Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Femrat nė Shqipėri janė mė pak tė arsimuara se djemtė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Femrat nė Shqipėri janė mė pak tė arsimuara se djemtė

Femrat në Shqipëri janë më pak të arsimuara se djemtë


Në bazë të të dhënave zyrtare,vetëm 27 % e vajzave 15 vjeç e lart kanë përfunduar shkollën e mesme, ndërkohë që vetëm 13 përqind e tyre janë diplomuar në universitete. Ky kufizim në arsim ndodh pavarësisht se rezultatet në mesime të femrave janë më të larta se të meshkujve. Sociologët argumentojnë se dukuria e arsimimit të ulëttë femrës,lidhet me mentalitetin e vjetër, sidomos në zonat rurale, me kushtet ekonomike dhe friken e prindërve, se po ti çojnë vajzat në shkollë ato mund të bien pre e rrjeteve të trafiqeve dhe prostitucionit për qëllime përfitimi

Statistikat flasin vetë për prezencën e fenomenit: Në Shqipëri vetëm 27 % e
vajzave nga mosha 15 vjeç e lart ka mbaruar shkollën e mesme, ndërkohe që
numri i tyre që kanë mbaruar arsimin e lartë përgjysmohet duke e çuar
shifrën në 13 %. Firot e vajzave janë më të dukshme në zonat rurale, ose ato që janë shpërgulur në periferi të qyteteve kryesore. Për prindërit e tyre me arsimimin 8- vjecar, sic duket mbyllet cikli per shumicën e vajzave, pasi kaq është e nevojshme për to që të çajne në jetë. Në bazë të mentalitetit të vjetër në moshën 13- 14 vjecare nje vajze konsiderohet e rritur dhe e gatshme për të nisur krijimin e nje familje te re.
Eglantina Gjermeni, drejtuese nje shoqate joqeveritare për gratë, mendon se
ky fenomen ka ardhur ne rradhë të parë nga ndryshimi i struktures së
vendndodhjes së shkollave në zonat rurale. Shkollat e mesme, të cilat vite
më parë kanë qenë brenda territorit të komunave, pra në afërsi të zonave te
banuara, jane mbyllur ose për arsye të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve
ose për mungesë mësuesish. Kështu që është rritur distanca e shkollave nga
qendrat e banuara. Vajzat duke qenë në moshën e pubertetit, nuk lejohen nga
prindërit, per mentalitet e për friken se vajza e tyre mund të rrezikohet
nga grupet kriminale që trafikojne vajza dhe gra për qëllime prostitucioni në vende të tjera. Por të tjere mendojnë se vajza e tyre boll ka bërë shkollë e tani i duhet të mësoje role brenda familjes, si një përgatitje për t'u bërë një grua dhe një nënë e mirë. Kjo e theksoj është tipike për disa zona të thella rurale dhe jo për të gjitha.

Sociologu, Zyhdi Dervishi ka kohë që kryen studime dhe anketime në lidhje me këtë fenomen. Ai mendon se Ministria e Arsimit duhet të ndryshojë strategji, duke e bërë edhe arsimin e mesëm të detyrueshëm, ashtu sikundër është momentalisht arsimi 8 vjecar. Një nga aresyet kryesore, sipas tij se pse numri i vajzave që ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë është i ulët, vjen
nga vështiresitë ekonomike të familjeve në Shqipëri. Ai përmend dhe
tendencën e prindërve për ti martuar vajzat që në moshe të re, apo duke i
mbyllur në shtëpi. Pavarësisht se ato kanë dëshirë të vazhdojnë shkollën,
kjo ju privohet. Në media janë dhënë herë pas herë evidenca për raste të
kalimit në depresion ose të kryerjes së vetvrasjes nga vajzat e mbyllura,
ose atyre që ju bëhet presion për të mos shkuar në shkollë.
Prof. Dervishi mendon se duhen aktivizuar disa tradita shumë të mira të
shoqërisë shqiptare, siç ka qenë ajo në zonën e Elbasanit, kur familjet e
pasura investonin për arsimin e fëmijëve nga familjet e varfra gjatë viteve
20-30 të shekullit të kaluar,duke i mbeshtetur ata që të ndiqnin studimet
edhe jashtë vendit, si në Austri, Itali, Gjermani etj.
Kufizimi në arsimin e vajzave në ditet e sotme reflektohet edhe në nivelin më të lartë të analfabetizmit, krahasuar me djemtë, si dhe nga kërkesa më e
ulët në tregun e punës, ku femra të punësuara janë vetëm 23 %, ndërkohë që
në rradhët e meshkujve shifra është dyfish.

Burimi: "Deutsche Welle"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2005 01:33
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Me vjen keq qe akoma ndodh ne kete mijevjecar te ri nje injorance e tille Shqipetare!

Vlen per tu deshiruar ky fakt konkret qe na paraqiti Endri!

Personalisht e gjykoj edukaten familjare qe lufton mos shkollimin e femijes se tij!

Gjithashtu diferencen djale-vajze!

Vertet per te ardhur keq!

Mire u shkruafshim!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 05:09
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

ja ke fut kot endri

ja ke fut kot fare endri sepse eshte e kunderta.

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:36
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

Me duket e besueshme kjo qe thua Endri, dhe vertet tragjike per jeten e te gjitha atyre vajzave te privuara nga gjeja me esenciale per zhvillimin e personit, sic eshte shkolla.

Them se nje qeveri qe donte avancimin e vendit, duhet te fillonte pikerisht nga ky aspekt i edukimit. Ndertimi i ligjeve qe detyrojne prinderit te cojne femijet ne shkolle (vajza dhe djem) deri ne moshen 18 vjecare, dhe ne te kundert te denoheshin me gjoba. Nese brezi qe po vjen eshte i pashkolluar (dhe shifra te tilla jane shume katastrofike), Shqiperise ne vend qe ti permiresohen shancet per ndertim, ato i keqsohen.

Shqiperise i duhet urgjentisht nje reforme ne arsim. Kush do e bej thuaj ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 01:58
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lord_Of_The_Strings
Veterinary Psychiatrist

Regjistruar: 27/08/2004
Vendbanimi: Asgard
Mesazhe: 1568

Ehhh....

Faktet qe permendi Endri jane me se te verteta dhe nuk vihen re vetem ne zona rurale apo andej nga s'bie djelli por edhe ne qytete te rendesise sekondare sic eshet Patosi. Flas per Patosin sepse aty di shume raste konkrete duke qene edhe vet Fierak. Gjithsesi ajo qe i duhet Shqiperise eshte nje transplatim Shqipetaresh, te na heqin dhe te na zevendesojne me Norvegjeze psh, boll u plevitosen te shrketet afer Polit te Veriut

__________________
I'm a Creationist, I believe man created God.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2005 11:40
Lord_Of_The_Strings nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lord_Of_The_Strings Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lord_Of_The_Strings (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Lord_Of_The_Strings't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lord_Of_The_Strings Shto Lord_Of_The_Strings nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lord_Of_The_Strings nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Femrat nė Shqipėri janė mė pak tė arsimuara se djemtė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.