumit dhe duke mbështetur kokën në supin e maleve, duket se ka rënë në gjendje kome. Dikur qyteti i punës dhe i krenarisë, sot hesht. Është një heshtje e dhimbshme që e thyejnë vetëm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisë janë e vetmja mënyrë për të ngrysur ditët. Kur Çorovoda kishte 10 mijë banorë, në zyrën e punës nuk regjistrohej as dhe një i papunë, ndërsa sot që s’kanë mbetur pesë mijë banorë, numërohen tre mijë të papunë, dhe ky numër shtohet përditë si rezultat i reformave që po kryhen, si në arsim, polici e gjetkë.

corovoda-osumi2.jpgNë zyrën e përkrahjes sociale me keqardhje na thonë se janë 450 familje që trajtohen me përkrahje, të cilët marrin 60 për qind të asaj shume që i takon një familje me 6 frymë. Në vend që të marrin 46 mijë lekë të vjetra, marrin vetëm 27 mijë lekë të vjetra. Kjo është një tallje për ata njerëz që të kanë votuar. Ish-ndërmarrjet kanë mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nëse do t’i quajmë të tilla, 6-mujori i këtij viti u mbyll, dhe ato s’duken që të kenë bërë një lopatë llaç gjëkundi. Çorovodasit, tashmë të gënjyer nga të dy krahët e politikës, s’kanë ku e qajnë hallin dhe kanë filluar të flasin me veten. Të vjen keq për këta njerëz që janë tretur një jetë të tërë si hekurishtet e makinave në themelet, dikur të ngritura me gjakun dhe djersën e tyre. Për këta njerëz, që thithin “helmin e kohës”, ëndrra për pak jetë më të mirë mbetet vetëm një vegim. Demokracia për ta është ëndërr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten çështje të ditës në bisedat e tyre. Është krijuar një mozaik i trishtuar dhe tepër i dhimbshëm! Dhe askush këtu nuk guxon t’i zgjojnë njerëzit e t’u prishin gjumin e tejzgjatur. Ndërsa demokratët, që kanë pushtetin, bëjnë gjumin letargjik. Përshëndesim disa herë në ditë njerëzit e këtij qyteti, herë-herë ata kalonin pa vëmendje, dhe kjo ka një shpjegim: Të tërë pa punë, dhe i papuni i këtij qyteti shëtit si te Migjeni. “Ndalet para një lokali…Mendohet…Nuk guxon…” dhe ky është pjesëtar i armatës së tre mijë të papunëve që bën “homazhe” dyqaneve plot e përplot. Ndërsa shitësi Agim Tusha të tregon listën e veresies. Dhe në dyert e dyqaneve, njësive tregtare ata hyjnë e dalin kokë ulur, pse jo, në të shumtën e rasteve dhe të përlotur. Më tej Migjenin e gjen dhe në sytë e fëmijëve, që në këtë vapë s’provojnë dot një akullore, kurse fëmijët e ministrave apo deputetëve janë me varëse floriri, me celularë dhe makina luksoze.
Bravo Yzedin Naços, po ringre fabrikën e rrushit, funksionimi i kësaj fabrike pritet të punësojë disa njerëz. Skraparlliut i hanë duart për punë. Ai nuk pranon lëmoshë, dhe Çorovoda mbetet e pastër nga dinjiteti. Askush nuk “lyp”.
Historia e njërit nga ata…
corovoda1.jpg Të mbledhur në sheshin kryesor përpara bashkisë, qytetarë të papunë vazhdimisht vërshojnë nga ajo derë, në pritje të ndonjë sinjali pozitiv. Ata flasin me zë të lartë njëri me tjetrin pa radhë, kush e kush të tregojë hallet, mungesën e shumta në shtëpi, luftën e përditshme për mbijetesën. Ka shumë lodhje në fytyrat e tyre, por ka dhe shumë vendosmëri për të shprehur atë që ndiejnë. Dikush vë në përgjegjësi qeverinë për katastrofën ekonomike dhe për fondet ende të palëvruara. Ndërsa Virgjili e ndërton historinë e tij në bejte, aq sa ne s’arrijmë të dallonim dot të vërtetat e sajimeve. “I ka të gjitha të vërteta”, na thotë një burrë i vjetër. “Këta, thotë Virgjili të kërkojnë votën, që të bëjnë gropën, të lënë të varfër kastile, që ta marrin lehtë votën. Se fukaranë e thyen kollaj”.
Ironia që përdor e bën dhe më të dhimbshëm portretin e Virgjilit, që edhe pse s’është shumë i vjetër, hallet dhe fukarallëku e kanë çuar për fund. Kur e pyet për ndonjë gjë, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. “Unë,-thotë ai, kam trup e këtë xhup, kam një grua dhe fëmijët, i papunë familjarisht qysh në vitin 1992. osumi-corovoda.jpgAi tregon se s’ka mundur të operojë djalin, pasi i humbi shikimin nga të dy sytë. Dhe mjeku rus, që e mori përsipër operimin e tij këtu, në Tiranë, kërkoi një vlerë prej pesë milionë lekësh të vjetra. Nuk ishin shumë për hallin që kishte, por ai s’kishte as edhe një kacidhe. Por ka njerëz humanë, shërbesat e djalit ia bënë të tjerët. Dhe ai u është mirënjohës. “Për mua, të rrojë Nesim Spahiu, thotë Vigjili, me një krenari të vrarë të dukshme në fytyrë. Mos më shikoni ashtu, shton ai, nuk jam më burrë, më çburrëroi shteti, ai më ka marrë edhe fytyrën. S’është kjo çehreja që ka pasur Virgjil Koprëncka”.
Fukarallëku duket se është ulur këmbëkryq në Çorovodën e bukur dhe të freskët, fshehur pas maleve të larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bën sikur s’e sheh këtë perlë mes malesh dhe hallesh.

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2009 18:54
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Foto nga Shqiperia dhe shqiptaret > Skrapar / Kanionet / Shpella e Pirogoshit, etj...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.