shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Ti mire e ke.
Por, biologjikisht kuptimi i jetes eshte vetem trashegimia. Dmth qenia jone jeton vetem per t'u trasheguar. Ose sic thote edhe biologu Dawkins ne jemi makina ne sherbim te gjeneve qe mbartim. Keshtu qe edhe keqardhja dhe dashuria e pafundme ndaj femijeve jane shprehje e pikerisht faktit qe ata mbartin gjenet tona dhe prandaj kujdesemi qe ato te percohen me sukses.
(Rjedhim: nese ke femije te rritur, biologjikisht je i tepert ne kete toke)
Por po te jesh i pavdekshem, kjo premise nuk qendron me. Me fjale te tjera femijet nuk jane me aq te rendesishem, meqe gjenet qe ti mbart nuk do te asgjesohen asnjehere. Nga kjo do te rridhte qe per femijet s'do te kishe aq shume dashuri, dhemshuri etj etj pra edhe vdekja e tyre s'do te ishte tragjike.
Duken si absurde keto qe them, por per hipoteza absurde po diskutojme.
Po te kesh degjuar per Aubrey De Gray, ai po perpiqet te gjej "ilacin" kundra vdekjes. Ai thote qe eshte optimist qe do ta gjeje dhe thote qe njerezit e se ardhmes do te perballen me dilema te tilla si zgjedhja midis te qenurit e pavdekshem apo pasjes se femijeve.
Etj etj.
Shume bukur, dua te themqe te kuptoj mire.
Problemi eshte, mendoj une, pak me ndryshe. Ne "qeniet biologjike" kemi nje korteks qe na ndan, ndoshta shume nga qenjet e tjera qe jetojne. Ne kemi mundesi qe te mendojme dhe edukohemi. Korja e trurit eshte plotesisht ne sherbim te pafundesise (obsioni i Lezhianit), ndersa subkorteksi eshte ne funksin te ruajtjes se llojit. Per mjaft shkencetare koordinimi i funksioneve te trurit, nderthurja e transmetimeve brenda tij krijojne auren intelektuale, qe ne vetvete nuk ka ndonje ndryshin te madh nga ajo religioze-shpirti.
Ashes to ashesis, nnuk eshte kurre mjaft. Edhe vete feja perpiqet qe t'i jape shume shpjegime kesaj teze kristiane dhe duke mos pasur mundesi qe ta ezauroje plotesisht, ofron jeten eterne.
Ne jemi makina ne funksin te geneve, vertet. Askush nuk mund te thote qe nuk eshte keshtu. Por puna eshte se vetem kaq nuk mjafton, nuk mjafton per te shpjeguar shume fenomene te tjera. Nje djale i jep nenes veshken per transplant dhe vajza hidhet ne det per te shpetuar te jemen qe po mbytet megjithse nuk di mire not per vete.
Kjo puna e "ilacit" kunder vdekjes me kujton "telomeret" dhe bioinxhinerine.
Sa per kuriozitet: Telomeret jane zgjatime te kromosomeve te perbera nga ADN.
Keto jane biologjikisht mbrojtese te kriomosomeve dhe i ruajne ato nga shkaterrini.
Eshte vene re se me kalimin e moshes, telomeret shkurtohen. Te para me kete sy, vjen nje konkluzion tjeter: sa me te gjata telomeret, aq me e gjate jeta. Bioinxhineria ka mundesira te pafundme qe duke perdorur Bisturi-enzima te manupuloje ne keto regione.
Interesante ideja qe mund te rrosh pafundesisht.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|