IQVLORA
me pushime
Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Edhe 22 te tjera per sot
Faleminderit Konte,per riparimin e germes c ne (ch)!
Gjyshja ime interesohej per mua ne menyre te vecante.Babai im ishte djali i vetem i saj dhe kur kam lindur une ajo eshte gezuar shume dhe me donte jashtzakonisht.Me kete dua te them eshte kujdesur shume per mbarvajtjen time ne shkolle.Ajo me blinte te gjitha sendet e nevojeshme duke filluar nga maja e penes e der tek fletorja.Ajo me thosh:Kur te te mbarohet katershorja thuaji nenes te te bleje nje te re.Kisha degjuar edhe burra te vjeter te cilet perdornin kete fjale per fletoren.Do mundohem ta sqaroj kete fjale edhe me tim ate.Ne mos gaboj,por edhe Naim Frasheri e perdor diku ne poemat dhe vjershat e tij
Disa fjale te vjetra qe m'u kujtuan per momentin:
Ne zonen e Lumit te Vlores eshte perdorur fjala
1-Ollonar qe ishte muaji Dhjetor
2-E xhuma ose e premte
3-katua vendi ku mbaheshin bagetia dikur
4-selgjen vend ku mbaheshin jorganet dhe dysheket.
5-tas,xham,canak-kane te njejtin kuptim ene e vogel prej porcelani,balte ose alumini per te hedhur,bulmet kryesisht.
6-perpeq(e e pare me dy pika siper) lloj embelsire qe behet me qumesht deleje qe kullosin ne mal
7-harapash gjelle qe behet me mill misri te situr e me zorre qengji e gjalpe.
8-kumbullore ose domate(moll t'arta)
9-qemshe ose (garuzhde ushtarie)
10-polkë, nje si lloj xhakete pa jake qe mbahej nga grate e moshuara.
11-mua-mua fjale qe shprehin habi ne laberi.Ne vitet e para te clirimit ne Kuc te Vlores fshataret pane dy automobil;nje veture dhe nje kamion.Nje plake e habitur tha:Mua-Mua a mos valle kjo e madhja e ka bere kete te voglen
12-sepete lloj senduku qe mbaheshin rrobat e veshjes.Nuseve ua nisnin edhe ne paje.
13-hezber simbolizon dike qe eshte i zgjuar,por flete shume
14-lepe ka kuptimin urdhero.Kur dikush therriste duke ju drejtuar dikujt me emer ai/jo pergjigjej lepe.
15-peqe ka kuptimin mire ose dakord
16-xhevap ka kuptimin llogaridhenie paradikujt nqse ke bere ndonje gabim ose pergjigje.
17-acillek (lexo ch) fjale e perdorur ne Kanine te Vlores.Ka kuptimin nje guzhine e vogel jashte shtepise ku gatuhet.
18-bilë ne dialektin cam, bijë (daughter)
19-mec ka kuptimin djale(bir) perdoret ne veri lindje te Shqiperise. Burrel,Kukes etj.
20-qysh ka kuptimin si?Qysh e bere.Si e bere kete apo ate.......
21- serbes ka kuptimin e qendrimit serioz te dikujt ose te disa personave.
22-muhaxhire ka kuptimin refugjat.Gjate luftes njerzit per t'i shpetuar reprazaljeve te armikut shpernguleshin nga nje fshat ne tjetrin,ose nga nje krahine ne tjetren.Sigurisht per tu mbrojtur.
Po mjaftohem me kaq sot.See you
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Modifikuar nga kontinenti datė 06/03/2007 ora 18:51
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|