Enya
Shpirt # 1
Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
KUSH ESHTE HAKAN EKINCI
Hakan Ekinci, 28 vjec, me kombesi turke, i cili dyshohet se ka marre peng avionin Tirane-Stamboll, ka jetuar per disa kohe ne Shqiperi. Mesohet se shtetasi turk ka kerkuar azil prane Ministrise se Brendshme, por eshte refuzuar. Praktika e marrjes se azilit eshte sekuestruar nga hetues te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe po verifikohet. Ka dyshime se Ekinci dyshohej per terrorizem dhe eshte shpallur non grata nga autoritetet shqiptare. Madje, 28-vjecarit i kishte mbaruar edhe leja e qendrimit. Ky fakt konfirmohet edhe nga autoritetet e drejtesise turke. Guvernatori i Stambollit, Muammer Guler, tha se pengmarresi Hakan Ekinci kishte kerkuar azil ne Shqiperi. Jemi informuar se 28-vjecarit nuk i eshte garantuar statusi i refugjatit dhe se po kthehej ne Turqi, deklaroi Guler per mediat turke.
DEKLARIMET e politikaneve
Jozefina Topalli:
Kam komunikuar disa here me deputetin Abazi, i cili me shpjegon per situaten brenda, dhe vetem ne telefonaten e fundit ai dukej nga zeri shume i gezuar. Ankthi perfundoi, te gjithe pasagjeret jane brenda, rrembyesit na kerkuan falje dhe me pas dolen jashte avionit. Te gjithe pasagjeret ndiheshin pertej telefonit se ishin te gezuar, pas ankthit qe ka zgjatur dy ore e ca.
Lulzim Basha:
Kemi komunikuar me autoritetet italiane ketu ne Tirane, te cilat jane lidhur me autoritetet ne Itali dhe informacioni me i fundit eshte se dy pengmarresit ndodhen ne duart e policise. Informacioni zyrtar eshte se asnjeri prej tyre nuk eshte i armatosur. Eshte e rendesishme se pasagjeret gezojne shendet te plote.
Ne avion edhe kater miss-e
Ne avionin Turkish Airlines, te rrembyer te marten pasdite, ndodheshin edhe kater Miss-e, konkurrente kete fundjave ne spektaklin e bukurise Miss Globe International, zhvilluar ne Butrint. Ky fakt eshte pohuar per ATSH-ne nga Petri Bozo, producenti shqiptar i ketij kompeticioni, i cili pohoi se ne bord ishin Miss India, Miss Malajzia, Miss Singapori dhe Miss Filipine.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|