Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Lufta e Civilizimeve.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Lufta e Civilizimeve.

Nje plan per shtirjen e hegjemonise (supremitetit) Amerikan

Teoria e komplotit Islamik boteror dhe e nje perplasje civilizimesh eshte pergatitur me kujdes qe nga viti 1990, per te krijuar nje ideologji zevendesuese ndaj kompleksit ushtarako-industrial amerikan pas rrezimit te bllokut lindor, URSS.
Orientalisti britanik Bernard Lewis, strategu amerikan Samuel Hunington dhe keshilluesi françez Laurent Murawiec kane qene sajuesit kyesore.
Teoria ne fjale, mundeson justifikimin, jo gjithmone rracional, te kryqezates amerikane per petrol.

Atentatet e 11 shtatorit 2001, atribuar nga administrata Bush nje "komploti islamist" , jane interpretuar ne USA dhe Europe si manifestimi i pare i perplasjes se qyteterimeve.
Bota arabo-muslimane na paskeshe hyre ne lufte kunder botes judeo-kristiane. Kjo perplasje nuk mund te kete zgjidhje vetem se ne triumfimin e njerit ne shkaterrimin e tjetrit ose thene ndryshe krijimi i nje Califati boteror (Perandorise Islamike) ose te nje kalifati (perandorise) se "Vlerave te Amerikes" e ndare kjo e fundit me nje islam te modernizuar ne nje bote te globalizuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2006 18:46
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Nje doktrine apokaliptike.

Teoria e nje komploti islamik dhe perplasjes se qyteterimeve ofron nje shpjegim holistik (holizmi) te botes.
Holizmi, teori sipas se ciles njeriu eshte nje teresi e pandashme dhe qe s'mund te shpjegohet nga perberesit e tij fizike psikologjike e psikike.
Ajo urdheron (shpjegon) boten pas zhdukjes se URSS. S'ka me perplasje lindje-perendim midis dy superfuqive bartese te ideologjive antagoniste , por te nje lufte midis dy qyteterimeve , ose me mire ndermjet nje qyteterimi modern dhe nje forme arkaike te barbarise.

Duke prezantuar Islamin si te qene ne lufte kunder vlerave te Amerikes , kjo teori nen kupton fillimisht se Islami nuk eshte i modernizueshem. Kjo kulture eshte e pandashme nga shoqeria arabe e shek te VIII, veçanerisht statusi inferior i femres . Ajo nuk perfytyron perhapjen e saj vetem se me ane te dhunes bazuar kjo ne luftrat e Profetit te Islamit.

Gjithmone sipas kesaj teorije, "Amerika" Prezantohet si bartese e lirise demokracise dhe proseritetit, ne te cilen sinifikohet modernja.

11 shtatori 2001 eshte beteja e pare e luftes se ketyre dy qyeteterimeve, sikur Pearl Harbur ishte beteja e pare e Luftes se Dyte Boterore ne syte e amerikaneve.
Gjate dy lufterave te para boterore , koalicione ushtarake zhvillonin beteja titanesh.
Gjate Luftes e Ftohte betejat ushtarake limitohen ne zona periferike, ose ne aksione guerile nderkohe qe beteja kryesore ballafaqon ideologjikisht dy superfuqite.
Gjate Luftes se Katert Boterore, qe sapo ka filluar, betejat ushtarake klasike zhduken per te krijuar luftrat asimetrike: nje fuqi e vetme , lider e te gjitha shteteve , lufton nje terrorizem jo shteteror me se te pranishem.

E megjithate nuk behet fjale per nje lufte despotike (arbitrare , tiranike) te shteteve ndaj grupeve rrezistuese , por te nje rrevolte demokratike kunder tiranise islamiste qe oprimon boten arabo-muslimane dhe qe zynon te krijoje Kalifatin Boteror.

Kjo beteje e se "Mires" ndaj te "Keqes" arrin piken e saj te kristalizimit ne Jerusalem. E pikerisht aty, ne dalje te "Armageddon" nuk e di nese e keni pare kete film, ne te cilin ne asteroid me madhesi sa Texasi i drejtohet Tokes me 35.000 km/h. Dan Truman , drejtori i N.A.S.A. s'ka vete se nje zgjidhje : te dergoje ne hapesire nje ekip per te shaterruar asteroidin. Per kete udhetim unik ai rekruton Harry S. Stamper, me te madhin specialist ne kerkimet e naftes. Stamper dhe ekipi i tij me koka te djegura duhet te ulen mbi asteroid per te vene ne zemer te tij nje bombe nukleare. Perballe kushteve fisike e emocionale nga me ekstremet te karrieres dhe jetes se tyre , keta heronj shnderrohen ne shpresa e veteme e tere njerezimit... te konkretizohet triumfi i « Manifest Destiny » te USA " te vetmit komb te lire mbi toke" te misionuar nga Providenca Hyjnore per te shperndare " driten e progresit pjeses tjeter te botes".
E per kete mbeshtetja e pakushtezuar e Izraelit perballe terrorizmit islamist eshte detyre patriotike e fetare per çdo shtetas amerikan edhe pse hebrejt nuk mund te shpresojne per shpetim vetem se nepermjet konvertimit ne Kristianizem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2006 19:56
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hija
Anetar i ri

Regjistruar: 02/04/2006
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 4

ndoshta eshte e vertete qe bota do te perballet me nje perplasje qyteterimesh, por.............

Fundi i qyteterimit grek ishte i shoqeruar me progres ekonomik, perparim te shkencave, degjenerim moral ( eshte per t'u permendur se trupat elite te shteteve greke ne betejen kunder Filipit te Maqedonise perbeheshin 100% nga aristokrate homoseksuale), perbuzje per kombet e tjere etj.........

Fundi i qyteterimit romak ishte i shoqeruar me progres ekonomik, perparim te shkencave, degjenerim moral
, perbuzje per kombet e tjere ( p.sh. trajtimi i te krishtereve) etj.........

Shembuj te tille ka edhe ne historine e perandorive dhe qyteterimeve lindore.

Eshte e lehte te behen paralelizma.

__________________
i panjohur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2006 14:33
hija nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hija Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hija (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hija Shto hija nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hija nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Lufta e Civilizimeve.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.