i_lire
^^i_lire^^
Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
KARUZO Enriko (1873-1921) tenor italian me famė botėrore.
* Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare Karuzoja ende nuk i ishte futur studimit të kantos, sepse zëri i tij nuk ishte as zë tenori as zë baritoni. Me këmbënguljen e dëgjuesve vendosi të studionte kanto. U paraqit te mjeshtri, i cili sapo e dëgjoi i tha se nuk kishte zë të mjaftueshëm. Megjithatë, për t'i plotësuar dëshirën, nisi t'i jepte disa mësime. Këto mësime u ndërprenë shpejt sepse Karuzoja shkoi ushtar.
Një mëngjes kur po pastronte kopsat e kapotës për të kaluar kohën nisi të këndojë. Një oficer që kaloi aty pranë e pyeti se ç`bënte në jetën civile.
- Oh, lëre, - u përgjigj Karuzoja, - do të doja të merresha me teatër. Oficeri nuk i tha asgjë, por qysh nga ajo ditë e liroi nga stërvitja dhe i krijoi mundësinë që ai të merrej me kanto.
* Në teatrin e oborrit në Berlin Karuzoja këndonte me një shpërblim prej dhjetëmijë lirash në natë.
- Ky numri dhjetë më pëlqen, - i thoshte Karuzoja një vizitori, sepse tamam dhjetë vjet më parë fillova të këndoj në Napoli në dhjetë lira në natë.
* Kur ishte në Amerikë, në kohën e Luftës së parë botërore, te Karuzoja u paraqitën pesë të rinj emigrantë italianë.
- Zoti Karuzo, - i thanë ata, - ne po lëmë Amerikën, se po na çojnë në luftë. Këtu nuk do të shkelim më, jemi njerëz të varfër. Por nuk duam të shkojmë në luftë pa dëgjuar njëherë Karuzon. Ja këtu kemi mbledhur dyqind dollarë. E dimë që janë pak, por më shumë nuk mundemi. Me këto para duam të na këndoni një këngë, vetëm një!
Dyqind dollarë! Karuzos iu bllokua fyti nga një lëmsh mallëngjimi. Në fillim nuk mundi dot as që të fliste nga emocioni i madh. Shpejt e mori veten. - Jo një, por sa këngë të doni. Dhe të dyqind dollarët ua çoni nënave tuaja në Itali.
Karuzoja gjithë natën këndoi për të pesë bashkatdhetarët e tij që shkonin në luftë.
* Karuzoja e nisi karrierën si tenor rezervë. Këngëtari titulluar gëzonte shëndet të plotë dhe Karuzos nuk i jepej rasti asnjëherë për ta zëvendësuar. Një ditë grupi arriti në një qytet afër Napolit, ku Karuzoja kishte shumë të njohur. Ata e ftuan në një pijetore dhe të gjithë u dehën.
Drejtori i teatrit po e kërkonte Karuzon, sepse tenori titulluar ishte i sëmurë. Më në fund Karuoos i erdhi radha që të këndojë në skenë, mirëpo nuk ishte në gjendje. Kur doli përpara publikut i vinte skena vërdallë dhe nuk i kujtohej asnjë fjalë nga ato që duhej të këndonte. Në sallë plasën të qeshurat e të bërtiturat:
- I dehur, i dehur!
Pas kësaj e dëbuan nga grupi artistik. Në kulmin e dëshpërimit vetëm me një lirë në xhep, me të cilën bleu një shishe me verë u mbyll në shtëpi. Të nesërmen i erdhi lajmi prej teatrit se publiku e kërkonte me këmbëngulje.
- Po si mund të më thërrasin, - tha tenori, - kur nuk më dini as edhe emrin? - Nuk të kërkojmë me emër, - i tha ai që i solli lajmin - por bërtasin dhe kërkojnë "atë të dehurin". Ai kujtoi se mos dëgjuesit donin të qeshnin me të, por me besim në aftësitë e tij shkoi në skenë dhe nisi të këndojë.
Suksesi qe i plotë dhe dëgjuesit e mbuluan me duartrokitje të gjata. Pas këtij suksesi drejtori e caktoi Karuzon që të këndojë për një qind lira në natë. Tashmë kishte nisur rruga e triumfit të tij të pandalshëm.
* Gjatë një turneu në Amerikë, Karuzoja u ftua të këndojë në vilën e një miliarderi, i cili i jepte një shpërblim përrallor. Këngëtari vajti fiks në orën e caktuar. Për habinë e tij të madhe, përveç miliarderit dhe një qeni të vogël, ai nuk gjeti publik tjetër. Karuzoja e filloi koncertin me një arie opere. Që në notat e para qeni i vogël nisi të lehë si i tërbuar. Karuzoja e ndërpreu këngën. Atëherë i zoti i shtëpinë iu afrua me të qeshur, i dha në dorë një sasi të hollash dhe i tha:
- Faleminderit, mos u shqetëso fare. Unë desha të dija vetëm nëse do të lehte qeni im edhe kur këndon Karuzoja.
* Miliardieri Morgan ishte admirues i Karuzos.Sa herë që e ftonte për të kënduar në shtëpinë e tij, shpërblente me dhjetë mijë dollarë.
Njëherë, pasi e ftoi si zakonisht, mori nga këngëtari i shquar këtë përgjigje që e habiti shumë: "Faleminderit, po nesër mbrëma nuk kam mundësi të vij sepse jam për darkë te mjeshtri Leonkavalo". Leonkavalo nuk e mori vesh asnjëherë që kjo darkë i kishte kushtuar Karuzos më shumë se dhjetëmijë dollarë.
* Karuzo bleu një shtëpi. Iu desh të bënte ca ndryshime, prandaj mori disa punëtorë ndërtimi.
Në një dhomë të katit të dytë, ai studionte kanto çdo ditë dhe përsëriste pjesë të ndryshme të reportorit të tij të pasur.
Një ditë hyri në dhomën e tij kryemjeshtri i ndërtimit që i tha: - A doni që puna të mbarojë sa më shpejt?
- Pa tjetër, - u përgjigj Karuzoja.
- Atëherë ju lutemi shumë të mos këndoni derisa të mbarojmë ne punën që kemi nisur në shtëpinë tuaj. Duhet ta dini se sapo ju nisni të këndoni, punëtorët menjëherë lënë punën. Nuk ka burrë që t'i vërë prapë në punë deri sa të mbarojë kënga juaj. Për Karuzon ky nderim i atyre njerëzve të thjeshtë ishte më i madh se sa durtrokitjet në platetë e teatrit.
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|