erzeni_be
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306
|
Rracizmi dhe kolonializmi i Darvinit.
Miku i ngushtë i Darvinit, profesor Adam Sedgwick, ishte një nga ata që parashikoi se çfarë rreziqesh do të sillte në të ardhmen teoria e evolucionit. Pasi e lexoi dhe e rilexoi librin "Origjina e llojeve", ai deklaroi se
"nëse ky libër do të pranohej në masë të gjerë, do të sillte me vete një brutalitet që nuk ishte parë kurrë më parë.7
Dhe vërtet, koha tregoi që Sedgwick kishte pasur të drejtë. Shekulli XX ka hyrë në histori si një epokë e zezë, në të cilën njerëzit përjetuan masakra e spastrime vetëm për shkak të racës apo prejardhjes.
Sigurisht që ka pasur diskriminim dhe spastrime për të njëjtat shkaqe gjatë gjithë historisë së njerëzimit edhe shumë kohë para se të dilte në skenë Darvini, por Darvinizmi i dha këtij diskriminimi një respektueshmëri të rreme shkencore dhe një ligjshmëri të pamerituar.
"Ruajtja e racave të favorizuara
"
Shumica e darvinistëve të kohës sonë pretendojnë që Darvini s'ka qenë kurrë racist, por ata i komentojnë idetë e Darvinit siç u intereson për të mbrojtur pikëpamjet e tyre. Ata pretendojnë se shprehja "Nga ruajtja e racave të favorizuara", e cila gjendet si nëntitull i titullit "Origjina e llojeve" të librit të Darvinit, vlen vetëm për kafshët. Megjithatë, ajo ç'ka harrojnë ata që shprehin këtë pretendim janë thëniet e vetë Darvinit për racat njerëzore në librin e tij.
Sipas pikëpamjeve të paraqitura nga Darvini në këtë libër, racat njerëzore përfaqësojnë nivele të ndryshme evoluimi dhe disa raca kanë evoluar e përparuar më shumë se të tjerat. Disa prej tyre, në fakt, janë pak a shumë në të njëjtin nivel me majmunët.
Darvini pretendonte se "lufta për mbijetesë" është e vlefshme edhe për racat njerëzore. "Racat e favorizuara" dolën fitimtare nga kjo betejë. Sipas Darvinit, raca e favorizuar ishin të bardhët e Evropës. Sa për racat aziatike dhe afrikane, ata kishin mbetur mbrapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkonte edhe më tej: këto raca shumë shpejt do ta humbisnin përfundimisht luftën mbarëbotërore për mbijetesë e do të zhdukeshin.
Në një të ardhme jo shumë të largët, po ta masim me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut do t'i shfarosin dhe do t'i zëvendësojnë racat e egra (primitive) kudo në botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë
do të jenë shfarosur pa dyshim. Hendeku midis njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të zgjerohet, sepse do të ndajë njeriun e një stadi edhe më të qytetëruar se kaukaziani nga një majmun i një niveli të ulët sa babuni, në vend që të jetë si tani mes zezakut apo australianit dhe gorillës.8
Përsëri, në një pjesë tjetër të librit "Origjina e llojeve", Darvini del me pretendimin se është e domosdoshme që racat inferiore të zhduken dhe se s'është nevoja që popujt e zhvilluar të përpiqen t'i mbrojnë e t'i mbajnë gjallë ato. Ai e ka krahasuar këtë situatë me njerëzit që rrisin kafshë për mbarështim:
Te njerëzit e egër, të dobtit në trup dhe mendje eliminohen shpejt; kurse ata që mbijetojnë, në përgjithësi, gëzojnë shëndet të plotë. Ne, njerëzit e qytetëruar, nga ana tjetër, bëjmë të pamundurën të kontrollojmë procesin e eliminimit; ne ndërtojmë spitale për të çmendurit, memecët dhe të sëmurët, ne vendosim ligje të kota, ndërsa mjekët tanë përdorin gjithë zotësinë që kanë për të shpëtuar jetën e çdonjerit deri në momentin e fundit. Kemi arsye të besojmë se vaksinimi ka shpëtuar mijëra, të cilët për shkak të organizmit të dobët do t'i dorëzoheshin lisë së dhenve. Si rrjedhim, pjesëtarët e dobët të shoqërive të qytetëruara shtojnë llojin e tyre. Çdokush që është marrë me rritjen e kafshëve shtëpiake s'do ta vinte në dyshim që kjo do të jetë mjaft e dëmshme për racën njerëzore.9
Udhëtimet që ndërmori Darvini nxorën në pah anën e tij raciste. Për shembull, Darvini e konsideronte termin "kafshë të egra" si të përshtatshëm për ato fise, kulturën dhe aftësitë e të cilave i kishin vlerësuar studiues të tjerë.
Siç e pamë, në librin e tij "Origjina e llojeve" Darvini i vendoste aborigjenët (banorët autentikë të Australisë) dhe zezakët në të njëjtin nivel me gorillat dhe deklaron se këto raca do të zhduken. Sa për racat e tjera që ai i shihte si "inferiore", ai ishte i mendimit se ishte e domosdoshme t'i pengonte të shumoheshin në mënyrë që të shkonin drejt shfarosjes. Kështu, gjurmët e racizmit dhe diskriminimit që i hasim edhe sot e kësaj dite u miratuan e u justifikuan shkencërisht në këtë mënyrë nga Darvini.
Ndërsa detyra që i kishte rënë për pjesë "njeriut të qytetëruar", sipas idesë raciste të Darvinit, ishte që të përshpejtonte këtë periudhë evolucioni, siç do ta shohim më hollësisht në faqet që vijojnë. Në këtë situatë nuk kishte kundërshtime, nga pikëpamja "shkencore", që me këto raca, të cilat gjithësesi do të zhdukeshin, të mbarohej punë sa më shpejt.
Aspekti racist i Darvinit e tregoi ndikimin e tij në shumë shkrime e vëzhgime të tij. Për shembull, ai i shprehu hapur paragjykimet e tij raciste, kur përshkruante vendasit e Tokës së Zjarrtë (Tierra del Fuego), të cilët i pa gjatë një udhëtimi të gjatë që nisi në vitin 1871. Ai i përshkroi vendasit si krijesa "krejt lakuriqe, të llangosura me bojra, që hanë çfarë të gjejnë tamam si kafshët e egra, të pakontrolluara, mizore ndaj të gjithë atyre që s'bënin pjesë në fisin e tyre, që gjenin kënaqësi kur torturonin armiqtë, që ofronin kurbane të përgjakshme, që vrisnin fëmijët e tyre, që keqtrajtonin gratë, që ishin të mbushur me bestytni të kota..." Kurse studiuesi W. P. Snou, që i kishte përshkuar të njëjtat vise 10 vjet më parë, paraqet një panoramë krejt të ndryshme nga ajo e Darvinit. Sipas Snout, banorët e Tokës së Zjarrit ishin "njerëz të pashëm e të fortë, ishin shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre, disa prej veglave të tyre tregonin mjeshtëri e origjinalitet, njihnin një farë të drejte për pronën, si dhe pranonin autoritetin e disa prej grave më të moshuara".10
Siç shihet nga këta shembuj, Darvini ishte një racist i vërtetë. Në fakt, sipas fjalëve të autorit të librit "Çfarë ka thënë në të vërtetë Darvini", Beniamin Farrington, Darvini ka bërë shumë komente në lidhje me "dallimet më të mëdha mes njerëzve të racave të ndryshme" në librin e tij "Prejardhja e Njeriut".11
Për më tepër, mohimi i ekzistencës së Zotit nga teoria e Darvinit ishte shkaku që i shtyu njerëzit të mos besonin se njeriu është i krijuar prej Zotit dhe se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Ky ishte një nga faktorët që fshihej pas shtimit të racizmit dhe shpejtimit të pranimit të tij në botë. Shkencëtari amerikan Xhejms Ferguson (James Ferguson) shpjegon lidhjen e ngushtë midis mohimit të krijimit dhe shtimit të racizmit në këtë mënyrë: Antropologjia e re u shndërrua shumë shpejt në sfond teorik midis dy shkollave të kundërta filozofike për origjinën e njeriut. Më e vjetra dhe më e formuara prej tyre ishte "monogjenizmi", besimi se gjithë njerëzimi, pa marrë parasysh ngjyrën apo tiparet e tjera, rridhte direkt nga Adami dhe nga akti i vetëm origjinal i krijimit nga Zoti.
Monogjenizmi u shpall nga kisha e u pranua gjerësisht deri në shekullin XVIII, kur kundërshtimi i autoritetit teologjik filloi të nxiste teorinë rivale të "poligjenizmit", (teoria e evolucionit) sipas së cilës bashkësi të ndryshme racore kishin origjina të ndryshme.12
Antropologu indian Lalita Vidjarthi shpjegon se si teoria e evolucionit të Darvinit bëri që racizmi të pranohej nga shkencat shoqërore:
Teoria e tij (Darvinit) për mbijetesën e atij që përshtatet më mirë u prit krahëhapur prej shkencëtarëve shoqërorë të asaj kohe dhe ata besonin se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evolucioni, duke arritur kulmin me qytetërimin e njeriut të bardhë. Nga gjysma e dytë e shek. XIX, racizmi ishte pranuar si fakt nga pjesa më e madhe e shkencëtarëve perëndimorë.13
Për sa u përket darvinistëve që erdhën pas Darvinit, ata nisën një luftë të madhe për të vërtetuar pikëpamjet e tij raciste. Në emër të asaj që po bënin, ata nuk kishin skrupuj kur vinte puna te mospërputhjet dhe të pavërtetat e shumta shkencore. Ata mendonin se po t'i vërtetonin ato, do të provonin shkencërisht superioritetin e tyre dhe "të drejtën" për të shtypur, kolonizuar e, po të ishte nevoja, edhe shfarosur racat e tjera.
Në kapitullin e tretë të librit të tij "The Mismeasure of Man", Stefën Jej Gould (Stephen Jay Gould) vuri në dukje se disa antropologë nuk i kanë kursyer edhe falsifikimet për të vërtetuar "superioritetin" e racës së bardhë. Sipas Gould, metodat që ata përdorën më shumë ishte falsifikimi i përmasave të trurit të kafkave të fosilizuara që gjenin. Ai përmend në librin e tij se, duke menduar që madhësia e trurit kishte të bënte me inteligjencën, shumë antropologë e zmadhuan qëllimisht madhësinë e kafkave kaukaziane (të bardhët) dhe e zvogëluan madhësinë e kafkave të zezakëve dhe indianëve.14
Në librin e tij "Ever Since Darvin", Gould shpjegon pretendimet e pabesueshme që morën përsipër darvinistët për të demonstruar se disa raca ishin inferiore.
Haeckel dhe kolegët e tij përdorën teorinë e përsëritjes për të vërtetuar superioritetin racor të të bardhëve të Evropës Veriore. Ata rrëmuan fakte nga anatomia dhe sjellja njerëzore, duke shfrytëzuar çfarë të gjenin nga trutë deri te kërthiza. Herbert Spenser ka shkruar se "tiparet intelektuale të të paqytetëruarve janë tipare që hasen te fëmijët e të qytetëruarve". Karl Vogt e theksoi këtë edhe më shumë në vitin 1864: "Zezaku i rritur, për sa u përket aftësive të tij intelektuale, ka natyrën e fëmijës
Disa fise kanë themeluar shtete, që kanë një organizim të veçantë, por, për sa i përket pjesës tjetër që mbetet, mund të themi pa frikë se e gjithë raca, nuk ka kryer ndonjë gjë që t'i shërbejë përparimit të njerëzimit apo që t'ia vlejë të ruhet, as në të shkuarën e as në të tashmen.15
Edhe anatomisti francez, mjeku Etienne Serres mbronte idenë se meshkujt zezakë janë primitivë, sepse kërthiza e tyre ndodhej më poshtë se te të tjerët.
Bashkëkohësi i Darvinit, evolucionisti Havelock Ellis, mbështeste dallimin midis racave superiore dhe inferiore me një shpjegim të ashtuquajtur "shkencor", duke thënë:
Fëmijët e shumë racave afrikane është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të jenë më pak inteligjentë se fëmijët evropianë, por ndërkohë që afrikani bëhet budalla e i trashë kur rritet dhe e gjithë jeta e tij shoqërore bie në një gjendje rutine të pandryshueshme, evropiani nuk e humbet gjallërinë e fëmijërisë.16
Antropologu darvinist francez Vacher de Lapouge sugjeroi në veprën e tij të titulluar "Race et Milin Social Essais d'Anthroposociologie" (Paris 1909) se klasat jo të bardha ishin pasardhëset e njerëzve të egër që nuk kishin mësuar të bëheshin të qytetëruar, ose thëne ndryshe, ishin përfaqësuesit e degjeneruar të klasave me gjak të përzier. Ai nxori disa rezultate duke matur kafkat nga shtresat e larta e të ulta të Parisit në varreza. Sipas rezultateve të tij, në varësi të kafkave, disa njerëz ishin të prirur për të qenë të pasur, me besim te vetja dhe të lirë, kurse të tjerët konservatorë, të kënaqur me pak e të pajisur me të gjitha cilësitë e një shërbëtori të mirë. Shtresat ishin produkt i përzgjedhjes shoqërore, shtresat e larta të shoqërisë shkonin me racat superiore, pasuria ishte në raport me përmasën e kafkës. Lapouge më vonë bëri një parashikim: "Kam mendimin se në vitet që do të vijnë njerëzit do të vrasin njëri-tjetrin, sepse kokat e tyre janë të rrumbullakëta ose me majë."17
Ky parashikim doli i vërtetë, siç do ta shohim hollësisht në faqet e tjera të këtij libri, dhe shekulli XX ka parë shumë masakra të kryera për arsye racizmi
!
Por nuk ishin vetëm antropologët. Edhe entomologët (studiuesit e insekteve) hipën në makinën raciste që Darvinizmi kishte vënë në lëvizje me pretendime të pabesueshme. Për shembull, në vitin 1861, një entomolog anglez, pasi mblodhi morra që jetonin në trupat e njerëzve në vende të ndryshme të botës, arriti në përfundimin, se morrat e një race nuk mund të jetonin në trupat e një race tjetër, gjë që po të shihet nga niveli i sotëm shkencor, është diçka tepër qesharake.18
Kur edhe njerëzit me status shkencëtari bënin deklarata të tilla, nuk ishte për t'u habitur që disa racistë dogmatikë përdornin sllogane absurde si: "Edhe morrat e zezakëve janë zezakë."
Shkurtimisht, aspekti racist i teorisë së Darvinit gjeti terren pjellor në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo ndodhi për arsye se në atë kohë "njeriu i bardhë" evropian ishte në pritje të një teorie të tillë për të justifikuar krimet e veta.
7 A.E. Wilder-Smith, Man's Origin Man's Destiny, The Word for Today Publishing, 1993, fq.166
8 Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 178
9 Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë edition, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 171
10 Godfrey Lienhardt, Social Anthropology, Oxford University Press, fq. 11
11 Benjamin Farrington, What Darwin Really Said, London: Sphere Books, 1971, fq. 54-56
12 James Ferguson, "The Laboratory of Racism", New Scientist, vol. 103, (Shtator 1984, fq. 18)
13 Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendōme, 1983. fq. 54
14 David N. Menton, Ph.D., The Religion of Nature: Social Darwinism, St. Louis MetroVoice, September 1994, Vol. 4, Numër. 9
15 Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 217
16 Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 220
17 Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara: Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 67-68
18 Thomas Gossett, Race: The History of an Idea in America, Dallas: Southern Methodist University Press, 1963, fq.81 Cituar në Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 68
*Profesor Belgium me vjen shume keq qe nuk i kam marre leksionet nga ju.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|