Enri
Student
Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80
|
Shkencėtarėt italianė klonojnė kalin e parė nė botė
Shkencëtarët në Itali kanë krijuar kalin e parë të klonuar në botë.
Duke shkruar në revistën shkencore Journal Nature, ekipi i shkencëtarëve ka konfirmuar krijesën, e quajtur Prometea, i cili është gjenetikisht identik me kalin, nga i cili është klonuar, që po ashtu ka vepruar edhe si nënë surrogate, duke mbajtur embrionin e klonuar.
Shkencëtarët që kanë krijuar kalin Prometea thonë se kanë planifikuar klonimin e kuajve për kërcime dhe të tipit Polo.
Megjithëse riprodhimi artificial është i ndaluar nga rregullorja e garave me kuaj, ata mendojnë se rregullat mund të ndryshohen dhe klonimi i kujave kampione nga e kaluara mund të bëj që të zhvillohen gara me njeri-tjetrin.
Një mundësi më realiste është edhe klonimi i kuajve të racës Gledings, apo kuajve të rinj që janë sterilizuar.
Por industria që merret me menazhimin e kuajve të garave, thotë se rregullat e tanishme kanë funksionuar, siç duhet dhe nuk kanë ndërmend të propozojnë ndryshimin e tyre.
Organizma të tjerë të tillë si Shoqata e Kërcimit me kuaj kanë reaguar tërë skepticizëm për përdorimin e klonimit.
Por shkencëtarët, të cilët krijuan Prometean, thonë se pashmangshmërisht që do të ketë një treg për kuajt e klonuar dhe gjenetikisht të avancuar për garat e kuajve.
__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|