Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > nje yll-Diamant per Shen Valentinin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

nje yll-Diamant per Shen Valentinin

Zbulim i madh i shkences. Shkencetaret kane bere nje zbulim fantastik ne Galaktike, sepse kane gjetur nje yll-diamant prej 3 miliard trilion trilion karatesh. "Vetem duke dhuruar kete, ju mund te beni per vete, dhe gruan me te pasur te botes, apo ate, qe i ka te gjitha pasurite", kane bere shaka ata, dje ne 'diten e madhe te te dashuruarve'. Por, ylli eshte 50 vjet drite nga Toka...
Kete Shen Valentin, mund t'i dhuroni gruas qe ka gjithshka, diamantin me te madh te Galaktikes, kane thene shkencetaret. Me kete i kane bere nje sfide botes se madhe te dashurise. Ne fakt, dihet se, kur t'ju duhet per te zgjedhur nje dhurate per Diten e Shen Valentinit per gruan apo per te dashuren, nuk jeni asnjehere i gabuar me diamante. "Dhe, nese ju do te donit qe me te vertete te impresiononi, te dashuren tuaj te zemres, mund t'i jepni asaj diamantin me te madh te Galaktikes. Por per te arritur kete qellim, ose kete utopi, ju duhet nje kulete teper e madhe, sepse ky diamand nuk eshte si te tjeret, ai eshte 10 miliard trilion karate dhe kuptohet se vetem nje shifer qe eshte astronomike, mund ta bej kete te vlefshme per ju!", kane perfunduar ata.
Per te sqaruar publikun, duhet qe te kihet parasysh se: astronomet kane zbuluar kohet e fundit nje yll diamanti, qe peshon 10 miliard trilion, trilion karate. Xhevahiri i vogel kozmik eshte nje berthame karboni e kristalizuar e nje ylli te vogel te bardhe. Protagonistet jane Travis Metcalfe dhe Ruth Bazinet, pjesetare te Qendres se Astrofizikes ne Harvard-Smithsonian.
"Per kete ju do te keni nevoje per nje lupe argjendari, por me masen e Diellit, per te vleresuar kete diamant!", kane shpjeguar me qarte astronomi Travis Metcalfe (Qendra per Astrofiziken ne Harvard-Smithsonian). Eshte vete ai, qe ka drejtuar nje ekip kerkuesish, qe kane bere te mundur zbulimin e xhevahirit gjigand. "Bill Gates dhe Donald Trump, sebashku, mund te fillojne qe te perpiqen per te", jane tallur ata.
Kur u eshte kerkuar per te vleresuar vleren e xhevahirit kozmik, Ronald Einston, i CEO dhe Harry Einston Inc., ka thene se: Nje diamant i tille, kaq i madh, duhet qe te ktheje te gjithe vleren e tregut te perbotshem. Ai ka shtuar dhe faktin qe "Eshte kaq i madh per t'u mbajtur dhe prandaj te gjithe duhet te mendojne mire".
Diamanti njecopesh i zbuluar eshte nje cope e madhe e nje karboni te kristalizuar, i cili ndodhet plot 50 vjet jete nga Toka ne Konstelacionin e Centaurus. (Nje vit drite eshte distanca, qe nevojitet per te udhetuar ne nje vit, ose rreth 6 trilione milje). Ai eshte 2500 milje pergjate gjatesise se tij dhe peshon 5 milione trilione trilione paunde, qe perkthehet per te qene afersisht 10 miliard trilion trilione karate, ose nje njesh qe ndiqet nga 34 zero.
"Eshte nena e te gjithe diamanteve!", thote Metcalfe. "Shume njerez i referohen atij si "Lusi", e cila ka lindur si rezultat i kenges se Beatles 'Lucy In The Sky Eith Diamonds.'"
Ylli prej diamanti ka kaluar krejtesisht edhe diamantin me te madh, qe njihet ne historine e njerezimit ne Toke. Ai ishte ylli prej 530 karatesh i Afrikes, qe eshte i vendosur ne Kuroren e Xhevahireve te Mbretereshes se Anglise. Ylli i Afrikes eshte prere nga diamanti me i madh i gjetur ndonjehere ne Toke, qe ishte nje xhevahir prej 3100 karatesh.
Xhevahiri i madh kozmik (Teknikisht i njohur si BPM 37093) eshte aktualisht i kristalizuar ne nje yll te vogel te bardhe. Ylli i vogel i bardhe eshte berthama e nxehte e nje ylli, qe pasi ka perdorur lenden e tij djegese, ka vdekur tashme. Ai eshte i perbere me shume nga karboni dhe eshte i veshur nga nje tis te holle te gazeve te hidrogjenit dhe heliumit.
Per me shume se kater dekada, astronomet kane menduar se interioret e yjeve te vegjel te bardhe kristalizohen, dhe fitojne vetem elemente direkte, qe mund te beheshin vetem me pare. "Gjuajtja per berthamen e kristalit te ketij ylli te bardhe ka qene e ngjashme me faktin, qe ajo ishte ashtu si eshte bere dikur per Humbjen e Minierave. Ai eshte menduar se ka ekzistuar per dekada, por vetem tani, ka filluar qe te ekzistoje, dhe vetem tani eshte lokalizuar", ka thene bashkeautori Michael Montgomery (Universiteti i Keimbrixhit).
Ylli i vogel i bardhe, qe eshte studiuar nga Metcalfe, Montgomery, dhe AntonioKanaan (UFSC Brazil), nuk eshte vetem rrezatues, por dhe gjithmone harmonioz ne elementet e tij. Ai tingellon si nje gong gjigand, duke leshuar pulsime konstante.
"Duke matur keto pulsime, ne jemi te afte, qe te studiojme brendesine e fshehur te yllit te bardhe, ashtu si pajisjet sizmografe te termeteve, qe i lejojne gjeologet qe te studiojne brendesine e Tokes. Ne kemi konfiguruar se brendesia e karbonit e ketij ylli te bardhe te vogel eshte ngurtesuar ne formen e diamandit me te madh te Galatikes", ka thene Metcalfe. Dielli yne do te behet nje i tille, kur te vdese pas 5 miliard vitesh. Edhe ai do te kristalizohet po keshtu.
Nje leter qe ka lajmeruar kete zbulim eshte bere e njohur nepermjet "The Astrophysical Journal Letters" dhe eshte botuar dje ne te gjithe median e Botes.
Kuartieri i Keimbrixhit, qe ka bere zbulimin eshte ne Masacusets ne Qendren per Astrofiziken te Harvard-Smithsonian. Ai eshte nje bashkepunim ne mes te Observatorit Astrofizik Smithsonian dhe Observatorit te Kolegjit te Harvardit. Shkencetaret, ketu, jane te ndare ne gjashte seksione kerkimi dhe studiojne origjinen, evolucionin dhe fatin e fundit te universit.

Korrieri

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shkurt 2004 18:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > nje yll-Diamant per Shen Valentinin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.