Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Personazhe te Shquara
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

ALEKSANDRI i Maqedonisė (356-323 p.e.r), strateg ushtarak dhė burrė shteti i shquar i

* Aleksandri ishte ende fëmijë kur i thanë se babai i tij, Filipi i Maqedonisë, kishte fituar një betejë. Fëmija plot ambicie thirri:
- Po qe se baba i fiton të gjitha betejat, çfarë do të më mbetet mua për të bërë?

* Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, po ankohej për një plagë që kishte marrë në luftë. Ngaqë kishte dhimbje të madhe, ecte duke çaluar. Aleksandri atëherë i tha:
- Baba, nuk duhet të dëshpërohesh nga kjo plagë që në çdo hap të kujton lavdinë dhe trimërinë tënde.

* Përpara se të nisej për në Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh që të priste për këtë ekspeditë sa të arrinte një moshë të rritur. Ashtu ai do të luftonte më me pjekuri.
- Kjo është e vërtetë, - iu përgjigj Aleksandri, - por nuk duhet harruar se në të njëjtën kohë do të humbisja vrullin rinor.

* Aleksandri në një takim me të dërguarit e Persisë, deshi të mësonte jo për pasurinë dhe jetën luksoze që bënte mbreti i tyre, por për qëndrimin që mbante dhe forcat e tij ushtarake. Të dërguarit e Darit i thanë mbretit të tyre kur u kthyen:
- Ju jeni i pasur, por Aleksandri do të bëhet i madh.

* Kur i thanë Aleksandrit të Madh se mbreti i Persisë, Dari, ishte duke përgatitur një ushtri shumë të madhe, ai u përgjigj:
- Ujku nuk e vret mendjen fare për të ditur nëse është apo nuk është e madhe kopeja që do të sulmojë.

* Kur nisi fushatën e Azisë, Aleksandri ua shpërndau gjithë pasurinë kapitenëve të ushtrisë së tij.
- Po për vete çfarë mbajte? - e pyeti njëri prej tyre. -Shpresën, - u përgjigj Aleksandri.

* Përpara betejës së Arbelës(beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së lashtë,ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t'i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte:
- Në qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë, - tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar.

* Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë gytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas.
-Po si është e mundur, - i thanë, - që t'i të flesh kaq i shkujdesur?
-Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t'i shkatërroj krejt.

* Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës, sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë.
- Nuk e kam zakon që t'i vjedh fitoret natën si hajdutët, - tha Aleksandri.


* Kur Aleksandri donte të kalonte lumin Idapse 2>, iu mblodhën të gjitha rreziqet: një furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej për tej mbushur me ujë, ushtria e armikut e vendosur në pozicione dhe e pajisur me elefantë e mjete të tjera. Aleksandri i qetë dhe i kthjellët tha:
- Ja më në fund një betejë e denjë për mua.

* Aleksandri i Madh mori vesh se një prej ushtarëve kishte marrë emrin e tij. E thirri dhe i tha:
- Ti do të mbash emrin tim? Mbaje meqë të pëlqen, por mos harro se edhe në beteja e ke emrin Aleksandër.


* Një ditë oborrtarët ishin duke e nxitur kundër një njeriu që kishte folur për të. Aleksandri nuk donte në asnjë mënyrë të ndëshkonte atë njeri ndaj u tha:
- Të përgojohen mbretërit, kjo është një gjë e zakonshme. Edhe kur ata bëjnë mirë janë të detyruar të dëgjojnë fjalë të këqija.


* Një ditë Aleksandri i Madh për të shpërblyer filozofin, Ksenokrat, që e admironte, deshi t'i dhuronte njëqindmijë lira. Por filozofi i fyer në sedër nuk pranoi. Aleksandri i Madh e kuptoi se shkaku i mospranimit ishte kryelartësia e krenaria dhe duke u treguar këtë radhë më shumë filozof se filozofi i tha:
- Po si nuk ke ndonjë mik që të ketë nevojë për këtë shumë. Mua nuk më mjaftojnë thesaret për të shpërblyer miqtë e mi, kurse ti nuk di si të shpërndash midis miqve të tu vetëm njëqindmijë lira?


* E pyetën njëherë Aleksandrin se përse nderonte më shumë Aristotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet?
- Sepse, - u përgjigj Aleksandri - mbreti Filip duke më dhënë jetën më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Aristoteli me mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell.


* Një i ri maqedonas kishte sjellë në ballo një vajzë shumë të bukur. Aleksandri që ishte i pranishëm e vështroi dhe deshi ta bënte të vetën. Kur mori vesh se djaloshi që i rrinte pranë e dashuronte shumë dhe do të martohej me të, e mori më një anë dhe i tha:
Meqenëse e do kaq shumë këtë vajzë, merre dhe ik shpejt bashkë me të për t'i shpëtuar çdo rreziku.


* Kur Aleksandri i madh po qortonte një pirat për grabitjet që kishte bërë, ai iu përgjigj:
- Jam pirat sepse kam vetëm një anije. Po të kisha shumë, do të isha mbret.


* Kur kishte marrë një plagë në betejë, Aleksandri, iu drejtua oborrtarëve të tij duke u thënë:
- Vështroni mirë tani se çfarë duhet të mendojnë ata që për të më bërë lajka të neveritshme, shkojnë edhe thonë se unë jam veçse një njeri i zakonshëm i kësaj bote si edhe ju.


* Aleksandri u ndodh një herë në Athinë, ku donte të takonte Diogjenin. Shkoi për të vizituar filozofin e futur në fuçinë e tij, duke qënë i rrethuar nga e gjithë shpura e tij. Kur po qëndronte përballë, i tha se ç'mund të bënte për të.
- Të mos më zësh diellin, - i tha i indinjuar nga kjo përgjigje e pasjellshme, por Aleksandri gjithë admirim i tha:
- Në qoftë se unë nuk do të isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen.


* Përpara se të vdiste Aleksandri tha:- Po i lë perandorisë sime më të merituarit, por parashikoj që miqtë e mi do të bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri-tjetrit.

* Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerëzit e familjes e pyetën se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u përgjigj:
- Do t'i gjeni në kuletat e miqve të mi.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2003 06:28
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

EDISON Tomas (1847-1931) elektroteknik amerikan dhe sipėrmarrės industrial

* Më 1912, Edisoni ra i sëmurë në shtrat. Si gjithnjë ai nuk i jepte rëndësi dhimbjeve të tij. Me këmbënguljen e pjesëtarëve të familjes, më së fundi, thirrën mjekun. Ai erdhi, e vizitoi Edisonin, shkroi recetën dhe u largua.
Kur barnat i erdhën, Edison për çudinë e të gjithëve, hapi dritaren dhe i hodhi poshtë.
- Ç'bëtë kështu? - e qortuan miqtë dhe të afërmit.
- Të dashur miq, - u tha Edison, - duan edhe mjekët të jetojnë dhe këtë e pranova, e thirra dhe pagova vizitën e tij. Dërgova për të më blerë barnat, sepse edhe farmacistët duan të jetojnë. Më së fundi edhe unë kam dëshirë të jetoj dhe prandaj i hodha barnat nga dritarja poshtë.

* Edisoni ishte shumë i hutuar. Darkën e martesës harroi të merrte gruan. Pas banketit të dasmës, lajmëroi se duhej të shkonte për një çast në laboratorin e tij, ku kishte lënë një preparat për të zier. U fut në laborator, i hyri aq thellë punës shkencore dhe eksperimenteve, sa që kaloi aty gjithë natën.
Kjo ishte nata e parë e martesës.

* Edisoni për muaj e muaj të tërë punonte nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushuar fare. Ai flinte vetëm dy ose tre orë. Shpesh e gjenin duke fjetur në orët e para të mëngjesit, pasi kishte kaluar një natë të tërë pa gjumë mbi tryezën e eksperimenteve. Asnjëherë nuk arriti të kuptojë pse të tjerët nuk e kishin
qëndresën e tij.

* Në vitin 1878, Edison po punonte që të riprodhonte tinguj dhe fjalë. Të gjitha përpjekjet kishin shkuar kot. Ateherë, ai përdori një metodë të re. Një darkë, sapo u fut në laboratorin e tij, së bashku me asistentët, e mbylli derën me çelës dhe u tha atyre për aparatin që ende nuk kishte folur:
- Djema, nuk do të dalim këndej, deri sa kjo makinë të flasë. Dhe mrekullia ndodhi.

* Një mik shkoi një ditë ta takonte Edisonin në vilën e tij të vogël, në fshat. Kur hyri, i tha shpikësit të madh:
- I dashur Tomas, porta jote e hyrjes kërkon një forcë të madhe për t'u hapur. Ti, që je i apasionuar pas mekanikës duhet të sajosh diçka që porta të bëhet më e lehtë për t'u hapur... përshembull, ta lyesh me diçka. Edisoni qeshi me gjithë shpirt.
- Nuk është e mundur, - i tha më në fund, - hajde ta shohësh vetë. Dhe i tregoi një fije teli të fortë që fillonte nga porta dhe shkonte drejt kopshtit.
- E sheh? Ky tel është pjesë e një mekanizmi me anën e të cilit kushdo që vjen të vizitojë, kur hap portën me forcë, nxjerr nga pusi i kopshtit njëqind e dhjetë litra ujë. Tani e kupton përse porta është aq e fortë për t'u hapur.

* Kur zhytej thellë në studimet e tij, Edisoni shpesh hutohej. Njëherë u kthye nga një udhëtim me tren dhe u ankua se i ishin marrë mendtë nga që kishte udhëtuar me shpinë nga lokomotiva.
- Po përse, e pyeti e shoqja - nuk kërkove që të ndërroje vendin me udhëtarin që kishe përballë.
- Nuk munda ta bëja, sepse në kabinë isha vetëm fare dhe nuk kisha njeri përballë me të cilin të mund të këmbeja vendin.
- Zotni, ju jeni ai që keni bërë makinën e parë folëse?
- Oh, ta marrë e mira, - tha Edison, - po makina e parë folëse është bërë shumë e shumë shekuj më parë nga brinjët e Adamit.


* Në një sallon, disa zonja, e pyetën se cila ishte shpikja e tij e parë. Edisoni nisi të tregonte një histori të sajuar që nuk kishte ndodhur kurrë, po që aty u besua si e vërtetë.
- Po mirë, po cila është shpikja juaj e fundit? Dhe Edison duke qeshur tha:
- E fundit? Doni të dini edhe të fundit? E po mirë zonjë, shpikja ime e fundit është historia që ju tregova tani.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Shtator 2003 06:31
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

BETHOVEN (Ludvig Van) (1770-1827) kompozitor i madh gjerman.

* Babai i Bethovenit ishte tenor po jo shumë i mirë. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punën ai kërkonte të nxirrte fitime nga djali i vogël. Prandaj nisi t'i mësonte muzikë qysh në moshën katërvjeçare. Sipas të dhënave të kohës del se Babai e paraqiti djalin dy vjet më vonë para publikut. "Sot më datën 26 maj 1776 në sallën e Akademisë së muzikës zoti Bethoven, tenor i Oborrit, do të ketë nderin të paraqesë dy nxënës të tij, zonjushën Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeçar, Ludovigun. E para do të ketë mirësinë të na këndojë disa arie të bukura dhe i dyti do të japë koncerte të ndryshme në piano. "Ky ishte takimi i parë i Bethovenit me publikun, për të cilin nuk dihet se çfarë përfundimi pati.

* Megjithëse me mësues diletantë dhe me muzikantë shumë të diskutueshëm, Bethoveni i vogël bëri të tillë hapa përpara në studimin e muzikës sa që, më në fund u gjend një mësues i denjë për të. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpër i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi për të një karrierë moxartiane. Që në moshën dymbëdhjetë vjeç deshi ta kishte nxënësin e tij në organo dhe vendosi po të mungonte ai, ta zëvendësonte edhe si dirigjent në orkestrën e teatrit të operës. Kështu në atë moshë të njomë, Ludovigu i vogël mundi të mbante vetveten dhe të ndihmonte edhe prindërit.

* Bethoveni ende fëmijë shkoi në Vjenë ku Moxarti mbahej i paarritshëm. Disa miq, admirues të muzikantit të vogël të Bonit, deshën ta takonin mjeshtrin e shquar të muzikës me muzikantin e ri. Më në fund ia arritën qëllimit, po Moxarti që takonte vazhdimisht muzikantë të rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul në piano dhe improvizoi një pjesë.
"Mirë nuk është keq,mendoi me vete Moxarti po nuk më duket të jetë një improvizim.Me siguri që është fjala për një të ashtuquajtur improvizim për një copë të kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mësuar përmëndësh". Nuk e tha haptas, por e la të kuptohet.
Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t'i jepte ai vetë një temë. Moxarti ia plotësoi dëshirën dhe i dha temën. Bethoveni improvizoi një pjesë të mrekullueshme, luajti me guxim të admirueshëm, saqë Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para të pranishmëve:
- Kini për të parë se ai do ta bëjë botën të flasë për të. Pastaj e përqafoi dhe i kërkoi të falur.

* Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri:
-E, po nuk bëjmë salsiçe!
Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore.
- Aha, - thirri i ligështuar abati, - do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë.
Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri.
- Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.

* Një ditë në parkun e Vjenës, Bethoveni po shëtiste lart e poshtë me Kramerin pianist i dëgjuar, duke dëgjuar koncertin për piano në do minor të Moxartit. Një çast Bethoveni u ndal, ndali edhe shokun duke i tërhequr vëmendjen për motivin që dëgjohej gjithnjë e më e bukur. Kur po afrohej fundi, Bethoveni thirri me entuziazëm:
Kramer, ne nuk do të jemi kurrë të zot të bëjmë diçka të ngjashme me këtë.


* Një organist i ri, dëshironte vetëm një gjë: të takohej me Bethovenin. Ai siguroi të hollat dhe u nis për në Vienë. Atje nisi të kërkonte, nëpër rrugët e qytetit për të gjetur shtëpinë e mjeshtrit. Në një rrugicë hasi një karro të ngarkuar më thasë me gurë,së cilës i kishte dalë rrota nga boshti. Disa qytetarë po ndihmonin karrocierin dhe po ngarkonin sërishmi thasët që kishin rrëshqitur nga karroja. Organisti nisi t'i ndihmonte.Një nga të pranishmit e mori vesh se edhe ai vinte për herë të parë në Vjenë dhe i premtoi, t'i tregonte disa nga monumentet e qytetit. Organisti i tha se i interesonte vetëm një gjë, të takohej me Bethovenin.
- Po Bethoveni jam unë! - thirri dikush që ishte aty pranë. Ishte vetë muzikanti i madh. U përqafuan të dy dhe Bethoveni e ftoi në shtëpi mikun.


* Midis admiruesve të Bethovenit më entuziasti dhe më i arsyeshmi ishte ndoshta princi Linhovski, i cili i bënte vizitë dy herë në javë. Ai nuk e shqetësonte fare për punën tij. Kur shërbëtori i shtëpisë, që ishte rrobaqepës, rrinte në paradhomë duke qepur dhe i thoshte se mjeshtri ishte në shtëpi, ai hynte ne majë të gishtave, ulej në një divan që ishte më i ngushtë nga të tjerët dhe qëndronte atje për gati një orë pa lëvizur nga vendi, ndërsa Bethovenit, as nuk i binte fare ndërmënd për të. Ai vazhdonte në qetësi të shkruante. Princi ishte i lumtur që qëndronte atje, ndërkohë që lindte një vepër e re e Bethovenit "të tij". Nganjëherë princit i kishte takuar që të rrinte me orë të tëra pranë rrobaqepësit, i cili punonte pa çarë kokën për praninë e princit.

* Betina Bretanos, që kishte shkuar për ta takuar Bethovenin, i tha:
- Muzika është një krijim më i fortë se filozofia. Eshtë si vera që të deh. Kush arrin të kapë domethënien e muzikës sime, duhet që ta ndjejë veten të mërguar nga çdo mjerim ku të tjerët zvarriten në vuajtje!
- Kur po e shoqëronte për në shtëpi rrugës vazhdoi t'i fliste me emocion të madh dhe në mënyrë aq të çuditshme; sa që Betma harroi fare se ishin në mes të rrugës, me shumë njerëz përreth, që ndalonin e i vështronin me habi.

* Disa herë Bethoveni kthehej në qytet nga ekskursioni vetëm me këmishë, sepse i harronte rrobat në pyll. I ndodhte që kthehej edhe pa kapelë në kokë. Një herë në Nojshtab e,gjetën të veshur aq keq, sa e arrestoi policia si vagabont. Askush nuk besonte se ishte muzikanti i shquar dhe i mirënjohur. Mund të mbetej në burg ndoshta për shumë kohë, po të mos shkonte për ta liruar drejtori i orkestrës.

* Simfonia e nëntë pati sukses të madh. Kur u ndanë çmimet mjeshtrit i dhanë për të drejtën e autorit vetëm treqind lira. Që të nesërmen kritika e sulmoi Bethovenin padrejtësisht. Mjeshtri i zhgënjyer dhe i pikëlluar se nuk pati mundësi ta dëgjonte vetë veprën e tij, sepse ishte shurdhuar me kohë, u mbyll për dy javë brenda në shtëpi. Më në fund miku i tij Shlindler e nxori jashtë dhe e çoi në një restorant. Atje, kur vera nisi t'i marrë mendjen, Bethoveni bëri skandal. E shtyu jashtë mikun e tij dhe bërtiti me të madhe:
- Ju gënjeni... ju më fyeni... Unë jam Ludovik Bethoveni, kam shkruar sifmoninë e nëntë. Lermëni vetëm. Unë nuk mund të flas me njerëzit. Flas vetëm me zotin.
* Në Vienë, në një prej mbrëmjeve të shumta muzikore, Bethoveni ekzekutoi një prej veprave të tij të mëdha.
Kur mbaroi, vështroi rreth tij dëgjuesit që ishin turbulluar, mallëngjyer dhe me sytë gjithë lot. Atëherë u tha gjithë ëmbëlsi:
- Jo! Lotët janë dobësi. Artistët duhet të jenë prej zjarri, nuk duhet të qajnë.



* Bethoveni ishte shumë bujar. Zemërohej shumë po qe se miqtë e tij kishin ndonjë nevojë dhe nuk shkonin tek ai për ndihmë.
Kur vdiq i vëllai ai e ndihmoi kunatën me të gjitha mënyrat, edhe pse ajo me sjelljen e saj të ulët i kishte sjellë shumë shqetësime.
Ai vazhdimisht thoshte:
-Virtyti më i lartë është të jesh bujar.
Kohët e fundit të jetës, sidomos gjatë sëmundjes vdekjeprurëse, Bethoveni jetoi në kushte shumë të vështira.
Midis atyre që u ndodhën pranë mjeshtrit të madh ishte edhe miku i tij Rreungin, i cili merrej vesh me Bethovenin duke shkruar në një fletore. Në një prej këtyre shënimeve është shkruar: "Sot Pashë se çimkat të shqetësonin shumë dhe në çdo çast zgjoheshit.
Me që keni nevojë të madhe për gjumë, do t'ju dërgoj diçka për të zhdukur çimkat."

* Bethoveni ishte mik i familjes së piktorit Kramolini, i cili kishte një djalë që quhej edhe ai Ludovik. Atë Bethoveni e donte shumë. Nëna e Ludovik Kramolinit mburrte zërin e të birit.
- Një ditë mund të bëhet edhe ai muzikant, - thoshte ajo.
- Për atë qiell jo! - thirri Bethoveni. Ludoviku juaj do të bëhet piktor si babai i tij. Kështu mund t'i marrë mendjen gjithë botës, duke përdorur nga të gjitha bojërat. Po muzikant... jo se do të ngordhë për bukë.

* Një ditë Ludovik Kramolini i vogël i kishte gjetur dhe i kishte sjellë një bllok me shënime që atij i kishte humbur. Bethoveni për mirënjohje, deshi t'i jepte një sold, por djaloshi nuk e pranoi.
- Je një kokëfortë i vogël edhe ti si gjithë Ludovikët. Më vonë Kramolini u bë një këngëtar i shquar dhe kërkoi të takohej me mjeshtrin e famshëm. Ai e priti me dashuri të madhe me këto fjalë:
- Ky është pra, - tha duke e parë bashkë me të fejuarën; - ai Ludoviku i vogël e kokëngjeshur i dikurshëm. Edhe qenka fejuar? Mirë, mirë. Të lumtë! Po këndona diçka.
Ai nisi të këndojë Adelajdën e Bethoveni dhe pianisti u ul për ta shoqëruar. Me që po këndonte para muzikantit të madh Kramolini u impresionua, nuk e nxori mirë zërin e tij dhe i kërkoi shoqëruesit të fillonte edhe njëherë nga e para. Bethoveni pyeti se çfarë po ndodhte dhe kur pianisti ia shpjegoi ai i tha duke qeshur:
- Po këndo pa u druajtur i dashuri im Ludovik, unë tashmë nuk dëgjoj asgjë dhe dua vetëm të të vështroj duke kënduar.
Kështu Kramolini mori vesh se mjeshtri ishte shurdhuar, Një ditë Luis Spor e takoi në një kafe, dhe, me që kishte kohë pa e parë, i tha:
- Ku ke humbur kështu?
- Jo unë, - iu përgjigj Bethoveni, - po këpucët e mia. Kam vetëm një palë, ndaj kam qenë i detyruar të rri në shtëpi pa dalë fare.
* Bethovenin e lutën njëherë që të jepte një mendim për Bahun (Bah në gjermanisht do të thotë përrua).
- Nuk është përrua, - tha mjeshtri, - është det.

* Bethoveni hyri një ditë në një restorant të Vjenës dhe i kredhur thellë në përsiatjet e tij, po ia vinte veshin kamerierit, që e kishte pyetur disa herë se çfarë dëshironte. Pas rreth një ore heshtjeje, Bethoveni thirri kamarierin për të paguar.
- Po nuk keni porositur asgjë, - i tha kamarieri. Tashti më thoni se çfarë doni që t'ju sjell?
- Sill çfarë të duash! - thirri Bethoveni, - po të lutem më ler të qetë një copë herë.





* Më 1807 apo 1808 Bethoveni u takua me Gëten në Karlshtad.- Sapo u njohën me njëri- tjetrin bënë një shëtitje me karrocë. Kur kalonin rrugës gjatë kësaj shëtitjeje, shumë njerëz përuleshin me respekt herë ndaj njërit dhe herë ndaj tjetrit.
- Është e bezdisshme, - tha Gëtja, - të jesh kaq i shquar. Të gjithë më salutojnë.
- Shkëlqesia juaj mos u shqetësoni dhe aq shumë se ndoshta më përshëndesin edhe mua e jo vetëm ju, - ia priti Bethoveni.
* Bethoveni nuk ishte i pashëm, madje ishte pothuaj i shëmtuar. Megjithatë në piano dukej madhështor dhe shumë tërheqës. Improvizonte, duke i detyruar të pranishmit të derdhnin lot. Ndonjëherë ia kriste të qeshurit dhe, duke u tallur me të pranishmit, thoshte me të madhe:
- "Arti, ky është art!? Juve nuk jeni veçse budallenj".

* Njëherë në një pritje princore, kur po i binte pianos, dëgjoi që një i ftuar po bisedonte me zë të lartë e po i bënte komplimenta një dame. Atëherë e ndërpreu interpretimin, u - ngrit menjëherë dhe iku rrëmbimthi, duke i lënë të pranishmit të shtangur.
* Një ditë po luante në piano Riz ,ish- nxënës i tij, të cilit Bethoveni i rrinte prapa në këmbë për t'i kthyer faqet e pentagramit. Në një çast nxënësi bëri një gabim dhe Bethoveni e goditi lehtë me gisht në kokë. Mbasi mbaroi pjesa i tha:Të lumtë, ke luajtur shumë bukur. Ajo që të godita lehtë ishte për të treguar se me sa vëmendje të ndiqja. Pastaj u ul vetë në piano. Për t'i kthyer faqet e pentagramit ndenji prapa princesha Linhovski. Bethovenit i shpëtoi një gabim. Princesha menjëherë e qëlloi me të tre a katër pëllëmbë jo dhe aq të lehta në zverk dhe i tha:
- Më falni, por në qoftë se për gabimin nxënësi duhet goditur me gisht, për mësuesin duhet përdorur gjithë pëllëmba e dorës.
Të gjithë qeshën me shpirt dhe Bethoveni më shumë se të tjerët. Pastaj nisi nga e para interpretimin, po kësaj here, luajti në mënyrë të mrekullueshme.

* Tashmë Bethoveni ishte bërë i shquar në të gjithë botën. Një ditë, duke biseduar me nxënësin e tij, Cerni, i tha:
- Qysh kur isha fëmijë kam pasur një edukatë muzikore të keqe. Por për muzikën kam njëfarë prirje.
Këto fjalë ia tha me aq seriozitet, që të mos i merrte si shaka. Pastaj i vuri në dukje se ai tashmë ishte muzikant që kishte fituar lavdi të pafund në të gjithë botën. Po Bethoveni ia preu:
- Budallallëqe! Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të shkruaj për famë dhe nderime. Ajo që kam në zemër kërkon të gjejë shpërthim dhe prandaj unë shkruaj muzikë.

* Kur Napoleoni ishte thjesht konsull i parë, Bethoveni kishte admirim të pakufishëm për të. Atëherë po kompozonte simfoninë e tretë, të cilën e kishte titulluar "Bonoparti".
- Ishte Riz, i pari që i solli lajmin se Napoleoni ishte shpallur perandor. Me të dëgjuar këtë, Bethoveni u bë si i tërbuar dhe thirri.
- Edhe ai nuk është gjë tjetër, vetëm se një njeri fare i zakonshëm. Tani do të nisë të shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, do të plotësojë vetëm ambicjet e tij dhe do të ngrihet lart mbi të tjerët. Kështu do të bëhet një tiran i vërtetë.
Pastaj e vuri simfoninë në tryezë e shkiti ballinën e dorëshkrimit, e grisi copë- copë, e hodhi në tokë dhe e shkeli me këmbë. E shkroi sërishmi ballinën, në të cilën vuri titullin "Heroikja".



* Pas betejës së Jenës Bethoveni shkoi me vrap te miku i tij Krumpholz, të cilin e donte shumë. E pyeti se ç'gjë të re kishte.
- Gjë e re, - u përgjigj miku, - është lajmi, i mbërritur tashti, se Napoleoni i ka vënë përpara edhe një herë prusianët në Jenë. Bethoveni ia priti menjëherë:
- Mjerisht nuk marr vesh nga arti i luftës! Do të kisha dëshirë të madhe t'i jepja vetë një mësim të mirë atij dhe ta shkatërroja fare.

* Princi Linhovski këmbënguli për ta ftuar Bethovenin për disa javë në kështjellën e tij. Atje kishte të ftuar edhe disa oficerë francezë të Napoleonit. Princi shfaqi dëshirën që Bethoveni të luante diçka në piano në praninë e tyre. Bethoveni u largua vjedhurazi nga salla pa u ndjerë fare.
Princi e kërkui në të gjitha anët dhe e gjeti Bethovenin në dhomën e tij. Bethoveni kur e pa, për pak sa nuk e goditi me karrike.
- Një herë Bethoveni ishte në shtëpinë e një mikut të tij dhe po luante një marsh në piano, me katër duar, bashkë me nxënësin e tij Ferdinand Riz. Këtë pjesë e kishte shkruar me porosi të princit Linhovski.
Kur po interpretonte, dëgjoi një kont të ri të dashuruar, që i pëshpëriste pak si me zë të lartë bukuroshes që kishte pranë.
Atëherë Bethoveni u ngrit, largoi duart e Rizit nga pianofortja dhe thirri me zë të lartë:
-Për këta derra unë nuk luaj në piano. Pastaj doli nga salla dhe s'u fut më brënda.

* Kur Bethoveni dirigjoi për të parën herë, simfoninë e nëntë, mjeshtrit e muzikës u treguan shumë të kënaqur.
Seler tha:
- Është gjeni që zbukuron një derr me xhufka dhe me lulka.

* Feliks Mendelsoni tha që është një muzikë për sarhoshë. Përkundrazi publiku u entuziazmua dhe i bëri një përshëndetje të nxehtë. Në heshtje Bethoveni i ktheu kurrizin publikut. Kjo gjë u muar si mospërfillje. Mikja
e tij, këngëtarja Karolina Ungre e kuptoi shpejt se muzikanti shurdh nuk i dëgjoi brohoritjet, prandaj iu afrua mjeshtrit, e kapi nga shpatullat dhe e ktheu nga spektatorët. Vetëm duke parë publikun dhe lëvizjet e tij të gjallërishme, Bethoveni e kuptoi triumfin e tij dhe u mallëngjye.

* Kur vdiq Bethoveni, mijëra vetë u mblodhën rreth kortezhit të përmotshëm. Prapa arkivolit ecnin ushtarët, pastaj ishin njerëzit e shquar të qytetit.
Një i huaj, i çuditur prej madhështisë dhe prej numrit të madh të njerëzve, pyeti një plakë:
- Kush paska qenë ky gjeneral, të cilit po i bëhen gjithë këto nderime të mëdha?
Plaka e pa e hutuar, pastaj buzëqeshi lehtë dhe i tha:
- Ka vdekur gjenerali i të gjithë muzikantëve.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:39
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

CICERONI (Mark Tuli) (106-43 p.e.r.) orator, burrė shteti romak dhe shkrimtar.

* I thanë Ciceronit se Qezari i kishte ngritur shtatore Pompeut.
- Kjo, - tha Ciceroni, - është mjeti më i mirë për të siguruar të tijat.

* Një ditë takoi mikun e vet që vinte nga provinca aziatike e perandorisë. - Ç'farë do ti këtu? - e pyeti Ciceroni.
- Kam ardhur të kërkoj nga Qezari lirinë për provincën time.
- Të lumtë, - i tha Ciceroni, - në qoftë se do të arrish ta sigurosh, kërko edhe pak për romakët.

* Plaku i mençur Deçimo Liberio, kaloi përmes turmës së shikuesve për të kërkuar një vend në radhën e rezervuar për senatorët. Kaloi pranë Cicëronit, i cili, megë donte të tallej me numrin e madh të senatorëve që kishte caktuar Qezari, i tha:
- Do t'ju liroj vendin tim, ne goftë se nuk do të gjeni vend të lirë.
- Po ju jeni vetë ngushtë, - iu përgjigj Deçfmo, që donte të ironizonte Ciceronin për luhatjet e tij politike - sepse jeni mësuar të rrini në dy karrige, kurse tashti jeni të detyruar të rri vetëm në një.
* Një i ri, që akuzohej se kishte helmuar prindërit me ëmbëlsirë fliste kundër Cicëronit, të cilin edhe e kërcënoi.
- Kërcëno, kërcëno pra, - iu përgjigj Ciceroni, - se më shumë parapëlqej kërcënimet se sa ëmbëlsirat e tua.
* Ciceroni e vlerësonte shumë Platonin dhe thoshte:
- Më mirë parapëlqej të gaboj me Platonin sesa të kem arsye me filozofë të tjerë.

* Kur një shok i tij i vjetër i shkollës, po i mburrej se ishte më i ri. Cicëroni iu kthye:
- E po atëherë sipas llogarisë tënde, kur studionim bashkë ti nuk kishe lindur.
* Cicëronin, të cilin shumë vetë e quanin si prototipin e njeriut të retorikës, ishte kundërshtar i tiradave të gjata retorike. Një ditë duke dëgjuar në Forin e Romës(në lashtësi Fori ishte një vend në kryqëzimin e rrugëve të një qendre urbanistike, ku mblidheshin për punë tregtie, për çështje politike e administrative, për të kremtuar festa të ndryshme) një njeri, i cili për të lënë përshtypje te gjyqtarët, po thoshte në mënyrë teatrale:
- Ky njeri i jashtëzakonshëm - dhe tregoi klientin e tij, - ishte mbajtur nga nëna e tij nëntë muaj nën zemër.
- Po nënat e tjera ku i mbajnë fëmijët, mos vallë në xhep? - ia priti Ciceroni.
* Ciceroni ende i ri shkoi në Athinë për t'u përsosur për retorikë. Atje ndogi shkollën e të shquarit Apollon Moloni. Cicëroni deklamonte kaq mirë në kohën e ushtrimeve shkollore, sagë të gjithë, mësues dhe nxënës, mbeteshin të mrekulluar dhe nuk pushonin së lavdëruari atë. Vetëm Apolloni, sa herë që e dëgjonte, kridhej më shumë në mendime. Kur dikush e pyeti për heshtjen e tij të çuditshme, ai u përgjigj:
- E si të mos bie në mendime dhe në trishtim, kur shoh që deri më tani e shkreta Greqi ishte e para në elokuencë, kurse tani vjen dikush ja grabit për tia shpënë në Romë?

* Për Cicëronin, Demosteni ishte më i madhi orator i të gjitha kohëve. Një ditë e pyetën se cili ishte fjalimi më i bukur i Demostenit. Ciceroni u përgjigj:
-Ai më i gjati!
Cicëroni e ndau gruan. Miqve, që e këshillonin të merrte një tjetër, u përgjigjej:
- Të dashur miq, përvoja më ka mësuar që nuk është e mundur të martohesh edhe me një grua dhe me filozofinë.

* Romaku i madh kishte një ditë si kundërshtar një avokat, i cili ishte shumë i njohur për pandershmërinë e tij. Cicëroni foli e foli me atë shpërthimin e tij të rrëmbyer. Kundërshtari e ndërpreu në çast dhe e pyeti:
- Po përse lehni kaq shumë? Ciceroni iu përgjigj:
- Sepse kam përpara një hajdut.

* Kaninio Rezicio kishte qenë konsull në Romë vetëm një ditë. Ciceroni për këtë tha:
- Në historinë tonë kemi një konsull që ishte shumë vigjilent dhe që gjatë sundimit të tij nuk fjeti fare.


* Jul Cezari urdhëroi me dekret që tokat e Kampanjës do tu shpërndaheshin ushtarëve. Shumë senatorë që kishin atje prona nuk e miratuan dekretin. Më shumë nga të gjithë kundërshtai Luçio Geli shumë i vjetër në moshë, i cili u ngrit nga vendi dhe thirri me të madhe:
- Sa të jem unë gjallë, kjo shpërndarje nuk do të bëhet kurrë. Atëherë Ciceroni për të qetësuar gjakrat por edhe me shpotitje e ndërpreu:
- Kur është puna kështu, le të presim, se nuk do të shkojë gjatë kjo punë. Kolegu ynë Geli nuk kërkon gjë tjetër vetëm një shtytje afati.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:42
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DAVINĒI Leonardo (1452-1519) Personalitet i shquar poliedrik i Rilindjes Italiane.

* Leonardoja ishte nxënës i Verokios. Ky i dha një ditë për të bërë një ëngjëll në tablo. Engjëlli u bë kaq i bukur sa që Verokio u pikëllua që ia' kishte kaluar nxënësi i tij. Nuk deshi ta prekte më penelin dhe më pas u tërhoq gjithnjë e më shumë nga piktura derisa iu kushtua vetëm skulpturës.


* Leonardoja ishte ngarkuar të pikturonte sallën e madhe të kishës së Shën Marisë në Milano. Ai kishte mjaft kohë që punonte për të, rrinte shpesh dhe meditonte përpara kësaj pikture kaq të madhe. Prifti kujdestar i manastirit, i cili mendonte se ai duhet të punonte vazhdimisht pa ndërprerje sikurse bahçevani që punon kopshtin, shkoi të ankohej te duka Ludovik Moro.. Ky e thirri Leonardon dhe e njoftoi atëherë dukën se artisti punon edhe atëherë kur duket se nuk bën asgjë. Në këtë rast ai e kishte mbaruar pikturën e kërkuar, por i mungonin dy koka për të modeluar që e bënin të mendohej shumë. Njëra ishte e Krishtit që duhej të shprehte bukurinë qiellore dhe që nuk gjendej në tokë, tjetra ishte ajo e Judës, që duhej të shprehte papastërtinë morale, mosmirënjohjen dhe egërsinë njerëzore.
- Tani për tani e kam zgjidhur një prej dy problemeve, - tha mjeshtri - sepse për Judën do të modeloj kokën e priftit në falë.
Duka qeshi me të madhe nga kjo përgjigje.


* Leonardo kishte një shpirt të ndjeshëm dhe ishte njeri shumë i dhembshur. Kur kalonte në treg dhe vështronte shitësit e zogjve që mbanin në kafaz zogjtë e vegjël, ai i blinte dhe u jepte atyre lirinë.


* Duka Ludovik Moro mblodhi muzikantët më të shquar të Italisë për një konkurs. Ai që do të fitonte do të rrinte në shërbim të tij. Leonardo u paraqit në konkurs me harpë të sajuar me dorën e tij. Me të luajti aq bukur një këngë, tekstin dhe muzikën e së cilës e kishte bërë vet, sa që të gjithë konkurruesit u tërhoqën si të mundur. Kështu Leonardoja hyri në shërbim të Ludovikut jo si piktor por si muzikant.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:44
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DE AMIĒIS (Edmondo) (1846-1908) shkrimtar Italian.

* Sapo kishte mbushur dy vjeç, Edmondi u largua me gjithë familjen nga Onelia dhe u vendos në një qytet ku flitej dialekti piemontez. Edmondi e mësoi nga shokët e tij të rrugës këtë dialekt, pa mësuar ende dilektin e vendit të lindjes. Fëmija i vogël nuk po merrej më vesh me nënën. Kur ajo i dha një ditë ca të shara të mira në dialektin gjenovez, ai e kundërshtoi dhe kërkoi të shfajësohej, duke folur si piemontez, Grindja vazhdoi gjatë deri sa ndërhyri i vëllai i madh që i dinte të dy dialektet, ndërsa të gjithë të pranishmit ia plasën gazit.

* Ernesto Rosi(aktor i njohur italian) e njohu Edmondin kur ishte i ri, gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe shkonte në dhomën e aktorit të shquar para se të fillonte shfaqja. De Amiçis donte të dinte gjithçka rreth veprës dhe kostumeve të aktorëve Nuk ngopej të pyeste dhe të dinte sa më shumë. Të gjitha i mbante shënim në një bllok të vogël, veçanërisht frazat që i pëlqenin dhe që nuk i kishte dëgjuar më parë.

* Kur Edmondi ishte nxënës në kolegjin ushtarak të Modenës, shokët dhe eprorët e kishin njohur si poet. Njëherë deshi të qepte një kopsë në xhaketën e uniformës. Provoi disa herë por nuk arriti dot. Kapteri, që kaloi aty për të bërë kontrollin, e pa kopsën të qepur keq dhe i tha me seriozitet:
- Ju mund të jeni i mirë për të bërë vargje, por për të vënë kopsat jeni njëgind vjet prapa.
Dhe nxënësit të pamësuar iu desh të bënte disa ditë ndalim gazerme.

* Edmondi kishte botuar në një revistë fiorentine një tregim që e kishte hedhur në letër shpejt e shpejt pa u menduar për ta përpunuar (një tregim mizerje thoshte ai). Në mbrëmje kur ishte në një sallon të rëndësishëm, iu afrua pranë një letrar i njohur i kohës që i tha gjithë mirësi:
- Kujdes se në një vend ku përshkruan një fushim ke bërë që të perëndojë dielli në lindje. Nek është edhe ndonjë gabim i madh, por po ta them sa për ta ndrequr.

* Gazeta "Italia ushtarake" që botonte vetëm komunikata zyrtare dhe pak lajme të thata ushtarake, nuk kishte shumë lexues; Atëherë drejtori mendoi që ta bënte organin e tij tërheqës me lëndë letrare. Si bashkëpunëtor, drejtori zgjidhi një nëntoger që në shkollën e Modenës kishte qenë kujdestar klase dhe kishte pasur sukses të madh në disa hartime.
Ai e thirri nëntogerin dhe i tregoi qëllimin e tij Nëntogeri e nisi punën në zyrën letrare, dhe në tipografi. Ky nëntoger i ri ishte Edmond De Amiçis dhe nga zyra e tij dolën shkrimet e para që e bënë të njohur.

* Edmondit i ofruan një kandidaturë si deputet,të cilën e refuzoi duke thënë:-Nuk më pëlqen që të fle në një gropë të madhe dhe në një vend që quhet parlament.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:47
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DEMOSTENI (384-322 p.e.r.)orator i shquar dhe veprimtar politik i lashtėsisė greke.

* Eskini(orator imadh politik) rival i fortë dhe kundërshtar i Demostenit, nuk pranoi që athinasit ta dekoronin me medalje të artë. Më vonë fitoi gojtaria e Demostenit dhe Eskni u dënua me mërgim në ishullin Rodi. Eskni ra në gjëndje të keqe dhe nuk kishte para në xhep. Demosteni, i ofroi një shumë të hollash me mjaft përzemërsi dhe me mirësjellje. Eskni nuk mundi dot të mos pranonte prandaj i mori paratë dhe tha:
- Mendo se sa i trishtuar jam që kam lënë një atdhe me një armik kaq zemërmadh sa të imponon respekt. Nuk shpresoj të gjej gjetkë një mik që mund t'i ngjajë.

* Një ditë në mërgim kur Eskini deklamoi para popullit fjalimin që kishte mbajtur kundër Demostenit dhe për të cilin u dënua, dëgjuesit e duartrokitën nxehtësisht. Ata deshën të dëgjonin edhe përgjigjen e Demostenit. Kur e dëgjuan atë, duartrokitjet ishin prapë të shumta dhe të pandërprera sa që oratorit iu desh të ndërhynte për t'i qetësuar. Më në fund Eskni tha këto fjalë:
- Po çfarë do të bënit sikur këtë fjalim ta dëgjonit të deklamuar nga goja e tij?

* Një athinas shkoi te Demosteni për t'i kërkuar ndihmë kundër dikujt që e kishte sulmuar dhe trajtuar keq. Ai i tregoi oratorit të madh çështjen e tij. Demosteni e dëgjoi me vëmendje deri në fund dhe pastaj i tha:
- Më fal, po unë nuk besoj aspak që t'i të jesh fyer ashtu si thua. Athinasi e rrëfeu çështjen dhe njëherë nga e para dhe prapë pati të njëjtin përfundim.
- Si? - thirri athinasi gjithë zemërim. - Nuk jam trajtuar keq? Nuk jam fyer?
- Oh, - tha atëhere Demosteni, - tashti po të besoj sepse tashti më fole si një njeri që është fyer.


* Një rival i Demostenit, që deshi ta kritikonte për fjalimet e tij tepër të përpunuara, i tha:
- Demosten, fjalimet e tua...
- Duket mirë, - ia priti Demosteni, - se ato të tuat, përkundrazi, kanë bërë që të mos harxhosh gjë.

* E pyetën një ditë Demostenin se me ç'mjete mund të bëhesh orator i madh.
- Duke shpenzuar më shumë vaj dhe më pak verë, - u përgjigj oratori i madh, i cili me vajin nënkuptonte llampën e ndriçimit që ishte e nevojshme për të studiuar natën.
* Demosteni shkoi posaçërisht në Korint për të parë bukuroshen Laide. Kur ai i kërkoi dorën, Laidja kërkoi çmim të madh.
- Unë nuk mund të blej me një çmim kaq të madh një pendim, - përgjigj oratori i shquar.


* Athinasit donin që Demosteni të mbështeste akuzën kundër një të pafajshmi. Meqenëse ai nuk pranoi, athinasit nisën të flasin lart e poshtë kundër tij.
- O athinas, - u përgjigj ai, - unë jam gjithnjë gati që t'ju jap këshilla edhe atëherë kur juve nuk do t'ju pëlqejnë, por ama ju nuk mund të më detyroni që unë të shpif për një qytetar.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:49
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DIDRO Deni (1713-1784) filozof i shquar materialist francez, shkrimtar dhe kritik art

* Dikush habitej që në jetën e salloneve të Parisit, Didroi bënte pak figurë.
- Po çfarë doni prej meje, - thoshte Didroi, - unë nuk di të them më shumë se "mirëdita". Nuk e njoh gjuhën e ftohtë dhe mospërfillëse të salloneve. Ndaj hesht dhe vështroj.

* Didroi shpenzonte shumë para për të blerë riprodhimet e pikturave dhe miniaturat, të cilat i koleksiononte. Kur mbetej pa para, ishte i shtrënguar t'i shiste me humbje. Pastaj ai vihej punës me dëshpërim për të riblerë objektet që nuk ishin tashmë të tijat.

* Kur Didroi nisi karrierën e shkrimtarit fitoi të holla për një punë jo fort të mirë. Në shtëpi e shoqja nuk donte t'ja pranonte ato para, sepse kujtonte se mos vinin nga ndonjë burim i dyshimtë. Sipas saj, nuk ishte e mundur që një botues të jepte aq para për ca fije letër të shkruara keq. Kur i shoqi e bindi plotësisht, gruaja, kërkoi që Didroi t'ia kthente botuesit, sepse, - tha ajo, - do t'i ketë bërë gabim llogaritë".

* Kur ishte në gjëndje shumë të mjerueshme. Didroi bënte disa lloje punësh, njëherë përkthente nga anglishtja, pastaj jepte mësime private. Kur nuk kishte nga këto lloj punësh, ai sajonte "predikime" për t'ua shitur atyre që... nuk kishin frymëzim. Në atë kohë fanatikët duhej të dëgjonin disa predikime të shenjta nga një person që nuk besonte. Didroi thoshte se mosbesimi në fe ishte fillimi i diturisë.

* Së zonjës së shtëpisë kur rrinte Didroi i vinte shumë keq për gjëndjen e keqe të shtëpisë. Ajo mundohej fshehurazi të ndryshonte gjithë pamjen e paisjeve të shtëpisë, ndëresat, veshjen, të cilat i zëvendësonte me më të mira. Gjithashtu ajo zbukuronte edhe sallonin e veprave të artit. Kur Didroi kthehej në shtëpi pas një largimi të përkohshëm kujtonte se kishte gabuar hyrjen. Pastaj bindej se ishte shtëpia e tij.. Si filozof i vërtetë kujtonte gjithnjë me përmallim mobiljet e tij ashtu të ndotura, ndërresat e tij të vjetëruara dhe rrobat e tij të holluara dhe të zbardhura.

* Kur Didroi foli me perandoreshën e Rusisë, Katerinën, i tha:
- Të kesh kryeqytetin në kuf të perandorisë është njësoj sikur të kesh zemrën në majë të gishtave.

* Didroi ishte njeri shumë i ndjeshëm. Një herë i vajtën në shtëpi dy miq dhe e gjetën të përlotur.
- Ç'ju ka ndodhur? - i thanë ata. Didroi, duke fshirë lotët u përgjigj:
- Asgjë. Po më mundon shumë protagonistja e një tregimi, për të cilën po shkruaj.

* Babai i Didrosë prodhonte akrepa sahati dhe i shiste. Kur i thoshnin se i biri e nderonte shumë, ai me një frymë përsëriste:
- Mirë, mirë, unë jam i kënaqur për këtë, por a e dini sa akrepa më kushton ai djalë?

* Caresha e Rusisë i tha Didrosë:
- Parimet tuaja, janë shumë të bukura, por nuk mund të shërbejnë veçse për të bërë libra. Tjetër gjë është të shkruash çfarë të duash mbi letrën që hesht dhe tjetër gjë të punosh mbi një material të gjallë, që acarohet dhe preket shpejt sikurse është populli.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:51
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

THEMISTOKLIU (525-460 p.e.r.) burrė shteti i Greqisė sė vjetėr dhe prijės ushtarak nė

* Themistokliut i pëlqente lavdia që kur ishte fëmijë. Pas betejës së Maratonës lavdërimet e mëdha të athinasve për Miltiadhin i prishën humorin dhe Themistokliu ra në mendime. Kaloi netë të tëra pa gjumë dhe nuk shkonte të dëfrehej. Kur e pyeti një miku i tij për shkakun e kësaj gjendjeje ai u përgjigj:
-Trofetë e Miltiadhit ma prishin gjumin e natës.

* Një këngëtar i shquar iu lut Themistokliut t'i bënte një favor për diçka që nuk ishte e drejtë.
-I dashuri im, - iu përgjigj Themistokliu, - ti do pranoje sikur unë të kërkoja që të këndoje me nota false para publikut.


* Një athinas kishte një vajzë për të martuar. Ishin dy kandidatë që kërkonin vajzën. Njeri ishte burrë i pasur por budalla, tjetri ishte burrë i varfër por i zgjuar. Babai i vajzës shkoi të këshillohej me Themistokliun i cili i tha:
-Unë do të parapëlqeja një burrë pa pasuri ndaj një pasurie pa burrë.


* Themistokliu kishte një djalë që e donte shumë. Kur ua paraqiti miqve të tij, tha:
- E shikoni këtë fëmijë të vogël? Ky e qeveris gjithë Greqinë. Me që ata nuk po kuptonin gjë ai shtoi:
- Ai komandon nënën e tij si i do qejfi, nëna e tij më komandon mua që komandoj athinasit, të cilët komandojnë gjithë Greqinë.


* Pas betejës së Salaminës(Beteja e Salaminës që u zhvillua në v.449 p.e.r. ndërmjet grekëve dhe persianëve përfundoi me fitore të grekëve) magjistratët e Athinës donin të dinin se kush ishte gjenerali më me merita ndaj atdheut. Ata shpallën një referendum dhe kërkuan që nga grupi i gjeneralëve të jepnin dy emra.
Të gjithë gjeneralët vunë në fillim emrat e tyre dhe të dytin vunë emrin e Themistokliut. Atëherë magjistratët vendosën që i pari të ishte i padyshim, Themistokliu.


* Nga mosmirënjohja e disa qytetarëve të Athinës Themistokliu emigroi tek armiku i tij Kserksi. Ai e priti shumë mirë dhe e çmonte zotësinë e tij. E caktoi të qeverisë një provincë. Kur shpërtheu një luftë e re midis Greqisë dhe Persisë, Kserksi i ofroi Themistokliut komandën e ushtrisë persiane. Themistokliu u vu në mëdyshje të madhe. Ai nuk donte të luftonte kundër atdheut të tij dhe nga ana tjetër nuk dëshironte të tregohej mosmirënjohës ndaj mirëbërësit të tij të madh. Atëherë ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:55
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

DIKENS (Ēarls) (1812-1870) shkrimtar i madh realist, romancieri mė i madh i Anglisė.

* Kur Dikensi u ndodh një herë në Njujork, një grua plakë, që nuk e kishte parë kurrë, e ndaloi në rrugë dhe i tha:
- Më lejoni ta prek atë dorën tuaj, e cila e ka mbushur shtëpinë time plot me miq.
* Dikensi ishte bërë aq i njohur për romanet e tij saqë në ditët e festave i vinin nga çdo anë e botës lule, urime dhe dhurata të tjera të ndryshme. Këto ia dërgonin njerëzit e thjeshtë të popullit.

* "Klubi Pikuik" romani i parë i famshëm i Dikensit, u botua (ashtu sikurse u botuan të gjithë romanet e tij) si dispencë. Për numrin e parë ishin shtypur 400 kopje. Kur doli në skenën e romanit personazhi komik Sam Veller, tirazhi u ngrit shpejt dhe në dispencën e trembëdhjetë tirazhi arriti në dyzetmijë kopje. Shitësit e kishin vënë titullin e romanit në tabelën e dyqaneve. Kudo flitej vetëm për këtë roman.

* Një kritik i shquar i kohës tregonte se kishte dëgjuar një njeri të sëmurë rëndë që kishte thirrur:
- Sid do që të vejë puna ime,nesër të paktën del dispenca e fundit e Pikuikutdhe unë jam i qetë.

* Dikensi kishte quar një djalë në Londër për studime.Njëherë i biri ra në shtrat i sëmurë dhe i ati shkoi ta vizitojë në spital.Infermerja e vjetër,kur mori vesh se kush ishte i ati i djalit të sëmurë,mbeti i shtangur.
- Si?- thirri ajo,- fëmija qenka djali i njeriut... që ka shkruar romanin Dombi?
Kur të pranishmit e pyetën përse ishte habitur ashtu, ajo u përgjigj:
- Nuk do të kisha besuar kurrë që një njeri i vetëm të shkraj gjithë atë roman.
Një nga të sëmurët tha se ajo nuk din të lexonte.Kjo ishte e vërtetë sepse të hënën e çdo muaji ajo mblidhej me disa shoqe që lexonin me zë të lartë romanin.

* Një herë me një mik Dikensi po fliste rreth edukatës së fëmijëve. Miku i thoshte se nuk duhej të nxitej fantazia e fëmijëve me përshkrime të habitshme. Fantazia ishte e panevojshme në jetë dhe e ndalonte fëmijën të përparonte në karierën e tij të mëvonshme. Gjatë kësaj bisede, në dhomë hyri një flutur shumë e bukur. Dikensi e kapi me dorë, ia shkundi pluhurin e shndrritshëm të krahëve dhe e lëshoi. Mfiku ia priti.
- Po paske qenë mizor, miku im. Vajtje e i hoqi fluturës gjithë shkëlqimin që kishte në krahë.
- Unë, - iu përgjigj Dfikensi, - nuk bëra gjë tjetër vetëm se zbatova te flutura sistemin e edukatës së propozuar prej jush, duke u hequr zbukurimin e panevojshëm.

* Vdekja e Dikensit u ndie shumë në të gjitha familjet angleze, amerikane e australiane.
Një fëmijë pyeti:
- Ka vdekur zoti Dikens? Po atëherë do të vdesë edhe plaku i Vitit të Ri.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shtator 2003 03:57
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Personazhe te Shquara

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.