robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Njohja ime e pare si spektator me Vace Zelen ka qene aty nga 1974-75, ne mos gaboj, kur isha nja rreth 12 vjec, tek kisha shkuar me dike ne kinema Republika per te pare nje film. Si emer e njihja, por jo shume, sic ishin dhe kohet atehere, pa televizor, pervec qe isha i vogel. Kete kohe Vacja ishte ne kohen e pas popullaritetit, qe e kish krijuar qysh ne vitet 60. Para filmit jepeshin kronika te ndryshme dokumentare nja 10 minuta. Aty doli dhe Vacja. Sa doli Vacja, kur ia dha si fillim ne erresiren e salles nje oshetime e lehte ne forme tallje nga shume spektatore, une gjithashtu degjova ca zera prane qe goja e Vaces ish bere si corap; vete u habita, sepse nuk me kish ndodhur qe ne nje kronike dokumentari te shfrynin njerzit, ndonse si me shaka, dukej asaj kohe edhe pak si shfaqje e huaj nenvleftesimi i dickaje zyrtare, ndaj mw beri pershtypje ai lloj nenvleftesimi qe i behej kengtares se njohur. Por u degjua ne ate erresire salle edhe ndonje ze ne mbrojte te Vaces, dhe serish ndonje ze kunder tij dhe ca te qeshura. Duket kjo vinte sepse ishte koha kur Vacja ishte prezantuar shume zyrtarisht dhe merrej nga mileti si dicka boze.
Edhe vite me vone kam degjuar zera qe thonin se Vacja nuk duhet te kendoje me, se i eshte bere goja e madhe. Por m.gj. keto zera, respekti per Vacen nuk ka munguar ne popull ne biseda te ndryshme. Biles ky respekt u shtua ca me shume, kur njerzit filluan mos ta shohin me shpesh ne skena, aty ne vitet 80 e mbrapa. Si dicka me vlere, kur e kemi perdite, nuk e vleresojme; kur nuk e kemi per dite, nisim ta vleresojme.
Per mua ka qene kengtare dhe njeri e persosur. Nje pjese te kengeve te saja te vjetra i kam ne CD.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|