Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ylli i evgjitėve

Shansi ynë i kahershëm për korrektesë politike, provë e gjallë e tharmit tonë diplomatik, e modernizmit tonë, europianizmit, erudicionit tonë gjithpërfshirës: fat që u kemi në mes tënë, evgjitër! ǒdo bënim pa ju, si do ish fëminia, si do mësonim paudhësitë e hershme, hilet e vogla pa ju, rugaçët virtuozë të mëhallës! Kush do na kujtonte për aheng në kohërat e errëta, me qasjen e pavdekshme “shyqyr që na boni Zoti jevgj, me bo i çik qejf!” Ortakë në lojra, brazilianë të topit pesëdhjetësh, të futbollit zbath me porta hungareze, Pelč gjunjëvrarë e Raxh Kapurë me gërnetë - shpirti i dasmave, të vetmit shoubiznes në socializëm!

Balsam për egot e hutuara nën diktaturë: e si të mos ndiheshe trim kur dëgjoje “mçifu mas gaxhoit”? Si të mos ndiheshe i urtë, i përmbajtur, madje i mençur, kur i thoshe tjetrit “mos merr kot si pushkë e jevgut”? Sa lezet ka superioriteti! Fisnikëria relative. Gjaku blu venoz, citë me dioksid karboni. Dhe gazra të tjerë.

Shpirti i komunales, i rrugëve të natës që i eksfolionit me mshesa shqope, duke kositur ritmikisht pluhurin gaxhi, kësh… kësh, me ritëm ëndërues. Liberalët e vërtetë që s’kish Plenum IV apo Kongres XIV t'u bënte gjë.

Ju kujtohet diktatori? Që ju donte, siç thoshte. Mburrej se një evgjitkë e kish mëkuar si foshnjë. Prekëse kjo! Shumë. Tamam si filmi “Burri me pantallona të shkurtra” apo “Hoselito”. Ju kujtohet kur treguat etnikisht pjekuri, kapje të situatës, kur thatë rroftë Partia, rroftë Enveri, se Mehmeti desh na theri. Me një mprehtësi politike e largpamësi të paparë, viiiite dritë para tablosë sinoptike të poliagjentit. Dhe kush! Ju që s’u morët kurrë me politikë! Si shpjegohet? Enigëm e pazgjidhur.

Të izoluar. Ne dhe ju. Delir gaxhi. Ju, i vetmi komplement etnik nga gjithë ç’ofronte bota e madhe, raca tjetër, e ndryshme, bluz, Çikago dhe Misisipi delta përkthyer keq, masë amorfe pa Martin Luter King, por me gjithfarë profetësh të vegjël, eremitë, karrocierë plehrash me kuaj trok-zvarrë amą estetikë, Bedrana dhe Manjola. Kërcënimi i prindërve tanë konservativë, rrezik real anglo-amerikano-evgjit, pjekie e parakohshme hormonale, herezi për dąire dhe orkestër.

Nuk të mbaj mëri jevgu me emrin Enver, shkurt Veri. Ma hodhe paq kur lozëm me zara dhe arra. Fitova. Mora arrat e tua, shkova në shtëpi, i çava. Ti u kishe marrë thelbin më parë. Kishe futur baltë brenda dhe ngjitur lëvozhgën me mastiç. Si Balouni. Leksion i vërtetë jete. Ne ishim të barabartë si pulishtë. Më vonë do bëheshim gomerë të ndryshëm. Ca buzëbardhë, ca buzëzinj. Siç dhe u bëmë. Vive la difference!

Jevg, magjyp, xax. Foljet që përdoren shumë, bëhen të parregullta. Subjektet e përdorur shumë kanë mori sinonimesh. Pac, kuluf, gabel. Parregullsia jonë e shpërdoruar. Prap patëm nevojë për ju. Tamam për atë avazin e vjetër. Korrektesën politike. Na u desh ylli juaj, jevgj jo të dashur, por të dobishëm! Natyrisht, jo tua vendosnim në Walk of Fame; s’e kemi atë takat. Por diku gjetkë ua qëndisëm. Ju natyrisht as që e vrisni hiç për punë simbolike e më the e të thashë. Se punë gaxhinjsh ato. Me korrektesë politike evgjitore!

Shyqyr që beri Zoti jevgj!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2010 10:15
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Inside out

Kryerrobaqepësi Xh. i punëtorisë ushtarake i hodhi një shikim të fundit xhaketës së sapo mbaruar që rrinte varur përpara tij. Kishte diçka muzeale në atë stof gri. Veshjet e gjithfarë kontëve, fisnikëve me emër, uniforma gjeneralësh, fustane aktoresh me famë mbushnin tej e ndanë eksponatet e muzeumeve të Evropës. Ndoshta edhe kjo, një ditë, s’ish çudi. Sepse ishte xhaketa e Enver Hoxhës. Përfytyroi stendën ku mund të vendosej, nën xham, një dritë neoni që kërkonte qetësi, me shënimin që kjo ishte xhaketa që udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit shqiptar e veshi kur…. Sytë admirues të vizitorëve. Nënat që u thoshin fëmijëve “mëso të keqen mami, që kur të rritesh të bëhesh i ditur, si xhaxhi Enver”. Natyrisht, askush nuk do kujtohej për rrobaqepësin e xhaketës. Rrobaqepësit nderoheshin si perëndi në atë botën e mallkuar përtej detit, me emra që edhe tingëllimin e kishin tundues si mëkati, Versaçe, Armani apo Iv San Loren. Si muzikë sirenash. Por zaten prandaj edhe detyra e rrobaqepësit proletar është aq dinjitoze, që të mos jepet ndaj asnjë tundimi “të andejshëm”, lidhur pas direkut të anijes së atdheut socialist si Uliksi me litarët e fortë të ideologjisë marksiste-leniniste. Një ngashërim i butë i zuri frymën. Shoqëruar me një këngë të njohur. Po marr me vehte xhaketën tënde, që kohën e madhe më sjell në mëndje, me të shkoj unë, në festë dhe në furtunë… Pas valës së butë të ngashërimit përsëri u kujtua që vajzës së vogël rrezik nuk i dilte e drejta e studimit, ndërsa të madhen e kishin emëruar në një fshat të largët. Kjo e fundit i sillte ndërmend shoferë të etur për femra, që merrnin në kabinat e Skodave të tyre vajzat e emëruara andej larg… duart e tyre leshtore që trazonin fustanin në këmbim të favorit të marrjes në automjet… Dy halle në një ditë, mendoi. Vetëm në këngë kishte dy gëzime në një ditë. Në këngë kishte shumë gjëra. Ndërsa për rrobaqepësit nuk pyeste njeri. Me gjithë përkushtimin, me gjithë partishmërinë. Të tjerët bënin gabime, punonin privat në shtëpi, pas orëve të punës, qepnin pantallona kauboj për të rinj, përshtasnin pantallonat xhins të punëtorëve të minierave duke iu zgjeruar fundin. Ai fundi i zgjeruar ishte i keq, shumë i keq, për një arsye ashtu, të cilën e dinte Komiteti Qendror; ah, po, edhe sepse një farë Çelentano, Çelentano, një pepino që këndonte këngë grevëthyese, i vishte asisoji.
Xhaketa rrinte e lëshuar mbi varëse si një qenie në dimërim. Do rizgjohej, do shikonte shumë plenume, mbledhje të brendshme, halle të drejtimit të shtetit, goditjen e grupit armiqsor të rradhës. Siç edhe kishte parë në të kaluarën. Sepse kjo nuk ishte xhaketë e qepur taze. Nuk ishte fringo. Aguridhe. Ishte e mençur. Me përvojë. Ishte xhaketë e kthyer. Miti popullor që udhëheqësi i kthente xhaketat ose andronte çorapet ishte bash para syve te tij, larg nga thashethemnaja, nga agjitatorët e papaguar, që e thoshin atë gjithë kompetencë nëpër tavolina klubesh si një dije të klasifikuar, duke i dhënë fytyrës atë shprehjen e pangatërrueshme të teorive konspirative. Mesazhi ishte i qartë. Kur Ai vetë shkon e i kthen rrobat e Tij, çfarë po diskutoni më? Paske anicirë nga andrat ti! A? Teknefez!
Ndërkaq kishte edhe zëra kundër, nga “të pakënaqurit”, armiku s’flinte, ja psh, thoshin që edhe gjarpri që është gjarpër, kur i vjetërohet lëkura e flak, nuk e kthen. Pu pu pu… E kish zënë belaja me të birin, që i kish qejf shumë librat dhe seç bëhej bashkë me ca shokë jo të sërës së tij, me prejardhje mikroborgjeze, flisnin për shkrimtarë të huaj, dëgjonin muzikë të huaj. Kur i kish thënë që të ishte më i thjeshtë dhe i kish përmendur xhaketën, ai ja kish kthyer me atë të folurën tjetërlloj se “këtu te ne po i ngrihet kult varfërisë”. Leri kultet e pultet, i kish thënë, por ki kujdes gjuhën se do të të pëlcasin brenda! Por i biri me të tijën, baba, nuk është problem pse ka të pasur; puna është pse ka të varfër… Hej bela! Puna e xhaketës është psikozë, kish vazhduar i biri. Ne e kemi shumë kollaj të kthejmë mbrapsht si pa gjë të keq ç’kishim deri dje si shfaqjen, fytyrën, besimin tonë. Tamam si ajo xhaketa që thua ti. Që nga dielli zbërdhylet, i del pra boja. Ne s’e kemi problem, e kthejmë, nuk e flakim, nuk shkëputemi prej saj, përkundrazi e mbajmë në tjetër formë në brendësinë tonë. E shesim për të re të njëjtën xhaketë. Që helmin e ka brenda. Si manteli i kentaurit Nesos. E po pikë e zezë! Pill po deshe. Mirë që veten do me zor ta marrësh më qafë, evlat, se gomarit mbrapsht ja ke hipur, por mendo dhe një çikë për të tjerët që merr më qafë. Ke motra për tu martuar. I biri këtu rrekej ta bindte që nuk i bënte ato muhabete në Pazar, por vetëm me njerëz të besuar. Sidoqoftë, ti je babai im, i thoshte, ti duhet të jesh i sqaruar për gjërat. Udhëheqja është atje për të ngritur mirëqenien, jo për të dhënë mesazhe varfërie. Por s’ka se si. Liderat tanë atë punë kanë bërë gjithnjë. Kanë marrë xhaketën e sundimtarit paraardhës, e kanë kthyer, dhe kanë dalë me gjoja kostum të ri. Kjo është shumë më e volitshme se kostumi i perandorit të Andersenit. Se të mban mbuluar. Po lëre, o bir, Andreun dhe Hysenin, se s’të japin bukë ato muhabete.
Shumë i koklavitnin gjërat të rinjtë. As kursimin nuk e pëlqenin. Folja “të kursejmë” thuhej më shumë se mirmëngjesi. Në parrulla e fjalime. Ndërkaq në mitin zyrtar flitej për një plak, fill pas mbarimit të luftës, që kish pyetur se nga ishte me origjinë i pari i vendit. Nga Gjirokastra, e kishin sqaruar. Shumë mirë, paskësh thënë plaku. Gjirokastritët janë ekonomiqarë. Ky vend do bëjë prokopi. Ja sa thjesht shpjegohen gjërat, mendoi me vete rrobaqepësi. ǒduheshin gjithë ata kentaurë e Andersenë. ǒtë ish ky i fundit vallë? Lojtar hollandez?
Ai e preku edhe një herë te supet xhaketën. Një nga grupi shoqërues i Komandantit pritej të vinte ta merrte pas pak. Ndoshta vetë shefi i tyre. Ti thoshte një llaf për njërën nga të bijat? S’e kish bërë kurrë. Apo më mirë të ndiqte këshillën e së shoqes dhe të fillonte edhe ai “si gjithë dynjaja” të qepte privatçe pantallona kauboj? Me blu xhinse minatorësh. Nga veshje e klasës punëtore heroike ti kthente në veshje dekadente borgjeze revizioniste. Sepse thuhej që një e drejtë studimi mund të rregullohej me një zarf me të holla. Thuhej. E keqja ishte se ai as zarfin s’dinte si ta jepte, edhe po ta kishte. Se donte marifet edhe ajo punë.
U dëgjuan hapa që po afroheshin, me siguri për xhaketën, dhe ai u ngrit në këmbë ti priste. Fytyrën e shqetësuar e ktheu mbrapsht dhe nxori fytyrën që duhej, atë solemnen. Fytyrën me partishmëri.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2010 10:01
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me kujtohet "Speed limit" sa here eci rrugeve. Ca shkrimi ai...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2010 16:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

ka shkrujt e dicka tjeter Faje spektakolare, po e postoj nga darka.... tani me duhet te dal.

baidheuei a do ta sjell ndonje vizite ketej nga kjo tema?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2010 16:49
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bejte nga Bejto Bejtua nė NYC

(ripunim)

Kurvelesh e gegëri,
ǒu mblodhë në Jork të Ri,
Ja do bëhet Bronksi yni,
Ja do bëhet shkrump e hi.

Zhuli mu faneps si nga alidemi,
Fush’ e zezë ku lihte qen’ i Eqeremit,
Kush kërcen naplonin, kush e bën haremin,
Treni numër 2 sulur drejt Harlemit.

Pritna, pritna që me natë,
Manhattan, o gur i thatë,
Sa të mira i ke paratë,
Si të voglat, të mëdhatë.

Parku i Pelhamit si park i xha Tomit,
Zhuli mu faneps si nga Vorr’ i Bomit,
Hit poligrafiku “Nafak’ e harromit”,
Bronksallije vogël, ç’i bëre kondomit!

Kafen me kabashe, Aranit i Çorre,
Si një herë në vaft, në Shtëpinë Qendrore.
Politikë të madhe, grupe armiqsore,
Tre komplote xbardhur për një gjysëm ore.

Mbaju nëno, mos ki frikë
Hiç për gjeopolitik,
E shoshisim në Lajdig,
E xbërthejm në Kenerik.

Shqipërin’ e Madhe me byrek e du,
N’Italin e Vogël n’Artur Avenju,
Te “kinezi” speci goxha qe liru,
“Kemi gjizë” thot’ “greku”, po-si-se-ja-sł.

Qofte te Izeti, që qoft’ i bekum,
Sush dhe kerr japąni, hesap i qërum,
Hallalli prej Libani, pastramą, llokum,
Bozën me hilč një boshnjak kam-kum!

O tolloni thela thela,
O fudstampë fukarai!
Kpucët jevgu përmbi tela,
Si gunën Selam Musai!

Rininë me lata studenti në mencë
Në moshë më t’avancuar rrojmë me asistencë,
Telef politikën, kritika dhe shkencë,
Na lusin, por s’duam, preferojmë frilencë.

Lëvdo benefitnë,
Bëri mbret evgjitnë,
Zengjin parazitnë,
Sadrazem banditnë.

Kokën me një andër frajčri qifut,
Pikët e kreditit po t’i qet zbulut,
Mos u hidh saora, nuk ke parashut’,
Te gërmat e vogla ‘qyre se ta fut.

Anës Morris Parkut, aty më të dalë,
Aranit më prit, se të kam një fjalë.
Kam gjetur një dhëndër, gjoksin me lesh vendi
Me detyrë të lartë superintendenti.

Ti karriera godinore,
Me ujsjellsa, nevojtore,
Kemi goca pastërtore,
Rritur me mamin për dore.

Që nuk bredhin hu më hu,
Kohë e keqe, ububu,
Është arapi’ zi këtu,
(po, po, po)
Me brekë varur përmbi gju.

I thonë “begi stajëll”, që i dhjefsha stilin,
Hiq poturet osh, xarra si kërmilli,
Bigë hapur këmbët, kokoridh bandilli,
Mos i bjenë përposh, qysh ‘o na vej’ filli,

Na pinë syt’ kukudhët, a i qivja udhët!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2010 16:52
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Bejte nga Bejto Bejtua nė NYC

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
(ripunim)


Na pinë syt’ kukudhët, a i qivja udhët!




stronzo

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2010 16:54
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Dehja e shenjtė

Në qilarin tim zbulova papritur,
Një shishe të vjetër, nga një tjetër botë,
Ish verë ekskluzive që s’e pata ditur,
E pjekur, e ardhur, e përkryer, e plotë.

Në mëdyshje jam, ta hap apo jo,
Ti marr aromën, gjithë shijen e shtrenjtë,
Plebeu më mban, ndërsa zemra ma do,
Botën e klasit me dehje të shenjtë!

Dhe them, boll pive uthull, o lumpen i bindur,
U helmove thartuar, acid ditë pas ditësh
Kur klasin takon, hijeshinë e lindur,
Kupton sa ke humbur mes zarbosh, evgjitësh.

Dhe them, kur klasin takon në një fytyrë gruaje,
Me linjat që s’e fshehin dot fisnikërinë,
Me buzët që duan Homer t'i përshkruaj,
Dhe sytë që kërkojnë me patjetër Saadinë,

Kur klasin takon në fytyrën e Gruas,
Ke në dorë një shishe magji, eliksir,
Me ç’vallë meritova kaq fat, të thuash,
Që yjet për mua kombinuan kaq mirë?

Ke në dorë një shishe magji, eliksir,
Monte Kristo qëllove të jesh, o druvar,
Nuk pate meritë, veç fatin e mirë,
Të jesh Aladin atje poshtë në qilar.

Dhe pije eliksirin, në mos, u helmuaç,
Se yjet herë tjetër s’do të ndihin kaq fort,
Kur klasin takon në fytyrën e Gruas,
Pa vdekur parajsës i trokite në portë.

Ti që u dehe me uthull të thartë,
Që u gërreve në shpirt me acid helmuar,
Në dorë të erdhi graali i artë,
Dehja hyjnore, me klasin e gruas!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2010 12:27
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

S’kam

Sa ma do qejfi, po s’kam me kë,
Pa kam me se, dhe kam se ku,
E shpirtit eshkë u dogj pa zë,
Hiri-maraz si borë më zu.

Sa ma do qejfi, po s’kam me se,
Pa kam se ku, dhe kam me kë,
Vdekje të kish, por o Zot pse
Na bën dhe pleq, kur s’mundim më.

Sa ma do qejfi, po s’kam se ku,
Pa kam me se, dhe kam me kë,
Po sorollatem hu me hu
Dhe hurit tim derman s’iu bë.

Sa ma do qejfi, po s’bëj dot gjë,
Buka harram dhe burg shtepia,
S’kam ja se ku, me se, me kë,
S’mu bënë mbarë një herë të trija.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2010 12:51
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Dua te jem

Dua të digjem ndërsa ti me thith,
Si cigare trishtimi ndezur në muzgun e shkuar,
Të bëhem ves për ty, nikotinë e hidhët,
Pendim i përsëritur dhe gabimi yt i preferuar.

Dua të jem rënkimi i fundit i orgazmës vrundull,
Ajo gjysëm ofshame që t’u shua thekshëm në buzë,
Këputur në mes nga mbarimi i vuajtjes së bukur,
Pas currilit të nxehtë që u derdh i shfrenuar mbi shpuzë.

Motiv i bezdisur që të mbetet në mendje gjithë ditën,
Se për dreq e dëgjove s’di ku, a zgjuar a jerm,
Dëshirë e fshehtë që fanepset, djeg dhe nuk ikën,
Ëndërr e paplotësuar për ty unë dua të jem.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Maj 2010 19:36
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Monolog kurvari

Ne jemi keqkuptimi më i madh në historinë e njerëzimit. E durojmë fatin tonë pa bërë zë nëpër shekuj. Bota zhvillohet, teknologjia bën çudira, konceptet ndryshojnë, veç nami ynë mbeti po njësoj. Nuk ndryshoi një thërrime, ndërkohë që njerëzit qenë gati të pranojnë se është toka që vërtitet rreth diellit dhe jo e anasjellta, që toka është e rrumbullakët dhe jo e rrafshët, që qielli mund të ketë vrima dhe që ish-diktatori perëndi mund t’ua kish patur me hile. Njerëzit janë të gatshëm të ndërrojnë mendim për çdo gjë, veç për ne jo. Ndërroi morali, vajzat pa dashnor shihen si të pavirtytshme, kush nuk vjedh shihet si pa tru, gratë që s’bëjnë pak kurvën në dhomën e gjumit rrezikojnë martesën, ndersa burrat monogamë në heshtje konsiderohen si njerëz me mungesë rastesh. Shqip, që s’ua var njeri. Njerëzit të harbuar nga liritë e sistemeve moderne janë gati të mos bien dakord me asnjë, as me veten e tyre në fund të fundit. E quajnë fitore të demokracisë kur njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Por kur bëhet fjalë për ne bëhet unison. Tek ne mbaron bipartizanllëku. S’ka pluralizëm. Ne vuajmë nën monizmin më të keq të paragjykimit shekullor, nën rrason e pluhurt të stereotipit të verbër. Mor president në qofsh, i SHBA-së po them, jo i Zanzibarit, e të kesh talentin e dynjasë, botën mbarë ta ndriçosh, të bësh luftën e parë morale në historinë e njerëzimit, pa hile, ashtu të pastër, se t’u lëndua principi, dhe t’i bësh njerëzit t'u vënë emrin tënd fëmijëve, pra të jesh të gjitha këto, prapë s’ta falin një çikë “luajtje bishti”, pak vajtje në fisin tonë të bukur. U thua, or njerëz, po ç’rëndësi ka ku e kisha unë “shkopin tim magjik” në momentin që dhashë urdhër për luftën në atë gadishullin sherrxhi në fund të dynjasë, pse nuk shihni sa jetë njerëzish zbukurova, sa xhelatëve u tregova vendin, sa të tjerëve u thashë “mosni!”, se frika i ruan vreshtat, po aty fokusoheni, aty e keni mendjen, te goja e asaj tjetrës dhe te shkopi i dirigjentit… Ju dëgjoni simfoninë e pestë, mos shihni si luan shkopi!

Po ç’them dhe unë, “keqkuptim”! Të kuptohesh keq i bie të kuptohesh disi, por ne s’kuptohemi fare. Hiç, or hiç! Unë e marr vesh kur e dënon tjetrin si cmirëzi, si inatçor, hipokrit, hajdut, kriminel, arrogant, të-vret-natën-të-qan-ditën, dallkauk e lapangjoz, por të dënohesh për dashuri të tepërt, këtë s’kam për ta marrë vesh ndonjëherë. Në zemrat tona ka vend për shumë. Demokraci. Parlament i lumnueshëm. Edhe zoti e ndau zemrën më katërsh, e bëri me katër dhoma e me shumë dritare. Pse doni të na e bëni zemrën një-dhomë-e-një-guzhinshe? Ku gatuhet në hale? Pra që në zemrën tonë të ketë vend vetëm për një? I doni zemrat tona me stil sovjetik. Garsoniere. Pale thoni të kesh shumë të dashura s’është problem, por ti keni njerën pas tjetrës ama, pra jo dy e tre në një kohë, por me rradhë, një nga një. Po pse ore, ç’u bë këtu, rradhë për patate te tregu fshatar? Me tollon edhe dashnin’, e? Shoko ku i bleve këto patatet? Ku kishin dalë? Ahą, paske pas mik magazinierin!

Pse s’mendoni tjetrën: si do ishte bota pa ne? Pa bel ami. Pa kazanovër. “Kaloi një grua” do ishte njësoj sikur “kaloi treni i Rrushbullit”. Mos na ngatërroni ne me maniakët seksualë, threesome-istët, me perversët. Ne s’mërzisim njeri. Ne e dimë kufirin e “JO”-së. Siç dimë edhe atë jo-në e bukur që të thotë “po” gjithë ditën. “Po jo, pra”… muzika më e bukur në botë, shans që femra të jetë mozart dhe beethoven bashkë që do shëronte çdo të sëmurë në këtë dynja! Ne ua japim femrave shansin e tyre, nuk i lemë në të thatë. Në s’na e varshin, nuk ofendohemi. Na keni parë ndonjëherë idhnakë e të zinj? Kurrë në botë. Na e var, s’na e var, ne bëjmë adetin si kurvarë. Ajo ikën mospërfillëse. Ne e ndjekim me sy të përdëllyer. Kafshojmë hidhur cepin e mustaqes prej mundësisë së humbur. Por mos na thoni që ajo tek largohet nuk e ndjen zjarrin e shikimit tonë nga pas që i përplaset tek vithet dhe këmbët dhe ajo ecja e përhedhur. Mos na thoni që nuk i bëhet qejfi. Që nuk ndihet femër njëqind herë më tepër se para altarit dhe formulave të lexuara nga një libër i vjetër. Mos na i hidhni neve këto. Se kurvar budalla nuk gjen.

Edhe një gjë: ju lutem mos e përdorni emrin tonë në një fjali me prostitutat. Prostitutë është profesion (i nderuar, por profesion ama). Është bashkim profesional, fond pensioni, sigurim shoqëror, e drejtë greve. Ne nuk jemi profesion, ne jemi mënyrë jetese, këndvështrim, qëndrim shoqëror, perceptim realiteti, religion në daçi. Ne jemi diçka që lind e tillë, jo që bëhet. E kemi me të dhënë, jo me të thënë. Me ADN, jo me plan-konspekte. Pra jemi një dynja larg “nga ato”. Asëll-asëll, megjithëse si zemërllagar që jemi, “ato” i respektojmë pa asnjë paragjykim, a na keni parë ne ndonjëherë të vemi me “ato”. Asnjëherë. Po të ishin gjithë burrat si ne, “ato” do ngelnin pa punë fare. Biznesi më i vjetër në botë, më i sigurtë se bursa e New Yok-ut dhe Frankfurtit, me traditë të lavdishme që nga piramidat e Egjiptit, do mbyllte dyert. “Ato” zaten ekzistojnë vetëm prej “burrave me namuz”, prej anti-kurvarëve.

Ne trokasim në ato zonat e shpirtit të grave ku shkruhet “zonë e ndaluar”. “Kujdes qenin. Kafshon!”. “Eintritt verbotten”! “Wrong way”. I thyejmë gjithnjë rregullat e qarkullimit. Parkojmë ku s’duhet. Policit i themi vëre gjobën, se s’jam duke e hequr makinën që aty. Në autostrada shpesh na sheh duke i grahur me 150 km në orë në drejtim të kundërt. Antikomformistë të lindur. Trokasim në ato dyert e pahapura qysh kur. Menteshat e shptirit aty kërcasin – s’janë lubrifikuar tamam prej kushedi se sa kohësh. E dimë ç’na pret. Ajo që duket si shtëpi kukullash nga jashtë fare kollaj mund të dalë një labirinth ku hyn e s’del dot më. Por ne s’na merr vesh koka. Dang dang dang! A do kurvar, o e zonjë e shtëpisë! Qëllon shpesh që zonja e shtëpisë nuk do. Të hedh një kovë me ujë të ftohtë në kokë nga sipër dhe të le aty përjashta, si qen i rrahur. Ti bishtin e fut ndër shalë. Këndon si Gavroshi, “rashë për tokë, oh unë i mjeri/ dhe fajin e ka Volteri/ te vija hunda më shkoi/ dhe fajin e ka Rusoi”. Pastaj e merr veten, s’të shkon për shumë gjatë sentimentalizmi, plagëve të gjurit ju ve leukoplast dhe së fundmi nxjerr dhe bishtin nga shalët. Shenjë e sigurtë që u shërove. Ditë e re, nafakë e re! Por qëllon që e zonjë e shtëpisë do. Ka qejf. Ja do “shpyyyrti”. Atëherë vete ç’vete. Epur si muove!

Pra mjaft na bëtë lanet. Ne ju kemi pranuar prej kohësh siç jeni. Pse s’na pranoni dhe ju ne? A s’ju duket se ka ardhur koha? Çlirimi i planetit nga tabuja e fundit? Kurvarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! Mos më shiko ashtu, se nuk jam marksist. Nuk merrem me politikë. Çfarë thamë, një kurvar si rregull nuk merret me prostituta. Kurrë s’e dëgjuat me seriozitet kurvarin! Do kisha thënë dhe plot të tjera, të tregoj se ia vlen të merrem seriozisht, por jo tani. Se ajo shqisa ime e gjashtë, ajo e veçanta që më dallon nga të tjerët e më bën kurvar, po më thotë se po afron një grua. Pa diskutim e veçantë në llojin e vet. Zot, si nuk bëre dy gra njëlloj. Bëre gra të mira, shumë të mira dhe të mrekullueshme. S’bëre grua të keqe! ǒtë të uroj, të them Zoti ta shpërbleftë, s’të them dot! Paç femra shumë, o Zot, edhe ti! Po nejse, ajo shqisa kurvare më thotë që po afron një grua, e ndjej nga valët elektromagnetike në ajër, me tepër se një fëshfërimë fustani, taka që rrahin mbi mermer, trak-truk, mozart e shtrauss bashkë, më tepër se gjthë këto, genesis, krijim, univers i ri. Ika pra të shoh, se po bie një sirenë në trurin tim. Po kalon një grua, jo treni i Rrushbullit!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2010 13:48
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkelqim Cela: meditime moderne

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.