Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > Auto kolaudimi gjate ndezjes.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
spreadvirus
Anetar i ri

Regjistruar: 23/05/2008
Vendbanimi: Lushnje
Mesazhe: 11

Auto kolaudimi gjate ndezjes.

Auto kolaudimi gjate ndezjes.

Kur ndizet kompjuteri nje proces i quajtur POST (power on self test) fillon me nje sinjal elektrik qe ndjek nje rruge te caktuar deri tek procesori (CPU) per te fshire nga regjistrat e CPU te dhena qe mund te kene ngelur.
Ky sinjal vendos ne nje regjister te procesorit, qe quhet regjistri numerues i instruksioneve nje vlere te caktuar, qe per kompjuterat e koheve te fundit eshte F000 (ne sistem numerimi me baze 16). Regjistri numerues permban adresen ne memorie te instruksionit qe do te ekzekutoje procesori. Keshtu qe procesori lexon te regjistri numerues sa here mbaron se ekzekutuari nje instruksion dhe do te dije adresen e instruksionit tjeter te programit.
Ne rastin konkret F000 eshte fillimi i nje programi ne BIOS. Pas kesaj kontrolli i kalon programit te memorizuar me menyre permanente ne chipet ROM (read only memory) te BIOSIT, dhe procesori fillon ekzekutimin e ketij programi instruksion pas instruksioni.
Ky program ben te mundur aktivimin e nje sere kontrollesh qe perfshine pjeset me te rendesishme per funksionimin minimal te kompjuterit.
CPU ne fillim kontrollon veten e saj pastaj programin e BIOSIT.
CPU dergon sinjale bus-it te sistemit per tu sigururar qe te gjithe komponentet funksionojne, controllon clock – un e sistemit.
Ne vazhdim programi ve ne prove memorien e kartes grafike dhe sinjalet qe kontrollojne videon. Me pas ben te mundur qe BIOS-i i kartes grafike dhe memoria e saj te behen pjese e BIOS-it dhe e konfigurimit te memories se pergjithshme te sistemit. Ne kete faze perdoruesi fillon te shohe dicka ne monitorin e kompjuterit.
Me pas programi i memorizuar ne BIOS ben nje seri testesh per te pare nese chipet e memories qendrore RAM funksionojne rregullisht. Ideja e ketij testi qendron ne dergimin e disa te dhenave ne nje chip te memories per ti shkruar ato pastaj behet leximi i tyre ne memorie krahasohen te dhenat qe dergoi procesori me te dhenat qe lexohen ne memorie ne rast se nuk ka ndryshim midis tyre testi ka rezultat pozitiv. Gjate ketij procesi ne monitor vizualizohet nje numerim progresiv i sasise se memories se testuar.
Ne vazhdim dergohen ne rruge te caktuara te bus-it te sistemit sinjale njesive me disk dhe pritet pergjigja per te ditur disponibilitetin e tyre.
Faza finale e POST-it eshte verifikimi i lidhjes dhe funksionimit te tastieres, dhe nese eshte shtypur ndonje tast.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2008 14:14
spreadvirus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė spreadvirus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me spreadvirus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: spreadvirus Shto spreadvirus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto spreadvirus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Informatikė & Programim > Auto kolaudimi gjate ndezjes.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.