Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Tregime dhe Novela.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ajo rrinte në shtrat dhe mendimet pasonin njëra tjetrën. Gjendja shëndetësore sa vinte dhe rëndohej dhe kohët e fundit me vështirësi ngrihej nga shtrati. Kishte filluar përsëri t’i shkonte në mendje se do të kishte atë dreq sëmundje të keqe që po i merrte frymën dhe po i shkurtonte jetën. U bënë dy muaj që ishte shtruar në Tiranë dhe asgjë konkrete për sëmundjen e saj. E mbanin me kurajo dhe asaj i dukej se nuk po i tregonin të vërtetën. Kur vinte i shoqi, gjithmonë për këtë problem i thoshte, por ai ja kthente.
- Po jo moj grua. Unë bisedoj gjithmonë me profesorin dhe ai më siguron se do ja gjejmë sëmundjen dhe do ta shërojmë. Për këtë qëllim do të bëjmë dhe shentilografinë e dytë dhe ai thotë se këtë radhë do të marim të dhëna konkrete për diagnozën.
Mendimet ja ndërpreu Bashkimi, mjeku specialist i shentilografisë që hyri në dhomë dhe ju drejtua asaj.
- Ilaçi erdhi dhe nesër do të bësh shentilografinë. Dakord ?
- Dakord, doktor, - iu përgjigj ajo.
Të nesërmen, duke u mbajtur për krahu nga infermieria, Yllësia vajti në sallën e shentilografisë. Atje doktor Bashkimi, si gjithëmon buzagas, i tha të ulej e të shtrihej në shtratin ku do të bënin veprimet. Mbas injektimit të arit radioaktiv në venë, doktori filloi nga puna. Mori së pari një regjistrim duke e vendosur marrësin e aparatit në pozicionin ballor të trupit mbi mëlçinë e zezë. Regjistrimi tregoi, si edhe radhën e parë, një formë të plotë të mëlçisë. Pastaj e ktheu të sëmurën brinjazi dhe filloi të merte regjistrimin anësor të organit. I ndiqte me shumë vëmëndje sinjalet që delnin në monitor, mbasi aty kishin shpresat për të marë të dhëna për sëmundjen. Në një moment, vuri re se sinjalet nga mëlçia nuk shkuan deri në konturet e saj, por u ndërprenë më përpara.
“Më duket se e gjetëm”, foli me vete dhe vazhdoi të ndiqte sinjalet e tjera. Të gjitha sinjalet e tjera vazhdonin të ndërpriteshin pa vajtur në kontur. Nuk po i durohej sa të përfundonte dhe të shikonte regjistrimin e plotë. Sapo aparati përfundoi punën, mori fletën regjistruse dhe nga nxitimi për t’ia treguar sa më parë profesorit, harroi t’i thoshte të sëmurës që përfunduan. I tha infermjeres që të merrej me të sëmurën e ta çonte në dhomë dhe me letrën në dorë, e mbajti frymën në dhomën e profesorit.
- Doli më së fundi, e nxorri kokën, - i tha profesorit me një frymë sapo hyri brenda. - Ja shikoje. Gjithçka qënka në pozicionin prapa mëlçisë, prandaj shentilografia e parë nuk na dha asnjë sinjal.
Profesori e mori atë copë letër ku ishte “fotografuar” me pika regjistruse, forma e mëlçisë dhe vuri re se në njërën anë, në formën e një të ngrëne, sikur diçka e kishte kafshuar, mëlçia nuk kishte regjistrim.
- Doli ajo që mendonim, - foli profesori. - Tani është e qartë që diagnoza është “ekinokok në pjesën e prapme të mëlçisë”. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.
- Po, ashtu mendoj edhe unë, - aprovoi Bashkimi.
- Megjithatë, - vazhdoi profesori, - operacioni i të sëmurës do të japë përfundimisht saktësinë e diagnozës. Tani duhet ta përgatisim moralisht Yllësinë për operacionin. Por para se të vendosim përfundimisht, të konsultohemi me të gjithë mjekët.

Kur profesori së bashku me mjekët e tjerë që e shoqëronin, hynë në dhomën e Yllësisë, ajo ishte qetësuar dhe me sy të mbyllur ishte në gjendje gjysëm gjumi. Mjekët nuk i ndjeu sepse ata hynë në dhomë me qetësi. Të gjithë mjekët ja dinin rregullin që kërkonte profesori, se kur shkohet në dhomat e të sëmurëve duhet me qetësi, pa zhurmë.
Ndjeu se dikush e preku tek supi dhe kur hapi sytë pa profesorin pranë dhe mjekët e tjerë rreth krevatit.
- Më fal profesor, - i foli ajo. – Me sa duket më paska zënë gjumi.
- Mos lëviz nga vendi dhe s’ke pse kërkon falje. Gjumin si ilaçi më i mirë, ne ja rekomandojmë të gjithë të sëmurëve, - i foli profesori. – Tani ne mendojmë se e kemi përcaktuar diagnozën tënde : “Ekinokok në pjesën e prapme të mëlçisë”. Ne mendojmë se po i vjen fundi sëmundjes.
E sëmura e shikonte profesorin në sy dhe në mendje përsëriste diagnozën që i tha ai. Nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë këtë sëmundje dhe emri ekinokok, iu duk i keq. Mendja i vajti tek sëmundja e keqe që kishte menduar më parë.
- Po, çfarë është ky ekinokoku profesor ? - pyeti ajo
Profesori filloi t’i shpjegonte se çfarë ishte kjo sëmundje dhe se ajo do të eleminohej me ndërhyrje kirurgjikale.
- Për këtë, - i tha ai, - mos ki merak se ne kemi kirurgë shumë të zot.
Megjithë shpjegimet e hollësishme që i bëri profesori rreth sëmundjes dhe kurajon që i dha ai, mbasi ikën mjekët, asaj në kokë i buçiste vetëm një fjalë : “ekinokok, ekinokok…..”. Nuk i mori parasysh fare ato që i tha profesori dhe nga vet emri që e dëgjoi për herë të parë, ju përforcua bindja se nuk do të kishte shpëtim nga kjo e mallkuar sëmundje, për përcaktimin e të cilës u deshën muaj. Ktheu kokën nga muri dhe filloi të qante. Kujtonte fëmijët që do t’i linte pa nënë dhe lotët i rridhnin çurk.
- Ti po qan ? – dëgjoi ajo që dikush i foli.
Ktheu kokën nga ana tjetër e krevatit ku pa Pranverën, infermieren gojëëmbël që gjithmonë sa vinte në dhomë krijonte një ambjent si vetë emri që kishte. Me të ajo ishte bërë shumë e afërt, aq sa i thëriste “motër”. Infermieria vuri duart tek mollëzat e faqeve dhe i fshiu lotët të sëmurës.
- Ti të gëzosh e të këndosh, e jo të qash. Ndër sëmundjet e mëlçisë së zezë, kjo që të përcaktuan ty është “më e preferuar”, sepse operohet dhe hiqet pa asnjë pasojë për mëlçinë. Duhet ta heqësh merakun që të ka brejtur për shumë kohë, se gjoja ke sëmundje të keqe. Mos u shqetëso fare se do të shërohesh e do të bëhesh si kokrra e mollës.
Yllësia i kapi dorën dhe ia shtrëngoi fort.
- Këto ditë do të të kalojnë në spitalin numur dy, në pavionin e kirurgjisë. Unë do të vij çdo ditë të të shikoj, - vazhdoi infermieria.
- I thuaj doktorit, - e ndërpreu Yllësia, - që para se të më kalojë në kirurgji për operim, dua të shkoj në shtëpi, të rri me fëmijët disa ditë. Kam një kohë të gjatë spitaleve dhe dua të kthehem një herë në shtëpi, pastaj të operohem dhe si të jetë e shkruar.
- Po pse mendon për keq, moj Yllësi, - i foli infermieria. – Hiqe nga mendja mendimin e keq. Ta thotë motra ty, me zemër të çiltër. Ekinokoku është ku e ku me cerozën që dyshohej në fillim. Ja, do të bindesh vetë pasi të kesh përfunduar operacionin me sukses. Kurse për sa i përket vajtjes në shtëpi, i them unë profesorit. Është e drejta jote që të vendosësh. – U përkul, e zuri për qafe të sëmurën, e puthi në të dy faqet dhe para se të largohej i tha Yllësisë që të qetësohej dhe mos ta kishte mendjen për keq. Por mendja e saj punonte vetëm për sëmundjen dhe fëmijët.
- Pse moj e mallkuar sëmundje, nuk të erdhi keq për mua që të më marësh jetën kaq të re dhe të lë fëmijët e vegjël jetimë, - mendonte ajo dhe përsëri ju mbushën sytë me lotë. – Ndofta është ashtu si tha profesori dhe Pranvera. Sa do të desha që fjalët e tyre të ishin të vërteta dhe mos të ishin për të më qetësuar mua. Do ta përballoj me sukses operacionin, nuk trëmbem nga ai, megjithëse e imagjinoj të vështirë. Ndofta shpëtoj nga ky i mallkuar ekinokok. Çfarë dreq emir! Më duket shumë i shëmtuar. Ku ja kanë gjetur këtë emër të shpifur? Dhe nga emri të vjen frikë.

Vazhdon.....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2011 02:25
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ajo fluturonte nga gëzimi që po shkonte në shtëpi. E kishte marë malli shumë për fëmijët. Gjatë gjithë kohës që ishte në spital fëmijët i vinin rrallë, kurse nga hera e fundit kishte kaluar afërsisht një muaj. E harroi fare sëmundjen, megjithë dobësinë që ndjente. Ashtu mbështetur sa tek supi i Viartit, sa tek sedilja e taksisë, mendja nuk i ndahej nga fëmijët. I dukej sikur taksia ecte shumë ngadalë, ngaqë deshte të shikonte fëmijët sa më parë.
Kur mbërriti pranë pallatit të vet, vuri re në dritaren e dhomës që shikonte nga rruga, të ëmën e saj dhe vjehrrën, të dyja të ulura pranë dritares. Me sa duket edhe ato po prisnin me pa durim, se sapo panë taksinë që u ndal para pallatit, u ngritën dhe e mbajtën frymën tek dera e apartamentit.
Yllësia nuk arriti të dilte nga taksia kur në hyrje të pallatit u dhanë në fillim fëmijët, pastaj me radhë njerezit e saj dhe të Viartit që ishin mbledhur atë ditë për të pritur atë.
- Mami, mami, - dëgjoi ajo zërat e fëmijëve që u gjendën pranë saj.
- Të keqen mami juve, - dhe i pushtoi të dy fëmijët, duke puthur herë njërin dhe herë tjetrin.
- Mami, mos ik më në spital se ne na merr malli për ty, - i foli djali i vogël.
- Edhe mua më ka marë malli për ju, - iu përgjegj ajo. – Tani do të jemi bashkë në shtëpi. Mos u bëni merak.
Pastaj filloi t’i takoi me radhë të gjithë ata që kishin dalë jashtë apartamentit. Në hyrje të apartamentit të vet takoi nënën dhe vjehrrën.
- Të keqen nëna, - i foli e ëma. – Shyqyr që të pamë në shtëpi.
- Na e mbushe shtëpinë përsëri moj bijë, - i tha e vjehrra kur e takoi.
Sapo u futën në shtëpi, Viarti i tha që të shtrihej menjëherë në krevat, por ajo megjithëse ishte shumë e lodhur nga udhëtimi i tha :
- Do të rri pak ulur. Shiko sa kanë ardhur për të më pritur mua. Shtëpia qënka plot. Të gjithë këta duan të më shohin sa më mirë dhe jo shtrirë e të sëmurë, - dhe u ul në divan. E ndjente veten shumë të dobët. Me vështirësi qëndronte ulur por desh t’u bënte qejfin sado pak të gjithë atyre që ishin mbledhur për ta pritur. Në të dy anët e saj ishin ulur e ëma dhe vjehrra, kurse pak më tutje i vjehrri që e shikonte atë në sy dhe i buzëqeshte me dashamirësi.
- Po hë moj nuse, si dukesh ? A je ndopak më mirë apo jo ? – E pyeti ai më tepër për të filluar bisedën mbasi e dinte fort mirë se si ishte gjëndja e saj.
- Po, çka baba, - ju përgjegj ajo. – Po jam disi e dobët dhe pa fuqi.
- Do të kalojë, moj bijë, por dalëngadalë. Të gjithë ata që kam pyetur për sëmundjen tënde më kanë thënë se me operacion, ajo eleminohet dhe mëlçinë nuk e trazon.
- Kështu më thoshin edhe mua në spital, - u përgjegj ajo. – Do zoti dhe ashtu është.
- E dini ju që kjo mezi u nda nga spitali, - ndërhyri Viarti për ta ndërruar bisedën dhe për të bërë pak humor. – Nuk shkëputej dot nga Pranvera, ajo infermieria që ju kam treguar. Me të u bënë si motra, kaq shumë duheshin.
Yllësia ktheu kokën nga i shoqi, i buzëqeshi por nuk i foli.
Në atë kohë fëmijët ishin afruar tek e ëma sa nuk po i uleshin në prehër, sepse pranë saj nuk kishin ku të uleshin.
- Ju bëftë mamaja juve, pëllumbat e mamasë, - ju drejtua ajo fëmijëve dhe i përqafoi të dy fort.
- Uluni këtu, pranë mamit, - ju tha e vjehrra e Yllësisë dhe u largua pak për tu bërë vend fëmijëve.
- Ja, një të ulet andej dhe një këtej, - foli e ëma duke lëvizur edhe ajo nga vendi.
Të dy fëmijët u ulën në të dy anët e saj. Ajo zuri prej qafe dhe i shtrëngoi pranë vetes. Fëmijët e qarkuan rreth mezit dhe ashtu të tre sikur deshin të bëheshin një trup i vetëm.
- Ata gjithmonë për ty flisnin. Mami këtej e mami andej. Mendjen tek ty e kanë patur nga që i merrte malli shumë, - foli e motra e saj. – Kushdo që i takonte dhe i pyeste për ty, ata i thoshin që mamin e kemi në spital dhe po shërohet, - dhe i buzëqeshi të motrës prej aty karshi saj ku ishte ulur.
- Edhe unë mendjen tek këta e kisha në çdo moment. Unë për këta erdha në shtëpi, se profesori më tha që të kaloja në spitalin numur dy, për operacionin.
Kështu biseda vinte nga vinte dhe kthehesh përsëri tek fëmijët, të cilët ngelën për një kohë të gjatë shtrënguar pas të ëmës.
Lodhja dhe dobësia bënin punën e vet aq sa Yllësia nuk po qëndronte më ulur. Kërkoi të shtrihej. U ul mbi krevat dhe mbasi e ëma i rregulloi jastëkët u mbështet tek to, ashtu gjysëm shtrirë. Mbas kësaj të gjithë të ardhurit u larguan një e nga një, për ta lënë të sëmurën të qetë, duke e uruar atë “shërim të shpejtë” dhe duke i premtuar se të nesërmen do të vinin përsëri. Në shtëpi ngelën vetëm e ëma e saj dhe dy prindërit e Viartit.
Kur u larguan të gjithë, të dy fëmijët kërcyen në krevat pranë të ëmës.
- Mos e shqetësoni mamin, - i foli i ati.
- Jo, jo, lëri, - ja preu Yllësia. – Dua t’i kem pranë se më ka marrë malli shumë, - dhe i shtrëngoi pas vetes.
- Edhe ne na ka marrë malli për ty mami, - i foli djali i madh.
- Po moj të keqen mami dhe juve ju ka marrë malli. – Ajo herë i shtrëngonte pas vetes dhe herë i puthte. E ëma dhe prindërit e Viartit e shikonin skenën dhe iu vinte keq për ta. Kishin disa muaj larg nënës së vet dhe shumë pak herë i kishin vajtur në spital.
Ashtu siç ishte, gjysëm shtrirë me fëmijët shtrënguar pas vetes, sikur po i vinte gjumë. I shoqi e kuptoi dhe u foli fëmijëve që ta linin të ëmën të flinte se ishte shumë e lodhur.
Ashtu në gjumë e kaloi gjithë mbasditen. U ngrit paksa në darkë dhe hëngri çfarë i kishin përgatitur e përsëri u shtri e fjeti.
Të gjitha ditët që kaloi në shtëpi ishte midis njerëzve të saj që nuk nguronin t’i vinin pothuajse çdo ditë. Gjëndja shëndetësore e saj nuk ishte e mirë dhe ajo e shikonte edhe vetë se nga dita në ditë rëndohej. Ditët e fundit ajo pothuajse nuk ngrihej fare nga krevati. Megjithatë gjente kohë dhe çdo ditë mbante të dy fëmijët shtrënguar pas vetes.
Kaluan kështu dy javë dhe një ditë para se të nisej për në spital i tha të shoqit.
- Dëgjo Viart. Nesër do të nisemi për në spital. Nuk i dihet operacionit, do të shpëtoj gjallë apo jo. Ti duhet të kesh kujdesin për fëmijët dy fish, po më ndodhi gjë mua.
- Pse flet kështu, moj grua, - e preu ai ligjëratën e saj. – Ti tani duhet të ishte mbushur mendja se veç vështirësisë që ka operacioni si proçes, nuk ka asnjë problem tjetër. Ekinokoku do të hiqet dhe ti do të bëhesh shumë mirë. Ti duhet të bësh kurajo që operacioni të kalojë me sukses.
- Mirë thua ti o burrë, por sido që të jetë nuk është kollaj. Operacion është ai, të çahet barku komplet, të nxirret mëlçia përjashta dhe do të punohet në të. Unë nuk i trëmbem operacionit, por sido që të jetë, operacion është.
- Mirë, mirë, - i tha ai. – Mos mendo për të tani. Qetësohu sa më tepër se nesër do të udhëtojmë dhe do të lodhesh.

Vazhdon......

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2011 02:26
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Tek porta e xhamtë e pavionit të kirurgjisë ishin grumbulluar shumë njerëz. Një pjesë e tyre deshin të takonin të afërmit, të shtruar në atë pavjon. Pjesa tjetër ishin të afërmit e të sëmurëve që ishin planifikuar për t’u operuar atë ditë. Në këtë turmë njerëzish bënte pjesë edhe grupi i të afërmve të Yllësisë që po prisnin me pa durim që ajo të dilte nga salla e operacionit. Vetëm Viartin e kishin lejuar të priste në korridorin e pavionit, pranë derës së sallës së operacionit.
Të afërmit e Yllësisë shumë pak bisedonin. Nuk i mbante vendi dhe sytë më tepër i mbanin nga dera e sallës së operacionit. Rreth katër orë më vonë nga koha kur Yllësia u fut në derën e asj salle, nga ajo doli grupi i mjekëve të patologjisë që kishin ardhur të asistonin në operacion, për të vërtetuar saktësinë e diagnozës të përcaktuar prej tyre. Të gjithë ishin të gëzuar çka ishte shënjë e mirë për të afërmit e Yllësisë. Ata panë se si mjekët u ndalën pranë Viartit. Profesori diçka po i thoshte Viartit dhe pastaj shtrënguan duart. Të gjithë bashkë u drejtuan për nga porta e pavjonit.
- Çdo gjë është normale, - u foli profesori të afërmve të Yllësisë, që po prisnin me padurim se çfarë do tu thoshte ai. – Operacioni po vazhdon me sukses. Tek mëlçia ishte një qeskë ekinokoku goxha e madhe, ashtu siç e kishim parashikuar. Kirurgu e hoqi atë me kujdes dhe tani po kryhen proçeset përfundimtare të operacionit. Mbas pak edhe Yllësia do të dalë dhe ju do ta shikoni vetë.
Ai u dha dorën të gjithëve me radhë, që i zgjateshin njëra pas tjetrës me falenderimet e tyre.
Kaluan edhe dy orë të tjera kur më së fundi doli Yllësia nga ajo sallë. Krevati lëvizës me të sëmurën u ndal në korridor. Portieri hapi portën dhe lejoi të gjithë të afërmit e të sëmurës të hynin brenda, sipas një rregulli që respektohej në atë pavjon për të tilla raste. Ata pothuajse vrapuan dhe rrethuan krevatin ku Yllësisë i dukej vetëm fytyra e zbehtë. Ajo me një gjysëm zëri ju përgjigj me një “mirë” të gjithëve që e pyesnin “si je”. Zëri i delte me vështirësi mbasi ende ishte nën influencën e narkozës.
Pas pesë minutash të gjithë të afërmit dolën jashtë portës, kurse të sëmurën e çuan në dhomën e reanimacionit. Së bashku me të gjithë të tjerët doli dhe Viarti. Të gjithë e përgëzuan me radhë për suksesin e operacionit.
Gjithë atë mbasdite dhe natën e parë mbas këtij operacioni, Yllësia e pati të vështirë. Kishte dhimbje dhe herë pas here i injektonin qetësues. Me kalimin e ditëve gjëndja e saj filloi të përmirësohej dhe pas dy javëve ajo u ngrit për herë të parë nga krevati, tregues ky që të linte të kuptohej se operacioni ishte jo i lehtë për të sëmurën.
Mbas tre javësh nga dita e operacionit, Yllësia u kthye në shtëpi, vërtet me gjëndje të dobët nga operacioni i vështirë që përballoi, por e gëzuar për suksesin e operacionit dhe me shpresën se shpëtoi nga sëmundja e keqe që kishte. Gëzonte gjithashtu se do të ishte përsëri pranë familjes së saj, pranë fëmijëve të dashur për të cilët e kishte marë malli shume.
- Hë moj grua, si ndjehesh? – i foli Viarti kur krevatin lëvizës së bashku me të e vendosën në dhomën e saj. – Operacioni përfundoi me sukses dhe siç më tha mjeku, do ta mbash këmbën kështu, siç ta kanë lidhur mbas operacionit, për dy javë. Mbas kësaj , nëqoftëse plaga do të jet përmirësuar do ta vënë në allçi. Gjatë operacionit pate ndonjë problem?
- Unë nuk mora vesh fare se çfarë u bë. Mbaj mend që më vendosën në një krevat dhe kur u përmënda isha përsëri atje. U habita kur kirurgu më tha se operacioni kishte përfunduar dhe tani duhet të qetësohesh.
- Po tani si ndjehesh?
Ajo nuk u përgjegj por vuri buzën në gas.
- Pse qesh? Apo se e hodhe edhe këtë operacion me sukses !
- Jo o burrë, jo. Nuk më qeshet për atë. Më kujtohet se sa herë kam dalë nga tehu i bisturisë, ti kështu më ke pyetur: “Po tani si ndjehesh?” Të kujtohet apo jo?
- Po, po, e vërtetë është. Nuk kan qënë të pakta rastet e këtyre pyetjeve. Më kujtohet shumë mirë. E si mund të harohen operacionet e tua ose siç u shpreve ti, rastet kur ke qënë nën tehun e bisturisë. Por me sa duket ky do të jetë i fundit. Edhe kështu si pozicion trupor. E fillove dhe e vazhdove me katër operacione të vështira në organet e barkut. I pari në mëlçi, i dyti në mushkërin e djathtë, i treti në mushkërin e majtë dhe i katërti përsëri në mëlçi. Sa kohë ka kaluar nga operacioni i fundit në mëlçi? Më duket rreth 16 vjet!!
- Ke të drejtë, rreth 16 vjet. Thamë se nuk do kishim më punë me tehun e bisturisë, por ja që ai s’paska hequr dorë nga ne, - i foli Yllësia.
- Tani do heqë dorë se s’bën, sepse nga trupi kaloi në fund të këmbës dhe si i tillë ky operacion, që është i pesti për ty, me siguri do të jetë i fundit.
- Të lumtë goja, more burrë. Ashtu qoftë, - dhe i zgjati dorën të shoqit. Ai ja mori atë midis dy duarëve të tij, ja puthi dhe filloi t’ia fërkonte lehtas.

Autor Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2011 02:29
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

TELEPATIA

Sapo mbaroi shkollën e mesme, Vaiti shkoi në Tiranë për të vazhduar studimet e larta në universitet. Ai nuk ishte larguar asnjëherë nga familja për një kohë të gjatë. Më e shumta ishte larguar vetëm tre javë kur shkonte në kampin e pushimit të pionierëve në verë. Edhe në këtë periudhë të shkurtër largimi, atë e merrte malli shumë për familjen. Ditët e fundit të pushimeve i shtynte me vështirësi dhe priste me pa durim kthimin. Vajtja në universitet ishte i pari largim i tij “serioz”, siç thoshte ai kur bisedonte me shokët. Kishte dy muaj që ishte në Tiranë dhe kishte shkuar tre herë në qytetin e tij. Në fillim e pati shumë të vështirë dhe nuk duroi dot më shumë se dy javë. Një të shtunë mbas dite i hipi trenit dhe u nis për në familje së bashku me një shokun e tij që ishte në vitin e dytë, në të njëjtin fakultet me të. Në tren iu kujtuan vështirësitë që hasi nëudhëtimin e parë për në Tiranë.
Nga qyteti i tij duhet të udhëtonte me autobus deri në Rrogozhinë. Qysh këtu filluan vështirësitë. I ati mezi i gjeti biletën e udhëtimit, mbasi në periudhën e fillimit të shkollave, kërkesat nga studentët ishin të mëdha. Agjensia e udhëtarëve vuri në dispozicion një autobus shtesë, sepse biletat për autobusin e vetëm që nisej për ditë, ishin shitur me kohë. Por vështirësitë më të mëdha Vaiti i pati në Rrogozhinë. Agjensia e udhëtarëve ishte larg nga stacioni i trenit dhe deri sa vajti atje i doli gjuha nga lodhja. Valixhja prej dërrase rëndonte shumë edhe kur ishte bosh, jo më e ngjeshur me rrobat e tij të domosdoshme për jetën studenteske që do të fillonte. Ajo e lodhi shumë, aq sa kur mbërriti në stacion të trenit, la valixhen për tokë dhe filloi të shkundte krahët. Aty vuri re një mizëri njerëzish, shumica të rinj në moshë. Me sa duket ishin studentë. Aq shumë ishin, sa që me vështirësi mund të hyje në sallën e stacionit për të prerë biletë. Në pritje të trenit, Vaiti mendonte se si do të udhëtonin të gjithë ata që po prisnin. Kur erdhi treni, pothuajse pa ndaluar mirë, njerëzia u turrën në dyert e vagonave. Shtyheshin dhe bërtisnin. Bagazhet që kishin me vete i pengonin të hipnin. Në momentin që Vaiti po hipte në shkallët e vagonit ndjeu një goditje prej një valixheje në kokë, aq sa ja trullosi trutë. Por kush po pyeste! Duhej hipur pa tjetër në vagon. Kur Vaiti me Nustretin, shokun e tij, u gjendën mbi shkallë, avancimi për në vagon u ndërpre. Me sa duket vagoni ishte mbushur aqë shumë sa që nuk merrte më. Të dy shokët ngelën tek shkallët. Mbas tyre dy të tjerë pothuajse qëndronin varur tek shkalla e fundit e vagonit. Të tjerët kur e panë se aty ishte e pamundur për të hipur, vrapuan në vagonat e tjerë. Vaiti me Nustretin vunë valixhet tek shkalla dhe u ulën në to.
- Po pse kështu do të udhëtojmë, në shkallët e vagonit? – pyeti shokun Vaiti.
- Shyqyr që hipëm edhe këtu, - foli Nustreti.
- Kështu është gjithmonë udhëtimi nga Rrogozhina në Tiranë?, - pyeti për së dyti Vaiti.
- Në këtë periudhë kështu është gjithmonë se ka shumë nxënës të shkollave të mesme dhe sidomos studentë që shkojnë për fillimin e vitit.
- Po pse nuk i vënë më shumë vagona trenit në këtë periudhë? – pyeti përsëri ai.
- Nuk e di, - ja ktheu Nustreti. - ndofta nuk ka vagona apo dreqi e merr vesh psenë!
Kur treni u nis Vaiti vuri re se në të gjitha vagonat e trenit shkallët ishin plot. Në çdo stacion, vështirësia ishte jo vetëm për pasagjerët që hipnin por edhe për ata që zbrisnin.
Mbas stacionit të Kavajës u duk sikur brenda vagonit u krijuan boshllëqe. Bëhej fjalë për në këmbë, kurse për t’u ulur as që mund të mendohej. Kur e vuri re këtë, Vaiti i tha shokut që të hynin brenda.
- Je në vete, - itha Nustreti. – Atje brënda pëlcet derri nga të nxehtit. Jemi shumë mirë këtu tek shkalla.
Ata zunë anët e shkallëve dhe nuk lëvizën prej aty deri në Tiranë.
Këto peripeci kujtonte Vaiti në udhëtimin e parë nga Tirana në Rrogozhinë, por as që mendonte se edhe në kthim do të çfaqeshin vështirësi të tjera. Kur po afroheshin në Rrogozhinë Nustreti i tha:
- Vait, ti do të mbash dhe çantën time, se unë do të vrapoj për në agjensi për bileta.
- Po pse do të vraposh? – pyeti shokun.
- Që të zë radhën në sportel, mbasi biletat mbarohen shpejt dhe pastaj duhet të presim për ndonjë kamion në dalje të Rrogozhinës.
Vaiti ngeli si i habitur.
- Mos u habit, - i tha shoku. – Të gjitha këto do t’i mësosh edhe ti dalëngadalë.
Në hyrje të Rrogozhinës, pa mbërritur në stacion, treni ndaloi për t’u furnizuar me ujë, siç dëgjoi Vaiti të thoshnin. Ai pa shokun e tij të kërcente nga vagoni jashtë, dhe bashkë me të edhe disa të tjerë. Ata me vrap, sikur ishin në garë, dolën në asfalt dhe prej aty, u turrën në drejtim të Rrogozhinës. Të gjithë e dinin se ata do të mbërrinin në agjensinë e udhëtarëve më shpejt se sa treni që do të furnizohej me ujë dhe pastaj do të shkonte deri në stacion. Nuk ishte hera e parë që e bënin një gjë të tillë.
Kur treni mbërriti në stacion, Vaiti u drejtua nga agjensia me nxitim. Salla ishte plot dhe tek sporteli i biletave ishin grumbulluar shumë udhëtarë. Vaiti vuri re shokun e tij pranë sportelit.
Falë këmbëve të lehta të Nustretit, të dy mundën të udhëtonin me autobus, mbasi kur u mbyll sporteli shumë ngelën pa bileta.
Udhëtimin e parë Vaiti, nuk do ta harronte për shumë kohë, dhe sa herë bisedonin me shokët , ai do t’i përmëndëte vështirësitë e këtij udhëtimi, shpesh herë edhe me humor.
Kurse për herë të dytë e të tretë, ai mori një linjë tjetër që iu duk shumë më komode se sa udhëtimi me tren.
Nga Tirana kishte një linjë autobusi për në Përmet. Ky autobus kalonte nëpër qytetin e tij. E keqja e kësaj linje ishte, se jo gjithmonë mund të gjeje biletë dhe kur e gjeje biletën, duhet ta paguaje së paku deri në Berat, pra disi më shtrenjtë se me linjën e trenit. Megjithatë Vaitit ju duk shumë më e përshtatëshme linja me autobusin e Përmetit. Për më tepër në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, nuk ishte problem për të gjetur bileta. Në këtë linjë Vaiti udhëtoi dy herë dhe ngeli mjaft i kënaqur. Kështu vendosi që gjithmonë, sa herë të udhëtonte për në familjen e tij, do të merrte këtë linjë.


Vazhdon....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2011 20:29
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kur Vaiti ishte fëmijë, për shumë vjet familja e tij kishte banuar së bashku me familjen e gjyshit, në një shtëpi përdhese, në qendër të qytetit. Kishin dy dhoma gjithsej. Të dyja ishin paralel me njëra – tjetrën dhe dyert i kishin pranë e pranë, që dilnin direkt jashtë, pa korridor. Mbrapa dhomave ishte një shtesë që shërbente si kuzhinë për të dy familjet. Në njërën dhomë banonte familja e Vaitit, gjithsej pesë veta, dy prindërit dhe tre fëmijët, kurse në dhomën tjetër banonte familja e gjyshit, gjithsej tre vetë. Gjyshi dhe gjyshja kishin dy fëmijë, nënën e Vaitit dhe një djalë rreth 22 – 23 vjeç.
Vaiti me të dy vëllezërit si fëmijë që ishin, loznin duke bredhur sa në një dhomë në tjetrën. Gjyshi dhe gjyshja ishin njerëz shumë të mirë dhe nuk u flisnin asnjëherë fëmijëve, megjithëse shpesh ata bënin rrëmujë të gjithë shtëpinë. Në mënyrë të veçantë, gjyshi ishte njeri shumë i dashur. Vaiti nuk kujtonte asnjë rast që ai t’i kishte qortuar ndonjëherë.
- E moj e uruar, lëri, se fëmijë janë. Duan të luajnë. Se mos kushedi se çfarë po bëjnë, - i thoshte ai të shoqes kur ajo qortonte fëmijët, megjithëse kjo ndodhte rrallë.
Nuk kishte ditë që kur kthehej nga puna të mos i puthte nipërit një nga një. Kur kishte mundësi ai do t’u sillte diçka fëmijëve, megjithëse për shkak të fukarallëkut, kjo nuk ndodhte shpesh. Fëmijët gjithmonë e prisnin me gëzim gjyshin kur kthehej në shtëpi.
- Gjyshi, po sot nuk na solle gjë? – e pyesnin ata kur e shikonin që mbasi i puthte nuk u jepte gjë tjetër.
- Po si nuk ju solla. Harruat ju që gjyshi ju puthi në të dy faqet? Pra sot gjyshi ju solli nga një puthje të ëmbël.
Nganjëherë, kur ai kishte diçka, zakonisht ndonjë pufkë apo ndonjë kallam sheqeri që i blinte tek gega, ua fshihte kastile që të dëgjonte kur ata që të pyesnin me padurim dhe mbas kësaj iu përgjigjej:
- Sot veç të puthurës gjyshi ju ka sjellë edhe këto, - dhe iu nxirte ato që kishte sjellë e ua jepte.
Në të tilla raste fëmijët vraponin tek gjyshja dhe pastaj tek e ëma duke u treguar gjithë gëzim atë që iu kishte sjellë gjyshi. Fëmijët e donin pa masë gjyshin, por Vaiti, si më i madhi u lidh më tepër me. Shpesh, kur ishte koha e mirë, ai ulej tek pragu i dhomës, dhe atje priste gjyshin kur kthehej nga puna. Gjyshi, që kënaqej së tepërmi kur e shikonte, e pyeste.
- Çfarë po bën këtu jashtë?
- Po të pres ty gjyshi, - përgjigjej Vaiti dhe ngrihej në këmbë.
- O të keqen gjyshi ty. Ma hoqe lodhjen si me dorë, - dhe e merrte atë, e ngrinte në krahë, e përqafonte dhe e puthte me dashuri.
Kaluan vite dhe të dy familjet morën shtëpi të re, mbasi ajo që banonin do të prishej. U larguan disi nga qendra, por tani kishin shtëpi më vete, veçse shtëpia e gjyshit ishte pak më larg se ajo e Vaitit. Për të vajtur tek shtëpia e tyre, gjyshi, gjyshja dhe dajua duhet të kalonin përpara shtëpisë së Vaitit. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që gjyshi dhe dajua kur ktheheshin nga puna, apo gjyshja kur kthehej nga pazari, të mos ktheheshin njëherë në shtëpinë e Vaitit, qoftë edhe për pak kohë, pastaj të shkonin në shtëpin e tyre. E kishin si stacion, siç shpreheshin ata.
Kur Vaiti kishte përfunduar mësimet, dilte jashtë ne oborr, ulej tek shkallët e shtëpisë, dhe priste deri sa të kalonte gjyshi. Kur e shikonte atë të afrohej, turrej në rrugë drejt tij. Gjyshi çelej i tëri në fytyrë, hapte krahët, e pushtonte, përkulej, e puthte në të dy faqet, se tashmë ai ishte rritur dhe nuk mund ta ngrinte dot në krahë. Pastaj të dy, për dore, futeshin në shtëpi.
Mbas pak vitesh, dajua, tashmë i martuar dhe me një fëmijë, mori zgjerim në shtëpitë e ndërtuara me kontribut vullnetar nga ndërmarrja ku punonte. Këtë herë shtëpia e tyre ishte më afër qëndrës, pranë rrugës që të çonte në shtëpinë e Vaitit. Në këtë kohë Vaiti ishte në klasën e shtatë dhe shkolla gjendej midis dy shtëpive. Kur ai delte nga shkolla do të shkonte, së pari në shtëpinë e gjyshit pastaj në të tijën. Kur filloi shkollën e mesme ajo ishte në anën tjetër të qëndrës dhe Vaiti, sapo kalonte pranë shtëpisë së gjyshit, do të kthehej për pak kohë atje. Me marrjen e shtëpisë së re tashmë u bë shtëpia e gjyshit si stacion. Prindërit e Vaitit dhe fëmijët e tjerë që tashmë ishin bërë katër, ktheheshin së pari në shtëpinë e gjyshit dhe pastaj vazhdonin rrugën për në shtëpinë e tyre.
Kështu pra, Vaiti ishte i lidhur shumë me familjen e gjyshit por në mënyrë të veçantë me gjyshin. Ai nuk mund të rrinte më shumë se dy, tre ditë pa u takuar me të. Kur ndodhte kjo, ai do të ngrihej enkas nga shtëpia e tij për të takuar gjyshin, zakonisht darkave, kur ishte i sigurtë se do ta gjente në shtëpi.

Vazhdon.....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2011 20:30
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ishin ditët e para të nëntorit. Vaiti vazhdonte studimetshumë i përqëndruar. Regjimin e shkollës së mesme vazhdoi ta ndiqte edhe tani që ishte student në universitet. Vinte rregullisht në leksione. Kur përfundonte ato, hante drekën, pushonte nja dy orë dhe në orën katër e gjeje duke studiuar. Zakonisht shkonte në bibliotekë, më shpesh në bibliotekën e librit sovjetik, dhe kur nuk gjente vend atje, shkonte në bibliotekën tjetër, në anën tjetër të rrugës. Mbas tre - katër orë studimi, kthehej në konvikt, hante darkë, bisedonte me shokët e dhomës ose lexonte ndonjë libër artistik, të cilët nuk i ndante asnjëherë. Rreth orës 10 e 30 shtrihej për të fjetur. Ky regjim ditor e ndihmonte shumë që të ishte gjithmonë i përgatitur dhe të gjitha detyrat që jepeshin t’i përfundonte në kohë. Bënte përjashtim ndonjë rast kur shfaqej ndonjë film i ri apo teaëtr, pas të cilave ai ishte i dhënë, dhe Vaiti detyrohej të studjonte deri vonë.
Ato ditë nëntori, së bashku me dy shokë të tjerë të kursit, Vaiti kishte vendosur të shkonte të shihte familjen. Kishin rënë dakord që, ditën e shtunë të merrnin trenin për në Rrogozhinë.
Atë të shtunë, Vaiti u ngrit si zakonisht në mëngjes. Së bashku me shokët e dhomës shkuan në mensë dhe pastaj u drejtuan për nga godina e fakultetit. Rrugës po bisedonin rreth një filmi të ri që kishte dalë ato ditë. Ata po diskutonin me njëri - tjetrin me zë të lartë pa u shqetësuar fare për ata që mund t’i dëgjonin. Në këto biseda vetëm Vaiti nuk po merrte pjesë. Atë mëngjes ai sikur nuk ishte në formë.
- Vait, çfarë ke sot? Nuk po ndihesh fare, – pyeti një nga shokët duke iu drejtuar atij.
- Lëre, lëre, I është djegur llampa e zërit, - u hodh një tjetër me shaka, pa e lënë Vaitin t’i përgjigjej.
- Nuk e di as vetë. Sikur s’jam në qejf, - u pergjigj ai dhe vuri buzën në gaz me shakanë që bëri shoku.
Gjithë rrugës deri në auditor, Vaiti ashtu vazhdoi, si pa qef. Filloi leksioni i orës së parë. Pedagogu fliste por Vaiti ishte i papërqëndruar. Nuk e kishte mendjen fare se çfarë po shpjegonte pedagogu. Nuk kishin kaluar as 10 minuta, dhe i mërzitur siç ishte, pa orën. Ajo shënonte 8 e 10 minuta. Dy orët e dyta kishin ushtrime matematike, kurse orët e treta kishin fizkulturë.
“Po unë, pse rri kot këtu? Mendjen në shpjegim nuk e kam. Mbas dy orëve të para nuk kam se çfarë të humbas. Pse të mos iki që tani në shtëpi por të pres mbasditen? Tani ndofta mund të kap autobusin e Përmetit dhe arrij më shpejt në shtëpi. Kam kohë të rri me ta dhe nesër të kthehem. Kështu që edhe të hënën jam në leksion dhe nuk i humbas ato. Me tren do të vete vonë, në darkë. Po qe se rri të dielën atje, do të humbasë leksionet e të hënës. Duhet të takohem pa tjetër edhe me gjyshin se më ka marrë malli”. Këto po mendonte ai në ato çaste dhe mori vendim të ikte sa më shpejt dhe të arrinte autobusin e Përmetit, megjithëse nuk kishte prerë biletë. Me këto mendime, ngriti dorën dhe kur pedagogu i dha leje, u ngrit në këmbë e foli.
- Më fal, profesor. Nuk jam mirë. Ka mundësi të largohem?
Pedagogu vetëm sa tundi kokën në shënjë pohimi
Doli nga auditori, dhe pothuajse me vrap shkoi në konvikt. Nxorri nga dollapi një çantë të vogël, që e kishte blerë kohët e fundit enkas për udhëtimet, futi në të ndërresat e veta, dhe pothuajse me një frrymë, u gjend në stacionin. Autobusi i Përmetit po bëhej gati për t’u nisur dhe ai nuk hyri në agjensi por u gjend tek dera e autobusit.
- Ka vende? – pyeti shoferin që me makinë të ndezur po përgatitej për nisje.
- Ka, - ju përgjigj shoferi dhe vazhdoi. – Vrapo në sportel, pre biletë dhe eja se po të pres.
Sapo hipi Vaiti, shoferi mbylli derën e autobusit. Ai u ul në një nga vendet bosh nga fundi. Sikur u lehtësua që mundi të kapte autobusin. Megjithatë, diçka nuk e linte të dilte nga gjendja jo e mirë shpirtërore që e kishte kapur qysh në mëngjes. Shikonte jashtë nga xhami objektet që kalonin një nga një, por mendjen nuk e kishte tek ato. Kur po mendonte se do takonte njerëzit e familjes dhe sidomos gjyshin, buzëqeshi me vete. Rruga iu duk shumë e gjatë. I dukej se autobusi ecte ngadalë. Më së fundi, arriti në qytetin e vet. Nuk duroi sa të qëndronte autobusi. U ngrit, mori çantën në dorë dhe kur shoferi ndaloi makinën ai ishte pranë derës, gati për të zbritur. Sa u hap dera u ndodh në rrugë dhe mori për nga shtëpia. Kaloi qëndrën e qytetit dhe po i afrohej shtëpisë së gjyshit.
- Sa mirë sikur ta gjej gjyshin në shtëpi! Nuk besoj se ai është në punë në këtë orë! Sa i fortë është gjyshi. Megjithëse ka vite që duhet të dilte në pension, ai vazhdon të punojë! Po sikur për koinçidencë të ketë marrë pushim? Se mos e dinte ai se do të vija unë sot. – Këto po i kalonin në mend dhe po shpejtonte hapat.
Kur u gjend pranë shtëpisë, vuri re shumë njerëz jashtë saj. U shtang për një moment. Çfarë të kishte ndodhur? Pse ka kaq shumë njerëz?
Të gjithë kthyen kokën nga ai që po afrohej si i habitur. Një kushëri i tij, pothuajse në një moshë me të, i doli para dhe e rroku në qafë.
- Të të ketë lënë uratën, vëlla, – i tha ai.
- Çfarë ka ndodhur? – e pyeti Vaiti pa e lënë të fliste më tepër.
- Gjyshi të la, por ti mbahu i fortë, - vazhdoi kushëriri.
Ndërkohë, tek dera e shtëpisë u dha e ëma, që e kishin lajmëruar për ardhjen e Vaitit, e veshur e tëra në të zeza dhe duke fshirë lotët, ju drejtua te birit. Ai i mallëngjyer u turr në krahët e saj.
- Nuk do ta kemi më gjyshin, bir. Shko takoje, ai “po të prźt”. Me ty në gojë dha shpirt.
Vaiti, që tashmë po i rridhnin lotët faqeve, bashkë me të ëmën, u drejtua nga dhoma ku “po e priste gjyshi”. Dhoma ishte plot me gra të veshura me të zeza. Sapo e panë atë, hapën rrugën. Në mes të shtëpisë, mbi divanin e shtruar me çarçaf të bardhë, ishte vendosur trupi pa jetë i gjyshit. Vaiti nuk mundi të duronte më. Ra mbi trupin e tij, e pushtoi me krahët e hapur, dhe filloi të qante. I mbytur në lot afroi buzët tek duart e tij, që ja kishin vën njëra mbi tjetrën mbi trup, dhe filloi t’ia puthte pa pushim. Ngriti kokën dhe iu drejtua gjyshit.
- Përse o gjysh më le kaq shpejt? Përse ike pa më takuar e folur edhe një herë? Ti kishe gëzim dhe deshe të më shikoje mua të mbaroja shkollën, po përse nuk më prite deri atëherë?
Ndjeu mbi shpatulla një dorë të lehtë. Ngriti kokën dhe pa gjyshen. U kthye nga ajo, e rroku në qafë dhe me kokën mbi supin e saj, u ngashërua.
- Mjaft, bir, mjaft, - i foli ajo. – Gjyshi të deshte shumë dhe të ka lënë uratat. Para se të vdiste, përmëndi emrin tënd disa herë. Të kërkonte ty, po ty nuk të shihte.
Me fjalët e gjyshes ai u mallëngjye më shumë dhe vazhdoi të qante me të madhe.
- Mjaft, të keqen nëna, - i foli e ëma që ishte afruar në ato çaste. –Të gjithë e deshën shumë atë dhe ai na donte po aq shumë, në mënyrë të veçantë ty, por ja që kështu është kjo jetë, ka edhe hidhërime. Eja tani të shkojmë nga dhoma e burrave, të takosh edhe dajon.
Filloi të qetësohej, dhe u drejtua nga dhoma e burrave. Sapo e pa daja, u ngrit në këmbë dhe hapi krahët. Ai i u hodh në krahë dhe filloi përsëri të qante, pa mundur të thoshte asnjë fjalë. Ndjente pëllëmbët e dajës që i fërkonin shpatullat.
- Mos qaj, xhan i dajës. Kështu e ka kjo botë. Edhe njerëzit që i duam shumë, vjen një ditë që na lënë.
Ai iu ul pranë, nxori shaminë dhe fshiu lotët që nuk po i shteronin. Daja me dorën në qafë, e pyeti.
- Po kush të lajmëroi që erdhe para varrimit?
Vaiti ngriti kokën, pa folur, pa rreth e qark dhomës të gjithë burrat që shikonin vetëm atë, dhe u kthye nga dajua.
- Mua nuk më lajmëroi njeri. Po pse nuk më dërguat lajm?
- Ne e diskutuam dhe vendosëm që të të mos lajmëronim për varrimin, që të mos shkëputeshe nga mësimet. Më vonë do të të thoshim me kujdes. Megjithatë tani them se bëmë gabim.
- Ky është me të vërtetë një rast i rrallë, - u hodh një nga burrat. – Ndofta dashuria për gjyshin të bëri që të vije pa lajmëruar dhe ta gjeje atë pa varrosur. Kështu do të kesh mundësi që t’i hedhësh një grusht dhč mbi varr.
- Po, ke të drejtë, - u hodh një tjetër. – Kjo që i ndodhi Vaitit sot, shpjegohet me fenomenin që e quajmë telepati. Megjithëse ju nuk e lajmëruat, truri i tij i kapi valët e lajmit të vdekjes së gjyshit dhe e shtyu atë që të vinte në kohë.
- Ke të drejtë, - ndërhyri Vaiti, që tashmë e kishte marrë disi veten. – Ne sot e kishim lënë me shokët që të niseshim nga Tirana mbasdite, mbasi të kishim mbaruar leksionet. Unë, që në mëngjes, që nuk ndjehesha mirë, aq sa dhe shokët e vunë re. Vajta në leksion, por nuk rrija dot. Mora leje dhe ika. Pothuajse me vrap, kapa autobusin e Përmetit, që për fat nuk ishte nisur, megjithëse kishin kaluar 10 minuta nga orari i nisjes. Diçka më shtyu që të mos prisja mbasditen për t’u nisur.
- Pikërisht, ishte dashuria për gjyshin që bëri të vije në kohë për ta përcjellë, - foli përsëri i pari.
- Nuk bëtë mirë që nuk më lajmëruat, - iu kthye ai dajës së vet.
- Ne menduam për të mirën tënde, por s’bëmë mire. Rëndësi ka që erdhe
Pastaj biseda në dhomë u bë më e gjallë dhe filluan të tregonin raste të tjera të fenomenit të telepatisë. Vaiti herë dëgjonte dhe herë mendonte për gjyshin. I dilte para syve sikur ai e priste tek dera e shtëpisë dhe e përqafonte. Pastaj i largoheshin këto mendime dhe i delte skena kur e pa sapo hyri në dhomën ku ishte ai, ashtu i shtrirë, pa jetë, sikur flinte gjumë.
- Sa keq që nuk u gjënda, kur ti më ke kërkuar. Lamtumirë gjyshi im. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë tënde. Nuk do të të harrojë gjithë jetën ty, i shtrënjti gjyshi im.

Fund

Autor Vlashi Fili

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2011 20:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

ĖNDRRA

Autor V. Fili

Ai parkoi makinën me kujdes, si gjithmonë, brenda territorit të ndërmarrjes dhe u nis për në shtëpi. Kishin kaluar vetëm 30 minuta nga koha e përfundimit të punës dhe pak punëtorë kishin ngelur aty, kryesisht ata të turnit të dytë dhe brigada e remontit të linjave që sapo erdhën.
Kishte vite që drejtonte një makinë të tipit GAZ-51, me të cilën transportonte brigadën e remontit të linjave të tensionit të lartë. Punonte me këtë makinë si për punë të lehtë, që nga koha që pësoi aksidentin, i cili, falë Zotit nuk i mori jetën. Në fakt, puna me këtë makinë nuk ishte e vështirë. Ai transportonte punëtorët e brigadës së remontit të linjave të tensionit të lartë, në vendin ku ata nevojiteshin. Atje i priste deri sa përfundonin punën dhe i kthente përsëri në ndërmarrje. Vështirë e kishte kur makina pësonte ndonjë difekt, jo nga ana profesionale, mbasi kishte një jetë të tërë që ushtronte profesionin e shoferit dhe i njihte nyjet e makinës me hollësi. Problemi ishte kur kishte nevojë për forcë fizike. Atij nuk i rekomandohej të sforcohej apo të ngrinte pesha të rënda. Dhimbja që ndjente në brinjë në të tilla raste, sa nuk i merrte frymën. Kur qëllonte kështu, ai kërkonte ndihmën e punëtorëve të brigadës me të cilët punonte, dhe ata nuk kurseheshin asnjëherë, e turreshin për ta ndihmuar. Edhe ai nuk kursehej për t’i ndihmuar ata. Kur ata punonin për të eleminuar difektet e linjave të tensionit të lartë, ai merrej me makinën, duke e kontrolluar nyje më nyje, ose ndihmonte punëtorët duke afruar pranë shtyllave të tensionit të lartë ato çka iu nevojitej atyre. Sapo ata kishin nevojë për diçka, ai nuk lejonte që të zbriste punëtori nga lartësia ku punonte, por e merrte, e lidhte tek fundi i litarit, që ata mbanin gjithmonë varur për këtë qëllim. Ishte mësuar me punë qysh i vogël dhe nuk përtonte. Mbas ndodhjes së aksidentit, puna me pesha të rënda iu kufizua. Megjithatë edhe në të tilla raste “vinte nga një dorë” për të ndihmuar, siç shprehej ai vetë.
- E paske marrë turnin, Novruz? – i foli ai rojes së ndërmarrjes, sapo u gjend tek porta.
- Po, Nikollë, e kam marrë, si gjithnjë, - iu përgjigj gjithë respekt roja. – Paskeni ardhur shpejt sot?
- Nuk kishim shumë punë. Difekti që rimontuam ishte i vogël dhe u kthyem në kohë.
Ai fliste gjithmonë duke e quajtur veten anëtar i brigadës të cilën transportonte. Edhe punëtorët e brigadës ashtu e konsideronin.
- Ika tani. Mirupafshim nesër. Me që erdhëm në kohë sot, dua të vete më shpejt tek fëmijët, - i foli ai përsëri rojes, duke dalë nga porta e ndërmarrjes.
- Tek gruaja thuaj, jo tek fëmijët, - ia ktheu me shaka Novruzi.
- Po edhe tek ajo more i uruar, por tani po plakemi dhe mendjen më tepër e kemi tek fëmijët, - ia ktheu ai duke u larguar.
Rrugës duke ikur, ivajti mendja tek zhurma e pazakontë që dëgjoi në makinë, kur po futej tek porta e ndërmarrjes. “Nesër që në mëngjes do të merrem me makinën. Do Zoti, brigada nuk ka ndonjë difekt nesër që t’i bëj një mirëmbajtje makinës”, - mendoi ai me vete.


Vazhdon....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2011 02:11
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ishte i ri atëherë, pothuajse fëmijë, vetëm 14 vjeç, kur u detyrua të futej në punë. Fati e ndihmoi dhe ai u fut çirak me një shofer që kishte një makinë të vjetër. I pëlqente zanati i shoferit dhe punën e mori me shumë qejf. Ai që e mori në punë ishte njeri shumë i mirë. Me makinën e tij lëviznin pothuajse gjithë ditën. Herë ngarkonin mallra, herë pasagjerë. Nikolla bënte çdo punë që i thoshte Kujtimi, i zoti i makinës. Pastronte e fshinte makinën sa herë i thoshte Kujtimi. “Vërtetë makinë e vjetër është por është mirë që të jetë gjithmonë e pastër”, i thoshte ai Nikollës dhe ky me kalimin e kohës, nuk priste që t’i thoshte Kujtimi, por e pastronte vet me merak. Sidomos të premten mbasdite, karroceria e makinës duhej fshirë e larë me ujë, sepse të shtunën dhe të djelën me makin trasportonte pasagjerë që venin nga një fshat në tjetrin, për të bërë pazar. Keq ishte kur së bashku me pasagjerët në makinë kishte edhe pula fushe, kaponj deti, shelegë, keca etj. të cilët e ndotnin karrocerinë e makinës, aq sa qelbej erë. Megjithatë, sapo makina boshatisej, Nikolla do ta gjente ndonjë kanal apo pellgaçe, nga ku merte ujë me një kovë të vetme që kishin, dhe lante karrocerinë e makinës. Kur ishin në qytetin e tyre, e kishte më të lehtë. Kujtimi e çonte makinën në lumin që kalonte pranë, e fuste komplet makinën në ujë dhe mbasi e porosiste Nikollën që ta lante mirë e mirë, largohej duke e lënë atë vetëm në makinë. Në këto raste Nikolla i përvishej punës me gëzim. Kishte një copë litari me të cilin lidhte kovën dhe nuk zbriste fare nga karroceria e makinës, por hidhte kovën në ujë nga lart dhe me litar e ngrinte plot atë. Kështu nuk lodhej hip e zbrit në karroceri. Veç karrocerisë, pastronte gjithë makinën dhe Kujtimi ngelej gjithmonë i kënaqur nga kjo punë.
Shpesh ishte i detyruar të rrinte në karrocerinë e makinës. Kur transportonin pasagjerë, mblidhte paratë dhe njoftonte Kujtimin se ku duhej të ndalonte për t’i zbritur. Por edhe kur transportonin mallra, shumë herë i binte të udhëtonte në karroceri. Kabina e makinës merrte dy vetë, përveç shoferit, dhe jo pak here, pronarët që shoqëronin mallin ishin dy vetë, kështu që në kabinë nuk ngelej vend për Nikollën e ri. Kishte edhe raste, kur malli ishte me përgjegjësi, sidomos kur ishin plaçka shtëpie, që udhëtonte në karroceri, për të ruajtur mallin. Kënaqësi shumë të madhe i jepnin rastet kur ai udhëtonte në kabinën e makinës. Ëndëronte të bëhej shofer dhe ta drejtonte vet makinën. I pëlqente shumë ky zanat. Kur ishte vetëm me Kujtimin, ky e kuptonte se çfarë mendonte Nikolla. Në këto raste gjithmonë i thoshte.
- Qejf të kesh, se do ta mësosh zanatin. Ti je djalë punëtor dhe merakli.
Makina ishte e vjetër dhe shpesh pësonte difekte. Në këto raste, Nikolla e ndiqte me vëmendje punën e Kujtimit dhe kjo e bëri atë që dalëngadalë, me kalimin e kohës, të bëhej edhe mekanik i zoti.
Kaluan dy vjet dhe Nikolla po burrërohej me punën. Ai nuk kishte guxim t’i thoshte Kujtimit që t’ia jepte makinën ta ngiste, megjithë dëshirën e madhe që kishte për një gjë të tillë.
Në vitin e tretë, kur ishin duke shkuar nga lumi, Nikollës i erdhi krejt e pa pritur ajo që i tha Kujtimi.
- Afrohu mbas meje dhe mundohu të mbash timonin. Ai sa nuk fluturoi nga gëzimi, dhe kur kapi timonin duart i dridheshin.
- Mos u trëmb, - i foli Kujtimi, – përqëndrohu dhe shiko vetëm para.
E drejtoi makinën deri tek buza e lumit. Kur arritën atje, Kujtimi e ndihmoi në timoni dhe të dy e futën makinën në ujë. Atë ditë sa nuk fluturonte nga gëzimi dhe nuk e kuptoi fare kohën që kaloi me pastrimin. Kurse në darkë, në shtëpi, gjumi e zuri shumë vonë. Mendonte veten e tij duke drejtuar makinën, pa nevojën e Kujtimit. Mandej, ngrinte duart mbi gjoks, sikur kishte kapur timonin e makinës.
Kështu, me kalimin e kohës, duke parë me vëmendje të gjitha veprimet e Kujtimit kur drejtonte kamjonin apo kur eleminonte difektet, si dhe duke bërë vetë ato që Kujtimi ia linte atij, po bindej që mund ta ngiste makinën.
Një ditë, kur po ktheheshin nga një fshat aty pranë ku kishin çuar disa dasmorë, Kujtimi ndaloi makinën dhe zbriti nga kabina. I ra rreth e qark dhe kur hapi derën e pasagjerit, i foli Nikollës:
- Hidhu në timon. Do ta ngasësh ti makinën.
Kjo i errdhi papritur dhe e pa Kujtimin me habi. U hodh në vendin e shoferit, kapi timonin por nuk po merrte guximin të nisej.
- Përqëndrohu përpara, - i foli Kujtimi. – me këmbën e majtë shkel freksionin. Kur ta kesh shkelur deri në fund, kapë levën e marshave dhe fut të parin. Me këmbën e djathte jepi nga pak gaz, duke liruar freksionin. Kur të niset makina, shto gazin.
Të gjitha këto Nikolla i dinte mire sepse kishte parë se si vepronte Kujtimi. Zemra sa nuk i delte nga krahërori dhe kur makina u nis, nuk ishte në gjendje të mbante gazin konstant. Ajo karakatina filloi të lëvizë me kolpo.
- Mos u tremb. Mundohu ta mbash këmbën në gaz pa e lëvizur, dhe makina do të eci shtruar, - ndërhyri Kujtimi.
Ashtu bëri dhe makina filloi të ecte mirë. Ishte vetëm 17 vjeç atëherë. Ky ishte fillimi që më vonë do të bëhej mjeti i tij i jetesës dhe që për shumë kohë në jetë nuk do t’i thërisnin me emër, por “Usta Nikolla”. Kujtimi ia dha zanatin me shumë dëshirë dhe, mbasi Nikolla e përvetësoi mirë atë, më tepër e drejtonte makinën ndihmësi se sa ustai.
Kaluan vitet dhe në qytetin e tyre erdhën shumë italianë, që veç të tjerave, sollën edhe makina.
Një ditë Kujtimi i foli për një italian që merrej me tregëti dhe i duhej një shofer. Propozimi për të kaluar shofer me italianin e gëzoi Nikollën, aq më tepër që italiani paguante mirë. Pranoi menjëherë. Tashmë nuk ishte ai nxënësi i ndrojtur. I kish kaluar të njëzetat dhe profesionin e shoferit dhe të mekanikut i kishte përvetësuar mirë në mbi gjashtë vjet që punoi me Kujtimin.
Xhuzepja, kështu quhej tregëtari italian, kishte një makinë kamioçinë, prodhim i FIAT-it. Makina nuk ishte e vjetër dhe Nikolla kënaqej me të. Nuk ndahej asnjëherë nga makina, dhe kur kishte, dhe kur s’kishte punë. I rrinte tek koka “me leckë në dorë” siç u thoshin atyre që ishin meraklinj për mjetin e punës. Edhe në darkë vonë, kur nuk kishte punë, rrinte para dyqanit të Xhuzepes dhe i bënte ndonjë shërbim makinës. Vonë, vonë e mbyllte makinën, i jepte çelsat Xhuzepes dhe merrte rrugën për në shtëpi. Duke parë punën e Nikollës, Xhuzepja krijoi shumë besim tek ai. Kur Xhuzepja shkonte në Itali për furnizim me mall, ai e çonte në portin e Durrësit dhe dilte e priste ditën që i caktonte ai për kthim. Kur udhëtonte vetëm, mbasi kishte çuar Xhuzepen në Durrës, apo kur shkonte për ta pritur, rrugës merte nevojtarë që udhëtonin dhe kështu fitonte diçka më tepër nga rroga që e paguante Xhuzepja. Me këto të ardhura, filloi të rregullonte disi ekonominë në familje..
Ishte në kulmin e punës sepse Xhuzepja e kishte zgjeruar shumë tregëtinë e tij, kur u martua dhe krijoi familje.
Nuk zgjati shumë dhe plasi lufta. Shqipëria u pushtua nga Italia. Në qytetin e tyre u dyndën shumë ushtarë italianë. Vështirësitë u shtuan, por Nikolla nuk i ndjeu shumë mbasi qarkullonte lirshëm me dokumentat që i kishte nxjerrë Xhuzepja nga komandatura italiane në qytet.
Se si e nuhati Xhuzepja kapitullimin e Italisë, Nikolla nuk e mori vesh, por pak kohë para se të vinin gjermanët, Nikolla bëri disa rrugë për në Durrës ku çoi gjithë mallin që kishte tregëtari italian. Kur u ngarkua i gjithë malli në vapor për tu kthyer në Itali dhe Nikolla i zgjati pronarit çelësat e makinës, ai, duke u përshëndetur me të i tha:
- Nikolla, ne tani do të ndahemi. Bashkë punuam mirë dhe tregëtia mua më eci mirë. Besoj se edhe ti do të kesh mbetur i kënaqur nga mua. Ti je djalë i mirë dhe shumë punëtor. Unë pata fat që të gjeta ty. Nuk i dihet jetës, ndoshta një ditë mund të takohemi përsëri.
U përqafuan të dy. Kur u shkëputën nga njeri – tjetri, Nikolla i zgjati çelësat e makinës. Xhuzepja buzëqeshi dhe i tha:
- Makinën po ta dhuroj ty. Mbaje kujtim nga mua. Ta gëzosh dhe ta përdorësh sa më gjatë.
- Si? –ngeli i befasuar Nikolla. – Ti po më dhuron makinën?
- Po, ta dhuroj me gjithë zemër. Ja këtu i ke të gjitha dokumentat për pronësinë e saj. Tani mirëmbeç e mirëupafshim.
Kështu Nikolla u bë me makinë të vetën, por nukarriti ta gëzonte për shumë kohë.
Pas disa javësh dhe në qytet u dyndën gjermanët. Nikolla nuk e zgjati shumë por i hipi makinës dhe vajti tek një miku i tij në një fshat jo larg nga qyteti. E fshehu makinën atje dhe u kthye në qytet. Që nga ajo ditë ai nuk e pa më makinën. Gjermanët kishin bombarduar fshatin dhe nga katandia e mikut nuk kishte ngelur asgjë. Bashkë me të gjitha të tjerat, ishte shkatërruar edhe makina që ishte fshehur në ahurin e shtëpisë.
Gjatë periudhës së luftës Nikolla e pati shumë të vështirë mbasi nuk kishte nga të nxirrte të arrdhurat për të mbajtur gjallë familjen. Shyqyr që kishte ca rezerva që kishte vënë gjatë kohës që punoi me Xhuzepen, të cilat filloi t’i përdorte me shumë kursim. Vështirësive dhe rreziqeve që solli lufta i’u shtua edhe një fatkeqësi. I vdiq fëmija e parë, një djalë topolak dhe shumë i bukur, që jetoi vetëm një vit. Gëzimi i prindërve u zëvendësua nga pikëllimi dhe hidhërimi që i solli kjo vdekje, që nuk do ta harronte kurrë, edhe atëherë kur shtëpia ju mbush me fëmijë të tjerë. Gjithmon përlotej sa herë bisedat silleshin rreth kësaj fatkeqësie.
Luftës i erdhi fundi. Qyteti ishte i shkatërruar anë e kënd. Komunistët që errdhën në pushtet bënë thirrje të gjithë punëtorëve për të ndihmuar vullnetarisht në rimëkëmbjen e qytetit. Nikolla nuk dinte si të bënte. Nga njëra anë kërkohej të punoje vullnetar, që nuk dihej për sa kohë, nga ana tjetër duhej të siguronte të arrdhurat për të mbajtur familjen.
- Nuk kemi nga ia mbajmë, - i thoshte e shoqja. Nuk mund t’i thuash jo thirrjes që ka bërë pushteti, se nuk i dihet çfarë sjellë e nesërmja.
- Po me se do jetojmë moj grua po punuam vullnetarë? – iu përgjigj ai me zë të mekur të shoqes.
- Nuk do të vdesim, jo. Zoti do të na ndihmojë. Kam dëgjuar se po shpërndajnë triska për bukë e ushqime. Kështu që edhe ne do na japin se nuk kemi prokopi tjetër.
U regjistrua për punë. Si shofer i dhanë një kamion të vjetër që kishte ngelur nga lufta. Kamioni nuk kuptohej çfarë marke ishte, mbasi shumë pjesë ishin ndëruar.
Me makinat e ngelura nga lufta u krijua parku i kamjonëve të qytetit. Ishin gjithsej shtatë makina, njëra më e vjetër se tjetra. Më shumë rrinin në park për t’u rregulluar se sa punonin. Ishin edhe tre të tjera, tek të cilat punohej për t’i vënë në gjendje pune. Kur kamioni i Nikollës ishte i difektuar, veç punimeve që i kryente kamjonit, atë e caktonin edhe me dy të tjerë që punonin për riparimin e tre karakatinave të tjera.
Punoi kështu për tre muaj rresht, pa pagesë, vetëm merrnin ato të uruara triska me të cilat siguronin një jetesë, sa për të thënë.
- Ja e shikon, - i tha e shoqja, një natë kur ai solli pagën e parë në shtëpi, - të thashë që Zoti nuk do na lërë të vdesim!
- Po moj, po, më the, - iu përgjigj ai si me të qeshur.
Nuk kaloi shumë kohë dhe fati filloi t’i buzëqeshë përsëri. Në familje u bë me fëmijën e dytë, kurse në punë e caktuan si shofer me një specialist jugosllav që errdhi në qytetin e tyre.

Vazhdon.....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2011 02:14
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Të dy, burrë e grua, ishin besimtarë, por ndryshonin shumë me njëri tjetrin në mënyrën se si e shfaqnin besimin. Nikolla besonte shumë në Zot. Ai nuk fillonte të hante asnjëherë pa bërë kryq dhe pa pëshpëritur diçka që askush nuk e kuptonte. Kur e pyesnin, nuk nguronte të sqaronte se çfarë pëshpëriste.
- Na ndihmo o Zot. Kjo është lutja ime, - thoshte.
Megjithë besimin e madh, nuk e kishin parë asnjëherë të vente në kishë.
Në të kundërt ishte e shoqja. Ajo s’linte të dielë pa vajtur në kishë. Jo pak herë çonte dhe meshë, një si punë simite që bëhej enkas për të çuar në kishë. Kalonte miellin në një sitë të imët shumë, duke nxjerrë “majën e miellit” siç i thoshnin grimcave më të imta të miellit, dhe me të gatuante meshën ditën e shtunë. Para se ta fuste në furrë për të pjekur, i vinte sipër brumit të meshes, një formë druri, të rrumbullaktë, të gdhëndur poshtë, bërë enkas për këtë qëllim, që i thoshin “Mllac”, të cilin e ngjeshnin mbi brumin e meshës. Mbas kësaj e fuste në furrë për të pjekur. Kishte gjetur dhe dy shishe të vogla të cilat i mbushte, një me vaj, dhe një me verë, sigurisht kur kishte. Të nesërmen, vishte rrobat më të mira, fuste në një boçë meshën dhe shishet dhe drejtohej për nga kasha.
- Po çfarë bën kështu moj grua, - i fliste ai. – ia heq fëmijëve nga goja dhe ia çon priftit. Na ti se s’i dua unë. E ç’bën ai me to po të mendosh se të gjitha gratë i çojnë si ti? Ha e shqepet për vete. Shikoje si i është bërë qafa. Nga se thua ti? Ja nga ato që i çoni ju.
- Mos fol kështu, or burrë, se Zoti të dënon, i thosh e shoqja.
- Jo moj, jo. Nuk më dënon Zoti për këtë. Ai e di shpirtin tim. Po që t’i them priftit unë, na shqepu ti me këto se unë nuk i dua, këtë nuk e bëj dhe Zoti më kupton shumë mirë. Unë jam me Zotin, por jo me priftërinjtë.
Të njëjtin besim ndoqi Nikolla gjithë jetën dhe jo vetëm që Zoti nuk e dënoi por shpesh ndjente që e ndihmonte.

Vazhdon....

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2011 02:15
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Vitet kalonin dhe parku automobilistik i qytetit u rrit shumë. Tashmë ai punonte me një kamion “Skodë” që së bashku me disa të tillë, kishin ardhur para pak kohe nga Çekosllovakia. Punoi disa vjet me të. Më vonë iu vendosën edhe rimorkjo, nga pas. Nuk kaloi shumë dhe iu vendosën edhe një rimorkjo të dytë. Kjo mënyrë pune kërkonte kujdes të madh nga shoferi mbasi përbënte rrezik, sidomos nëpër kthesa. Më vështirë ishte nëpër hyrjet e daljet nga urat kur ato shoqëroheshim me kthesa. Nikolla ishte shumë i kujdesëshëm, por kamjoni me dy rimorkjo e lodhte së tepërmi dhe kur vinte në shtëpi ishte i rraskapitur. Kjo lloj pune nuk e pati të gjatë mbasi për rrugët tona të ngushta ishte me shumë rreziqe. Mbas kësaj Nikolla punoi për transportimin e tubacioneve të cilat mbështeteshin sa në karrocerinë e kamionit, aq edhe në një rimorkjo të vogël të vendosur prapa makinës, që i thoshin “biliko”.
Me biliko Nikolla punoi disa vite, deri në vitin 1954, kur i ndodhi një fatkeqësi.
Nikolla transportonte tubo nga stacioni i trenit në Rrogozhinë dhe i shkarkonte në fshatin Zharëz të rrethit të Fierit. Aty ato përdoreshin për ndërtimin e tubacionit për transportimin e naftës. Nikolla punonte shumë sepse në varësi të punës që bënte merrte edhe pagën. Kjo punë e detyronte të ikte shpejt në mëngjes nga shtëpia dhe të kthehej vonë në darkë. Shpesh i gjente fëmijët në gjumë dhe në mëngjes i puthte duke i lënë përsëri në gjumë.
Ishte muaji nëntor, në prag të festave. Atë ditë Nikolla kishte vendosur të bënte vetëm një rrugë dhe të kthehej shpejt në shtëpi, të gëzonte bashkë me fëmijët. Ashtu bëri. U nis herët në mëngjes, ndezi “Skodën” dhe ia mbajti nga Rrogozhina. Punëtorët e ngarkuan shpejt mbasi ende nuk ishin grumbulluar makinat të tjera për ngarkim. Ndërsa në Rrogozhinë ngarkimi bëhej nga punëtorët vendas, kur vinte puna për të shkarkuar, atë e bënte vetë shoferi.
Kaloi Lushnjen dhe pastaj Fierin. Në dalje të qytetit të Fierit qëndroi në fshatin Mbyet, atje ku dhe sot është një ujë i mirë i marrë me tubacion nga kodra, por që i bën jo vetëm shoferët por edhe kalimtarët të qëndrojnë për t’u freskuar apo pirë nga ai ujë. Në fakt Nikolla nuk qëndroi për ujë, por sa pa aty pranë një kasetë metalike, si vend i shenjtë ku hidhnin para kalimtarët, mendoi “të hedh një pesëdhjetë lekëshe për sevap”. Ndali makinën, nxorri portofolin, prej nga mori një kartëmonedhe pesëdhjetë lekshe, bëri kryqin dhe e futi në të çarën e kutisë. Bëri përsëri kryqin, i hipi makinës dhe u nis për në destinacion.
Në Zharëz, aty ku duhet të shkarkonte tubot, qëndroi anës rrugës. Në atë pikë traseja e rrugës është më e ngritir nga sipërfaqja e tokës dhe anash ishte hapur kanali ku do të futej tubacioni. Aty pranë, në një shesh të vogël po luanin disa fëmijë. Nikolla zbriti nga makina, qëndroi për një çast duke parë fëmijët që luanin, hipi me ngadalë në karrocerinë e makinës, hapi kutinë metalike të fiksuar pranë kabinës ku mbante veglat që i duheshin për punë, nxorri levën që përdorte në të tilla raste dhe zbriti përsëri nga makina.
Filloi të kryente proçeset të cilat i kishte bërë shumë herë kur shkarkonte tubot. Mbasi kontrolloi litarin e çelikut me të cilin ishin lidhur tubot, e u sigurua që ai ishte në rregull, me majën e levës metalike futi nën tubon e parë një guralec të vogël në pikën që ajo mbështetej në karrocerinë e makinës. Pastaj bëri të njëjtën gjë në mbështetësen e fundit të tubove, në biliko. Mbasi u sigurua se çdo gjë ishte në rregull, hoqi me ngadalë dhe me shumë kujdes të dy tubot e vogla, atë në karrocerinë e makinës dhe tjetrën në biliko, të cilat vendosen vertikalisht në foletë e tyre dhe shërbejnë për mbajtjen e tubove gjatë transportit. Këto veprime ai i kryente sipas një radhe të caktuar dhe në mënyrë shumë rigoroze. Në çdo kohë ai qëndronte nën tubo në një pozicion të tillë që kur shkarkoheshin tubot, nuk pësonte gjë. Mbas heqjes së tubove vertikale për sigurimin e ngarkesës, duke qëndruar poshtë bilikos, godiste me levë litarin e çelikut me të cilin ishin lidhur tubot. Me t‘u hapur ky litar, në shumicën e rasteve tubot rokulliseshin me shumë zhurmë, njëra pas tjetrës dhe në çast makina gjëndej e shkarkuar. Në ato pak raste kur tubot ngecnin në guralecët e vegjël që ishin vendosur nën tubot e para nga do të bëhej shkarkimi, Nikolla me majën e levës, duke qëndruar gjithmonë poshtë tubove dhe jo para tyre, godiste guralecin dhe mbas kësaj tubot fillonin e binin në tokë njëri pas tjetrit.
Kështu veproi ai edhe atë ditë. Hyri nën tubo dhe filloi të godiste litarin e çelikut, me majën e levës. Duke e goditur mendonte: “Ja tani përfundoj shkarkimin dhe do ta mbaj frymën drejt e në shtëpi tek fëmijët”. Por litari nuk po zgjidhej dhe tubot nuk po shkarkoheshin ende, megjithë goditjet e forta që i bënte Nikolla nyjes së litarit. “I mallkuar, pse po më vonon?” pëshpëriti me vete Nikolla. Këtu ai bëri gabimin trashanik që për pak i kushtoi jetën. As vetë nuk e kuptoi si e bëri atë gabim. Më vonë kur të tjerët e pyesnin ai përgjigjej “Më mori shejtani mendjen, por Zoti më shpëtoi”. Çfarë ndodhi? Pa u menduar thellë, hipi mbi tubo, për të parë pse nuk zgjidhej litari, duke menduar se tubot do të qëndronin nga guralecët e vendosur nën tubon e parë. Nuk e mendoi gjatë kur u gjend pranë litarit, e goditi paksa me tehun e levës dhe këtu ndodhi ajo të cilën Nikolla nuk e kishte shkuar ndërmend në ato çaste. Litari i çelikut u hap menjëherë dhe tubot filluan të rrokulliseshin me shpejtësi. Nikolla humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbi tubo. Një tubo, duke u rrokullisur, e goditi në brinjë. Forca goditëse ishte e madhe. Ai ndjeu një therrje në brinjë dhe e pa veten fluturimthi në ajër. U përplas direkt në kanal përpara tubove. Dhimbja ishte e madhe por mendjen e kishte të kthjellët. Ashtu shtrirë në kanal, pa mundur të lëvizte, mendoi se nga çasti në çast tubot, të gjitha njëra pas tjetrës, do të përfundonin në kanal, mbi trupin e tij. “Kaq e pata”, mendoi ai. Këtu ndodhi mrekullia. Tubos së parë i ngeci bishti në një shkurre kurse koka u rrotullua dhe përfundimisht ajo qëndroi tërthor me kanalin në formën e një kryqi. Të gjitha tubot e tjera qëndruan mbi të parën duke e bllokuar krejtesisht kanalin. Nikolla qëndronte i shtrirë në hapësirën e kanalit. Bëri të lëvizte por nuk mundi dot nga dhimbja therëse në brinjë. Nuk mundi të rezistonte gjatë dhe humbi ndjenjat.
Kur u përmënd e pa veten në spital. Aty mësoi se ajo që kishte ndodhur kishte tërhequr vëmendjen e fëmijët që luanin aty pranë. Ata ndaluan makinën e parë që kaloi aty. Mbasi e kishin nxjerrë me kujdes nga kanali e kishin çuar në spitalin e Fierit.
- Ju lutem, njoftoni në familje, mbasi gruaja e dinte që unë do të kthehesha shpejt në shtëpi, dhe do të jetë bërë merak, - i tha ai doktorit kur u përmënd.
- Mos u merakos, - ju përgjigj doktori. – Ne pyetëm dhe gjetëm parkun ku ti punon. I njoftuam ata për çfarë ka ndodhur dhe ata do të kenë lajmëruar familjen. Do të bësh mirë të mos flasësh shumë sepse ke tre brinjë të thyera.
Nikolla ndjente dhimbje shumë tek brinjët. Merrte frymë me vështirësi.
- Duhet të marrësh frymë ngadalë dhe jo thellë, - e këshilloi doktori.
Të nesërmen erdhi në spital duke qarë e shoqja, të cilës i kishin treguar se çfarë kishte ngjarë. Ajo i qëndroi tek koka, të gjitha ditët që ai ndënji në spital.
Një natë, kur Nikolla ishte duke fjetur dhe ajo duke dremitur në karrige, pranë shtratit të tij, u përmënd tek dëgjonte Nikollën të fliste në gjumë. “Faleminderit, faleminderit”. E vështronte të shoqin por nuk e zgjoi. “Kushedi çfarë ëndrre shikon”, mendoi ajo. Nuk zgjati shumë dhe Nikolla u zgjua.
- Si është puna? – e pyeti ajo.- Çfarë ëndrre po shikoje?
- Ku e di ti se po shikoja ëndërr? – e pyeti ai.
- Ti po flisje në gjumë dhe dikë falenderoje.
Ai buzëqeshi dhe vazhdoi.
- Po shikoja një ëndër shumë interesante, - dhe vazhdoi t’i tregonte ëndrrën të shoqes. – M’u bë një burrë; veshur me të bardha. Fytyrën nuk ia dalloja se më vriste sytë një dritë që ishte prapa tij. “Ç’ke Nikollë?” më pyeti. “Pse rri shtrirë?” . “Lëre mos më pyet” i thashë. “Jam vrarë tek po shkarkoja tubot dhe kam thyer tre brinjë. Desh vdiqa por shpëtova për pak”. Ai buzëqeshi dhe vazhdoi. “Ti nuk je vrarë fare në krahasim me ç’jam vrarë unë”. Vuri dorën tek supi, uli rrobën që kishte veshur dhe zbuloi supin. Çfarë të shikoje! Supin e kishte vetëm gjak. “Po ti ku je vrarë?” e pyeta unë. “Ja atje me tubot e tua. Me këtë sup i mbajta të gjitha. Të mos isha gjëndur unë, ty do të të kishin zënë tubot të gjitha nën vete dhe nuk do të ishe gjallë. Ti më ndihmove atje, në rrugë, me atë pesëdhjetë lekëshin që hodhe në kuti dhe unë të ndihmova tek tubot kur ti u rrezikove.” Pastaj mbuloi supin dhe u largua. Ngela si i habitur dhe kur ai ishte duke ikur unë e falenderova. Ja kjo ishte e gjitha.
- Ëndërr shumë e bukur, - i tha e shoqja.
Vite më vonë, Nikolla, këtë ëndërr nuk do ta harronte asnjëherë, dhe kur e tregonte i falej besimit të tij tek Zoti.
Kur e mori veten dhe doli përsëri në punë, u largua nga parku automobilistik, dhe me rekomandim të mjekëve, u fut në punë në termocentralin e qytetit. Në fillim pothuajse nuk e ngarkonin me punë fare dhe ai bënte vetë ndonjë punë të vogël. Më vonë, kur ai e ndjeu veten akoma më mirë, i dhanë një makinë Gaz-51 me brigadën e remontit të linjave.
Gjatë jetës së tij rastiste që shikonte ëndrra të cilat ashtu siç i shikonte edhe i harronte. Por ëndrrën e më sipërme nuk e harroi kurrë.


Fund.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Korrik 2011 02:17
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Tregime dhe Novela.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.