Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > AIDS, si u krijua arma biologjike
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

AIDS, si u krijua arma biologjike

A ishte "paraqitja" e AIDS një aksident i rastësishëm i natyrës apo AIDS është një eksperiment biologjik për të pastruar botën nga homoseksualët, zezakët dhe raca të tjera të padëshiruara?

AIDS, si u krijua arma biologjike

A ishte "paraqitja" e AIDS një aksident i rastësishëm i natyrës apo AIDS është një eksperiment biologjik për të pastruar botën nga homoseksualët, zezakët dhe raca të tjera të padëshiruara? Që kur epidemia e AIDS u bë zyrtare në qershor të vitit 1981, ka patur pëshpëritje të vazhdueshme që AIDS është një epidemi e krijuar nga njeriu me një virus (HIV) të ndërtuar gjenetikisht dhe që u përhap në mënyrë të qëllimshme tek homoseksualët amerikanë dhe zezakët e Afrikës për qëllime djallëzore. Ndonëse shumë njerëz i konsiderojnë këto idera si një mendim paranojak, ka shumë evidenca të cilat suportojnë teorinë që AIDS është një virus i krijuar si armë biologjike. Historia "zyrtare" që paraqitet nga eksperti më i madh sot për sot mbi AIDS, Robert Gallo është që virusi fillimisht u shfaq tek majmunët e gjelbërt të Afrikës dhe më pas në një mënyrë apo tjetrën kaloi tek qeniet njerëzore duke iu ngjitur zezakëve të Afrikës. Që në atë kohë, supozohet që është përhapur në Manhatan nëpërmjet lidhjes me Haitin. Duke përsëritur këtë histori me qindra herë, agjencitë qeveritare dhe mediat e kanë kthyer historinë "zyrtare" të majmunit në një fakt. Për disa arsye, ekspertët dhe mediat heshtin për disa fakte që lidhen me AIDS, të cilat nuk përputhen me historinë "zyrtare". Gjurmët e AIDS në Amerikë i gjejmë që tek eksperimentet me Hepatitin B, të cilat u kryen mbi mijëra homoseksualë vullnetarë midis viteve 1978-1981. Eksperimenti filloi në Manhatan në nëntor të vitit 1978 kur mbi 1 mijë homoseksualëve dhe bioseksualëve iu injektua vaksina eksperimentale. Për t'i bërë rezultatet e eksperimentit të qëndrueshme, personat e zgjedhur duhet të ishin të shëndetshëm, të rinj nën moshën 40 vjeç dhe të shkolluar. Shumica e meshkujve që u zgjodhën ishin të bardhë.

Tre muaj mbas fillimit të eksperimentit në Qendrën e Gjakut të qytetit të New York, rasti i parë i AIDS u zbulua tek një mashkull i bardhë, i ri dhe homoseksual nga San Francisco. Një raport i hartuar në gusht të vitit 1981 specifikon rastet e para, në total 26, ku të sëmurët ishin të gjithë homoseksualë, më parë të shëndetshëm. 20 ishin nga Manhatan, 6 nga Los Angeles dhe San Francisco; 25 ishin të bardhë me një moshë mesatare 39 vjeç dhe të gjithë të arsimuar më së miri. Ky është në esencë profili epidemologjik i homoseksualëve ndaj të cilëve u injektua vaksina e Hepatitit B. Eksperimenti u drejtua nga Wolf Szmuness, një polak, ish i burgosur nga rusët në Luftën e Dytë Botërore dhe i çuar në kampet e Siberisë. Mbas luftës ai kishte studiuar mjekësi në Bashkimin Sovjetik. Më pas kthehet në Poloni ku ka konflikte të forta me komunistët. Në vitin 1969, largohet në Amerikë dhe gjen punë në New York si një teknik laboratori në Qendrën e Gjakut të NY. Në më pak se një dekadë ai bëhet profesor i Epidemologjisë në Universitetin e Kolumbisë dhe u caktua me detyrën për studimin e hepatitit tek homoseksualët. Nëpërmjet lidhjeve që kishte në Departamentin e Shtetit ai u lejua të shkonte në Moskë dhe të mbante konferenca mbi ekspertizën e Hepatitit. Szmuness vdiq në vitin 1982 nga kanceri. Një dekadë përpara, virologjistët e kancerit ishin shumë të zënë duke mësuar si të transferonin viruset nga një specie tek një tjetër, në mënyrë që të krijonin një virus shkaktues të kancerit që mund të shkatërronte sistemin imunitar. Qëllimi ishte krijimi artificial i kancerit në laborator. Në këtë mënyrë, virologjistët zbuluan mënyrën sesi të krijonin viruse shkatërrimtare që mund të kalonin nga kafsha tek njeriu. Këto viruse të krijuara nëpërmjet inxhinierisë gjenetike kur u bashkuan me qelizat kanceroze njerëzore, përftuan aftësinë e "kapërcimit të specieve", pra nga kafsha tek njeriu.

Disa nga këta shkencëtarë që realizuan këtë lloj virusi më pas u caktuan në krye të eksperimentit mbi hepatitin tek homoseksualët, të cilët i përdorën këta të fundit si të ishin kavje laboratori. Virologjistët ishin koshientë të mundësisë që njëri prej këtyre viruseve të rrezikshëm mund të arrinte të dilte nga laboratori i tyre i teknologjisë së lartë. Por sidoqoftë, shkencëtarët ishin të vendosur të provonin efikasitetin e virusit kancerogjen tek kafshët nëse mund të shkaktonte të njëjtën gjë tek njerëzit. Në vitin 1973, u mbajt një Konferencë e Biologjisë Virale në Kaliforni. Qëllimi ishte që të krijohej një agjenci qeveritare me njerëz të aftë të merrnin masa të duhura nëse ndonjë nga viruset dilte nga laboratori. Disa vjet më pas, homoseksualët nga New York, San Francisco dhe Los Angeles, të cilët u afruan vullnetarisht për të eksperimentuar vaksinat e hepatitit, u shndërruan në kaviet e shkencëtarëve të qeverisë për të provuar përhapjen e virusit. Çuditërisht asnjë nga virologjistët se ka përmendur kurrë faktin që AIDS mund të ketë prejardhjen nga një virus laboratori i manipuluar për të kapërcyer speciet. Teoria e majmunit të blertë është kundërshtuar kohët e fundit nga disa ekspertë virologë, të cilët besojnë se HIV është manipuluar gjenetikisht. Publikut i është thënë që AIDS e ka origjinën në Afrikë vite më parë. Si provë, ekspertët fillimisht deklaruan që gjaku i vjetër afrikan, i ruajtur në qendrat e dhurimit ishte pozitiv me virusin. Testime të mëvonshme e nxorrën këtë teori ose të gabuar ose thjesht një gënjeshtër trashanike. Fakti është që rastet me AIDS në Afrikë dhe Haiti filluan të shfaqen në të njëjtën kohë kur u raportuan rastet e para tek homoseksualët në Manhatan. Më pas u kryen disa kërkime tek njerëzit në moshë dhe seksualisht jo aktivë në Kampala, Uganda ku asnjëri prej tyre nuk tregoi shenja të sëmundjes, gjë që provoi faktin se teoria mbi vjetërsinë e sëmundjes në Afrikë ishte thjesht një falsitet. Në 11 maj të vitit 1987, gazeta "London Times" hapej me një histori që lidhej me programin e vaksinave të lisë në Afrikë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe AIDS në Afrikën Qendrore. Edhe vetë Robert Gallo u detyrua të pranojë që programi i vaksinimit që përfshiu me miliona zezakë, mund të ketë zgjuar virusin e "fjetur" të AIDS-it. Kjo histori kaq e rëndësishme u censurua menjëherë në Amerikë dhe nuk u paraqit asnjëherë në televizione apo mediat e shkruara.

Ideja e AIDS-it si një eksperiment biologjik nuk është pa precedentë. Gjatë dekadave që kanë kaluar, ka prova të shumta që implikojnë agjencitë qeveritare si shkaktarë të ekspozimit të njerëzve ndaj agjentëve biologjikë nën ombrellën e Shërbimit Shëndetësor Publik Amerikan prej 40 vjetësh (1932-1972). Historia zyrtare mbi majmunin afrikan nuk jep detaje mbi faktin sesi epidemia heteroseksuale afrikane, u transferua në të njëjtën kohë tek homoseksualët e bardhë në Manhatan apo për faktin sesi ka mundësi që AIDS u shfaq në kohë të njëjtë si në Afrikë ashtu dhe në New York. Në vitin 1983, përpara se AIDS të përhapej, një doktor i ri i quajtur Robert Strecker, mjek shumë i talentuar dhe me disa diploma në fusha të ndryshme sidomos në atë të patologjisë dhe farmacisë bëri një studim të detajuar duke i shkuar deri në themel historisë së AIDS-it dhe së bashku me të vëllain që ishte një avokat i njohur, hartuan një memorandum urgjent që njihen me emrin "The Strecker Memorandum" dhe që titullohet "Alarmi mbi Sulmin Biologjik". Ky memorandum iu dërgua organizatave shëndetësore më prestigjioze, të cilat heshtën dhe nuk kthyen asnjë përgjigje. Strecker studioi gjithë raportet e mëparshme për sëmundjet virale dhe për habinë e tij gjeti materiale të pakontestueshme që provonin faktin që AIDS ishte krijuar nga njeriu. Ai bëri edhe një video për këtë studim ku shpjegon me detaje gjithë historinë fizike dhe atë shkencore të sëmundjes. Në përfundim të kësaj kasete prej 96 minutash, çdokush do të jetë në gjendje të dijë për AIDS po aq sa dinë dhe vetë mjekët virogolë.

Ndërsa një nga teoricienët konspirativë, nga më të sulmuarit prej organizatave qeveritare dhe vetë agjensitë sekrete dhe ato të inteligjencës qeveritare, deri sa e vranë në shtator të vitit 2001, William Cooper, ka dhënë një pamje akoma dhe më të frikshme të AIDS-it si një armë biologjike dhe e përdorur enkas për qëllime djallëzore. Cooper ka qenë ish-pjesëtar i Inteligjencës së Marinës dhe në një pozicion të tillë ka patur akses në shumë dokumente sekrete që vendosi t'i bënte publike në fund të viteve '80 dhe vazhdoi pareshtur për 13 vjet deri sa e ekzekutuan para shtëpisë së tij. Ai ka dhënë detaje jo vetëm për AIDS, por edhe shumë fakte të tjera konpromentuese. Sigurisht që agjencitë qeveritare nuk kanë pranuar asgjë dhe kanë zhdukur menjëherë materialet në fjalë duke u justifikuar me anë të sigurisë kombëtare.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2009 19:08
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

patjeter mund te jet e vertet qe aids eshte krijuar nga vet njerzit si eksperiment.

vetem fakti qe nje nga basketbollistat me te shquar boteror Magic Johnson publikisht/ zyrtarisht pohoi qe para 15 viteve kishte Aids dhe tani eshte aids-free, dhe i eshte zhdukur, tregon se jo vetem eshte krijuar si eksperiment, por edhe kane mundesine e ilacet ta zhdukun.

nje dicka interresante kam verejtur kto kohet e fundit, nuk degjon shume per aids, para pak vitesh degjoje ne lajme cdo dite, aids aids aids aids, si shpjegohet kjo?! a u zhduk?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2009 20:36
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
patjeter mund te jet e vertet qe aids eshte krijuar nga vet njerzit si eksperiment.


nje dicka interresante kam verejtur kto kohet e fundit, nuk degjon shume per aids, para pak vitesh degjoje ne lajme cdo dite, aids aids aids aids, si shpjegohet kjo?! a u zhduk?



Edhe mua me ka bere pershtypje kjo gje. Me shume degjoja per aids kur jetoja ne Shqiperi, se tani qe jam ne Usa dhe nr i te infektuarve eshte me i madh.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2009 23:07
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

AIDS nuk vret me. Me ilaçe dhe kura te ndryshme i infektuari me AIDS jeton thuajse normalisht (mesa di une).

Ju duket aresye e mjaftueshme per te folur me pak?

Se fundja veshet e njerezve mund te degjojne 24 ore ne dite. Ne ato 24 ore do zgjedhesh çfare t'u tregosh. Nuk tregohet çdo gje e kesaj bote, çdo semundje, çdo problem, çdo event politik, çdo kelysh amerikan mbi balone, çdo vrasje ne shkolle, çdo Alzheimer, çdo Parkinson, çdo tsunami, çdo president, çdo kryeminister, etj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2009 01:35
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Dmth paskemi qene mire ne ne kohen e xhaxhit ku as lajme s'degjonim, as televizor s'shikonim,madje as se cfare beri komshiu tek rrugica tjeter...Vertet eshte ane e mire...psh nqs hapim nje faqe interneti per nje semudje te caktuar i bie ta mbyllesh faqen me varp se vdes perpara kohe...

Jam deri diku dakort me parafolsin...por s'jam e ekstremitetit.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2009 08:34
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

E kam lexuar kete artikull paksa i vjeter eshte gjithsesi dihet qe tregu i kompanive farmaceutike eshte mjaft i fuqishem dhe i eger njekohesisht. Po mos kishte asnje virus atehere nuk do egzistonin. Keshtu qe ato punojne njekohesisht per te "shpikur" viruse dhe antidotin e tyre ne menyre qe te shtojne te ardhurat kolosale.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2009 11:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Sida ka mbi 30 vjet qe eshte zbuluar dhe per te eshte folur mjaftueshem... Por nuk mund te themi ne asnje menyre qe Sida nuk vret me... Kur sipas statistikave, kjo semundje ka vrare, qe nga 1981, 25 million persona... Vetem ne 2007, kane vdekur 2 100 000 persona.

Aktualisht, ne vendet e zhvilluara, infektimi ndaj ketij virusi, ka filluar te ulet, jo sepse egziston ndonje trajtim qe sheron semundje por jane zhvillur shume keshillat per parandalimin e semundjes...
Gjithashtu ne diten tona nje i infektuar, me sida mund te jetoje deri ne 35 vjet, duke u kuruar me antiviral, si psh tritherapia... Por ky trajtim ka nje kosto te madhe, e vendet si psh ato te Afrikes ku jane te infektuar 25% e popullsise, nuk kane mundesi finacjare, ta perdorin, pra kjo semundje vazhton te jete vrasese ne keto vend, ku as edukimi parandalues nuk eshte ne shkallen e duhur e as trajtimi me anti viral nuk eshte shume i mundur...

Megjithate, artikullin lart nuk e solla per te folur rreth semundjen se sides, por per te kuptuar origjinen e kesaj semundje, e poshtersine njerzore.. Nese cfare shkruhet me lart eshte e vertet, Kjo duhet te bej pjese ne shkrimet histrorike sepse per mua eshte po aq shakteruese, sa kan qene shkateruse lufta e para dhe e dyte boterore...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2009 13:20
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
AIDS nuk vret me. Me ilaçe dhe kura te ndryshme i infektuari me AIDS jeton thuajse normalisht (mesa di une).

Ju duket aresye e mjaftueshme per te folur me pak?

Se fundja veshet e njerezve mund te degjojne 24 ore ne dite. Ne ato 24 ore do zgjedhesh çfare t'u tregosh. Nuk tregohet çdo gje e kesaj bote, çdo semundje, çdo problem, çdo event politik, çdo kelysh amerikan mbi balone, çdo vrasje ne shkolle, çdo Alzheimer, çdo Parkinson, çdo tsunami, çdo president, çdo kryeminister, etj.



nese perjashtojme Afriken, atehere ke te drejte. Por ke te drejte edhe ne dicka tjeter : ne fakt AIDS-i nuk vret...jane infeksionet qe sulmojne trupin e njeriut kur sistemi imunitar shkaterrohet ato qe vrasin!

Hipotezen e parashtruar ketu e kam lexuar tek nje artikull qe "Le Scienze" e jepte ne nje shtrim mbi origjinen e mundshme te AIDS-it...gjithsesi, eshte nje nder shume hipoteza te tjera! Nje shpjegim me i thjeshte mund te jene mutacionet qe pesojne viruset dhe aq. dihet fare mire qe rreth cdo 15 vjet del nje virus i modifikuar qe jep probleme.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Tetor 2009 20:06
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > AIDS, si u krijua arma biologjike

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.