Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > C'dime per shqiptarin me te njohur ne bote(pas Nene Terezes).
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Eda Zari

Biografi

Eda Zari
Ambasadore e kultures se Shqiperise
(Kengetare, Producente, Kompozitore)

Prej me teper se nje dekade te tere Eda Zari jeton ne Gjermani.
Lindur ne Tirane.
Me 4 vjec filloi te kendoj ne gjirin e familjes (nga ana e nenes) Familia Lela nga Permeti, me 6 vjec dalja per here te pare ne skene, me 16 vjec prezantohet profesionalisht, ne festivalet nacionale te RTSH, ku pasojne gjthashtu prezantimet si anancuese ne TVSH ne bashkepunim me Regjisoret: L. Gjata, O. Mula. Kryen Abituren dega Kanto ne Liceun Artistik"Jordan Misja"/Tirane.
Fillon studimet ne Konservatorin "Akademi e Arteve" Tirane.
I hiqet e drejta e studimit (qe me dramen politike qe familja pesoi ne fund te viteve 80) i vazhdon studimet ne Gjermani ne Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorezimin e marrjes se Diplomes si "State Graduated Diplome Oper Singer".
Gjate kesaj kohe eshte soliste ne projekte te ndryshme duke perfshire:
Opera, Musical, Opereta dhe shume prezantime recitale te formes koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomes Dresden, WDR TV. etj. Gjate kesaj kohe Zari eshte mjaft e kerkuar per shume aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashme ka realizuar Tete albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe World Muzik, ku ne te cilat nuk mund te lihen pa permendur Co-produksionet me nje sere bands dhe artiste te mirenjohur internacional, midis tyre Gitarristi i mirenjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirenjohur i gjenerates se ( "Nje nga Tarabuka perkusionist me virtuose qe mund te ndodhet ne kete planet"shkruan Times) Ben Aįmara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirenjohur Sir Froschauer dhe keshtu lista vazhdon ....
Performanca e artistes dhe debutimet e saj kane zene vend ne festivale dhe skenat te ndryshme internacionale e prestigjoze midis tyre:
Prezantimi i saj ne Filharmonine e Kölnit tek MusikTrionale Intern. Festival (qe me rolin e saj solistik lidh dy stile muzikor me pole te kunderta ate Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest ne Spanj (Fituese e cmimit - Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lene pa permendur gjithashtu Eda eshte soliste ne realizimin e nje sere kollanash zanore te shume filmave serial televiziv te stacioneve me prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare te shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L“Orčal etj).
Nuk mund te lihet pa permendur CD "EJA" (kollona zanore qe prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjate pese muajve ne Panairin Boteror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) qe iu sponsorizua Shqiperise nga vete artistja. Ky titull u kompozua tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records ne Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka perkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve & organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (nder te tjerash) per femijet Jetim, per te semuret H.I.V.positiv etj. koncerte te ketij karakteri. Per te patur nje tabllo me te plote e konkrete te ketyre aktiviteteve si dhe cmimeve te fituara ne festivalet internacionale, dhe titujve te nderuar dhuruar kesaj artiteje, ju lutemi referohuni tek Referencat, Awards & more. Aktualisht artistja ndodhet ne nisje te Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afriken e Veriut.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:02
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Sandra Bullock

Sandra Bullock
Born Washington DC on July 26th 1964


Sandra is half Albanian, half German. Her mother was a well known opera singer so when Sandra was young, she and her sister would regularly travel to Europe with their mother when she was performing. Sandra always seemed to fit in at school and was even voted "Most Likely To Brighten Up Your Day".

After high school, Sandra went to East Carolina University and majored in drama. Shedidn't finish her degree and headed to New York to try and start her career. There she took intensive acting classes and worked in a bar to make some money. During the three years she tended bar, Sandra went to every audition she could.

In 1988, things started to look up, Sandra was given a good review for her part in the Off Broadway production 'No Time Flat'. Sandra got an agent and started to get television roles like the bionic woman on 'Bionic Showdown: The Six Million Dollar Man And The Bionic Woman'

Sandra's next move was to LA where her first starring role was a bit of a flop and she had to start taking on casual work to pay the bills. In 1992 Sandra took a role in the film 'Love Potion No.9', it wasn't a big hit but it introduced her to Tate Donovan who became her boyfriend for the next three years.

In 1993 Sandra got a whopping five film roles but the biggest was in Demolition Man and it meant the right people noticed her. One of these people was the director Jan De Bont who gave Sandra her role in 'Speed' alongside Keanu Reeves. 'Speed' became incredibly popular and helped Sandra to secure parts in 'While You Were Sleeping' and 'A Time To Kill' in which she started to command a film stars salary.

Unfortunately around 1996 Sandra made a few bad films like 'Speed 2' and took parts in films that just didn't do well. However Sandra is smart and formed her own production company, Fortis Films, which made 'Hope Floats'. It wasn't a blockbuster but it put her career back on track.

Sandra then made 'Practical Magic' starring with Nicole Kidman. Her next move was to provide the voice for the animated film 'The Prince Of Egypt' before starring on 'Forces Of Nature' with Ben Affleck. More recently she played a recovering alcoholic in '28 days'. Lets hope Sandra continues to make her unique films for a long time.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:09
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Me falni

Te me falni qe nje pjese e ketyre artikujve jane ne anglisht, por e bera thjesht nga krenaria per shqiptaret qe ndjej kur lexoj keta artikuj. Meqenese shumica ketu ne FH dine anglisht dhe meqe eshte gjuhe nderkombetare nuk besoj te jete problem. Ne qofte se ndonjeri i ka ne shqip, mund t'i zevendesoje me aprovimin e moderatorit perkates.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:13
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

faleminderit Football

Diku kisha lexuar per Sandran por nuk ishte konfirmim i sigurt...
Dhe sa e mire qe eshte moj...!!!!!!

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:20
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Sandra Bullock

Ne te gjitha sites per te,permendet vetem e jema gjermane dhe nuk thuhet asgje per te jatin....

Mos ka qene nga Kukesi?

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:25
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
faleminderit Football

Diku kisha lexuar per Sandran por nuk ishte konfirmim i sigurt...
Dhe sa e mire qe eshte moj...!!!!!!





:p:p

Tani sa i perket asaj Sandres, nuk them se eshte e keqe, por jo edhe ndonje kushedi se cfare.... Normal woman. Kam marre vesh se ka bere plastic ne hunde se e kishte pak te madhe, kjo verteton origjinen e saj mesdhetare.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Modifikuar nga Cindi datė 05/01/2006 ora 15:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 15:31
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

MARKO BOCARI

HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOÇARI 1790-1823)
Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip

Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli

Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj

Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’

Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’


Arben Llalla

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 16:27
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Citim:
Po citoj ato që tha football




:p:p

Tani sa i perket asaj Sandres, nuk them se eshte e keqe, por jo edhe ndonje kushedi se cfare.... Normal woman. Kam marre vesh se ka bere plastic ne hunde se e kishte pak te madhe, kjo verteton origjinen e saj mesdhetare.



Keto jane shpifje...shpifje .....shpifje!!!!!!

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 17:32
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Mbi librin “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” te Marash Malit.

Historia le gjurme te ndryshme tek njerezit, aq te ndryshme, sa shpesh here te njejten ngjarje ata e perjetojne diametralisht te kundert. Kjo per shume arsye, por ne rastin e ne shqiptareve per shkakun se historia me se shumti ka rene pre e pasioneve te politikes, interesave te sundimtareve, tarafeve dhe klaneve, miklimit te pushtetareve, ndaj edhe sot e kesaj dite ngjarjet e datat historike te interpretuara sipas interesave te grupimeve, kane sjelle ndarje e percarje, çfare eshte krejt e pakonceptueshme per nje vend qe kerkon te inkludohet ne jeten e shteteve te bashkesise se kulturuar europiane. Prandaj sa here merr nje liber kujtimesh historike, lexuesi e ndjen se do te bjere ne labirinthin e pershkrimeve te rrejshme e te errta ne histori, me citime krejt te kunderta nga realiteti. Koha e gjate nen monizem, i beri njerezit te jene nihiliste, mosbesues, sepse tere jeten u ushqyen me te verteta gjysmake apo genjeshtra te lustruara e me shkelqim si molla e kuqe Shtriges qe e genjeu Borebardhen per ta vuri ne gjumin e vdekjes. Keshtu ndodhte dikur, por, per inerci a mllefe revanshesh partiake edhe sot dukuri te tilla jane te pranishme ne librat e kujtimeve te veteraneve, por edhe ne perkujtimet e ngjarjeve historike qe festohen ende skajshem, e ku inkludohen ne menyre mediokrre, per te mos thene te turpshme, madje edhe kreret e shtetit te sotem shqiptar.

(vazhdon..)

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 18:13
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARIS Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARIS Shto PARIS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARIS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Post

Mbi librin “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare” te Marash Malit.

Duke shfletuar librin e autorit Marash Mali (i cili eshte autor edhe i nje drame “Gjaku i falun” shkruar ne vitin 1958, por e pabotuar per shkaqe biografike), ne menyre te vetvetishme keto ide te shoqerojne per nje çast, por shume shpejt do te biesh ne rrjedhen e ngjarjeve te treguara nga nje njeri qe eshte objektiv si ne riprodhimin autentik te ngjarjeve e figurave historike por edhe ne saktesine e vleresimin e saj.
Ajo çfare autori i librit “Ngjarje historike dhe figura te shquara shqiptare”, botim i Kuvendi 2003, pershkruan ne volumin prej afro katerqind faqesh, nuk jane te gjitha ngjarje te jetuara prej tij, sepse libri fillon me nje inkursion thelle ne historine me te hershme te popullit shqiptar, pra si i tille, ai ka karakterin e nje enciklopedie historike. Ne kete pikpamje ky liber eshte kryesisht nje pershkrim mbreslenes nga historia e kombit shqiptar i vazhduar me tregimin autentik te ngjarjeve gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore, ku autori ka qene pjesmarres e te cilat sollen ne trojet shqiptare zhvillime dramatike.
Perse autori nuk u perqendrua vetem ne pershkrimet e ngjarjeve ne Malesine e Veriut dhe ne Kosove ku ai ishte pjesmarres e deshmitar okular, perkundrazi ate çfare vete ka perjetuar e inkuadron ne nje rrjedhe ngjarjesh me prerje kohore vertikale qe prej epokes se Ilireve e deri ne ditet tona.
Per te spjeguar se çfare ka qene shkaku apo ngacmimi i brendshem per te shkruar nje liber me zanafille ne historine e hershme e per te ardhur deri ne ditet tona, autori ka shkruar nje parathenie ne te cilen shpreh shqetesimin se femijet shqiptar ne emigracion, kryesisht ne Amerike, nuk arrijne te marrin njohuri historike mbi atdheun e te pareve te tyre. Ne shume familje shqiptare po u shkasin femijet nga duart ne pikpamje te atdhesimit shpirteror, pra te paisjes se tyre me elementin kryesor qe te bashkon me popullin tend, se pari gjuhen, pastaj me kulturen, historine, traditat. Ky ka qene, si te thuash, motivi nxites
per tu ulur e shkruar shenimet e tij historike, te cilat, qe nga faqja e pare e deri ne te fundit pershkohen nga atdhedashuria, nga deshira qe ato ndjesi te zjarrta qe ka ne zemren e vet i moshuari Marash Mali, ti perçoje tek brezat e rinj te komunitetit Shqiptar ne Amerike.
Krahas pershkrimit qe u ben figurave historike e bemave te tyre, si Aleksandri i Madh, perandori Konstandin, Justiani, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, Dasho Shkreli, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Ded Gjo Luli, Ahmet Zogu, Prenk Cali e tjere, autori perdor dhe referenca bibliografike nga historianet e ndryshem si Plutarku, Polibus, Paganel, Miller, Burny e Zavalani.
Por historine nuk e bejne vetem ushtaraket, strateget, mbreterit e perandoret, kryengritesit, por edhe shkrimtaret te cilet ne librin e Marash Malit zene nje vend te gjere, e bashke me jeteshkrimin e analizat e vleresimet e vepres se tyre, gjejme krijimet me te bukura te letersise te Rilindjes Kombetare Shqiptare, poezite e Naimit e Fishtes, Pashko Vases, Mjedes, Nolit, Konices, Filip Shirokes e deri tek Lasgush Poradeci.
Eshte e natyrshme qe vemendjen e lexuesit te terheqe pershkrimi i hullise se ngjarjeve te luftes se dyte boterore ku autori Marash Mali ishte jo thjeshte sodites por pjesmarres aktiv madje deri me detyren e kapitenit te batalionit nacionalist “Shkreli”. Ne faqet e librit e shohim ne fotografi perkrah Deli Metes, bajraktarit te Hotit dhe patriotit me emer Prek Cali, si dhe prinjesve te tjere te malesise.

(vazhdon)...

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 18:19
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARIS Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARIS Shto PARIS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARIS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > C'dime per shqiptarin me te njohur ne bote(pas Nene Terezes).

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.