Endri
Moderator
Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Majmunėt mund tė flisnin, ndonėse nuk ia kanė arritur
Tre antarë të familjes së majmunëve të mëdhenj kanë në tru tipare vendimtare që kanë të bëjnë me të folurën, të cilat më parë ishte menduar se haseshin vetëm tek njerëzit.
Këtë e kanë zbuluar studiuesit Claudio Cantalupo dhe William Hopkins të universitetit Emory dhe atij shtetëror të Georgia-s (Xhorxhja), SHBA, të cilët kryen disa këqyrje të trurit të shimpanzeve, bonobove dhe gorillave, duke marrë pamje të tij nëpërmjet metodës së rezonancës magnetike, MRI.
Ky zbulim mund të tregojë se zhvillimi i strukturave të trurit që kanë të bëjnë me të folurën filloi përpara se stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të ndaheshin nga njeri-tjetri.
Ajo pjesë e trurit që njihet si hapësira 44 e Brodmann-it është vendimtare për të bërë të mundur nxjerrjen e fjalëve dhe është më e gjërë në hemisferën e majtë të trurit se në të djathtën. Studiuesit kishin vënë re se edhe majmunët kishin një strukturë të ngjashme, por si ç“e dimë nuk mund të flasin.
Ata kishin vënë re se majmunët e mëdhenj që kishin kapur kishin prirje për të bërë gjeste me dorën e djathtë, sidomos kur nxirrnin njëfarë zhurme zanore.
Sipas tyre kur stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të mëdhenj mësuan të hungëronin dhe të bënin me gjeste, pjesa e majtë e hapësirës 44 u zgjerua.
Murmërimi dhe bërja me gjeste më vonë u kthye në gjuhë tek njerëzit, por jo tek majmunët, nga sa duket.
Nature
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|