Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > HARD DISK-u
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
spreadvirus
Anetar i ri

Regjistruar: 23/05/2008
Vendbanimi: Lushnje
Mesazhe: 11

HARD DISK-u

HARD DISK-u

Hard disku eshte nje sport per memorizimin permanent te te dhenave. Dmth qe dhe kur kompjuteri eshte i fikur te dhenat e memorizuara ne te nuk humbasin. Fillimisht HDD kane qene me dimensione dhe karakteristikat e tjera shume modeste ne krahasim me ata qe ka sot. Psh HDD i pare
Qe ka dale ne treg i montuar ne nje PC ka qene IBM XT qe ka pasur nje kapacitet prej 10 MB dhe nje shpejtesi aksesi prej 8 milisec.
Memorizimi dhe leximi i te dhenave ne nje HDD behet duke pasur si baze ligjet e elektro magnetizmit.
HDD eshte i perbere nga disqet te mbuluara nga nje shtrese materiali magnetik. Numri i ketyre disqeve dhe lloji i materialeve meshtjelles tregojne dhe cilesine e HDD. Trashesia e kesaj shtrese mbeshtjellese eshte ne rangun e 1/10000 mm. Disqet jane te futur ne nje kuti metalike qe mbron disqet dhe pjeset e tjera nga grimcat e pluhurit. Ne fund te kesaj kutie eshte nje karte e quajtur karta logjike, kjo karte merr komandat nga kontrolleri i HDD. Karta logjike perkthen komandat e ketij kontrolleri ne ndryshime tensioni ne menyre qe te behet spostimi i kokave lexuese dhe shkruese.
Kokat lexuese dhe shkruese jane krahe metalike qe ne maje kane nje bobine elektromagnetike dhe jane te vendosura mbi siperfaqen e disqeve (1/1000 e diametrit te flokut afer) ne menyre qe te behet leximi dhe shkrimi i informacionit. Karta logjike i komunikon kokave lexuese shkruese nese te dhenat duhen shkruar apo lexuar nga siperfaqet e disqeve magnetike. Ne qender disqet jane te lidhur me nje bosht qe rrotullohet me shpejtesi kostante (mijra rrotullime ne minute).

Memorizimi ne HDD.

Ne qofte se nuk ka asnje fushe magnetike therrmijat magnetike qe ka pjesa siperfaqesore e disqeve kane nje orjentim te rastesishem. Nqes mbi to vendoset nje magnet (i cili krijon nje fushe magnetike) therrmijat orjentohen sipas fushes magnetike dmth polet pozitive te thermijave drejtohen nga poli negativ i magnetit ndersa polet negative nga poli pozitiv.Ne kete menyre krijohet nje bllok therrmijash magnetike te orjentuara ne nje kah te caktuar Rrolin e ketij magneti e luan bobina e kokes se shkrimit leximit, e cila kur ne te kalon rryme elektrike transformohet ne nje magnet dhe krijon nje fushe magnetike. Nqs ndrohet kahu i rrymes elektrike bobina luan rolin e magnetit me pole te kunderta ne karahasim me rastin e pare.
Dy blloqe te njepasnjeshme thermijash te orjetuara ne nje kah simbolizojne 0 ne sistemin binar, ndersa kur jane te orjentuara ne kahe te kunderta simbolizojne 1 ne sistemin binar. Keshtu qe nqs duam te shkruajme 0 ne nje pozicion te caktuar te diskut duhet te pozicionojme ne kete vend koken lexuese shkruese, krijohet blloku i pare i therrmijave te orjentuara, levizet koka dhe krijohet blloku i dyte i njepasnjeshem me te parin. Ne rastin e 1 kur vendoset koka lexuese shkruese tek blloku i dyte i therrmijave nderrohet kahu i rrymes elektrike ne menyre qe therrmijat te orjentohen me drejtim te kundert.

Leximi i te dhenave te memorizuara ne HDD.

Analizohen blloqet e krijuara ne fazen e memorizimit, duke vendosur koken lexuese shkruese mbi to por ne kete rast bobines nuk i vjen rryme. Kur bobina vendoset mbi te thermijezat magnetike te nje blloku jane magnete shume te vegjel qe sidoqofte krijojne nje fushe magnetike, levizja e kokes shkruese lexuese ne kete fushe magnetike shkakton kalimin e rrymes elektrike ne fijet e bobines.
Kjo rryme e ndryshon kahun ne baze te drejtimit te fushes magnetike, dmth orjentimit te therrmijave qe e kane shkaktuar ate, nga ky fakt behet dallimi midis 1 dhe 0 se memorizuar ne HDD.

Formatimi i HDD

Ne momentin kur ne HDD nuk ka asnje te dhene te memorizuar ne te (dmth eshte bosh), perpara memorizimit te te dhenave konkrete psh file te ndryshem duhet bere nje proces paraprak qe quhet formatim. Ky proces ben te mundur vendosjen e nje adrese specifike per cdo pozicion te diskut. Fillimisht behet ndarja e diskut ne sektore qarkore pastaj ne pista. Kombinimi i nje ose disa sektoreve ne nje piste eshte blloku elementar i memorizimit dhe quhet cluster. Ne kete menyre si kur shkruan apo kur lexon te dhena koka shkruese lexuese di vendodhjen e saj ne lidhje me siperfaqen e diskut. Numri i blloqeve elementare (cluster) qe mund te mbaje nje disk tregojne kapacitetin e diskut.
Ne sektorin 0 te diskut memorizohet nje file special qe quhet FAT (File Allocation Table). Ky file permban informacione per direktorine e diskut, strukturen e direktorive dhe listen e cluster-ave qe jane perdorur per te memorizuar te dhena.
FAT perdoret nga sistemi operativ DOS dhe disa versione fillestare te Windows 95,
ndersa ne sistemet operative te sotme microsoft perdor nje VFAT ose ndryshe dhe FAT32, ndryshimet midis ketyre dyjave jane se VFAT lejon leximin dhe shkrimin 32bit ndersa FAT 16 bit. FAT limiton numrin e fileve qe mund te memeorizohen ne 65536 cfaredo kapaciteti te kete disku, nga kjo rrjedh qe dimensioni i cluster-it (njesia me e vogel ku mund te shkruhet nje file ose pjese e nje file-i) gjendet duke pjestuar kapacitetin e diskut me 65536(deri ne kapacitetin 256 Mb nje cluster eshte 4 KB), keshtu qe cluster-at (ne FAT) behen gjithmone e me te medhenj me rritjen e kapacitetit te HDD. Kur hapesira per memorizimin e fileve behet duke perdorur VFAT, mund te memeorizohen nje numer me i madh file-esh ne disk , dimensionet e cluster-it jane standard 4 Kb, per disqe deri ne 2 terabyte (ose afersisht 2 milione MB).

Kompresimi i disqeve

Sic u tha dhe me lart dimensionet e clusterit tek FAT mund te arrine dimensione relativisht te medha (psh 32 KB). Duke marre parasysh faktin qe nje file teksti jo i formatuar qe ka vetem nje karakter kerkon nje hapesire prej 1 KB per t’u memorizuar ne disk del se memorizimi i nje file 1 Kb realisht memorizohet ne nje hapesire ne disk 32 KB, qe eshte nje harxhim i konsiderueshem i hapesires se memorizimit ne HDD. Te njejten gje mund te themi dhe per VFAT (vetem qe ketu harxhimi eshte me i vogel sepse dimensioni i nje clusteri eshte 4Kb). Ekzistojne software (sistemet operative Windows i kane te integruara ) qe bejne kompresimin e disqeve.
Keto software bejne te mundur shkrirjen e gjithe fileve te diskut ne nje te vetem per te evituar harxhimet e hapesires se memorizimit.

Defragmentimi i disqeve

Kur memorizojme file-in e para ne disk ky memorizohet gjate nje piste ne cluster te njepasnjeshem, me fjale te tjera koka lexuese shkruese kalon nga nje cluster tek tjetri ne menyre te vazhdueshme. Kete logjike mund te perdorim ne rastin kur memorizohen filet fillestare ne HDD, per pas eleminimit te nje file ky i fundit le nje hapesire bosh qe eshte e disponueshme per memorizimin e nje file ose pjese te nje file tjeter. Nqs do te pergjithesonim ne rastin e shume fileve del qe me kalimin e kohes memorizimi i fileve nuk behet me ne cluster te njepasnjeshem por ne cluster qe mund te jene shume larg nga njeri tetri. Ky fenomen(fragmentimi i fileve ) ngadalson kohen e leximit dhe shkrimit pasi kokat magnetike duhet te levizin ne hapsira qe jane larg nga njera tjetra per shkrimin dhe leximin e nje file. Si ne rastin e meparshem ekzistojne software qe bejne defragmentimin e disqeve, dhe bejne te mundur memorizimin e nje file-i ne cluster te njepasnjeshem (ose te afert). Me ane te ketyre software behet e mundur rritja e shpejtesise se leximit dhe memorizimit te nje file ne disk.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2008 13:07
spreadvirus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spreadvirus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spreadvirus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spreadvirus Shto spreadvirus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spreadvirus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Se pari te pergezoj per temen (mua me pelqejne keto info) dhe per korrektesine ne te shkruar.

Desha te di me shume per NTSF file system. Kur riformatojme computerin eshte nje nga opsionet qe te mundesohet per riformatim. Desha te di me shume ne raport me avantazhet dhe disavantazhet ndermjet tyre (dmth HTSF, Fat dhe Fat 32.
Tung

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2008 16:06
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ēfare thua
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/05/2008
Vendbanimi: Ne shqiperi (ēeēen)
Mesazhe: 48

Ore me qe mirrke vesh nga pc-kompjutrat.
a mund te ve dy hardisqe ne kompjuter dhe si ti vendos.
çfare me duhet per te vene dy hardisqe sepse njeri ka progamet dhe eshte origjinali por ka vetem 40 gb memorje me duhen te pakten 160.
pytja eshte si tia bej.

__________________
Para Laēi...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2008 20:57
ēfare thua nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ēfare thua Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ēfare thua (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ēfare thua Shto ēfare thua nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ēfare thua nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > HARD DISK-u

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.